zoom

Day ArchiveTV në garë…

-Klan beson se po qeveris vendin;

-Top Channel mendon se duhet të qeverisë vendin;

-Syri tv tregon se si nuk duhet qeverisur vendi;

-MCN gjykon se koncesionarët dhe oligarkët po qeverisin vendin;

-A2cnn sugjeron se është më mirë që të huajt ta qeverisin vendin;

– Euronews: 78% e shqiptarëve mendon se ky vend është pa qeverisje.

– News 24: ky vend ka nevojë që paradite të qeveriset nga qeveria dhe pasdite nga opozita

-ABC konstaton se ky vend është i sëmurë dhe duhet shtruar në spital;

-Ora News nënvizon se ky vend qeveriset nga mafia;

-BBF siguron se ky vend qeveriset vetëm me tallava;

-RTSH mendon se asnjëherë nuk ka patur problem me qeverisjen e vendit

-Vizion + mendon se qeveria ka shumë punë të tjera dhe nuk duhet bezdisur me qeverisjen e vendit;

-Report TV raporton se opozita nuk po e qeveris mirë vendin;

-ERTV vulos se ky vend nuk ja vlen te qeveriset.

Shi, rrebeshe dhe rrufe këtë javë! Kur pritet të përkeqësohet moti

Kjo javë do të ketë tipare të një vjeshte të vërtetë. Moti përgjithësisht do të mbizotërohet nga vranësira dhe kthjellime të përkohshme.

Reshjet e shiut, do të përfshijnë kryesisht pjesën bregdetare me intensitet të ulët. Herë pas here, reshjet do të marrin intensitet mesatar. Ditën e enjte dhe të premte, reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin. Në pjesën bregdetare rrebeshe me rrufe.

Era, do të fryjë juglindje e jugperëndim e lehtë e mesatare. Në bregdet, gjatë të enjtes e të premten era e vrullshme në bregdet.

Valëzimi në det i forcës 2 deri 4 ballë.

Një grua shokoi Stambollin/ 6 të vdekur dhe 53 të plagosur, çfarë dihet deri tani

6 persona kanë humbur jetën dhe 53 të tjerë janë plagosur pasditen e sotme në rrugën Istikal, Taksim në Stamboll.

Sipas mediave turke, shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur nga një pako bombe e lënë në vendngjarje. Është konstatuar se personi që ka vendosur pakon ishte një grua me gjatësi 1.65. Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e gruas në fjalë.

Kryeprokuroria publike e Stambollit nisi një hetim për shpërthimin e ndodhur, ndërsa u ndalua transmetimi i pamjeve.

Gjithashtu, u nis një hetim për postimet negative të bëra në llogaritë e rrjeteve sociale në lidhje me shpërthimin.

Taksim’de bir dükkana ait kamera kayd?. Tarih bugün; pic.twitter.com/iYN1c368BW

— Solcu Gazete (@solcugazete) November 13, 2022

#Taksim‘de, patlama öncesi bomba paketini saks? kenar?na koydu?u iddia edilen kad?n?n ilk foto?raf?; pic.twitter.com/ndUfVErSlp

— Solcu Gazete (@solcugazete) November 13, 2022

 

 

Shpërthimi në Stamboll, çfarë kapën kamerat e sigurisë

Shpërthimi i ndodhur ditën e sotme në rrugën që të çon në sheshin Takasim, dyshohet se mund të jetë sulm kamikaz.

Autoritetet turke nuk përjashtojnë mundësinë e një sulmi terrorist, ndërsa video të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momentin e shpërthimit, dhe atë që duket se është një grua e pajisur me lëndë shpërthyese në trup.

BREAKING: HUGE EXPLOSION IN ISTANBUL LIKELY A SUICIDE BOMBER, VIDEO SHOWS! pic.twitter.com/BiW7LeOkWu

— Bitcoinization (@bitcoin1zation) November 13, 2022

Kryebashkiaku i Stambollit ka bërë me dije se si shkak i shpërthimit kanë humbur jetën katër persona dhe janë plagosur 38 të tjerë.

 

Gjendet varri i humbur i Kleopatrës?!

Një tunel i zbuluar kohët e fundit nën tempullin antik të Taposiris Magna në Egjipt, mendohet se mund të çojë drejt varrit të humbur të faraones së fundit, Kleopatrës. Tuneli i krijuar në shkëmb, e që konsiderohet një “mrekulli gjeometrike”, shtrihet për më shumë se 1.4 kilometra, është dy metra i lartë dhe thuhet se i ngjan tunelit të mrekullueshëm të Eupalinos, i cili kalon malin Kastro në Samos, Greqi.

Arkeologia Kathleen Martinez e Universitetit të San Domingos ka qenë e bindur për më shumë se një dekadë se Kleopatra dhe i dashuri i saj, Marc Antony, u varrosën në tempull dhe tuneli mund të jetë mënyra për të mbërritur tek varret e tyre. Martinez i tha Heritage Key se ekziston një mundësi që mbretëresha legjendare të prehet atje. Nëse rezulton kështu vërtet, ky sipas saj mund të jetë zbulimi më i rëndësishëm i shekullit të 21-të.

Ekspertja beson se pasi Marc Antony kreu vetëvrasje sepse u mund nga Oktaviani, Kleopatra hartoi një plan që të varroseshin të dy atje. Pastaj edhe Kleopatra kreu vetëvrasje më 12 gusht 30 para Krishtit, ndoshta nga kafshimi i një gjarpri helmues. Kathleen Martinez tha për National Geographic se:

Kleopatra negocioi me Oktavianin për ta lejuar atë të varroste Mark Antonin në Egjipt. Ajo donte të varrosej me të për të ringjallur legjendën e Isis dhe Osiris. Kuptimi i vërtetë i kultit të Osiris është arritja e pavdekësisë. Pas vdekjes së tyre, perënditë do të kishin lënë Kleopatrën dhe Antonin të udhëheqnin një formë tjetër ekzistence, kështu që ata do të kishin qenë së bashku përgjithmonë.

Kleopatra lindi në vitin 69 para Krishtit dhe mbretëroi midis viteve 51 para Krishtit dhe 30 pas Krishtit. Ajo u ngjit në fron pas vdekjes së të atit, Ptolemeu XII dhe për të rritur ndikimin mbi popullin egjiptian, u vetëshpall e bija e Ra, perëndisë egjiptiane të diellit dhe e bija e perëndeshës Isis. Historia e dashurisë mes Kleopatrës dhe Mark Antonit ka qenë temë e shumë veprave të artit dhe bukuria e mbretëreshës është bërë legjendare.

(VIDEO) Tronditet Stambolli! Shpërthim i fuqishëm, raportohet për viktima

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Istiklal, një nga rrugët më të frekuentuara të Taksimit, për arsye ende të panjohura.

Mësohet paraprakisht nga mediat e huaja se shpërthimi ka shkaktuar viktima dhe ka lënë pas shumë të plagosur.

Ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur një numër i madh i ekipeve mjekësore; ekipet e policisë kanë marrë masa të gjera sigurie për të pranishmit.

Rruga Istiklal është mbyllur urgjentisht për qarkullimin e këmbësorëve, teksa hetimet vijojnë.

Videon e gjeni këtu.

Reja analizon listën kuqezi: Me Italinë, emocion i veçantë, dua të qëndroj, por vendos Duka

Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja ka dalë sot në një konferencë për median, ku ka folur për listën e lojtarëve të ftuar për miqësoret me Italinë dhe Armeninë, si edhe për objektivat që kuqezinjtë do të kenë në këto dy sfida.

Veçanërisht tekniku italian u ndal gjatë te ndeshja me Italinë që për të do të jetë sfidë e veçantë, emocionuese dhe një motiv krenarie. Reja thotë se uron që të ketë të gjithë lojtarët në dispozicion dhe ka shpjeguar situatën me dëmtimet, por edhe me lojtarët të cilët mungojnë pasi nuk janë lejuar nga klubet që të bashkohen me kombëtaren.

Sa i përket lojtarëve të kampionati “Abissnet Superiore”, trajneri kuqezi vlerëson katër lojtarët e ftuar, teksa shton se ka edhe lojtarë të tjerë, të cilët ishin në dy miqësoret e fundit e të cilët mund të jenë pjesë e Kombëtares edhe në të ardhmen.

 

Emocionet e miqësores me Italinë – “Ndeshja ndaj Italisë sigurisht që do të jetë shumë emocionuese për mua dhe Shqipërinë. Unë kam kaluar të gjithë karrierën dhe jemi time në Itali, është e qartë që ky është një motiv kënaqësie dhe krenarie të luash kundër Italisë. Do të provoj emocione të mëdha dhe të bukura, kur të hyj në fushë dhe do të dëgjoj dy himnet bashkë. Është diçka normale dhe e bukur për dikë si unë me moshën që kam pasi kam punuar gjatë me skuadrat italiane.

Pas eliminimit të Italisë nga Botërori, mora vesh nga media që ata po kërkonin kundërshtarë për të luajtur në miqësore. Telefonova menjëherë Presidentin Duka dhe i thashë që të tentojmë të parët që të organizonim një miqësore me ta dhe pasi negociuam gjithçka shkoi mirë dhe Italia pranoi të luante me Shqipërinë. Kuptohet edhe për Shqipërinë është motiv krenarie të presë Italia”.

 

Lojtarë të tjerë të Superiores për të ardhmen? – “Ka edhe të tjerë lojtarë nga kampionati shqiptar që meritojnë shansin për të qenë në Kombëtare përveç këtyre që kam ftuar. Nuk munda t’i grumbulloj të gjithë, sepse projekti im është që të vijë më shpesh në Shqipëri për të monitoruar lojtarët, por sigurisht nëse klubet më japin leje do të doja të bëjë disa seanca stërvitore me 23-24 lojtarë, nga ata që janë në moshë të re. Do të doja të përfshija në mënyrë konstante 2, 3 ose 4 lojtarë nga kampionati edhe në ndeshje zyrtare. Jo vetëm këta që janë në listë, por edhe të tjerët që luajtën në dy miqësoret e fundit kanë treguar se janë të vlefshme për Kombëtaren. Është e qartë që ritmi është i ndryshëm, ngarkesa në stërvitje ka qenë pak e madhe pasi koha në dispozicion ishte e vogël. Druhesha se nuk do të ishin në gjendje të mirë fizike ndaj Katarit, por ishin të jashtëzakonshëm që të gjithë. Ishin energjikë, kishin stimujt e duhur në fushë, por bënë një paraqitje të mirë dhe me Katarin nuk meritonim të humbisnim. Kishim disa mundësi për gola dhe një penallti neto që na u mohua nga gjyqtari, e njëjta gjë na ndodhi edhe në miqësoren me Arabinë Saudite. Do të doja të merrnim një rezultat më të mirë ndaj Katarit, që tregoi se ishte një skuadër më e fortë se Arabia Saudite. Kemi prodhuar futboll të bukur dhe kishim agresivitetin e duhur në fushë nga të gjithë lojtarët. Janë edhe 3-4 lojtarë të tjerë ndaj të cilëve kam krijuar ndjesi pozitive dhe do të kem mundësi t’i shoh sërish mbase deri në mars për të krijuar skuadrën e duhur”.

A do luajnë me Italinë? – “Nëse i kam ftuar do të thotë që sigurisht që kam besim tek ata. Të gjithë kanë shanse të njëjta për të luajtur ndaj Italisë. Kam shumë lojtarë që luajnë edhe sot me klubet dhe duhet të shohim të hënën dhe të martën kur të vijnë se në ç’gjendje janë. Unë duhet të marr 2 lojtarë për një rol, nëse ka probleme fizike për njërin atëherë do të luajë tjetri. Jam i bindur që edhe lojtarët e kampionatit shqiptar janë në gjendje të luajnë ndaj Italisë, madje edhe për 90 minuta me intensitet të lartë dhe këtë ma kanë treguar në dy ndeshjet e fundit. Jam i qetë në këtë aspekt, emocionet do të jenë pak më të mëdha këtë herë, por kjo është pjesë e lojës dhe do të mësohen.

 

A ka risi për çështjen e kontratës? – “Duhet të përfundojmë këto dy ndeshje dhe më pas do të kemi mundësi të vlerësojmë situatën dhe do të gjejmë kohën për t’u takuar dhe për të folur me qetësi. Me Presidentin Duka kemi një raport shumë të mirë dhe respekti reciprok dhe do të flasim për atë që është më e mira për Shqipërinë, kjo ka më shumë rëndësi përtej thjesht faktit nëse është një trajner apo një tjetër. Nëse do të jetë mundësia që të vazhdoj, do të jem shumë i kënaqur, pra unë jam i gatshëm në këtë sens, por nuk jam unë Presidenti i FSHF-së dhe do të vendosë ai ose do të vendosim bashkë për të mirën e Shqipërisë.

 

Rezultati për miqësoren me Italinë? – “Mançinin e njoh mirë, ai nuk do vijë këtu për shëtitje dhe me siguri do të provojë ndonjë lojtar të ri, por edhe ai duhet të ketë në konsideratë gjendjen e lojtarëve që luajnë këtë fundjavë në Serie A. Patjetër, Italia është një skuadër e frikshme, i dimë vlerat e tyre, por mua më intereson që Shqipëria të zhvillojë një ndeshje të mirë dhe të jetë në lartësinë e duhur. Rezultati varet nga lojtarët që do zbresin në fushën e lojës, do të më pëlqente një barazim 2-2 apo 3-3, por nuk varet nga unë. Do të jetë një ndeshje me shumë motivim brenda, për mendimin tim Mançini do provojë disa lojtarë të rinj, të cilët nuk kanë pasur shumë hapësira në të kaluarën dhe fakti që luajnë dy ndeshje miqësore brenda tre ditësh bën që ai të menaxhojë forcat edhe për sfidën me Austrinë. Do të shohë lojtarët që janë më mirë fizikisht, ashtu siç do të bëj edhe unë”.

 

Cilat janë vlerat e dy miqësoreve? – “Këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme, nuk kam mundësi t’i shoh shpesh lojtarët sepse kur vijnë kemi gjithmonë pak kohë në dispozicion dhe në ndeshje të tilla i vlerësojë më mirë. Më vjen keq që kemi shumë dëmtime, kam një listë të gjatë këtu. Balliu ka pak probleme dhe mbetet t’u vendosur. Dërrmaku, Gjasula, Manaj, Çekiçi, Veseli e Strakosha janë të dëmtuar. Më pas ka probleme edhe klubet, që nuk i lënë lojtarët të lirë. Është Balaj, Cikalleshi apo Uzuni, që ka ndeshje dhe është në pikëpyetje, dhe nuk i lënë. Ajetin gjithashtu nuk vjen dot, për Gjimshitin nuk e dimë ende nëse na e lë Atalanta, pasi sapo është rikuperuar dhe klubi ka i druhet ndonjë dëmtimi. Janë lojtarë të rëndësishëm, mbi të gjitha për të luajtur me Italinë. Do të doja të hidhja në fushë një ekip me lojtarë ekspertë në ndeshje ndërkombëtare. Duhet të bëj llogaritë sot në darkë pasi të kenë mbaruar ndeshjet dhe pasta do të nxjerr konkluzionet. Jam i sigurt se lojtarët që do të jenë të gahstëm do të japin maksimumin, edhe ata që vijë nga kampionati shqiptar. Kemi Hadrojn, Bitrin, Gurishtën apo edhe Abazajn, të cilët do të jenë në stol dhe te të cilët mund të mbështetem nëse do të kem nevojë”. /zoom.al/

Twitter-i rrezikon falimentimin?

Elon Musk, shefi i ri i shërbimit të mesazheve të shkurtra Twitter paralajmëron për probleme financiare masive. A rrezikohet Twitteri nga falimentimi?

Pak pas blerjes së shërbimit të mesazheve të shkurtra Twitter për një shumë prej 44 miliardë dollarësh, miliarderi Elon Musk nuk e përjashton mundësinë e falimentimit të kësaj platforme online.

Sipas medieve gjatë një mbledhjeje me punonjësit e Twitterit paralajmëroi, se vitin e ardhshëm në buxhetin e kësaj firme mund të ketë humbje prej miliarda dollarësh dhe nëse firma nuk fiton më shumë para sesa shpenzon, falimentimi është i pashmangshëm.

Twitter kishte nisur të shënonte humbje kohët e fundit para marrjes nën kontroll nga Elon Musk. Pas blerjes Musk u ankua për një rënie të të ardhurave, sepse disa kompani të mëdha ulën sasinë e reklamave ose i ndërprenë ato plotësisht.

Kompanitë shprehën shqetësimin e tyre se nëse Twitter zbut rregullat e tij për përmbajtjen, sikurse parashikon Elon Musk, reklamat e tyre mund të shfaqen së bashku me lajme të papërshtatshme. Shërbimi i mesazheve të shkurtra ka gjithashtu një hua prej rreth 13 miliardë dollarësh që Musk mori borxh për blerjen e tij.

Gjendje “e keqe”

Në një e-mail të fundit drejtuar punonjësve Musk shkruante se situata ekonomike është “e keqe”, veçanërisht për një kompani që varet nga të ardhurat prej reklamave. Deri tani këto përbëjnë rreth 90 për qind të të ardhurave të Twitterit.

Për të gjeneruar më shumë të ardhura Twitter do të ofrohet me një model abonimi me shenjën e lakmuar të verifikimit nga ana e Twitterit.

Kompania sipas Muskut ka gjithashtu shumë punonjës. Javën e kaluar ai njoftoi se do të përgjysmojë numrin e vendeve të punës në Twitter, ku aktualisht janë të punësuar 7,500 vetë.

Kaos me shenjën e Twitterit

Shenjën e lakmuar të verifikimit nga ana e Twitterit u lejohej ta përdornin deri tani kryesisht personalitet e famshme, politikanë dhe kompani – pasi ishte kryer procesi i duhur i verifikimit. Tani simbolin e verifikimit mund ta blejë kushdo që paguan tetë dollarë në muaj, Musk ka marrë një paralajmërim të fortë nga Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Konsumatorëve (FTC).

“Ne po i ndjekim me shqetësim të madh zhvillimet e fundit në Twitter”, tha një zëdhënës i FTC.

Asnjë kompani apo shef i saj nuk është mbi ligjin. Disa përdorues e përdorën ofertën e re për të krijuar llogari të rreme duke kopjuar atë të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, yllit të basketbollit LeBron James dhe të kompanisë së lojërave Nintendo.

Pre e lajmeve të rreme nga llogari të tilla u bë edhe kompania farmaceutike Eli Lilly, e cila u kërkoi falje përdoruesve të Twitter-it, të cilët përmes një mesazhi nga një llogari e falsifikuar kishin marrë lajmin se në të ardhmen insulina do të shpërndahej pa pagesë./DW/

Videoja përlot rrjetin/ Gjyshja pret në gjunjë nipin e saj ushtar në Ukrainë

Një video tejet emocionuese është shpërndarë së fundmi në rrjet, teksa është thuajse e pamundur t’i mbash lotët.

Teksa ushtarët ukrainas po kthehen në Kherson pas rreth tetë muajsh në frontin e luftës, më në fund ata kanë takuar familjarët e tyre.

Momentet prekëse që nga rikthimi i tyre vazhdojnë të vërshojnë rrjetet sociale. Në njërën prej tyre shihet një gjyshe teksa “mirëpret” në gjunjë nipin e saj ushtar, i cili nxiton të kalojë me shpejtësi rrugën dhe ta përqafojë.

Pasaporta të rreme! The Sun: Shqiptarët po kopjojnë çipa biometrike për të hyrë në Angli

Një fushatë antishqiptare duket se po zhvillohet në të gjitha mediat britanike. Në një kohë kur aktorë të rëndësishëm në politikën britanike nuk kanë kursyer deklaratat shqiptarofobike, gazetarët janë ndalur gjerësisht në metodat e vajtjes së shtetasve tanë në Britani.

Së fundmi, një hetim i “Sun on Sunday”, tregon se si emigrantët ilegalë shqiptarë po përdorin kopje të pasaportave të teknologjisë së lartë për të hyrë në Britani.

Ekspertët që punojnë për bandat e trafikimit po kopjojnë çipa biometrike në dokumente reale.

“Hetuesit tonë iu ofrua një paketë ku përfshihej pasaportë false dhe patentë për vetëm 2600 £, me tarifën që është ulur edhe më shumë se kostoja e kalimit në Kanal,”- thuhet në artikull.

Shqiptarëve u ndalohet hyrja në Mbretërinë e Bashkuar pa viza, por ata mund të hyjnë si turistë ose për biznes duke përdorur pasaporta nga një vend i BE-së.

Një e re shqiptare reklamon mjetet e falsifikuara të identifikimit në TikTok, ndërsa tregon jetën e saj të begatë në Britaninë e Madhe.

Ion Daci, e përdorur nga bandat për të nxitur mashtrimin e të rinjve u thotë 239,700 ndjekësve të saj se si “të hapin llogari bankare false, të blejnë pasaporta, ID dhe patentë”.

“Këto publikime vijnë në një kohë që kryeministri Rishi Sunak dhe presidenti francez Emmanuel Macron po punojnë për të rregulluar si duhet marrëveshjen e tyre për të goditur kalimet e emigrantëve të paligjshëm në Kanal,”- vijon artikulli.

Por një burim shqiptar tha: “Bandat janë gjithmonë një hap përpara. Biznesi i pasaportave të rreme po lulëzon sepse ato janë kopje të sakta të gjësë reale dhe i lejojnë emigrantët të shmangin rrezikun e kalimit dhe mjerimin e kampeve në Mbretërinë e Bashkuar”.

Burimet thonë se emigrantët e paligjshëm shmangin aeroportet e Londrës ku kontrollet kufitare janë më të rrepta, duke zgjedhur qendra më të vogla si Glasgow, Birmingham dhe Mançester.

Më tej, media në fjalë vijon:
Hetuesi ynë kontaktoi me trafikantët në WhatsApp dhe ata na thanë: “Pasaporta plus ID plus patentë kushton 3000 Euro (£ 2,618)”.

Na u tha të paguanim një depozitë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, “kur të marrim nga ju karakteristikat biometrike dhe shenjat e gishtërinjve”.

Të pyetur nëse falsifikimet ishin përdorur tashmë me sukses për të hyrë në Britani, ata u përgjigjën: “Po, kryesisht me pasaportë bullgare”.