Aplikacion
Kryeministri Edi Rama u përpoq sërish sot në mbrëmje të mbrojë projektin e Portit të Durrësit dhe kompaninë e Alabbar.
Për këtë ai solli në vëmendje se, e njëjta kompani ishte duke ndërtuar një tjetër projekt ambicioz.
Bëhet fjalë për projektin e “Manhatanit të Zagrebit”.
Në fakt Rama duket në përpjekje për të “vendosur vetullat, ka nxjerrë sytë”.
Kjo pasi në të vërtetë “Eagle Hills”, kompania e Muhammed El Alabbar, jo vetëm që nuk ka qenë e mirëpritur në Zagreb, ashtu sic deklaron Rama, por projekti që ajo ka dashur të ndërtojë është anuluar në vitin 2020.
Kjo pas protestave të vazhdueshme të qytetarëve, dhe oponencës së fortë të mediave dhe opozitës kroate.
Ajo që raportojnë media kroate në vitin 2020 duket se është identike me atë që ndodh sot edhe në Shqipëri.
Ato raportojnë se kryebashkiaku i Zagrebit mbajti për 7 muaj të fshehtë projektin për t’i dhënë një kompanie private më shumë se një milion metra katror tokë të vlefshme të qytetit brenda Qendrës së Panairit të Zagrebit dhe hipodromit.
Ashtu sic po bën edhe qeveria në Shqipëri, e cila vijon të mbajë të fshehtë projektin e Portit të Durrësit.
Por kjo i kushtoi më pas kryebashkikut të Zagrebit edhe postin, pasi qytetarët e rrëzuan me votë.
“Kanë ikur 700 mijë shqiptarë”, Hila përplaset me Lubonjën: Kjo ndodh edhe në ItaliDy analistët, Fatos Lubonja dhe Dritan Hila, janë përplasur në studion e emisionit “Open” lidhur me shpopullimin e Shqipërisë.
Teksa Lubonja hodhi akuza ndaj qeverisë, të cilën e quajti të konsumuar dhe shtoi se nga vendi janë larguar rreth 700 mijë shqiptarë, Hila tha se shifra është e pavërtetë, ndërsa sipas tij fenomeni i shpopullimit po ndodh edhe në Itali.
Hila shtoi se në Itali sipas raporteve të OKB-së numri i popullsisë po përgjysmohet.
Ndër të tjera ata diskutuan edhe për zgjedhjet lokale të 14 majit, ku forcat politike do të përballen për bashkitë e vendit.
Pjesë nga diskutimi mes tyre:
Lubonja: Në çdo vend demokratik ku qeveris edhe qeverisja më e mirë, psh. Gjermania, ndodh një fenomen normal në demokraci që një mazhorancë bën 4 vitet e para, pastaj të dytat dhe më pas konsumohet. Konsumohet një lloj pushteti, një lloj mazhorance, këtu sa më shumë kalon koha ndodh e kundërta, deri në 2029 do qëndrojmë ne tha ai, këtu kemi të bëjmë me një lloj regjimi të ngjashëm me Putinin, ku sa më shumë rri, aq më shumë vota merr. Boll të shikoni ngjarjet e Elbasanit, patronazhistët, ka mbledhur gjithë oligarkinë që ishte e ndarë në dy pjesë, bëri një reformë në drejtësi për ta kapur atë më fort. Shqipëria është një trup i sëmurë që vit pas viti, organet janë më të sëmura, gjaku ka më shumë drogë, kjo është gjendja. Ka nevojë për ndryshim, terapi, diskutimi është te doktorët e tjerë që kemi. Atë që bën vetë ia vesh kundërshtarit gjithmonë, realiteti është ai që them unë tha, ndërsa ato të kundërshtarëve janë propagandë manipuluese, nëse ka një punë që bën ky është të manipulojë me çdo mënyrë realitetin e përditshëm. Në këtë aspekt çfarë të themi. Këtij i del çdo 2 muaj nga një skandal.
InsideCrime thotë ka më shumë të arrestuar për kokainë në Europë se Brazili, gjërat janë të lidhura. 12 mijë po ikin në Britani shifër rekord. Shqipëria ka qenë pas Sirisë kur ka qenë në luftë në atë kohë me emigrantët. Po masim sa ikin nga Shqipëria. O Hile, po zbukurohet Tirana me këto kullat e pallatet në çdo cep? Ngece këtu se nuk ta bën zemra.
Hila: Duhet të bëjmë një bilanc ekonomik e më pas politik. Nëse do shikoja si bilanc do shihja Vlorën dhe Gjirokastrën një bilanc pozitiv sa i përket pushtetit lokal, shikoj pozitive Sarandën, Lezhën, pa shkuar në këto qarqet e verilindjes, do veçoja Bajram Currin që është transformuar. Lubonja e kapi në prizmin politik, OKB ka shifra të tjera të shpopullimit. Italia do përgjysmohet kanë thënë ata. Kush e thotë 700 mijë
Krimi vjen e sofistikohet, dikur, ata 12 mijë po ikin në shtëpi bari dhe është një fenomen i trishtë. Nuk e pranoj shifrën 700 mijë, atë vetëm Berisha e thotë, nuk i marr dot parasysh. Edhe sikur të dojë Shqipëria nuk çon dot 700 mijë se duhet të eksportojmë plakat e pleqtë. Këtë e ka dhe Rumania dhe Bullgaria, shifrat i marr nga OKB-ja. Me ndërtimet ka një problem të madh, nuk po jepen leje për mullarë, për pallate po jepen, problemi është me urbanistikën e tyre. Të lëmë ato pallatet parafabrikate, apo të lëmë shtëpitë me banjë jashtë se janë tradita?
Arbana Osmani publikon foto nga shtëpia e Big Brother Vip 2Arbana Osmani, ka ngacmuar ndjekësit e saj me një postim në Instagram-in e saj.
Arbana ndau një foto ku shihet një ambient ku po zhvillohen punime, pa e treguar se për çfarë bëhet fjalë duke jua lënë në dorë kështu ndjekësve të saj.
Megjithatë, fotoja mund të jetë shkrepur edhe në ambientet e shtëpisë së “BBV2”, i cili pritet të nisë së shpejti. Moderatorja Arbana Osmani ka folur vetëm pak kohë më parë në lidhje me nisjen e reality-showt “Big Brother Vip.”
“Një person u vra në 17 korrik në një resort!”, Hoxha deklaratë të fortë: Ngjarja u mbajt e fshehtë“Një person është vrarë me armë në 17 korrik”, ka deklaruar mbrëmjen e sotme, ndërsa ka qenë i ftuar në një emision televiziv.
Hoxha tregoi se personi është vrarë me armë rreth datës 17 korrik të këtij viti në një nga resortet luksoze. Ai u shpreh se rasti nuk është bërë publik dhe është mbajtur i fshehtë me ndërhyrje.
“Një shqiptar ka gjetur vdekjen me armë zjarri në një resort luksoz, jam përpjekur që të marr informacione, por nuk më ka dhënë askush asnjë informacion, është shqiptar.
Ngjarja ndodhi në një resort luksoz dhe askush nuk thotë asgjë. Kjo ndodh sepse janë superfuqitë që menaxhojnë gjithçka. Ka ndodhur mos gaboj diku më 17 korrik dhe nuk ka asnjë detaj”, theksoi gazetari.
Berisha nuk përmbahet, sulmon ambasadorin britanik: I çoj 100 mijë vetë tek ambasada nëse…!
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Sir Alastair King-Smith, ka shpifur në adresë të tij.
Kreu i PD-së ka paralajmëruar se shumë shpejt do të bëjë publike dëshmitë për shpifje të Alastair King Smith, të cilat ai i konsideron tronditëse.
“Po ta di që është racist, i çoj 100 mijë vetë te ambasada. Ato që ka shkruar ai për qeverinë e tij do të bënin të skuqeshin shumë njerëz”, ka thënë Berisha në një intervistë televizive.
“U gjet gjysmë e zhveshur”, gazetarja Lala zbulon detaje nga hedhja nga ballkoni i 22-vjeçaresGazetarja Klodiana Lala ka dhënë informacione të reja lodhur me rastin e rëndë të dhunimit dhe hedhjes nga ballkoni të 22-vjeçares nga Kenia, më 14 gusht të këtij vitit.
E ftuar në emisioni “Opinion”, Lala tha se Joy Aoko banonte në një banesë me qira në rrugën “Pandeli Evangjeli”, aty ku u gjet pa ndjenja në orët e para të mëngjesit të 14 gushtit.
Lala tha se njoftimi i policisë për ngjarjen ka dalë nga një gazetare britanike që jeton në Tiranë, e cila ka qenë dhe personi që ka dhënë sinjalizimin e parë për ngjarjen.
“Është ndër ato raste kur polica përveç se njoftimin e ka krejt të paqartë, Polcia ka fshehur ngjarjen. Joy ka mbërritur në Shqipëri muajin Shkurt e punësuar zyrtarisht me dokumente të rregullta. Rezulton e pajisur me leje qëndrimi deri në fund të Dhjetorit të këtij viti. Kompania kishte një kontratë të përkthyer në dy gjuhë, dhe në shqip edhe në anglisht. Ishte krupiere, në kazinonë në Tiranë ku ka punuar nuk kishte asnjë shtetas shqiptar. Nga data 12 duke hyrë 13-ta, shoqja e saj Emili i është drejtuar Komisaritatit Numër 1, duke bërë një denoncim se kishte humbur kontaktet me mikeshën, ka pretenduar se nuk kishte asnjë kontakt. Në dëshminë ajo thotë se ka kontaktuar një ndër punonjësit e kazinosë, që ishte shofer se kishte pasur një marrëdhënie intime me Joyn dhe për këtë arsye i ka kërkuar djalit nëse ishte me të dhe është një nga të dyshuarit. Ai ka thënë se nuk është me të dhe kanë nisur hetimet. Ajo është gjetur të nesërmen në datë 14, është konstatuar nga një tjetër shtetase ganeze, e cila ka dalë nga hosteli në të cilën këta qëndronin, ka shkuar në dhomën e saj dhe ka qenë duke u ushqyer me bukë dhe çokokrem. Në momentin që një nga vajzat që punonte në kaziono, ka dalë dhe ka parë poshtë në dritare, shikon një person përmbys dhe ishte gjysmë e zhveshur. Kanë dalë jashtë dhe kanë parë se ishte Joy. Kanë njoftuar policinë”, tha Lala.
E pyetur nëse është gjetur 24 orë me vonesë, gazetarja tha: Këtë nuk di ta them. Janë kërkuar pamjet e një ambasade në Tiranë sepse hosteli ku ato qëndrojnë është shumë pranë një ambasade dhe vetëm përmes saj mund të kuptohen të gjitha lëvizjet. Është një rrugicë qorre, nuk ka dalje, ka pasur persona që e kanë njohur shumë mirë terrenin. Në momentin që ka hyrë policia, janë konstatuar 2 celularët e saj, të 2 kanë qenë pa asnjë kontakt, ka qenë gjithçka e fshirë. Sipas mikeshës së saj, dritaret kanë qenë të mbyllura, pra nuk ka pasur mundësi që vajza të mund të ishte hedhur. Pranë trupit të saj është gjetur një shiringë, gjithashtu në dhomën e saj është gjetur dhe një pije alkoolike, por në fakt nga të gjithë dëshmitë, vajza nuk konsumonte as lëndë narkotike dhe as alkool. Mendohet se është në një koma të pakthyeshme.
Rama në hall me Portin e Durrësit. Reklamë “Eagle Hills” me lajme të vjetraKryeministri Edi Rama duhet të jetë vërtetë në hall të madh me çështjen e projektit të Portit të Durrësit, marrëveshja e të cilit po diskutohet në Kuvend.
Kjo duket jo vetëm nga deklaratat e tij pa fre ndaj opozitës dhe mediave që po zbulojnë çdo ditë detaje që e bëjnë skandalin edhe më të madh, por edhe në përpjekjet për ta paraqitur kompaninë “Eagle Hills” të Muhammed El Alabbar si një histori suksesi të cilën e kërkojnë të gjitha shtetet për të investuar.
Në kuadër të këtyre përpjekjeve ai solli sot një artikull të BallkanInsight që flet se kompania e Alabbar do të investojë edhe në Kroaci.
“Eagle Hills, kompania e Muhammed El Alabbar që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, e mirëpritur në Kroaci për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”, një investim sa një e katërta e Durrësit që konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit kroat, shkroi Rama duke postuar edhe një pjesë të këtij artikulli.
Por në kreu i qeverisë ka bërë një autogol me këtë veprim, pasi ai ka publikuar një artikull të tre viteve më parë dhe që fliste pikërisht për një projekt të Alabbarit në Kroaci.
Pra kreu i qeverisë është aq në vështirësi për të justifikuar skandalin e Portit të Durrësit, sa sjell artikuj të tre viteve më parë.
Zoom.al dhe më pas edhe opozita ngritën dyshimin se në fakt kompania që do të ndërtojë Portin e Durrësit, nuk ishte Emmar Group asiç deklaronte kryeministri Rama, por një kompani offshore.
Çfarë zbuluan prokurorët nga komunikimi elektronik i Alqi Bllakos?Ish deputeti socialist Alqi Bllako, i arrestuar në mars të këtij viti, në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Fierit, mësohet të jetë marrë i pandehur edhe për rastin e inceneratorit të Elbasanit, nën akuzën për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim.
Prokurorët kanë zbuluar disa komunikime të drejtpërdrejta që Bllako ka patur me ata që më vonë do të bëheshin drejtuesit e kompanisë koncensionare që do të merrte përsipër ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve në Elbasan, e më pas dhe në Fier.
Ndërsa ishte në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, ai i ka mbajtur ata në dijeni të procedurave që po ndiqeshin për rastin e Elbasanit, që përpara se të vendosej ndërtimi i impiantit, kur Këshilli Bashkiak i qytetit vendosi të shpallë gjendjen e emergjencës mjedispre, akt që i hapi rrugë inceneratorit. Po ashtu nga komunikimet elektronike ata mësohet se janë njohur falë Bllakos dhe me draft kontratën koncensionare. Komunikimet mes palëve kanë qenë dhe për çështje private, fakt që i ka shtyrë prokurorët në përfundimin se ata kanë patur njohje me njëri tjetrin.
Arrestimet e para për inceneratorin e Elbasanit u kryen në dhjetor të vitit të shkuar kur u prangos ish ministri i Mjedisit Lefter Koka, ndërsa më pas u përfshinë dhe zyrtarë lokalë anëtarë të komisionit që kishte miratuar dhënien me koncension.
Në mars hetimet shtrinë dhe për inceneratorin e Fierit, me arrestimin e ish deputetit Bllako dhe zyrtarëve të tjerë lokalë dhe drejtuesish të impiantit, ndërsa një akuzë e dytë u ngrit ndaj ish ministrit Koka dhe për këtë rast.
Një ditë më parë Prokuroria e Posaçme lëshoi 11 urdhëra arresti që lidhen po me inceneratorin e Fierit, duke përfshirë ish administratorë të kompanisë dhe drejtuesë shoqërish private që dyshohet të kenë kryer manovra financiare fiktive me vlera disa milionë eurosh. Vetëm 5 prej tyre u arrestuan. Të tjerët u shpallën në kërkim. Mes tyre dhe dy ish administratorë të inceneratorit të Tiranës, të dyshuar se janë përfshirë në pagesën fiktive të babait të ish deputetit socialist Alqi Bllako, që rezultonte të kishte vetëm emrin si i punësuar në këtë kompani./VOA
“Kam shumë informacione për Ramën”, Berisha: Do t’i qendrojmë dhëmbë për dhëmbëKryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se problemi për të është Edi Rama, i cili sipas tij kërkon të marrë flamurin e opozitës.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se problemi për të është Edi Rama, i cili sipas tij kërkon të marrë flamurin e opozitës.Berisha deklaroi se ka shumë informacione për Ramën, duke theksuar se ai i njeh më mirë se kushdo tjetër ligësitë e kryeministrit. Ish-kryeministri theksoi se Rama ende vazhdon përpjekjet kriminale per te asgjësuar opoziten.
“Thelbi i këtij problemi ishte asgjësimi i opozitës. Gjatë këtyre muajve po bëhet fati një vit është arritur që opozita të ngrihet në këmbë. Por nga ana tjetër Edi Rama vazhdon përpjekjet më kriminale, pasi ka vendosur monizmin absolut do të asgjësojë edhe opozitën. Pra ka sjellë opozitën e vërtetë para një betejë jetë a vdekje. Unë besoj se shqiptarët duhet të kenë një opozitë të vërtetë. Është shumë e vërtetë që gjithçka u bë në këto zhvillime që tejkalojnë cdo imagjinatë në romane u bë për të pasur një pseuodopozitë në funksion të Reamës.
Deri më sot kam ndjekur rregullat ligjore të një statuti të miratuar. Por Rama nuk heq dorë. Askush nuk njeh më shumë se mua ligësitë e Ramës. Informacionet e mira në krahasim me këtë që bën publikisht janë dytësore. Sepse ai publikisht do ti marrë flamurin opozitës. Këtu ka një njeri, ky është Edi Rama.
Ndaj dhe unë, PD do merret vetëm me Edi Ramën. PD ka një problem fondamental për të zgjidhur. Do pranojë ajo të shkelmohet, apo do ti qëndrojë këtij dhëmbë për dhëmbë dhe në mënyrën më të merituar. Unë jam për variantin e dytë. Ti më pyete me të drejtë cfarë informacionesh ke? Unë kam plot informacione, por nuk ka informacion më të rëndësishme sesa aktet e ulëta në Parlament”, tha Berisha.
Greqia kërkime në Detin Jon? Ministria e Jashtme: E pavërtetë! Të drejtat sovrane të …
Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar “lidhur me informacionin e qarkulluar nga individë përmes rrjeteve sociale ku pretendojnë për cenimin e interesave të shtetit shqiptar nga aktivitete eksploruese apo shfrytëzuese të kryera nga Greqia në Detin Jon, MEPJ bazuar në informacionet e institucioneve përkatëse deklaron se nuk është kryer asnjë aktivitet i tillë që ka shkelur sovranitetin apo të drejtat sovrane të Shqipërisë në hapësirat detare”.
Sipas Ministrisë, “autoritetet shqiptare janë dhe do të jenë në monitorim të panderprerë dhe me përgjegjshmëri të plotë të çdo lloj aktiviteti me karakter eksplorues apo të ndonjë natyre tjetër që është duke u kryer në hapësirën detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe jo vetëm, për të parandaluar çdo ndikim negativ që mund të sjellë për interesat e vendit. Informojmë qytetarët shqiptarë se MEPJ është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet respektive greke për të siguruar dhe shkëmbyer të gjithë informacionin e nevojshëm që siguron transparencën e plotë për cdo lloj aktiviteti eksplorues apo shfrytëzues që kryhet në hapësirat detare mes dy vendeve, bazuar dhe instrumentet ndërkombëtare ku të dy shtetet janë palë”.
“Lajme të tilla të paverifikuara, që krijojnë tymnaja mediatike nuk bëjnë asgjë më shumë veçse efektin e dezinformimit të ngacmimit të ndjeshmërisë që opinionit publik për kinse papërgjegjshmëri të institucioneve shqiptare apo shitje të interesave kombëtare tek shtete të tjera. Në të kundërt, MEPJ siguron se institucionet shqiptare janë në lartësinë e detyrës për tu ballafaquar me çdo situatë që mund të prekë sadopak interesat e vendit”, përfundon reagimi.