zoom

Day ArchiveNë një dekadë, mbi 15% e popullsisë në vend ka emigruar/ Tirana ka “humbur” mbi 10% të familjeve

“Scan Intel” ka bërë një analizë mbi shifra dhe fakte konkrete, nga vetë institucionet shqiptare për një prej plagëve më të mëdha të shoqërisë dhe ekonomisë sonë; emigracionin.

Emigracioni është padiskutim i tillë. I jemi rikthyer një prej anketave më të rëndësishme të Institutit të Statisikave në lidhje me emigrimin, dhe që i referohet periudhës 2011-2019, të kryer në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në këto shifra mungojnë vitet 2020 dhe 2021, por mbi to do të aplikojmë të dhënat e tjera nga Instat sa i përket migracionit.

Kështu, anketa flet për 360,699 shqiptarë të larguar gjatë periudhës 2011-2021. Nëse kësaj shifre i shtojmë edhe rreth 63 mijë shqiptarët e larguar në vitet 2020-2021, atëherë shifra totale ngjitet në 423 mjijë individë të larguar në 10 vite. Kjo shifër është e barabartë me plot 15% të popullsisë së Shqipërisë të vitit 2011. Pra, që nga vitit 2011, deri më sot, 15% e popullsisë së vendit është larguar jashtë. Deri më 30 shtator të vitit 2019 kjo normë fiksohej në 12.9%.

Ashtu siç e përmendëm disa herë, anketa në fjalë i referohet periudhës 2011-2019, dhe edhe pse nuk janë të përfshirë vitet 2020, 2021 dhe 10 muajt e parë të vitit 2022, sërish shifrat janë alarmante. Janë 49,500 familjet e larguara tërësisht nga vendi gjatë kësaj periudhe kohore, ose 6.6% e familjeve të cilat ishin të evidentuara në censusin e vitit 2011. Nga rreth 360 mijë të larguar gjatë këtyre viteve, 183 mijë janë larguar familjarisht dhe 177 mijë janë larguar pjesërisht, pra vetëm një ose disa anëtarë të familjes. Në mbi 15% të familjeve ka pasur largime të plota ose të pjesshme. Pra, më shumë se gjysma e të larguarve, ose 51% e totalit janë larguar familjarisht nga vendi.

56% e të larguarve, pra më shumë se gjysma rezultojnë të papunë, mes atyre që përfaqësojnë emigracionin e pjesshëm, pra që nuk janë larguar familjarisht, duke qenë se mes familjeve, jo të gjithë janë ekonomikisht aktiv.

Nga ana tjetër, po gjatë kësaj periudhe kohore, 223 mijë janë të shpërngulurit brenda vendit, dhe siç e tregojnë shifrat, më shumë janë ata që janë larguar jashtë Shqipërisë se sa ata që kanë preferuar të zgjedhin një qytet apo qark tjetër, apo edhe të lëvizin drejt kryeqytetit.

Të tjera shifra nga anketa tregojnë se vetëm 11% e të larguarve planifikojnë të rikthehen sërish në Shqipëri, 40% nuk e dinë akoma, ndërsa rreth 49% nuk kanë aspak në plan të rikthehen më në Shqipëri.

Në rast se këto shifra do t`i detajojmë sipas qarqeve, shohim se Shkodra është në vend të parë, me 16.7% të popullsisë së larguar jashtë vendit gjatë periudhës 2011-2019, dhe ndiqet nga Durrësi me 14.1% dhe Tirana me 13.7%. Pra, në këtë renditje përfshihet kryeqyteti dhe qyteti i dytë më i madh në vend për numër popullsie dhe peshë në ekonomi, si dhe kryeqendra e veriut të vendit dhe një qytet me traditë e histori si Shkodra. Lezha është në vend të fundit, me “vetëm” 7% të popullsisë së larguar jashtë në periudhën 2011-2019.

Edhe më dramatike duket situata nëse analizën e bëjmë për familje të larguara plotësisht, ku surprizat nuk janë të pakta. Gjatë kësaj periudhe kryeqyteti ka humbur plot 10.4% të familjeve për një jetë më të mirë, pra që janë larguar jashtë. Pra, të paktën 1 në 10 familje në kryeqytet ka vendosur të shpërngulet tërësisht jashtë Shqipërisë. Në këtë renditje, Tirana mban vendin e parë në Republikë, si qarku me më shumë familje të larguara. Madje, mban edhe një tjetër rekord, me 75% të të larguarve, që e kanë marrë këtë vendim për t`u larguar familjarisht. Janë 102 mijë të larguarit nga kryeqyteti për 8 vite. Ndjek Shkodra me 7.3% dhe Durrësi me 6.9%. Kukësi mban vendin e fundit me rreth 2.3% të familjeve të larguara tërësisht.

Pra, shifrat flasin qartë, shqiptarët kanë ikur në masë gjatë dekadës së fundit dhe vijojnë ta bëjnë. Bëhet fjalë për të paktën 420,000 mijë të larguar, ose 15% të popullsisë, dhe largimet më masive regjistrohen nga qarqet më të zhvilluara të vendit, si Tirana e Durrësi. Vetëm kryeqyteti ka `humbur` mbi 10% të familjeve tërësisht, pa përfshirë ata që janë larguar duke e lënë familjen në vend, pra mbi 100 mijë individë në total. Pjesa më e madhe e të larguarve janë të papunë, dhe vetëm 1 në 10 mendon të rikthehet në atdhe.

Studime të ndryshme, si ai i OKB vetëm pak kohë më parë (shiko këtu) vlerësojnë se popullsia e Shqipërisë, si pasojë e emigracionit të lartë dhe lindshmërisë së ulët, projektohet të bjerë në vetëm 1.1 milionë banorë në vitin 2100.

Të mbrosh dinjitetin/ Momente nga protesta e shqiptarëve në Londër ( VIDEO)

Qindra shqiptarë që kanë emigruar drejt Britanisë janë mbledhur sot në një protestë pranë parlamentit anglez në shenjë revolte ndaj deklaratave të sekretares së Punëve të Brendshme, Suela Braverman.

Me këngë shqipe në sfond, ata kërkonin dorëheqjen e saj për deklaratat ndaj shqiptarëve, të cilët u cilësuan si kriminelë.

Disa nga momentet e protestës së sotme në Londër i shihni këtu dhe këtu.

 

“Daily Mail” jehonë protestës së shqiptarëve në Londër!Ish-deputeti i PE: Është e turpshme

Mediat britanike i kanë bërë jehonë protestës së emigrantëve shqiptarë, të cilët sot për disa orë kanë mbushur rrugët e Londrës dhe sheshin para parlamentit britanik.

Me titullin “Statuja e Churchill u mbulua me flamurin shqiptar”, tabloidi britanik shkruan se mijëra shqiptarë u mblodhën në urën Westminster dhe marshuan drejt Parlamentit. Protesta e tyre, shkruan Daily Mail ishte kundër deklaratave të Sekretares së Brendshme, Suella Braverman, e cila i konsideroi ata si kriminelë dhe kërkoi dëbimi ne tyre.

Ndërkohë një ish-politikan britanik dhe ish deputet i PE, Nigel Farage e kritikoi demonstrimin duke postuar në Twitter: “Këtyre njerëz nuk u bëhet aspak vonë për vendin tonë dhe sakrificat e të shkuarës. Cfarë është duke ndodhur sot në Londër është e turpshme”.

Ndalimi i të riut në protestë/ Reagon policia: Person me probleme mendore, në dore mbante…

Policia ka reaguar në lidhje me shoqërimin e të riut, pas tensioneve të shkaktuara në fund të protestës së opozitës, pasdite ne sotme.

Nëpërmjet një njoftimi, policia sqaron se i riu është një person me probleme të shëndetit mendor, ndërsa në dorë mbante edhe një thikë. Ndër të tjera, uniformat blu theksojnë se nuk ka asnjë person tjetër të shoqëruar dhe se tubuesit janë shpërndarë pa krijuar probleme për sa i përket rendit dhe sigurisë publike.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me shoqërimin e një shtetasi, në përfundim të tubimit të ditës së sotme, sqarojmë opinionin publik se:

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të detyrave të planit të masave, të hartuar me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, në përfundim të tubimit kanë konstatuar një shtetas që mbante në dorë një mjet prerës dhe kryente lëvizje të pakontrolluara.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë me profesionalizëm për të parandaluar çdo veprim të këtij personi, i cili mund të cënonte jetën e pjesëmarrësve në tubim dhe të punonjësve të Policisë që ishin në shërbim për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit për sa i përket rendit dhe sigurisë.

Shërbimet e Policisë e kanë neutralizuar dhe shoqëruar shtetasin J. Ç., 25 vjeç, nga fshati Gurrëz e Vogël, Lushnjë, i cili nga verifikimet paraprake rezulton person me probleme të shëndetit mendor.

Sqarojmë se përveç këtij shtetasi nuk ka asnjë person tjetër të shoqëruar nga shërbimet e Policisë dhe se tubuesit janë shpërndarë pa krijuar probleme për sa i përket rendit dhe sigurisë publike.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për qytetarinë e treguar gjatë tubimit dhe i garanton ata se Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të garantuar rendin, sigurinë, lirinë dhe të drejtat e qytetarëve.

“Shqiptarët i duhen Skocisë”/ Habit prifti anglez: Ndihmojini, jepuni leje pune

Retorika e deputetëve konservatorë anglezë dhe vetë ministres Suela Braverman ndaj shqiptarëve që mbërrin me gomone është shpalosur e ashpër në kufijtë e racizmit e diskriminimit.

Ndryshe nga deklarimet e tyre se “kriminelët shqiptarë po pushtojnë Anglinë” kreu kishës në qytezën Manston ku mbahen emigrantët në një qendër pritje, thotë se ata nuk duhet të dëbohen.

Sipas klerikut Guy Wilson i intervistuar nga “The Epoch Times’, Anglia ka nevojë për forcë punëtore dhe shqiptarët meritojnë të pajisen me leje pune.

“Ne e kemi për detyrim për t’u kujdesur për ata duke u dhënë strehim e ushqim. Ne në Angli dhe Skoci kemi një forcë punë të reduktuar. Shumica e shqiptarëve që kanë mbërritur nga Shqipëria janë të moshës 18 deri 30 vjeç. Mundësia e punësimit të tyre duhet të shihet nga kryeministria e Skocisë Nicola Sturgeon. Ata mund ti bashkohen forcës së punës duke marrë leje punësimi në Skoci duke i dhënë shtytje ekonomisë së skoceze.”

Arben Berisha i sapo mbërritur në Angli tha për The Epoch Times se “për anglezët të gjithë shqiptarët janë kriminelë. Jo, ne nuk jemi. Ne duam thjesht të punësohemi”. Sipas autoriteteve britanike këtë vit kanë mbërritur në shtetin ishull me gomone 12.000 shqiptarë.

“Vetëm për një flamur…”/ Tensionet në protestën e opozitës, pse u shoqërua nga policia i riu

Një person u shoqërua në polici, pas tensioneve të krijuara në fund të protestës së organizuar nga opozita.

Shoqërimi i të riut ka ndodhur pasi qytetarët u drejtuan drejt godinës së Kryeministrisë për ndezur qirinj, në nderim të të rinjve që kanë humbur jetën, sipas opozitës, për shkak të policisë.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri ka deklaruar se i riu është ndaluar për shkak se ka tentuar të varë një flamur në dritaret e kryeministrisë, megjithatë pritet njoftimi i policisë për të sqaruar plotësisht situatën e krijuar.

“Kemi informacion. Ka dashur të vendosë këtë flamur që është flamuri i Shqipërisë te dritarja e kryeministrisë.

Po të kishte pasur flamurin serb nuk do i thoshin gjë se na prishej miqësia. Këtë flamurin e kanë shkelur me këmbë. I thashë njërit prej policëve kur je betuar, je betuar mbi këtë flamur”, deklaroi ai.

VIDEO/ Përplasje te Kryeministria, shoqërohet një protestues, momenti kur shtrihet në tokë

Përplasje në shkallët e kryeministrisë. Sapo është mbyllur fjalimi i kreut të PD-së Sali Berisha, protestuesit i janë drejtuar shkallëve të Kryeministrisë.

Fillimisht ata kanë ndezur qirinj dhe më pas kanë hedhur bojë të kuqe dhe kanë shkelmuar dyert e Kryeministrisë.

Në vend shihen dhe forca të policisë, të cilat kanë shoqëruar një protestues. Policia është bërë gardh para Kryeministrisë. Të tjerë efektivë kanë ndërhyrë nga pas Kryeministrisë.

Videon e gjeni këtu.

FOTO/ “Në kujtim të atyre që i vrau shteti”, protestuesit ndezin qirinj para Kryeministrisë

Përplasje në shkallët e kryeministrisë. Sapo është mbyllur fjalimi i kreut të PD-së Sali Berisha, protestuesit i janë drejtuar shkallëve të Kryeministrisë.

Fillimisht ata kanë ndezur qirinj dhe më pas kanë hedhur bojë të kuqe dhe kanë shkelmuar dyert e Kryeministrisë.

Në vend shihen dhe forca të policisë, të cilat kanë shoqëruar një protestues. Policia është bërë gardh para Kryeministrisë. Të tjerë efektivë kanë ndërhyrë nga pas Kryeministrisë.

“Vendin e ke në burg”/ Berisha paralajmëron Ramën: Vendimi është marrë…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën në protestën që po mbahet ditën e sotme para kryeministrisë.

Berisha ka lëshuar një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama, duke i thënë se do duhet të përballet me popullin.

“Edi Rama, monizimin tënd do ta arkivojmë në shtëpinë e turpit të historisë. Edi Rama, monizimin tënd do ta arkivojmë së bashku me ty, por ti ashtu siç ushton ky shesh e ke vendin në burg dhe në regjim special dhe atje do të të çojmë.

Këto ditë, këto kohë mediat e Britanisë së Madhe, mediat e Evropës kanë shkruar se shqiptarët ikin nga varfëria. Shqiptaret vërtet janë më të varfër, por mos harroni se ata janë njerëzit më të vjedhur. Asnjë komb në asnjë vend nuk ka si në Shqipëri, njerëz të vjedhur deri në palcë nga qeveritarë të pangopur, nga qeveritarë që nuk kanë moral, ligj, kushtetutë, por kanë vetëm kodin e mafies, të drogës, të vjedhjes dhe të dëbimit të shqiptarëve.

Miqtë e mi, ne jemi sot në fillim të betejës tonë të madhe. Edi Rama e keni konstatuar të gjithë se është shndërruar në ordiner, që kalon nga mikrofoni në mikrofon në gjuhën më të ultë më perverse dhe më të turpshme. Keni parë si në parlament ai flet dhe bën të skuqen me fjalorin e tij çdo fëmijë, çdo vajzë, grua, nënë dhe prind.

Tani unë do ti them këtu para jush, të jesh i sigurt se mund të të përgjigjemi në të gjitha mënyrat që ti e meriton, por po të komunikoj sot këtu, vendimi është marrë. Atje së shpejti do vijë gjykatësi sovran, do vijnë këta burra dhe gra se i kanë dy fjalë me ty, më mirëpriti këta se ne mund të të përgjigjemi siç do ti.”- tha Berisha.

Meta nga protesta: Rama tradhtor, po e sheh këtë protestë nga ‘charteri’ luksoz

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka marrë fjalën në podiumin e protestës opozitare të thirrur prej tij dhe Sali Berishës.

Meta akuzoi qeverinë se po godet çdo ditë e më shumë shtresën e mesme duke e detyruar atë të largohet nga vendi.

“Përse qytetarët në Maqellarë i blejnë ushqimet në Maqedoni sepse miliardat e buxhetit grabiten me koncesione dhe PPP dhe asnjë lekë nuk shkon për qytetarët. Qindra miliona euro të ardhura që vijnë nga rritja e çmimeve gllabërohen nga PPP pa fund.

Mbi shpatullat e bizneseve bie borxhi publik. Në vitin 2013 borxhi publik ishte 62.4%, sot ky borxh nuk e di askush sa është në të vërtetë. Nëse Maqedonia e Veriut e shlyen me një vit eksportet në Shqipëri duhet 13 vite. Ky merr borxhe për të larë borxhet. Kjo qeveri e kapur nga oligarkët dhe mafias po bën gjithçka të asgjësojë prodhimin vendas dhe po godet shtresën e mesme që ta largojë nga vendi. Nuk kurseu as profesionet e lira.

Grabitqarët e rilindjes detyrojnë qytetarë të paguajnë miliona euro borxhe. Të gjithë peshën e krizës ia ka faturuar popullit. Nuk ka vullnet për indeksimin e pagave. Dhjetëra miliona euro për Inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston. Qindra miliona euro do paguhen për gjyqet e arbitrazhit të humbur nga rilindja. Arritën të vjedhin edhe buklën e jetimëve. Vetëm shtyp të varfërit dhe mbron dhe amniston trafikantët. Fjala juaj është ligj”, deklaroi Meta.