Aplikacion
Një 40-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e sotme gjatë një gare me makina në pistën e “Arena Karting Albania 3”.
Ky biznes në Pjesës të Shijakut i hapur së fundmi kishte në fokus garat me makina elektrike brenda një piste të mbyllur.
Pavarësisht se klientët që duan të provojnë këtë eksperiencë paguajnë 25 mijë lekë të vjetra për 10 minuta xhiro, mungesa e sigurisë i mori jetën një 40-vjeçari.
Viktima u përplas me një tjetër garues e për pasojë gjeti vdekjen tragjike.
U filmua teksa derdhte lot, Flutura Açka: Ja pse qava për Grida DumënDeputetja demokrate, Flutura Açka ishte e ftuar sot në Neës24 ku foli për jetën profesionale por edhe atë private.
Teksa u shfaq një foto ku Flutura dhe deputeti Gjekmarkaj dukej se fshinin lotët, Açka kujtoi se ishte momenti i dorëzimit të mandatit të deputetes Grida Duma.
Açka u shpreh ishte një largim i papritur dhe i shpejt, ndaj e përjetoi me emocion.
Shkrimtarja tha se Grida disa ditë para se të dorëzonte mandatin e kishte diskutuar me të si ide, por ajo nuk e kishte menduar si një vendim.
Më tej deputetja shtoi se ndoshta Grida nuk e kishte treguar hapur vendimin e saj pasi e ka menduar që kolegët e saj mund të reagonin në mënyrë sentimentale dhe mund të ndikonin në vendimin e saj.
Deputetja Açka e cilësoi ikjen e Grida Dumës si një humbje për Partinë Demokratike dhe për jetën politike në vend.
Po bënin gara me makina, humb jetën 40-vjeçari nga Fieri
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shijak, teksa një 40 vjeçar ka humbur jetën.
Policia bën të ditur se në fshatin Pjesës në Shijak, tek “Arena Kartin Albania 3”, gjatë garave me mjete sportive, janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën njëri prej drejtuesve, shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Fier.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Iranianët publikojnë të dhënat e Muhamet Rrumbullakut dhe numrit 2 të SHISH-it: Do ketë …Hakerat iranianë kanë publikua mbrëmjen e sotme të dhëna mbi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Tiranës Muhamet Rrumbullaku dhe udhëtimet e tij.
Të dhëna janë publikuar edhe për nëndrejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Olian Kanushi.
“Jemi shumë afër jush. Në vend që të zëvendësoni zyrtarët e një qeverie të korruptuar, mendoni si të reformoni strukturën e korruptuar. Çdo lëvizje dhe intervistë nga liderët e MEK në Shqipëri dhe vende të tjera, do të ketë një pasojë të madhe për qytetarët shqiptarë”, shkruajnë hakerat.
Zbardhet dialogu që hapi Botërorin, lumë kritikash për Morgan Freeman
Aktori i madh amerikan, Morgan Freeman, ishte protagonist i ceremonisë hapëse të Kupës së Botës në Katar, përmes një dialogu me sipërmarrësin vendas Ghanim al Muftah.
Aktori 85-vjeçar e nisi duke rrëfyer vetëm me zë një segment të titulluar “thirrja”, por pas disa batutash u shfaq edhe vetë në skenën e ngritur në mes të fushës së stadiumit “Al Bayut”.
“Jemi mbledhur të gjithë këtu si një tribu e vetme e madhe”, tha Freeman.
Freeman u prit në skenë nga 20-vjeçari Muftah, i cili ka lindur me një sëmundje të rrallë, si pasojë e të cilës nuk ka gjymtyrët e poshtme. “Afrohu”, i tha Muftah.
Kur Freeman iu përgjigj: “Nuk jam i sigurt, a jam i mirëpritur?”, Muftah i tha: “Prandaj bëmë thirrjen, sepse të gjithë janë të mirëpritur. Ishte një ftesë për të gjithë botën”.
Freeman iu përgjigj:
“Më kujtohet se, edhe pasi morëm thirrjen, në vend që të gjenim një mënyrë tjetër, e hodhëm poshtë dhe donim të bënim sipas kokës sonë. Dhe tani bota ndihet më e largët dhe e përçarë. Si mundet kaq shumë vende, gjuhë dhe kultura të bashkohen, nëse pranohet vetëm një mënyrë?”.
Në rrjetet sociale, tifozët e futbollit kanë reaguar negativisht kundër aktorit, që shfaqej katër vjet pas akuzave për sjellje të padenjë dhe ngacmim seksual nga plot 16 persona.
Ndërkohë, mediat britanike raportojnë se televizionet atje vendosën të mos e transmetonin ceremoninë, duke shfaqur në vend të saj një reportazh për abuzimet me të drejtat e njeriut që ndodhin në Katar.
Katari është kritikuar shpesh për trajtimin e punëtorëve të huaj, pjesëtarëve të komunitetit LGBTQI+ dhe kufizimet sociale që janë në fuqi në vend.
Reshje bore dhe temperatura nën zero, ja çfarë na sjell moti javën e ardhshme!Vendi ynë u ndikua sot nga kalimi i një fronti okluz meteorologjik shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe kontraste të forta termike. Kjo situatë solli si rezultat reshjet e dendura dhe të rrëmbyeshme të shiut kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore ndërsa reshjet e shiut do të vijojnë deri në fund të ditës.
Por si do të jetë java që presim përpara? Edhe pse na ndajnë vetëm pak ditë nga stina e dimrit, ditët që presim përpara duken ditë “tipike” dimri. Thënë kjo duke marrë parasysh parashikimet për reshje shiu, rënien e temperaturave si dhe reshjet e dëborës.
Për ditën e Hënë moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet e larta malore reshje dëbore.
Për ditën e Martë dhe atë të Mërkurë pritet përsëri kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik.
Sipas SHMU moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu të cilat ditën e martë do të jenë të herëpashershme me intensitet mesatar dhe përgjatë ultësirës perëndimore deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Ditën e Mërkurë reshjet me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lindje të territorit reshje dëbore.
Duke filluar nga dita e Enjte pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike. Moti për këtë ditë parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme por të dobëta dhe lokale.
Për ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët por me rënie të temperaturave të cilat në relievet malore në lindje pritet të kapin vlerat negative.
Akuzohen për shpërthimin në Stamboll, Ankaraja nis sulmin me raketa ndaj kurdëveNjë javë pas një shpërthimi me eksploziv në Stamboll ku humbën jetën 6 persona, Turqia ka nisur sulme ajrore ndaj objektivave kurdë në Irak dhe Siri.
Kjo lëvizje e Ankarasë vjen pasi për sulmin në Stamboll, fajësohen militantët kurdë, grupin militant kurd PKK, të cilin Turqia, BE dhe SHBA e konsiderojnë si një organizatë terroriste.
Ministri turk i Mbrojtjes tha se sulmet kanë shënjestruar bazat kurde që po përdoreshin për të nisur sulmet ndaj Turqisë.
Një zëdhënës siriano-kurd u shpreh se shënjestër e sulmeve kanë qenë edhe banesa civile, referuar dy fshatrave të banuar.
Me fillimin e sulmeve ajrore, ministria turke e mbrojtjes shkroi në Twitter se “ora e llogarisë” kishte mbërritur, së bashku me një foto të një avioni luftarak që ngrihej dhe pamjet e një shpërthimi.
“Strehërat, bunkerët, shpellat, tunelet dhe magazinat e terroristëve u shkatërruan me sukses”, tha ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar.
Ministria turke e mbrojtjes tha më vonë se sulmet ndaj bazave militante kurde në Sirinë veriore dhe Irakun verior shkatërruan 89 objektiva.
Forcat e udhëhequra nga kurdët në Siri u zotuan të hakmerren dhe thanë se qyteti i Kobane u godit si dhe dy fshatra me popullsi të dendur.
“Të dielën, një raketë e lëshuar nga Siria raportohet se plagosi tre persona në kufirin me Turqinë”, thanë media shtetërore turke.
Autoriteti sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, raportoi se të paktën 31 persona u vranë vetëm në Sirinë veriore.
VIDEO/ Shembje gurësh në rrugën nacionale, bllokohet segmenti Milot-Burrel
Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në akset rrugore nacionale.
Mësohet se pak minuta më parë është bllokuar rruga Milot-Burrel. Një masiv inertesh kanë rënë nga skarpatat duke bllokuar lëvizjen e shumë mjeteve.
Poseduesit e mjeteve dhe udhëtarët kanë kërkuar ndihmë për largimin e masivit të rënë.
Ekuadori e ka nisur me këmbën e mbarë Botërorin, teksa ka triumfuar 0-2 ndaj vendit pritës të Katarit.
Pritej të ishte kompeticion i pazakontë dhe ashtu u duk, madje që në minutat e para.Kanë mjaftuar 3 minuta që takimi të zhbllokohet, me miqtë ekuadorian që realizuan me Valencian. Gjithsesi, goli është anulluar për Offside, vendim ky i marrë nga arbitri Orsato pasi komunikoi me VAR.Ekipi i Alfaro fitoi penallti në minutën e 15-të, 11-metërshi u shndërrua në gol nga Valencia. Po ky lojtar, realizoi të dytin brenda fraksionit.
Ekuadori administroi në mënyrë perfekte rezultatin, duke marrë 3 pikët e para, në një grup ku gjenden edhe Netherlands dhe Senegal.
Aksident i rëndë në Milot-Lezhë, dy makina përplasen kokë më kokë. Tre të plagosurNjë aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot –Lezhë.
Dy makina janë përplasur me njera-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes tre persona janë lënduar dhe janë dërguar me urgjencë në spital.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ata janë jashtë rrezikut për jetën.