Aplikacion
Gruaja shtatzënë e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj këtë të mërkurë në oborrin e QKUK-së, kishte pasur urdhër-mbrojtje nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
Këtë bëri të ditur këshilltarja e Albulena Haxhiut në Ministrinë e Drejtësisë, Nazlie Bala.
E pyetur se a është dashur që e ndjera të ketë qenë e mbrojtur në kohën sa ishte në hapësirat e QKUK-së, Bala tha se nuk i di të gjitha detajet e procedurave të mbrojtjes.
“Sipas informacioneve që i kemi e ndjera ka pasur urdhër-mbrojtje nga Gjykata Themelore në Ferizaj”, ka thënë ajo për Rtv Dukagjini.
Gazeta Express e ka konfirmuar nëpërmjet kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmeti se e ndjera ishte Hamide Magashi nga fshati Llugagji i Lipjanit.
Ndërkaq, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Gazetën Express ka thënë se dyshimet e para sugjerojnë së bëhet fjalë për vrasje.
Familjarët e gruas së ndjerë, kanë thënë se ajo kishte pasur në vazhdimësi probleme me bashkëshortin e saj, i cili dyshohet të jetë ai që i dha fund jetës së saj.
Magashi priste që të lindte nesër në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
Osmani: Sonte vajton një Kosovë për gruan që s’arriti të bëhet nënëPresidentja Vjosa Osmani reagoi pas aktit makabër të vrasjes së një gruaje 35-vjeçare, e cila po priste për të lindur fëmijën e saj të parë.
Osmani shkroi se sonte vajton Kosova për një grua që s’arriti të bëhet nënë dhe për një jetë të palindur.
“Një krim makabër e çnjerëzor. Një tjetër ‘burrë’ që nuk mund të quhet qenie njerëzore, por që ia mori jetën gruas dhe fëmijës që do të bëhej gëzimi e jeta e nënës. Sonte mungojnë fjalët se ato i ka zëvendësuar dëshpërimi. Sonte është e vështirë të mendosh se ka shpresë! Por, sonte shpresa e besimi janë më të nevojshme se kurrë. Kjo valë kriminale e ky femicid ndaj grave duhet të marrë fund. Në sprovë jemi jo vetëm si shtet, por edhe si shoqëri. S’ka më arsyetime e justifikime. Jeta e vajzave dhe grave, sikurse e çdo qytetari tonë është e shenjtë”, shkroi Osmani.
Më tej vijoi:
“Borxhi ynë ndaj viktimave të dhunës, jetëve të palindura e jetëve të ndërprera pa të drejtë është një dhe i vetëm: Drejtësi”, deklaroi Osmani.
Vrasja e gruas shtatzënë, Kurti: E papranueshme!Pas vrasjes së një gruaje shtatzënë para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK ka reaguar kryeministri Albin Kurti. Humbjen e dy jetëve, ai e ka quajtur vrasje mizore.
Kurti e ka titulluar reagimin e tij “Dy engjëj në qiellin e pistë”.
“Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë. U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër”, shkroi Kurti.
Kurti tha se armiqtë e shqiptarëve do të jenë duke menduar se tani janë edhe dy shqiptarë më pak, teksa e ka quajtur të papranueshme dhe të padurueshme ngjarjen e sotme.
“Gruaja ishte shtatzënë. Rreth 35 vjeç, as në gjysmë të jetës së saj. E fëmija që ajo donte ta lindte as nuk e filloi jetën. Vrasës mizor. Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte. Edhe një burrë që vret një grua. E cila tash është e jona, e të gjithë neve. Bashkë me foshnjen e palindur të saj. Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë. E papranueshme dhe e padurueshme”, ka shkruar ai.
Fjalët e fundit të 35-vjeçares që u vra nga burri: Pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte…Sot në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjegjësisht para Klinikës së Gjinekologjisë, rreth orës 18:00 ndodhi një vrasje e rëndë që e tronditi opinionin.
Sipas burimeve, një grua 35-vjeçare që kishte shkuar për ta lindur foshnjën e saj në Klinikën e Gjinekologjisë, u qëllua me dy plumba nga ish-bashkëshorti i saj, shkruan Klan Kosova.
Vrasja e saj ndodhi pikërisht në oborrin e kësaj klinike ku ka pasur edhe kalimtarë rasti.
Klan Kosova ka rënë në kontakt me një dëshmitare e cila i ka dëgjuar fjalët e fundit të viktimës para se ajo të vritej.
“Po, më duket se ka qenë shtatzënë sepse ka bërtitur: ‘pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte’”.
“Ai veç e ka nxjerrë alltinë prej xhepit dhe e ka qëlluar dy herë”, ka shtuar dëshmitarja.
Menjëherë pas raportimeve për vrasjen e gruas shtatzënë, Klan Kosova e ka kontaktuar Policinë e Kosovës e cila ia ka konfirmuar vrasjen.
“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35-vjeçare”.
“Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, ka thënë zyrtarja e për Informim e Policisë, Flora Ahmeti.
Më vonë, lajmin se viktima u qëllua për vdekje në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë e konfirmoi edhe vetë Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.
Urdhëroi rrëmbimin e Jan Prengës, kapet në Spanjë Gentian FuniqiNjë tjetër person i shumëkërkuar është arrestuar në Spanjë. Shtetasi Gentjan Funiqi, alias Gentjan Martini, alias Festim Olomani, u kap gjatë një operacioni mes Policise spanjolle e asaj shqiptare .
Ne momentin e kapjes ai është prezantuar si shtetas bullgar me dokumente te falsifikuara me emer Rayko Ivanov dhe kishte edhe droge me vete.
Funiqi dyshohet se ka qenë ai që ka urdhëruar rrëmbimin e Jan Prengës në Kamzë në vitin 2020.
40-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”.
Njoftimi i policise:
Policia e Shtetit
Finalizohet, brenda 24 orëve të fundit, një tjetër operacion ndërkombëtar për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Operacioni policor i koduar “Seville” u zhvillua nga Policia spanjolle, në bashkëpunim me Policinë shqiptare.
Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale, mes Policisë së Shtetit dhe Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja në Spanjë dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i një shtetasi shqiptar shumë të kërkuar, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime kundër personit.
I shumëkërkuari qarkullonte në Spanjë, me dokumente të falsifikuara.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara në bashkëpunim me homologët, falë punës hetimore të kryer nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, për lokalizimin dhe kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë shkëmbimit të informacionit në kohë reale, me homologët spanjollë, në kuadër të operacionit “Seville”, u kap nga Policia spanjolle dhe u arrestua, me qëllim ekstradimi, shtetasi i shumëkërkuar G. F. alias G. M. alias F. O., 40 vjeç, nga Shkodra.
Ky shtetas, në momentin e kapjes nga Policia, mbante një kartë identiteti bullgare të falsifikuar, me gjeneralitete R. I., dhe një sasi lënde narkotike, të cilat janë sekuestruar nga Policia.
40-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”.
Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në vitin 2020, në Kamzë, Tiranë, ka marrë peng shtetasin J. P.
Interpol Tirana po punon për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë.
Tronditet Prishtina! Kjo është gruaja shtatzënë që u vra sot me armë në spitalTronditëse ajo çfarë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në oborrin e maternitetit të Prishtinës.
Një 35-vjeçare shtatzënë mbeti e vrarë rreth orës 18:00 para QKUK-së. Dyshohet se e ndjera humbi jetën prej të shtënave me armë zjarri nga bashkëshorti i saj.
Burime bëjnë me dije se viktima është Hamide Magashi nga komuna e Lipjanit. Ndërsa, autori i dyshuar i këtij krimi Sokol Halili, nga komuna e Shtimes.
Magashi ishte në javët e fundit të shtatzënisë dhe ndodhej e shtruar në Gjinekologji.
Sipas burimeve, ata ishin në proces divorci.
Ky është Sokol Halili, që dyshohet se vrau me armë gruan e tij shtatzënëNjë vrasje tronditëse ka ndodhur rreth orës 18:00 në hapësirat e QKUK-së, Prishtinë, saktësisht para spitalit të Gjinekologjisë.
Burime bëjnë me dije se i dyshuari Sokol Halili i ka marrë jetën bashkëshortes së tij 35-vjeçare, shtatzënë.
Më poshtë deklarata e plotë e Policisë:
Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç.
Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje.
Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.
Kishte shkuar për të lindur, dy plumba në kokë i morën jetën 35-vjeçares së bashku me foshnjënDetaje të reja kanë dalë nga mediat kosovare mbi vrasjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në oborrin e maternitetit në Prishtinë.
Bëhet me dije se burri, Sokol Halili ka vrarë gruan e tij shtatzënë. Mësohet se autori i ngjarjes së rëndë e ka qëlluar gruan me armë në kokë, teksa kanë qenë dy plumba fatalë që i kanë marrë jetën.
E reja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes së bashku me fëmijën e saj.
Ndërkohë që mësohet se autori është shpallur në kërkim.
Berisha “injoron” policinë për vendin e protestës: Mblidhemi tek Bulevardi Dëshmorët e KombitSali Berisha pasditen e sotme ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë nr.5 në Tiranë. Ai i bëri thirrje të gjithëve që t’i bashkohen protestës së thirrur më 6 dhjetor, datë kur liderët e BE-së do të mblidhen në Tiranë. Pavarësisht përgjigjes së policisë, e cila nuk i dha leje opozitës për të protestuar përballë kryeministrisë për shkak të perimetrit të sigurisë, Berisha tha se do të mblidhen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Berisha: Ne jemi në rrugë dhe shesh për të protestuar kundër Edi Ramës dhe regjimit të tij. Ne dalim më datën 6 për t’i thënë liderëve të Evropës se ky nuk përfaqëson popullin shqiptar dhe se ky është një armik i të gjitha vlerave themelore mbi të cilat janë ndërtuar shoqëritë e lira, armik i votës, kulturës dhe pasurive publike.
Berisha tha se më 6 dhjetor ai që i thotë vetes shqiptar, nuk mund të jetë askund tjetër veçse në protestë kundër Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet.
Berisha: Çdo demokrat dhe demokrate e ka për detyrë më shumë se asnjëherë tjetër të bëjë çdo përpjekje për tu gjetur në orën 12 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Perimetri i sigurisë i lajmëruar nga policia:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në Bulevardin “Bajram Curri” përfshirë sheshin “Nënë Tereza”.
Rruga “Gjergj Filipi” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri tek kryqëzimi me rrugën “Papa Gjon Pali II”.
Rruga ” Lek Dukagjini” në gjithë gjatësinë e saj.
Rruga “Dervish Hima”, rruga “Sheh Ahmet Pazar”, rruga “Faik Konica”, rruga “Skerdilajd Llagar –
Rruga “Papa Gjon Pali II” në gjithë gjatësinë e saj, rruga Asim Zeneli, rruga “Themistokli Germenji”, rruga “Mustafa Matohiti”, rruga “Jul Variboba”, rruga Fatmir Haxhiu”.
Rruga “Ismail Qemali”, nga rruga e “Elbasanit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ibrahim Rrugova”.
TRAGJIKE/ Burri vret gruan shtatzënë në oborrin e spitalit në KosovëNjë vrasje raportohet të ketë ndodhur sot në oborrin e QKUK-së në Prishtinë.
Sipas burimeve nga mediat në Kosovë, dyshohet se viktima është një grua, e cila ka qenë e shtruar në gjinekologji të QKUK-së.
Gjithashtu bëhet me dije se ajo ka qenë shtatëzënë dhe dyshohet të jetë vrarë nga burri i saj, ndërkohë nuk ka detaje shtesë rreth ngjarjes së rëndë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.