Aplikacion
Një 65-vjeçar është arrestuar nga forcat e policisë në plazhin e Golemit. Mësohet se në momentin e arrestimit, në banesën e tij në fshatin Karpen, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një armë kallashnikov dhe 2 karikatorë.
Ismail Sopi është prangosur nën akuzën e armëmbajtjes pa leje. Ai sapo ishte kthyer nga Italia dhe dyshohet se kishte konflikte me banorë të zonës.
Ndërhyrja e policisë ka shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm pasi kishte dyshime se 65-vjeçari armën do ta përdorte për të qëlluar ndaj një personi në zonë.
Medvedev paralajmëron NATO-n për furnizimin me bateri në UkrainëIsh-presidenti rus Dmitry Medvedev
paralajmëroi sot NATO-n që të mos i japë Ukrainës bateritë kundërajrore Patriot dhe e quajti Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut një “entitet kriminal”.
“Nëse, siç ka lënë të kuptohet (Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens) Stoltenberg, NATO furnizon fanatikët ukrainas me sisteme Patriot së bashku me personelin e NATO-s, ata do të bëhen menjëherë një objektiv legjitim i forcave tona të armatosura”, shkroi Medvedev në Telegram.
Nga mesazhi i tij nuk ishte e qartë nëse sistemet Patriot, forcat ukrainase apo personeli i NATO-s do të ishin në shënjestër.
Tërmeti shkund përsëri Greqinë, ja sa ishte magnitudaNjë tërmet veçanërisht i dukshëm në Athinë ka ndodhur në orën 22:07(me orën lokale).
Sipas vlerësimeve të para, tërmeti ka qenë me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter dhe ka ndodhur në rajonin e Evias jugore.
Tërmeti ishte i gjatë dhe gjëmues.
Sizmologu Akis Tselentis raportoi se lëkundjet kanë ndodhur në të njëjtin vend ku ka rënë tërmeti në mëngjes, ndërsa vlerëson se nuk duhet të presim lëkundje më të forta.
Nga ana e tij sizmologu Gerasimos Papadopoulos tha se është ndjerë fuqishëm dhe se fenomeni është shqetësues.
Kujtohet se tërmete të njëpasnjëshme prej më shumë se 4 Rihter kanë ndodhur në Evian Jugore mëngjesin e së martës dhe ky tërmet konsiderohet si vazhdimësi e të njëjtit fenomen.
Lëkundjet e mëngjesit shkaktuan çarje në shtëpi në Evia dhe shqetësim të madh te banorët.
Vendim i Bordit të Transparencës 29.11.2022
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 29 Nëntor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 191 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 179 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 112 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 30 Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se i vjen keq që ka marrë vendimin që Serbia të braktisë minierat e litiumit dhe se për shkak të kësaj ai “ndihet si presidenti më budalla në botë”.
Nga ana tjetër duke komentuar protestat e organizuara nga aktivistët ekologjikë jashtë ndërtesës së Qeverisë së Serbisë në Beograd, Vuçiç i tha Pink TV se vendimin nuk e ka marrë qeveria, por ai personalisht.
“Nuk e kuptoj pse protestuan para qeverisë. Kur të protestojnë duhet të protestojnë para presidencës dhe unë do t’u drejtohem dhe do t’u them me mirësjellje se janë ata që po shkatërrojnë vendin. Çmimi i litiumit sot është 82,500 dollarë për ton dhe rezervat tona të litiumit kapin vlerën e 100 miliardë”, vuri në dukje ai, duke shtuar se qyteti i Loznicës do të përfitonte 5 miliardë euro nga minierat e litiumit, por se qytetarët besonin në teoritë e konspiracionit dhe se udhëheqësit e protestës “u shpërblyen nga fondacionet e huaja”.
“Udhëheqësit i morën paratë dhe e shkatërruan vendin bashkë me ne që ishim budallenj dhe naivë për të pranuar këtë paturpësi dhe këtë “forcë” që mendonte se mund të bënte gjithçka dhe më vjen keq për këtë”, tha presidenti serb.
BE zbulon 2.2 mld euro mashtrime tatimore, Shqipëria pjesë e “listës së zezë”Bashkimi Evropian njoftoi sot se ka zbuluar një mashtrim ndërkombëtar tatimor që arrin vlerën e 2.2 miliardë eurove.
Në këtë mega mashtrim janë përfshirë mbi 600 persona nga 27 vende të total.
Sipas mediave të huaja, Shqipëria është pjesë e listës së zezë të 27 vendeve, ku BE-ja ka zbuluar mashtrime tatimore.
Sipas Zyrës së Prokurorit Publik Evropian (EPPO), më shumë se 600 njerëz janë përfshirë në atë që “besohet të jetë mashtrimi më i madh me TVSH, që është hetuar ndonjëherë nga BE-ja.
Prokurorët zbuluan një rrjet “veprimtarish kriminale” që vepronin në pothuajse të 27 vendet anëtare të BE-së dhe më gjerë: përfshirë Shqipërinë, Kinën,, Serbinë, Singaporin, Zvicrën, Turqinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
Kërkimet u kryen në gjashtë vende anëtare të BE-së në mes të tetorit, ndërsa 200 kërkime të tjera u kryen në 14 vende të tjera të BE-së të martën: Belgjikë, Qipro, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Itali, Lituani, Luksemburg, Holandë , Portugalia, Rumania, Sllovakia dhe Spanj
Hetimet e BE-së nisën në prill 2021, kur Zyra e Prokurorit Publik Evropian u thirr për të ndihmuar autoritetet në Portugali të hulumtonin një aferë që fillimisht dukej të ishte një rast i vogël.
Bëhej fjalë për një kompani me qendër në qytetin e Coimbra, e cila shiste celularë dhe pajisje të tjera elektronike dhe dyshohej se nuk paguante TVSH.
Ndërsa kontrolli i dokumenteve dukej se ishte në rregull, Zyra e Prokurorit, me mbështetjen e Europolit dhe agjencive kombëtare të zbatimit të ligjit, hetoi më tej dhe zbuloi një skemë të gjerë, masive mashtrimi.
“Unë besoj se ky është mashtrimi më i madh i TVSH-së në Evropë që është zbuluar deri më tani,” tha kryeprokurorja e Evropës Laura Kövesi.
Rikthehen reshjet/ Parashikimi i motit për ditën e MërkurëShërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon një përkeqësim të kushteve meteorologjike për vendin tonë, ditën e nesërme.
Moti parashikohet i vranët në të gjithë territorin, shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 1000 metër, reshjet e shiut do të konvertohen në reshje dëbore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare 3-10m/sek.
Në bregdet e lugina era fiton intensitet dhe bëhet e fortë me shpejtësi që arrinë deri në 12-16m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 deri në 5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore -2 deri 7°C
në zona e ulëta -1 deri 15°C
në zona bregdetare 5 deri 15°C
Një zyrtar i lartë në Katar tha sot se numri i punonjësve që kanë humbur jetën duke ndërtuar stadiumet e Kupës së Botës është “mes 400 e 500”, pas përmendjes së shpeshtë në media të kushteve të rënda ku kanë punuar punëtorët, kryesisht refugjatë aziatikë, për realizimin e infrastrukturës së kampionatit botëror.
Shifra e sotme është më e larta e pranuar ndonjëherë nga autoritetet në Katar, edhe pse spekulimet e mediave flasin për disa mijëra punëtorë të vdekur.
Pranimi u bë gjatë një interviste të Hassan al-Thawadi, sekretar i përgjithshëm i komisionit të prokurimeve në vend.
Grupe të të drejtave të njeriut kritikonin prej kohësh vendin e Lindjes së Mesme për kushtet e punës dhe strehimit të punonjësve emigrantë që ndërtuan stadiume me vlerë më shumë se 200 miliardë dollarë për turneun.
Gazetari britanik Piers Morgan pyeti Mr al-Thawadi: “Sa do të ishte totalja e ndershme që do të thonit ju, për numrin e emigrantëve që kanë vdekur duke punuar në stadiumet?’
Zoti al-Thawadi u përgjigj: “Llogariten rreth 400, mes 400 e 500… nuk e kam shifrën e saktë, është diçka për të cilën po diskutojmë”.
Raportime të këtij komiteti nga viti 2014 deri në fund të 2021 përfshijnë vetëm vdekjet gjatë ndërtimit apo rinovimeve të stadiumeve ku po zhvillohet aktualisht Kupa e Botës.
Raportime të këtij komiteti nga viti 2014 deri në fund të 2021 përfshijnë vetëm vdekjet gjatë ndërtimit apo rinovimeve të stadiumeve ku po zhvillohet aktualisht Kupa e Botës.
Vasili: Europa duhet ta dijë, po shpopullohen shkollat! Rama propagandë të degraduarNënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me uljen e numrit të nxënësve në vend.
Përmes një mesazhi në ‘FB’ Vasili thekson se Europa duhet të dijë se dhjetëra nxënës kanë braktisur shkollat.
“Sinjali SOS! Europa duhet ta dije se dhjetra mije nxenes jane me pak ne shkolla e gjimnaze! Europa duhet ta dije se, tragjedia e shpopullimit te Shqiperise eshte cdo dite, cdo ore, cdo sekonde ajo qe po zhbën Shqiperine. Europa duhet ta dije se : Plot 17 mije e 543 nxenes me pak se sa, nje vit me pare. Mungojnë 11 146 fëmijë të moshës shkollore 6-15 vjeç, ndërsa në shkollat e mesme numri është ulur me 6400 gjimnazistë. Në arsimin parauniversitar rreth 346 mijë nxënës, kur vitin e shkuar ishin 363 mijë. Brenda 3 viteve shkollore nga 2020-2021 deri në vitin 2022-2023 numri i nxënësve është ulur përafërsisht me 45 mijë. Rënia më e madhe vjet ishte në gjimnaze, me 17 813 nxënës më pak se në vitin shkollor 2020-2021. Europa duhet ta dije se çdo propagande e degraduar narkotike e Edi Rames asgjesohet ne çast perpara ketyre shifrave te tmerrshme”, shkruan Vasili.
Holanda argëtohet me Katarin dhe kualifikohet në fazën tjetër, avancon edhe Senegali | VIDEOHolanda e Louis van Gaal kualifikohet me klas, duke shëtitur kundër një Katari të nënshtruar, duke fituar 2-0 me një gol në secilën pjesë.
Gakpo, i cili shënoi golin e tij të tretë në po aq ndeshje në Kupën e Botës, dhe de Jong firmosi fitoren që i dha atij rrjetën e parë dhe vend e parë në grup “Tulipanëve”.
Holanda e përfundoi me 7 pikë fazën e grupeve, përpara Senegalit dhe tani presin vendin e dytë të Grupit B në fazën e 16-të.
Nokauti i tretë dhe zero pikë për organizatorët e Botërorit, asnjëherë të rrezikshëm.
Në ndeshjen tjetër Senegali, fiton 2-1 përballjen direkte me Ekuadorin. Në Doha, kampionët e Afrikës kaluan në avantazh me penalltinë e Ismaila Sarr në minutën e 44-të, më pas Caicedo barazoi në pjesën e dytë (68′).
Golin kualifikues për djemtë e Cissé e shënoi mbrojtësi i chelsea-t, Koulibaly, i cili në minutën e 70-të tundi rrjetën në zhvillimet e një goditje të lirë. /zoom.al/