Aplikacion
Vajza e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës, Marget, u bë 1 vjeçe më 24 nëntor.
Me këtë rast çifti ka organizuar një ceremoni për të kremtuar ditëlindjen e parë të së bijës.
Ka qenë prezantuesja e njohur që së fundmi ka shpërndarë disa pamje nga festa e ditëlindjes së Marget.
“Të kombinuar ne të tre. Marget. Ditëlindja e parë 24 nëntor. I postoj pas pilafit fotot unë”- ka shkruar Vjollca.
Ata shfaqen të veshur tërësisht në ngjyrë vjollcë, teksa janë kombinuar me njëri-tjetrin.
Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje në lidhjet me lëvizjet e personit që goditi kryetarin e PD, Sali Berisha në protestë.
Në emisionin “Opinion” Lala tha se policia ka gjetur në telefonin e tij vetëm kontaktine e nënës së tij dhe nuk ishte asgjë tjetër.
Lidhur me lëvizjet e fundit që ai ka bërë para sulmit, Lala thotë se ngrihen dyshime se sulmi ka qenë i planifikuar.
“Në telefon kishte vetëm numrin e nënës së tij dhe është e vështirë të zbulosh me kë ka komunikuar. Ai nuk mund të ketë zero kontakte. Ka dalë nga banesa dhe ka qëndruar tetë minuta në xhami dhe më pas ka shkuar në protestë. Nisur nga këto rrethana, mua më bëjnë të mendojnë se kjo nuk është rastësore. Nëse do kishte probleme mendore, do kishte goditur edhe të tjerët në turmë. Nga të dhënat e para janë kontradiktore, ai thotë se ka krijuar një mllef ndaj Berishës për shkak të ngjarjes së Gërdecit për shkak se ka patur një kushëri të punësuar. Më pas ka thënë se është një punë që duhej bërë”, tha Lala.
Tiranë/ U shpërthen makina në lëvizje, shpëtojnë mrekullisht çifti me dy fëmijë të miturNjë familje me katër anëtarë ka shpëtuar mrekullisht mbrëmjen e sotme pasi mjeti i tyre shpërtheu nga rrjedhja e gazit.
Ngjarja ka ndodhur në orën 21:45, në Institut, afër rrethrrotullimit.
Automjeti me drejtues shtetasin O. N., banues në Kamëz, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer në lëvizje e sipër.
Në automjet udhëtonin së bashku me drejtuesin e automjetit edhe bashkëshortja shtetasja M. N., me dy fëmijët tyre të mitur.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë jashtë rrezikut për jetën të katër personat që ndodheshin në automjet dhe pas marrjes së mjekimit janë larguar në banesë.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga rrjedhja e gazit të makinës, si pasojë e një defekti në impiantin e gazit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Një grumbull hekurash, ja si përfundoi makina gjatë aksidentit në Koplik ku humbi jetën shoferiNjë 38-vjeçar humbi jetën gjatë mbrëmjes së sotme pas një aksidenti që ndodhi në rrethrotullimin e Koplikut.
Shtetasi M.L, 38 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasopjë e përplasjes së fortë ai ka humbur jetën në spital.
Zoom.al ka siguruar pamjet e makinës pas aksidentit, e cila është shëndërruar në një grumbull hekurash si pasojë e përplasjes.
Aksident në Shkodër/ Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, ndërron jetë shoferiNjë aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Shkodër, teksa një person ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi në rrethrotullimin e Koplikut ku automjet ka dalë nga rruga.
Për pasojë drejtuesi I këtij automjeti ka humbur jetën.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21:00, tek rreth rrotullimi Koplikut, shtetasi M.L, 38 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe, duke drejtuar automjetin tip Opel, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i automjetit shtetasi M.L, pësoi dëmtime të rënda dhe për pasojë gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
LAJM I FUNDIT/Policia kap një të shumëkërkuar në Tiranë, ja kush është
Policia e Shtetit ka vënë në pranga një të shumëkërkuar për një sërë veprash penale.
Në një njoftim për mediat policia bën të ditur se ka arrestuar një shtetas 35-vjeçar me inicialet G.K.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Njoftimi
DVP Tiranë/Kontrolle të befasishme për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.
Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim.
Shkon në 4 numri i personave të shpallur në kërkim, të kapur gjatë ditës së sotme.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, mbështetur në inteligjencë informative, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Në Rrugën e Kokonozëve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin A. O., 32 vjeç, dhe pasagjer shtetasin G. K., 35 vjeç.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet i kaluan Prokurisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
#angazhimpërkushtimsakrificë👮♂️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮♂️🤝🙍♂️
Si reagoi Ronaldo kur e kuptoi se ishte në stol me Zvicrën? E zbulon shoku i skuadrës: Ja çfarë tha
Lënia në stol e Cristiano Ronaldos në ndeshjen e Portugalisë me Zvicrën bëri bujë të madhe.
Sot u përfol se CR7 mund të largohet nga Kombëtarja, ndërsa për të shuar dilemat mendoi vetë Federata e luzitanëve.
Shoku i ekipit, Otavio mohoi që diçka e tillë të jetë e vërtetë dhe zbuloi pak nga ngjarjet në dhomat e zhveshjes.
“Cristiano është kapiteni ynë edhe nëse është në pankinë. Ai është një kapiten i vërtetë dhe ne të gjithë ndjekim shembullin e tij, edhe kur ai nuk luan.
A e dini se çfarë bëri kur zbuloi se nuk do të luante? Ai foli me ne në dhomën e zhveshjes dhe na inkurajoi, veçanërisht Goncalo Ramos, i cili luajti në vend të tij.
Ai kurrë nuk tha se mund të na linte” – Tha ai.
Aksioni “blic” i forcave speciale, por s’gjetën asnjë gjurmë të Ervis MartinajtKu është Ervis Martinaj? Policia e Shtetit duke nisur nga mbasditja e djeshme ka zhvilluar disa aksione të shpërndara në qytete të ndryshme.
Në mesditë dhe mbrëmë gjatë natës janë ushtruar kontrolle në dhjetëra banesa në qytetet si Vlorë, Shkodër, Tiranë, Fushë-Krujë, Kurbin, Durrës, Elbasan dhe Cërrik.
Në Shkodër është kërkuar për disa personazhe të njohur të botës së krimit. Policia ka ushtruar në disa banesa në zonën e Kurbinit dhe Fushë-Krujës, me shpresën e gjetjes së gjurmëve të Ervis Martinaj.v
Rama, me avionin privat të Pacollit në Belgjikë dhe Azerbajxhan. Çfarë fiton biznesmeni në këmbimPak orë pas samitit Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor që u mbajt në Tiranë, kreu i qeverisë shqiptare mori rrugën sërish dhe u nis drejt Belgjikës.
Të mërkurën ai u shfaq në një takim informal në Bruksel në krah të presidentit maqedonas dhe kryeministrit në detyrë të Malit të Zi në një sesion diskutimesh rreth samitit të Tiranës.
Dhe siç e ka bërë zakon ai nuk zgjodhi të udhëtojë me një avion komercial, por me një avion charter.
Kësaj here nuk preferoi të fluturojë me “Ismailin” e tij, por me avionin privat të biznesmenit Behxhet Pacolli.
Burime të Zoom.al bëjnë të ditur se pasi qendroi një natë në Bruksel nën shoqërinë edhe të biznesmenit Pacolli kryeministri Rama mëngjesin e sotëm udhëtoi drejt Bakusë në Azerbajxhan.
Sërish për udhëtim shfrytëzoi avionin e biznesmenit Pacolli. Ky i fundit është i njohur për marrëdhëniet e veçanta me politikanët e Azerbajxhanit, teksa një vit më parë media ndërkombëtare e cilësuan edhe si sekser të ish-presidentit azerbajxhanas.
Nga një anë kjo duket si diçka e mirë për qytetarët shqiptarë, pasi Rama për herë të parë nuk përdori paratë e taksapaguesve shqiptarë për të fluturuar në këtë udhëtim të gjatë me disa ndalesa.
Por në fakt edhe kjo predispozitë e Pacollit për të harxhuar lekët e tija për Ramën ngre hije dyshimi.
Dhe natyrishëm për këtë rast lindin një sërë pyetjesh që kërkojnë përgjigje.
Çfarë përfiton Pacolli në këmbim nga Rama për këtë shërbim që i ka dhënë.
Ai është biznesmen dhe llogaritë i bën mirë, për çdo investim apo para të harxhuar ai pret fitimin pas.
Ndaj çfarë mund t’i ketë premtuar Rama atij, veç faktit se i ka dhënë të drejtën për të ndërtuar aeroportin ndërkombëtar të Vlorës?
Populli thotë se dardha e ka bishtin pas, ndaj për ta mësuar interesin e Pacollit në këtë rast duhet të presim dhe të shohim se cila është “llomka” e radhës që Rama do ti jap politikanit-biznesmen nga Kosova.
Punime në rrjet, OSHEE: Nga nesër në këto qytete nuk do ketë energji elektrikeOSHEE ka bërë me dije se në disa qytete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike si pasojë e punimeve në rrjetin e tensionit të lartë.
Njoftimi:
Investim i OST në pjesën 110kV të Nst Kuçovë, zonat e Berat-Fier që preken nga stakimi 07:00-12:00
Bazuar mbi kontratën e investimit në pjesën 110kV të Nst Kuçovë nga ana e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST Sh.A), disa zona do të preken nesër nga kufizimi i energjisë elektrike.
Konkretisht, të premten, datë 9 dhjetor, ora 07:00-12:00, për shkak të punimeve në rrjetin e tensionit të lartë do të stakohet energji elektrike në zonat rreth rajoneve Berat, Kuçovë, Çorovodë dhe Fier.
Zonat që preken në orarin e cituar në njoftim janë:
Berat
Pjesërisht qyteti Berat dhe fshatrat Velabisht, Rroshnik, Vodicë, Bregas, Duhanas, Kostren, Remanic, Starovë, Otllak, Lumas, Moravë, Orizaj, Kutalli, Drenovicë, Samaticë, Rërza, Pobrat, Çukalat dhe Slanicë
Pjesërisht qyteti i Poliçanit, Çorovoda dhe fshatrat Bargullas, Nishovë, Novaj, Provonik, Kalluç, Mbrakull, Tërpan, Torozhan, Çerenisht, Nishicë, Veleshnjë, Potom, Çepan, Backë, Kreshovë, Lepan, Leshnjë, Gjorgovë, Tomorricë, Store, Vërzhezhë, Munushtire, Kakruk, Vendreshe, Spatharë, Krorëz, Dobrushë dhe Bogovë
Kuçovë
Pjesërisht: disa lagje të qytetit dhe fshatrat Sinjë, Perondi, Poshnjë, Kozarë, Tapi, Çiflik, Gegë, Avaleas, Arrëz, Bozok, Salc-Kozarë, Ferras, Drizë, Frashër, Dikater, Guri i Bardhë, Goricë, Syzes, Malas-Grop, Banaj, Gajd, Sheq, Vokopol, Skrevan, Lagjet: Qylet, Pellumbas, Qamic, Goricë, Manastir, Cobot,
Fier
Pjesërisht: Roskovec, Driz, Driz, Vidhisht, Kurjan, Velmish, Vlosht, Ngjeqar dhe Strum.