zoom

Day ArchiveVIDEO/ Përmbysje me 10 lojtarë, Barcelona triumfon mes vuajtjesh

Barcelona vuan por fiton 1-2 ndaj Ossasunas.

Ndeshja nisi me malore për katalanasit, pasi u ndëshkuan në minutën e 6-të. Vendasit përfituan pas një rrëmuje në zonë, për të marrë avantazhin me Garcia.

Robert Lewandowski do linte skuadrën me një lojtar më pak pas gjysmë ore lojë.

Sulmuesi nga Polonia kishte marrë një karton të verdhë në minutën e 11-të, ndërsa i dyti erdhi pas një ndërhyerje mjaft të rrezikshme ndaj kundërshtarit.Ekipi i Xavit ia del të reagojë me Pedrin, duke vendosur ekuilibrat.

Në fundin e sfidës, Barcelona merr 3 pikët në shtëpi pas golit të Raphinha.

Borxhi i madh ndaj Belegut/ Ja kush ishte personi i fundit që e takoi para se të zhdukej

Pas kryerjes së përgjimeve ambientale dhe telefonike, prokuroria përfundimisht rrëzoi pistën e largimit të qëllimshëm të Belegut duke zgjeruar veprimet në pista të tjera. Referuar dëshmisë së zonjës Ilirjana Belegu, ditën e fundit bashkëshorti i saj kishte shkuar të merrte pas një shumë të konsiderueshme parash që ia kishte dhënë borxh një biznesmeni.

“Eduardi do te shkonte ne Laprake tek shtetasi Thanas Gjinopulli i thirrur NASHO, ku do te merrte një sasi dollarësh qe Nasho ja kishte borxh dhe me pas do te shkonte ne Durrës“.

“U fokusua në zhdukjen e Belegut nga një njeri që i kishte borxh 100 mijë euro apo dollarë, ky njeri kishte magazinë te Asllan Rusi ku u gjet dhe mjeti Belegut“ u shpreh ish prokurori, Eugen Beci.

Gjinopulli, një ish ekspert i Kriminalistikës në Polici gjatë diktaturës, njihej si biznesmen. Në dëshminë e dhënë, ky shtetas që thirrej me emrin Nasho ka rrëfyer se është takuar me Belegun pikërisht ditën kur ai u raportua I zhdukur, gjatë orëve të paradites.

Eduardi ishte parë për herë të fundit i gjallë pikërisht pranë magazinës së Nashos. A ishte një prej njerëzve të fundit që kishte takuar. Këto të dhëna dhe borxhet e mëdha që ai i detyrohej Belegut, krijuan dyshime të forta te grupi hetimor ndaj këtij personazhi. Ai, u vu nën përgjim siç zbulohet në dosjen hetimore.

“Nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasi Thanas Gjinopulli i cili është personi që ka kontaktuar i fundit me Eduart Belegun. Nga tërësia e provave rezulton e domosdoshme qe te përgjohen te gjitha përmbajtjet e bisedave hyrëse dhe dalëse te numrave telefonik celular të mësipërm. Për shkaqe të ngutshme, veprimi duhet të fillojë urgjentisht”

“Fakti që për herë të fundit ky subjekt u gjend në një vend të caktuar në Laprakë, në një objekt konkret, persona konkretë, dhe nga aty spati më gjurmë, ne na detyronte të vinim në fokus hetimit tonë këtë objekt dhe personazhe që kishin objektin në tërësi. Ndaj hetimi ishte përqendruar në atë zonë Tiranës dhe atë objekt, dhe vetë subjektet që e kishin në pronësi objekti ne shërbimit” u shpreh ish prokurori i dosjes “Belegu”, Eugen Beci.

 

I zhdukur prej 13 vitesh/ Zbardhet mesazhi i fundit i Belegut, pse policia vonoi nisjen e hetimeve

Në 24 Mars të vitit 2010, në komisariatin numër 1 në Tiranë paraqitet bashkëshortja e Eduard Belegut, Ilirjana, e cila denoncon zhdukjen e partnerit të saj.

Referuar dokumentit në dosjen hetimore, sqarohet se Belegu ishte larguar nga banesa një ditë më parë, në 23 Mars dhe nuk ishte kthyer. Për herë të fundit, ka qenë i vëllai i tij Gëzimi që ka marrë një sms nga telefoni i Eduardit.

Ai më pas telefonon i shqetësuar kunatën dhe i thotë se do të shkojë të flasë për diçka, duke i treguar përmbajtjen e mesazhit që kishte marrë.

“Po me mërzisin prapë për atë çështjen e vjetër. Do te largohem për disa ditë. Atyre thuaju qe jam jashtë Tiranës. Kujdes nga shtëpia, do të telefonoj vetë“.

“Për rastet e rrëmbimeve 24 orëshi i parë është i vetmi ku mund mblidhen më shumë të dhëna se çdo pjesë tjetër kohore më pas. Ajo çka ngadalësoi punën e policisë ishte një mesazh ku personi zgjidhte vullnetarisht të largohej, kjo uli vigjilencën fillestare, dhe veprimet që u bënë ishin të vonuara“ u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

“Personi jo vetëm e kishte hequr qafe por kishte shfrytëzuar mundësinë e fundit përmes telefonit që shleva borxhet, pra me një gurë vrau dy zogj“ u shpreh gazetari, Ferdinand Dervishi.

Pas mesazhit të fundit, 2 telefonat e Belegut janë fikur. Këtu aludimi shkon për shqetësimet rreth hetimit ndaj Belegut për akuzën e vjedhjes së aseteve shtetërore në Metalurgjikun e Elbasanit. Por, siç sqaruam më sipër, dosja e tij ishte zbutur në akuzën e “shpërdorimit të kompetencave” dhe ai ishte liruar nga qelia.

Belegu nuk kishte asnjë interes të largohej për t’ju shmangur drejtësisë pasi në këtë mënyrë rëndonte pozitat e tij.

“Ne vlerësuam edhe përmes hetimit gjithë këtë pistë, të themi apo shkak të vetëzhdukjes dhe vlerësim gjithë rrethanave me personalitet, rrethanave familjare, rrethit tij shoqëror dhe aftësive tij menduam që nuk ishte një shkak i mundshëm që të bënte një vetëzhdukje” u shpreh ish prokurori i dosjes “Belegu”, Eugen Beci.

Ditët e para pas marrjes së denoncimit, veprimet e policisë kanë qenë mjaft të ngadalta pasi pista kryesore që u ngrit fillimisht ishte ajo e largimit të qëllimshëm të Belegut.

Dyshimet në këtë pistë bazoheshin tek problemet që ai kishte me drejtësinë por edhe konflikte të dyshuara në biznesin e kromit. Madje, siç duket në dokumentet e dosjes hetimore, familjarët dhe të afërmit e Belegut u vunë nën përgjim nga policia.

U ngujua për 6 vite nga bashkëshorti, flet gruaja e Laçit: Jam dhunuar prej 12 vitesh

Bashkëshortja e Xherxh (Gjergj) Laçit, e cila ka përjetuar tmerr së bashku me fëmijët për shkak të dhunës dhe ngujimit ka dhënë dëshminë e saj. Ajo ka pranuar se është dhunuar për gati 12 vite nga bashkëshorti i saj. Gruaja ka treguar se i shoqi nuk i linte që të dilnin as në oborr e se ai i ka shkaktuar fëmijëve stres dhe frikë. Po ashtu, ajo shton se Xherxhi nuk ka pasur marëdhënie të mirë me fqinjët e as me familjarët e tyre.

‘Bashkëshorti më ka dhunuar mua dhe fëmijët për 12 vite me radhë na ka mbajtur të mbyllur, nuk na ka lënë të dalim as në oborr. Dhunën e ka ushtruar në sy të fëmijëve duke iu shkaktuar stres dhe frikë. Xherxhi nuk kishte marrëdhënie të mirë as me fqinjët dhe as me familjarët tanë. ‘- është shprehur bashkëshortja e Xherxh (Gjergj) Laçit.

Gjergj Laçi u arrestua ditën e dielë (datë 6 nëntor) nga policia e Tiranës, pasi u zbulua se mbante prej 6 vitesh të ngujuar në banesë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ata nuk kishin në banesë as ujë, as drita dhe as televizor.
52-vjeçari i dhunonte dhe terrorizonte, duke iu thënë se nuk duhet të dalin nga banesa pasi mund të infektohen. Laçi për shkak të bindjeve radikale fetare, nuk lejonte dy fëmijët e tij, 15 dhe 17 vjeç të shkonin në shkollë. Ishin banorët ata të cilët lajmëruan antiterrorin për sjelljen e fqinjit të tyre, i cili banonte në lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë. 52-vjeçari është arrestuar, ndërsa gruaja dhe fëmijët janë dërguar në një qendër për rehabilitim.

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, ja 6 shtetet që kanë “fatin” e Senatit në dorë

Kontrolli i Senatit amerikan mund të varet nga rezultatet e zgjedhjeve në një pjesë të vogël të shteteve, ndërsa votat për guvernatorin dhe sekretarin e shtetit mund të ndikojnë në zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme.

The Guardian ka analizuar 6 shtete dhe përballje, Arizona, Florida, Georgia, Ohajo, Pensilvania dhe Wisconsin.

Guvernatori i Arizonës: Katie Hobbs (D) kundër Kari Lake (R)
Hobbs është aktualisht sekretar i shtetit në atë që dikur ishte një bastion i republikanëve. Lake është një ish-prezantues i lajmeve televizive, i cili i pëlqen të luftojë me median dhe të promovojë pretendimin e rremë të Donald Trump se zgjedhjet e vitit 2020 ishin vjedhur. Fitorja për Lake – i cili është shfaqur me figura të lidhura me QAnon gjatë fushatës – do të ishte një shtysë e madhe për ish-presidentin.

Sekretari i Shtetit i Arizonës: Mark Finchem (R) v Adrian Fontes (D)
Beteja për t’u bërë zyrtari kryesor zgjedhor i Arizonës vë Fontes, një avokat dhe ish-marins, kundër Finchem, i cili pretendon se mashtrimi i votuesve i kushtoi Trump shtetin në vitin 2020 dhe që ishte në Kapitol më 6 janar 2021.

Senati i Arizonës: Mark Kelly (D) v Blake Masters (R)
Kelly është një astronaut në pension i cili u bë i njohur në shtet kur gruaja e tij, kongresmenia e atëhershme Gabrielle Giffords, u qëllua dhe u plagos rëndë në një ngjarje në Tucson në vitin 2011. Masters, një kapitalist 36-vjeçar dhe bashkëpunëtor i mega- donatori Peter Thiel, fitoi nominimin republikan me ndihmën e miratimit të Trump, por që atëherë ka zbutur gjuhën e tij për abortin, kontrollin e armëve dhe emigracionin.

Prokurori i Përgjithshëm i Floridës: Aramis Ayala (D) v Ashley Moody (R)
Ayala është avokatja e parë femër e shtetit me ngjyrë në historinë e Floridës. Moody, prokurorja e përgjithshme aktuale, është një ish-prokurore dhe gjykatëse i cili së fundi iu bashkua 10 prokurorëve të tjerë të përgjithshëm republikanë në një përmbledhje ligjore që mbajti anën e Trump mbi departamentin e drejtësisë në lidhje me kontrollin e FBI-së në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago. Ashtu si paraardhësi i saj Pam Bondi, Moody mund të jetë një aleat i fuqishëm për Trump si zyrtari më i lartë i zbatimit të ligjit të shtetit.

Guvernatori i Georgias: Stacey Abrams (D) v Brian Kemp (R)
Abrams, një aktiviste për të drejtat e votës, po tenton të bëhet guvernatorja e parë femër me ngjyrë në historinë amerikane. Por ajo humbi ngushtë nga Kemp në 2018 dhe sondazhet sugjerojnë se ajo mund të pësojë të njëjtin fat në 2022. Kemp tani gëzon avantazhet e detyrës dhe një ekonomi të fortë shtetërore. Ai gjithashtu ka vrull pasi la mënjanë një sfidë kryesore nga sfiduesi i mbështetur nga Trump, David Perdue.

Senati i Georgias: Herschel Walker (R) v Raphael Warnock (D)

Fitorja e Warnock në balotazhin e janarit 2021 ishte kritike për t’i dhënë demokratëve kontrollin e Senatit. Tani pastori i kishës Ebenezer Baptiste të Atlantës – ku Martin Luther King dikur predikonte – përballet me Walker, një ish-yll futbolli me famë, por me përvojë të vogël (ai së fundmi sugjeroi se ajri i ndotur i Kinës ka zëvendësuar ajrin amerikan). Sondazhet tregojnë një garë të ngushtë mes burrave, të cilët të dy janë afrikano-amerikanë.

Senati i Ohajos: Tim Ryan (D) v JD Vance (R)
Dueli thelbësor për votuesit blu. Ryan, një kongresmen demokrat, ka drejtuar një fushatë energjike, e ka paraqitur veten si një i moderuar dhe e ka akuzuar Vancen se ka lënë shtetin për në San Francisko për të fituar miliona dollarë në Silicon Valley. Vance, autor i Hillbilly Elegy, i parë si një lloj “çelësi” për të kuptuar fenomenin Trump në 2016, dikur ishte një kritik i Trumpit, por tani ka kaluar plotësisht në krahun e tij.

Guvernatori i Pensilvanisë: Doug Mastriano (R) v Josh Shapiro (D)
Mastriano, një kolonel i pensionuar i ushtrisë dhe senator shtetëror i ekstremit të djathtë, udhëhoqi protestat kundër kufizimeve pandemike, mbështeti përpjekjet për të përmbysur humbjen e zgjedhjeve të Trump në 2020 dhe u shfaq jashtë Kapitolit të SHBA gjatë trazirave të 6 janarit. Kritikët thonë se, si guvernator, ai mund t’i japë Trump një zgjedhje presidenciale në 2024. Shapiro, prokurori i përgjithshëm i shtetit, po kandidon me një premtim për të mbrojtur demokracinë dhe të drejtat e votës.

Senati i Pensilvanisë: John Fetterman (D) v Mehmet Oz (R)
Një nga duelet më plot ngjyra në fletëvotim. Fetterman, nënguvernatori i shtetit, mbi 2 metër i gjatë, është duke u rikuperuar nga një goditje që ka ndikuar në të folurit dhe dëgjimin e tij, dhe duke shfaqur reklama agresive që tallen me Ozin për mungesën e lidhjeve të tij me shtetin. Oz, një kirurg i zemrës dhe ish-prezantues i shfaqjes televizive gjatë ditës The Dr Oz Show, përfitoi nga miratimi i Trump në zgjedhjet paraprake, por që atëherë është tërhequr nga pretendimet e ish-presidentit për zgjedhje të vjedhura.

Senati i Wisconsin: Mandela Barnes (D) v Ron Johnson (R)
Ky është shansi më i mirë i demokratëve për të rrëzuar një senator në detyrë: Johnson është i vetmi republikan që kandidon për rizgjedhje në një shtet që Biden fitoi në vitin 2020. I zgjedhur për herë të parë si konservator fiskal, ai ka promovuar trajtime false për koronavirusin si shpëlarja e gojës, i ka refuzuar ndryshimet klimatike si “gjepura” dhe u përpoq të minimizonte kryengritjen e 6 janarit. Barnes, aktualisht toger guvernator, po kërkon të bëhet senatori i parë me ngjyrë në historinë e Wisconsin.

Ja sa lekë do marrin pensionistët për fundvitin

Në fillim të dhjetorit, pensionistët do të marrin 5 mijë lekë të reja, si shpërblim për fundvitin.

Lajmin e bëri të ditur kreu i qeverisë, Edi Rama, gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në Kamëz.

“Nuk është ndihmë e madhe për pensionistët, por i lehtëson diçka si fund viti e raste festash,” u shpreh ai.

Në fillim të dhjetorit do i japim një suport tjetër prej 50 mijë lekësh secilit. Nuk është shumë por është një shumë që ata e kanë pasur dhe do e kenë sërish këtë vit. I lehtëson dhe i jep një buzëqeshje të fundvitit,” deklaroi Rama.

Policia e Shtetit dhe Shqiponjat “rrethojnë” Elbasanin, urdhër arreste për shtetas të huaj

Vazhdojnë kontrollet në Elbasan nga forcat Shqiponja dhe Policia e Shtetit. Këto kontrolle vijnë fill pas operacionit të mbajtur në Elbasan, të thirrur nga SPAK.

Gjatë ditës së sotme janë kryer kontrolle të imtësishme në një qendër tregtare, por policia ka zgjedhur të mbetet e “heshtur” për detajet, me qëllim që mos të dekonspirohet ky operacion, i cili është ndërmarrë në bashkëpumi me autoritetet spanjolle.

Paralelisht janë lëshuar disa urdhër arreste edhe për disa shtetas të huaj bashkëpunëtorë në biznes të paligjshëm.

Aksidenti i rëndë në rrugën e Patokut, humb jetën në spital nxënësi i ekselencës

Një 16-vjeçar ka humbur jetën në spital 15 ditë pas aksidentit të rëndë që ndodhi në rrugën e Patokut në Laç.

Flavio Mankollari, nxënës ekselent i vitit të dytë në gjimnazin “Qemal Stafa” mbeti i plagosur në këtë aksident bashkë me 4 persona të tjerë, por nuk mundi t’ia dalë.16-vjeçari ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra nga aksidenti fatal që ndodhi si pasojë e papërgjegjshmërisë së shoferit nga makina tjetër.

Sipas ekspertizës, një parakalim i gabuar në kthesë me shpejtësi tej normave të lejuara nga mjeti që drejtohej nga shtetasi SH.L.

Teksa nesër në orën 11:00 Flavio do të përcillet në banesën e fundit, banka e tij në klasën ku merrte vetëm dhjeta do të jetë e zbrazët, ashtu si vendi i tij mes të afërmve dhe moshatarëve të tij.

Goditi dhe kërcënoi qytetarin, shkarkohet menjëherë nga detyra shefi i komisariatit të Pukës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka shkarkuar nga detyra shefin e Komisariatit të Pukës.

Vendimi erdhi vetëm pak minuta, pasi emisioni “Stop” transmetoi një video, ku ai shfaqet duke sharë dhe goditur një qytetar.

Reagim i Policisë së Shtetit

Mbi rastin e transmetuar pak minuta më parë, në emisionin investigativ ”Stop”, në të cilin shfaqet shefi i Komisariatit të Policisë Pukë, shtetasi P. L., duke shkelur Kodin e Etikës dhe të komunikimit, si dhe duke goditur një shtetas, sqarojmë opinionin publik se:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit sapo është njohur me rastin, ka shkarkuar nga detyra  dhe ka përjashtuar menjëherë, nga rradhët e Policisë së Shtetit, shefin e Komisariatit të Policisë Pukë, për shkelje të rëndë të Kodit të Etikës dhe të komunikimit dhe për tejkalim të kompetencave, duke abuzuar rëndë me atributet që i jep ligji dhe detyra.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit garanton qytetarët se është shumë i vendosur për të reaguar me ashpërsinë e ligjit ndaj kujtdo punonjësi policie që shpërdoron detyrën dhe që abuzon rëndë me uniformën e shenjtë të Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve dhe si e tillë nuk mund të kenë vend në radhët e saj, punonjës policie që me veprimet e tyre abuzive shkelin liritë e të drejtat e qytetarëve dhe cënojnë besimin e mbështetjen e tyre, për mijëra burra, gra, djem dhe vajza të Policisë së Shtetit që përballen përditë me krimin dhe që punojnë e sakrifikojnë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

“Të fus në dhe, mor by***ir”! Shefi i Komisariatit të Pukës rreh dhe kërcënon qytetarin: Unë të …

Një qytetar nga Puka, i quajtur Zamir Puka, ka denoncuar në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” dhunën e përdorur nga ana e shefit të komisariatit të këtij qyteti Pjerin Lazri. Ky i fundit, për një inat personal i ka çuar patrullën e i ka hequr patentën Zamirit.

Zamir Puka: Unë quhem Zamir Puka e jetoj në Pukë. Kam punuar nja 9 muaj në Himarë. Kam ardhur në Pukë më datën 11 gusht. Kam ardhur atë natë në darkë. Të nesërmen në mëngjes, kam dalë në qytet nga ora dhjetë a diçka e tillë, dhjetë e gjysmë. Më ka ndaluar policia. Më rrethon policia thonë “në komisariat, se ke ecur me shpejtësi”. I thashë unë: “Në qoftë se kam ec me shpejtësi më fut gjobën”! Jo, tha, jam shefi i komisariatit,- tha,- do vish në komisariat!

Shkova në komisariat me makinë. Verifikuan makinën. Në rregull! Më vunë pipën e alkoolit, isha në rregull. Mbas 3 ditësh, diçka e tillë, dola prej shtëpie pasdite, më dalin policia prapë përpara. Ndaloje pak këtë makinën! E ndalova. Më thonë do vish në komisariat, se kemi ankesa për ty edhe unë i thashë: Në komisariat nuk vij. Para dy ditësh kam qenë. Jo,- thanë,- hajde! Më rrethuan makinën. I futa marshin, i thashë po vij edhe ika.

Më kishin nxjerrë makinën në kërkim, më kishin nxjerrë edhe mua në kërkim. Më erdhi një letër prej poste, shkova u paraqita te komisariati. I dhashë patentën shefit të komisariatit në dorë në kat të tretë. Polici i qarkullimit, Antoni, më thotë, Zamir thotë: “unë s’kam ça me të bërë, më ka dhënë urdhër shefi i komisariatit, t’i heqësh patentën e këtij 6 muaj. Edhe më ka thënë “do të lëviz prej pune, do të heq prej pune.”

Tha ka marrë vendim komisioni. I thashë unë: si ka marrë vendim komisioni, tu më thënë nesër dërgo letrat për Shkodër e pasnesër shko merre? Si u mor vendim komisioni? Jo po ka pas me u bo dje, unë i kam marrë një ditë me vonesë. Ku ta di domethënë, çdo gjë është bo e paligjshme dhe komisioni është bë i paligjshëm pa shkuar dokumentacioni atje.

Një ditë rastisi unë me një kafe bashkë me shefin e komisariatit, ballë për ballë këto ditët e fundit. Më thotë mu, do flasim thotë bashkë, kështu me të vogël do flasim. Me mu i thashë do flasësh? Po,- tha,- do flasim edhe nuk e pashë më. Sot e pashë vetëm po hipte në makinë atje ishte te një kafe tjetër edhe i thashë “më ke thirr me fol me ty”.

Por shefi i “madh” nuk u mjaftua me kaq. Gjatë një ballafaqimi me qytetarin, Pjerin Lazri, i thotë këtij të fundit, se nuk pyet për njeri, duke e sharë me libër shtëpie. Shefi i uniformave blu i thotë edhe se do e fusë në dhe e do i marrë jetën duke e goditur edhe fizikisht.

Qytetari: O shefi! A mund të takoj një minutë? Si ia kalove?

Shefi i Komisariatit Pukë: Mirë!

Qytetari: A u lodhe?

Shefi i Komisariatit Pukë: Pak!

Qytetari: A je mirë? Si ia kalon? Zamir Puka!

Shefi i Komisariatit Pukë: E di e di, ta mësova emrin.

Qytetari: Po me, me. Më ke thënë një ditë me u taku.

Shefi i Komisariatit Pukë: Të kam thënë se… Unë tashi jam pa… (Nuk kuptohet). Ke shkruajtur diçka në emrin tim.

Qytetari: Në emrin tënd?

Shefi i Komisariatit Pukë: Po!

Qytetari: Ça kam shkruar?

Shefi i Komisariatit Pukë: Ma kanë pru në “forward”.

Qytetari: Hë, hë, edhe…

Shefi i Komisariatit Pukë: Nëse e ke shkruar, ke bë shumë gabim, që më ke përmend emrin!

Qytetari: Për ça kam përmend emrin ty?

Shefi i Komisariatit Pukë: Për ç’… për ç’… edhe për mirë.

Qytetari: A po ta bëj një pyetje mor shok? Për cilën arsye mua ma ke heq patentën?

Shefi i Komisariatit Pukë: Ta kena heq…, ta ka heq komisioni patentën.

Qytetari: Cili komision?

Shefi i Komisariatit Pukë: Komisioni. Ka një komision.

Qytetari: Mua më kanë thënë, e kanë bërë, është heq me urdhër të shefit.

Shefi i Komisariatit Pukë: I ke ik policave. Je për burg. Mosbindje.

Qytetari: Mosbindje?

Shefi i Komisariatit Pukë: A të kanë ndaluar?

Qytetari: Kush e ka nxjerr policinë përpara? Kush ma ka nxjerr policinë përpara?

Shefi i Komisariatit Pukë: Unë ta kam nxjerr.

Qytetari: Ma ke nxjerr ti?

Shefi i Komisariatit Pukë: Po!

Qytetari: Për cilën arsye?

Shefi i Komisariatit Pukë: Për arsye, sepse për me të pyet për gratë, që janë anku për ty.

Qytetari: Janë ankuar për mua?

Shefi i Komisariatit Pukë: Po! Pse ke ik ti?

Qytetari: Tashi, policia është private, a është e shtetit?

Shefi i Komisariatit Pukë: Për private s’e rruaj k**n! S’ekziston kurrë ti, as shokët tuaj mor, me kë je tu fol ti? Me kë je tu fol privatisht ti?

Qytetari: Unë s’jam tu fol privatisht.

Shefi i Komisariatit Pukë: Por të degjeneroj, mor!

Qytetari: Ti je shteti, mo vlla!

Shefi i Komisariatit Pukë: Të fus në dhe mo hej..! Të fus në dhe, mo…!

Qytetari: Ti je shteti!

Shefi i Komisariatit Pukë: O B***rë!. Të fus në dhe mor k*r!

Qytetari: Ti, a je shteti?

Shefi i Komisariatit Pukë: Të fus në dhe, mor! Jam Pjerini mor, jam Pjerini!

Qytetari: Mos luj me dorë!

Shefi i Komisariatit Pukë: Jo shteti! Jam Pjerin Lazri!

Qytetari: Mos shty me dorë!

Shefi i Komisariatit Pukë: Jam Pjerin Lazri! Unë të marr jetën, mor!

Qytetari: Në rregull mor, ti je shteti!

Shefi i Komisariatit Pukë: Të marr jetën mo, të thashë!

(Qëllon qytetarin)

Shefi i Komisariatit Pukë: Po kush je ti, mor?

Qytetari: Kush ma ka nxjerr policinë…?

Shefi i Komisariatit Pukë: Unë! Shef, shefi i komisariatit ta ka nxjerrë!

Qytetari: Pse?

Shefi i Komisariatit Pukë: Se kështu e kam gjyku unë.

Qytetari: E ke gjyku ti?

Shefi i Komisariatit Pukë: Edhe ke me u ndal, kur të thirr policia!

Qytetari: Po!

Shefi i Komisariatit Pukë: Kanë marrë mo legen atje, ke bo xhiro, ke bo spektakël e të kam thënë ik në punën tënde, as gjobë… (Nuk kuptohet)

Shefi i Komisariatit Pukë: Spektakël ke bërë.

Qytetari: Mirë në rregull! Faleminderit shumë!

Shefi i Komisariatit Pukë: Për ça? Faleminderit për ça?

Qytetari: Faleminderit, që më erdhe, më preke me dorë!

Shefi i Komisariatit Pukë: Më erdhe te unë, erdhe te unë ti.

Qytetari: A më ke thënë duar me të takuar, mo vlla? A më ke thënë atë ditë, dua me fol një çikë?

Shefi i Komisariatit Pukë: A je tu m’u vu mbrapa mu ti?

Qytetari: Unë s’jam, tu tu vu mbrapa ty mo!

Shefi i Komisariatit Pukë: Atëherë, bën mirë mos…! Bën mirë, ku të jem unë mos me hy ti! Përmend emrin ti by***ir, se…

Qytetari: By***r unë?

Shefi i Komisariatit Pukë: (E qëllon me shuplakë në fytyrë) Kam shkrim mo, kam shkrim.

Qytetari: Më ke rënë në qafë. Më ke heq bukën e gojës.

Shefi i Komisariatit Pukë: Jo, s’të kam heq bukën e gojës.

Qytetari: Ti më ke heq bukën e gojës.

Shefi i Komisariatit Pukë: Ti domethënë…

Qytetari: Ti je shteti, unë jam kërrkushi!

Shefi i Komisariatit Pukë: Dëgjo!

Qytetari: Unë kam shkuar kam punuar për 350 mijë lekë në Dhërmi dhe në Himarë.

Shefi i Komisariatit Pukë: Dëgjo!

Qytetari: Një minutë! Kam shkuar për 350 mijë lekë.

Shefi i Komisariatit Pukë: Se janë t’u më prit pak. Nëse ke kohë rrimë prapë!

Qytetari: Po në rregull! Takohena, pimë kafe!

Shefi i Komisariatit Pukë: Edhe…

Qytetari: Unë kam kërku falje qysh…

Shefi i Komisariatit Pukë: Ia q** motrën, ia q** motrën!

Qytetari: Unë jam burrë.

Shefi i Komisariatit Pukë: Prit një sekondë! Hej, erdhëm, ke kohë, që më provokon.

Qytetari: Të provokoj unë, hë?

Shefi i Komisariatit Pukë: Po, ti shko…

Qytetari: Ti më ke rënë në qafë mu, më ke heq patentën në mënyrë private.

Shefi i Komisariatit Pukë: Dëgjo!

Qytetari: Ti e ke nxjerrë policinë dy herë në mënyrë private.

Shefi i Komisariatit Pukë: O do folësh…?

Qytetari: A m’i ke nxjerrë përpara? Ti, a the vetë?

Shefi i Komisariatit Pukë: Shtetërore! (bërtet)/tvklan.al