Aplikacion
Jessie J ka publikuar në Instagram një shkrim prekës ku flet mbi pikëllimin që i shkaktoi aborti rreth një vit më parë.
Ajo shkroi një mesazh me shpresën se mund të ndihmojë të tjerët që kalojnë të njëjtën tragjedi.
Sot, një vit më parë më thanë se fëmija im nuk kishte më rrahje zemre. Edhe pse mund ta tregoj tani historinë pa qarë, kam dhe ende gjëra pozitive që më dha përvoja. Ende më dhemb dhe gjithë ditën kam menduar vetëm për të gjitha gratë, burrat dhe familjet që e kanë kaluar këtë shumë herë dhe sa tepër të fortë janë. Koha ndihmon, por ajo kurrë nuk zbehet me të vërtetë. Dërgimi i dashurisë dhe forcës në zemrën e kujtdo që e ka ose po e përjeton këtë tani. Fëmijën tim të vogël, e ndjej kudo. Sidomos sot.
Artistja tha se po përpiqet përsëri për një fëmijë dhe vuri në dukje se trupi i saj po ndryshon formë si rezultat.
Duke ndarë historinë e saj me audiencën në një koncert në Londër, Jessie tha:
Kam shtuar peshë dhe nuk kam qenë në palestër për shumë vite, por sinqerisht, ndihem mirë. Nuk jam më 17 vjeçe dhe dua të bëj një foshnje dhe unë po përpiqemi ta bëjmë këtë dhe trupi im po ndryshon formë.
Policia zbardh ngjarjen në SHBA: Aktori shqiptar vrau gruan dhe më pas veten duke u hedhur …
Policia në New York ka mbyllur hetimet për vdekjen e çiftit shqiptar, të cilët në Gusht të këtij viti u gjetën të pajetë jashtë apartamentit të tyre në Bronx. Autoritetet kanë dalë në konkluzionin se ngjarja ishte vrasje dhe vetëvrasje.
Kjo pasi sipas policisë, 35-vjeçari Florind Belliu e goditi bashkëshorten e tij Ornela Shehi me çekiç përpara se ajo të binte nga kati i 6 i apartamentit ku jetonin, mëngjesin e 6 Gushtit. Ajo që mbetet e paqartë është nëse 28-vjeçarja ra nga dritarja apo u shty nga Belliu, i cili u hodh vetëm pak momente më pas.
Vetëm pak çaste para rënies, fqinjët thanë se kishin dëgjuar të bërtitura. Në momentin e ngjarjes së rëndë në shtëpi ndodheshin edhe dy djemtë e vegjël të çiftit. Fqinjët treguan po ashtu se kishin dëgjuar njërin prej tyre të thërriste “Mami! Mami!”, në momentin që ata ranë nga kati i 6.
Sipas policisë, fëmijët nuk ishin në gjendje të jepnin të dhëna që mund të ndihmonin autoritetet për të zbardhur se çfarë çoi në ngjarjen e rëndë. Florind Belliu ishte me profesion aktor.
Bllokohen për 45 minuta pasagjerët e WizzAir, s’ka shkallë për t’i zbritur nga avioniVijon të mbetet problematik operimi i kompanisë loëcost, WizzAir.
Sërish ajo është bërë protagonist për keq ditën e sotme, teksa një avion I kësaj komapnie që fluturonte nga Tirana në Luton të Anglisë ka mbetur për një kohë të gjatë në pistë pa hapur dyert.
Pasagjerë që udhëtonin me këtë avion, ka qendruar më shumë se 45 minuta të bllokuar në avion, pasi nuk kishte shkallë për të kryer zbritjen e tyre.
Ky nuk është rasti i parë që avionët e kësaj kompanie shfaqin problem me vonesat, pasi disa herë Zoom.al ka sjellë denoncimet e qytetarëve të ndryshëm që kanë mbetur me orë të tëra në aeroporte si pasojë e vonesave.
Kokaina e fshehur te pleh, VOA: DEA amerikane dha sinjalizimin, ngarkesa u nis nga KolumbiaNë Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bëri të ditur sot se sasia e kokainës e cila ishte përzier në 24 tonë pleh kimik, i sekuestruar gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmë, mund të arrijë në 430 kilogramë. Vlera e saj në treg, sipas prokurorëve shkon në 40 milion euro.
Ndërhyrja e realizuar në bashkëpunim me autoritetet malazeze, është finalizim i një hetimi disa mujor. Përgjatë kësaj kohe, të gjitha lëvizjet e ngarkesës, që nga momenti që ajo ka hyrë në territorin shqiptar, janë mbajtur nën mbikqyrje, për të bërë të mundur zbulimin e rrjetit të përfshirë në këtë linjë trafiku. Prokurori Adnan Xholi, tha sot se të gjithë pjesmarrësit, që nga financuesi, organizatorët dhe pjestarët e tjerë me role të ndryshme, në total, 10 persona, janë arrestuar. Në kërkim është një shtetas kolumbian, i cili do të angazhohej për të bërë të mundur ndarjen e kokainës nga plehu kimik.
Sinjalizimi për sasinë e drogës, kishte mbërritur nga Dea amerikane. Prokuroria shpjegoi se në muajin maj 2022, ngarkesa është nisur nga Kolumbia “nëpërmjet një anije transporti, për në portin e Pireut/Greqi, dhe ka mbërritur në fillim të korrikut 2022, e prej andej me anije transporti pas 3 ditësh është dërguar në portin e Barit të Malit të Zi, dhe në territorin shqiptar është transportuar me kamion në muajin shtator 2022”.
Ngarkesa me “pleh kimik” është zhvendosur në mjedise të ndryshme, në disa qytete të vendit, për t’u grumbulluar më pas në Frakull të Madhe, në zonën e Fierit, aty ku do të bëhej dhe ndarja e kokainës. “Ne kemi sekuestruar 24 ton, ngarkesë, aq sa është futur në Shqipëri”, deklaroi prokurori Xholi. Banesa ku është gjendur droga e fshehur në thasët me pleh, I përkiste ish kreut socialist të komunës Viktor Çervanaku, aktualisht i punësuar në një nga ndërmarrjet e sistemit energjitik në Tiranë. Ka qenë vëllai i tij, Zenel Çervanaku, ai që kishte porositur ngarkesën porositës i ngarkesës, pasi në janar të këtij viti kishte rregjistruar në emrin e tij një kompani që kishte ndër të tjera si aktivitet edhe “Import-eksport dhe tregtim me shumicë e pakicë të plehrave kimike dhe mallrave të ndryshme, me adresë në Tiranë. Ndërsa si financues i ngarkesës rezulton të jetë Nikolin Gjolena./ VOA
Bajamet mund të përmirësojnë shëndetin e zorrëve, sa duhet të haniNdër frutat e thata, bajamet janë më të njohura në botë. Ato janë shumë ushqyese dhe të pasura me yndyrna të shëndetshme, antioksidantë, vitamina dhe minerale.
Janë të shijshme për t’u ngrënë, por rezulton se janë të mira për përmirësimin e shëndetit, kur bëhet fjalë për përbërjen e mikrobeve të zorrëve. Ky rezultat vjen nga studiuesit e ‘King’s College’.
Studiuesit nga ‘King’s College’ në Londër kanë hetuar ndikimin e bajameve të plota dhe të bluara në përbërjen e mikrobeve të zorrëve. Ata zbuluan se ngrënia e një grushti bajame çdo ditë rrit ndjeshëm prodhimin e butiratit, një acid yndyror që promovon shëndetin e zorrëve.
“Një pjesë e mënyrës në të cilën mikrobiota e zorrëve ndikon në shëndetin e njeriut është për mes prodhimit të acideve yndyrore, siç është butirati”,– tha autori kryesor, profesor Kevin Whelan. “Këto molekula veprojnë si një burim karburanti për qelizat në zorrën e trashë. Ato rregullojnë thithjen e lëndëve të tjera ushqyese në zorrë dhe ndihmojnë në balancimin e sistemit imunitar”.
Libri i ri bombë për Mbretëreshën zbulon të vërteta të padëgjuaraStoicizmi i jashtëzakonshëm i mbretëreshës Elizabeth gjatë muajve të saj të fundit do të zbulohet në një biografi mbretërore. Madhëria e ndjerë thuhet se i ka thënë një zonje se ajo ishte e vendosur të ishte e zënë me punë pasi kjo e ndihmoi të përballonte vdekjen e Princit Philip.
Biografia zbulon gjithashtu se Mbretëresha dhe Princi Philip, të cilët ishin të martuar për 73 vjet, kaluan javë pa u parë kur Duka i atëhershëm i Edinburgh doli në pension në 2017, raporton Daily Mail.
Ata flisnin rregullisht në telefon dhe Mbretëresha e kuptoi dëshirën e tij “për të mos u shqetësuar” dhe “të shihte ditët e tij në mënyrën e tij”.
Thuhet gjithashtu se ajo ka dëgjuar me kujdes rrëfimin e vetë Princit Andrew për miqësinë e tij me financierin pedofil dhe ka dhënë përgjigjen me një fjalë: “Intriguese”.
Policia kundërshtoi tubimin e PD, reagon BE: Protesta e drejtë e qytetarëve, të respektohen …Pas zbulimit se Policia e Shtetit kundërshtoi protestën e thirrur nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha më 6 dhjetor, pasi sipas tyre cënohet siguria kombëtare gjatë punimeve të samitit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, kanë qenë pikërisht perfaqesuesit e Bashkimit Evropian që kanë reaguar në lidhje me tubimin.
BE ka konsideruar protestën si të drejtë të ligjshme të qytetarëve, pavarësisht se në të njëjtën datë zhvillohet në Tiranë samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku pritet të marrin pjesë kryeministrat e unionit.
Delegacioni i BE-së në Tiranë tha për A2 CNN se autoritetet e vendit duhet të garantojnë sigurinë e samitit, por në të njëjtën kohë duhet edhe tër respektojnë ushtrimin e ligjshëm të lirive të qytetarëve.
“Kjo është hera e parë që samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet në rajon, duke i dërguar një mesazh të fortë Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor për rëndësinë e tyre gjeostrategjike për unionin. Ne kemi besim se, si mikpritës, autoritetet publike shqiptare do të sigurojnë zhvillimin e sigurt dhe të rregullt të samitit, duke respektuar ushtrimin e ligjshëm të lirive nga qytetarët”, u shprehën anëtarë të delegacionit.
Kujtojmë se protesta e 6 dhjetorit e ka futur politikën shqiptare në debate të forta, pasi maxhoranca pretendon se kjo protestë është e organizuar nga mbështetës së presidentit rus Vladimir Putin në Shqipëri dhe nga ana tjetër opozita e sheh këtë tubim si një mundësi të mirë që zëri i qytetarëve të dëgjohet “në mbarë Europën”.
Fjodora Fjora tregon momentet e panikut me djalin në aeroport: Ulërimat e mia i dëgjuan të …Moderatorja Fjodora Fjora, teksa fliste për sfidat e prindërimit gjatë një lidhjeje direkte në emisionin “Aldo Morning Show”, ajo tregoi një episod me të birin, kur ky i fundit iu largua teksa ndodheshin në aeroportin e Bodrumit në Turqi.
“Më ka ndodhur një herë, kur Alteo ka qenë 3 vjeç e gjysmë. Ai ishte i vogël dhe ne ishim në aeroport në Turqi. Ndërkohë që po kalonim për t’u futur aty ku janë autobusët, shkallët, nuk e mbaj mend ç’ka qenë. U hap dera te ‘gate’ dhe nga ajo dilet drejt e te rruga ku kalonin autobusët që të çonin te aeroporti. Dhe po kalonin njerëzit, ky ia fut një vrapi, kalon atë gruan te check-in dhe del drejt në rrugë. Ulërimat e mia mund t’i ketë dëgjuar gjithë Aeroporti i Bodrumit. Në momentin që e kam kapur, se e kapa, e mbajta nga rrobat dhe nuk e lëshoja se u terrorizova komplet. Dhe ai qeshte.”
“Tre luanët” nuk kafshojnë, SHBA e bën Anglinë të duket e vogëlPas goleadës kundër Iranit, Anglia është ndalur në një barazim pa gola kundër SHBA-së. Një pikë që nuk duket keq për britanikët, edhe pse pritej më shumë. Ndërsa amerikanët regjistrojnë barazimin e dytë dhe tani u duhet të mposhtin Iranin për të avancuar më tej.
Në fillim ishin anglezët që rrezikojnë me kapitenin Harry Kane që ndalet në momentet e fundit dhe topi nuk shkon drejt portës. Të besuarit e Southgate u duk sikur nga momenti në moment do të shënonin, por me kalimin e minutave amerikanët zgjohen dhe krijojnë disa mundësi.
Për të ardhur në minutën e 33-të, kur Pulisic trondit traversën. Sërish janë amerikanët që në fundin e pjesës së parë dalin mirë para me Dest, por mungon finalizimi. Fraksioni mbyllet me një aksion të rrezikshëm të Sterling.
Edhe në pjesën e dytë janë amerikanët që rrezikojnë më shumë, McKennie dhe Pulisic janë dy lojtarët me rrezikun konstant. Në mesin e fraksionit të dytë janë tre goditje nga këndi SHBA, por që nuk sjellin gol.
Më pas bie disi ritmi i lojës, kjo edhe për shkak të zëvendësimeve nga të dy krahët, por edhe me skuadrat që mbrohen më kujdesshëm dhe dalin para me sulme graduale. Anglia tenton më shumë në fundin e takimit, por gjen shënjestrën. Mbyllet pa gola, e pesta ndeshje këtë Botëror me këtë rezultat.
U arrestua për kokainën/ Ish-kryekomunari i PS, vartës i Belinda Ballukut me rrogë 2 mln lekëViktor Cervanaku i arrestuar për trafik kokaine, mbante aktualisht postin e drejtorit të administratës në OST, ndërsa më herët ai ka qenë kryetar i Komunës së Frakullit në Fier, nën siglën e PS.
Në listëpagesën e muajit prill, vartësi i ministres Belinda Ballukut, rezulton në këtë institucion me një rrogë prej 2 milion lekësh të tjetra.
Cervanaku u vu në pranga një ditë më parë bashkë me të birin dhe të fejuarën e këtij të fundit, pasi në oborrin e banesë së tij në fshatit Frakull në Fier, u gjetën rreth 600 thasë me pleh kimik, brenda të cilëve fshihet kokainë dhe fishekë.
Operacioni u zhvillua nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, ndërsa deri më tani në pranga kanë rënë dhjetëra persona.
Ndërkaq mësohet se plehu kimik, që përdorej si mbulim për të fshehur kokainën ishte porositur nga kompania në emër të shtetasit Zenel Çervenaku dhe vinte nga Kolumbia, me qëllim përpunimin në Shqipëri dhe më pas shpërndarjen në tregun europian.