zoom

Day Archive“Mund të mos jem në gjendje të bëhem nënë”, Selena Gomez zbulon frikën më të madhe

Selena Gomez ka folur për shpresat e saj që një ditë të bëhet nënë. Në një intervistë për Rolling Stone, këngëtarja 30 vjeçare u shpreh se dëshiron shumë që bëhet nënë në të ardhmen dhe pse kjo mund të jetë shumë e vështirë. Kjo për shkak të çrregullimit bipolar nga i cili vuan.

Gomez tha se një herë kishte vizituar një mikeshë që po përpiqej të mbetej shtatzënë. Këngëtarja kujtoi se kishte qarë në makinën e saj dhe duke menduar për faktin se dy ilaçet që po merr për çrregullimin e saj bipolar ka të ngjarë të bëjnë që ajo të mos jetë në gjendje të ketë fëmijë.

“Kjo është një gjë shumë e madhe, e madhe dhe e pranishme në jetën time”, tha Gomez duke shtuar se shpreson se do të bëhet nënë me mënyra të tjera në vitet në vijim. Mjekët theksojnë se medikamentet e çrregullimit bipolar kanë potencialin të shkaktojnë probleme të lindjes.

Megjithatë, disa mjekë rekomandojnë që të mos merren ilaçe të tilla gjatë lindjes, pasi simptomat bipolare mund të përkeqësohen gjatë shtatzënisë.

Sylvester Stallone flet për ndarjen e përkohshme nga gruaja: Ishte një mësim i vështirë

Sylvester Stallone ka folur për martesën e tij me Jennifer Flavin dhe se si ndarja e tyre e shkurtër ishte një “kohë e trazuar” në jetën e tij. Aktori foli gjatë një interviste për Synday Times për vendimin për t’u ndarë pas 25 vitesh martesë përpara se të anulonin divorcin vetëm një muaj më vonë.

“Le të themi se ishte një kohë shumë e turbullt. E kuptova sërish se gjëja më e vlefshme në botë është dashuria për familjen. Ajo ka përparësi ndaj punës sime dhe ky ishte një mësim i vështirë”, tha aktori. Kur Flavin bëri kërkesë për divorc në gusht, aktori tha se ata po i zgjidhnin çështjet e tyre personale privatisht.

Për fat të mirë, çifti arriti të arrinte një kompromis dhe në shtator u konfirmua se ata ishin pajtuar. Aktori ka pesë fëmijë. Djemtë Sage dhe Seargeoh janë nga martesa e tij e parë me aktoren Sasha Czack. Më pas ai ndan vajzat Sophia, 26, Sistine, 24 dhe Scarlet, 20, me Flavin.

Qeveria italiane ndan gati 10 miliardë euro për përballimin e krizës energjetike

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni foli për krizën energjetike dhe masat e reja për përballimin e saj pas mbledhjes së kabinetit.

“Javën e ardhshme do të ndajmë 9.5 miliardë euro për të përballuar efektet e krizës energjetike dhe deri në fund të vitit 2023 do të ndahen edhe 23 miliardë euro të tjera”, theksoi Meloni.

Në të njëjtën kohë ajo bëri të ditur se do të jepen licenca të reja për nxjerrjen e gazit natyror brenda ujërave territoriale italiane.

“Ne jemi pro përdorimit të fondeve europiane të Fondit të Kohezionit, për periudhën 2013-2020, me synimin për të adresuar një pjesë të nevojave emergjente që vijnë nga kriza energjitike. Ne besojmë se rritja e kostos së lëndëve të para krijon probleme në zbatimin e disa projekteve publike, kjo është një çështje që duhet trajtuar”, theksoi kryeministrja italiane.

Do pësonin djegie të shkallës së tretë…/ Çfarë ndodh nëse Rusia përdor armë bërthamore?

Shumë armë që Rusia ka përdorur në Ukrainë mund të bartin bomba bërthamore. Cili do të ishte ndikimi, nëse Rusia do t’i shfrytëzonte ato?

Më 29 mars, një raketë ruse e lëshuar nga deti goditi një ndërtesë qeveritare në Mykolaiv, duke vrarë të paktën 35 njerëz.

Raketa e përdorur, “Kalibr”, mund të mbajë edhe mbushje bërthamore.

Shumë prej raketave që Rusia ka përdorur në Ukrainë, mund të përdoren për sulme bërthamore, duke përfshirë raketën balistike me rreze të shkurtër veprimi “Iskander”.

Në gusht Rusia goditi me raketë “Iskander” qendrën hekurudhore të Ukrainës në qytetin Çaplyne, ndërsa me raketën “Kh-22” shkatërroi një qendër tregtare në Kremençuk në qershor.

Por ekspertët thonë se nuk e dinë fuqinë e bombave bërthamore që këto raketa mund të mbajnë.

Bomba e hedhur në Hiroshima shkaktoi një shpërthim të barabartë me 15 mijë tonë lëndë shpërthyese TNT, ose me një fuqi prej 15 kilotonësh.

Armët që mund të shfrytëzohen në Ukrainë mund të variojnë nga më pak se një kiloton në disa qindra kilotonë.

Sipas faqes së internetit “Nukemap”, e krijuar nga historiani Alex Wellerstein, nëse një raketë “Kalibr”, si ajo që goditi ndërtesën qeveritare në Mykolaiv do të ishte e pajisur me një bombë bërthamore me kapacitet 1 kiloton, do të shkaktonte vdekjen e mbi 18 mijë njerëzve.

Rreth 700 metra nga vendi i sulmit, pothuajse të gjitha, përveç ndërtimeve më të forta prej betoni, do të ishin shkatërruar.

500 metra larg vendit të shpërthimit të gjithë do të pësonin djegie të shkallës së tretë.

Shkalla fatale e rrezatimit do të shtrihej në 780 metra. Shumica e njerëzve në këtë perimetër do të vdisnin brenda një muaji.

15 për qindëshi tjetër do të vdisnin më vonë nga kanceri.

Kjo duke supozuar se bomba bërthamore do të shpërthente mbi tokë, duke shkaktuar dëm të madh, në një zonë më të gjerë.

Ndërsa një shpërthim nën sipërfaqen e tokës, shkakton pasoja më të rënda, në një hapësirë më të vogël.

Shpërthimi do të shkatërronte ndërtesa banimi deri në 460 metra larg, krahasur me 700 metra të një shpërthimi mbi tokë.

Por brenda 220 metrash, gjithçka do të shkatërrohej, duke përfshirë godinat prej betoni.

Një goditje mbi tokë shkakton shkallë shumë më të madhe rrezatimi, pasi ai përhapet nga era.

Shkalla e efekteve varet nga era dhe shiu.

Ky do të ishte skenari me një bombë bërthamore relativisht të vogël, prej 1 kilotoni.

Nëse raketa “Kalibr” do të pajisej me një bombë 10 kilotonëshe, numri i vdekjeve nga një shpërthim mbi tokë do të rritej në mbi 53 mijë njerëz.

Shkalla e lartë dhe fatale e rrezatimit do të shtrihej deri në një kilometër nga shpërthimi.

Një kilometër e gjysmë larg ndërtesat do të shembeshin, ndërsa njerëzit do të pësonin djegie të shkallës së tretë.

Dritaret do të thyheshin deri në 4.25 kilometra larg.

Ekspertët thonë se raketa “Kh-22”, që goditi qendrën tregtare në Kremençuk, mund të bartë një bombë prej 350 kilotonësh.

Nëse kjo do të ndodhte në qershor, do të shkaktonte vdekjen e afër 100 mijë njerëzve.

Ndërtesat do të shkatërroheshin deri në 5 kilometra larg vendit të shpërthimit.

Në një distancë prej 7 kilometrash njerëzit do të pësonin djegie të shkallës së tretë.

Në varësi të erërave, në rast të një shpërthimi mbi tokë, pasojat e rrezatimit mund të ndihen edhe në Rusi./ VOA

VIDEO/ Momenti kur kryeministri Rama dremit në karrige gjatë një takimi në Tropojë

Në vazhdën e takimeve në bashkitë e vendit, ditën e sotme kryeministri u ndal në
Tropojë.

Teksa ndodhej në krahë të Majkos, Rama nuk u shfaq aspak në formë, përkundrazi ai dukej tepër i lodhur.

Ndërsa mban gjithë kohën dorën në kokë, duket se nuk është aspak i vëmendshëm për të dëgjuar se çfarë po flitet në sallë, madje duket i besdisur nga zërat.

Në video kryeministri shihet ndërsa qëndron me kokën ulur e sytë e mbyllura, sa të jep përshtypjen se po dremit.

Videon mund ta shihni këtu:

http://https://www.instagram.com/reel/CkjVAyTDMit/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Çiljeta feston ditëlindjen e djalit të Albanit, momente të bukura nga festa

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka festuar sot ditëlindjen e djalit të bashkëjetuesit të saj, futbollistit Alban Hoxha.

Përmes një video në story të mikeshës së saj Zajmina Vasjarit shihet djali i futbollistit të njohur Alban Hoxha, i cili fryn qirinjtë e tortës. Bejko mesa duket feston 8-vjetorin e lindjes mes miqve të tij dhe Çiljeta është siguruar për ta bërë sa më të veçantë.

Prej disa vitesh tashmë, Çiljeta dhe Albani janë sëbashku. Ndërsa disa kohë më parë gjatë një interviste Çiljeta deklaroi se e ka lënë menjëane karrierën për t’iu përkushtuar familjes që ka krijuar me futbollistin Alban Hoxha, ndërsa u shpreh se e do djalin e tij njësoj si të sajin.

Marrëdhënia e tyre e bukur dhe e konsoliduar shfaqet shpesh edhe nëpërmjet fotove të ëmbla që ajo poston me dy djemtë e saj Fernandon dhe Bekon,që tregojnë portretin e një familjeje të lumtur.

Arrestohet kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj konfrontohet me policinë

Kryetari i Komunës së Tuzit dhe kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj është arrestuar nga Policia në Podgoricë të Malit të Zi.

Sipas raportimit te CDM, ai ishte me fëmijët e tij në makinë kur është ndaluar nga policia. Pas ndalimit, ai është konfrontuar me policinë, që ka çuar deri te masa e arrestit.

Sipas mediave fqinje, policia ka thënë se rasti po trajtohet dhe një njoftim do të lëshohet pas përfundimit të procedurave.

Kaq e pati romanca! Johnny Depp i jep fund lidhjes me avokaten e tij

Johnny Depp dhe Joelle Rich, avokatja që e përfaqësoi në gjyqin për shpifje në Mbretërinë e Bashkuar, nuk po takohen më. Lajmi se ata janë ndarë vjen vetëm pak muaj pasi mediat e huaja raportuan se mes aktorit hollivudian, 59 vjeç dhe avokates londineze kishte nisur një romancë.

Rich ishte në ekipin ligjor të Depp-it gjatë çështjes së tij për shpifje kundër The Sun, të cilën ai e humbi në nëntor 2020. Ai paditi gazetën në Mbretërinë e Bashkuar që e quajti atë dhunues të gruas së tij, Amber Heard por gjykata mbështeti pretendimet e gazetës britanike si “thelbësisht të vërteta”.

Rich nuk ishte pjesë e ekipit ligjor të tij gjatë gjyqit që u mbajt në SHBA kundër ish gruas së tij. Ndërsa ajo nuk e përfaqësoi zyrtarisht aktorin gjatë gjyqit, Rich ishte e pranishme për të treguar mbështetje në sallën e gjyqit. Ajo u fotografua disa herë me Depp gjatë kohës që mbahej gjyqi në Virxhinia.

“Po luajmë me zjarrin…”/ Paralajmërimi i Papa Françeskut: Bota është buzë të një gremine

Papa Françesku u bën thirrje liderëve, veçanërisht të komunitetit fetar, të shmangin një Luftë të re të Ftohtë.

“Pas dy luftërave të tmerrshme botërore, një Lufte të Ftohtë që për dekada e mbajti botën në pezull, konflikte katastrofike që po ndodhin në çdo pjesë të globit, dhe në mes të akuzave, kërcënimeve dhe dënimeve, ne vazhdojmë ta gjejmë veten në prag të një greminë delikate dhe ne nuk duam të biem”, tha ai në Bahrein në një konferencë mbi dialogun Lindje-Perëndim.

“Është paradoks që, ndërkohë që shumica e popullsisë së botës është e bashkuar në përballjen me të njëjtat vështirësi, duke vuajtur nga ushqimi i rëndë, krizat ekologjike dhe pandemike, si dhe nga një padrejtësi globale gjithnjë e më skandaloze, disa pushtetarë janë kapur në një luftë e vendosur për interesa partizane, duke ringjallur retorikën e vjetëruar, duke ridizajnuar sferat e ndikimit dhe blloqet kundërshtare”, tha Papa, në një referencë të dukshme ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Ai shtoi se udhëheqësit fetarë duhet të bëjnë pjesën e tyre në kundërshtimin e riarmatimit.

Papa po përfundon një konferencë dy-ditore të quajtur “Forumi i Bahreinit për Dialog: Lindja dhe Perëndimi për bashkëjetesën njerëzore”. Ai po takohet me tw moshuarit myslimanë dhe udhëheqës të tjerë fetarë duke inkurajuar dialogun ndërfetar.

Ai gjithashtu bëri thirrje për bisedime paqeje në një postim në Twitter gjatë udhëtimit të tij të premten.

“Në kopshtin e njerëzimit, ne po luajmë me zjarrin, raketat dhe bombat, me armët që sjellin pikëllim dhe vdekje, duke mbuluar shtëpinë tonë të përbashkët me hi dhe urrejtje. I drejtoj apelin tim të përzemërt të gjithëve që lufta në Ukrainë të përfundojë dhe të fillojnë negociatat serioze të paqes”, shkroi Papa.

http://

In the garden of humanity, we are playing with fire, missiles and bombs, with weapons that bring sorrow and death, covering our common home with ashes and hatred. I extend my heartfelt appeal to everyone that the war in #Ukraine be ended and that serious #peace negotiations begin

— Pope Francis (@Pontifex) November 4, 2022

“Brezi i humbur”/ The Times: Eksodi i emigrantëve shqiptarë në Angli i lë shkollat ​​bosh

Në fushën e një shkolle prej betoni në Kukës, rajonin më të varfër të Shqipërisë, adoleshentët qëndrojnë në rreth, teksa çantat e shpinës i kanë vendosur pas një muri me tulla të shkatërruara dhe pasojnë me njëri-tjetrin një top të copëtuar.

Kështu e nis reportazhin prestigjiozja britanike “The Times”, e cila ka vizituar Kukësin, rajonin verior të Shqipërisë e cila mban rekord në vendin tonë për numrin e të rinjve të larguar drejt Anglisë.

Kohët e fundit, për shkak të numrit të paprecedentë të vendasve që shkojnë në Britani, shumë prej tyre fëmijë, vendi është shpopulluar- vijon The Times.

Vjollca Gashi, drejtoresha e shkollës së mesme në Kukës, një grua e shkurtër me flokë kafe dhe e veshur me një përparëse, ulet në një zyrë duke u përpjekur të shprehë epideminë me të cilën po përballet shkolla.

“Fëmijët tanë po zhduken, papritmas lënë shkollën në mes dhe shkojnë në Angli. Dikur kishim 1500 nxënës, tani kemi 1050. Gjatë tre viteve të fundit, 200 nxënës kanë lënë në mes shkollën. Ka raste kur ikin edhe fëmijët të moshave 15-vjeçares. Marrin shembullin e miqve të tyre në Angli. Mjafton të njohin dikë atje dhe nisen”- është shprehur drejtoresha për The Times.

Boshatisja e shkollave të mesme është ndjerë këtë javë edhe në Britani, teksa qendrat tona të migracionit po përballen me fluks të madh emigrantësh- vijon The Times.

Të dhënat më të fundit, nga maji deri në shtator, tregojnë se 42 për qind e emigrantëve që vinin me gomone ishin shqiptarë dhe pothuajse të gjithë ishin burra.

“Fëmijët papritmas nuk vijnë në shkollë, mungojnë mësimet dhe kur kontaktojmë me familjen nuk përgjigjen Është vërtet për tu ardhur keq, por ne nuk kemi një shkop magjik për ta ndryshuar këtë fakt. Ka disa fabrika lokale që prodhojnë letër dhe rroba, por ata nuk duan të punojnë aty për shkak të rrogave tepër të ulëta”- shton drejtoresha Gashi për The Times.

Duke parë shkollën, e kupton pse nxënësit ndihen të dobët nga vendi që doli nga diktatura komuniste në vitet 1990. Pavarësisht se është një shkollë e madhe, nuk ka laboratorë shkencorë, ambiente sportive apo instrumente muzikore dhe vetëm 15 kompjuterë janë siguruar për nxënësit. Një nxënës në shkollë ka 35 kushërinj të parë, 31 prej të cilëve janë në Britani, vijon më tej reportazhi.

Shkollë e mesme në Kukës
Në orarin e drekës, nxënësi Fabio Cengu, 13 vjeç, ka veshur një triko që në pjesën e përparme ka Mbretereshën Elisabeth, fytyra e së cilës është e maskuar.

Ai qëndron përballë një zyre aplikimesh për viza, i cili ka një foto të Pallatit të Westminsterit, një kuti telefonike të kuqe dhe Syrin e Londrës në fasadë.

Cengu mban në dorë një iPhone 12, me vlerë rreth 800 £, për të cilin thotë se ishte dhuratë nga vëllai i tij, 23 vjeç, i cili punon në një lavazh në Birmingham.

“Dua të vij në Angli për të qenë me vëllanë tim, i cili shkoi atje pesë vjet më parë. Është një jetë më e mirë.”- ka thënë djaloshi për The Times.

Miqtë e tij madje thonë se janë të dëshpëruar dhe në shkollë duan të mësojnë dhe preferojnë anglishten, pasi “do të jetë e dobishme kur të mbërrijmë në Britani”.

I emocionuar, Cengu flet për reperët e tij të preferuar shqiptarë, një grup i quajtur ‘Hellbanianz’, të cilët tani jetojnë në Londër dhe mburren me aktivitetet e bandave në videoklipet e tyre- vijon shkrimi ndër rreshta.

Britania e Madhe ka njoftuar se do të investojë 8.4 milionë £ në skemat e krijuara për të inkurajuar shqiptarët në rajonin e Kukësit të qëndrojnë në vend.

Programi synon të krijojë më shumë mundësi punësimi, veçanërisht për të rinjtë dhe të rejat.

Ndoshta ndër shqiptarët që synon janë tre burra që qëndrojnë në anë të një rruge, rrëzë një mali të harlisur me pemë në Shtiqën, në fshatin e Kukësit, të cilët rrëfejnë të emocionuar përvojat e tyre në Angli.

Të gjithë me flokë të shkurtër të errët, ata qëndrojnë pranë tre makinave, dy Mercedes dhe një Audi, dhe targat e tyre janë të gjitha britanike. Ata thanë janë dëbuar nga Britania pesë herë.

35-vjeçari, i cili tha se ishte dëbuar nga Britania e Madhe tre herë, është ende këmbëngulës. “Për pesë vite Shqipëria do të boshatiset. Të gjithë do të jetojnë në Britani”- thotë ai.

Ai qëndroi në burg për katër vjet, pasi pretendon se u kap në Mbretërinë e Bashkuar nga inspektorët e imigracionit ndërsa punonte në një lavazh në Birmingham.

Miku i tij, i cili ka shqiponjën e flamurit shqiptar të bërë tatuazh në dorën e tij të majtë, sapo ishte deportuar pasi kishte hyrë në Britani me një kamion pas një pagese prej 10,000£.

“Duhet të kthehem në Angli, do e gjej një mënyrë. Atje fitoja 1200 £ në muaj si kopshtar. Në Shqipëri marr 200£, por çdo gjë kushton njësoj, nafta, ushqimi. Dy vitet e para që punova në Britani ishin për të paguar borxhin. Kam jetuar në Hayes, në perëndim të Londrës dhe gjithashtu në Barking, në lindje të Londrës. Ishte shumë e vështirë sepse Home Office nuk i jepte mamasë time vizë për të ardhur dhe për ta vizituar. Zyra e Brendshme mendoi se ajo nuk do të kthehej. Nuk e pashë nënën gjatë gjithë kohës që isha në MB. Shokët e mi janë larguar të gjithë. Unë nuk mund të qëndroj në Shqipëri, duke jetuar në mes të askundit, duke pirë kafe me mamin tim”- vijoi ai.

Tjetri, i cili mbante veshur një bluzë blu dhe pinte një cigare, mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 2014 me një kamion dhe u deportua në vitin 2016 pasi u kap duke drejtuar një makinë pa sigurim.

“As nuk e kuptova se makina nuk ishte e siguruar. Policia më ndaloi dhe fillova të vrapoja sepse mendova se e dinin që isha një emigrant i paligjshëm. Pasi u kap, kalova një muaj në qendrën e paraburgimit në Heathrow. Takova njerëz atje që kishin qenë atje për tetë muaj. Ishte e tmerrshme”- thotë ai.

Njëri prej tyre tregon me gisht nxënësit. “Ata të gjithë duan të vijnë në Angli. Nuk ka asgjë këtu për ne përveç deleve.”

Brenda shkollës ‘Qazim Shehu’, drejtori Izmir Muja rrëfen se si katër fëmijë 17-vjeçarë janë “zhdukur” së fundmi dhe nuk kanë ardhur në mësim.

“Është shumë e vështirë për shokët e klasës dhe mësuesit. I kam pyetur prindërit se ku janë por nuk më kanë dhënë informacin. Ne dyshojmë se ata janë në Britani”- thotë drejtori.

Në të gjithë vendin, numri i nxënësve që regjistroheshin në klasën e parë ra në 22,000 këtë vit, nga 77,000 në 1994, për shkak të emigrimit masiv dhe efektit të një rënieje të lindjeve.

Në 20 vitet e fundit numri i fëmijëve të moshës shkollore është ulur 48 për qind. Që nga viti 1991, kur ra komunizmi, popullsia ka rënë nga 3.3 milionë në 2.79 milionë, -vijon The Times.

Më në jug, The Times vizitoi një shkollë në Zall-Torre e cila u mbyll këtë vit sepse nuk kishte nxënës të mjaftueshëm.

Fshati me rreth 63 shtëpi mund të vizitohet vetëm duke ecur me kilometra përgjatë një rruge të pashtruar, të rrethuar me pemë hurma dhe arra.

Henki Torra, dhjetë vjeç, duhet të udhëtojë në një fshat dhjetë milje larg për të shkuar në shkollë.

“Kur të rritem do të doja të shkoja edhe jashtë vendit. Shumë familje në fshat janë larguar”– thotë ai.

Pak më shumë se një orë me makinë, në Griqan, situata është bërë aq e keqe, sa në një shkollë ka vetëm një nxënës në njërën nga klasat.

I ulur në një zyrë pas një kompjuteri të shtrenjtë Apple Mac dhe teksa mban një orë Rolex ari, kreu i bashkisë, Safet Gjici, thotë se kërkon 300 milionë funte për rajonin- vijon The Times.

Gjici, i cili ka një statujë ari në miniaturë të Kullës së Elizabeth në zyrën e tij, thotë se fondet nuk mjaftojnë për të parandaluar largimin e njerëzve.

“Njerëzit po rrezikojnë jetën e tyre në gomone për të shkuar në Britani dhe kur arrijnë atje, zbulojnë se nuk është aspak ashtu siç u është premtuar në videot e mediave sociale. Mbretëria e Bashkuar duhet ta bëjë më të lehtë marrjen e vizës për në Britani dhe atëherë njerëzit do të jenë më pak të prirur për të shkuar atje ilegalisht. Vendi është i dëshpëruar për punëtorë që nga Brexit, shqiptarët do të ishin shumë të mirë në përmbushjen e këtyre roleve”- thotë Gjici p?ër The Times.

Këtë javë, pas fluksit të shqiptarëve që mbërrinin në Britaninë e Madhe, kryeministri i vendit, Edi Rama, tha se ishte “çmenduri” t’i fajësosh ata si shkaktarë të krimit të Britanisë dhe problemeve kufitare.

Megjithatë, statistikat tregojnë se shqiptarët përfaqësojnë tashmë përqindjen më të lartë të shtetasve të huaj në paraburgim. Vitin e kaluar kishte më shumë se 1500 shqiptarë në burgje në Angli dhe Uells.

Pavarësisht se Ministria e Brendshme e konsideron Shqipërinë një vend të sigurt, 53 për qind e emigrantëve të saj iu dha azil, shumica prej tyre gra. Në Gjermani, ku shqiptarët e kanë më të lehtë të marrin viza pune, asnjë emigrant shqiptar nuk iu dha azil vitin e kaluar.