Aplikacion
Trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja u shpreh sot se do të jetë Presidenti Duka ai që do të vlerësojë nëse do ta vijojnë bashkëpunimin në përfundim të kontratës.
Shumë raste për të shënuar…
Pjesën e parë patëm pak vështirësi. Në pjesën e dytë e ngritëm lojën në mesfushën e Italisë, krijuam disa mundësi të mira. Meritonim të paktën të kishim shënuar edhe një gol kur goditën traversën, po të ishte 2-2 do të kishin ndryshuar gjërat. Humbja 3-1 ishte pak e rëndë.
Sot pashë një 16 vjear të aktivizuar nga Mancini. Ju nuk e keni gjetur ende një lojtar në këtë moshë?
Nëse flasim për lojtarin e Italisë thonë që është Maradona i ri. Më thonë që është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ne po punojmë me të rinjtë, futëm Bajramin në fushë. Unë kërkoj vazhdimisht për lojtarë të rinj te U21 dhe U17. Kur luan me ekipe të tilla duhen lojtarë me peshë dhe duhet të presim pak. Bajrami luan në kategorinë e dytë portugeze dhe premton shumë.
Cfarë mendoni për Brojën, mund të vijë ai në Itali?
Për karakteristikat që ai ka në Itali do ishte e vështirë. Me karakterin që ka do ishte më ndryshe në Angli. Do motivohej më shumë te Celsi. Ka nevojë për më shumë aktivizim. Sezonin e kaluar luajti 25 ndeshje dhe po të vazhdonte kështu do ishte më mirë.
Do vazhdoni me kombëtaren?
Kemi folur shpesh për këtë cështje, që kur kam filluar punën si trajner. Nuk ka asnjë problem nga ana ime. Flasim cdo ditë me Presidnetin, por është ai që do të vendosë në fund. Nëse jam i vlefshëm për porojektin e shqipërisë do të diskutojmë.
“Të luash në kampionatin italian duhet të kesh cilësi”, Mançini: Ja çfarë i thash Rejës pas sfidës
Italia arriti një fitore përballë Shqipërisë në “Air Albania”, me rezultatin 1-3 në miqësore.
Trajneri i “Axurrëve”, Roberto Mançini, u shpreh se kuqezinjtë bënë gjithashtu një lojë të mirë.
“Është një skuadër e mirë, e dinim këtë që nuk do të ishte e thjeshtë, edhe Shqipëria ka bërë një ndeshje të mirë.
Lojtarët e Serisë A i njoh se janë të aftë, se të luash në kampionatin italian duhet të kesh cilësi.
I kam bërë komplemente në fund Rejas se ishte një ndeshje e mirë dhe e falënderova që na ftuan.
Zëvendësues për Bonuçin? Kemi mbrojtës të aftë, kemi disi atë ndryshe, Bonuçi është ende me ne dhe ka përvojën që na nevojitet”, u shpreh Mançini për “Super Sport”.
E mbajti të fshehtë për një kohë të gjatë, Ilda Bejleri flet për herë të parë për shtatzëninë dhe …Ilda Bejleri është rikthyer pas disa kohësh mungesë në ekran, por kësaj radhe si mamaja e një vajze të vogël. Pas lindjes së bebit, daljen e parë publike moderatorja e bëri në Goca dhe Gra, ku tregoi shumë detaje nga periudha e shkëputjes nga ekrani.
Moderatorja Ilda Bejleri foli për mëmësinë, pasi pritjen e ëmbël të vajzës e mbajti të fshehtë për një kohë të gjatë.
Në bisedë me moderatoret, Ilda kujtoi emocionet e para kur mësoi se ishte në pritje të një vajze:
“Kam bërë shtatë-tetë teste për t’u siguria që isha shtatzënë. Zoti na bekoi me një vajzë. Jam shumë e lumtur, se në fillim më thoshin të gjithë që do të bësh çun, nuk e di pse kisha këtë idenë sikur do isha mama çunash. Kur mësova se ishte vajzë, ngela pak si pikëpyetje. Ka qenë një periudhë shumë e bukur, e kemi përjetuar shumë bukur. Vajzat vërtetë janë një bekim. Kur i kam thënë babit tim iu mbushën sytë me lot dhe më tha unë nuk e imagjinoj jetën pa ty. Vajzat gjithmonë përveçse do jenë shoqe shumë të mira, janë speciale për të gjithë familjen”.
Vajza quhet Siena dhe emrin ia ka vënë vetë Ilda:
“Emrin ia kam vënë unë, po shihja një film dhe më pëlqeu si tingëllonte si emër. E kam parë që përdoret shumë dhe në sandale, dhe veshje”.
E pyetur se cila është pjesa më e vështirë e shtatzënisë dhe e mëmësisë, gazetarja përgjigjet:
“Pjesa më e vështirë janë ditët e para, edhe muaji i fundit është i vështirë kur mezi lëviz. Sa ia merr dorën dhe pastaj çdo gjë bëhet më e thjeshtë. Falë Zotit kam dhe njerëz që më ndihmojnë. Pjesa më e vështirë është nata”.
Shqiptari qëllon me armë të dashurën 18-vjeçare, më pas veten. Zbardhen detajet tronditëse
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Bari, Itali, ku një shqiptar ka qëlluar me armë zjarri të dashurën e tij 18-vjeçare me origjinë marokene dhe më pas veten.
Mediet në Itali bëjnë me dije se e reja ka shpëtuar, dhe është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa burri ka ndërruar jetë në vend.
Policia italiane po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ishte në kërkim nga autoritetet italiane, arrestohet kryedispeçeri në Portin e Durrësit (EMRI)
Arrestohet në Belgjikë kryedispeçeri në Portin e Durrësit, Shefki Keci, i cili është arrestuar për llogari të drejtësisë italiane.
Arrestimi i tij është bërë më datë 13 nëntor, pasi Keci rezultonte se ishte në kërkim nga autoritetet italiane.
Ende nuk është bërë e ditur arsyeja e ndalimit dhe për çfarë vepre penale ishte në kërkim nga drejtësia italiane.
Shqipëri me karakter, por Italia tepër e fortë për kuqezinjtë. Fiton 3 me 1 në “Air Albania”Kombëtarja shqiptare mposhtet për herë të katërt nga Italia, kësaj here në shifrat 1-3, sfidë e luajtur për herë të parë në “Air Albania”.
Ndonëse kuqezinjtë shënuan të parët, çka ishte edhe goli i parë që Shqipëria u shënon axurrëve, të besuarit e Mancinit përmbysën më pas gjithçka.
Pas disa tentativave të kuqezinjve, në minutën e 16-të vjen goli. Në një goditje dënimi, Ismajli fluturon mbi mbrojtësit e Italisë dhe me kokë mposht portierin Meret, i cili mbetet i palëvizur.
Por zgjat shumë pak festa kuqezi, vetëm 4 minuta.
Pas një rivënie anësore, mbrojtja kuqezi nuk është e pozicionuar mirë dhe Di Lorenzo tund rrjetën duke barazuar shifrat. Në 25’ vjen përmbysja nga miqtë.
Raspadori kalon me lehtësi Kumbullën dhe pason për Grifon, i cili i vetëm çon topin në portë. Ndeshja vijoi me ritëm dhe kuqezinjtë u përpoqën të reagonin, por janë axurrët që rrezikojnë më shumë, teksa godasin edhe shtyllën.
Në pjesën e dytë ka një reagim të mirë të të besuarve të Edi Rejas, madje Bajrami në 63’ prek traversën. Por një minutë më pas Italia ndëshkon sërish. Është përsëri Grifo që realizon. Pavarësisht rasteve të tjera, nuk pati më gola dhe mbyllet 1-3.
Rëndohet pozita e Alqi Bllakos, avokati e pranon: I është komunikuar zyrtarisht akuza për …Avokati i ish deputetit të PS Alqi Bllako ka pranuar në një lidhje skype në “Open” se klkientit të tij i është komunikuar yrtarisht akuza për inceneratorin e Elbasanit.
Klodiana Lala: Zoti Bllako zyrtarisht është nën hetim për Fierin. Për Kokën prokuroria thotë se provohet fakti se Bllako në bashkëpunim me Abeshin, Zeqo, Kondi, Papa e Koka kanë shpërdoruar detyrën. I është komunikuar akuzë zyrtare për Elbasanit.
Avokati: Po
Lala: Faleminderit. Ka një akuzë zyrtare dhe përvecse po hetohet për Fierin ka një akuzë zyrtare për Elbasanin.
Të pafat, Italia shënon golin e tretë ndaj Shqipërisë
Në momentin kur Shqipëria rrezikoi tre herë përballë italianëve, janë pikërisht azurrët që hakmerren, duke shënuar golin e tretë.
Grivo ka shënuar golin e tretë duke zënë në befasi ekipin kombëtares në minutën e 63-të dhe të dytin personal. Ndërsa pak minuta më parë nuk ka munguar nervozizmi në Air Albania, përplasen Bare dhe Verati.
Shqipëria ndalet nga traversa, Broja dëmtohet lë fushënShqipëria pati dy raste të pastra në nisjen e pjesës së dytë me Kumbullen dhe Uzunin. Për pak sa nuk ka barazuar Shqipëria, ku Uzuni godet traversën e portës kundërshtare. Ndërsa Broja merr zvarrë mbrojtjen e Italisë, por në fund ndalet nga Verrati ndërsa pretendon për faull. Por kjo i ka kushtuar Brojes një dëmtim, ku u detyrua të lërë fushën. Ai u zëvendësua nga Roshi.
Minuta 51’ – Italia i afrohet golit të tretë, godet traversën.
Minuta 49’ – Dëmtohet Armando Broja, lë fushën. Zëvendësohet nga Odise Roshi.
Minuta 48’ – Shqipëria kundërsulm, Kumbulla godet topin me kokë, e dërgon në cepin e portës por ndalohet nga portieri.
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve, ja sa do të shitet nafta, benzina dhe gaziVendimet e Bordit të Transparencës në datë 16 Nëntor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 16.11.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 950, -29 nga data 11.11.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 1025, – 5 nga data 11.11.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar një ulje në 112.38 (- 1.65 nga data 11.11.2022).
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 204 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 192 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 73 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 621 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 127 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 17 Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.