Aplikacion
Kryediplomati evropian, Josep Borell, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për masat që ndihmojnë në shmangie të tensioneve dhe për koncentrim të plotë në propozimin për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Nevoja për përpjekje maksimale për arritjen e një marrëveshjeje për targat është theksuar edhe në një takim të zhvilluar të martën ndërmjet Kurtit dhe ambasadorëve të Francës dhe Gjermanisë në Kosovë, Olivier Guerot dhe Jorn Rohde, ka thënë Qeveria e Kosovës nëpërmjet një komunikate.
Takimi në Bruksel do të zhvillohet vetëm dy ditë pas një takimi që ka rezultuar pa marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me çështjen e targave.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, e ka hedhur fajin sidomos te pala e Kosovës për mosarritje të marrëveshjes.
Me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, Kurti e ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.
Ai ka thënë të martën se ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, është shumë i përkushtuar për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e targave ilegale serbe.
“Shtetet e Bashkuara i duan edhe 48 orë që përafrimi i djeshëm të mund të shndërrohet në dakordim sot ose nesër. Po i bëjmë përpjekjet maksimale. Unë nuk mendoj që jemi në orët kur duhet të flasim për shtyrje të reja, duhet të flasim për intensitet maksimal, në mënyrë që brenda 48 orëve ta kemi marrëveshjen siç e synuam në Bruksel, duke mos u kufizuar në çështjet siç është puna e targave”.
Faza e dytë parasheh shqiptimin e gjobave prej 150 eurosh për qytetarët që qarkullojnë me automjete me targa të tilla.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se e ka kërkuar këtë shtyrje për t’i lejuar zyrtarët evropianë dhe ata amerikanë që të angazhohen me Kosovën dhe Serbinë për të gjetur zgjidhje për këtë çështje.
Kurti ka thënë se prej takimit 8-orësh të 21 nëntorit, ai nuk ka qenë në kontakt me zyrtarët evropianë lidhur me çështjen e targave.
“Me keqardhje ritheksoj se (kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep) Borrell braktisi propozimin franko-gjerman, propozimin e Bashkimit Evropian duke thënë ‘le ta kemi një darkordim për targat’. Nuk mjafton dakordimi për targat”, ka thënë mes tjerash Kurti.
Sipas tij, “korrigjimi i gabimit të Borrellit është i domosdoshëm”.
“Është gabim i madh që të braktiset biseda për normalizim të marrëdhënieve dhe liderët, presidenti i Serbisë, dhe unë si kryeministër i Kosovës, të flasim e të dakordohemi veçse për targat, për të cilat, dorën në zemër, as ai në Serbi, as unë në Kosovë, nuk jemi personat më kompetentë”.
Më 21 nëntor, zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë se është i pavërtetë çfarëdo pretendimi se Bashkimi Evropian është duke hequr dorë nga propozimi për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, i cili, sipas tij, mbështetet nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë pas takimit se pala serbe do t’i respektojë “këshillat dhe kërkesat” e kryediplomatit evropian, Borrell, i cili ndërmjetësoi bisedimet. Kryediplomati evropian ka kërkuar nga Serbia “të pezullojë lëshimin e targave” të reja, të tilla si KM, që në Kosovë konsiderohen të paligjshme.
Shqiptimi i gjobës është pjesë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës. Faza e parë parashihte qortimin, e dyta parasheh shqiptimin e gjobës dhe më vonë parashihet të vendosen disa targa provuese.
Sipas vendimit të Qeverisë, pas 21 prillit, në Kosovë nuk duhet të ketë më makina me targa të tilla që lëshojnë autoritetet serbe. Serbia – e cila lëshon targa të paligjshme për serbët e Kosovës që nga paslufta më 1999, e kundërshton këtë plan – duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës. Si pasojë e tensioneve të ngritura, serbët e veriut të Kosovës – ku qarkullojnë kryesisht makinat me targa të paligjshme – kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.
Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.
E paprecedentë! Drejtoresha e shkollës në Dimal dhunon dhe tërheq zvarrë mësuesenNjë ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dimal, pasi mësuese Edlira Spahiu thotë se është dhunuar fizikisht nga titullarja e shkollës 9-vjeçare “5 Maji” ku ajo punon. Spahiu shprehet për emisionin “Stop” se ka 12 vjet mësuese e gjuhës shqipe, por kur erdhi drejtoresha e re, Adelina Parangoni, ajo e zhvendosi për nxënësit me aftësi të veçanta.
“Drejtoresha që kur ka ardhur pra 6 vjetësh në atë shkollë gjithmonë më ka sulmuar. Ka qenë dhunë verbale, dhunë psikologjike, ka përdorur gjithmonë prindër dhe nxënës kundër meje sepse unë kam qenë e preferuara e thashethemeve të saj. Kjo ka qenë arsyeja se nuk ka pasur ndonjë arsye që të më dhunojë. Nuk kam marrë asnjëherë asnjë masë disiplinore as nga drejtoresha e shkollës, as nga Drejtoria Arsimore, as nga zyra Arsimore. Pavarësisht se shkolla dispononte orë mësimore që unë të vazhdoja të jepja lëndën e gjuhës, drejtoresha e shkollës, në bashkëpunim me drejtorin e arsimit, zotin Selman Hodo, bashkëpunoi që të largohesha aty dhe ia arriti qëllimit. Orët e mia ia shpërndau mësuesve të tjerë, ndërkohë filloj dhe punoj jashtë profilit, mësuese për nxënës me aftësi të kufizuara”, tha denoncuesja.
Më tej ajo shtoi: Duke qenë se më erdhi në majë të hundës nga intrigat që drejtoresha nuk ndalon së bëri ndaj meje, në Shtator kam bërë një ankesë me shkrim në Zyrën Arsimore dhe e kam dorëzuar tek juristi. Objekti i ankesës ishte: Përdor nxënës dhe prindër kundër meje.
Kur Edlira bëri ankesë në ZVA Dimal, drejtoresha reagoi me agresivitet duke e dhunuar në dy parakrahët mësuese Edlirën.
“Që nga ai moment drejtoresha jo vetëm nuk ndryshoi sjellje, por ka marrë më zemër, është fuqizuar më shumë për intrigat e saj saqë arriti të përdorë dhe dhunë fizike. Më kapi duart ajo. Më kapi parakrahët. Më ka marrë zvarrë dhe më ka futur në klasë. Më futi në një klasë”, u shpreh denoncuesja.
Kjo e fundit i thotë titullares, se do të shkojë në polici dhe do ta denoncojë edhe në “Stop”, dhe sjella e drejtoreshës ndryshoi në të kundërt.
“Pas aktit të dhunës i them drejtoreshës që do shkoj tek “Stop” dhe do të bëj denoncimin në polici, drejtoresha më vjen nga mbrapa duke më thënë “hajde në shkollë se të presin nxënësit”. Rojen nuk e lejonte të hapte portën dhe duke ndryshuar një sjellje dhe një ton 100% me mua”, tha denoncuesja për “Stop”.
Drejtoresha: Hajde me mua, hajde!
Mësuesja: Të lutem!
Drejtoresha: Hajde me mua thashë! Po hajde pra! Hajde me mua!
Mësuesja: Moj të lutem! Do më lesh pak?
Drejtoresha: Hajde!
Mësuesja: Jo, jo, jo! Moj të lutem, nuk e dua ditën e punës sot!
Drejtoresha: Të lutem, tani!
Mësuesja: Moj të lutem, largohu pak nga mua!
Drejtoresha: Nuk do largohesh, se do rrish tek puna ime ti!
Mësuesja: O ti! (rojes) Hape një çikë derën, të lutem!
Drejtoresha: Më fal një sekondë, se janë edhe punëtorët aty! Çfarë po bëhet tek kjo shkolla? Se tmerrohen edhe fëmijët, o Eda…
Mësuesja: Sot, sot po largohem.
Drejtoresha: Moj, nuk do largohesh ti!
Mësuesja: Hiqe ditën! Nuk kam nevojë as për një ditë, as për 1 vit. Kjo që jam, jam…nuk jam e pasur…
Drejtoresha: Po hajde moj Eda, në qoftë se merremi bashkë të dyja! Po ç’ke moj Eda, se do të të çoj unë tek shtëpia. Nuk do ikësh vetë! Do të të çoj unë!
Mësuesja: Jam e fuqishme!
Drejtoresha: Kape krahun!
Mësuesja: O ti Geni! (rojes) Të lutem hape një çikë derën mos të.. !
Drejtoresha: Po mos bëj skandal, se është turp!
Mësuesja: Po më detyron.
Drejtoresha: Po nuk më detyron, por hajde!
Mësuesja: Mos më fol më! O Geni! (rojes) Hape një çikë derën, se boll kam folur me ty unë!
Drejtoresha: Po një sekondë! Të lutem unë tani, për hir të fëmijëve, që po presin për mësim! Hajde me mua!
Mësuesja: Po ç’të të vij unë më?
Drejtoresha: Po një sekondë pra…!
Mësuesja: O Geni! (rojes) Hape një çikë! Më fal, të shkela! Të shkela, padashje!
Drejtoresha: Po s’ka gjë, më shkel moj!
Mësuesja: O Geni, hape një çikë…!
Drejtoresha: Mos me bëj ketë në rrugë moj…!
Mësuesja: Po tani ti, mos më detyro të dal nga vetja!
Drejtoresha: Po mirë, oj Eda, do thonë, që kemi shkalluar nga mendja ne?
Mësuesja: Jo më, nuk jam e shkalluar unë. Unë po i lutem atij, hape pak derën!
Drejtoresha: Hajde me drejtoreshën ketu! Më kap prej krahu! Po më kap prej krahu, moj..!
Mësuesja: O Geni, hape derën, se do dal! Hape derën, se do dal, po të them!
Spahiu u ankua në Zyrën Arsimore në policinë e Dimalit dhe u paraqit edhe te mjeku dhe rasti i kaloi prokurorisë.
“Çështja ka kaluar në prokurori. Shkoj në shkollë. Nga moment që ka marrë vesh denoncimin që unë kam bërë në polici, është bërë vigjilente në veprimet e saj sepse e kam shprehur se nëse nuk gjej drejtësi në institucionin përkatës do t’i drejtohem “Stop”. Kërkoj të punoj e qetë pa presione psikologjike, pa dhunë siç më ndodhi. Të vazhdoj të punoj siç duhet, të mos ndjehem e tensionuar dhe e kërcënuar. Nuk besoj se është rast i vetëm sepse drejtoresha ushtron dhunë në çdo kohë tek të gjithë. Prandaj kësaj drejtoreshe i duhet thënë “Stop””, tha denoncuesja.
Kur gazetarja e “Stop” takon drejtoreshën për ta pyetur, kjo e fundit nxjerr pretendimin se mësuese Edlira ka dhunuar nxënësit.
“Nuk është e vërtetë. Fëmijët dhunohen”, tha drejtoresha.
Me pak fjalë drejtoresha vuri në dispozion një fletë formati me shkrim dore me emrat e nxënësve të një klase bashkëngjitur me firmat dhe një datë 4 Nëntor 2022. Por drejtoresha ka harruar një detaj të vogël sepse më 4 Nëntor mësuesja është pajisur me raport mjekësor. Jo pak, por drejtoresha del blof.
Gazetarja: O zemër o yll bote ke dalë blof.
Drejtoresha: Të lutem eja, hajde, hajde.
Gazetarja: Hajde këtu. Drejtoresha ke ndonjë letër?
Drejtoresha: Kam kolektivin, mësuesit dhe prindërit këtu.
Pra me pak fjalë titullarja e kësaj shkolle nuk ka asnjë argument për pretendimin e saj për dhunë. Nëse do të kishte një të tillë do merrte masa.
Meqë ka ankesa nga të dyja palët, “Stop” shkoi tek juristja e ZVA Dimal, Dinora Mjeshtri e cila thotë se ka vetëm ankesë nga ana e arsimtares për titullaren.
Pasi pa pamjet e kësaj titullare, drejtori ZVA në Dimal, Isuf Bazaj, tha se do të ngrejë grupin e punës dhe do analizohet sjellja e drejtoreshës së shkollës.
“Ndaj një drejtoreshe të tillë sigurisht që do të merret një masë”, u shpreh drejtori./tvklan.al
“Jemi të harruar nga shteti”, punonjësi i burgut në Tropojë kërkon ndihmën e mediasHarta e re gjyqësore që është miratuar nga Ministria e Drejtësisë ka krijuar mjaft probleme, jo vetëm për qytetarët që duhet të udhëtojnë me qindra kilometra për të marrë shërbimet, por ka nxjerrë të papunë edhe mijëra punonjës të gjykatave, prokurorive dhe burgjeve.
Në redaksinë e Zoom.al ka mbërritur një mesazh i një punonjësi të IEVP në Tropojë, institucion që preket nga reforma.
Ai denoncon se shkrirja e IEVP-së Tropojë ka lënë pa punë që nga shefi i policisë së burgut deri te policët e thjeshtë.
Ai gjithashtu thotë se kjo ka nxjerrë në pah edhe një tjetër skandal që ka të bëjë me pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore.
“Kush mban përgjegjësi për sigurimet që janë të pa paguara për këtë institucjon. 5 vite janë të pa paguar, qënga shefi i Policisë deri tek polici më i thjeshte. Pse më mungojnë (5) vite kur në pagën time janë të mbajtura dhe mua s’më figurojnë këto kontribute”, thotë në mesazhin e tij punonjësi i policisë së burgut të Tropojës.
Ndërsa shprehet se ndihet i braktisur nga shteti, ai kërkon ndihmën e medias për të adresuar një problem të tillë.
“Jemi punonjës shteti, jemi të braktisur nga të gjithë. Kush do na mbrojë se shteti na braktisi. Na jepni ndihmëju gazetarët të gjejmë të drejtën tonë për sigurimet dhe te denohet ai qe i ka vjedhur”, thotë më tej ai në mesazhin e tij.
Jo vetëm kaq, por ai thotë se asnjë prej punonjësve të këtij institucioni nuk iu jepet libreza e punës dhe sigurimeve shoqërore.
BERZH kundër qeverisë: Koncesionet PPP dhe garancitë për KESH cenojnë stabilitetin fiskal
Shqipëria po zbaton një strategji që synon stabilitetin fiskal, por kjo politikë rrezikon të cenohet nga financimi i kontratave koncesionare PPP dhe garancitë buxhetore që qeveria po lëshon ndaj kompanive publike, referoi Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, (BERZH) në raportin e Tranzicionit.
BERZH vuri në dukje se reforma fiskale do të krijonte më shumë hapësirë politikash për të përmirësuar qëndrueshmërinë afatgjatë. “Strategjia fiskale afatmesme duhet të mobilizojë të ardhura dhe të krijojë hapësirë më shumë fonde për mbrojtjen sociale. Për sa i përket qëndrueshmërisë, strategjia duhet të marrë parasysh rreziqet fiskale që rrjedhin nga partneritetet publiko-private dhe garancitë për kompanitë publike” evidentoi BERZH në pjesën e raportit për Shqipërinë..
Më tej Banka vuri në dukje se, kërkesa e brendshme dhe zgjerimi i sektorit të turizmit çuan në zgjerimin e ekonomisë me 8.5 për qind në 2021, por ritmi i rritjes u ngadalësua në gjysmën e parë të 2022 pasi prodhimi u rrit me 4.2 për qind nga viti në vit.
Këshillat për qeverinë drejtohen tek diversifikimi i energjisë së rinovueshme. Në këtë drejtim duhet të avancohet me shpejt në projektet e energjisë diellore dhe të erës.
Mjedisi i biznesit duhet të përmirësohet më tej. Masat kryesore që duhet t’u jepet prioritet përfshijnë thjeshtimin e sistemit tatimor dhe riorganizimin e procedurave tatimore, rritjen e mbështetjes për ndërmarrjet mikro dhe garantimin e sigurisë së shërbimeve të qeverisjes elektronike, rekomandoi Banka.
Më tej BERZH analizoi se, zgjerimi ekonomik po ngadalësohet. Ekonomia u rikuperua me 8.5 për qind në vitin 2021. Zgjerimi vazhdoi në tremujorin e parë të 2022, ku PBB u rrit me 6.5 për qind, por u ngadalësua në tremujorin e dytë në 2.2 për qind pasi ritmet e rritjes së eksporteve dhe investimeve private ranë.
Rritja e fortë e kredisë për individët me 14 për qind dhe flukset hyrëse të qëndrueshme të remitancave mbështetën konsumin në gjysmën e parë të vitit. Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të lartë të kredisë për kompanitë private, investimet u tkurrën me 7 për qind në tremujorin e dytë.
Eksportet e mallrave vazhduan të rriten në terma realë, por me një ritëm më të moderuar prej 15 për qind krahasuar me 44 për qind në tremujorin e parë. Në tetë muajt të vitit 2022, hyrjet e turistëve të huaj u rritën me 29 për qind në vit dhe me 16 për qind krahasuar me nivelet para pandemisë, ndërsa tregtia e brendshme shënoi rritje dyshifrore në gjysmën e parë të vitit.
Inflacioni po rritet por kursi i këmbimit mbetet i qëndrueshëm. I nxitur nga çmimet më të larta globale të ushqimeve dhe naftës së importuar, inflacioni vjetor arriti në 8.1 për qind në shtator 2022. Edhe pse më i ulët se nga mesatarja rajonale, ky nivel inflacioni është më i larti në 20 vitet e fundit dhe rëndon shumë mbi familjet për të cilat furnizimet thelbësore si ushqimi dhe shërbimet komunale përbëjnë përkatësisht 42 për qind dhe 10 për qind të shpenzimeve për konsum.
Deficiti i llogarisë korente u ngushtua në gjysmën e parë të 2022, pasi rritja e eksportit të mallrave dhe shërbimeve kompensoi rritjen e importeve, duke mbështetur stabilitetin relativ të kursit të këmbimit.
Organizatat mjedisore padisin institucionet qeveritare për aeroportin e Vlorës
Grupimi i organizatave mjedisore kundërshton kontratën mbi ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës si të pavlefshme për shkak të parregullsive dhe shkeljeve së disa ligjeve. Objekti në ndërtim, përbën një kërcënim të madh për ekosistemin natyror të zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë. Leja e zhvillimit është miratuar përpara përfundimit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM), gjithashtu vetë procesi i realizimit të VNM-së është i parregullt dhe jo në përputhje me rregulloret, siç e përcakton ligji.
Organizatat mjedisore joqeveritare shqiptare, PPNEA dhe AOS, të mbështetura nga organizata joqeveritare ndërkombëtare EuroNatur si dhe komuniteti shkencor ndërkombëtar, njoftuan zyrtarisht po dorëzojnë në Gjykatën Administrative një padi duke sfiduar procesin administrativ të realizuar për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Ky ndërtim i paligjshëm ndodh në një ndër ligatinat më të rëndësishme dhe me biodiversitet të lartë të vendit, si dhe përgjatë korridorit të Adriatikut, një prej rrugëve më të rëndësishme për shtegtimin shpendëve. Institucionet shqiptare po shkelin ligjet e vendit dhe konventat ndërkombëtare, duke anashkaluar procedurat dhe duke hedhur poshtë vërejtjet e institucioneve ndërkombëtare.
Organizatat joqeveritare do të dorezojnë prova dhe fakte mbi shkeljen e disa ligjeve, si ligji për zonat e mbrojtura, ligj për realizimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM), ligji për planifikimin e territorit, procedurat lidhur me kontartën koncesionare si dhe shkelje të rregulloreve përkatëse. Gjithashtu, pala paditëse do të theksojë ndaj autoriteteve, proceset e paligjshme, mungesën e transparencës dhe përfshirjen e palëve të interesit, si dhe anashkalimin e procedurave thelbësore të procesit. Në mënyrë të përmbledhur, këto vendime e bëjnë ndërtimin e Aeroportit të Vlorës të paligjshëm e të parregullt, gjithashtu të shoqëruar me ndikime negative dhe të pakthyesheme në mjedis.
Aleksandër Trajçe, drejtori ekzekutiv i organizatës PPNEA deklaron se: “Ne e kemi ngritur këtë shqetësim që në krye të herës, që me zbulimin e vendndodhjes së ndërtimit të aeroportit. Është e paimagjinueshme që një infrastrukturë kaq e madhe të ndërtohet brenda një zone të mbrojtur, qëllimi i së cilës është të ndalojë pikërisht që projekte të tilla të ndërtohen në brendësi të këtyre zonave. Nëse ky projekt përparon me të gjitha parregullsitë që janë evidentuar, nga shumë ekspertë vendas dhe të huaj, atëherë i gjithë rrjeti i zonave të mbrojtura të Shqipërisë është në rrezik për të ardhmen. Asgjë nuk mund ti ndalojë më tej investimet mbi infrastrukturën gri në zonat e mbrojtura dhe shkatërrojë integritetin ekologjik dhe trashëgiminë natyrore që duhet ta ruajmë për brezat e ardhshëm”.
Ka kaluar më pak se një vit prej fillimit të ndërtimit të Aeroportit të Vlorës. Komuniteti shkencor si dhe organizatat joqeveritare, kombëtare dhe ndërkombëtare, i kanë kërkuar vazhdimisht qeverisë shqiptare të ndalojnë ndërtimin e kësaj infrastrukture. Këto shqetësime janë shoqëruar vazhdimisht me fakte dhe dokumenta, të cilat nuk e justifikojnë këtë ndërtim gri brenda kësaj zone. Megjithatë, nuk është marrë asnjë masë nga qeveria dhe ndërtimi i aeroportit vazhdon pa asnjë shqetësim.
Vjosë – Narta është pjesë e rrjetit të zonave të mbrojtura, me status ‘Peizazh i Mbrojtur’, gjithashtu e njohur si Zonë e Rëndësishme për Shpendët (IBA), Zonë e Rëndësishme për Biodiversitetin (KBA), kandidate zyrtare e rrjetit Emerald si pjesë e Konventës së Bernes si dhe plotëson të gjitha kriteret për tu shpallur si Ligatinë me Rëndësi Ndëkombëtare, si pjesë e Konventës Ramsar. Vjosë-Narta është pjesë integrale dhe luan një rol thelbëror në shëndetin e një rrjeti të gjerë ekologjik. Ndërtimet masive, në zemër të zonave të mbrojtura, do të shkatërrojnë në mënyrë të përhershme ekosistemin natyror.
Taulant Bino, presidenti i Shoqatës Ornitologjike e Shqipërisë (AOS) deklaron se: “Është e paimagjinueshme që Shqipëria të njollosi kontrubutin e saj në trashëgiminë natyrore kombëtare dhe ndërkombëtare, duke ndërtuar një aeroport që shkatërron biodiversitetin e zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë si dhe ligatinat e tjera përgjatë Adriatikut. Një aeroport në një zonë të ardhshme Natura 2000 është një Jo për intergimin në Bashkimin Europian”.
Annette Spangenberg, drejtuese e konservimit pranë EuroNatur shton se: “Me ndërtimin e një aeroporti brenda një zone të mbrojtur, qeveria shqiptare anashkalon zbatimin e ligjit duke dëmtuar natyrën dhe favorizuar interesa të caktuara. Procese të tilla duhet të frymëzojnë mosebesim ndaj Bashkimit Europian”.
Narta
Peizazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë është një ndër sistemet ekologjike më të rëndësishme në Shqipëri, ligatina e dytë më e rëndësishme në vend, shtëpi e llojeve të rëndësishëm të florës dhe faunës. Kjo zonë është pjesë e disa rrjeteve ekologjike ndërkombëtare, pjesë e koridorit shtegtues të Adriatikut, me më shumë se 220 lloje shpendësh.
Qysh prej fillimit, organizatat joqeveritare kombëtare e ndërkombëtare kanë kundërshtuar planet për ndërtimin e aeroprtit brenda zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë. Letra të hapura, manifestime, dhe rishikimi i raportit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) janë vetëm disa nga aksionet e ndërmarra për të kundërshtuar këtë ndërtim të paligjshëm.
Gruaja nga Tirana: Burri më ka tradhtuar për ditëlindje me shoqen e ngushtë
Një telefonuese e programit “Shije Shtëpie”, ka ndarë për emisionin historinë e saj të tradhtisë.
Ajo ka rrëfyer se ka dy vite e divorcuar për shkak se ish-bashkëshorti e tradhtoi atë me shoqen e saj. Por sikur të mos mjaftonte tradhtia, dita që ajo e zbuloi ka qenë dita e ditëlindjes së saj. Pikërisht ndërsa ishte duke festuar 30-vjetorin ajo mori këtë zhgënjim nga njeriu që siç thotë e kishte dashur.
Katerina Trungu: Cili është një mendim që ke për temën?
Telefonuesja: Mendoj se më shumë tradhtojnë burrat. Jo jam e divorcuar prej dy vitesh dhe mendoj se burrat tradhëtojnë më shumë.
Katerina Trungu: Arsyeja e divorcit ka qenë tradhtia?
Telefonuesja: Po, tradhtia.
Katerina Trungu: Kështu që është një shkak për ndarje. Në analizën që ti i bën historisë tënde, kush e ka patur fajin?
Telefonuesja: Ka qenë shoqëri e përbashkët dhe jam tradhtuar nga një shoqja ime.
Elda Koçi: Ça i bëre shoqes, mirë atij, po shoqes ç’i bëre?
Arba Gramo: I dha burrin ça i bëri. Zemër ke shpëtuar besoj. Ke shpëtuar nga një njeri që nuk do ta kesh gjithë jetën.
Telefonuesja: Po ndihem e zhgënjyer se një njeri që e do.
Elda Koçi: Po çfarë justifikimi nxori?
Telefonuesja: Ishte në ditëlindje. Në 30-vjetorin, për ditëlindje?
Katerina Trungu: Në ditëlindjen tënde?
Telefonuesja: Kemi shoqëri të përbashkët dhe për 30-vjetorin më tradhtoi. Dhuratë për ditëlindje.
Katerina Trungu: A dhuratë për ty? Në kuptimin që ka qenë ditëlindja jote?
Elda Koçi: Ku është ai ku është. Me atë?
Katerina Trungu: O Elda nuk do “e kapim”!
Zgjedhjet lokale, Alibeaj vulos përçarjen e PD-së: Javën e ardhshme do të prezantohen kandidatët
Në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, PD do të shkojë e përçarë. Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, thotë se javën e ardhshme do të prezantohen kandidatët për kryetar bashkie në zgjedhjet e 14 majit.
“Në vitin 2020, PD u përfshi në një proces të gjerë të identifikimit të kandidaturave. Kandidatët janë gati dhe do të nisë shpallja e tyre bashki më bashki që nga java tjetër. Këta kandidatë janë zgjedhur nga anëtarësia e Partisë Demokratike, që është përfshirë në një proces në detaj të propozimeve dhe në një proces votimi, ku ka pasur dy komisione që bënë filtrimin dhe që shikonin çështjen e etikës”, tha Alibeaj.
Kurse në lidhje me primaret e Sali Berishës në PD, Alibeaj tha: “Nuk është ajo anëtarësia e PD-së. Statuti i PD-së është veç një dhe unë nuk di të ketë një të dytë. Shumica dërrmuese e deputetëve të PD-së qëndrojnë fort pas vlerave të kësaj partie”.
Thriller/U hodh apo e hodhën? Vajza nga Kenia 30 orë poshtë ballkonit. Dëshmitë kontradiktore …Jeta e saj e re në Shqipëri, duhet të ishte një fillim tjetër. Shumë më e lumtur se Kenia e largët që kishte lënë pas. Të paktën kështu do të duhej të ishte, deri mëngjesin e 14 gushtit 2022. Mëngjesi, kur Joyce Achieng Aoko, një punonjëse e re kazinoje, vetëm 22 vjeç, u gjet pa ndjenja, me shenja të dukshme dëmtimesh, poshtë ballkonit të dhomës ku jetonte. Në rezidencën ‘Flowers’ në kryeqytet. E përçudnuar dhe e lënë aty në gjendje kritike për jetën. Gjendje, ku vazhdon edhe sot, të dergjet në një nga dhomat e spitalit të Traumës në Tiranë.
2-Me shpresa të humbura për ta bërë edhe njëherë të vetëdijshme, dhe për të na rrëfyer se çfarë ndodhi me të atë mëngjes gushti në dhomën e saj.
A ishte ngjarja e saj, një tentativë vetëvrasje?
Apo dikush u përpoq ta inskenojë si të tillë?
Nëse ishte kështu, kush ishin personat që e dhunuan?
Dhe çfarë kërkonin prej saj?
Çfarë kishte parë 22 vjeçarja nga Kenia, që u përpoqën ti mbyllnin gojën, nëse vërtetohen dyshimet se e hodhën dhe nuk u hodh nga ballkoni i hostelit ku banonte prej më pak se dy javësh?
Një histori e vërtetë thriller.
Me shumë rrethana të pasqaruara.
Në dukje një komplot, me shumë duar brenda.
Që ndoshta nuk do e kishim mësuar kurrë.
3-Nëse nëna e saj nuk do të fluturonte pas ngjarjes së tmerrshme, nga Kenia e largët, për të na rrëfyer mizorinë që i ishte shkaktuar së bijës në Tiranë. Rrëfim tronditës. i cili solli edhe reagimin e thatë në mënyrë telegrafike të Policisë së Shtetit. Vetëm dy muaj pasi ngjarja kishte ndodhur. Një reagim i vonuar, tejet dyshues. Se si mundet Policia e Shtetit të mbajë për një kohe të gjatë të fshehur një ngjarje të tillë dhe ta trajtojë si një zënkë banale rruge. Por nëse vërtetohet pista e dhunimit, kush e masakroi në atë rrugë pa kthim 22 vjeçaren nga Kenia?
4-Kush po kërkon të fshehë faktet dhe ti japë ngjarjes një drejtim tjetër, për ta orientuar atë si një tentativë vetëvrasje?
Si është e mundur që shoqet e Joyce, edhe pse mëngjesin e herët të ngjarjes, ishin në dhomat ngjitur, dhe nuk dëgjuan asnjë zhurmë?
Apo përpiqet dikush që të blejë heshtjen e tyre, duke shfrytëzuar faktin që ato janë të huaja në Shqipëri?
Për të davaritur gjithë këtë mjegullnajë, të cilën Policia e Shtetit dhe grupi hetues nuk kanë mundur deri më sot ta zbardhin, por përkundrazi e kanë tymnuar edhe më shumë me paaftësinë apo implikimin e tyre, emisioni ‘Në shënjestër’ ka vendosur të ndërtojë edhe njëherë nga e para jetën e 22 vjeçares, Joyce Achieng Aoko, në Tiranë.
5-Që nga rekrutimi i saj nga një kazino në Tiranë, mbërritja e saj në Shqipëri, deri te mëngjesi ku u gjet pa ndjenja. Sipas të dhënave që disponon emisioni ‘Në shënjestër’, Joyce Achieng Aoko, mësohet se ka mbërritur në Shqipëri më datë 15 shkurt 2022. Nuk dihet se në ç’rrethana është bërë rekrutimi i saj, por mësohet se fillimisht ajo ka punuar në një nga Kazinotë në ambientet e ish-Sheraton. Një nga kazinotë më të njohura në qendër të Tiranës. Aty, ku 22 vjeçarja punonte si krupiere, apo ndryshe shpërndarëse letrash në tavolinat e kumarit.
6-Një lloj zanati, ku ata që njihen edhe si dillera (dealer), caktohen në një tryezë kumari për të ndihmuar në zhvillimin e lojës, veçanërisht në shpërndarjen e basteve dhe të pagesave. Punë të cilën Joyce thuhet se e ka kryer në këtë kazino për disa muaj. Deri sa diçka duket se nuk ka shkuar mirë, dhe ajo është zhvendosur po si krupiere në një tjetër kazino. Këtë herë në ambientet e jashtme të stadiumit ‘Air Albania’. Aty, ku thuhet se punoi deri mbrëmjen e fundit, para se të gjendej e masakruar në hostelin ku jetonte, banesë të cilën ia kishte mundësuar punëdhënësi i saj.
Por si u gjet pa ndjenja 22 vjeçarja?
Dhe çfarë nuk shkon në rrëfimet e shoqeve të saj dhe personelit tjetër të kazinosë?
7-A janë ata plotësisht të sinqertë në thëniet e tyre para grupi hetues?
Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në shënjestër’, e para që bëri kallëzim për zhdukjen e papritur të shoqes së saj të dhomës, ishte Emili, bashkëjetuesja e saj në rezidencën ‘Flowers’. Një rrëfim, siç do ta shikoni edhe më poshtë, me shumë dritëhije. E cila, në deklarimin e saj përpara oficerit të policisë gjyqësore në komisariatin e policisë nr 1 në Tiranë, të bërë në orën 23.30 të mbrëmjes së 13 gushtit 2022, 17 orë pasi Joyce nuk gjendej, tha se kishte humbur kontaktet me shoqen e saj, që nga mëngjesi i kësaj date. Ku sipas Emili komunikimi i saj i fundit me Joyce kishte qenë në orën 3.00 të mëngjesit të datës 13 gusht.
8-Ku vajzat kishin komunikuar me njëra-tjetrën nëpërmjet chatimit. Ku gjithçka sipas Emilit dukej e qetë në bashkëbisedimin me Joyce.
“Unë ka rreth 3 muaj që banoj me një kolege të punës e cila quhet Joyce Aoko. Mëngjesin e sotëm (13 gusht 2022) ajo e ka mbaruar punën rreth orës 02.00, ku në shtëpi e ka dërguar makina e punës, e cila transporton punonjësit. Dua të them se për herë të fundit e kam parë Joyce, kur ka lënë punën dhe më ka përshëndetur. Në orën 03:00 kam biseduar me mesazhe me të duke bërë shaka. Nuk më ka thënë apo shfaqur ndonjë shqetësim. Gjithashtu nuk kam dijeni nëse ajo ka ndonjë të afërm apo person të njohur këtu.”, tha Emili.
9- Pra sipas Emilit, ato biseduan bashkë rreth orës 3.00 të mëngjesit të datës 13 gusht.
Ndërsa ajo vetë u kthye në banesë në orën 6.00 të mëngjesit të po kësaj date, pra vetëm 3 orë pasi kishte komunikuar me Joyce. Ku deklaron, se teksa u kthye në banesë, nuk e gjeti si zakonisht në dhomë bashkëjetuesen e saj. Madje, nuk pa në banesë asgjë të pazakontë. E vetmja gjë e pazakontë sipas saj ishte mungesa e shoqes së saj. Por fakti që kjo e fundit kishte lënë telefonin e saj në dhomë dhe ishte larguar duke lënë aty edhe çelësin e banesës, duket se nuk i bëri ndonjë përshtypje të madhe. Qoftë edhe për ta kërkuar te shoqet e tjera në dhomat ngjitur.
“Unë kam mbaruar punë në orën 06.00, dhe jam kthyer në këmbë në rezidencë pasi makina e punës e kishte mbyllur orarin. Kur u ktheva në shtëpi pashë që dera e apartamentit ishte e mbyllur, por pa çelës. Në krevat pashë që kishte mbetje ushqimi dhe telefoni i shoqes time ishte në shtrat, ashtu si edhe çelësi i banesës. Në banesë kam gjetur dhe pije alkoolike.”, tha më tej Emili.
Por ndërsa Emili thotë se u zgjua mesditën e datës 13 gusht, ajo tregon sërish se nuk e pa shoqen saj.
Këtë herë sipas saj dukshëm më e shqetësuar për mungesën e shoqes së saj të dhomës.
11-Momenti, ku siç mësohet ajo ka njoftuar edhe menaxherët e kazinosë ku punonte Joyce, të cilët po sipas saj, e drejtuan për të bërë kallëzim në polici. Kallëzim, të cilin siç thamë edhe më lart, Emili e bëri, mbrëmjen e vonë të datës, 13 gusht 2022. Në orën 23.30 të kësaj date, pra pothuaj 17 orë pasi Joyce ishte zhdukur në mënyrë të beftë dhe nuk gjendej. Referim, i cili është bërë në komisariatin e policisë nr 1. Ku Emili, siç shikohet edhe nga procesverbali i firmosur në prani të oficerit të policisë gjyqësore, shoqërohet nga një person i dytë. Personi, me gjeneralitetet Rodi B., që në këtë rast ka bërë edhe përkthyesin e saj, i cili siç do ta shikoni edhe më poshtë në dëshmitë e tij, pretendon se është ish-i dashuri i Joyce.
Ku në këtë kallëzim, që thamë mban datën 13 gusht 2022, pra 17 orë pasi Emili kishte konstatuar zhdukjen e Joyce dhe 13 orë para se kjo e fundit të gjendej pa ndjenja poshtë banesës ku ata jetonin, Emili deklaron se nuk ishte paraqitur më herët për të bërë denoncim për zhdukjen e shoqes së saj, pasi mendonte se Joyce do të kthehej.
“Unë kam për të thënë se sonte kam shkuar në punë pasi e filloj në orën 22.00 dhe u kam thënë atyre të punës për këtë gjë. Se kam bërë të ditur më parë zhdukjen e Joyce pasi kam menduar se do të kthehet shpejt. Por meqë nuk ka ardhur u bëra merak dhe u paraqita për të bërë këtë kallëzim. Për herë të fundit e kam pare Joyce kur ka lënë punën dhe më ka përshëndetur.”, shtoi Emili.
Por teksa Emili bëri këtë kallëzim mbrëmjen e 13 gushtit 2022 përpara oficerit të policisë gjyqësore në komisariatin nr. 1 në Tiranë, për zhdukjen e papritur të shoqes së saj, bashkëjetuesja e saj, Joyce Accieng Aoko, u gjet pa ndjenja 12 orë më pas, poshtë dhomës ku dy vajzat jetonin. Më datë 14 gusht 2022, rreth orës 12.00 të mesditës. Pra, duke marrë parasysh edhe kohën kur Emili humbi kontaktet me të, orën 6.00 të mëngjesit të datës 13 gusht, pothuaj 30 orë pasi Joyce kishte humbur pa gjurmë. Sipas grupit hetues, të parat që dhanë deklarime mbi rrethanat në të cilat u gjend kolegia e tyre, ishin Sophi Sh. dhe Nana Kh.
14-Dy shtetase gjeorgjiane, të cilat punonin në Casino Arena, së bashku më Joyce Aoko. Ato me të cilat ajo jo vetëm punonte në kazino, por edhe ndante rezidencën ku jetonte së fundmi. Të cilat rrëfyen se si e gjetën pa ndjenja kolegen e tyre rreth orës 11.50 të paradrekës së datës 14 gusht 2022. Rezidencë, që siç del nga dëshmia e vajzave, në të cilën banonin edhe të tjera kolege të tyre, por që edhe këto çuditërisht nuk kishin dëgjuar asgjë të pazakontë atë mëngjes të herët të kësaj date. Por as në orët e mëhershme, nëse do të besojmë që viktima kishte në të vërtetë 30 orë që qëndronte duke lënguar, poshtë ballkonit të tyre. Dritare ballkoni, që duhet thënë se janë vetëm 3 metra larg vendit ku ndodhej Joyce.
15-Çka të lë të dyshosh se si është e mundur që askush nuk i dëgjoi rënkimet e Joyce, gjatë gjithë këtyre orëve të gjata të lëngimit të saj, poshtë dritareve të ballkonit të tyre.
“Pasi jemi zgjuar, kemi dalë në dritare dhe kemi parë poshtë, përtokë, një person. Pamë që ky person ishte Joyce nga Kenia, dhe filluam të bërtasim të shqetësuara. Në këtë moment të dyja zbritëm poshtë. Bashkë me ne zbritën edhe njerëz të tjerë që punojnë tek kazinoja, por që jetojnë në rezidencë. Joyce ishte e shtrirë përtokë, pa këpucë, e përmbysur, kishte gjakderdhje në kokë mbrapa, ishte e gërvishtur tek pjesa e mollzës së fytyrës, gjakderdhje nga hunda si dhe pantollonat e shkurtra i kishte të ulura deri tek gjunjët.”, tha Sophi Sh.
16-Siç vihet re edhe nga dëshmia e vajzave, nga këqyrja e parë që ato i bënë trupit të Joyce, përveç dëmtimeve të një rënie të mundshme nga ballkoni, ato konstatuan te ajo edhe disa anomali. Një nga këto anomali ishte veshja e saj në pjesën e poshtme të trupit. Ku pantallonat e saj të shkurtra ishin të ulura poshtë gjunjëve.
Që në dukje të lë dyshimin e një tentative përdhunimi. Por që na tregon në një farë mënyre se sulmi nuk ka qenë i menjëhershëm, pasi vajza nuk ka qenë me rrobat e punës, në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Por me rrobat e shtëpisë.
17-Që vetvetiu ngre edhe një pikëpyetje, a mundet një person në rast të një tentative vetëvrasje, të hidhet nga ballkoni i banesës ku qëndron, me pantallonat e ulura deri te gjunjët?
“Unë jam e punësuar si diller tek Casino ‘Arena’ tek Stadiumi ‘Air Albania’. E njoh Joyce pasi e kam takuar dy-tre herë. Kam qenë tek dhoma ku banojmë me shoqen time, rreth orës 11.50 më datë 14 Gusht 2022. Pasi jemi zgjuar, kam dalë në dritare ku kam parë poshtë një person. Ishte Joyce Aoko nga Kenia. Filluam të bërtisnim të shqetësuara. Më pas zbritëm poshtë, aty ku ajo gjendej. Joyce ishte e shtrirë përtokë, pa këpucë, përmbys. Kishte gjakderdhje në kokë mbrapa dhe e gërvishtur tek pjesa e mollëzës së fytyrës.”, pohoi Nana Kh.
18-Pantallonat e shkurtra i kishte të ulura deri tek gjunjët, ku në pjesën e legenit ishte e gërvishtur. Ne nuk e kemi prekur, por vetëm i hodhëm ujë. Ajo lëvizi pak dhe menjëherë lajmëruam përgjegjësin e kazinos, të cilin e quajnë Hysen. Por ndërsa dy koleget e Joyce, Sophi Sh. dhe Nana Kh, thonë se ishin ato të parat që pikasën trupin e Joyce, poshtë ballkonit të tyre, Emili pretendon se ishte ajo e para që pa shoqen e saj.
Ajo tha për grupin hetues, pasi u rimor në pyetje, se e konstatoi trupin e shoqes së saj, në orën 12.30 të datës 14 gusht 2022. Pra një orë, pasi trupi i Joyce ishte gjetur nga shoqet e tjera të cilat ndanin me të rezidencën.
Madje sipas dëshmisë që Emili dha, del se ka qenë ajo vetë që ka lajmëruar ambulancën.
Grupi hetues
Nga ana jonë u rimor në pyetje Emili ….e cila deklaroi se kur e hapi dritaren e dhomës së gjumit rreth orës 12.30 të datës 14 Gusht 2022, ajo pa shtetasen Joyce Achieng Aoko të shtrirë në tokë dhe njoftoi ambulancën.
Sipas grupit hetues, Emili gjatë marrjes në pyetje, shpjegoi edhe njëherë se si e gjeti bosh dhomën ku jetonte me Joyce, mëngjesin e datës 13 gusht. Ku ajo që të bie në sy edhe njëherë është rregullsia në të cilën ajo thotë se e gjeti banesën. Madje edhe dritaret e mbyllura.
Dosja Hetimore
Emili ka sqaruar se në momentin e parë që ka shkuar në dhomë, e ka gjetur të hapur derën dhe dritaret e mbyllura dhe në dhomë kanë qenë dy telefonat e Joyce, (njëri ka qenë i fikur, ndërsa tjetri është sekuestruar nga ana jonë ku nga kqyrja e tij ku nuk ka rezultuar ndonjë telefonatë e ndonjë personi apo foto përveç një video e bërë më datë 12 Gusht 2022 ora 03.53 minuta vetëm në dhomë), çanta personale si dhe çelësat e dhomës.
Pra, siç shikohet edhe në rrëfimin e dytë para hetuesve. Emili pavarësisht se shoqja e saj kishte lënë në banesë të gjithë sendet personale, madje edhe çantën e saj, nuk është kujdesur aspak të dijë për fatin e saj, por ka shkuar qetësisht të bie në gjumë.
Ndërkohë që është e çuditshme, nëse do ti besojmë rrethanave në të cilat Emili e gjeti banesën, dhe nëse do ti besonin variantit të mundshëm të një vetëvrasje, se si Joyce, u kujdes të mbyllte dritaret, në kushtet ku ndodhej. A mundej Joyce që të kryente dy veprime njëherësh, edhe të hidhej nga ballkoni dhe njëkohësisht të mbyllte dritaret? Ky është vetëm një aspekt i errët i rrethanave në të cilat Emili tregon, se si e gjeti banesën pa Joyce brenda atë mëngjes të 13 gushtit.
Një tjetër aspekt i dyshimtë që do të shikohet edhe më poshtë është rrëfimi i Rodi B.
Personi që siç thamë edhe më lart, pretendon se kishte një lidhje me Joyce, dhe që rezulton se ka qenë i pranishëm si përkthyes i Emili, gjatë kallëzimit që kjo e fundit bëri mbrëmjen e 13 gushtit në komisariatin nr 1, për zhdukjen e shoqes së saj.
Rodi B. që rezulton se ishte një nga shoferët e kazinosë ku punonte Joyce. Një lidhje e shkurtër e tij me Joyce, në dukje e pakonsumuar, për të cilën ishte në dijeni edhe Emili. Rodi B, i cili teksa u mor në pyetje pas zbulimit të trupit të dhunuar të Joyce, tregoi përpara grupi hetues se hera e fundit kur ishte takuar me të ishte data 8 gusht 2022. Dhe që nga ai moment ajo, sipas tij, kishte bllokuar çdo komunikim me të.
Rodi B. Unë kam rreth 3 muaj që e njoh Joyce Aoko tek Casino te ‘Sheraton’ në Tiranë.
“Kam patur lidhje intime me të. Më datë 8 Gusht 2022 rreth orës 14.00 kam shkuar tek shtëpia ku jetonte në rrugën e Elbasanit tek rezidenca Flowers. Pasi qëndrova disa orë me të kam vendosur që të mos e vazhdoja më këtë lidhje me miratimin edhe të saj. Joyce më ka bërë bllok dhe që nga ajo ditë nuk kam pasur më asnjë kontakt me të.”, Rodi B.
Po ndërsa çifti i ri duket se nuk po kalonte një moment të mirë në lidhjen e tyre, ajo që duket se mbante lidhje me të dy ishte shoqja e saj Emili, e cila siç shikohet edhe në dëshminë e ish-të dashurit të pretenduar të Joyce, i ka shprehur këtij të fundit, më datë 13 gusht, shqetësimin se Joyce kishte humbur. Këtë shqetësim Emili, sipas dëshmisë që ka dhënë Rodi, ia ka shprehur në orën 18.43 të pasdites së datës 13 gusht. Pra, 12 orë, nga momenti që Joyce, nuk gjendej gjëkundi.
“Më datë 13 gusht 2022, rreth orës 18.43, jam vënë në dijeni nga shoqja e saj Emili se Joyce nuk po gjendej dhe më ka pyetur mos ishte me mua. Unë i thashë që ajo më kishte bërë bllok dhe që nuk kam patur më kontakt me të. Po nga Emili kam mësuar se ajo është gjetur pa ndjenja tek rezidenca Flowers.”, tha Robi B.
Polemika në intervistë, Muller: Se di çfarë ndeshje keni parë, nuk i lamë asgjë fatit
Thomas Muller e sheh ndryshe humbjen e Gjermanisë ndaj Japonisë, me shifrat 1-2.
Sulmuesi i Panzerave shprehet pas takimit të Botërorit se ekipi dominoi për një pjesë të mirë të ndeshjes dhe se skuadra nuk i la në dorë asgjë fatit.
“Nuk e di cilën ndeshje e keni parë por mendoj se ne dominuam për 75 minuta, pastaj ishte e qartë se nuk ishim në gjendje ta kontrollonim dhe pranuam dy gola, por bëmë një lojë të mirë, intensive dhe nuk i lamë asgjë fatit” – Tha Muller duke u zënë me gazetaren.
Lefter Koka “peshku i madh” i Inceneratorëve? Manjani: Në qeverinë e 2017-ës vendosnin dy koka
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë por edhe kreut të Partisë së lirisë Ilir Meta, se po i përdor politikisht denoncime për çështjen e Inceneratorëve.
I ftuar në emisionin “Zona Zero”, Manjani deklaroi se ish-ministri i mjedisit Lefter Koka po mbahet në burg pa prova, pasi ai nuk është ideator i kësaj afere. Ai deklaroi se në qeverinë e vitit 2017, koalicion mes PS dhe LSI, vendoste Edi Rama si kryeministër dhe Ilir Meta, si bashkëkryetar i koalicionit.
“Po flitet që është një peshk i madh, ta zëmë ish-ministri i mjedisit, ndaj të cilit janë 3 akuza. Këta kanë marrë si akuzë padinë e LSI, prandaj këtu jemi me drejtësi partiake. Lefter Koka ka qenë ministër në kohën e Edi Ramës dhe nuk e ka bërë ai. Ka qenë si unë dhe ne nuk kemi pasur këllqe që të vepronim në kokën tonë. Qeveria ka funksionuar me dy koka, Edi Rama kryeministri, Ilir Meta bashkëkryetar i koalicionit. Për vendime të rëndësishme mblidheshin çdo të hënë dhe diskutonin. Nuk i ka marrë Lefter Koka vendimet, kush ishte Koka? As Alqi Bllako. Çështja e shpërdorimit të detyrës është si thesi i miellit, aq herë t’i biesh, nxjerr për të bërë petulla. Nëse vazhdojnë t’i bien thesit të Lefter kokës dhe Alqi Bllakos do ngelen pa petulla. Koka nuk është ideatori i Inceneratorëve.
Këtë biznes nuk e ka sjellë Lefter koka, nuk ka asnjë gjurmë që biznesmenët që janë marrë me këtë punë kanë lidhje me të. Lefter Koka ka bërë thjesht detyrën. As nuk ka bërë korrupsion. Duhet të kesh pasuri që ky i ka bërë nga favoret. Ja ta dhënë që Lefteri ka bërë favore, po kush ja dha lekët? Kush ja ka bërë shkëmbimin në pasuri? Ku janë lekët e korrupsionit? Nuk ka prova. SPAK duhet t’i kapë njerëzit në flagrancë, jo t’i fusë brenda kot, prandaj them që çdo gjë është e papjekur. Ku janë provat nëse ti nuk ke kapur atë që e ka bërë korrupsionin.
Nevoja për rezultate është shfaqur nga Qeveria dhe Ambasada amerikane në mënyrën më të çuditshme, pa asnjë standard. Nuk ka asnjë standard të respektuar. Po të bëhej kjo që po bën ambasada këtu në Amerikë shkonin të gjithë në burg. SPAK duhet lënë të bëjë punën por t’i hiqen disa instrumenta abuzivë. Nuk mund të mbash njerëz në burg kot.”- tha Manjani.