zoom

Day ArchivePo raportonte live, grupet kriminale serbe hedhin lëndë shpërthyese drejt gazetares në Kosovë

Një gazetare në Kosovë është përballur me një situatë të rrezikshme, teksa drejt saj është hedhur një lëndë shpërthyese, gjatë momentit që ishte duke raportuar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, teksa gazetarja e RTV Dukagjinit, Doruntina Bylykbashi, po raportonte për situatën e tensionuar në Veri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Ndërkohë Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh shqetësimin për rrezikun e vazhdueshëm që po u kanoset gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve gjatë raportimeve të tyre nga veriu i Kosovës.

AGK-ja u bën sërish thirrje institucioneve kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët gjatë raportimeve të tyre.

Ky është sulmi i dytë brenda dy ditësh, ndaj ekipeve, të cilat po raportojnë në veri të Kosovës.

TRONDITËSE/ Protestuan kundër regjimit, dhjetëra qytetarë pritet të ekzekutohen në Iran

Sipas një raporti të publikuar të shtunën, të paktën 24 protestues po përballen me ekzekutim në Iran, për shkak të pjesëmarrjes në protestat kritike ndaj regjimit iranian.

Etemad, një gazetë e përditshme iraniane, publikoi një listë të përpiluar nga autoritetet gjyqësore që akuzojnë 25 protestues për “luftë kundër Zotit”, një akuzë e cila dënohet me vdekje në Iran.

Muzikanti i repit, Mohsen Shekari, i cili ishte ndër personat e listuar, u ekzekutua të enjten. Ai ishte akuzuar nga autoritetet iraniane se kishte sulmuar një roje sigurie me armë, duke nxitur terror dhe bllokuar një rrugë. Autoritetet gjyqësore njoftuan se do të ndodhin ekzekutime të tjera.

Në atë raport, Etemad i bëri thirrje gjyqësorit që t’i rishikojë vendimet për dënim me vdekje dhe të shmangë ekzekutimet e mëtejshme. Ekzekutimi i Shekarit u kritikua fuqishëm brenda dhe jashtë vendit.

Në atë raport, Etemad i bëri thirrje gjyqësorit që t’i rishikojë vendimet për dënim me vdekje dhe të shmangë ekzekutimet e mëtejshme. Ekzekutimi i Shekarit u kritikua fuqishëm brenda dhe jashtë vendit.

Krahas sanksioneve ndërkombëtare në lidhje me mosmarrëveshjen bërthamore, Teherani është përballur edhe me sanksione për shkelje të të drejtave të njeriut.

Irani është tronditur nga një krizë e rëndë ekonomike që më shumë se katër vjet, me shpresën e vetme për përmirësim te heqja e sanksioneve nëse arrihet një marrëveshje me shtetet perëndimore lidhur me armët bërthamore.

Megjithatë, që kur shtypja e dhunshme ndaj protestuesve filloi në shtator, shpresat për një marrëveshje po pakësohen, veçanërisht pas ekzekutimit të një protestuesi. Udhëheqja iraniane fajësoi “armiqtë” dhe “mercenarët” e Iranit në vend për nxitjen e protestave.

Autoritetet pretendojnë se shumica e iranianëve vazhdojnë ta mbështesin sistemin islamik dhe se përfundimisht do t’i mposhtin “armiqtë” dhe do t’u japin fund protestave. Por, protestat kanë vazhduar, me parulla si “vdekje diktatorit” dhe “Republikën Islamike që nuk e duam (më)”, në baza ditore gjatë muajve të fundit.

Ligjvënësit iranianë planifikojnë të vendosin kufizime më të ashpra për të parandaluar atë që ata e quajnë “informacion të rremë”, tha të shtunën kryetari i komitetit gjyqësor, Kazem Delkhosh, sipas një raporti të agjencisë shtetërore të lajmeve Tasnim.

“Nuk mund të lejojmë që të gjithë të shpërndajnë informacione pa e kontrolluar vërtetësinë”, tha ai, duke kërkuar që “lajmet e rreme” dhe raportimet “e dramatizuara” në rrjete sociale të klasifikohen si vepër penale që i nënshtrohet ndjekjes penale.

Rrjetet sociale dhe lajmet në media digjitale janë mënyrat kryesore se si protestuesit po shpërndajnë imazhe dhe video të protestave në Iran për të kapërcyer censurën e rreptë të qeverisë dhe kontrollin shtetëror të lajmeve.

Përderisa qeveria ka kufizuar shumë internetin dhe ka bllokuar pothuajse të gjitha shërbimet e komunikimit me mesazhe në vend, si përgjigje ndaj protestave, demonstruesit kanë vazhduar të gjejnë mënyra për t’i ndarë lajmet e fundit.

Tensionet në veri/ Berisha: Vuçiç po luan me zjarrin, mbështetet nga Edi Rama

Pas tensioneve mes Prishtinës dhe Beogradit në veri të Kosovës ka reaguar dhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Përmes një postimi në FB, Berisha shprehet se presidenti serb po luan me zjarrin dhe sipas tij kërkon një konflikt të ri në rajonin e Ballkanit.

“Serbomadhi Aleksander Vuçiç po luan me zjarrin! Deklarimi i tij për futjen e 1 mijë ushtarëve serb ne Kosovë është thirrje luftënxitëse.

Të dashur miq, Presidenti i Serbomadhisë, Putini i vogël, po i bie këto kohë brirëve të konfliktit të ri në rajon. Paramilitar, forca speciale e tij dhe banda kriminale me mercenarët e Ëagner po bëjnë gjithçka të destabilizojnë veriun e Republikës së Kosovës. Çdo natë vendosin eksplozive, shkrepin breshëri kundër forcave të Policisë së Kosovës që sigurojnë rendin, jetën dhe veprimtarinë normale të banorvë të zonave të Veriut të Kosovës. Këta kriminelë kanë plagosur me armë zjarri anëtarë në detyrë të forvave policore të Kosovës, bllokojnë rrugë dhe djegin makina. E gjithë kjo veprimtari subversive, kriminale e Beogradit ndaj Kosovës udhëhiqet direkt nga serbomadhi Aleksander Vuçiç apo Putini i vogël i cili ka shndërruar Serbinë, sot me shumë se kurrë, në Rusi të vogël në prapavijë shumë të rrezikshme të Rusisë në mbështetje të agresionit të saj barbar ndaj Ukrainës dhe ambicieve të Putinit në Ballkan”, shkruan Berisha.

Berisha i ka bërë thirrje edhe komunitetit ndërkombëtar në emër të PD-së, që të vendos Vuçiçin sa me shpejt para Gjykatës dhe ligjit ndërkombëtar për genocid dhe krime lufte si kusht themelor që të vendoset paqe e qëndrueshme në rajonin tonë.

“Këto ditë Aleksander Vuçiç, vendi i të cilit është në Gjykatën e Hagës si Geobels i Millosheviçit dhe frymëzues dirket i genocidit serb në Bosnje dhe Kosovë, deklarohet për futjen e 1000 ushtarëve serb në Kosovë. De facto ai deklarohet për fillimin e një konflikti të ri në Kosovë. Në këto deklerata luftënxitëse ai mbeshtet jo vetem nga padroni i tij në Kremlin, por edhe nga vasali i tij në Tiranë, Edi Rama i cili është një armik i vërtetë i kombit shqiptar dhe mbrojtes i shpifur i qëndrimit të padronit të tij ndaj Rusisë. Duke mbeshtetur në emër te Partisë Demokratike, fuqimisht, autoritet e Kosovës, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, dënoj me ashpërsinë më të madhe përpjekjet e presidentit të serbomadhisë Vuçiç për të ndezur flakët e nje konflikti të ri në rajon. Gjithashtu i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të vendos atë sa me shpejt para Gjykatës dhe ligjit ndërkombëtar për genocid dhe krime lufte si kusht themelor që të vendoset paqe e qëndrueshme në rajonin tone”, përfundon Berisha.

Njoftimi për largimin e Yuri Kim, Ish-ambasadori: Rasti i paprecedentë

Ish-Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoni, Arben Çejku, e konsideroi të paprecedentë njoftimin e Ministrisë së Jashtme e cila pak ditë më parë njoftoi se kanë nisur proceduar për të zëvendësimin e ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim.

I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai tha se me këtë që po i bëhet Kim po i jepet mesazh negative dhe ambasadorit pasaardhës.

“Kjo që është bërë me Yuri Kim është një rasti i paprecedentë dhe nuk është fare i dobishëm. Mesazhi që po i japim ambasadorit të ri amerikan që do vij është se nesër dhe ai do të ketë këtë mënyrë të përcjellës. Nuk është koha për të bërë një bilanc gjatë kohës që ka qenë Kim këtu”- tha ai.

Policia e Kosovës sulmohet me armë zjarri në afërsi të Ujmanit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në tri raste, zyrtarët policorë të Kosovës janë sulmuar me të shtëna armësh në afërsi të Ujmanit.

Sipas mediave të Kosovës bëhet me dije se në këtë situatë, edhe policët janë përgjigjur me të shtëna.

“Persona nga grupe të caktuara kriminale të cilat kanë kryer bllokimin e disa rrugëve në veri të vendit, nga lokacione të ndryshme, në tri raste kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të njësiteve policore të cilat kanë qenë në detyrë zyrtare në afërsi të pendës së liqenit të Ujmanit, në rrugën që shpie në drejtim të Pikës Kufitare të Bërnjakut”, thuhet në njoftim.

“Njësitet policore, në vetëmbrojtje janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen me armë zjarri personave/grupeve kriminale, të cilat janë zmbrapsur dhe larguar në drejtim të panjohur. Po ashtu bazuar në informacionet e siguruara nga njësitet policore në terren, në disa lokacione të ndryshme, janë dëgjuar po ashtu të shtëna me armë zjarri”, bëhet e ditur më tej.

Policia ka theksuar se nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar nga ky shkëmbim me armë zjarri.

Vuçiç: Do t’i drejtohemi KFOR-it me kërkesë për dislokimin e trupave në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se do t’i drejtohet KFOR-it me kërkesë për lejimin e dislokimit të trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë.

“Ne u dakorduam sot për tekstin që t’i dërgojmë një kërkesë komandantit të KFOR-it, në përputhje me Rezolutën 1244, për të siguruar dislokimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës dhe Metohisë, dhe vendimi i Qeverisë [për këtë çështje] do të merret të hënën ose të martën”, tha Vuçiç gjatë një konference për media.

Ai tha se e di që kjo kërkesë do të refuzohet.

“Por, është mirë që një ditë nuk do të thonë se nuk e kemi kërkuar kurrë dhe se asnjë qeveri nuk guxoi të kërkonte” dislokimin e trupave në Kosovë, tha presidenti serb.

Vuçiç pretendoi se sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të bashkuara, Serbia ka të drejtë të kthejë forcat e saj në Kosovë.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, nuk i është përgjigjur pyetjes së REL-it se si i komenton këto paralajmërime të Serbisë.

Paralajmërime të ngjashme për dërgimin e trupave në Kosovë kanë bërë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, dhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

Por, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar një ditë më parë se territorin e Kosovës nuk do të ketë më kurrë policë dhe ushtarë të Serbisë.

“Kërcënimi i hapur për agresion policor e ushtarak nga ana e Serbisë dëshmon se në atë shtet vazhdon mendësia hegjemoniste”, tha Osmani.

Këto paralajmërime vijnë në kohën kur në veri të Kosovës janë rritur tensionet, me serbët lokalë që kanë ngritur barrikada dhe me Policinë e Kosovës që ka shtuar praninë e saj në këtë pjesë të shtetit.

Italia arreston Pecorellin, pritet ekstradimi në Shqipëri

Davide Pecorelli, 46-vjeçari nga San Giustino, u arrestua pasditen e kësaj të shtune nga policia italiane. Arrestimi, sqaron policia lokale, u krye për qëllime ekstradimi drejt Shqipërisë.

Pecorelli, i cili në janar 2021, besohej se kishte vdekur i djegur në Shqipëri brenda një Skoda Fabia të përpirë nga flakët, u shfaq nëntë muaj më vonë si një anije e mbytur në ujërat toskane të ishullit Montecristo, ndërsa përpiqej të ankorohej me gomone për të kërkuar thesarin.

Pecorelli, i cili në janar 2021, besohej se kishte vdekur i djegur në Shqipëri brenda një Skoda Fabia të përpirë nga flakët, u shfaq nëntë muaj më vonë si një anije e mbytur në ujërat toskane të ishullit Montecristo, ndërsa përpiqej të ankorohej me gomone për të kërkuar thesarin.

Prokuroria e Pukës mbylli në tetor hetimet për të dyshuarin për mashtrim, përdhosje varresh dhe shkatërrim prone me zjarr, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror.

Britani/ 3 të vdekur pas një shpërthimi në një bllok pallatesh, dyshohet për sulm terrorist

Një shpërthim i fuqishëm në një bllok pallatesh të banuar ka tronditur ditën e sotme qytetin britanik, Jeresey.

Sipas autoriteteve, deri më tani 3 persona kanë humbur jetën dhe 10 banorë rezultojnë të zhdukur. Po ashtu, mbi 30 banorë janë evakuuar.

Deri më tani situata nuk është cilësuar si një incident terrorist, megjithëse autoritetet po hetojnë çdo tezë të mundshme.

Policia lokale u njoftua për incidentin pak para orës 4 të mëngjesit me orën lokale. Robin Smith, shefi i policisë së Jersey, duke shtuar se shërbimet e urgjencës u përgjigjën në kohë rekord duke shkuar në vendngjarje dhe duke shuar zjarrin.

Ai tha se një numër banorësh ishin evakuuar, duke shtuar se rreth 30 persona ishin dërguar në një bashki aty pranë për strehim.

Po ashtu është duke u punuar për gjetjen e të zhdukurve.

Berisha: Liria e fjalës dhe mediat, në gijotinë nga sulmet e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Berisha thekson se Shqipëria renditet 53 vende poshtë Kosovës dhe 4 vende nën Vietnamin komunist për të drejtat e njeriut.

Berisha thekson se këto të dhëna tregojnë se liria e fjalës është në gijotinë nga sulmi i Edi Ramës.

“Kjo situatë dramatike, kjo rrokullisje e tmerrshme në monizëm të plotë është një apel për ndërgjegjen njerëzore, shoqërore dhe politike të çdo shqiptari të ngrihet në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të tij dhe me moton vdekje, vdekje monizmit, të mbrojmë liritë dhe të drejtat dhe të shpëtojmë shqiptarët dhe Shqipërinë nga armiku i tyre Edi Rama”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë
Sot është Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.

Shqipërinë kjo ditë e gjen 53 vende apo shkallë nën Republikën e Kosovës, por edhe katër shkallë më poshtë se sa Vietnami socialist i një diktature komuniste.

Shqiptarët kjo ditë i gjen si vendin e dhunimit masiv të lirive dhe të drejtave njerëzore.

Të dashur miq, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave Njerëzore në Shqipëri janë në gijotinë sot liria e fjalës nga sulmi i Edi Ramës, bastardit të Kristaq Ramës, xhelatit të diktaturës staliniste që firmoste varjen në litar në gusht të vitit 1988 të disidentit Havzi Nela për vargjet e tij kushtuar të drejtave të njeriut.

Në traditën e të atit xhelat, Edi Rama është i vetmi lider në Europë dhe botë që duke mos kontrolluar urrejtjen kongenitale patologjike për mendimin ndryshe mbyll e konfiskon televizione që nuk i nënshtrohen dhe e kritikojnë atë ose për të njëjtat arsye hedh në erë në dhunim flagrant të Kushtetutës dhe ligjeve Resorte Turistike të pronarëve të grupeve mediatike.

Qytetarët shqiptarë kjo ditë i gjen pasi me psedoreformën Sorosiane të Drejtësisë, ky sistem është kthyer në degë ekzekutivi ndaj dhe sot 95% të gjyqeve midis qytetarit dhe qeverisë i fiton qeveria, por dhe më keq falë kësaj reforme që i preu shtyllën kurrizore shtetit shqiptar qytetarët shqiptarë kanë humbur të drejtën e një procesi të drejtë ligjor mbasi ata duhet të presin 10 madje edhe gjer në 20 vite për të gëzuar të drejtën e shqyrtimit të padive të tyre. Njëkohësisht ata vetëm për të afruar afatet e shqyrtimit në gjykata të padive të tyre duhet të paguajnë qimet e kokës.

Qytetarët shqiptarë kjo ditë i gjen në kushtet kur shteti ligjor për shkak të vjedhjes së votave të tyre është zëvendësuar në Shqipëri me shtetin e drogës, krimit, pra narkoshtetin.

Qytetarët shqiptarë kjo ditë i gjen me burgje ferr njerëzor në të cilat vriten vetëvriten e vdesin nga torturat të burgosur të rinj dhe qytetarë të moshave të tjera. Vetëm në një vit në Shqipëri si në asnjë vend tjetër në Europë u arrestuan në tërësi në një vit 38 qytetarë.

Qytetarët shqiptarë i gjen këto ditë kur në vend ka rënë Kushtetutshmëria dhe nuk ekziston më balanca dhe kontrolli i pushteteve. Ato janë zëvendësuar me pushtetin një partiak apo diktaturën e partisë shtet. Edi Rama duke vjedhur votën ka vendosur në Shqipëri monizmin e plotë. Ai kontrollon sot të gjitha pushtetet. Madje ka në duart e veta 10% pushtet më shumë se sa kishte diktatori i fundit komunist shqiptar në vitin 1981.

Edi Rama me narkoshtetin e tij përdor sot çdo mjet, përfshirë dhunën fizike, për të zhdukur opozitën e vërtetë dhe pluralizmin demokratik në Shqipëri. Për të gjitha këto sipas raportit të fundit të ëorld Justice Project, Shqipëria e Edi Ramës për treguesin e zbatimit të ligjit, d.m.th të shtetit ligjor dhe garantimit me ligj të të drejtave të qytetarëve renditet 53 vende nën Republikën e Kosovës, por edhe 4 vende nën Vietnamin socialist te një diktature komuniste.

Kjo situatë dramatike, kjo rrokullisje e tmerrshme në monizëm të plotë është një apel për ndërgjegjen njerëzore, shoqërore dhe politike të çdo shqiptari të ngrihet në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të tij dhe me moton vdekje, vdekje monizmit, të mbrojmë liritë dhe të drejtat dhe të shpëtojmë shqiptarët dhe Shqipërinë nga armiku i tyre Edi Rama.

FOTO/ Ronaldo shpërthen në lot pas humbjes, a ishte ky botërori i tij i fundit?

Portugalia u eliminua ditën e sotme nga Kupa e Botës, pas humbjes minimale 1 me 0 me Marokun.


Në fundin e sfidës, kamerat kanë fokusuar Cristiano Ronaldo, i cili është larguar menjëherë për në dhomat e zhveshjes, pa përshëndetur asnjë nga shokët e tij të skuadrës.


Ai nuk ka mundur t’i mbajë dot lotët, teksa ky mund të ketë qenë dhe botërori i tij i fundit.