zoom

Day ArchiveGjermania barazon Spanjën, fati i kualifikimit mbetet i hapur

Gjermania mbetet në lojë për kualifikimit në fazën tjetër të Botërorit të Katarit, pas barazimit 1-1 që mori sot në ndeshjen e dytë të grupeve ndaj Spanjës, sfidë e luajtur në Al Bayt Stadium (Al Khor).

Spanjollët i dhanë të parët spanjollët me Dani Olmon, por ky i fundit nuk arriti dot të gjejë rrugën e rrjetës.

Të besuarit e Flick “tundën rrjetën” në fundin e pjesës së parë me Rudiger, por pas një rishikimi me VAR, goli u anulua për pozicion jashtë loje.

I futur në lojë në pjesën e dytë, Alvaro Morata dërgon në festë “Furinë e Kuqe”, pas një asisti të Albas (62’).

Në minutën e 73-të, Musiala pati shansin e artë për të vendosur ekuilibrat, por u tregua jo i saktë para porte. Gjermania rriti ndjeshëm presionin, rastet nuk munguan, fati nuk ishte me ta dhe këmbët duket sikur s’po iu përgjigjeshin më lojtarëve.Gjithsesi, pas shumë përpjekjesh do vinte barazimi i Fullkrug.

Me këtë rezultat, Panzerat kanë një pikë dhe mbajnë vendin e fundit. Ndeshja tjetër për ta është ndaj Kosta Rikës, me fitoren që është detyrim. Sfida tjetër e grupit E (ndeshja e 3-të e grupeve) do jetë ajo mes Japonisë (3 pikë) dhe Spanjës (4 pikë).

Sondazhet kryqëzojnë Braverman/Rezultate dërrmuese për kryeministrin Rishi Sunak

Sondazhi më i fundit ndaj kryeministrit dhe qeverisë së tij, rezulton katastrofik përballë opozitës laburiste në Britani, e cila duket se do jetë fituesja e zgjedhjeve të ardhshme kurdo që ato të bëhen.
Votuesit i besojnë opozitës në 11 nga 12 fushat kryesore të qeverisjes, që nga menaxhimi i kostos së jetës, shëndetësisë, BREXIT dhe e fundit por jo për nga rëndësia, çështjes së ndjeshme të emigracionit ilegal. Kur të anketuarave ju dhanë 17 emrat e politikanëve nga të gjitha partitë britanike, nëse kishin opinion pozitiv apo negative për ta, udhëheqësi i opozitës Sir Kier Stammer ishte ne krye, ndërkohë Ministrja e Brendshme, Suela Bravermamn,  u rendit e  parafundit në vendin e 16, kryesisht edhe për menaxhimin e krizës se emigracionit dhe retoriken e saj ndaj te huajve dhe shqiptarëve në veçanti.

Edhe për çështjet e emigracionit, tradicionalisht një pikë e fortë për konservatorët, votuesit me shumë i besojnë opozitës laburiste. Konservatorët janë  praktikisht në opinion e britanikeve në parti e lodhur, e përçarë e padisiplinuar, ku edhe sikur ekonomia të përmirësohet sërish nuk do përballojnë dot një opozite laburistë të detoksifikuar.

Ne terma futbolli, konservatoret janë si një ekipi që është në disavantazh të tre autogolave, në minutat e fundit të kohës së rregullt të ndeshjes,  edhe pse Boris Johnson thotë se asnjëherë topi nuk e kaloi vijën, dhe futja e Rishi Sunak, si kryeministër, si rezervë, jep rreze shprese për ndryshim rezultati vetëm në minutat shtesë të mbetura.

Qartazi shumë pak britanikë kanë besim se qeveria e re do ketë sukses me sfidat e reja, si stabiliteti financiar, kontrolli i inflacionit apo në suksesin e Brexit, pa folur pastaj për krizën e kalimeve ilegale me gomone në La Mansh apo për listat e pritjeve në spitalet britanike.

 

 

“Në Europë çmenden për të”, si ka ndryshuar biznesi i drogës në Spanjë dhe roli i shqiptarëve

Mediat spanjolle janë përqendruar tek trafiku i lëndëve narkotike duke pasqyruar edhe biznesin e drogës se si ka ndryshuar.

Në një artikull të publikuar bëhet me dije se Spanja është kthyer në vendin i cili gjithashtu i ka hapur dyert shqiptarëve.

Spanja duket po bëhet prodhuesi i madh i marijuanës.

Hetues dhe studiues kanë folur për media spanjolle duke treguar se klima e mirë, vendndodhja gjeografike e bëjnë Spanjën terrenin perfekt për krijimin e organizatave kriminale të drogës. Vendi shprehen ato është edhe xhevahiri në kurorën e prodhimit të marijuanës për shkak të cilësisë së lartë.

Por duket se harta e drogës në Spanjë po ndryshon dhe kjo pasqyrohet në të dhënat policore.

Nga marrësi i kokainës nga Amerika e Jugut ose i hashashit nga Maroku për t’u përhapur më vonë në pjesën tjetër të Evropës, Spanja po bëhet prodhuesi i madh i marijuanës.

“Nuk ka asnjë vend tjetër në Evropë që prodhon si kjo. Ai nga Spanja është më i miri”, shpjegon një studiues në luftën kundër trafikut të drogës.

Katalonja – së bashku me Andaluzinë – është në krye. Agjentët sekuestruan 17 tonë vitin e kaluar, 135% më shumë se një vit më parë. Marijuana rritet për rreth 1500 euro për kilogram dhe shitet për 9000 euro. Kultivimi i tij është i shpejtë dhe i lehtë. Mbillet, korret dhe nga Katalonia futet në kamionë, parcela postare, fugona ose makina me ngrohje për të mos u gjetur. Është praktikisht i pazbulueshëm për shkak të afërsisë së kufirit.

Por media spanjolle shkruan edhe për rolin e shqiptarëve:

Sjellja e një anijeje me “pluhur të bardhë” nga Amerika e Jugut kërkon shumë fonde. Dhe rrezik më të lartë. Marijuana është më e lehtë dhe u hap dyert këtyre organizatave, kryesisht shqiptarëve, për të bërë kapërcimin drejt lojës së madhe. Studiuesit kanë zbuluar se barërat e këqija janë vetëm trampolina.

Në Katalonjë, prodhimi, konsumi dhe eksporti i saj janë jashtë kontrollit. Mossos D’esquadra janë të mbingarkuar. Është brenda planit kombëtar të Brendshëm që të luftohet për të ndalur këtë zgjerim, por ky komunitet është vetëm një nga problemet. Levante, Costa del Sol, zona e ngushticës së Gjibraltarit apo Galicia vazhdojnë të jenë pika të nxehta dhe janë gjithnjë e më të rrezikshme.

Vite më parë, kur droga në Spanjë praktikisht ishte sinonim i kokainës dhe heroinës, dëmi kryesor ishte për shëndetin publik. Por tani shkon më tej. Ky “mutacion” i trafikut të drogës në Spanjë po lë imazhe më tipike për vende si Kolumbia. Larje hesapesh, luftëra ndër-organizative, rrëmbime, atentate, armë sulmi. Dita në të cilën droga Maradona në Marbella la kungimin e parë të djalit të tij ende rezonon, por ai nuk arriti kurrë në banketin që kishte përgatitur për të. Në mes të rrugës, një vrasës me pagesë e goditi me të shtëna për një borxh të papaguar.

 

7-vjeçari nga Kosova zë vendin e parë në Garën Ndërkombëtare të Matematikës, në Dubai

Molos Gashi është gjeniu i vogël nga Kosova, i cili ka rrëmbyer vendin e parë në Garën Ndërkombëtare të Matematikës, të zhvilluar në Dubai.

Molosi është nxënës i klasës së dytë në Prishtinë dhe pikërisht shkolla, me shumë krenari, ka njoftuar për suksesin e madh të vogëlushit.

Në një postim në Facebook të shkollës “Mehmet Gjevori”, në të cilën ndjek mësimet Molosi, shkruhet: “Molos Gashi, nxënës i klasës ll-1, merr vendin e parë në Dubai në garën internacionale të organizuar nga BRAINOBRAIN ABACUS COMPETITION dhe me pjesëmarrjen e 44 shteteve arrin rezultat të shkëlqyer, duke ngritur emrin e shtetit tonë në nivelet më të larta të dijes”.

Pas vlerësimit, gjeniu 7-vjeçar ngriti kupën dhe flamurin e Kosovës, duke na bërë krenarë në një garë mbarëkombëtare.

 

U aksidentua për vdekje në Selanik, rrëqeth babai i 21-vjeçares: E bëri fëmijën tim …

21-vjeçarja greke që u aksidentua rreth një javë më parë nga një makinë që drejtohej nga 26-vjeçari shqiptar, nuk arriti i mbijetojë plagëve.

Babai i të resë ka prekur zemrat e të gjithëve ndërsa ka folur për aksidentin tragjik.

“Një shofer pa ndjenja e bëri fëmijën tim engjëll në parajsë”,

“Duhet të luash rolin e budallait” Çfarë po ndodh me lidhjen e dashurisë së Rosela Gjylbegut

Ajo është njohur gjithmonë si vajza e festivaleve të mëdha, ndërsa jeta e saj personale ka zënë shumë pak për të mos thënë aspak vend në media.

Po flasim për Rosela Gjylbegun, e cila pak më shumë se 1 muaj më parë ka surprizuar me postimin e saj. Ndonëse shpesh i ka kënduar dashurisë, kjo pjesë tek ajo ka qenë një enigmë për publikun shqiptar.

Ka qenë vetë këngëtarja që ka postuar një foto krah partnerit të saj, të cilit nuk ka zgjedhur t’ia zbulojë portretin. Krahas imazhit të ëmbël, Rosela ka vendosur dy zemra të kuqe.

Por, duket se kjo marrëdhënie është në krizë dhe këtë e ka lënë të nënkuptohet nga postimet e fundit të këngëtares.

“Ndonjëherë të duhet të luash rolin e budallait për të mashtruar gënjeshtarin që mendon se po të mashtron”, ka shkruar Rosela në rrjetet sociale.

Për më tepër, ajo e shoqëron foton me një këngë.

“Ti nuk më gënjen mua”, e kënduar nga Queen. Nuk dihet se nëse këto postime i dedikohen partnerit të saj, por artistja shkodrane ka vijuar sërish me postimet e çuditshme në rrjetet sociale.

“Gjithmonë mendoj se pjesa më e madhe e njerëzve nuk janë në gjendje me njohë e rinjohë shpirtin e tyre. Në fund të fundit pothuajse shumica e njerëzve jeton duke ushqyer veç trupin thuajse asnjëherë shpirtin”, shkruan Rosela.

Kujtojmë që artisja kohëve të fundit nuk ka qenë aktive në projektet e saj të reja muzikore. Momentalisht, ajo duket se është e fokusuar ndaj punës në administratën shtetërore, profesion që tashmë Rosela e ushtron prej më shumë se dhjetë vitesh.

Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, këngëtarja shprehu pakënaqësinë e saj në lidhje me muzikën dhe cilësisë që artistët sjellin ditën e sotme. Në një intervistë të dhënë, këngëtarja ka shprehur pakënaqësinë e saj në lidhje me muzikën dhe cilësisë që artistët sjellin ditën e sotme.

Sipas Gjylbegut muzika sa vjen dhe po përkeqësohet, materialet që sillen përçojnë dhunë apo agresitivitet.

“Fatkeqësisht, sapo vjen e përkeqësohet, nuk ka treg muzikor, nuk ka një kritikë, dhe një organ që kontrollon pak dhe cilësinë muzikore apo të teksteve, që kështu të mund të kemi materiale me vlerë, jo të përçojmë dhunë, agresivitet. Siç po ndodh me atë çka shohim e dëgjojmë se fundmi”, u shpreh ajo.

E pyetur se nëse ka hequr dorë nga muzika, këngëtarja është shprehur se ka dëshiruar të jetë paksa selektive në daljet e saj, por një ndër faktorët është se nuk i pëlqen aspak sesa e thjeshtë është bërë ditët e sotme të bësh muzikë.

Ajo shtoi se në fillimet e saj kjo gjë ka qenë shumë e vështirë sepse pa pasur talent nuk mund të kishe asnjë lloj mundësie.

“Unë jam tërhequr pak ose kam qenë më selektive në daljet e fundit për zgjedhje personale dhe për shumë faktorë që nuk më pëlqejnë se si po bëhet sot muzika, dhe se sa e thjeshtë është bërë sot për t’u bërë i njohur, ndërkohë që në kohën kur un kam filluar ka qenë krejtësisht ndryshe e po nuk kishe talent nuk të jepte askush mundësi”, tregoi Rosela.

E teksa për karrierën e saj është gjithnjë e gatshme të flas, për jetën private ka qenë gjithnjë shumë hermetike, të paktën deri pak muaj më parë, ku vendosi ta publikojë mashkullin që i ka rrëmbyer zemrën.

Por, duket se ky vendim nuk paska shkuar edhe aq mirë për Roselën, duke qenë se tashmë në rrjetet sociale shfaqet e zhgënjyer./panorama

 

VIDEO/ Belgët “çmenden” nga humbja ndaj Marokut, përleshje të dhunshme në Bruksel

Incidente të dhunshme shpërthyen në Bruksel pasi Maroku mundi Belgjikën 2-0 në Kupën e Botës në Katar.

Situate “u ndez” kur goli i parë i marokenëve u anulua, ndërsa në pjesën e dytë pati një përshkallëzim tensioni.

Rreth 150 të rinj që ishin mbledhur në zonat e bursës dhe Gare de Midi. Atmosfera ishte e tensionuar edhe në Molenbeek.Pamjet e postuara në rrjetet sociale dhe të riprodhuara nga mediat belge tregojnë kazanët që digjen dhe një automjet bosh është përmbysur në mes të rrugës. Policia ka tentuar të shpërndajë turmën duke hedhur ujë me presion, ndërsa ka ndaluar qarkullimin në disa rrugë.

Monstruoze/ 7 nxënës grekë dhunojnë të riun me origjinë shqiptare, e filmojnë dhe e …

7 nxënës në Greqi dhunojnë bashkëmoshatarin e tyre me origjhinë shqiptare në oborrin e një shkollë profesionale.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten e kaluar në oborrin e një shkolle profesionale të mesme në Greqi, ku një grup prej të paktën 7 nxënësish kanë sulmuar një nxënës tjetër me origjinë shqiptare, duke e goditur vazhdimisht për disa minuta siç shihet edhe në një video që qarkullon në rrjetet sociale.

Sipas një medie lokale episodi dhunës erdhi si “vazhdim” i një incidenti më të vogël, që ka ndodhur dy javë më parë dhe sërish në të njëjtën shkollë dhe ka motive raciste.

Problematika që shqetëson edhe komunitetin e mësuesve, por edhe të prindërve është fakti si si mund të ndodhin këto fenomene që marrin përmasa raciste brenda shkollave dhe se si është e mundur që në shkollën në fjalë me 700 nxënës të ketë vetëm një roje, për të gjitha ambientet e jashtme të saj, raporton TCH.

Tashmë çëshjten po e trajtojnë edhe autoritetet lokale të policisë, ndërsa priten masa konkrete për ndryshimin e ambienteve jashtëshkollore sa i përket përkujdesit për nxënësit e tyre.

I saktë para porte, Armando Sadiku protagonist me gol në Spanjë

Armando Sadiku protagonist. Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol në ndeshjen e La Liga 2 mes Cartagenas së tij dhe Eibar.

Fillimisht realizoi Rahmani për miqtë, ndërsa për vendasit “tundi rrjetën” Sadiku. Futbollisti kuqezi mori përsipër ekzekutimin e një penalltie, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë.

Për Sadikun ky ishte goli i shtatë në 16 ndeshje me fanellën e Cartagenas. Në sezonet e kaluara, ai ka qenë pjesë e Las Palmas, Bolivar dhe Malaga.

Të dhënat e shqiptarëve në treg, AKSHI zhvillon tender 5.3 milionë euro për pajisje kompjuterike

Pajisjet kompjutetike për institucione publike dhe për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit parashikohet t’i kushtojnë kësaj të fundit rreth 629 milionë lekë apo 5.3 milionë euro pa TVSH.

Të paktën kaq është fondi limit i procedurës më të fundit të prokurimit të shpallur në faqen e Agjencisë ë Prokurimit Publik.

Sipas AKSHI afati i fundit për paraqitjen e ofertave është data 27 dhjetor 2022.

Tenderi është i ndarë në të paktën 8 lote ku në lotin e parë është kërkuar blerja e UPS me një fond limit prej 11.8 milionë lekë.

Në lotin e dytë është kërkuar që të sigurohen skanera me një fond limit prej 13.8 milionë lekë.

Në lotin e tretë është kërkuar sigurimi i projektorëve me një fond limit 3.1 milionë lekë kurse në të katërtin fotokopje me një fond limit 55.6 milionë lekë.

Në lotin e pestë fondi limit është 42 milionë lekë dhe kërkohet që të sigurohen prinera, për sëich dhe router janë parashikuar 3.2 milionë lekë kurse për kamera ëeb, kufje me mikrofon 3.5 milionë lekë.

Pjesën e luanit në këtë procedurë e mban blerja e kompjuterëve që ka më vete një fond limit prej rreth 496 milionë lekë.

Afati i marrëveshjes kuadër është 24 muaj.