zoom

Day Archive8 sjellje femërore që burrat i urrejnë pafund

Mendojmë se jemi të përsosura, por ne vajzat kemi gabimet tona dhe këtë të vërtetë të madhe duhet ta pranojmë! Mbi të gjitha, ka zakone apo sjellje që njerëzit nuk i tolerojnë. Sipas statistikave, 42% e çifteve të martuara divorcohen herët a vonë.

Arsyet mund të jenë të shumta dhe të ndryshme.

Mungesa e respektit, ndikimi negativ në vetëvlerësim, tradhëtia, etj. Por, këto nganjëherë janë vetëm justifikime për të mos i parë arsyet reale që i çojnë çiftet në ndarje. Ndër këto, ndikim të madh kanë edhe zakonet femërore që meshkujt i urrejnë pafund. Ne kemi përpiluar një listë të tyre me tetë pikat më të rëndësishme që nëse i kushtoni rëndësinë e duhur, ato mund të shpëtojnë në kohë marrëdhënien tuaj.

1. ‘Pushtoni’ hapësirat personale

Në fillim të marrëdhënies mund të duket si një gjë e këndshme, por në afatgjatë, njeriu vuan. Kjo është për shkak se ai beson se gruaja nuk e konsideron atë në gjendje të ndërmarrë hapa pa e pyetur atë.

2. Përdorni trupin si armë

Përdorimi i trupit për të arritur qëllimet nuk është saktësisht mënyra më e mirë. Burrat janë lehtësisht të ndjeshëm dhe joshja në çifte që kanë kohë bashkë nuk luan rolin e një shpëtimtari.

3. Sjellje si fëmijë

Burrat preferojnë gratë që dinë të kontrollojnë veten dhe që nuk bëjnë sjellje adoleshente. Duket absurde, por edhe një foto jo e denjë mund t’i shqetësojë ata.

4. Bëni enigmatiken

Kur gratë nuk i thonë gjërat në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejtë, burrat i largojnë nga vetja. Ky qëndrim nuk ka asnjë pasojë të mirë sepse realisht burrat nuk janë të gatshëm të deshifrojnë të gjitha misteret tona.

5. Bëni të turpshmen

Të dukesh më e turpshme se sa me të vërtetë je nuk është ndonjë gjë fantastike. Njerëzit përgjithësisht e duan drojën, por në doza të vogla dhe të kontrrolluara. Nëse burrat e kuptojnë se partnerja e tyre e bën këtë sjellje për t’u dukur ndryshe nga ajo që është në të vërtetë, atëherë ata do të ndalojnë së besuari tek ajo.

6. Ndaloni së kujdesuri për veten

Në të gjitha moshat, sytë e burrave duan dhe kërkojnë pranë vetes gra që tregojnë kujdes për veten e tyre dhe pamjen e tyre. Mos e neglizhoni vetveten. Mundohuni të jeni joshës herë pas here.

7. Kritikoni gratë e tjera

Zvogëlimi i të tjerëve në sytë e partnerit tuaj, nuk do t’ju bëjë persona më të mirë, por do të nxjerr në pah vetëm mangësitë tuaja.

8. Të qenit pak higjienike

Në dukje të parë, ngjan sikur ata nuk i kushtojnë shumë rëndësi pastërtisë apo higjienës vetjake, por e keni gabim! Higjena është shumë e rëndësishme për ta!

Këto shenja të horoskopit marrin gjithnjë atë që duan falë aftësive bindëse

Shenjat e ujit dhe ajrit, lexoni me kujdes.

Disa njerëz kanë aftësinë e natyrshme për t’i bërë të tjerët t’i shohin gjërat sipas mënyrës së tyre. Këta janë njerëz që dinë shumë mirë çfarë të thonë për t’i bindur të gjithë. Mund të futeni në një debat për diçka që ju pëlqen shumë, dhe ta lini bisedën plotësisht duke rënë dakord me këndvështrimin e tyre. Edhe pse është e mundur të mësoni teknika për t’u bërë më bindës, data juaj e lindjes mund të ndikojë te karakteri juaj.

Këto janë tre shenjat më bindëse të zodiakut.

Peshorja

Peshoret e drejtuara nga Venusi njihen për sharmin e tyre. Ata kanë aftësinë të “orientohen lehtësisht” tek një person, të kuptojnë nevojat e tyre dhe t’i qasen në një mënyrë të ekuilibruar.

Shumë Peshore priren të punojnë në shitje ose si avokatë – fusha që përdorin aftësitë e tyre relacionale dhe intelektin. Aftësia e tyre për të magjepsur dhe gjithashtu për t’ju bërë të ndiheni të dëgjuar dhe të lidhur i bën ata të kryesojnë listën e shenjave më bindëse. Meqenëse Peshoret kanë të bëjnë me harmoninë dhe sigurohen që të gjithë të ndihen rehat, ata kurrë nuk do t’ju bëjnë të ndiheni nën presion nga idetë e tyre. Ata thjesht kanë një mënyrë për t’ju bërë të ndiheni sikur mund t’i besoni asaj që thonë ata.

Akrepi

Ndryshe nga Peshorja që synon t’i bëjë të tjerët të ndihen të ekuilibruar, Akrepi mund të jetë pak frikësues për disa për shkak të intensitetit të tyre. Ata janë shumë të mprehtë dhe do të vëzhgojnë një person ose situatë në mënyrë që të mësojnë se çfarë duhet të dinë rreth tyre përpara se të veprojnë.

Pra, nëse duhet të bindin dikë, ata e dinë saktësisht se çfarë të thonë në mënyrë që të marrin rezultatet që duan. Ata gjithashtu nuk kanë frikë të thonë gjëra që të tjerët mund të mos thonë.

Akrepat shpesh kanë një reputacion të keq dhe njihen manipulues ose të fshehtë, por fuqia e tyre bindëse mund të jetë gjithashtu një atribut pozitiv. Aftësia e tyre për të parë nën sipërfaqe u jep atyre një mundësi për të kuptuar dinamikën themelore të asaj që po ndodh. Dëshira e tyre e lartë për drejtësi dhe autenticitet mund të jetë një përfitim i madh.

Peshqit

Peshqit janë miqësor, të qetë dhe i trajtojnë situatat në mënyrë pozitive. Ata mund të konsiderohen si “mjeshtër në ndryshimin e situatave”. Qasja e tyre ndaj të tjerëve dhe dëshira për të parë më të mirën tek të gjithë e bëjnë të lehtë të kuptojnë karizmën e tyre.

Ndërsa natyra dhe argumentet e tyre bindëse mund të mos jenë gjithmonë të bazuara në realitet, pafajësia e tyre mund ta bëjë të duket sikur ata kanë qasje të mirë ndaj jush. Ju nuk mund të mos bini dakord me çdo gjë që ata thonë.

Psikologët tregojnë frazat që përdorin meshkujt kur nuk e duan më partneren

Psikologët tregojnë disa sjellje specifike të partnerit tuaj që ndoshta ju vijnë në ndihmë për të kuptuar se diçka nuk shkon në marrëdhënie. Përveç psikologëve, shkencëtarët tregojnë fjalë po ashtu specifike që ju bëjnë të aftë për të dalluar nëse partneri nuk ju do më.

Më poshtë mund të lexoni listën e këtyre frazave që përdorin meshkujt kur nuk e duan më një vajzë:

Nuk kam pse jap shpjegime

Sigurisht që partnerët nuk kanë pse shpjegohen për çdo hap që bëjnë, mirëpo është normale t’i tregojnë njëri-tjetrit si ka shkuar dita e tyre. Kjo është një nevojë e njerëzve normal. Nëse ai nuk do të tregojë se çfarë ndodh në punë, apo në gjërat e tij personale, do të thotë se ai nuk do t’ia dijë për mendimin tuaj.

Nuk është problemi im

Këto fjalë janë një shenjë e qartë se marrëdhënia juaj po shkon drejt fundit. Nëse partneri juaj nuk është i interesuar për problemet tuaja, edhe kur ju i kërkoni ndihmë, atëherë ai nuk do t’ia dijë më për ndjenjat që keni. Njerëzit që e duan njëri-tjetrin, e gjejnë gjithmonë mënyrën për të të ndihmuar kur je në vështirësi.

Nëse nuk të pëlqen, gjej dikë tjetër

Një person mundohet t’ju manipulojë me fjalë. Ai nuk dëshiron të ndryshojë dhe beson vërtet se ju duhet t’i duroni të metat e tij. Nëse nuk ju pëlqen, jeni të lirë të largoheni (thotë ai). Njerëzit që e duan njëri-tjetrin bëjnë kompromise dhe janë më të butë në komunikim. Ata kanë gjithashtu respekt për mendimet e njëri-tjetrit.

Bëj çfarë të duash

Kjo frazë tregon se partneri juaj është indiferent ndaj jush. Atij nuk i intereson se në çfarë situate të vështirë ndodheni dhe se si do ta gjeni zgjidhjen për të dalë prej saj. Njerëzit që e duan njëri-tjetrin e ndihmojnë partneren për të dalë nga çfarëdo lloj problemi që kanë. Ata nuk të lënë vetëm në mes të rrugës.

Ti i ekzagjeron gjërat

Partneri juaj ua thotë këto fjalë për t’ju bërë të ndiheni fajtore. Ju duhet të kini parasysh se ekziston një shans që ju mendoni vërtet më shumë seç duhet. Nëse jeni në këtë situatë, ju duhet të qetësoheni dhe t’i shpjegoni partnerit se çfarë ju shqetëson.

Kujdes: “Ti mendon shumë” nuk mund të jetë një përgjigje. Kërkojini partnerit t’ju japë një shpjegim të plotë. Por nëse ai i përsërit këto fjalë, nuk ju do më.

Unë të dua vërtet

Ju me siguri do të thoni me vete “Nuk mund të jetë e vërtetë, ai më do”. Por kur ai thotë “vërtet” zakonisht partneri juaj ndihet fajtor dhe përpiqet t’ju tregojë se vazhdon t’ju dojë. Këto fjalë mund të përdoren për të shpjeguar sjelljen e tij të keqe. Ai po mundohet të manipulojë ndjenjat tuaja. Nëse çdo gjë shkon mirë në marrëdhënien tuaj, nuk ka arsye për të shtuar fjalën “vërtet”. Të dua mjafton…

Goditja e Berishës, Armina reagon për herë të parë mbi ngjarjen

Moderatorja Armina Mevlani ka reaguar për herë të parë pasi sulmit që një protestues i bëri vjehrrit të saj Sali Berisha gjatë protestës që zhvillonte.

Ajo u shpreh në “Goza & Gra” se nuk ka dashur t’i tregojë ndjenjat personale në rrjete sociale, pasi situatën nuk e kanë përjetuar mirë.

“Nuk e kemi përjetuar mirë, sepse imagjino që shkon përtej politikës. Përtej sulmit fizik që do të më vinte keq për çdo politikan që do të përballej në atë formë. Sepse nuk goditet vetëm një politikan por të gjithë ata që kishin dalë atë ditë në krah të tij. Ne si familje shqetësohemi për shëndetin e tij. Ajo që më prek është fakti që jam 100 % e bindur që ka qenë diçka e organizuar, pasi nuk mendon që ka një person që del për qejf…Arsyet politike që nuk e pëlqejnë që atu ka pasur mijëra njerëz pas tij. Sigurisht që arsye ka. E para punës një person nuk del pa një telefon dhe kartë identiteti pa e planifikuar këtë gjë. Thanë që është person me probleme mendore ndërkohë që nuk ka një dokument që e provon këtë gjë. Ajo nuk e ka një të tillë nga një klinikë shtetërore, e cila njihet. Për më tepër që është pajisur me patentë në vitin 2022″, tha Armina Mevlani.

Aplikimi i Kosovës për anëtarësimin në BE/ Berisha: Akt historik!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur vendimin e Kosovës për të aplikuar për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Sipas Berishës, me këtë akt historik, Kosova po dëshmon përkushtim për të ardhmen europiane.

“Një zhvillim i veçantë. Kosova aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Europian. Me këtë akt historik, Republika e Kosovës dhe autoritetet e saj dëshmojnë përkushtimin për të ardhmen europiane si e ardhmja më e ndritur për qytetarët e saj. Urime!”, shkruan Berisha në FB.

Skandali në Portin e Durrësit/ Zyrtarja e PD: Gëlon korrupsioni, kalojnë kamion me banane

E ftuar në emisionin “Open” në News24 Jola Hysaj, Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, ka deklaruar se korrupsioni po gëlon në Shqipëri në të gjitha fushat.

“Një sistem e kapilar i ngritur i korrupsionit që po gëlon në Shqipëri në të gjitha fushat. Kemi shefa të doganave të implikuar dhe edhe pse ka me qindra mijëra kamera, aty flitet pa shqetësim sikur po shesim abone autobusi. Kemi të implikuar njerëz që janë shumë pranë Ramës. Ndërkohë që rrugëtimi vijon qetësisht, kuptohet që kemi të bëjmë me një regjim mafioz. Në Portin e Durrësit kalojnë bananet e kur kalojnë maunet nuk besoj që doganierët, shefat apo kontrollorët nuk janë aty dhe nuk kanë dijeni”, ka deklaruar ajo.

Zgjedhja e kreut të SPAK, VOA: Ambasada amerikane ka marrë sinjale të qarta për përpjekje për të…

Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim, shprehu sot sërish shqetësim ndaj procesit të përzgjedhjes së kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Në një postim të gjatë në Twitter, ambasadorja Kim theksoi se “procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes të kufizojnë ose manipulojnë hetimet”, duke vënë në dukje më tej thelbi i Reformës në Drejtësi, ka të bëjë me faktin se “drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit, prokurorët e gjyqtarët duhet t’i trajtojnë të gjithë si të barabartë para ligjit, institucionet duhet të jenë të pavarura”.

Pak më pas, për të njejtën çështje u prononcua po në Twitter, kryeministri Edi Rama. Si për të shuar dyshimet se postimi i tij nuk është një replikë ndaj ambasadores, ai që në krye shkruan se është “plotësisht dakort me Twitterin e ambasadës amerikane”. Por ndërsa vë në pah se kreun e SPAK e zgjedh vetëm “Këshilli i Lartë i Prokurorisë që varet vetëm nga anëtarët e vet” dhe askush tjetër, përfshirë dhe qeverinë, bie në sy fakti mënyra se si e veçon përfaqësinë amerikane në këtë listë kur shkruan “ambasada jo e jo”.

Sipas kryeministrit anëtarët e KLP-së nuk duhet “të dëgjojnë askënd përveç kandidatëve,të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve”, duke saktësuar se”ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër”.

Një fjali që lë vend të interpretohet, si një tjetër referencë ndaj ambasadores Kim, e cila në Twitterin e saj kishte treguar se “gjatë javës së fundit jemi takuar me çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së një kreu të ri të SPAK, i cili do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pa frikë apo favore”. Ndërsa postimi i saj mbyllej me pohimin se “do të monitorojmë nga afër procesin e përzgjedhjes për SPAK për t’u siguruar që reforma në drejtësi të ecë përpara”.

Duket se ambasada amerikane ka marrë sinjale të qarta për përpjekje për të ndërhyrë në procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme, ndryshe nuk shpjegohet këmbëngulja publike dhe e vazhdueshme ndaj kësaj çështje. Fillimisht ambasadorja Kim e ngriti shqetësimin sapo KLP miratoi tre kandidatët Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.

Ndërsa dje duke folur në një aktivitet të Këshillit të Lartë Gjyqësor deklaroi se emërimet në institucionet e Drejtësisë nuk duhet të shënojnë një kthim në të shkuarën.

Dhe pikërisht, në mesin e këtyre përpjekjeve të saj, ministria e Jashtme shqiptare, në mënyrë të papritur dhe në shkelje të praktikave diplomatike, nxorri një njoftim se kishin nisur procedurat e zëvendësimit të ambasadores Kim, e ardhur në Shqipëri në janar të vitit 2020. Por zonja Kim deklaroi dje, qartazi si përgjigje ndaj ministrisë së Jashtme, se “do të qëndroj dhe ca më gjatë” se mandati që si rregull zgjat 3 vjet.

Kryeministri Rama e mbrojti mbrëmë njoftimin e ministrisë, se sipas tij nuk ka asnjë shkelje të etikës diplomatike, duke përsëritur skadimin e mandatit të ambasadores, por pa shpjeguar se përse Shteti shqiptar u dashka të bëjë publike praktikat e brendshme të një vendi tjetër.

Mjekja shqiptare në Gjermani: Sot emigrohet për të njëjtat arsye si para 10 vitesh

Aurora Dollenberg, mjeke shqiptare në Gjermani dhe njëkohësisht Kryetare e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, tha se arsyet pse mjekët largohen sot nga Shqipëria, janë po të njëjtat që kanë qenë para 10 vitesh.

Ajo tha në një emision televiziv, se ndihet e keqardhur kur shikon se edhe sot mjekët largohen për të njëjtat arsye që ajo u largua para 10 vitesh nga Shqipëria. Sipas saj, në një pyetësor që u është bërë 800 mjekëve të larguar, arsyet se përse kanë zgjedhur të braktisin Shqipërinë kanë qenë: perspektiva, siguria në punë dhe arsyet financiare.

“Pyetja i ka përgjigjet shumë të vjetra, që kur jam larguar unë para 10 vitesh, edhe tani mjekët largohen për të njëjtën arsye. Kemi bërë një anketim nga 800 të larguar, dhe në vend të parë është arsyeja e perspektivave profesionale. Në Gjermani apo në Angli shteti të lutet që t’i të marrësh një specializimi, ndërsa në Shqipëri duhet të konkurrosh.

Para 10 vitesh ka pasur një kaos dhe jo një strukturë e qartë, se çfarë do ndodhë me mua pas 6 vitesh studime. Në vend të dytë në anketim ishin arsyet sociale, një emigrim social, siguria në punë. Dhe në vend të tretë është arsyeja ekonomike. Sepse në fillim kanë dëshirë të bëhen për atë që kanë studiuar dhe ë pas të ndjekin aspektin ekonomik.

Gjermania është vizionare në thithjen e profesionistëve sepse ka thjeshtësuar procedurat për njohjen e diplomave shqiptare”, u shpreh ajo.

Elon Musk jep ALARMIN: Rreziku është real, mund të qëllohem për vdekje

Pronari i ri i Twitter, miliarderi Elon Musk është shprehur se po përballet me një rrezik “mjaft real” që dikush ta vrasë atë.

Këto komente Musk i ka ndarë me ndjekësit e tij në Twitter Spaces.

“Për sa kohë që nuk po i shkaktoni vërtet dëm dikujt tjetër, atëherë duhet të lejoheni të thoni atë që dëshironi”, tha Elon Musk gjatë bisedës së tij të fundit në Twitter Spaces.

Musk të shtunën pretendoi se rreziku që t’i ndodhë diçka e keqe apo edhe të vritet. Në një bisedë me audio që zgjati prej rreth dy-orësh në Tëitter Spaces, Musk deklaroi se kohët e fundit, ai “definitivisht” nuk do të bënte asnjë xhiro me makinë në ajër të pastër.

“Sinqerisht, rreziku që të më ndodhë diçka e keqe, apo edhe fjalë për fjalë të qëllohem (vritem), është mjaft domethënës,” tha ai, duke shtuar, “Nuk është aq e vështirë të vrasësh dikë nëse do, kështu që shpresojmë se nuk do ta bëjnë dhe fati buzëqesh me situatën, me mua, dhe kjo nuk ndodh… Ka padyshim një rrezik të madh atje,” shtoi ai.

Më tej, gjatë diskutimit, CEO i Tesla dhe SpaceX foli për rëndësinë e fjalës së lirë dhe planin e tij të ardhshëm për Twitter. Ai tha se “në fund të ditës, ne thjesht duam të kemi një të ardhme ku nuk jemi të shtypur. (ku) fjala jonë e lirë nuk është e shtypur dhe ne mund të themi atë që duam të themi pa frikë nga hakmarrja”.

5 minuta larg finales, Franca i shënon golin e 2-të Marokut

Francë 2-0 Marok.

Kolo Muani përfiton nga një aksion i shpejtë i Francës dhe gjen golin e dytë vetëm pak sekonda nga futja në lojë.

10 minuta larg nga fundi i ndeshjes, Franca është me një këmbë në finalen e Botërorit.