Aplikacion
Një nga kombëtaret favorite për t’i shkuar deri në fund Kupës së Botës, Anglia mbërriti në Katar.
Tre Luanët që mbërrijnë me statusin e nënkampionëve të Europës janë shortuar në Grupin B së bashku me Iranin, Uellsin dhe SHBA.
Britanikët e nisin rrugëtimin e tyre në Botëror më datë 21 nëntor në ndeshjen ndaj Iranit, ndërsa kombëtarja e drejtuar nga trajneri Gareth Southgate do të akomodohet në Doha ku nga e mërkura do të nisë përgatitjen intensive në qendrën stërvitore të Al Wakrah.
Sakaq, nuk mungojnë edhe polemikat në lidhje me britanikët që mbërritën në Katar në një avion të ngjyrosur në brendësi me ngjyrat e ylberit, për të treguar mbështetjen ndaj komunitetit LGBTQ+. Vlen të theksohet se vendi organizator, Katari, është rreptësisht kundër LGBTQ+ ndërsa ka bërë të ditur se nuk do të lejë të bëhet propagandë në favor të këtij komuniteti. Megjithatë, duket se te Anglia gjetën mënyrën për të bërë zhurmë dhe për të bërë që të flitet për LGBTQ+.
Sarah Berisha dhe Dj Pm i japin fund beqarisë?Çifti i “Big Brother Vip”, Sarah Berisha dhe Dj Pm mund t’i kenë dhënë fund beqarisë! Të paktën kështu la të kuptohet blogerja me postimin e saj të fundit.
Sarah ka ndarë një foto në profilin e saj në “Instagram”, ku tregon dorën me një unazë, krahas së cilës shkruan: “Ajo tha po.”
Ajo nuk ka treguar asnjë detaj më tej, duke i lënë kështu të hapura dyshimet.
Blogerja Sarah Berisha ka realizuar më herët me ndjekësit e saj një bisedë virtuale pak më ndryshe nga të tjerat. Kësaj here në ‘Instagramin’ e Sarës, pyetjeve iu përgjigj partneri i saj Dj Pm.
Pm, i cili nisi një romancë me blogeren brenda “Big Brother Vip”, ka folur si rrallë herë për partneren e tij dhe planet për të ardhmen. Mes të tjerash një ndjekës pyeti çiftin se kur kanë në plan të martohen ose të bëjnë një fëmijë së bashku.
Dj Pm tha në përgjigjen e tij se martesa nuk është në planet e afërta të tij dhe Sarah, ndërsa shtoi se ende nuk e kanë menduar si gjë.
“Nuk e di, kur të vijë koha. Për momentin nuk është se e kemi bërë plan kështu që kur të vijë koha. Besoj që disa gjëra bëhen me kohën. Disa gjëra vërehen vetë. Por nuk e kemi menduar këtë pjesë, përkundrazi shumë shpesh tallemi me njëri-tjetrin “do të mbesim pa martuar”- u shpreh ai.
Raketat ruse vranë dy persona, Polonia rrit gatishmërinë e ushtrisë: Po mendojmë të …Zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Muller sapo ka dhënë një konferencë për shtyp në kryeqytetin Varshavë, ku tha se qeveria po rrit nivelin e gatishmërisë së ushtrisë në përgjigje të shpërthimit pranë kufirit të saj me Ukrainën.
Duke folur para kamerave, Muller konfirmoi se dy persona ishin vrarë më herët të martën.
Ai u tha gazetarëve se qeveria po shqyrtonte nëse do të nxiste nenin 4 , që do të nënkuptonte një takim të anëtarëve të NATO -s pasi të kërcënohej “integriteti i tyre territorial, pavarësia politike ose siguria”.
FOTO/Shakira kapet mat si asnjëherë më parë, imazhet me lot në sy bëjnë xhiron e botësKëngëtarja Shakira pas ndarjes nga ish-futbollisti i Barcelonës, Zherard Pike ka vendosur të udhëtojë drejt Majamit së bashku me dy djemtë e saj, Milan dhe Sasha.
Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të tradhëtisë së Pikesë, hiteve te saj të fundit, si dhe largimin nga Spanja.
Përveç këtyre, ajo është fotografuar në rrugë duke qarë në praninë e disa miqve. Fotot janë publikuar nga portali spanjoll “Salvame”.
Dëshmitari që ka fotografuar këngëtaren kolumbiane ka pohuar se fotot janë bërë në afërsi të vendit që ajo jeton. Ndër të tjera, ai pohoi se pasi ajo përfundoi telefonatën menjëherë shpërtheu në lot.
“Fotografitë janë bërë në Esplugues, në Barcelonë, afër vendit ku ajo jeton. Shakira ishte me dy shoqe dhe ishte shumë keq, e veshur me tuta dhe pa makeup. Ajo ishte duke folur telefon dhe sapo e mbylli filloi të qante. Nuk doja të afrohesha sepse po fliste me shoqet e saj. Të gjithë ata që ndodheshim aty e panë që ishte Shakira dhe askush nuk iu afrua”, pohoi dëshmitari.
Shumë persona kanë spekuluar se kjo gjendje e Shakirës ka të bëjë me paraqitjen e Klara Kias në projektin e ri të Zherard Pike.
VIDEO/Pasojat e sulmit rus me raketa në Poloni
Mediat polake kanë publikuar disa pamje nga pasojat që sipas tyre, kanë sjellë raketat ruse që goditën fshatin Przewodó.
Sipas mediave polake sulmi me raketa është kryer nga Rusia, por Moska deri më tani ka mohuar që të jetë ajo autorja.
Sipas Kremlinit mbetjet e raketave në vendin e ngjarjes nuk kanë të bëjnë me raketat ruse.
“Provokim për të përshkallëzuar situatën”, Rusia mohon sulmin me raketa në Poloni
Rusia ka mohuar raportimet se një raketë ruse shpërtheu në Poloninë anëtare të NATO-s, e cila vrau dy persona pasi incidenti shkaktoi tensione mes vendeve anëtare.
Rusia pretendoi se raportet ishin thjesht “provokim i qëllimshëm për të përshkallëzuar situatën”, ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes doli ashpër kundër raportimeve këtë mbrëmje se dy raketa ruse ranë në qytetin lindor të Polonisë Przewodow dhe vranë dy persona.
Ministria tha: “Deklaratat e mediave dhe zyrtarëve polakë për rënien e supozuar të raketave “ruse” në zonën e vendbanimit Przewodow janë një provokim i qëllimshëm për të përshkallëzuar situatën.
“Asnjë goditje nuk u krye kundër objektivave pranë kufirit shtetëror ukrainas-polake nga mjetet ruse të shkatërrimit”, deklaroi pala ruse.
FOTO/Festa që bëri bashkë politikën, Kryemadhi në një tavolinë me socialistët. Basha …100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë ka bërë bashkë politikën shqiptare, të majtë dhe të djathtë.
Me ftesë të ambasadori britanik Alistair King-Smith kanë qenë të pranishëm në këtë aktivitet, politikanë por jo vetëm.
I ftuar ka qenë kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deputetja dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, e cila shihet në një tavolinë me Mimi Kodhelin.
Nga Partia Demokratike vihet re deputeti Ervin Salianji dhe ish-kreu i PD, Lulzim Basha. Ndërsa nuk ka munguar edhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.
Mancini: E vlerësojmë Shqipërinë, kjo ndeshje ka shumë vlera për ItalinëTrajneri i Italisë, Roberto Mancini, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në konferencë në prag të sfidës mes Shqipërisë dhe Italisë.
Trajneri i të kaltërve nuk e fshehu zhgënjimin që Italia e tij do të luajë këtë miqësore, në vend të angazhimit në Botëror, megjithatë pranoi se kanë vlerësuar maksimalisht sfidën me kuqezinjtë.
Shpresojmë që nëntori të kalojë shpejt dhe në qetësi…
Po, do të jetë një muaj i vështirë për fat të keq.
Vini në një moment të vështirë dhe do të gjeni përballë një kundërshtar që ka mbështetjen e një stadiumi të tërë. Sa e vështirë do të jetë të mbash skuadrën të përqendruar?
Pavarësisht zhgënjimit që po përjetojmë në këto momente, ndeshjet janë të gjitha për t’u respektuar dhe për t’u trajtuar me seriozitetin maksimal. Është një ndeshje që do ta luajmë mirë dhe kjo është e sigurt. Është një ndeshje ku mund të provojmë djem të rinj, të cilët nuk i njohim ende mirë.
Ndryshe nga grumbullimi i kaluar në Ligën e Kombeve, janë rikthyer Chiesa e Zaniolo. Ndërkohë mungon Kean, ndonëse shënoi dy gola ndaj Lazios…
Më vjen shumë mirë që Federico është erikthyer, pasi është një element shumë i rëndësishëm për ne. E njëjta gjë vlen edh epër Zaniolon, që është lojtar që mund të na japë shumë. Është një lojtar që do të përmirësohet shumë në të gjithë pikëvështrimet. Është i ri dhe ka të gjithë kohën për t’u përmirësuar. Moise është sjellë gjithmoën mirë kur ka qenë me ne dhe duhet vetëm të vazhdojë të bëjë mirë, pasi i ka dyert e hapura në Kombëtare.
Në një moment si ky, a është Shqipëria kundërshtari i duhur?
E vlerësojmë maksimalisht, ashtu si çdo kundërshtar. Shqipëria luan në shtëpi dhe nuk është një skaudër kaq e dobët, ndaj unë shpresoj që të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të shohim si do të shkojë.
Cili futbollist shqiptar që luan në Serinë A, të ka bërë më shumë përshtypje?
Të gjithë që luajnë atje janë shumë të zotët, pasi në të kundërt, nuk do të luanin atje. Janë të gjithë të zotët, përderisa luajnë atje.
Keni fituar 34 nga 55 ndeshje, jeni kampionë Europe, por jashtë Botërorit. Çfarë ndjesie ju jep kjo situatë?
Në fakt është një ndjesi që nuk po e përjetoj këtë javë, por prej muajsh, që nga marsi. Kemi gabuar shumë dhe sporti ka edhe këtë anë të medaljes. Pas një Europiani fantastik, erdhi ku zhgënjim i madh. Një Botëror pa Italinë është disi ndryshe, ndaj duhet të punojmë në mënyrën e duhur për të shmangur zhgënjimet të tilla.
Keni vendosur se me cilën skemë do të luani, pasi së fundi keni aplikuar edhe rreshtimin 3-5-2? I qendroni idesë që Zaniolo është më mirë të luajë si mesfushor?
Unë mendoj se Zaniolo, për cilësitë që ka, mund të japë më të mirën në mesfushë. Ai luan shpesh si gjysmë sulmues, apo si sulmues krahu, ndaj i njeh mirë edhe këto role. Në varësi edhe të sistemit të lojës, ai mund ët na japë shumë. Sa i përket skemës, kemi lojtarë që kanë luajtur me rreshtime të ndryshme dhe dinë të përshtaten me 4-3-3, 3-5-2 etj., ndaj kjo na jep mundësinë të përshtatemi dhe të ndryshojmë në varësi të ecurisë së lojës.
Kush do të luajë në krah të Verratit nesër?
Në mesfushë mund të luajë kushdo, ndonëse od të mundohemi të lëmë pushim ndojë që ka luajtur vërtetë shumë. Mund të luajë Barela, Tonali, apo të dy. Mund të luajnë edhe të tre, bashkë me Verrattin. Mund të luajmë me dy apo me tre në mesfushë, kjo nuk përbën problem, pasi të gjithë futbollistët janë të zotët të përshtaten më së miri.
Sa e njihni kombëtaren shqipytare, duke qenë se keni punuar më parë me dy shqiptarë si Shaqiri e Rey Manaj?
E njoh mjaftueshëm, pasi ka shumë lojtarë që luajnë në Itali, të cilët i njoh të gjithë, ashtu si edhe të tjerë që luajnë në Europë. Është gjithmonë një kënaqësi të rikthehem në tiranë, ndonëse për herë të fundit kam qenë para shumë vitesh, kur luaja me shpresat e Italisë. /zoom.al/
Pentagoni ka reaguar pas raportimeve se një raketë ruse ka goditur një fshat polak në kufi me Ukrainën.
Në një prononcim për BBC, zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes së Pentagonit, Brig Gen Patrick Ryder tha se po vijon hetimin lidhur me këtë ngjarje.
“Ne jemi të vetëdijshëm për reportet. Nuk kemi informacione ndaj po punojmë sëërish me këto raportime. Në momentin e parë që do të kemi informacion të saktë, do i publikojmë” – tha Ryder.
Ndër të tjera, Ryder tha se nëse këto janë të vërteta, atëherë do t’i përmbahen artikullit 5 të NATO-s për mbrojtjen e shteteve që i përkasin Aleancës Atlantike.
“Nuk dua të spekuloj apo të ngre hipoteza. Kur bëhet fjalë për angazhimet tona të sigurisë dhe nenin 5, ne kemi qenë të qartë se do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.” – përfundoi zëdhënësi i Pentagonit.
Riparoi shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti, dënohet poetja Mimoza AhmetiMimoza Ahmeti, poetja e dashur për të gjithë, autorja e teksteve në këngë midis tyre edhe “Në mbretërinë e Xhuxhave”, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës u dënua nga gjykata për ndërtim të paligjshëm.
Pa marrë parasysh as profilin e saj dhe as faktin që banesa e poetes së mirënjohur ishte dëmtuar nga tërmeti, gjykata urdhëroi që Mimoza Ahmeti të kryejë punë me interes publik për 40 orë.
Poetja e njohur Mimoza Ahmeti u detyrua të ulet në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Tiranës për të dëgjuar edhe njëherë rezultatet e hetimit nga prokurori që e kishte përballë. Gruaja e vargjeve të njohura dhe e këngës kujtoi edhe njëherë se shtëpia që kishte në Petrelë iu dëmtua nga tërmeti dhe se në këto kushte ajo u duhet të ndërtonte një banesë të re.
Por pavarësisht provave, fjala e poetes nuk preku askënd, ashtu sikurse ndodhi më herët edhe me këngëtarin Bojken Lako, dënuar për ndërtim pa leje.
Në karrigen e të akuzuarit presin për t’u ulur për të njëjtën vepër penale 30 shtetas të tjerë, emrat e të cilëve u dorëzuan si të pandehur nga prokuroria më e madhe në vend, ajo e kryeqytetit. Po për vitin 2022, janë shpallur fajtorë në Tiranë për ndërtim të paligjshëm 15 shtetas, që të gjithë qytetarë të thjeshtë, poetë e këngëtarë. Por asnjëri nuk është ndërtues i njohur.
Dënimet e artistëve dhe qytetarëve të thjeshtë për meremetime shtëpish vijnë në një kohë, kur nga ana tjetër qeveria vendos të legalizojë 5 kate pa leje të Kastratit vetëm me një VKM.