Aplikacion
Kreu i PD Sali Berisha u shpreh se kur ka qenë në qeveri i ka denoncuar bandat, duke u shprehur se kurrsesi nuk ka pasur frikë prej tyre.
“Nuk mund të pranoj kurrë që ambasadorë të korruptuar në mënyrë më të paimagjinueshme të mund të raportojnë dhe shpifin, s’ka rëndësi për cilin, vetëm e vetëm për të dëmtuar opozitën shqiptare. U them se do mbroj me çdo çmim çdo interes të kombit shqiptar, të Shqipërisë, të demokratëve. Ka vetëm një udhërrëfyes dhe ai udhërrëfyes do të jetë interesi kombëtar i shqiptarëve, do të jetë e vërteta, do të jetë liria e tyre. Nuk mund të pranoj që të merren vendime për të hapur dhe mbyllur shkolla në vende të tjera në vendin tim, për të mbyllur kopshtet e fëmijëve se paskan lidhje terroriste, për shkak të kundërshtive politike që ka në një vend tjetër. Në mënyrë kategorike nuk do të pranoj qëndrime të individëve të korruptuar në shumë mënyra. Hiqen se po ndihmojnë në një kohë kur dëmtojnë palcërisht vendin dhe kombin tim. Futuni dhe në google dhe lexoni, Sali Berisha, banda e Elbasanit, e Shkodrës apo Durrësit, dhe do të gjeni qindra shkrime ku unë sulmoj bandat, jo se më kanë kërcënuar se mua se nuk pyes fare, por kanë kërcënuar ju. I kam sulmuar bandat sepse ata kërcënonin qytetarët e thjeshtë, kërcënonin në lagje, kërcënonin gazetarët dhe unë e kam ngritur zërin kundër tyre. Kur kam patur pushtetin e dini mirë ku kanë shkuar dhe atje do të shkojnë prapë. Tani për të mbrojtur lidhjet e qeverisë me krimin, lidhjet e Edi Ramës me krimin dhe të korruptosh dhe të tjerë që e korruptojnë del dhe raporton në qeverinë e tij se ky ka lidhje me këtë bandë e atë bandë. Nuk e marr personale, por e marr shqiptare, e marr për kombin dhe vendin tim. I them këtu para jush, turp të kesh dhe për këtë do përgjigjesh në vendin tënd dhe në vendin tim. Në vendin tim publikisht. Do t’i nxjerr një nga një këto. Ka vërtetë miq të shkëlqyer, por midis tyre ka të korruptuar fund e krye që flasin dhe lexojnë ato që thotë kjo qeveri e korruptuar. I çohen qeverisë së tij si të vërteta deklaratat e pengut të Edi Ramës, Lulzim Bashës. Por këto nuk janë çështje kaq të rëndësishme. Ne do qëndrojmë si parti e pamposhtur e interesit kombëtar.”, tha ai.
Gjithashtu Berisha tha se PD ka pasur përballë atë që e konsideron si mafia e “George Soros”., dhe se ka përballë një njeri të ngjashëm me dajën e tij, që urdhëronte nxjerrjen e tankeve dhe mitralozëve kundër daljes së studentëve nëpër protesta
Unë mund t’ju them juve një gjë. Vetëm rrasat e gurëve në sheshin qendror të qytetit, kanë kushtuar sa mund të ndërtoheshin me çmime europiane 100 shkolla. Pra gjithçka është bërë se si të vjedhim më shumë. Të imagjinosh që një sipërfaqe mund të kushtojë kaq shumë vetëm se po shtrohet me rrasa guri, këtë vetëm një hajdut si Edi Rama mund ta imagjinojë. Prandaj ju nuk keni shkolla, kopshte dhe shërbimet bazë. Ndaj dhe ne zotohemi në të gjithë infrastrukturën bazë që ju duhet të keni. Nada shtoi një problem, kur tha se PD është në një situatë të ndryshme nga partitë e tjera. E vërtetë është kjo, pasi ne jemi përballë një qeverie që ku një njeri është i njëjtë si ka qenë daja i tij, kur nxirrte tanket dhe mitralozët që studentët të mos dilnin në protesta. Por ne po përballemi edhe me mafien botërore të George Soros, që ka kërkuar që PD të bëhet shtojcë e Edi Ramës. Dy ditë më parë guvernatori republikan i Floridës, De Santis, i thotë Sorosit “ti je armik dhe po punon për të shkatërruar Amerikën, unë të shpall luftë dhe do të shkatërroj”, u shpreh Berisha.
Karamuço “nxjerr sheshit” trukun e shoferëve që njoftojnë për prezencën e “rrugorëve” në rrugëEksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço është ndalur tek policët rrugorë dhe drejtuesit që shkelësin rregullat.
Karamuço ka vënë theksin tek shoferët që njoftojnë njëri-tjetrin për prezencën e policëve në rrugë.
Ai thotë se ligji detyron organet e policisë të paralajmërojnë shoferët për akset që monitorohen me radar.
‘Ka kohë që diskutohet në radhët e prokurorëve dhe oficerë të policisë nëse fenomeni i ri ” Forca Tirona” përmban apo jo ndonjë shkelje ligjore. Ky është një grupim në rrjetet sociale, ku anëtarët lajmërojnë njëri tjetrin për vendndodhjen e policisë rrugore, me qëllim shmangien e gjobave. Argumentet janë të ndryshme, por përfundimi është se nuk ka asnjë shkelje që ti penalizojë. Përdoruesit e rrugës janë shpesh solidar me njëri tjetrin. Ata shkëmbehen duke sinjalizuar me drita për të lajmëruar praninë e policisë në rrugë. Nga ana tjetër ligji detyron organet e policisë të paralajmërojnë shoferët për akset që monitorohen me radar. Meraku i vetëm është që grupime të tilla nuk duhet të nxisin shpejtësi dhe papërgjegjshmëri rrugore, përtej zonave ku ka monitorim policor. Një gjobë edhe mund ta shmangësh, por aksidentin jo…..’, thotë eksperti në reagimin e tij.
I cilësuan si kriminelë, shqiptarët ngrihen në protestë në mes të LondrësDitët e fundit emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe janë kthyer në lajmin kryesor të mediave atje, për shkak të debatit të krijuar pas deklarata skandalozëve të disa zyrtarëve që i kanë etiketuar si kriminelë.
Polemika të shumta u krijuan pas reagimit të kryeministrit Edi Rama ndaj deklaratave të ministres së Brendshme britanike lidhur me përfshirjen e emigrantëve shqiptarë në veprimtari kriminale.
Të indinjuar nga këto përcaktime, emigrantët shqiptarë kanë paralajmëruar një protestë të madhe në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar më 12 nëntor ora 10:30 me kohën lokale. Protesta do të bëhet në “Westminster Bridge”.
Pak ditë më parë, sekretarja e brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braveman ngriti alarmin për emigrimin e shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar, duke i etiketuar si kriminelë.
Fill pas kësaj deklarate, prestigjiozja britanike DailyMail, zhvilloi një intervistë me disa shqiptarë në lagjen e tyre në Britani. Në intervistë, ata shprehën ankesa kundrejt qeverisë britanike për gjuhën raciste dhe etiketimet e përdorura kundrejt tyre duke i përcaktuar si “kriminelë” apo “gangsterë”.
Ata thanë se ishin larguar nga Shqipëria për një jetë më të mirë në Britani për të punuar shumë dhe për të paguar taksat që u takojnë, ndërsa këmbëngulnin se nuk pretendonin përfitime të paligjshme.
Si u kap “UFO” te berberi, ngjarjet që e bënë Ilir Pajën ekspert të arratisjeve nga burgjetI kishin vënë nofkën “Ufo”, për aftësinë e tij për të “avulluar” papritur nga burgjet ose kudo që ndodhej i ndaluar.
Ilir Paja, vrasësi i rrezikshëm nga Berati, i dënuar me 24 vite burg në Itali, është arrestuar në Shqipëri në 3 nëntor pas arratisjes nga burgje të ndryshme.
Në vitin 2007, për shembull, ikja e tij nga një ambulancë në të cilën ndodhej i shtruar, u bë e famshme. “CV”-ja e tij është e pasur me ngjarje kriminale, nga Gjermania, Italia e deri në Shqipëri.
Paja, 49 vjeç u arrestua në Tiranë, teksa agjentët shqiptarë dhe italianë të ardhur nga përtej Adriatikut posaçërisht për të, po e prisnin përballë një dyqani berberi, ku ai do të shkonte të hiqte mjekrën, zbulojnë mediat italiane.
Këtë herë, u treguan më të kujdesshëm për arrestimin e tij, duke parë se kishte përvojë në arratisje falë shkathtësisë dhe rrezikshmërisë së lartë.
Gjithçka, falë mbajtjes nën vëzhgim dhe përgjimeve të telefonit prej muajsh, ku ai komunikonte me miqtë e tij të vjetër.
I kërkuar nga disa shtete, por ai zhdukej në “ajër”
Paja ishte i zhdukur prej disa vitesh dhe kërkohej nga policia italiane dhe gjermane për kryerjen e vrasjeve në të dy vendet.
I dënuar në Itali me 24 vjet e 4 muaj burg për vrasje, arratisjet e guximshme nga burgjet e ndryshme ku ishte mbajtur, mbetën të “famshme”, aq sa fitoi edhe pseudonimin “Ufo”, si dikush që zhdukej papritur.
Arratisja e tij e parë në Itali u bë nga burgu në Peruxhia, në orën e ajrimit, kur ai u ngjit mbi një nga muret tetë metra të oborrit të burgut të “Capanne”, falë një litari artizanal të bërë nga çarçafë të lidhur.
Arrestimi në Gjermani për vrasje
Ai gjithashtu u arratis kur ishte i burgosur në pritje të ekstradimit në Gjermani, ku akuzohet se ka vrarë një bashkëatdhetar në Duisburg me të shtëna të shumta armësh zjarri.
Shijoi vetëm pak muaj liri, nga qershori deri më 4 shtator 2006, kur Paja u kap sërish në Buscate, në Milano gjatë një operacioni të kryer nga skuadra lëvizshme e Peruxhias, e cila po hetonte arratisjen nga Peruxhia dhe një tjetër në Lombardi.
Në vitin 2007, arratisja e tij nga një ambulancë me të cilën ai u transferua nga një burg në tjetrin, në një zonë shërbimi të autostradës A1 Autosole, ishte spektakolare, kur, në Reggello simuloi një sëmundje për të sjellë kreun e policëve që e shoqëronin tek barela në të cilën ndodhej i shtrirë.
Pasi e goditi me kokë dhe e rrahu, Paja arriti të depërtojë derën e ambulancës dhe të zhduket në pyll, edhe pse vrapoi zbathur dhe me një krah të thyer.
Më 11 shtator 2007, një makinë theu barrierën e tarifave në Binasco, në provincën e Milanos.
Në bord ndodheshin dy shqiptarë, njëri prej të cilëve, arriti të arratisej, ndërsa një djalë 9-vjeçar ishte marrë si peng në makinë. Ai që kishte arritur të arratisej, sipas të gjitha gjasave, për hetuesit italianë ishte Ilir Paja.
Lokalizimi në Shqipëri në vitin 2007
Disa muaj më pas, përgjatë vitit 2007, hetuesit në Milano, ata të specializuar në luftën kundër krimit të huaj, e kishin lokalizuar në Shqipëri nga pajisjet GPS të vendosura në makinat e bashkëpunëtorëve të tij, që kishin mbetur në Itali dhe nga përgjimet ambientale.
Sigurisht që edhe celularët e tyre ishin nën kontroll. Paja u pa në një mjet tip “Punto” me targa italiane.
Shqiptari e kuptoi se po ndiqej nga afër nga një polic me rroba civile në një motoçikletë dhe e goditi duke e plagosur rëndë. Megjithatë autoritetet shqiptare e arrestuan në mars të vitit 2008.
Pas gati 10 viteve në qeli, në nëntor 2017, Ilir Paja u lirua me kusht para përfundimit të dënimit nga gjyqtara Enkeleida Hoxha, me pretendimin se vuante nga një sërë sëmundjesh, probleme shëndetësore të vërtetuara me raporte mjekësore. Sipas vendimit, Paja duhet të qëndronte në shtëpi dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës.
Arrestimi i dytë, te dyqani i … berberit në Laprakë
Sjellja e dhunshme e 49-vjeçarit nga Berati, në kufijtë e psikopatisë, – nënvizojnë hetuesit – nxirrte në pah një pamëshirshmëri çnjerëzore në rrethin e prostitutave rumune që ai menaxhonte dhe ndaj të cilave kënaqej duke shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.
Megjithatë, arratisja e tij e gjatë, përfundoi më 3 nëntor 2022 në një dyqan berberi në Tiranë në zonën e Laprakës, ku e prisnin agjentët italianë dhe shqiptarë, të cilët prej ditësh ishin në gjurmët e tij.
Hetuesit e dinin që i Paja nuk hiqte dorë nga rituali i rruajtjes së mjekrës dhe kur e panë të mbërrinte, fillimisht e lanë të ulej dhe më pas hynë në dyqan pa i dhënë kohë të imagjinonte një tjetër arratisje, nga ato spekrakolaret që mendja e tij mund të fantazonte në moment. Interpol Tirana në bashkëpunim me policinë italiane e kanë vënë para drejtësisë dhe ai pret të ekstradohet përtej Adriatikut./GazetaSI
Bora Zemani dhe Donald Veshaj zgjedhin ta festojnë përvjetorin e lidhjes së tyre ndrysheTashmë u bë pak kohë që kur Bora dhe Donaldi e kanë pranuar bashkimin e tyre publikisht dhe dihet se vazhdimisht postojnë fotot dhe video të njëri-tjetrit në rrjete sociale.
Dita e sotme shënon përvjetorin e lidhjes së tyre, një ditë shumë e veçantë për ta, një ditë e cila mori vëmendje shumë të madhe edhe vitin që shkoi, kur Donaldi ishte banor i shtëpisë së “Big Brother ViP” dhe atyre u desh ta festonin larg njëri-tjetrit, por deklaratat dhe gjestet nuk munguan. Këtë vit, Bora e ka rikujtuar përvjetorin e tyre gjatë spektaklit të “Dancing With the Stars”, sapo ora shënoi 00:00 dhe arriti data 5 Nëntor. Vetëm pak më parë Donaldi ka postuar disa foto me Borën në Instagram, ku duken të përqafuar me njëri-tjetrin. Pas shumë ngjarjeve që ndodhen që prej përvjetorit të shkuar, data 5 Nëntor e këtij viti i gjeti përsëri bashkë dhe të dashuruar.
Shpeshherë bukuroshja merr dhurata ose surprizohet nga fansat e saj, të cilat nuk ngurron që t’i publikojë edhe në rrjete sociale, ashtu siç ka ndodhur edhe me rastin e fundit. Para pak ditësh prezantuesja ka publikuar një video të një surprize që këta të fundit i kanë dhuruar asaj dhe Donaldit. Një shishe vere e paketuar me emrin dhe momentin e famshëm të puthjes së tyre në ‘BBV’, si edhe një pikturë të madhe të duarve të Borës dhe Donaldit të kapura fort me njëri-tjetrin. Borës i kanë pëlqyer shumë dhuratat, por kishte vetëm një problem. Piktura kishte përmasa shumë të mëdha dhe nuk mund të transportohej me makinën e tyre për në shtëpi, kështu që Bora e ka detyruar Donaldin që të kthehej nga puna në shtëpi në këmbë për të sjellë dhuratën.
Rama sulmon opozitën: Ai i matrikulluari në lule të ballit me non grata mbron Britaninë nga Edvini!Kryeministri Edi Rama, në një takim me qytetarë në Lushnje nuk i ka kursyer kritikat për kreun e PD Sali Berisha.
Gjithashtu Rama tha se lufta në Ukrainë ka sjellë pasoja në të gjithë Europën përfshirë Shqipërinë.
“Sa ka në Londër çuna që nuk e shohin dot në sy PS. Por përpara çdo gjëje tjetër është Shqipëria janë shqiptarët dhe në sy të huajve nuk kemi arsye përse të ulim kokën. Një non-grata që mbron britanikët nga unë. Një non grata me ato që ju i vini deleve. Ai i matrikulluari në lule të ballit non-grata mbron Britaninë nga Edvini”, tha Rama.
Gjithashtu ai ka përsëritur edhe një herë vendimin për vendosjen e një takse të jashtëzakonshme për prodhuesit e energjisë në vend.
“Nuk mund të rrisim rrogat e pedagogëve pasi ua rritëm me 7% dhe me 8%. Më shumë nuk ka. Ne ato që kemi tani, do i mbledhim të gjitha dhe në fillim të dhjetorit do ia japim pensionistëve, por jo pedagogëve. Pensionistët i meritojnë më shumë. Do vendosim taksën e jashtëzakonshëm për prodhuesit e energjisë. Lufta është skenari më i mirë për to, pasi tani e shesin energjinë shumëfish. Ne nuk do e lëmë që fitimin ta mbajnë të gjithëve, do u marrim një pjesë të fitimit dhe do ua japim atyre në nevojë. Është koha të rrisni pagat. Pagat janë më të larta se sa ato që deklarohen. E tha ai i PD-së. E di mo xhan i thashë, por në sektorin e bujqësisë thash jemi të kujdesshëm që të mos bëjmë kontrolle. Unë e di që 340 mijë lekë është pagë e ulët, por di që ka qenë 180 mijë lekë”, tha kryeministri.
Më tej Rama shtoi: PD është vegël e deklaruar . Siç është ai non-grata i matrikulluar dy herë dhe vazhdon flet për dinjitet duke i mbledhur njerëzit mbrapa duke bërë sikur është me Amerikën por jo me Amerikën që dimë ne, por me një Amerikë tjetër , ndërkohë që ajo parti ka 500 mijë dollarë të paguar për të na rrëzuar.
A e dini çfarë ka ndodhur me gjysmën tjetër të Koloseut?E keni pyetur ndonjëherë veten kur e keni parë Koloseun se çfarë mund të ketë ndodhur me gjysmën tjetër?! Ju mund të shpenzoni qindra dollarë për të shkuar në Romë për të vizituar Koloseun, ose mund të kaloni me makinë përpara tij çdo ditë dhe kurrë të mos mendoni shumë për të.
Pavarësisht se, aktualisht, Koloseu pret më shumë vizitorë në vit sesa shatërvani Trevi dhe Kapela Sistine të marra së bashku, ky monument i Romës perandorake ka vuajtur nga një neglizhencë e rëndë për 1,500 vite, që pasi u përdor si një arenë gladiatorësh.
“Rreth 1,500 vite plot me neglizhencë dhe me projekte të rastësishme ndërtimi”, shkruan Tom Mueller në Smithsonian, “erdhën njëri pas tjetrit”. I përdorur si një gurore pas shekullit XVI, për pjesën më të madhe të jetës së tij të gjatë, amfiteatri dhe “Hipogeumi” i tij (sistemi i ndërlikuar i tuneleve dhe punimeve tokësore që ndodhen poshtë Koloseut) u rrënuan plotësisht.
Në pjesën më të madhe të historisë së tij, njerëzit përgjithësisht e kanë injoruar Koloseun. Por, kurioziteti për historinë e tij ia vlen. Gjatë shekujve, njerëzit e mbushën Hipogeumin me papastërti dhe rrënoja, mbollën perime, ruanin sanë dhe hidhnin jashtëqitjet e kafshëve. Në pjesën e sipërme, ku ndodhet amfiteatri, korridoret e mëdha të harkuara strehonin këpucarë, kovaçë, priftërinj dhe këmbyes të monedhave, për të mos përmendur një kështjellë të Frangipane, kryekomandantëve të luftës së shekullit XII.
Në atë kohë, legjendat lokale dhe pelegrinët e përshkruanin unazën e shkatërruar të mureve të amfiteatrit si një tempull të dikurshëm të diellit. Nekromancerët shkonin atje gjatë natës për të thirrur demonët. Në fund të shekullit XVI – përpara se papët të parakalonin nëpër arenë për të nderuar të krishterët që u përdorën si ushqim për kafshët e egra – “Papa Sixtus V, ndërtuesi i Romës së Rilindjes, u përpoq ta shndërronte Koloseun në një fabrikë për përpunimin e leshit”.
Kjo sipërmarrje dështoi dhe, shumë shpejt, larmia e madhe e jetës së bimëve të egra filloi të tërheqë botanistët, të cilët arritën të dallonin rreth 337 lloje të ndryshme bimësh. Hipogeumi, mekanizmi arkitekturor falë të cilit zhvilloheshin spektaklet në pjesën e sipërme të skenës, u pastrua vetëm në vitet 1930 nga Benito Mussolini, si pjesë e përpjekjeve për të rikthyer lavdinë e Romës klasike.
Restaurimi i Koloseut filloi vetëm në vitet 1990 dhe vizitorët janë lejuar të shohin punimet e brendshme të rrënojave vetëm pas vitit 2011, pothuajse 2000 vjet që kur ai u ndërtua për herë të parë, midis viteve 72 dhe 80 pas Krishtit. I quajtur fillimisht si Amfiteatri Flavian, emri i ndërtesës u ndryshua për të treguar afërsinë e saj me Kolosin e Neronit, një monument i arrogancës perandorake, i cili është zhdukur prej kohësh.
Pra, po për sa i përket gjysmës që mungon? “Përgjigjja e shkurtër,” shkruan Dr. Ryan, “është: tërmetet dhe papët, në këtë renditje.” Përgjigjja më e gjatë, siç mund ta imagjinoni, është shumë më e përgjakshme, pasi përfshin ngjarje të tilla si festimi 123-ditor i fitores së Perandorit Trajan në Dacia, “gjatë së cilës luftuan 5,000 ?ifte gladiatorësh dhe u vranë 11,000 kafshë.”
Pas rreth 500 vitesh të këtij lloji sporti të përgjakshëm dhe rreth 1,500 vitesh të tjera amortizimi, mund të thuhet se Koloseu ka qëndruar jashtëzakonisht mirë, një vlerësim ky për inxhinierinë arkitekturore romake, e vetmja gjë që Perandoria Romake dukej se e donte më shumë sesa vdekjen e dhunshme.
Stuhia “Eva” pushton Greqinë, mbrojtja civile u bën thirrje banorëve të mos dalin nga shtëpitëAutoritete greke kanë njoftuar popullatën të bëjë kujdes pasi mbi territorin e vendit do të ketë stuhi dhe shtrëngata shiu.
Sipas mbrojtjes civile ,moti i keq do të mbulojë Greqinë në një vijë prej gati 900 km.
Stuhia “Eva” pritet të mbulojë kryesisht zonën e Peloponezit, Atikës dhe të Greqisë kontinentale.
Mbrojtja civile u bëri thirrje banorëve të mos lëvizin nëse s’kanë një arsye serioze gjatë ditës së diel dhe të hënë.
Më herët autoritetet njoftuan se do jenë të mbyllur gjithë parqet dhe ambientet relaksuese në kryeqytetin e vendit.
U anuluan disa evente kulturore ndërsa asnjë lokal dhe dyqan tregëtar nuk do të hapet ditën e djelë.
Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagosen dy drejtuesit e mjeteveNjë aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pak më parë në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Papër.
Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe janë lënduar dy drejtuesit, të cilët janë dërguar në spital.
Gjendja e tyre nuk dihet ende ndërsa paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e motit të keq dhe shpejtësisë me të cilën po lëviznin mjetet.
Pas përplasjes mes tyre, mjetet janë përplasur dhe me bordurën anësore të rrugës duke pësuar edhe me shumë dëme materiale.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Rekord për çmimin e naftës! Në Shqipëri një litër blihet 45 lekë më shtrenjtë se në vendet fqinjeBordi i Transparencës për çmimet e karburanteve në Republikën e Shqipërisë, pas një heshtje gati 3 javore, u mblodh më në fund dhe pas dy takimeve radhazi, çmimet aktuale të fiksuara prej tij janë këto: Një litër naftë sot në Shqipëri kushton 232 lekë, benzina shkon deri në 242 dhe litri i gazit tregtohet për 74 lekë/litri.
“Sot po e lëviz makinën se po çoj nënën në spital, dhe me këto çmime, 232 lekë nafta, makinën e nxjerrim vetëm për hall. Bordi harroi të mblidhej, por edhe kur u bënë bashkë, u lodhëm shumë që e ulën me pak lekë naftën. Më mirë ta mbanin sa ishte, se asgjë nuk ndryshon.
Makinën e kam, por nuk e lëviz fare. Çmimet në qiell, ndaj përdor biçikletë, motor. Vetëm kur dal jashtë Tirane e marr makinën. Edhe vendet më të zhvilluara e kanë më pak naftën e benzinën. Tek ne rroftë sebepi. Vetëm dimë të ngremë çmime, t’i ulim, as që bëhet fjalë. “- u shprehën qytetarët.
Çmimet e karburanteve në vendet fqinje me ne, ku edhe niveli i jetesës është i ngjashëm, janë shumë më të ulëta se në Shqipëri. Në Kosovë nafta sot kushton 199 lekë për litër ndërsa benzina është akoma më e lirë, 169 lekë litëri. Një tjetër rekord është në Maqedoninë e Veriut ku nafta kushton 184 lekë për litër dhe benzina me pak, 175 lekë/litri.
Ndërsa në Greqi sot një litër naftë shitet mesatarisht me 232 lekë për litër, po aq sa në Shqipëri. Ndërkohë që kostot në Greqi janë shumë më të larta se në Shqipëri, që nga taksat deri tek fuqia punëtore.
Shqiptarët ndërkohë do vazhdojnë ta blejnë naftën po aq shtrenjtë sa edhe Luksemburgasit e pasur të Europës.