zoom

Day ArchiveShkatërrimi i përgjimit të Ballës, deklarata e fortë e gazetarit: Ja pse Çapja …

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për asgjësimin e një përgjimi të Taulant Ballës, pasi prokuroria kërkoi me urgjencë shkatërrimin e përgjimit me argumentin se ishte bërë gabimisht.  Detajet për këtë çështje i dha fillimisht Ardjan Çapja nga salla e gjyqit.

“Nëse pëgjimi është bërë padashje, gjykata para se të merrte vendimin duhet të shikonte veprimtarinë e personit, jo ta hiqte nga përgjimi. Kështu bëhet gjykata bashkëpunëtore në krim.

Kjo e Çapjas është si monologu i kumbarit që thotë, sa më lart të shkoj aq i madh llumi!  Prandaj Çapja thotë jam më i drejtë se drejtësia. Mbrohet grupi rival, që të shkatërrohet grupi Çapja.

Sigurisht ai do të mendojë se ka një drejtësi që është shërbëtore e një grupi kriminal. Kemi grupe kriminale të mbështetur nga politikanë që mund të porosisin edhe vrasje”, tha Abilekaj.

Sherr në emision, i ftuari braktis studion: Hë ike? Si i bëhet tani? Heshtje!

Pas disa rastesh kur kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani u përplas me Besard Kadian, zv. ministrin e Ekonomisë, ai vendosi të lërë studion e “Now me Erla Mëhillin”.

Shabani u shpreh se nuk kishte mundur të thoshte asnjë fjali deri në fund gjatë debatit për portin e Durrësit.

Pasi tentoi disa herë të ngrinte tezën e tij dhe Kadia e mori situatën me sportivitet, Shabani hoqi mikrofonin dhe u largua nga studio, pavarësisht insistimit të moderatores për të qëndruar.

“Kam shumë respekt për ty, por natën e mirë,” – u shpreh Shabani.

“Endri ike? Si i bëhet tani? Heshtje në emision,” – tha duke qeshur Kadia.

Më herët, kreu i Nismës Thurje i kërkoi zv. ministrit t’i jepte llogari për aferën e portit të Durrësit me argumentin se 40% e të ardhurave të tij shkojnë për rrogën e Kadias.

Kryemadhi për Portin e Durrësit: Pse nuk firmos Rama në projekte kaq fitimprurëse?!

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi nga foltorja e Kuvendit, ngriti disa pyetje lidhur me projektin e ndërtimit të portit të Durrësit. Ajo tha se është e habitshme se si kryeministri Edi Rama nuk firmos kurrë në projekte, sikundër ka ndodhur edhe në këtë të portit të Durrësit.

“Ajo që të bën përshtypje është që çuditërisht kryeministri nuk firmos asnjëherë në këto projekte kaq të mëdha dhe fitimprurëse. Pse ka frikë të vendosë firmë në një projekt kaq të madh?

Ministrja e Financave tha më parë që njërën nga kompanitë e kemi sekrete dhe s’mund të tregojmë kush fshihet pas. Është diçka e rëndë mungesa e transparencës, një ndër to është dhe inceneratorët, ku mungesa e transparencës ka çuar prapa hekurave shumë persona, por çdo ditë thellohet dhe më shumë skandali i saj.

Do të ndodhi që ky investim nuk do behët, por do bëhet nga lekët e shqiptarëve apo atyre që do blejnë apartamente në 20 vite. Nëse kjo kompani offshore dështon kush mbaj përgjegjësinë?

Pjesa tjetër, a kemi një çedim të sovranitetit të shtetit? Sepse shteti është 33% aksioner ndërsa kompania e fshehtë është 67%” aksionere”, u shpreh ajo.

VIDEO/Albin Kurti qëllohet me qershi pas marrëveshjes me Serbinë. Momenti kur ndërhyn policia

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është qëlluar pasditen e së enjtes me qershi.

Aksioni u organizua nga Partia SocialDemokra, aktivistët e së cilës qëlluan në mënyrë simbolike ndaj Kurtit në shenjë pakënaqësie për marrëveshjen e targave të arritur me Serbinë.

Menjëherë ka ndërhyrë policia dhe truprojat e Kurtit të cilët kanë siguruar kalimin e tij në ambientet e amfiteatrit ku do të zhvillonte një takim për prezantimin e buxhetit.

Sulmin ndaj kurtit e ka dënuar edhe kryeministri Edi Rama, i cili thotë se marrëveshja me serbinë mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme në rajon!

“Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg!”

 

Klodiana Lala tregon dosjen belge që do të tronditë drejtësinë shqiptare: Nuk do të mbarojë me kaq

Gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Të paekspozuarit”, teksa foli për vendimin e gjykatës për asgjësimin e një përgjimi të Taulant Ballës, tha se historia e krimit në Elbasan nuk mbaron me kaq. Sipas saj, një dosje e ardhur nga Belgjika me një të penduar, do të nxjerr fakte të reja për krimin në Elbasan.

“Ky rast ka një specifikë tjetër, nëse në rastet e tjera bisedat ishin më zë ë figurë, në rastin konkret shqiptarët nuk do ta marrin vesh kurrë për çka janë shqetësuar.

Historia e Elbasanit, nuk mendoj se do të mbaroj me kaq, sepse për shkak të një dosje të ardhur nga Belgjika, e cila ka një të penduar, mendoj se do të ketë të reja shumë interesante.

E kanë autoritetet belge, se di për ato shqiptare, pra ato belge e kanë një të penduar i cili ka rrëfyer për kriminalitetin në Elbasan, Durrës, pak a shumë me rastin e Nuredin Dumanit”,- tha Klodiana Lala.

 

Brazili “zgjohet” në pjesën e dytë/Richarlison “merr për dore” Seleciaon, Serbia tregon limitet

Brazili i etur për sukses ka marrë një triumf 2-0 ndaj Serbisë, në sfidën e Botërorit të Katarit të luajtur në Lusail Iconic Stadium (Lusail). Një nisje e mirë e kompeticionit madhor, e denjë për një skuadër që kërkon me ngulm takimin me historinë.

Në minutën e 13-të, O’Ney do provonte të realizonte golin më të bukur të botërorit deri më tani. Neymar tentoi të shënonte direkt nga goditja e këndit, por pa ia dalë dot për fare pak.

Pak më vonë, Casemiro goditi nga distanca, gjithsesi portieri Milinkovic Savic neutralizoi gjithçka, duke kontrolluar sferën.

Pas gjysmë ore loje radhën e kishte Raphinha, ideja e të cilit kuptohet mirë nga serbët, me prapavijën që largoi topin. Goli i ekipit të Tite do vinte në fillimin e pjesës së dytë, me Richarlison.Goli i sigurisë nuk vonoi shumë, me një lëvizje të bukur po të Richarlison, për t’i dhënë 3 pikët e para Seleciaos.

Laboratori i drogës në Fier, kapen 200 kilogramë kokainë

Policia Shqiptare në bashkëpunim edhe me DEA-n amerikane ka goditur ditën e sotme një rrjet të trafikimit të lëndëve narkotike.

Droga që vinte nga Kolumbia në Mal të Zi përfundonte përmes plehrave kimike në Shqipëri.

Ajo përfundonte në një laborator droge i krijuar në një ambient në fshatin Frakull të Fierit, në pronësi t ëish-kryetarit të Komunës, Viktor Çervanaka.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se në ngarkesën me pleh kim janë gjetur mbi 200 kilogramë kokainë.

Fillimisht burime nga policia bën të ditur se bëhej fjalë për një sasi edhe më të madhe, prej afro 400 kg, por më pas u bë e ditur se janë kapur rreth 200 kilogramë.

Sipas burimeve të policisë lënda narkotike ka mbërritur në Korrik në portin e Tivarit, dhe prej asaj kohe është mbajtur nën vëzhgim nga policia shqiptare dhe malazeze në koordinim dhe me DEA-n amerikane. Gjatë ditëve të fundit kokaina është tërhequr nga shtetas shqiptar dhe është transportuar për në Fier, duke përdorur thasë me pleh kimik. Lëvizja e lëndës narkotike është mbikëqyrur nga autoritetet, ndërsa të enjten u bë i mundur finalizimi i operacionit duke vënë në pranga të paktën 15 persona.

Eneda Tarifa reagon për herë të parë pasi iu bë publike lidhja me sportistin

Rreth një muaj më parë në media u bë publike lidhje e Eneda Tarifës.

Këngëtarja u fotografua me partnerin e saj, një basketbollist i quajtur Gent Lasku.

Që nga ai moment Eneda u tërhoq nga rrjetet sociale dhe vetëm së fundmi është rikthyer.

Ajo ka reaguar duke publikuar në Instagram një selfie ku shfaqet në super formë.  “Kohë e gjatë pa u parë”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos.

I përmendi familjen, Balluku i drejtohet Spahos: Ti je si qen i lidhur tek karrigia

Vijon me akuza dhe kundërakuza seanca parlamentare ku po diskutohet lidhur me marrëveshjen për ndërtimin e protit turistik të Durrësit.

Zv. kryeministrja Belinda Balluku i është përgjigjur deklaratave të bëra dy seanca më parë nga deputeti demokrat Edmond Sapaho, ku ky i fundit i përmedi asaj familjen.

“Ti je si qen i lidhur tek karrigia! Mondi fokusohu te familja jote, u bëre hero, do marrësh medalje nga Saliu. Familjen time e ke përmendur dy seanca më parë. Historitë e hidhura të familjes time i dinë të gjithë, kanë bërë mbi 130 vite internim. Ti nuk ke tagrin të flasësh për familjen time. Ti Ina mos e duartrokit. Del këtu mos të bëj gabime unë. Ai e ka fiksim të përmendë familjen time. Ju nuk e keni idenë sa krenare jam për familjen time.

Ka dhe medikamente për të ulur tempin. Duhet recetë mjekësore” – tha Balluku.

Ish-ministri i Ramës: Shqiptarët po largohen për shkak të keqqeverisjes dhe …

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ftuar këtë mbrëmje në News24, ku u pyet për arsyet se përse shqiptarët po largohen nga Shqipëria.

Ai u shpreh se ka shumë arsye, por sipas tij ka dhe nga ata që ikin pa e ditur se pse. Më tej ai tha se shqiptarët po largohen sepse në vendin tonë është “prishur klima”, duke shtuar se keqqeverisja ka bërë që të akumulohet një klimë e vështirë dhe se nuk janë bërë reforma esenciale pas 90′.

“Shqiptarët ikin për shumë arsye. S’mund te këtë vetëm një përgjigje të vetme. Ikin për arsye sociale, arsye ekonomike, ikin dhe pa e ditur përse ikin. Ikin për arsye të klimës, sepse fatkeqësia numër 1 e këtij vendi nuk është mungesa e resurseve po është klima e papërshtatshme Është prishur Klima. Këta ikin nga keqqeverisja e socialisteve, demokratëve dhe të tjerëve. Po ikin pasi është akumuluar një klimë e tillë e vështirë, e cila bëhet më e vështirë artificialisht për shkak të konfliktit të madh politik, i cili konsumon shume energji dhe prish shijen për të jetuar. Situata ekonomike patjetër… fatkeqësia e këtij vendi është që 90’ nuk pati ndrysim, edhe pas ndryshimit të regjimit Shqipëria nuk bëri asnjë reformë esenciale, nuk u bënë reforma e tokës, u zaptua. Nuk ishte reforma e tokës që të ndahej si duhej por reforma e legalizimit, është një absurd i madh, ndërtuan kot më kot dhe jetën dhe energjinë e kthyen në beton në vendin e gabuar, që nuk arritëm të ndërtojmë një istëm shëndetësor dhe arsimor. Janë rezultate të një politike të munguar reforme”, u shpreh ai.