Aplikacion
Tre persona kanë ushtruar dhunë fizike ndaj dhëndrit të tyre dhe më pas e kanë hedhur atë në lumë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Pejës.
Mediat e Kosovës shkruajnë se dyshohet se burimi i konfliktit ishte një mosmarrëveshje mes këtij të fundit dhe gruas së tij, motrës së autorëve.
Ende nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur më dhëndrin e dhunuar, pasi është hedhur në lumin “Bistrica”, shkruan Indeks Online.
Nga Policia e Kosovës nuk bëhet me dije nëse ndaj tre dhunuesve është ndërmarrë ndonjë masë.
BIRN: Këmbanat e alarmit për garën në SPAK bien në “vesh të shurdhër”Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim shfaqi shqetësim për garën e zgjedhjes së kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme të martën, duke bërë thirrje që gara të mos manipulohet.
“Procesi i zgjedhjes duhet të jetë i pamanipuluar nga ata që kërkojnë të bllokojnë apo ndikojnë drejtësinë, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK-u, si dhe reforma në drejtësi, duhet të jetë për të ardhmen e Shqipërisë,” shkruajti Kim në Twitter.
Kim theksoi gjithashtu se procesi duhet të jetë transparent dhe drejtuesi i ri i SPAK të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe vendosmërisë për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Gara për drejtuesin e SPAK po arrin drejt momentit final, pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi më 21 nëntor të miratonte të tre kandidatët; prokurorët Altin Dumani, Adnan Xholi dhe Edvin Kondili.
Ndërkohë, këmbanat e alarmit të ambasadores Kim për taktikat e vjetra për të ndikuar drejtësinë duket se kanë rënë në vesh të shurdhër.
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla e minimizoi shqetësimin e ambasadores Kim si “merakun e një shteti mik për t’i paraprirë çdo gjëje”, ndërsa mohoi që procesi po shoqërohej me presione.
“Ne s’kemi ndonjë ndërhyrje dhe presion deri tani. Të paktën mua s’ma ka shprehur asnjë anëtar,” tha Balla, ndërsa shtoi se të “tre kandidaturat ishin të mira”.
Mesazhi i ambasadores amerikane duket se ka kaluar pa u vërejtur edhe nga qeveria, e cila mohoi “të ishte në dijeni të ndonjë paralajmërimi” për manipulim të garës.
I pyetur nga BIRN nëse qeveria po përpiqej të zgjidhte të preferuarin e vet në krye të SPAK, drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim, Endri Fuga u përgjigj “prerazi Jo”.
“Si ideatorët, konceptuesit dhe mbështetësit më të vendosur të reformës në drejtësi, ne nuk mund veçse të respektojmë plotësisht reformën që kemi ideuar dhe votuar, dhe që garanton një sistem drejtësie të pavarur,” tha Fuga./BIRN
Aksident në Tiranë, makina përplaset me urbanin, një e plagosurNjë aksident me një të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Bëhet me dije se një makinë është përplasur me urbanin e linjës “Kombinat –Kinostudio”.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:45.
Për pasojë, drejtuesja e makinës është lënduar dhe është nisur drejt spitalit.
Pritet njoftimi zyrtar nga policia.
Njëri ishte polic bashkie, dalin fotot, “blutë” që grabisnin te liqeniSerxho Cani dhe Saimir Muzikanti, polici i bashkisë, janë arrestuar ditën e sotme pas denoncimit të dy qytetarëve.
Këta të fundit kanë bërë me dije se dy policët merrnin para nga persona që pinin hasash te zona e Liqenit Artificial.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të AMP-së, ndaluan shtetasit:
– S. M., 39 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake dhe S. C., 22 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, të dy shtetasit banues në Tiranë.
Këta shtetas dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat,” ka njoftuar policia.
Djali i saj feston ditëlindjen, Adrola Dushi emocionon me dedikimin e ndjerëAdrola Dushi, modelja e njohur shqiptare ka qenë shumë e përfolur kohët e fundit, për shkak të aludimeve për një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur, Capital T.
Ditën e sotme personi më i rëndësishëm në jetën e Adrolës feston ditëlindjen dhe është pikërisht djali i saj, Troi.
Modelja ka vendosur ta urojë djalin e saj publikisht dhe ka postuar një foto të të dyve, ku dhe ka shkruar urimin e saj me fjalët më të bukura duke na emocionuar të gjithëve:Dielli i jetës sime, Gezuar ditëlindjen!!! Ti je krenaria ime, fryma ime, sytë e mi. Mami Ola ka djalin më të bukur në botë”.
Zbardhet axhenda e takimit të përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës
Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, nesër në orën 10:00, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë në Tiranë, do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.
Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe fjalimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Kjo është agjenda zyrtare:
Franca fluturon me Mbappe, kualifikohet në raundin tjetër të Botërorit | VIDEOFranca është skuadra e parë që kualifikohet në raundin e 1/ 16-të në Kupën e Botës 2022 që po zhvillohet në Katar.
Pas suksesit në debutimin e tyre kundër Australisë, përzgjedhja e Deschamps mundi edhe Danimarkën me rezultatin 2-1.
Protagonist ishte ylli Kylian Mbappé, i cili shënoi një dygolësh në pjesën e dytë.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 61-të pas një shpërthim në të majtë të Theo Hernandez, që shërbeu për nga Mbappé dhe francezi finalizoi.
Gjithsesi epërsia zgjati vetëm pesë minuta, pasi Christensen pas një goditje nga këndi në minutën e 67-të vendosi ekulibrin me kokë.
Pasi iu afrua dy herë goditjes së madhe, Danimarka u dorëzua në minutën e 86-të. Pas një krosimi të Griezmann, Mbappe kaloi “Gjelat” në avantazh. /zoom.al/
“Merret dhe falet”, ish-ministri për Portin e Durrësit: Grabitje e madheIsh-Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami e ka konsideruar projektin e Portit të Durrësit si një grabitje të madhe.
Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, ai tha se në këtë projekt nuk ka garë, teksa ata që e mbrojnë ndërtimin e portit i quan si “koalicion grabitqar”.
“Vlerësimet tërësore janë të vështira, nuk mendoj se po shkojnë punët mirë, por flas si qytetar jo si politikan,. Është një pushtet i pakontrolluar, një grabitje totale, s’ka lidhje me korrupsionin se ka pasur dhe do ketë gjithmonë, por PD po i bën këto punë, denoncimet për grabitjet e Portit.
Një nga portet e mëdhaja ku janë investuar gjithë këto vite qindra mln euro, merret dhe falet… Duke lënë mënjanë kush po e bën… Është grabitje dhe nuk ka garë, bravo atyre që e mbajnë, është koalicion grabitqarë dhe ata që i kundërvihen kanë guxim.
Kryeministri jonë nuk përgjigjet për asgjë, por vetëm shanë. Ka zgjedhur mënyrën e sulmit dhe denigrimit dhe ne duhet ta themi që Shqipëria është duke u zbrazur. Ka rënë numri i nxënësve nëpër shkolla”, u shpreh Imami.
Përmbyset kamioni me kafshë, lopët “bllokojnë” autostradën më të madhe në GreqiNjë kamion i ngarkuar me lopë ka devijuar dhe është përmbysur pasditen e sotme në Greqi.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:30 në autostradën “Egnatia Odo”, e cila cilësohet si autostrada më e madhe e vendit.
Për pasojë autoritet greke kanë mbyllur autostradën për arsye sigurie.
Qarkullimi në autostradë është ndërprerë dhe në vendngjarje ndodhen policët dhe punonjësit e Egnatia SA.
Rruga do të hapet menjëherë pasi të pastrohet nga mbetjet e kamionit dhe kafshët. Për fat të mirë, shoferi i kamionit ka marrë lëndime të lehta.
Qindra shqiptarë në SHBA nisin festimet për pavarësinë! Marshim me flamur110-vjetori po përkujtohet edhe në vende të tjera ku ka shqiptarë. Sot pasdite, ishte komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ai që bëri një marshim me flamurin kuqezi nga New Jersey në New Jork. Udhëtimin e shoqëronin disa efektivë policie, shumica shqiptarë.
Organizimin e bëri Albanian Alliance Garfield, New Jersey. Të paktën 400-500 shqiptarë ishin të pranishëm që u shoqëruan me policinë në New Jersey dhe New Jork.