Aplikacion
Manchester City është kualifikuar për në çerekfinalen e EFL Cup, pasi mundi 3-2 Liverpool.
Brenda 20 minutash do shënoheshin dy gola. Golit të Erling Haaland do i përgjigjej Carvalho.
Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola do e niste me “marshin e pestë” pjesën e dytë dhe do kalonte në avantazh me Mahrez. The Reds nuk e kishin ndërmend të dorëzoheshin dhe vendosën ekuilibrat me Mohammed Salah.
Cityzens mund të festoni sërish në minutën e 58-të, Ake shfrytëzon më së miri një asist të De Bruyne, për t’i dhënë kualifikimin skuadrës.
Kërkohej eliminimi i tij, Abazoviç zbardh prapaskenat: Ja me kë kanë lidhje të ngushtë autorëtKryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në një intervistë për mediat ka folur rreth detajeve
të tentativës për eleminimin fizik të tij, të cilët janë njerëz të afërt me Gjukanoviçin që punojnë me kontrabandë cigaresh dhe kokaine. Gjithashtu ai ka folur edhe problemet e korrupsionit të cilët janë evidentuar në Mal të Zi.
“Në Mal të Zi gjithsekush e di se kush janë ato të dy persona, janë njerëzit më intim të Gjukanoviçin, kanë punuar me kontrabandë cigaresh e kokaine. Djali i tij është në burg, s’ka lidhje me mua se të gjitha punët i kanë bërë më herët. Raportet me çdo politikan në Mal të Zi varen nga agjenda. Dikë e kam më të preferuar, me dikë kam vetëm raporte profesionale. Ata kanë menduar gjithë kohën më herët që të fusin njerëz në rrethin e tyre e të vazhdojnë agjendën. I vetmi fenomen që lidhet me mua është se jam dikush që nuk ka dëshirë të bëje asnjë farë kompromisi. Unë nuk e kam koncentrimin 100% në sektorin e sigurimit por jam më se i kënaqur me rezultatet, kemi rezultate historike. Janë kapur 1.6 ton kokainë që është më e madhja në Ballkan ndonjëherë. Kjo tregon një shtet të fuqishëm dhe kanë treguar një nervozizëm të madh një pjesë e madhe e politikanëve”.
Abazoviç shton se probleme janë evidentuar me korrupsionin në Mal të Zi.
“Normalisht që ka, ka edhe njerëz të bujshëm e me pozitë. Ne kemi pasur pas rënies së komunizmit 30 vite në pushtet një parti. Nuk kemi pasur ndryshime. Para dy vitesh ka ardhur një ndryshim dhe kjo jep një shpresë për jetën demokratike në Mal të Zi. Njerëzit thonë se nuk kemi shumë përkrahje, shikoni Malin e Zi në gjysmën tonë të mandatit, ka një dinamikë ndryshe në jetën që ka qenë monotone. Kemi filluar të jetojmë jetën. Farësimi i institucioneve me siguri do të na marrë pak kohë që do të jetë një sfidë për qeverinë e ardhshme. Referendumi ynë ka qenë 55+1 ndërkohë që në çdo vend të botës është 50+1.”, tha kryeministri malazes.
Sherr mes policëve në Tiranë, efektivi i “Shqiponjës” godet punonjësin e “Rrugores”
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda radhëve të policisë ditën e sotme, teksa dy efektivë janë konfliktuar me njeri-tjetrin.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Barrkadave kur një punonjës i policisë rrugore ka ndaluar për parakalim të gabuar një makinë që drejtohej nga një efektiv i forcës Shqiponja.
Ky i fundit ka kundërshtuar arsyen e ndalimit nga kolegu i vet dhe në debat e sipër e ka qëlluar atë disa herë.
Pas denoncimit të këtij rasti në media drejtori i policisë së Tiranës ka vendosur ta pezullojë policin e Shqiponjave.
Njoftimi
Në lidhje me një lajm të publikuar në portale që bën fjalë për një konflikt të ndodhur mes një punonjësi të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore dhe një punonjësi të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ju informojmë se:
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të Policisë, shtetasit Y. D., punonjës Policie pranë Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pasi:
Në rrugën e Barrikadave, punonjësi i Policisë së Qarkullimit Rrugor, shtetasi N. H., ka konstatuar në parakalim të gabuar dhe me xhamat e errësuar automjetin me drejtues shtetasin Y. D., të cilit i ka bërë shenjë ndalimi.
Drejtuesi i mjetit pasi ka ndaluar, është konfliktuar me punonjësin e Policisë, shtetasin N. H., të cilin e ka ofenduar e goditur për shkak të detyrës.
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për nisjen e hetimit disiplinor për punonjësin e Policisë.
Po në lidhje me këtë ngjarje është duke kryer veprime AMP.
U gjet i vdekur në banjën e Tetovës, 16-vjeçari dyshohet se u vra nga e dashura e tijEdhe pse në mëngjes dyshohej për vetëvrasaje, pas hetimeve, 16-vjeçari i gjetur i pajetë në banjën e Tetovës mendohet se është vrarë nga e dashura e tij.
Sipas informatave të “Alsat”, një person është arrestuar në dyshime për vrasje të të miturit, e bëhet fjalë për një vajzë e lindur në vitin 2005.
Hetimet vazhdojnë, pasi dyshohet se e mitura ka bashkëpunuar me një person tjetër.
Morena Taraku me serum në spital, në gjendje jo të mirëMorena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese. Këngëtarja shfaqet në çdo dalje të sajën shumë e kuruar.
Ditën e sotme Morena ka habitur me një nga postimet e fundit në Instastory, teksa duket në një ambjent spitali, duke marrë një serum në krahun e saj. Mesa duket bukuroshja nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, por gjithashtu shfaqet e pamposhtur. Me një tjetër foto të postuar në Instastory, Morena shprehet shumë optimiste dhe gati të rimarrë fuqinë e saj.
Së fundmi Morena ka publikuar një ‘Ask’ në Instastory, ku ndjekësit e saj i kanë drejtuar pyetje të shumta dhe Morena ka zgjedhur t’u përgjigjet disa prej tyre. Dihet që Morena e mban shumë të fshehtë jetën e saj private e për këtë gjithë janë kuriozë të zbulojnë më shumë rreth saj. Një prej ndjekësve e ka pyetur Morenën nëse është apo jo në një lidhje dhe bukuroshja nuk ka nguruat t’i përgjigjet.
Një nënë u tërbua në një aeroport në SHBA pasi nuk mundi të gjente fëmijët e saj, duke sulmuar një punonjëse të linjës ajrore dhe duke shkaktuar panik dhe dëme.
Ngjarja ka ndodhur të martën në Aeroportin Ndërkombëtar të Majamit.
Camilia McMillie, 25 vjeçe, filloi të bërtiste dhe të thyente gjërat kur kuptoi se fëmijët e saj nuk ishin me të, ndërsa ajo kontrollonte për fluturimin e saj të kthimit me American Airlines.
Nëna 25-vjeçare i ka kërkuar punonjësit që të gjejë fëmijët e saj, ndërsa e ka goditur me një ekran kompjuteri.
“Atë e zuri paniku”, tha një dëshmitar.
“Kjo ndodhi”.
Siç doli, fëmijët e McMillie ishin në tualetet e aeroportit.
Sipas urdhrit të arrestit të marrë nga Neë York Post, shpërthimi i McMillie shkaktoi 10,000 dollarë dëme.
Nëna 25-vjeçare u ndalua për pak kohë nga agjentët e Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së përpara se të merrej në paraburgim nga policia lokale.
Deputetët i kap etja, marrin dhallë me vete në KuvendKuvendi i Shqipërisë kanë rinisur këtë të enjte një seancë maratonë, në vazhdim të asaj që u zhvillua dje, ku po diskutohen disa projektligje dhe vendime të rëndësishme, si zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit dhe emërimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese.
Seanca e sotme ka nisur prej orës 10.00 të paradites, me debate të nxehta e diskutime të gjata.
Deputetët duket se janë lodhur ndaj dhe një prej tyre ka vendosur të marrë me vete një shishe të vogël me dhallë, sa për të shuar etjen.
Vrau gruan në prani të fëmijëve, gjykata italiane dënon me burgim të përjetshëm Gëzim AllënGëzim Alla, muratori shqiptar 53-vjeçar që vrau me çekiç bashkëshorten e tij 38-vjeçare Dorina Alla në prill të vitit 2021, u dënua me burgim të përjetshëm. Dënimi u dha nga Gjykata e Assizes e Vicenza-s, e kryesuar nga Antonella Toniolo, mëngjesin e sotëm të 22 dhjetorit.
Sipas mediave italiane, krimi i tmerrshëm ndodhi në apartamentin e çiftit në Pove del Grappa, ndërsa fëmijët e mitur të çiftit ishin fshehur nga frika nën shtrat në dhomën e tyre. Sipas rrëfimit të autorit të mbrojtur nga avokatja Chiara Bellini, vrasja është shkaktuar nga disa fraza ofenduese të gruas së tij, e cila pasi e ofendoi, e pështyu.
Gjykata gjithashtu e dënoi burrin me dëmshpërblim pasuror dhe jomaterial, me një shumë të përkohshme të menjëhershme prej 100,000 euro për çdo fëmijë, si dhe urdhëroi konfiskimin e përgjegjësisë prindërore. megjithatë, rrethanat rënduese të mizorisë, të cilat prokurorja Alessandra Block i kontestoi ndaj të akuzuarit, u përjashtuan.
Pas ngjarjes së rëndë, 51-vjeçari shqiptar ka telefonuar policinë dhe ka pranuar krimin, pasi është vetëdorëzuar. Çifti shqiptar kishte dy fëmijë të moshës 13 dhe 9 vjeç, të cilët kanë parë ngjarjen makabër dhe janë tmerruar. Prej vitit 2017 familja shqiptare ishte transferuar në komunën Pove Del Grappa, ndërsa autori i vrasjes punonte si murator. Fëmijët minorenë janë marrë në kujdes nga disa familjarë që jetojnë në Itali.
Media italiane: Flota spiune ruse pranë Shqipërisë, kërcënohet gazsjellësi TAP?!Rusët provokojnë në ngushticën e Otrantos, një vend ku janë përqendruar rrjetet që transportojnë gazin, energjinë dhe trafikun e internetit mes Italisë dhe Ballkanit. “Akademik Pashin”, një anije naftëmbajtëse e madhe ruse, qëndroi praktikisht e palëvizshme për orë të tëra në pikën më të ndjeshme: atë ku ndodhen tubat e Gazsjellësit Trans Adriatik, ‘çezma’ që përcjell furnizime alternative me gaz metan. Është një anije shumë e veçantë: një rimbushëse skuadriljeje, që synon të shoqërojë ekspeditat me rreze të gjatë të flotës së Moskës, por që përdoret shpesh për të spiunuar aktivitetet e NATO-s.
Lëvizjet e “Akademik Pashin” janë përshkruar nga disa analistë se pavarësisht se ishte një repart ushtarak, ajo mbante të ndezur sistemin që transmetonte pozicionin. Ekspedita e anijes filloi javën e kaluar nga porti sirian i Tartous, foleja e marinës ruse në Mesdhe. Që prej ditës së djeshme ajo ndodhet në Kanalin e Otrantos. Fillimisht u ndal në kabllon e nëndetëses OteGlobe, një lidhje me fibra optike që lidh Barin me Greqinë. Pastaj ajo u zhvendos drejt tubit të zhytur të TAP.
130 metra e gjatë, “Akademik Pashin” është anija më moderne e këtij lloji në shërbim në forcat e armatosura ruse: misioni i saj debutues në prill 2020 ishte spiunazhi i provave të nëndetëses bërthamore franceze Suffren. Në gusht ajo nisi lundrimin nga Balltiku dhe u drejtua në jug, e ndjekur menjëherë nga Marina Mbretërore Britanike dhe avionët zbulues amerikanë: më 24 gusht ajo hyri në Mesdhe dhe ka vazhduar aktivitetet e saj që atëherë.
Ajo nuk është vetëm por shoqërohet nga një luftanije ruse, e armatosur me raketa lundrimi: dy ditë më parë një satelit Sentinel fotografoi anijen misterioze. Ishte vetëm katër kilometra nga kryqëzori amerikan “Leyte Gulf”, i cili shoqëron aeroplanmbajtësen “George Ë. H Bush”. Në zonë ndodhet edhe anija luftarake italiane “Andrea Doria”, e angazhuar në një stërvitje të Aleancës Atlantike. Pas mbërritjes së njësive ruse, helikopterët e marinës amerikane bënë fluturime të gjata vëzhgimi, me mbështetjen e një avioni me dy motorë P72 të Forcave tona Ajrore: një lojë e madhe lufte në brigjet e Pulias.
Zona e kësaj sfide detare është mu në mes të Adriatikut, pranë Garganos. Ky është operacioni i shumëfishtë i nisur nga Moska për të mbajtur presionin ndaj NATO-s, duke treguar gatishmërinë për të përdorur çdo mjet dhe për të dëshmuar për një prani agresive edhe në Mesdhe.
Situata të këtij lloji kanë ndodhur shpesh që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, duke i shndërruar brigjet italiane në frontin e dytë të konfliktit. Tani për herë të parë është shtuar lundrimi kërcënues në tubacionet e energjisë, duke këmbëngulur në pozicionin e TAP: një gazsjellës që del nga fushat e Azerbajxhanit që është bërë strategjik pas ndërprerjes së flukseve nga Rusia. Jo çuditërisht, misioni i “Akademik Pashin” u nis pas vendimit evropian për vendosjen e një tavani të çmimit të gazit për të shmangur shantazhet nga Kremlini. Një veprim që zëdhënësi i Putinit e quajti “të papranueshme”, duke premtuar se “nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”./“La Repubblica”
“Je sjellë si kokosh gjithë jetën”, Spiropali-Berishës: Të gjithë bashkë jeni më pak se një thelë
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali i është kundërpërgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e sotme në Kuvend pas fjalës së tij teksa i është drejtuar me termin ‘kokosh’, ndërsa më pas iu drejtua duke i thënë “të gjithë bashkë jeni më pak se një thelë”.
“Ai që e ka përdorur gjuhën si shpatë pushtuesi pa pikë mëshirë, jo vetëm për kundërshtaret por edhe për baballarët nënat e fëmijët kurrë nuk ka pasur as ndrojë. Sali je sjellë si kokosh gjithë jetën në foltore por të gjithë bashkë jeni më pak se një thelë. Nuk e di me çfarë guximi përdorni ato fjalë që i nxirrni me lehtësinë e atij që nuk e ka problem kush e dëgjon. E thatë vetë një ish drejtues i këtij vendi që nuk lë rast papërdorur fjalët hajdut, ordiner, tualet, etj. Unë do d oja që një ish kryeministër i vendit tim të ishte këtu në moshën tuaj dhe të kishte dinjitetin për të folur për gjëra që u përkasin të gjithëve, për tu ngritur në lartësinë që nuk e pate kur ishe në detyrë.
Ajo rregullorja qe ju e përmendi, apo kodi etik më mirë t’i hedhim aty ku thatë ju se nuk ka më kuptim. Ka dhunë, bllokim foltore dhe kur nuk jeni ju është zëvendësi juaj që e bllokon. Nuk flet dot njeri, as për ligjet as për iranianët se edhe atyre do ti dilni në mbrojtje. Ju edhe për Zotin këtu do të dilni këtu të thoni fjalën e fundit. Do të bëjmë këtu një Kuvend që të ketë hije. Dilni flisni, por jo ju për Kodin Etik që as kod dhe as etikë nuk keni përdorur kurrë. Kërkoj që rregullorja të zbatohet një më një që ne të ruajmë dinjitetin e funksioneve që kemi marrë përsipër, jo të Edi Ramës apo të Sali Berishës.
Lidhur me Iranin, njeri që ka bërë vizita sekrete sipas shërbimeve partnere është Erion Veliaj. Ke qenë ti më atë apo jo, nuk kam informacion, por Veliaj ka shkuar shpesh dhe kjo ka bërë shqetësim. Ministri juaj i jashtëm ka qenë në Iran. Do të jap një këshillë. Unë e kuptoj që fjala vjedhës ju rëndon, mos vidhni më që të mos e përdor më”, tha ajo.