zoom

Day ArchiveMe siguri nuk do e njihni dot, Fifi bën ndryshimin drastik në pamjen e saj 

E pesta në garë ka konkurruar në Festivalin e Këngës, artistja “Fifi” (Filloreta Raçi).

Para se të niste interpretimin ajo rrëfeu në një bisedë të shkurtër me moderatoren Arbana Osmani se kjo këngë ishte një mesazh kundër bullizmit.

Ndërkaq artistja u shfaq në këtë edicion të 61-të të Festivalit të Fundvitit me një look krejt ndryshe. Kënga që interpretoi artistja titullohet “Stop” dhe u shoqërua edhe me një performancë baleti.

 

“Rrëmbeu karrigen dhe ma ngjeshi kokës”, aktorja Margarita Xhepa tregon historinë e dhimbshme

Në natën e parë të Festivalit të Këngës në RTSH, e ftuar speciale ka qenë aktorja Margarita Xhepa, e cila në një interpretim të veçantë ka dhënë një mesazh të fortë kundër dhunës s grave.

Ajo ka zgjedhur të tregojë në skenë një histori të vërtetë të një bashkëmoshatareje të saj.

“Jam këtu për të treguar historinë e dhimbshme të një bashkëkohëseje, emrin nuk ka më rëndësi. Mbiemri, tërë jetën kam mbajtur mbiemrin e tij dhe timin e harrova fare, mosha e ikjes 83 vjeçe. Po motivi, doja të ikja në azil të pushoja e qetë këto ditë që kanë mbetur. Jemi rritur me idenë se burri ka gjithmonë të drejtë, më martuan me një përbindësh dhe nuk e kuptova asnjëherë. Ai rrinte pranë zjarrit dhe pinte duhan dhe nuk e vura re kur rrëmbeu karrigen dhe ma ngjeshi kokës. I thashë vetes rri urtë, ti e di si janë burrat, në fakt nuk kishte faj sepse unë kisha bërë një gabim, kisha harruar të ndaja qepën nga salca sepse ai nuk e do qepën, nuk ia treste stomaku. Megjithatë karrigia kokës funksionoi se unë që në atë moment nuk e harroja kurrë qepën. Jetova me një përbindësh dhe nuk e kuptova.

Mos e bëj nervoz thoshin se ti e di si janë burrat, sa herë nuk numërohen rastet e gjakosur kam ikur në spital dhe gotën e ujit a ka hedhur në fytyre. Policia nuk bënte asgjë, ku të shkoja. Duke menduar se koha po ndryshon vendosa të shkoj në azil dhe atje të vdes e qetë, ai kur dëgjoi fjalën azil u ngrit hapi arkën mori kallashnikovi edhe 3 herë pam pam pam, nuk u desh më shumë, shpëtova dhe nga grushtet dhe tani jam e lirë. Nuk ishte puna se ishte përbindësh, se kishte dhe hallin e qepës, s’kishte faj. Policia tani erdhi me vrap, numëroi gëzhojat një për një dhe harron që gratë si unë ka akoma gjallë.

Kur dëgjoj dhunën ndaj grave shqetësohem si grua, si gjyshe. Kam lexuar se një në 3 gra dhunohet nga një grua dhe vritet nga dora e një burri që I ka thënë se e dashuron. Grua kurrë mos hesht dhe kundërshto. Gjithmonë kundërshto”, u shpreh zonja Xhepa.

Në fund të performancës, të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë me duartrokitje e ovacione, për të nderuar artisten.

FOTO/ “Bashkëshorti më i mirë”, Elton Ilirjani feston 3-vjetorin e martesës me partnerin e tij

“5 vite njohje dhe 3 vite të martuar! Koha fluturon”.

Kështu shkroi në “Instagram” Elton Ilirjani bashkëngjitur fotos së tij me bashkëshortin.

“Përvjetori i tretë i martesës na gjeti në një makinë të re të palarë” – shkruan ai me shaka.

Biznesmeni i njohur, tashmë model pasarelash në New York, ka qenë gjithnjë i rezervuar mbi jetën e tij private duke u fokusuar më tepër tek aktivizmi i tij në çështjet LGBTQIA+ por duket se djaloshi me ngjyrë çokollatë ia ka marrë zemrën pasi jo vetëm kanë vendosur të martohen por duken më të lumtur se kurrë duke festuar 3-vjetorin e martesës në makinën e re të brandit “Jeep”, të cilën Ilirjani e bëri tijën vetëm një muaj më parë.

“Bashkëshorti më i mirë nga të gjithë”, shkruan Ilirjani në “Instagram-in” e tij ku altualisht numëron 10.7 milion ndjekës nga e gjithë bota.

Zhdukja e Ervis Martinajt/ Gazetarja: Ka informacione që ish-efektivi Lami ka dhënë dëshmi…

Gazetarja Dorjana Bezat, ka zbuluar mbrëmjen e sotme në “Top Story” se ka informacione se ish efektivi Jeton Lami, i cili u arrestua disa muaj më parë pasi ishte kapur nga kamerat në shoqërinë e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, ka dhënë dëshmi në lidhje me fatin e të shumëkërkuarit.

Ajo tha se për momentin çështja e Lamit është duke u hetuar në prokurorinë e Lezhës por siaps burimeve të saj do të kalojë në SPAK.

Dorjna Bezat: Ka informacione që Lami ka dhënë një dëshmi. Mbështetjen ndaj Martinajt nuk mund ta bënte i vetëm Jeton Lami por ka pasur edhe mbështetje të tjera.  Deadline që ai vendosi është i pamjaftueshëm. Çështja e Lamit është në prokurorinë e Lezhës dhe flitet se do të kalojë në SPAK por në dijeninë time nuk ka kaluar ende.

Vajza e Ilir Shaqirit së shpejti protagoniste në Netflix dhe aktore në një film italo-shqiptar

Vajza e Ilir Shaqirit, Emily Shaqiri i është bashkuar skenës madhështore të “Dance Albania” mbrëmjen e sotme.

Teksa i shprehu dashurinë të atit dhe tha fjalët më të bukura për Shqipërinë, ajo zbuloi se do të jetë protagoniste e një seriali në Netflix shumë shpejt dhe se do të aktrojë po ashtu në një film italo-shqiptar.

Alketa Vejsiu: Fjala më e bukur në shqip, cila do të ishte?

Emily Shaqiri: Trileçe…(Qesh)

Alketa Vejsiu: Oww trileçe… Një vërejtje për babain tënd?

Emily Shaqiri: Faleminderit shumë…

Alketa Vejsiu: (Qesh) E kuptoi se çfarë i thashë! Ça ke Ilir Shaqiri, pse je i shqetësuar? S’i bëra pyetjen e duhur? Ah…po ngroh gjunjët.

Alketa-Emily-t: Si ndihesh në Shqipëri?

Emily Shaqiri: Është një vend i mrekullueshëm, vetëm po përmirësohet dita-ditës.

Alketa Vejsiu: Më thuaj një fjalë dashurie për babain në shqip.

Emily Shaqiri: Të dua shumë!

Alketa Vejsiu: Të pëlqen kërcimi, kënga dhe aktrimi, cilën do ndjekësh?

Emily Shaqiri: Më pëlqen të kërcej, këndoj, por po përqendrohem te aktrimi, do jem protagoniste e një seriali në Netflix dhe do luaj në një film italo shqiptar.

Pa trofe në Francë, “Gjelat” rikthehen në shtëpi, Mbappe nuk fsheh dot dëshpërimin

Kylian Mbappe me shokë u kthyen në Francë pas humbjes së tyre në finalen e Kupës së Botës nga Argjentina.

Skuadra kuptohet që ishte në gjendje të keqe emocionale pasi përpjekjet e tyre për sukses dështuan, pas një ndeshje dramatike.

Kylian Mbappe dukej i dëshpëruar pasi u kthye në shtëpi disfatës. Ai ishte një nga më të mirët në fushë, pasi realizoi 3 gola për “Gjelat”.

Franca do provojë përsëri për të fituar një Botëror herën tjetër, ndërsa tani nuk u mbetet gjë tjetër veçse të mendojnë për ndeshjet e radhës në kompeticione të tjera.

“Janë 30 organizata kriminale shqiptare”/ Karamuço: Pas dëshmive të Nuredin Dumanit…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar këtë të hënë në emisionin Top Story në Top Channel tha se pas dëshmive të Nuredin Dumanit, shumica prej kriminelëve janë larguar nga vendi.

Ata japin urdhra nga jashtë vendit, sipas Karamuços, i cili shtoi se janë mbi 30 organizata kriminale shqiptare.

Karamuço: Pas hapjes së dëshmive të Dumanit shumica e tyre janë larguar, veprimtaritë i bëjnë nga vendet ku janë, janë mbi 30 organizata kriminale shqiptare. Janë 98 vepra penale në ditë në një popullsi që është tkurrur diku 2.2 milionë, një shifër jo shumë e…një shifër që nuk na takon. Ne jemi të gjashtët për vrasje në Evropë, do ndryshojë dhe për të sqaruar se pse janë 43 vrasje dhe jo 61, janë shifra reale, gazetarët më jepnin shifra më të ulëta, policia jepte shifra më të larta se sa gazetarët, sepse disa prej ngjarjeve nuk janë publikuar.

Ndërsa ish-ministri Sandër Lleshaj u shpreh se informacionet mbi vrasjet janë të detyruara të publikohen.

Lleshaj: Kronika policore është e detyruar të publikohet. Nuk mbahen dot sekret edhe po të dojë policia.

Nëse doni vendin ideal për të jetuar, këto janë 3 shtete në Europë ku punohet 4 ditë në javë

3 vendet në Europë ku punohet 4 ditë në javë Belgjika, Spanja dhe Islanda janë 3 shtetet ideale për të jetur. E dini arsyen? Sepse së pari punohet 4 orë në javë.

Belgjikë- Në shkurt, punonjësit belgë fituan të drejtën për të kryer një javë të plotë pune në katër ditë në vend të pesë të zakonshmes pa humbje rroge. Por kjo nuk do të thotë se ata do të punojnë më pak, ata thjesht do të kondensojnë orët e tyre të punës në më pak ditë.

Spanja– Spanja nisi një projekt pilot në dhjetor. Ky projekt është një test për të parë nëse produktiviteti mund të rritet.

Kompanitë që regjistrohen mund të marrin ndihmë nga një fond qeveritar prej 10 milionë euro, por ato duhet të hartojnë mënyra për të rritur produktivitetin që kompenson tejkalimin e kostos së pagave, tha Ministria e Industrisë e Spanjës.

Islanda- Midis 2015 dhe 2019, Islanda kreu projektin pilot më të madh në botë të një jave pune 35 deri në 36 orë duke mos pasur ulje pagash. Rreth 2,500 njerëz morën pjesë në fazën e testimit.

 

Inceneratorët, Meta: SPAK të verë gishtin në plagë, që është Edi Rama. Provat janë të qarta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte I ftuar sot në emisionin “Pa Censurë” ku foli edhe për ccështjen e inceneratorëve.

Ai tha se SPAK duhet të vërë gishtin në plagë dhe që sipas tij është Edi Rama.

Dhe për këtë ai është I sigurtë se SPAK ka në dispozicion të gjithë provat.

Pjesë e intervistës

Elona Meço: Meqë jemi këtu, Partia e Lirisë, 2 vitet e fundit ka qenë aktive në denoncimin e aferës së incineratorëve me fakte konkrete. Por së fundmi, duket sikur nuk flisni më për të, madje as tani që kanë dalë prova të reja për ish ministrin Ahmetaj. Ka ndodhur diçka?

Ilir Meta: Tani, unë për këto çështjet e provave kam provën e Edi Ramës dhe të Engjëll Agaçit. Kur unë kam qenë kryeministër, asnjë vendim, asnjë projektligj nuk është miratuar, nëse një ministër dilte kundër, veçanërisht kur dilte kundër Ministri i Financave apo Drejtësisë.

Elona Meço: Në rastin e incineratorëve iku Ministri i Financave, erdhi zoti Ahmetaj.

Ilir Meta: I vetmi rast që është diskutuar dhe shtyrë katër herë mbledhja e qeverisë është rasti kur  Edi Rama nuk i bënte dot letrat sipas ligjit për projektin e fasadeve të ministrive, sepse e kundërshtonin ministrat e financës dhe drejtësisë, derisa u bënë letrat në rregull. Pra, kur ishte ministër dhe e dinte si ishin rregullat, e kishte të vështirë të bënte letrat sipas Kushtetutës, mendo ç’ka bërë tani. 17 vendime në një mbledhje qeverie për të cilat duhen të patën 6 muaj. Këto janë bërë me imponimin e tij dhe të Sekretarit të Përgjithshëm, që ka përgjegjësinë ligjore për mbledhjen e qeverisë dhe për përputhjen e vendimeve me Kushtetutën dhe ligjin. Janë bërë në kundërshtim me opinionet e Ministrit të Financave, që janë hequr disa prej tyre, të ministrave të tjerë, të drejtorit të prokurorimëve që ka thënë se kjo është një procedurë e paligjshme. Letrat dhe faktet janë shumë të qarta. Paska dalë një problem me zotin Ahmetaj? Pa asnjë diskutim, (të veprohet) për të gjithë, nuk është ky problemi ynë. Por që ne të mos shohim apo të mos vëmë gishtin në plagë, dhe gishti në plagë është Edi Rama kryeministër, dhe të shohim ato që lëshon Edi Rama me ata të vetët jo fjeti ky këtu, jo fjeti ai atje. Me ato të merret SPAK.

Elona Meço: Kjo nuk është vetëm çështje fjetjeje. Çështja është që ai nuk i ka deklaruar këto shpenzime sipas ligjit.

Ilir Meta: Patjetër, të merret.

Elona Meço: Ndërsa për zotin Rama nuk kemi fakte të ngjashme. Kemi pjesën e procedurës po.

Ilir Meta: I kemi të gjitha faktet për shkeljen e ligjit. Është i paralajmëruar nga ministrat, nga drejtorët e agjencive të qeverisë së tij për shkelje të ligjit dhe përsëri është miratuar me imponim, me dhunë. Pra, drejtësinë me regji nuk e pranoj dot. Ka nevojë PS të shmangë vëmendjen nga diçka? Nxjerr një lajm nga ky institucion i drejtësisë. Ndërkohë rezultati është që Shqipëria e para për korrupsion. Ky është rezultati i reformës në drejtësi? Jemi në kushtet e një mungese totale transparence, paligjshmërie dhe të lulëzimit të korrupsionit. Këtë gjë nuk mund ta mbulojmë me protagonizma nga më të ndryshmet, të kujtdo.

Elona Meço: Pra po thoni që tek drejtësia me regji ka marrë pjesë dhe ambasadorja amerikane, meqë u shprehët kështu?

Ilir Meta: Kështu u shprehët ju.

Elona Meço: Ju thatë se qeveria shpik një lajm dhe ju i shkoni mbrapa, sikur kjo e SPAK-ut është e rëndësishme.

Ilir Meta: E rëndësishme është të kemi rezultate, jo të kemi vonesa, siç pati vonesa në çështjen e incineratorëve, sepse faktet kanë dalë 3-4 muaj para zgjedhjeve, por nuk u bë asnjë veprim, edhe pse u bënë denoncimet zyrtare dhe publike, me numra llogarie, me shkresa, me emra kompanie. Janë qindra milionë euro që janë denoncuar për evazion fiskal, por nuk ka asnjë veprim, asnjë hap për këtë gjë.

Elona Meço: I dini se kush ka përfituar prej tyre?

Ilir Meta: E di Rama. Kush do që të bëjë amnistinë fiskale? Edi Rama. Iu dogj shpirti atij për shqiptarët? JO. E do për këto gjëra, siç do që të bëjë edhe për Portin e Durrësit, ta kthejë Shqipërinë në një vend të pastrimit të parave të kësaj bande që qeveris vendin dhe nuk ka asnjë nga vlerat e dikurshme të PS, të rilindjes dhe mafias ndërkombëtare.

Elona Meço: Jeni dakord me qendrimon e mbajtur nga PD se SPAK është një seksion i PS, që po përdoret për gjah ndaj opozitës?

Ilir Meta: Rama e ka thënë vetë se SPAK-u është një krijesë e PS. Në funksionet që kam patur, kam bërë gjithçka për të parandaluar kapjen e drejtësisë dhe shkatërrimin e reformës. Tani bëhet një përpjekje e madhe për të shpikur fajtorë dhe ngjarje, që nuk e forcojnë shtetin e së drejtës. Përkundrazi!

 

“Nuk i intereson bashkimi”, Salianji: Ja cili është qëllimi i Lulzim Bashës

Dy palët në Partinë Demokratike nuk kanë arritur një konsensus për t’u bashkuar, por deputeti demokrat Ervin Salianji thotë se ka ende kohë për të arritur një marrëveshje për zgjedhjet lokale 2023.

Ndonëse Sali Berisha ka caktuar kandidatët përmes primareve, Salianji thotë se mund të arrihet marrëveshje për bashki të caktuara dhe të fusin kandidatët e grupit tjetër në PD.

Më të preferuarin Salianji thotë ta zgjedhin me sondazhe.

I ftuar në emisionin ‘Kontrast’, Salianji tha se bashkimi i PD nuk ka ardhur pasi nuk ka pas vullnet nga asnjëra palë.

Nga njëra anë, demokrati thotë se Bashës nuk i intereson bashkimi sepse do vulën për të krijuar një parti shumë të vogël, e nga ana tjetër shprehet se Rithemelimi s’ka bërë përpjekje aq sa duhet.

“Ka prapë kohë që duke ceduar secili në egon e vet. Pse të shkruar në gurë janë, Kushtetuta ndryshon për dy ditë jo kandidatët. Zot i vetes ai që është kandidat mund të bëjë zgjedhje të caktuara nëse ka kandidatë që me sondazhe janë lart. Çështja është a ka vullnet. S’ka vullnet për tu bërë bashkimi se ka një projekt vullneti politik që ta mbajë Basha vulën për të bërë një projekt të tij politik më të vogël. Këtu do jemi dhe do ta shohim lëvizjet. S’ka bërë përpjeke as rithemelimi për të bërë bashkimin. Kështu si pjesa tjetër nuk mund të thotë se nuk vij se kam vulën. Do bëj prapë përpjekje për ta çuar drejt bashkimit dhe drejt një kandidati”, tha Salianji.