Aplikacion
Mbi 50 milionë zogj kanë ngordhur pas një shpërthimi rekord të gripit të shpendëve në Shtetet e Bashkuara, sipas Departamentit të Bujqësisë (USDA).
Totali i 50.54 milionë zogjve të këtij viti, duke përfshirë pulat dhe gjelat, ka tejkaluar nivelin më të lartë të 2015-ës.
Ndërsa rreziku për njerëzit është i ulët, autoritetet kanë paralajmëruar se duhet të merren masa sigurie për shpendët.
Sëmundja përhapet nga zogjtë e egër të cilët e transmetojnë virusin përmes puplave, feçeve dhe kontaktit të drejtpërdrejtë, shkruan BBC.
Në një njoftim të 3 nëntorit në lidhje me shpërthimin e vazhdueshëm, Qendrat e SHBA për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) tha se ndërsa rreziku për publikun e gjerë mbetet i ulët, ajo po këshillon amerikanët të marrin “masa parandaluese”, të tilla si shmangia e kontaktit të drejtpërdrejtë me zogjtë e egër dhe shmangia e kontaktit të pambrojtur me shpendët për të parandaluar përhapjen e sëmundjes te njerëzit, kafshët shtëpiake, zogjtë dhe kafshët e tjera.
Ndërsa rastet e infeksioneve njerëzore janë të rralla, faqja e internetit e CDC-së paralajmëron se virusi mund të përhapet kur ajri nëse futet në sytë, hundën ose gojën e një personi ose thithet.
“Bentley”, “Mercedes” e “Audi” të mbuluar kuqezi/ Si e festuan shqiptarët Pavarësinë në Tiranë?Shqipëria feston këtë të hënë 110-vjetorin e pavarësisë, e cila është shoqëruar me urime të shumta të faktorëve politikë të vendit tonë, por edhe të huaj që në orët e hershme të paradites sotme.
Me këtë rast u zhvillua edhe një koncert madhështor në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, prej nga Dua Lipa ftoi të gjithë të pranishmit të festojnë së bashku festën e Pavarësisë, ndërsa i falënderoi të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë.
Festimeve, nuk kanë ngurruar t’iu bashkohen edhe qytetarët e tjerë, të cilët kanë “marshuar” në rrugët e kryeqytetit me automjetet e tyre.
Në një video të siguruar nga LSA, duket qartë se ndër makinat e përdorura nga shqiptarët janë ndër markat më luksoze, si “Bentley”, “Audi” dhe “Mercedes Benz”.
Vdes papritur në lokal 55-vjeçari nga KorçaNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. 55-vjeçari Gj.M ka ndërruar jetë papritur në ambientet e një lokali.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, në lagjen nr.16.
Sipas policisë nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas, mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
Surprizat e padëshiruara të motit/ KUJDES ditën e mërkurë, ja çfarë pritetJava e fundit e nëntorit ka nisur nën ndikimin e vranësirave dhe kthjellimeve, por dy ditët e para do të jenë veçanërisht të ftohta, si pasojë e masave ajrore të ftohta me origjinë nga veriu i Europës.
Metereologia e Meteoalb, Lajda Porja bën me dije se deri ditën e mërkurë moti do të jetë përgjithësisht i kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta. Në të njëjtën ditë do të shtohen vranësirat, duke bërë që deri të premten një pjesë e mirë e territorit të rrezikohet nga reshjet e shiut dhe në zonat malore nga reshjet e dëborës.
Fundjava pritet të ketë shtim të vranësirave duke risjellë reshje shiu dhe dëbore në zonat malore.
Në dy ditët e para të javës tenperaturat minimale do të jenë -4 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa maksimalet pritettë ngjiten jo më shumë se 13 apo 14 gradë.
Nga e mërkura e në vazhdim pritet një rritje graduale e temperaturave deri në vlera minimale pozitive. Vlerat maksimale do të ngjiten në 16-17 gradë Celsius.
Pjesa e dytë e javës pritet të sjellë gjithashtu shtim të intensitetit të erës dhe dallgëzim të lartë në brigjet detare.
Edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut deri ditën e mërmurë parashikohen ktjellime, ndërsa në vazhdim reshje shiu dhe bore.
Në Kosovë vlerat minimale janë -5 gradë dhe maksimalet jo më shumë se 9 apo 10 gradë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut minimalet -3 gradë, ndërsa maksimalet po 10 gradë Celsius.
Mori nënshtetësinë shqiptare, mediat greke jehonë lajmit: Ylli i popit…Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje lajmi pasi Dua Lipa mori pasaportën shqiptare.
“Ylli i popit Dua Lipa merr nënshtetësinë shqiptare. Ambasadore e shqiptarëve në mbarë botën me muzikën e saj”, shkruajnë mediat greke.
Artikulli më tej vijim: Presidenti shqiptar Bajram Begaj i dha nënshtetësinë shqiptare yllit britanik të popit me origjinë shqiptare, Dua Lipa ,për rolin e saj në përhapjen e famës së shqiptarëve ndërkombëtarisht përmes muzikës së saj.
Ndërkohë në 110-vjetorin e Pavarësisë, Dua Lipa ka zhvilluar një koncert në Tiranë, duke e mbyllur turin e saj siç ajo vetë theksoi, në kryeqytetin shqiptar.
Primaret ndezin sherrin mes demokratëve në Laç, policia zbardh sherrim me të shtënaPolicia e Kurbinit ka reaguar në lidhje me të shtënat me armë zjarri që u shënuan mbrëmjen e sotme, në qendër të Kurbinit mes kandidatëve të primareve të PD-së në afërsi të degës së Partisë Demokratike në Laç.
Autor i të shtënave është Van Rica 53, i cili është shpallur në kërkim nga policia pasi ka qëlluar në ajër më armë zjarri.
Rica akuzohet për “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Policia bën me dije se shpallja në kërkim e Ricës është bërë rreth orës 17:30, pasi Policia e Kurbinit ka marrë njoftim për një konflikt, gjatë së cilit, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri.
Mësohet se në degën lokale të PD-së në Laç po zhvillohej një mbledhje mes demokratëve.
Gjatë mbledhjes ka pasur një debat mes shtetasve Kastriot Markut dhe një anëtari, mbështetës i një kandidati tjetër primar, nga ky subjekt politik, për Kurbinin. Në debat e sipër, Van Rica ka qëlluar me armë zjarri në korridor dhe është larguar menjëherë nga ambientet e degës së subjektit politik.
Konflikti ka nisur në lidhje me mosmarrëveshjet që kandidatët e primarëve kanë pasur me njëri tjetrin.
Për pasojë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas të pranishëm gjatë konfliktit, për t’i marrë në pyetje, ndërsa vijon puna intensive për kapjen e Van Ricës. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën Van Rica tashmë i shpallur në kërkim, dyshohet se ka qëlluar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë
Kurbin / Qëlloi me armë zjarri, gjatë një konflikti, Policia shpall në kërkim shtetasin V. R.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasin V. R., 53 vjeç, , për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi, rreth orës 17:30, Policia e Kurbinit ka marrë njoftim për një konflikt, gjatë së cilit,një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku ka rezultar se:
Dega lokale e një subjekti politik, në Kurbin po zhvillonte një mbjedhje dhe gjatë saj, ka pasur një debat mes shtetasve K. M. ( P), dhe një anëtari, mbështetës i një kandidati tjetër primar, nga ky subjekt politik, për Kurbinin.
Në debat e sipër, shtetasi V. R. ka qëlluar me armë zjarri në korridor dhe është larguar menjëherë nga ambientet e degës së subjektit politik.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas të pranishëm gjatë konfliktit, për t’i marrë në pyetje dhe vijon puna intensive për kapjen e shtetasit V. R.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën shtetasi V. R., tashmë i shpallur në kërkim, dyshohet se ka qëlluar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.
DETAJET/ Plumbat në Laç, “plasi” gjatë mbledhjes së degës lokale të PD në KurbinTë shtëna me armë zjarri në qiell janë shënuar mbrëmjen e së hënës në sheshin e Laçit.
Autori është larguar nga vendngjarja. Nuk raportohet për të plagosur.
Konflikti ka ndodhur në afërsi të selisë blu në Laç. Sipas burimeve ka pasur një takim te kandidatëve të primareve të PD-së në selinë blu, ku dhe ka nisur sherri mes tyre.
Kandidatët e primareve të përfshirë në konflikt janë Alferd Dajci, Gjergj Oroshi, Behar Haxhiu, Lindita Toma.
Sakaq nuk dihet ende se cili prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Pritet njoftimi i policisë për më shumë detaje rreth ngjarjes.
Kërcet arma në Laç, autori “zhduket”Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e së hënës në sheshin e Laçit.
Mëesohet se autori është larguar nga vendngjarja. Ndërsa nuk raportohet për të plagosur.
Pritet njoftimi i policisë për më shumë detaje rreth ngjarjes.
Mbollën kanabis në një pyll, dënohen me burg katër shqiptarët në FrancëGjykata franceze ka marrë sot vendimin për dënimin e gjashtë personave, mes tyre katër shqiptarë, për prodhim të lëndëve narkotike.
Arrestimi i tyre erdhi pasi rreth 1100 rrënjët e kanabisi u gjetën në pyllin e Saumos (Gironde).
Plantacioni u zbulua në korrik të 2019 nga agjentë të Zyrës Kombëtare të Pyjeve.
Dy nga të arrestuarit u dënuan me njëzet e katër muaj burg, tetëmbëdhjetë prej të cilëve me kusht.
Organizatori i bandës u dënua me tre vjet e gjysmë burg ndërsa një tjetër u dënua me tre vjet burg.
Personi i pestë është dënuar në mungesë me katër vite burg, ndërsa për të fundit, gjykata ka vendosur 30 muaj arrest shtëpie.
Shqiptarëve u është ndaluar gjithashtu edhe hyrja në territorin francez.
Zi në familjen shqiptare në Francë, 13-vjeçarja bie nga kati pestëNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë.
Një 13-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga kati i pestë në një pallat në Ban-Saint-Martin Moselle, Francë.
Mediet franceze shkruajnë se ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e shtunën 26 nëntor.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja mbeten ende të paqarta.
Sakaq mësohet se viktima ishte fëmija i madh i familjes dhe se ka qenë një prej censeve më të dalluar të shkollës.