zoom

Day ArchiveSi ndikon shkëmbimi i mesazheve seksuale në marrëdhënien tuaj?

Letrat e dashurisë janë zyrtarisht të modës së vjetër. Sipas CNN, një studim i ri zbuloi se dërgimi i fotove nudo ose teksteve seksuale është mënyra e re për të mbajtur shkëndijën e ndezur në marrëdhënien tuaj.

Hulumtuesit në Universitetin Drexel, anketuan 870 amerikanë të moshës nga 18 deri në 82 vjeç për studimin e tyre. Ata zbuluan se 88 përqind e të anketuarve kishin shkëmbyer mesazhe seksuale, dhe 82 përqind e kishin bërë këtë para një viti.

Studiuesit gjithashtu pyetën pjesëmarrësit në lidhje me kënaqësitë e tyre seksuale dhe rezultoi se shumica e njerëzve që praktikonin ‘sexting’, ishin më të lumtur dhe më të kënaqur seksualisht.

Dhe njerëzit që ishin në një lidhje, por jo “shumë serioze”, ishin më të lumtur me marrëdhëniet e tyre në tërësi kur i dërgonin njëri-tjetrit foto ose mesazhe seksi. (Njerëzit në marrëdhënie “shumë të përkushtuara” nuk kishin asnjë efekt nga sexting, ndoshta sepse ata i kanë parë të gjitha tashmë.)

Burrat kanë më shumë gjasa të jenë më të kënaqur nga sexting.

Armina Mevlani këshillon burrat: Paguani pastruese ose përvishni mëngët

A mund të shkohet deri tek ndarja nëse partneri nuk ndihmon me punët e shtëpisë? Blogerja Armina Mevlani foli për këtë temë gjatë emisionit “Goca & Gra”, ku u shpreh se në bashkëjetesë kur të dy partnerët punojnë, është e domosdoshme që secili të japë kontributin e tij në punët e shtëpisë.

Blogerja shtoi se partneri ose duhet të të ndihmojë ose duhet të paguajë dikë për ndihmë. “Unë them dy janë mundësitë, ose të ketë mundësi ekonomike të të sjellë dikë të të pastrojë, ose përvish duar çun i dashur. S’ka, shtëpia është e të dyve. Të dy duhet të kontribuojnë në mënyra të ndryshëm.

Të dy janë në punë. Mendoj se të gjithë burrat janë të rrëmujshëm. Mund të ketë ndonjë rradhë domethënë. Është njëri në “TikTok” që hekuros çarçafët dhe i shkruajnë gratë ‘mos je serial killer’ se ai hekuros”, u shpreh Armina, e cila lidhi kurorë pak javë më parë me Shkëlzen Berishën.

Super Giroud, Milan mposht me poker Salzburg dhe kalon në raundin e dytë, ja të gjitha rezultatet

Milani mundi Salzburgun 4-0 dhe u kualifikua në raundin e dytë të Champions League si vendi i dyti në grupin E.

Në San Siro ishte mbrëmja e mrekullueshme e Olivier Giroud, autor i një dygolësh dhe një asisti.

Francezi zhbllokoi ndeshjen me një goditje me kokë pas goditjes nga këndi, më pas shërbeu për Kruniç, i cili gjithashru godet me kokë dhe shënoi në minutën e 46′.

Në të 57′, Giroud mbylli lojën me një gjuajtje me të majtë dhe fjalimin e kualifikimit.

Në rikuperimin e pokerit të Messias (91′). Për kuqezinjtë pati edhe një shtyll nga Theo Hernandez dhe një traversë nga Leao.

Austriakët, pas një pjese të parë të mirë, u rrëzuan në pjesën e dytë dhe ranë në Europa League.

Në ndeshjen tjetër të grupit Chelsea mundi 2-1 Dinamo Zagreb dhe avancon më tej si vendi i parë.

Broja e nisi nga stoli dhe pati një mundësi të mirë në fund për të shënuar.

Juventusi, tashmë i eliminuar nga Champions League, u mposht 1-2 në shtëpi nga Paris Saint Germain në ndeshjen e fundit të Grupit H.

Zonja përfitoi nga disfata e njëkohshme e Maccabit ndaj Benfica-s, që fitoi 6-1, për të rrëmbyer pasimin për fazën eliminatore të Europa League.

Bonucci i përgjigjet avantazhit të Mbappes në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë është zëvendësuesi Mendes ai që dënon bardhezinjtë me humbjen e pestë nga gjashtë ndeshje. /zoom.al/

 

Iranianët nxjerrin listën e agjentëve të SHISH

Hakerat iranianë nuk ndalen.

Së fundmi, ata kanë publikuar një dokument me të gjithë emrat e agjentëve dhe bashkëpunëtorëve të SHISH.

Janë 16 faqe me afro 500 emra, por Zoom.al ka vendosur të ruajë konfidencialitetin e këtij dokumenti dhe të mos e publikojë, për arsye sigurie të agjentëve të punësuar pranë SHISH dhe familjarëve të tyre.

Nxjerrja e këtyre emrave nga hakerat është një tjetër goditje dhe njollë e rëndë për qeverinë shqiptare, e cila nuk ka mundur deri sot të ruajë asnjë të dhënë të shqiptarëve, duke cënuar kështu rëndë sigurinë kombëtare.

Kryeministri Rama kishte deklaruar se hakerat iranianë nuk ia kishin arritur qëllimit, por mesa duket nga publikimet e tyre ata kanë mundur të marrin të gjitha materialet sensitive që mund të disponojë një shtet.

Grupi HomelandJustice që po i nxjerr ato ka paralajmëruar edhe dokumente të tjerë më të rëndësishëm.

Shqiptarët po shohin kështu dita ditës se asnjë nga të dhënat shtetërore nuk janë më të sigurta, ndërsa siguria e të dhënave të tyre personale ra që kur në media doli lista e patronazhistëve të Partisë Socialiste. /Zoom.al

(VIDEO) Flet mes lotësh vajza e të moshuarës që u dhunua në Pejë

Zhaneta Nura, e bija të moshuarës ndaj të cilës u ushtrua dhunë në azilin e të moshuarve në Pejë “Orenda” ka thënë se është e shokuar me atë që i ka ndodhur nënës së saj.

Nura ka thënë se mënjëherë pasi pa videon, e cila u shpërnda sot në media, e ka tërhequr menjëherë nënën e saj nga kjo qendër.

Ajo ka thënë se para 4 ose 5 ditësh kishte vërejtur shenja dhune në fytyrën e nënës.

Minimumi një herë ose dy herë në javë e kam vizitu nënën. Tash para 4-5 dite kam qenë në rezidencë, në herën e fundit, e kam parë një shenjë dhune në faqe, por s’më ka shkuar mendja që ka dhunë në një rezidencë me standarde zivcerane”, ka deklaruar ajo.

“Kam qenë në punë kur më ka ardhë video. Mamën e kam tërhequr automatikisht prej aty dhe tani shpresoj që drejtësia ta qes në dritë këtë punë. Nënës time i ndodhi, por mos t’i ndodh dhe të tjerëve”, ka thënë ajo për rtv Dukagjinin.
Nura ka deklaruar se për strehimin e nënës së saj në këtë qendër, familja e saj ka paguar 600 euro për muaj, duke i bartur edhe shpenzimet e veshmbathjes dhe terapisë mjekësore.
“Ka qenë tronditje e madhe, stres i paparë. Kur një dhunë bëhet ndaj një nëne të sëmurë në atë rezidencë, të cilës s’di a t’i them rezidencë më. Besoj që secili prej qytetarëve më kupton. S’kam fjalë me përshkru dhimbjen që ka ndodhur. Kemi paguar 600 euro në muaj. Veshmbathja ka qenë prej nesh, terapia prej nesh”, ka deklaruar ajo.

Videon mund ta shihni këtu

http://https://www.instagram.com/reel/CkeRedfj2Qf/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Rrahu nënën e dëshmorit të UÇK-së, reagon babai i infermieres: Drejtësia të veprojë mbi vajzën tonë

Babai i infermieres që e sulmoi fizikisht të moshuarën në Pejë, Naim Pelaj, ka kërkuar falje publike për veprimin e së bijës.

Ai falje publike i kërkon edhe familjes së të moshuarës Nura nga Gjakova, duke thënë se pamjet e publikuara e kanë goditur rëndë atë dhe familjen.

“E dashura familje e nënës së dëshmorit të lirisë Taulant Nura, që falë gjakut të tij ne sot e gëzojmë lirinë, duam të ndajmë dhimbjen me ju dhe ndjejmë me ju nga thellësia e shpirtit tonë për lëndimin qe ju ka shkaktuar vajza jonë”, ka thënë Pelaj.

“E di që po kaloni momente të rënda, por na lejoni që t’ju kërkojmë falje publike në emër të familjes sime Pelaj, nga Novosella e Pejës, juve familja Nura dhe mbarë popullit shqiptar. Dashtë Zoti që ky rast të mos përsëritet më dhe ju jemi borxhli moralisht dhe shpirtërisht gjithë jetën juve, familjes Nura nga Gjakova, për tragjedinë shpirtërore që ju shkaktoi vajza jonë”.

Pelaj ka kërkuar që institucionet e drejtësisë të merren me rastin në fjalë.

“Gjithashtu, në rastin e vajzës sonë, kërkojmë nga organet e rendit që të veprojnë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës për veprat për të cilat e ngarkojnë”, ka thënë Pelaj për mediat.

“Më sulmoi, ishte agresive”, zbardhet deklarata e infermieres që dhunoi të moshuarën para policisë

“Më sulmoi, ishte agresive”, infermierja Aurona Pelaj përpiqet të mbrohet, del deklarata e saj para policisë.

Pamjet e rrahjes së të moshuarës në qendrën për përkujdesjen e të moshuarve “Orenda” në Pejë kanë tronditur vendin. Dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi dyshohet se e sulmuan gruan e moshuar brutalisht, teksa Remize Kuqi incizoi pamjet.

Ato kanë përfunduar në pranga të Policisë dhe janë suspenduar, bashkë me një punëtore tjetër. E dyshuara Aurora Pelajt, e cila është shprehur e penduar, duke u arsyetuar se viktimën e sulmoi në vetëmbrojtje. Publikimin e videos ajo e konsideron si të qëllimshëm, për shkak se dje e ka lënë punën në këtë qendër.

Pelaj ka deklaruar para hetuesve policorë se në ditën kritike kishte shkuar t’iu ndihmojë kolegeve të cilat po merreshin me të moshuarën (viktimën e rastit), pasi sipas saj ajo ka qenë agresive.

Dhunën që ka ushtruar ndaj saj, ajo e ka arsyetuar duke thënë se “ajo e para më ka sulmuar”, teksa ka thënë se viktima ka kaluar atë ditë kriza nervoze dhe ka shkaktuar ‘telashe’ në hapësirat e qendrës.

“Unë kur kam filluar punën ajo veç ka qenë banore e shtëpisë dhe se nga mjeku është konstatuar se e njëjta ka çrregullime mendore. Në ditën kur ka ndodhur rasti ajo ka qenë shumë agresive dhe kohë pas kohe përjetonte kriza nervoze dhe për këtë e kemi njoftuar doktorin. Atë ditë, e kemi pasur për detyrë që t’ua ndërrojmë pampersat pasi e moshuara (viktima) e kishte kryer nevojën fiziologjike dhe me duart e saj e ka ndotur hapësirën. Unë e kam dëgjuar një zhurme te banjoja dhe kam shkuar që të shikoj. Aty koleget e mija kishin pasur telashe dhe desha të ju ndihmoj. Ajo (viktima e moshuar) më ka sulmuar dhe më ka shkaktuar lëndime në dorë, më ka sulmuar me shqelm e para. Unë nuk kam përdor dhunë e as forcë të madhe përveç me ndalu sulmin e saj ndaj meje. Ajo atë ditë e ka sulmuar edhe një banore tjetër“, ka deklaruar ajo.

Pelaj ka deklaruar po ashtu se forca që e ka përdorur sipas saj ka qenë nën afekt, por në një formë i ka konsideruar si të drejtë veprimet e saj, me arsyetimin se duhet të jetë dominonte ndaj personave me probleme psikike.

“Në shkollë jemi mësuar se personat që paraqesin rrezik për personelin dhe kanë probleme psikike duhet të tregohemi dominant ndaj tyre. Unë jam e vetëdijshme se veprimi ka qenë i tepruar dhe nën afekt, por ajo e para më ka sulmuar dhe veprimet e mija kanë qenë paralajmëruese dhe jo me forcë të madhe. Koleget e mija janë munduar ta vënë nën kontroll atë (të moshuarën). Janë munduar me forcë ta ndërrojnë, ka qenë e fuqishme dhe është dashtë disa veta ta vënë nën kontroll.”

Në dëshminë e saj, Pelaj është shprehur e penduar thellësisht dhe keq emocionalisht për rastin që ka ndodhur. Ajo ka deklaruar po ashtu se publikimi i videos është bërë me qëllim nga qendra pasi ajo e ka lënë punën gjatë ditës së djeshme. Sipas saj, ajo s’ka qenë e përgatitur që të merret me persona që kanë probleme psikike.

Burimet thonë se Pelaj ka punuar në këtë qendër për rreth katër muaj, pa kontratë dhe është paguar me para kesh.

Pamjet që u shpërndanë sot në rrjetet sociale kanë tronditur vendin. Aty shihet se si një nga punonjëset e sulmon gruan e moshuar, duke e goditur me shuplaka dhe shqelma.

“Pak jam tu ja hi, qysh di me sill unë.. pak jam tu ja hi”, dëgjohet duke thënë punonjësja derisa ushtronte dhunë ndaj të moshuarës.

Kjo bëri që e moshuara, e cila është nëna e dëshmorit Taulant Nura, të largohet prej kësaj qendre nga familjarët e saj.

E RËNDË/ Foshnja rrëzohet nga kati i katërt dhe ndërron jetë, i ati përfundon në polici

Një incident tragjik ka ndodhur në Greqi, ku një fëmijë 18 muajsh është rrëzuar nga kati i katërt i një ndërtese në Glyfada.

Mësohet se foshnja u gjet nga e ëma, e cila mori në telefon menjëherë ambulancën. Ekipi i ndihmës së parë, sipas raportimeve, mbërriti më shpejtësi në vendin e ngjarjes dhe fëmija u dërgua në spital. Megjithatë për fat të keq nuk mundi t’i mbijetonte rënies.

Autoritetet shoqëruan të atin 34-vjeçar, i cili më pas u lirua ndërsa mblidhet provat për hetimin e nisur.

A do të përdorë Rusia armë bërthamore? Ministria e Jashtme: Është një luftë që nuk fitohet

Rusia ka deklaruar se është plotësisht e përkushtuar për të parandaluar luftën bërthamore, duke deklaruar se shmangia e konfliktit midis fuqive bërthamore të botës është prioriteti i saj i parë.

“Ne riafirmojmë plotësisht angazhimin tonë ndaj deklaratës së përbashkët të udhëheqësve të pesë shteteve me armë bërthamore për parandalimin e luftës bërthamore dhe shmangien e një gare armatimesh nga 3 janari 2022”, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë.

Në deklaratën e përbashkët Rusia, Shtetet e Bashkuara, Kina, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca thuhej se ata ranë dakord një luftë bërthamore nuk mund të fitohet.

Lajm i mirë për maturantët e paregjistruar! Hapet raundi i fundit, ja deri kur është afati

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka njoftuar hapjen e një raundi të fundit për procesin e regjistrimit për vitin akademik 2022-2023 për të gjithë maturantët që nuk kanë mundur të regjistrohen në universitet në raundet e mëparshme.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kushi bën me dije se fton të gjithë maturantët të plotësojnë formuarin dhe të zgjidhin një nga programet ku ka ende kuota të lira, në universitete publike dhe jopublike.

Afati për plotësimin e formularëve do të jetë data 3 nëntor 2022, ora 8:00 – 16:00.

Në të gjitha shkollat e mesme të vendit, stafet tona mësimore do të jenë në gatishmëri të plotë për t’ju asistuar në këtë proces.

Postimi i plotë

Për të gjithë ata të rinj që duan të regjistrohen në universitete, që plotësojnë kriteret e mesatares së pranimit, por për arsye të ndryshme nuk kanë arritur të plotësojnë formularin A1/A1Z, apo që duhet të sistemojnë të dhena që u mungojnë, dëshiroj t’ju jap lajmin e mirë se kemi ofruar një mundësi të re.

Në këtë raund të fundit të procesit të regjistrimit për vitin akademik 2022-2023, ju ftojmë të plotësoni formularin dhe të zgjidhni një nga programet ku ka ende kuota të lira, në universitete publike dhe jopublike, sipas preferencave tuaja.

Afati për plotësimin e formularëve do të jetë data 3 nëntor 2022, ora 8:00 – 16:00.

Në të gjitha shkollat e mesme të vendit, stafet tona mësimore do të jenë në gatishmëri të plotë për t’ju asistuar në këtë proces.

Suksese të gjithëve!