zoom

Day Archive“U diagnostikova me çrregullim bipolar”, Selena Gomez bën rrëfimin tronditës

Selena Gomez bëri zbulime të reja për shëndetin e saj mendor, por edhe jetën personale. Këngëtarja dha një intervistë për “Rolling Stone”, ku ka shpjeguar se dy vitet e fundit ishte në kërkim të mjekimit për sulmet e panikut që e mundonin, por më në fund u diagnostikua me çrregullim bipolar.

“Do të jem e hapur për këtë çështje. Unë kam qenë në katër qendra trajtimi. Mendoj se kur hyra në të 20-at, gjithçka filloi të errësohej, ndjeva se nuk e kontrolloja atë që ndieja, nëse ishte vërtet e mrekullueshme apo vërtet e keqe”, shpjegoi aktorja për Rolling Stone.

Filloi me depresion dhe përfundoi në izolim. Nuk lëvizja dot as nga shtrati im. Nuk doja që dikush të fliste me mua. Shokët më sillnin ushqim, por askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte. Ndonjëherë isha në shtrat për javë të tëra. Edhe të ecja poshtë më merrte frymën”, vijoi këngëtarja.

Autorja e shumë hiteve sqaroi se nuk ka tentuar asnjëherë të vetëvritet, edhe pse e ka menduar shumë herë. Siç e përmend më pas, Selena tha se ka pasur gjithmonë përshtypjen se do të martohej në moshën 25-vjeçare, por fakti që kaloi dhe është ende beqare e bëri të ndihej e zhgënjyer.

“Më shkatërroi. Nuk mendoja se isha aq larg qëllimit tim. Është një budallallëk kur e mendoj tani, por në atë kohë mendova vërtet se bota ime kishte marrë fund”, thotë ajo. Edhe pse suksesi që ka përjetuar në muzikë ka qenë i madh, ajo vetë nuk e ka ndjerë asnjëherë se “përshtatet në industri”.

Unë kurrë nuk kam qenë në klubin e vajzave të lezetshme. Vetëm Taylor Swift ishte shoqja ime e vërtetë. Të gjithë ata rreth meje jetuan një jetë kaq të plotë. Edhe unë e kisha atë pozicion, por nuk isha shumë e lumtur. Të mirat materiale nuk më bënë të lumtur. Nuk e dija kush isha”, thotë Selena.

Siç deklaroi më pas, episodi i saj i parë psikotik ishte në vitin 2018. “Po dëgjoja zëra. Ata po më mbysnin. Kalova muaj në një gjendje paranojë, pa mundur t’i besoja askujt. Mendova se të gjithë jashtë donin të më sulmonin”, tha ajo. Më në fund, këngëtarja u diagnostikua me çrregullim bipolar.

Megjithatë, barnat që i dhanë kishin efekte anësore serioze. “U ndjeva sikur isha larguar. Nuk ishte më një pjesë e imja që ishte atje”, thotë ajo. Megjithatë, në një kohë të shkurtër ajo gjeti një psikiatër që e liroi nga disa barna të panevojshme. “Ai me të vërtetë më udhëzoi. Por më duhej të kujtoja se kush jam.

U desh shumë punë për të pranuar që jam bipolare dhe për të mësuar të përballem me të, sepse është diçka që nuk largohet kurrë. Tani jam 30 vjeç dhe i kujtoj vetes se nuk do të isha këtu nëse nuk do të ishte episodi psikotik, po të mos ishte kjo diagnozë.

Unë mendoj se ndoshta do të isha një tjetër entitet i bezdisshëm që dëshiron të veshë rroba të bukura gjatë gjithë kohës. Më trishton të mendoj se kush do të isha”, thotë ajo. Këtë verë, Gomez mbushi 30 vjeç dhe bëri një festë për vete. “Mendova se do të isha e martuar deri më tani, kështu që bëra një ‘dasmë‘”.

Ajo ftoi njerëz që kishin qenë pjesë të rëndësishme të të njëzetave e saj, pavarësisht nëse ajo ishte ende pranë tyre apo jo. Ajo donte të festonte atë kohë, dhe gjithashtu të festonte që ishte për veten. Festa ishte në Malibu, në një shtëpi private me shumë personazhe të njohur dhe miq të saj.

Fakte interesante rreth hipnozës

Hipnotizimi njihet gjerësisht nga shfaqjet skenike në të cilat njerëzit përfshihen në situata të sikletshme. Por kjo lloj shfaqje nuk ka të bëjë fare me punën aktuale të praktikuesve të ligjshëm. Hipnotizuesit profesionistë i kanë ndihmuar njerëzit që të ndalojnë pirjen e duhanit, të bien në peshë, të menaxhojnë ankthin, të përballojnë dhimbjen etj. E njohur për herë të parë si praktikë në fundin e viteve 1700, hipnoza nënkupton shfrytëzimin e fuqisë së mendjes për të ndikuar në perceptimin dhe sjelljen e dikujt.

Ajo ka një histori të gjatë

Termi “hipnotizoj”vjen nga mjeku gjerman i shekullit të 18-të Franz Mesmer. Ai pretendoi

se një lëng magnetik special kalonte nëpër trupin e njeriut, një koncept që ai e quajti magnetizëm i kafshëve. Mesmer theksonte se një bllokim apo mungesë e sasisë së duhur të lëngut, shkakton një sërë problemesh shëndetësore, dhe magnetet mund të ndihmojnë duke e shtuar sasinë e këtij lëngu.

Është interesant fakti që ai mund të ketë pasur njëfarë suksesi. Kështu,disa pacientë dyshohet se janë përmirësuar dhe ndjerë më mirë, pavarësisht diagnozave të mëparshme që tregonin se do të ishin të sëmurë rëndë deri në fund të jetës së tyre.

Mesmer kuptoi se mund të arrinte të njëjtat rezultate pa përdorimin e magneteve, por thjesht duke vendosur duart mbi pacientët. Në fakt, nuk ishin magnetet apo prekja e tij ato që krijuan rezultate pozitive, por fuqia e sugjestionimit. Pacientët i lehtësuan simptomat përmes mendjes së tyre. Kirurgu skocez Xhejms Breid u bë më vonë i njohur si “Babai i Hipnozës”. Ai ishte i pari që përdori termin “hipnozë” në librin e tij të vitit 1843 “Neurohipnologjia”.

Praktikuesit mund të bashkohen në organizata profesionale

Edhe pse në botë ka hipnotizues të kualifikuar dhe të aftë, në përgjithësi ky term është një etiketë që mund ta përdorë shumëkush. Meqë nuk ka asnjë organ drejtues të vetëm që përcakton standardet për hipnozën, është e rëndësishme të pyesni mbi trajnimin e një hipnotizuesi, para se të mendoni t’i nënshtroheni seancave hipnotike me të.

Ndër shoqatat profesioniste të hipnotizuesve, Shoqata Kombëtar e Hipnotizuesve (NGH) në SHBA cilësohet si më e vjetra, më e madhja dhe një nga më të respektuarat në botë. Që dikush të marrë certifikatën e tyre duhen minimumi 100 orë trajnim. NGH ka një kod të fortë etike dhe kërkon një trajnim të vazhdueshëm, në mënyrë që anëtarët të mbeten të azhornuar në trajnimin e tyre.

Ju e keni në dorë situatë

Kur janë në hipnozë, njerëzit përjetojnë një relaks të thellë. Në atë gjendje, ata janë më të hapur ndaj sugjerimeve dhe ndryshimeve, të cilat mund të çojnë në rezultate pozitive. Në vend se t’i kontrollojë njerëzit, hipnoza u jep në fakt atyre një kontroll më të madh mbi mendjen dhe trupin e tyre.

Keti Lindert, një hipnotizuese e certifikuar nga NGH, e sheh praktikën e hipnozës si një bashkëpunim midis klientit dhe hipnotizuesit. “Nëse nuk doni që të bëni ndryshime, ajo nuk do të funksionojë. Jeni ju vetë që keni bravën dhe çelësin për mendjen tuaj, të nën-ndërgjegjshme dhe të nëndërgjegjshme, dhe vetëm ju mund ta hapni apo mbyllni derën”,- thekson ajo.

Duke i ndihmuar njerëzit të identifikojnë atë që pengon përparimin e tyre, dhe si t’i riformulojnë këto çështje, Lindert i udhëzon klientët e saj që të zbulojnë përgjigjet brenda vetes. “Puna e përbashkët, ndërtimi i besimit dhe komunikimi, është vendi ku ndodh ndryshimi”,- shton ajo.

Një keqkuptim i zakonshëm në lidhje me hipnozën:Ajo mund t’i bllokojë njerëzit në një gjendje hipnotike, apo t’i detyrojë ata të bëjnë diçka kundër vullnetit të tyre. Por edhe nëse një praktikues nuk ju nxjerr nga hipnoza, ju mund të dilni shpejt prej saj fare natyrshëm, ose duke fjetur ose duke u kthyer tek një gjendje e pandryshuar e vetëdijes.

Hipnoza mund të jetë një plotësuese e mjekësisë tradicional

Hipnoza nuk synon të zëvendësojë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Gjithsesi, mund të jetë e dobishme si një shtesë e praktikave moderne. Kërkimet tregojnë se trajtimi i hipnozës mund të ndihmojë në trajtimin e pagjumësisë, apo të hequrit dorë nga zakonet e pashëndetshme dhe të reduktojnë efektet anësore që shoqërojnë shumë trajtime farmakologjike.

Megjithëse hipnoza ka fituar dalëngadalë një pranim të gjerë në mesin e komuniteteve mjekësore (dhe dentare), disa argumentojnë se ajo është ende e papërdorur. Ndërsa mjekët po mësojnë më shumë për përparësitë e mundshme të hipnozës, ajo mund të bëhet më e përhapur në fushat tradicionale të mjekësisë.

Hipnoza ka kufijtë e saj

Hipnoza nuk është një formulë magjike, as praktikuesit e saj nuk bëjnë mrekulli. Lindert thotë se njerëzit që kërkojnë zgjidhje të lehta ka të ngjarë të mos jenë të suksesshëm. Me kalimin e viteve ajo ka punuar me klientë mbi një sërë problemesh, përfshirë disa të referuara nga mjekët.

Ndërsa shumë prej nesh mund të përfitojnë nga hipnoza, ajo nuk është efektive për të gjithë. Nëse dikush po përjeton një sëmundje mendore të patrajtuar që përfshin një çekuilibër kimik në tru, Lindert thotë se nuk i trajton dot raste të tilla. Gjithsesi, kur një klient potencial po merr kujdesin e duhur mjekësor, Lindert do të konsultohet me psikiatrin për t’u siguruar se është e sigurt të vazhdohet me seancat e hipnozës.

Një situatë tjetër në të cilën ajo është jashtëzakonisht e kujdesshme:kur prindërit i sjellin fëmijët e tyre pa u thënë se do t’i nënshtrohen hipnozës. Lindert flet sinqerisht me fëmijët, dhe i pyet nëse ata pajtohen me trajtimin. Nëse jo, ajo respekton vendimin e tyre, dhe gjithçka mbyllet aty. Dhe gjithsesi nuk do të funksiononte, shton ajo. “Pa vullnetin e tyre, ju mund të më paguani edhe 1 milionë dollarë, dhe unë nuk do të mund t’i ndryshoja”,-thekson ajo. / Discover Magazine/

Kampi MEK në Shqipëri, Rama: SHBA ka një borxh për të larë me ne

“SHBA ka një borxh për të larë me Shqipërinë”.

Kështu është shprehur mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama dhe me këtë deklaratë i referohet strehimit të anëtarëve të opozitës iraniane në kampin MEK, për shkak të së cilës vendi është përballur me sulme kibernetike.

Rama sqaroi se “me aleatët strategjikë nuk mund të bëhen aleanca që merr çfarë pëlqen dhe atë që nuk pëlqen e refuzon.”

Përballë gazetarit Sokol Balla, kryeministri theksoi se një vend ka detyrime dhe momente kur duhet të bëhet i vlefshëm për aleatët e mëdhenj.

Rama: Ne nuk është puna se bëmë një gjest ndaj Amerikës, ne jemi sot më të mbrojtur se kurrë sepse jemi aleatë të SHBA dhe anëtarë të NATO-s. Flas nga pikëpamja e çdo lloj agresori të imagjinueshëm apo jo. Kur ne mund të jemi të vlefshëm duke marrë përsipër një operacion të caktuar, nuk kemi asnjë mundësi, jo se mund të mos e bëjmë, por s’kemi asnjë mundësi të refuzojmë nëse duam të jemi të vlefshëm. Është e vërtetë që ka njerëz që thonë po ç’na duhet, pse i morëm. Aleancat nuk janë menu që të pëlqen të marrësh pjatën e parë dhe jo të dytën. Ke detyrimet e tua dhe momentet kur e bën veten të vlefshëm për aleatët e tu më të mëdhenj. Ne ofrojmë shtëpinë tonë, ata duhet të garantojnë jetesën e tyre dhe ju duhet të garantoni sigurinë. Sot është e qartë se ne kemi bërë tonën, ata kanë mbajtur veten ndërsa aleatët tanë kanë një borxh për të larë me ne.

Alibeaj lë të hapur mundësinë e bashkimit të demokratëve: Për hir të bazës nuk duhet të kufizohemi

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj e ka lënë ende të hapur mundësinë e bashkimit të demokratëve.

Pavarësisht deklaratës të fundit të PD-së, e cila kërkoi të dilte në zgjedhjet e ardhshme vendore me kandidatët e vet, Alibeaj u shpreh se e tij janë aty dhe se kushdo që do mund t’i konsiderojë.

I ftuar në Neës 24, ai tha se dalja me një kandidat të përbashkët nuk është ende diçka e mbyllur përfundimisht.

Alibeaj: Grupi parlamentar e kryesia, u nisëm nga ideja e mirë që vërtetë kemi një frakturë, e pranojmë jo vetëm në qendër por edhe në bazë që nuk është as e përkohshme. Nuk është çështje e legjitimitetit juridik se kjo varet nga gjykata. Nuk është frakturë, është ndarje ideologjike, mentaliteti, konceptesh. Pranoj që është edhe në bazë, që ka ekzistuar në mënyrë letargjike që nga 90, koha erdhi, vonë ndoshta që të sqarohen rrymat brenda PD, të shihen konfigurimet e identitet që dikur ishte bashkë. A besoj se do arrinim në një kandidat të përbashkët? Në një situatë laboratorike, do ishte utopi. Në fakt ka një gjë që na bën bashkë, që nuk ndodhemi në një sistem demokracie që të ruajmë ndarjet. Ne nuk kemi pretenduar bashkim, bashkëpunim.

Ndarja sot është. Por për shkak të faktit që kemi përballë një regjim i tejkalon që të bashkojmë forcat. Ndaj e them gjithmonë, një kandidat i vetëm e fitues i demokratëve. Kjo do të thotë që pavarësisht ndarjeve, fakti që kemi përballë regjimin e Ramës, nuk duhet të kufizohemi që për hir të njerëzve poshtë dhe shqiptarëve të tejkalojmë egot e individuale e politike.

Duhet bërë bashkë arqipelagun e opozitës, të shqiptarëve demokratë që në 25 prill na votuan.

Individi dhe shëmbëlltyra e kandidatit duhet të jetë i tillë që të shohin veten demokratët, elektorati gri, mundësisht edhe grupi tjetër i PD. Kandidati mund të mos zgjidhet nga vatha ime. Formula e ofruar ishte sondazhe. Duke qenë se nuk kishte asnjë dashamirësi nga Paloka, ofruam mekanizmin ku ruhen Primaret por të qëmtohet dhe ekstraktohet shija e pjesës gri që mund të mos dojë asnjë nga palët. As kjo nuk u pranua.

Oferta jonë mekanizmi ynë i prezantuar edhe publikisht janë aty të shkuara. Kush do e sheh, por gjatë të gjithë kësaj kohë, kemi mbajtur një qëndrim të ndrojtur se nuk kemi dashur që me veprime të njëanshme të krijonim hendeqe se e dinim që do vinim sot një situatë ku na kërkohet nga baza bashkim forcash.

Vrasja për fajdet/ Mbyllet hetimi për vrasjen e Ruzhdi Hoxhës

Ndonëse pretendon se kreu një hetim të imtësishëm prokuroria e Tiranës nuk mundi dot të zbulojë se për çfarë motivesh i akuzuari për vrasjen e Ruzhdi Hoxhës e rrëmbeu biznesmenin tetorin e 2021 dhe më pas e masakroi deri në vdekje pas Malit të Dajtit.

Duke u qëndruar të njëjtave gjetje të policisë prokuroria thotë se kundër Fredi Rrushit ka prova të mjaftueshme që do t’ja rëndojnë pozitën.

Ai u dorëzua në gjykatë për tre akuza; vrasje me paramendim, armëmbajtje dhe asgjësim kufome.

Por në dosjen e prokurorisë nuk përfshihen akuzat për kultivimin e kanabisit të zbuluar në zonën e malit të Dajtit dhe që sipas punëtorëve të kapur në flagrancë ishin punësuar nga Fredi Rrushi.

Zhdukja e biznesmenit u denoncua nga i biri dhe për orë të tëra ai ishte parë nën shoqërinë e vrasësit i cili pak ditë mbas krimit u shoqërua për tu marrë në pyetje, por aty u zbulua se ndërkohë ishte i kërkuar nga Italia, dhe sakaq askush nuk e kishte arrestuar

Biznesmeni u gjet i pajetë në zonën e qafë mollës , 17 ditë pasi kishte festuar me miqtë e tij, mes të cilëve ishte edhe Fredi Rrushi , i cili përgjatë një viti hetime ka heshtur.

Lufta mes klaneve të drogës/ Zbardhet vrasja e Ardit Spahiut, autori kapet në Dubai…

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e shqiptarit Ardit Spahiu, të vrarë Molenbeek në vitin 2020. Mësohet se vrasësi i shqiptarit është kapur në Dubai.

Belgjika kërkon ekstradimin e tij dhe sipas “BË”, autori do të ishte një nga kriminelët e parë të dërguar në këtë vend nga Dubai që prej hyrjes në fuqi të traktatit të ekstradimit.

Ardit Saphiu, 38 vjeç, u qëllua në Condorlaan në Molenbeek më 27 nëntor 2020 kur doli jashtë një kafeneje. Autorët, ishin tre, u larguan, por njëri prej tyre u kthye dhe qëlloi shtatë plumba të tjerë në drejtim të Spahiut që ishte në gatishmëri. Ai nuk mbijetoi.

Çështja u lidh shpejt me një grindje shqiptare mes dy klaneve të drogës, të luftuar nga evropianët. Vjedhja e shumë kilogramëve kokainë do të ishte baza e kësaj masakre. Komisionerët e vrasjes në fakt kërkonin që të vritej e gjithë familja e Spahiut, u mësua gjatë hetimeve.

Viktima Spahiu ndodhej ilegalisht në Belgjikë. Ai i përkiste një familjeje nga qyteti shqiptar i Elbasanit, nga e cila disa të rinj u shpërngulën në perëndim dhe përfunduan në botën e drogës. Vetë Spahiu ishte i dyshuar në vitin 2010 për vrasjen e një 52-vjeçari nga një klan konkurrent. Edhe kunati i Spahiut mësohet se ka kryer dy vrasje dhe tani ndodhet në burg.

Njoftimi i beftë i Pique, mbrojtësi tërhiqet nga futbolli në mënyrë të papritur

Gerard Pique ka bërë një njoftim të beftë ditën e sotme.

Mbrojtësi spanjoll ka zyrtarizuar se do të tërhiqet nga futbolli i luajtur krejt papritur.

35-vjeçari ka shpërndarë në kanalet e tij zyrtare në rrjetet sociale një video emocionuese, ku jep edhe lajmin për tërheqjen nga futbolli.

Në video shfaqen imazhe të tij që nga fëmijëria, duke theksuar faktin se gjithnjë është rritur me dëshirën për të qenë pjesë e Barcelonës.

Ëndrrat e tij janë përmbushur dhe tashmë është momenti për t’u larguar.

Pique ka konfirmuar se ndeshja e kësaj fundjave do të jetë e fundit për të në “Camp Nou“./zoom.al/

 

Mjeku Alimehmeti tregon arsyet pse kërkon të garojë për Bashkinë e Tiranës

Mjeku Ilir Alimehmeti i ftuar në studion e emisionit “Opinion” ka shpjeguar arsyet e kandidimit të tij në primaret e Partisë Demokratike, që do të çojnë në emrin e kandidatit për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Alimehmeti tha se kandidimi i tij vjen si pasojë e dhimbjes që ndjen për qytetin, ndërsa pohoi se lidhjet e tij me të djathtën janë që në rrënjë.

“Kandidimi im vjen si pasojë e dhimbjes që ndiej sa herë kaloj në kryeqytet. I mungon një administrim qytetit, një administrim për qytetarin, një administrim i thjeshtë. Kemi nevojë për një administrator . Më vjen krejtësisht natyrshëm për të bërë detyrën që i takon këtij pozicioni”, tha mjeku

I pyetur për me PD, ai u shpreh: “ Familjarisht, prindërit e mi kanë qenë themelues, deputetë, kanidatë për deputetë në PD. Unë kam qenë në disa fushata pavarësisht që nuk e keni parë. Bindjet e mia janë thellësisht të djathta. Jam anëtar i Këshillit Kombëtar të PD sepse mbaroi emergjenca. Ky është momenti për t’u marr me puënt që na takojnë të gjithëve”, tha Alimehmeti.

Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të tretë

Michelle Williams ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë. Aktorja 42 vjeçare u fotografua duke ecur me bashkëshortin e saj, Thomas Kail në Neë York dhe me foshnjën në karrocë. Lajmi erdhi vetëm dy vjet pas lindjes së fëmijës së tyre të parë që siç tha aktorja “ishte një gjurmë shprese në pandemi”.

Williams konfirmoi në maj se ajo dhe 44-vjeçari ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë së bashku. Romanca e tyre nisi në vitin 2018, ndërsa në vetëm dy vite u martuan. Djali i tyre lindi pak para pandemisë. Michelle ka dhe një vajzë, tani 16 vjeç, me aktorin e ndjerë Heath Ledger.

http://

Michelle Williams has welcomed a new addition to her family. https://t.co/srNvM7kslx

— POPSUGAR (@POPSUGAR) November 3, 2022

Duart si kthetra, shpinë e kërrusur , si do duken njerëzit prej varësisë nga teknologjia

Një foto e frishme është shpërndarë së fundmi në rrjet, ku tregohet se si do të jetë njeri i së ardhmes, i varur tërësisht nga tekonologjia.

Kjo foto treonditëse tregon se si shpina e njeriut është e krrusur, duart të kthyera si kthetra dhe në sy ka dy palë qepalla.

Ky model i tmerrshëm që parashikon sesi do të jenë njerëzit e së ardhmes mund t’ju inkurajojë që të shpenzoni më pak kohë duke përdorur pajisjet elektronike. Kërkuesit kanë rikrijuar një model të quajtur “Mindy”, që sipas tyre na ofron një pamje sesi do të duket njerëzit pas 800 vitesh si rezultat i varësisë tonë ndaj teknologjisë.

Me shpinë të përkulur, qafë të gjerë, dorë me “kthetra” dhe madje edhe dy palë qepalla, Mindy “mund të jetë njeriu i vetëve 3000 e më tej.” Mindy u krijua nga “Toll Free Forëarding” si një mënyrë për të vizualizuar se si teknologjia ndikon në trupat tanë.

“Ne kemi marrë kërkime shkencore dhe opinione ekspertësh mbi këtë temë, përpara se të punonim me një projektues 3D për të krijuar një njeri të ardhshëm, trupi i të cilit ka ndryshuar fizikisht për shkak të përdorimit të vazhdueshëm të telefonave inteligjentë, laptopëve dhe teknologjive të tjera”, shpjegoi ai.

Vite të tëra shikimi nga poshtë në telefonat inteligjentë tanë ose lart në ekranet e kompjuterit do të rezultojë në qëndrim të përkulur, sipas modelit. Ndërkohë duart tona do të formohen përgjithmonë në formën e kthetrave pasi të mbërthejnë vazhdimisht smartfonët.

Duke folur për Toll Free Forwarding, Dr Nikola Djordjevic nga Med Alert Help shpjegoi: “Mënyra se si i mbajmë telefonat mund të shkaktojë tendosje në pika të caktuara kontakti – duke shkaktuar “kthetra teksti”, që njihet edhe si sindroma e tunelit kubital.”