Aplikacion
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm Gjermania pritet të dyfishojë çmimin e energjisë elektrike dhe të gazit natyror. Sipas një raporti në Süddeutsche Zeitung, nga 1 janari, pothuajse 300 operatorë ofrues të energjisë elektrike dhe gazit natyror në të gjithë Gjermaninë do të rritin çmimet e energjisë.
Ofruesit e energjisë duhet të njoftojnë konsumatorët për rritjen e çmimeve gjashtë javë përpara. Mesatarisht flitet për rritje rreth 54% të gazit natyror dhe rreth 61% të energjisë elektrike, raportojnë mediet gjermane.
Për shembull, në apartamentet qendrore të Këlnit, konsumatorët kanë marrë tashmë njoftim për një rritje vjetore që mund të arrijë deri në 2000 euro .
Një shembull ilustrues: nga 150 euro në muaj, faturat do të rriten në 317 për energjinë elektrike dhe gazin natyror në vitin e ri, sipas letrave të para nga ofruesit. Rritje përkatëse të mëdha të faturave priten edhe në Mynih.
Amnistia penale në fundvit, a do të dalë Saimir Tahiri nga burgu? Gazetari i njohur zbulon detajeMinistri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë të ditur gjatë tetorit të këtij viti se qeverisë mund t’i propozohet një amnisti penale deri në fund të vitit 2022. Por a mund të përfitojë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nga kjo amnisti?
Gazetari Ermal Vija, i ftuar në “Log” mbrëmjen e së premtes tha se amnistinë nuk mund ta përfitojnë ish-zyrtarë të shtetit. Dhe në rastin konkret, Tahiri është dënuar për shpërdorim detyre.
Megjithatë, gazetari Vija shtoi se pritet që në seancën e radhës për ish-ministrin, që do të jetë në dhjetor, të shihet nëse do të pranohet kërkesa e tij për t’iu konvertuar dënimi në shërbim prove.
“Janë disa vepra penale që nuk amnistohen, si vrasjet, por persona që nuk përfitojnë janë edhe ish-zyrtarë të dënuar. Vepra penale e shpërdorimit të detyrës nuk përfiton nga amnistia.”
“Babi më fal por…”/ Vdekja e shqiptarit në Itali, i ati tregon mesazhin e fundit të BektashitBabai i shqiptarit që humbi jetën ditën e sotme në një kantier ndërtimi ka treguar bisedën e fundit me të. Lanazione shkruan se babai i Bektash Mesja ka folur për mediat italiane ka deklaruar se ai i kishte kërkuar djalit që të kthehej në Durrës, ndërkohë që ai i kishte kërkuar falje pasi i duhej të punonte dhe nuk kthehej dot në ato momente.
“Babi nuk mund të vij, më fal por duhet të punoj. Shihemi në dhjetor kur të kthehem”, këto janë fjalët që 38-vjeçari shqiptar i ka thënë të atit ditën kur ai humbi jetën.
Babai 67-vjeçar, me zemër të thyer ka treguar dhe se si e mori vesh vdekjen e djalit të tij, ndërkohë që ka shtuar se ende nuk e di se si do ja përcjellë lajmin gruas së tij në Durrës.
“Do kthehesha në Shqipëri, më thanë se djali ishte i sëmurë, shkuam ta kërkonim në spitalin Cecina, isha ne Santa Croce sull’Arno ku jeton një tjetër djali i imi dhe ku jetoja edhe unë, na thanë se ishte e rëndë, por nuk e besonim se kishte vdekur. Pse ka vdekur para meje? Jam unë që duhet të kisha vdekur, jo ai. Është djali im dhe i vogël. Dhe unë mendoj për nipin tim të vogël në Shqipëri, ai është vetëm 11 vjeç. Kam ardhur në Itali para më shumë se 20 vjetësh me një gomone, nuk kisha para, por arrita të gjeja punë si piktor. Tani Unë jam në pension. Duhet të isha kthyer në Shqipëri, në Durrës, te gruaja ime. Nuk e di se si do t’i tregojmë se çfarë ka ndodhur,” tha 67-vjeçari.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ponteginori, brenda pronës Mocajo, një rezidencë e shekullit të tetëmbëdhjetë e shndërruar në një hotel luksoz prej vitesh. Hipoteza kryesore është se ishte një aksident në punë, edhe nëse hetuesit ruajnë ende konfidencialitetin maksimal për këtë çështje dhe po mbledhin dëshmi dhe elementë të tjerë të dobishëm për të sqaruar saktësisht se si kanë ndodhur ngjarjet. Ndërkohë që mediat italiane e përshkruajnë ngjarjen si një aksident fatal, që mund të fshehë diçka tjetër.
Trupi i pa jetë i 38-vjeçarit shqiptar u gjet në katin e parë të një vile të sapo rinovuar në Mocajo dhe fillimisht u raportua se ai kishte rënë nga lartësia, pasi ishte rrëzuar nga shkallët e banesës ku po punonte, megjithëse kjo është një nga pistat pasi ka ende shumë pikëpyetje. Ngjarja ende nuk duket aspak e qartë për hetuesit, pasi mbetet ende për t’u përcaktuar se ku ka ndodhur vdekja në të vërtetë, nëse ka ndodhur në ndërtesën që po kryheshin punimet që tashmë kanë përfunduar, apo në kantierin e ndërtimit 100 metra larg saj, ku punohet rinovimi në fasadën e një shtëpie të vjetër e ku është gjetur një veshje e gjakosur e viktimës.
Shqiptari në Kanada fiton 1 milion dollarë në lotari: Trupi dhe mendja ime tani …
Një 49-vjeçar shqiptar nga Kosova, baba i tre fëmijëve, është fituesi i një lotarie prej 1 milion dollarësh në Kanada.
Mediat kanadeze shkruajnë se shtetasi Gazmen Hashani fitoi çmimin e madh në shortin e 18 tetorit të Lotto Max.
Në një intervistë të dhënë Hashani tha se me një pjesë të shumës së fituar ai planifikon të paguajë një paradhënie për blerjen e një shtëpie për familjen e tij.
“Trupi dhe mendja ime ndihen të qetë – një ndjenjë që nuk e kam përjetuar kurrë më parë”, përfundoi ai.
“Unë luaj grupin tim të numrave që shoh në kokën time,” shtoi ai për lajmet e OLG.
Gazmen tha se ai shkoi në dyqan për të kontrolluar biletat e tij duke përdorur kontrolluesin e biletave. “Bileta e fundit që kontrollova thoshte 1 milion dollarë. Nuk mund ta besoja dhe e skanova edhe dy herë të tjera. Kur tha të njëjtën gjë, e futa shpejt biletën në xhep. Prita që gruaja të vinte në shtëpi për t’i treguar asaj lajmin e madh. Kur i thashë se fitova 1 milion dollarë, ajo filloi të dridhej. Ajo ishte shumë e lumtur dhe e emocionuar për familjen tonë”, tha ai.
Bileta fituese u ble në Ins Market në Kingsëay Drive në Kitchener, shkruan CTV Neës.
Kujdes, një manjak qarkullon në Tiranë/ Filmon gratë fshehtas dhe i hedh në faqet +18
Një ngjarje tronditëse është regjistruar në kryeqytet, skenar i denjë për filma.
Një maniak i panjohur endet rrugëve të Tiranës dhe filmon në zonën intime vajzat dhe gratë në mjedise publike. Këto video më pas i publikon në faqet me pullë të kuqe, të mundshme për t’u parë nga të gjithë.
Rasti është skandaloz, pasi videot e publikuara në këto faqe janë të një numri të konsiderueshëm dhe “protagoniste” janë që nga vajzat e reja dhe deri tek gratë e moshuara.
Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme të publikuara nga JOQ, maniaku i ka filmuar thuajse kudo, duke ecur në rrugë, duke bërë pazar në supermarket apo nëpër dyqane të ndryshme. Shpesh në këto video nxirren edhe fytyrat e vajzave apo grave të filmuara.
Ngacmoi seksualisht nxënësen 14-vjeçaren, shoqërohet në polici mësuesi në Skrapar
“Fiks Fare” transmetoi mbrëmjen e djeshme rastin e 14-vjeçares që është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj, i cili u shoqërua në komisariat.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat njoftoi se Servet Bejo, mësues në shkollën e fshatit Barç të Skraparit, u shoqërua në komisariat dhe po vijon hetimi për të.
Mbi 62-vjeçarin rëndon akuza e “Ngacmimit seksual”, ndërsa të miturës i është marrë deklarata në prani të prindërve dhe psikologes.
E mitura tregoi për emisionin investigativ se mësuesi e kishte ngacmuar dhe një vit më parë me fjalë, por këtë herë sipas saj mësuesi e puthi me zor.
“Atë orë kishim fiskulturë, por unë hyra në klasë dhe po mësoja fizikën, mësuesi më tha qenke bërë shumë e bukur, m’u afrua, më kapi flokët dhe më puthi në buzë”, tregoi e mitura.
14-vjeçarja ka deklaruar se mësuesi e ka kërcënuar që të mos tregojë për episodin, por në fakt vajza ka bërtitur dhe në ato momente ka shkuar motra e saj, po nxënëse e asaj shkolle një vit më e vogël.
Bashkëpunëtorët e Fiksit biseduan me hallën e të miturës dhe gjyshen e saj të cilat ishin prezente gjatë deklaratës së vajzës, po ashtu halla ka qenë personi i parë që ka shkuar në shkollë pas të bërtiturave të mbesës.
Gjyshja tregoi se kishin frikë të bënin denoncim, sepse djali i saj është i vetëm, ndërsa fisi i mësuesit janë me shumë meshkujt të rinj.
Ndërkohë halla tregoi se dëgjoi zërin e mbesës që bërtiste në shkollë ndaj shkoi më vrap te ajo.
“E dëgjova që bërtiste, e dëgjoi gjithë fshati ndaj shkova me vrap, mësuesit i thashë si nuk të vjen turp”, u shpreh halla.
Nga ana tjetër mësuesi Servet Bejo mohon ta ketë bërë këtë gjë, sipas tij duke qenë se ka probleme hasmërie ata po hakmarren, dhe se halla e vajzës ka shkuar atë ditë në shkollë me thikë. Kështu ai pretendon se ka lajmëruar edhe specialistin e Policisë së Zonës, Zenel Koçin, por ai i ka sugjeruar t’i sheshojnë vetë gjërat.
Madje mësuesi pretendon se duke dhënë dorëheqjen dhe duke tërhequr denoncimin këtë gjë e ka mbyllur. Por të kundërtën thotë Koçi për gazetarët, ai mohon kategorikisht të ketë dijeni për këtë situatë dhe të jetë telefonuar nga mësuesi.
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat
Mbi rastin e transmetuar në emisionin investigativ ”Fiks Fare”, për një nxënëse 14 vjeçe që ka pohuar se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj, në shkollën e fshatit Barç, Skrapar, sqarojmë opinionin publik se:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar e kanë shoqëruar menjëherë shtetasin S. B.(mësues), në ambientet e Komisariatit.
Gjithashtu, në ambientet e DVP Berat, i është marrë deklarata nxënëses 14 vjeçe, në prani të prindit të saj, psikologut dhe avokates.
Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë referuar materialet në prokurori dhe ka nisur procedimi penal për shtetasin S. B., 62 vjeç, banues në fshatin Barç, Skrapar, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat është e angazhuar maksimalisht për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmëritë, në çdo fushë, dhe në këtë kuadër inkurajon qytetarët që për çdo rast paligjshmërie, të denoncojnë në numrin 112 ose në Komisariatin Dixhital, duke iu garantuar reagim të shpejtë dhe ligjor.
“Më i dhimbshëm se divorci ishte reagimi i shoqërisë”, Ema Andrea: Nuk isha më aktorja e talentuar…
Ema Andrea, artistja shumë e talentuar e cila është shumë e dashur për publikun ndau në Tv Klan dy nga historitë më të dhimbshme të jetës së saj.
Ajo tregoi se një nga momentet më të hidhura të jetës, ishte kur nëna e saj u largua nga kjo botë duke u shprehur se e kupton atë plotësisht tani që nuk është më.
Një tjetër ngjarje e rëndë në jetën e Ema Andreas ka qenë divorci, por ajo shprehet se “divorci ka qenë i dhimbshëm ama më i dhimbshëm se ai ka qenë reagimi i shoqërisë“, e cila në atë kohë ja ka bërë këtë moment të vështirë të jetës së saj akoma më të rëndë.
Ema Andrea: 99% e publikut pret të them divorci, por po divorci ka qenë i dhimbshëm, por më i dhimbshëm se divorci ka qenë reagimi i shoqërisë. Ka qenë një reagim shumë dramatik që më ka shënjuar fort. Më ka shënjuar, më ka frustruar, më është dashur punë e madhe për të dashur shoqërinë, apo për ta kuptuar. Më është dashur mua të jem empatike ndaj të gjithë atyre që më sulmuan. Kjo ka qenë më e rëndë se sa vetë divorci, që është i rëndë, se njeriu lyen shtëpinë, bën gjëra normale që i ndryshon rutinën dhe mërzitesh, e jo më të shkëpusësh një marrëdhënie, e cila nuk është më një marrëdhënie personale, por janë të përfshirë edhe njerëz të tjerë. Shoqëria jonë nuk ta fal këtë gjë. Të vë epitete të cilat të ndjekin nga pas çdo gjurmë, çdo gjë që ti bën, për më tepër që puna ime është publike. E ndjek nga pas një opinion që krijohet me shumë lehtësi. Tanimë akoma më me lehtësi, përmes portaleve, që jo të gjithë janë dinjitoz, një pjesë e tyre janë të tillë që meritojnë atë fjalorin që nuk thuhet në televizion dhe unë po e kursej, por që e kam potencialisht atë fjalor. Vazhdojnë të joshin dhe të orientojnë atë që unë e quaj publik, drejt asaj që nuk më përfaqëson. Janë disa zgjedhje të tua, që të takojnë vetëm ty, të cilat shoqëria jonë di t’i manipulojë për të lënduar.
Më tej Ema Andrea ka shtuar se lidhja e saj nuk përfundoi për arsye dhune apo tradhtia, pavarësisht se në atë kohë këto gjëra janë përfolur. Ajo thotë gjithashtu se me babain e Sarës kanë mbetur shokë, por kjo gjë duket si e papranueshme në shoqërinë shqiptare. Aktorja tregon se gjërat për të ndryshuan aq shumë menjëherë sa ndryshimet i vinte re edhe në përshëndetjet e njerëzve.
“Ndryshoi dhe përshëndetja, e di?! Ky nuk është frustrim, është observim në një hapësirë shumë të madhe të njohurish. Nuk isha më aktorja e talentuar, nuk isha më artistja e lexuar, isha vetëm një grua fajtore që nuk po kërkonte falje. Nuk po rrinte në qoshe të kërkonte ndihmë”, tha Ema Andrea duke treguar se si divorci ndikoi te ajo edhe në raportet profesionale të saj.
“Dëbohet” diplomatja ruse/ Shqipëria i refuzon vizën e akreditimit një diplomateje të OKBShqipëria i ka refuzuar vizën e akreditimit një shtetaseje ruse e cila është përzgjedhur për të përfaqësuar UNODC, Zyrën e Kombeve të bashkuara për drogën dhe krimit.
Pa dhënë shpjegime të detajuara një burim diplomatik i tha Top Channel se Shqipëria nuk e ka miratuar kërkesën e Zyrës së Kombeve të bashkuara për të sjellë diplomaten ruse Naida Chamilova e cila mban një pasaportë të një vendi të BE.
Të njëjtat burime theksuan se vendimi është marrë pas konsultimeve me strukturat inteligjente të vendit tonë.
Në të shkuarën rusja Naida Chamilova ka punuar si përfaqësuese e zyrës së UNODC-së në Kiev të Ukrainës.
Pse nuk ka moral qeveria kur sulmon vendimin e opozitës për të mbajtur protestë më 6 dhjetor?Prej të enjtes së kësaj jave socialistët janë hedhur në një sulm frontal për të delegjitimuar protestën e ardhshme të opozitës që mbahet në Tiranë më 6 Dhjetor.
I pari që sulmoi demokratët ishte Taulant Balla nga podiumi i Kuvendit, duke theksuar opozita në mënyrë të turpshme po organizonte një protest pikërisht në datën që në Tiranë mbahet edhe takimi BE-Ballkani Perëndimor.
Këtë refren e përsëriti ditën e sotme edhe ministri I Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, të cilët gjithashtu e quajtën turp për demokratët dhe Sali Berishën që ditën që në Tiranë vijnë drejtuesit më të lartë të BE-së organizojnë protest kundër qeverisë.
Në fakt socialistët ose besojnë se shqiptarët e kanë memorjen e shkurtër ose janë budallenjë.
Kjo pasi të njëjtën gjë ata e kanë bërë edhe vetë kur ishin në opozitë, madje disa herë duke u përpjekur të pengojnë proceset eurointegruese.
Ishin pikërisht socialistët ata që protestuan në të njëjtën datë që Shqipëria anëtarësohej zyrtarisht në Aleancën e Atlantikut të Veriut si anëtare me të drejta të plota.
Ishin po ashtu socialistët ata që ngritën edhe çadrën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, kundër procesit të integrimit dhe heqjes së vizave të shqiptarëve.
Me argumentin se kërkonin miratimin e tre ligjeve në Kuvend, ata bllokuar për disa muaj procesin e integrimit.
Ndaj deklaratat e sotme të eksponentëve të Partisë Socialiste kundër protestës së opozitës duken të pamoralshme, për sa kohë të njëjtat gjera I kanë bërë edhe vetë kur kanë qenë në opozitë.
FNSH blindon Elbasanin, çfarë po ndodh në qytetin problematik për krimin
Policia e Elbasanit ka shtuar masat e sigurisë, ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë patrullojnë në zonat problematike të qytetit.
Policia ka po zhvillon kontrolle me qëllim kapjen e personave problematike, por edhe për të ruajtur rendin dhe sigurinë në këtë qytet.
Deri tani nuk ka një informacion nga policia, në orët në vijim priten detaje në lidhje me këtë aksion të policisë.