Aplikacion
Vazhdon ende të mbetet një mister i pazgjidhur rasti i 22-vjeçares keniane e cila që prej muajit gusht ndodhej e shtruar në Spitalin e Traumës dhe në gjëndje koma.
Se kush e dhunoi të renë kenian dhe çfarë ka ndodhur natën që ajo është gjendur e dhunuar, policia vijon ende hetimet.
Nëna e 22-vjeçares keniane të dhunuar në Tiranë ka folur sërish për mediat teksa rrëfeu bisedën e fundit me të bijën përpara se të humbte kontaktet me të më 13 gusht.
Ajo tregoi se vetëm 5 minuta pas mesazhit të fundit, rreth orës 15:25 e bija nuk i ishte përgjigjur më derisa mori mesazhin nga shefi i kazinosë ku ajo punonte që e lajmëroi se Xhoi kishte pësuar një aksident.
Ruth ngre dyshimet se dikush e ka telefonuar te bijën të hapte portën e jashtë të pallatit që mund të hapje vetëm, nga brenda, që mund te jetë edhe personi që e dhunoi barbarisht.
“Çështja tjetër është porta, kanë një portë të madhe që duhet të qëndrojë e mbyllur nga jashtë dhe e hapur nga brenda. Nëse je jashtë, duhet të kesh çelësa. Për mua ato 5 minuta pasi ime bijë më shkroi mesazhin e fundit, mori një telefonatë nga dikush që të hapte atë portë. Ndoshta zbriti të hapte derën për dikë që nuk e njihte mirë”, tha Ruth.
“Do jap leksione publike”/ U akuzua për ndërtim pa leje, reagon poetja Mimoza AhmetiPoetja Mimoza Ahmeti reagon për herë të parë pas publikimi të lajmit të Top Channel për dënimin e saj për shkak të një ndërtimi pa leje në Petrelë.
Ajo deklaroi në programin “Artkand” se kryerjen e 40 orëve për interes publik ajo do t’i realizojë dukë dhënë leksione publike.
Artistja shprehu dëshirën e saj që pronën që kishte pësuar dëmtime nga tërmeti ajo ta rindërtonte për të ndërtuar një galeri dhe një shkollë arti, shkruan TCH.Ajo shprehet se shpreson që Komuniteti i Petrelës do ta ndihmojë për të vënë në jetë planin e saj dhe thumboi sistemin e drejtësisë duke e quajtur përzierje të supermacisë me demokracinë.
Në programin “Artkand” ajo prezantoi dhe një vepër të saj Pont Neuf, pikturën e realizuar në vitin 2017 live nga ura më e vjetër e Parisit.
Shtyhen udhëtimet Bari-Durrës, shkak moti i keqKapitaneria e Durrësit ka njoftuar se për shkak të motit të keq me traget nga Porti i Durrësit drejt Barit, udhëtimi është shtyrë me disa orë.
“Njoftojmë të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar biletat për të lundruar me traget mbrëmjen e sotme drejt Barit(Itali) se për shkak të kushteve të vështira të motit, nisja nga Porti i Durrësit do të bëhet me disa orë vonesë.
Kompanitë e lundrimeve do të respektojnë të gjitha detyrimet që lindin nga kjo vonesë, prandaj për çdo informacion mund të kontaktoni me to.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe sapo të kemi një njoftim për normalizimin e situatës, do e bëjmë të ditur në vijim.”
Ndërtim pa leje, akuzë 60-vjeçares me tumor/ Ligji godet të pamundurit dhe kursen “bossët”Nuk është tumori me të cilin po lufton Drita Përzhilla më i tmerrshëm sesa drejtësia me të cilën ajo po përballet.
Drejtësia shqiptare e është vënë në kërkim të 60-vjeçares e cila ishte zhvendosur për të jetuar tek i biri në Britaninë e Madhe.
Gruaja është telefonuar nga një oficer i policisë gjyqësore për t’i komunikuar akuza e ndërtimit të paligjshëm dhe ndaj ajo është kthyer këtu në Bërxullë, pavarësisht se dosja ka mjaft paqartësi dhe përplasje provash.
Menjëherë mbasi humbi të shoqin në dhjetor 2021 për të ruajtur nga hajdutët këtë shtëpi një katëshe ku jetonte dhe vilën tjetër të afërmve, familja vendosi të ndërtojë një mur rrethues. Sapo nisën themelet ja behën inspektorët dhe mbas gjobës nënës së katër fëmijëve ja referuan emrin në prokurori.
Sot Drita Përzhilla është nën akuzë për ndërtim të paligjshëm, kurse katër inspektorë për shpërdorim detyre mbasi akuzohen se lejuan që muri të ndërtohej më tej.
Megjithëse gruaja pranoi që i duhej muri për ta ruajtur mbasi jetonte vetëm, hetimet vazhduan edhe gjatë muajve që ajo ishte larguar tek fëmijët në Angli. I vëllai që është bërë avokat rrethanor i 60-vjeçares, këmbëngul se hetimi është devijuar qëllimisht.
“Lejen e kishte marrë i ndjeri, burri i Dritës, tani po të shohësh shkresat kjo firmë nuk përkon me firmën e kunatit tim, se ndërtimi është bërë në tokë të tjetër kujt, në tokën e tjetër kujt, dhe aty ka një numër tjetër për tjetër“, tha vallai i saj, Naim Lushi.
Për të ruajtur stabilitetin e saj shëndetësor çështjen e ndjek i vëllai i cili ka akuza të forta.
“E merr prokuroria Dritën, Drita çfarë qenka bërë qenka bërë nami dhe fap ra pa ndjenja. Është me tumor pra. Ja thash prokurorit. Do shkoj pasnesër dhe do jap sqarime sepse nuk e pranoj këtë akuzë”, shtoi më tej i vëllai.
Avokatja Elvira Hysa që përfaqëson të dyshuarit e tjerë, këmbëngul se në të njëjtat pozita diskriminuese ndodhen edhe klientët e saj.
“Është shumë e vështirë të mbrosh të pafuqishmit sepse s’ka influencë pas tyre dhe askush s’të dëgjon“, u shpreh avokatja./TCH
Taksa “Kumbaro” në Divjakë/ Thellohet skandali, jo vetëm në park por edhe plazhi me pagesëTaksa që Kumbaro i ka vendosur banorëve të Divjakës dhe tre gjithë personave që duan të shkojnë në Plazhin e Divjakës ka një zanafillë dëshirën e drejtuesve të agjencisë së zonave të mbrojtura për të vjelë taksa nga vizitorët ditore të plazhit.
Gjatë sezonin veror, në bregun e gjerë të rërës krijuar nga tërheqja e detit qëndron një numër shumë i madh i automjeteve të plazhistëve ditore të plazhit të Divjakës.
Deri më tani, ata paguajnë 100 lekë të reja në ditë për bashkisë së Divjakës. Agjencia e zonave të mbrojtura kërkon të taksojë të gjithë këtë fluks mjetesh dhe personash që në fakt nuk qëndrojnë në zonën e madhe të parkut, por vetëm pranë lokaleve dhe plazhit.
Banorët e Divjakës reaguan ashpër ndaj traut që u vendos në rrugën e vetme që të çon në plazh duke thyer xhamat e kabinës së taksave. Për më të vjetrit, ai tra ishte një reminishencë e të kaluarës kur divjakasit shkonin në plazh duke kaluar me pasaporta postbllokun e vendosur nga regjimi komunist.
Ndërsa në vitin 2010 me vendim gjykate u rrëzua një tjetër tra të vendosur nga bashkia në rrugën drejt plazhit dhe parkut. Kjo është e vetmja rrugë që përdoret si nga banorët e Divjakës, punonjësit e bizneseve që janë në bregdet, por edhe vizitorët e parkut.
Shqipëria ka mbi 60 zona dhe parqe te mbrojtura, por vetëm në dy prej tyre kalimi është me pagesë. E para është në syrin e kaltër ku rruga të çon vetëm tek syri i kaltër dhe e dyta është në Dajt në hyrje të parkut që përdoret vetëm nga vizitorët e parkut.
Divjaka është pothuajse njësoj si parku i Llogorasë, aty kalojnë automjetet në rrugën kombëtare drejt rivierës, Dhërmiut, Himarës e deri në Sarandë.
Askujt nga zonat e mbrojtura dhe nga Ministria e Mjedisit nuk i shkon në mendje të taksojë kalimin e klientëve të ndërtuese të restorteve të rivierës. Apo njësoj me Shelegurin në Kolonjë, Rrushkullin në Durrës, Kune Vain në Shëngjin, apo edhe parku i Velipojës./ Top Channel
Maminas/ Të shtëna me armë zjarri në ajër, autori ende i paidentifikuarTë shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Maminas të Durrësit.
Burime për Zoom.al bëjnë të ditur se nuk ka persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Dyshohet se autori ka qëlluar në ajër.
Ndërkohë policia po punon për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje si dhe për kapjen e autorit që ka qëlluar me armë.
EMRI/ Dhuna ndaj Adriatik Doçit, shpallet në kërkim një efektiv policie, largoi me motor aturotinNjë efektiv policie është shpallur në kërkim në lidhje me dhunimin e gazetarit Adriatik Doçi, mesditën e të dielës së kaluar në Kamzë, pranë banesë së tij.
Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin, Ermir Doda, efektiv i komisariatit nr.4 në kryeqytet, i proceduar edhe për ndërtim pa leje. Ai akuzohet për veprën penale “përkrahje të autorit të krimit”, ndërsa pritet të përjashtohet dhe nga rradhët e uniformave blu.
Doda është kapur nga kamerat e sigurisë duke larguar nga vendi i ngjarjes me motor autorin e sulmit, Redon Skutera, por dyshohet se ka marrë pjesë edhe në vëzhgimin e gazetarit.
32-vjeçari Redon Skutera, i cili njihet dhe me emrin Redon Pëllumbi, është një person me precedentë kriminal, pasi është arrestuar një vit më parë për plagosje me me dashje, por nuk dihet se si i ka shpëtuar drejtësisë.
Në njoftimin e policisë thuhej se Skutera e ka goditur disa herë me grushte Doçin për shkak të detyrës, duke i shkaktuar dëmtime fizkike.
Kujtojmë se pas arrestimit të autorit, Doçi u shpreh sulmi ndaj tij është paguar nga nyje të krimit të organizuar për shkak të detyrës, për të krijuar frikë dhe kufizuar raportimin.
VIDEO/ Shqipëria gjen golin e dytë, protagonist lojtarët e Partizanit! Shënon Kristjan AsllaniKristjan Asllani shënon golin e parë me Shqipërinë‼️
Mesfushori i Interit realizoi golin e dytë ndaj Armenisë me penallti në minutën e 63’-të.
EMRI/ Pjesë e një grupi kriminal, shqiptari ekstradohet nga Republika Domenikane
View this post on Instagram
Një shqiptar është ekstraduar nga Republika Domenikane për në Shqipëria. Raportohet se bëhet fjalë për shtetasin e quajtur Sajmir Hysenbelliu, mbi të cilin rëndojnë disa akuza.
Sipas mediave në Republikën Domenikane, Sajmir Hysenbelliu akuzohet se e ka ndihmuar në kalimin e paligjshëm të kufirit”, më shumë se një herë, parashikuar në nenin 298/3 të Kodit Penal, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Ndërkohë mbi rëndon edhe një akuzë më e rendë, ajo e pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal, parashikuar në nenet 333/a-2 dhe 334 të Kodit Penal.
“Audi” përplas për vdekje këmbësorin në MaliqNjë person ka humbur jetën sot rreth orës 17:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg, Maliq.
Automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin A. R. ka përplasur këmbësorin Festim Zaçellari, rreth 64 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Me shtetasin A. R., po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.