zoom

Day ArchiveDETAJE/Ja si u vra Briken Sanaj mbrëmjen e sotme në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë

Briken Sanaj, 39-vjeç nga Lezha është ekzekutuar mbrëmjen e sotme me breshëri plumbash në zonën e njohur si ‘Kodra e Diellit’ në kryeqytet.

Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se 39-vjeçari është qëlluar me breshëri plumbash nga një makinë, e cila është larguar menjëherë.

Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa burime paraprake bëjnë me dije se 39-vjeçari është dërguar i pajetë në spital.

Vrasja te Kodra e Diellit, ja kush është 39-vjeçari nga Lezha që mbeti viktimë

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se viktimë e të shtënave m,e kallashniokov ka mbetur një 39-vjeçar nga Lezha, i identifikuar si Briken Sanaj.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, pro burime paraprake bëjnë me dije se 37-vjeçari është çuar i pajetë në spital.

DETAJE/Vrasje me kallashnikov në Tiranë, policia gjen gëzhoja në vendngjarje 

Detaje të reja janë bërë të ditura nga ngjarja e rëndë që ndodhi para p[ak minutash në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se vrasja është kryer me armë kallashnikov, ndërkohë që uniformat blu kanë gjetur edhe gëzhoja në vendngjarje.

Burimet bëjnë të ditur se një person i pajetë është dërguar në spital pas ngjarjes.

 

 

LAJM I FUNDIT/ Vrasje te Kodra e Diellit

Një person është vrarë në rrethana të paqarta pak minuta më parë në Tiranë, në zonën e njohur si Kodra e Diellit.

Zoom.al mëson se viktima është dërguar në Spital, por ka mbërritur pa shenja jete.

Sipas të dhënave paraprake, vrasja ka ndodhur brenda kompleksit “Kodra e Diellit”.

Viktima është identifikuar si Briken Sanaj, 39 vjeç, nga Lezha.

Mësohet se ai është qëlluar me kallashnikov. Autorët kanë mundur të largohen dhe në vendin e ngjarjes kanë lënë vetëm disa gëzhoja.

Rusët dyshohet se hakuan telefonin e Liz Truss, vodhën informacione rreth luftës

Një gazetë raportoi më herët se agjentë të dyshuar të Kremlinit kishin hakuar telefonin celular të ish-kryeministres britanike Lizz Truss, gjatë kohës që ajo ishte ministre e Jashtme.

Ndërkohë politikanët e opozitës në Mbretërinë e Bashkuar kanë bërë thirrje për një hetim të shtunën pas raportimit të këtij rasti.

Lajmin e ka bërë të ditur, “Daily Mail” që citoi burime të paidentifikuara të sigurisë duke thënë se celulari personal i Truss ishte hakuar nga agjentë të dyshuar se punonin për Kremlinin.

Ata besohet se kanë fituar akses në “shkëmbime top-sekret me partnerë ndërkombëtarë”. Hakerët gjithashtu fituan akses në bisedat e Truss me aleatin e saj Këasi Këarteng duke kritikuar kryeministrin e atëhershëm Boris Johnson, pretendonte raporti.

Yvette Cooper nga laburistët, e cila fokusohet në sigurinë e vendit, tha se raporti ngre çështje jashtëzakonisht të rëndësishme të sigurisë kombëtare duke përfshirë pse dhe si u zbulua informacioni.

“Është thelbësore që të gjitha këto çështje sigurie të hetohen dhe të adresohen në nivelin më të lartë,” tha ajo.

Zëdhënësja e Punëve të Jashtme të Liberal Demokratëve, Layla Moran, tha: “Ne kemi nevojë për një hetim urgjent të pavarur për të zbuluar të vërtetën”.

Një burim i tha gazetës se telefoni “i komprometuar” është vendosur brenda një kasaforte të mbyllur në një vend të sigurt qeveritar pasi mesazhet deri në një vit janë hakuar duke përfshirë “diskutime shumë të ndjeshme” mbi luftën në Ukrainë.

Hakerimi u zbulua në verë, kur Truss ishte ministre e jashtme dhe bënte fushatë për t’u bërë lider i partisë dhe kryeministri i ardhshëm, raportoi gazeta. Kjo çështje pretendohet se u anashkalua nga Boris Johnson kur ishte kryeministër dhe Simon Case, këshilltari i tij më i lartë për politikën.

Incidenti i raportuar vjen pasi ministrja e brendshme Suella Braverman u riemërua nga kryeministri Rishi Sunak pas dorëheqjes së saj për një shkelje të sigurisë, në të cilën ajo thuhet se i dërgoi një dokument top-sekret një deputeti përmes emailit të saj personal.

Artikulli nuk e bëri të qartë se mbi çfarë baze dyshohej se qëndronte Rusia pas sulmit të supozuar.

Eksperti i sigurisë, Profesor Antony Glees, tha se ai ishte ‘i tronditur’ nga zbulimet e të dielës, duke shtuar: ‘Ajo që ka ndodhur këtu është absolutisht e tmerrshme dhe është tregues i një qeverie që ishte jashtëzakonisht e dobët kur bëhej fjalë për çështjet e sigurisë kombëtare”.

“Ne kemi ministra që përdorin telefonat e tyre privatë për të kryer biznesin e qeverisë përmes ËhatsApp dhe emailit të tyre personal, dhe kjo duhet të ndalet menjëherë. Është totalisht e papërgjegjshme. Është absolutisht e frikshme”, shtoi ai.

“Ajo që është dyfish e tmerrshme është se Boris Johnson e dinte se kjo kishte ndodhur, por zgjodhi të mos e komunikonte. Dhe kam frikë se Liz Truss mund të mos jetë e vetme në komprometimin e telefonit të saj”, tha më tej ai.

“Të dyshuarit e qartë janë Rusia, Kina, Koreja e Veriut dhe Irani, të cilët do të kishin interes të madh të dinin se çfarë po komunikon Sekretari i Jashtëm. Megjithatë, i dyshuari numër një do të ishte Rusia”, përfundoi eksperti.

 

FOTO/Avioni i Ramës është gjigant para avionit Von Der Leyen

Disa ditë më parë, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen i solli Shqipërisë lajmin se Bashkimi Europian i kishte akorduar Shqipërisë 80 milionë euro për të përballur krizën energjetike.

Ajo u prit në Rinas me një ceremoni zyrtare, ku i pranishëm ishte edhe kryeminnistri Edi Rama.

Këtij të fundit me siguri i ka bërë përshtypje sesi numri 1 i Bashkimit Europian, që i kishte sjellë Shqipërisë 80 milionë euro, kishte flutuar me një avion të vogël.

Kjo pasi vetë ai, edhe pse kryeministër i një vendi të vogël dhe me një buxhet modest, i cili shpesh herë shprehet se nuk e ka për turp të lyp ndihmë nga të tjerët, udhëton me një avion shumë herë më të madh dhe mbi të gjitha luksoz.

Bëhet fjalë një Airbus A319-115(CJ), TC-ANA, që harxhon 2600 litra karburant në orë ose 10400 litra për udhëtim 4 orësh.

Jo vetëm kaq, por Rama me siguri udhëton edhe më shumë se Vone Der Leyen, pasi vetëm në 3 vitetet e fundit e ka ngritur avionin për fluturime të tija mbi 137 herë.

“Homeland Justice” godet sërish, grupi i hackerave publikon databazën e makinave shqiptare

Të dhëna të reja janë publikuar nga grupi i hackerave “Homeland Justice”

Të dhëna të marra nga sistemet shqiptare janë bërë publike, bëhet fjalë për databazën e makinave shqiptare, të publikuara mbrëmjen e sotme grupi “Homeland Justice”

Në databazën e publikuar të makinave shqiptare, është lista e automjeteve shqiptare, shasia e makinës, lloji, targa dhe emrër, mbiemrin e qytetarëve të cilën i kanë në pronësi dhe njësinë ku ata banojnë.

Në dokument janë bërë të ditura, targat, modeli i automjetit, tipi, ngjyra e tij, numri i shasisë dhe emrin e personit që e ka në pronësi.

Goditi arbitrin e ndeshjes Delvina-Elbasani, arrestohet në flagrancë autori (EMRI)

Dhuna u ul “këmbëkryq” sërish në futbollin shqiptar, teksa ndeshja mes Delvinës dhe Elbasanit, e vlefshme për kategorinë e dytë, u ndërpre në minutën e 60-të.

Arbitri kryesor Xhulio Agolli është goditur në kokë nga një tifoz që po shikonte takimin nga një pallat afër stadiumit dhe më pas ka marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë shtetasin T. P., 50 vjeç, banues në Delvinë. Kujtojmë që takimi u luajt në stadiumin “Panajot Pano”.

Njoftimi:

Delvinë/Hodhi sende të forta në fushë duke dëmtuar arbitrin kryesor të ndeshjes së futbollit, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë shtetasin T. P., 50 vjeç, banues në Delvinë.

Gjatë ndeshjes së futbollit të kategorisë së dytë, ndërmjet skuadrave të Delvinës dhe Elbasanit, të zhvilluar ditën e sotme, në stadiumin “Panajot Pano”, Delvinë, 50-vjeçari nga lartësia e një pallati afër stadiumit, ka hedhur sende të forta (gurë), në fushë duke dëmtuar arbitrin e ndeshjes, shtetasin Xh. A., i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spital është larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Goditja e sportistit, trajnerit, ndërmjetësit sportiv” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”.

Emri i ishte kthyer në ‘makth’ që nga fëmijëria, historia e pazakonte e të riut që bullizohej

Emri që Luljeta i ka vendosur djalit të saj është arsyeja pse ai prej 5 vjetësh nuk flet me nënën e tij.

Sot ajo e ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”, takimi i tyre i parë në kaq kohë po ndodh në studion e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, pasi edhe në vendin ku jetojnë, në Greqi, qëndrojnë në qytete të ndryshme.

Emri Gazmend është kthyer në “makthin” e djalit që prej fëmijërisë kur kanë emigruar në Greqi. Në vendin fqinj, emri i tij shqiptohet ndryshe dhe do të thotë “kazmë”, ndaj ai është bullizuar shpesh.

Luljeta: Lind ai, kisha dy fëmijët, kam edhe një gocë, edhe djalin. Në kohën e trazirave, në ’96-ën, ’97, për t’i shpëtuar fëmijët si shumë shqiptarë të tjerë, morëm fëmijët dhe kam ikur malit me një fëmijë në sqetull dhe një në dorë.

Eni Çobani: Deri në ‘97 ku ke jetuar?

Luljeta: Në rrethin e Lushnjes.

Eni Çobani: Në rrethin e Lushnjes, pra, po.

Gazmend: Qëkur ikëm atëherë që isha i vogël, 6 për vjeç, kisha problem. Që me shokët, sa u futa në klasën e parë që në muajt e parë, se brenda 4-5 muajve e flisja greqishten shumë mirë atëherë, isha i vogël, e mësova kollaj.

Eni Çobani: Po, sigurisht, se fëmijët e kapin më shpejt gjuhën e huaj.

Gazmend: Fëmijët edhe kur isha në klasë, në mësim, si i thonë… në pushim, qeshnin.

Eni Çobani: Po, e kuptoj që ti ke vështirësi për të folur, mos ki problem se ne të kuptojmë.

Ardit Gjebrea: Qeshnin me ty?

Gazmend: Po, me emrin që kam. Thoshin të të thërrasim më mirë Gazma, e kemi më kollaj neve. Çdo njeri, mësuesit thoshin njëherë Gazma, tjetri Gizmet, tjetri Gazmend… thoshin emra turk, unë e kisha problem. Edhe sot e kësaj dite, nuk mund t’i them njeriu këtë emër se qesh.

Luljeta: Po ç’faj kam unë moj zonja Eni?

Gazmendi shpjegon se e njëjta histori u përsërit edhe kur ai ndoqi ushtrinë pasi i kërkonte eprorëve të mos e shqiptonin emrin e tij. Aktualisht, në Greqi emri i tij i pagëzimit është Panajot, emër të cilin dëshiron ta ketë edhe në Shqipëri.

Elvana rikrijoi look-un e saj, reagon Gili: E bukura me fustanin e xixëllonjës

Elvana Gjata surprizoi me ndjekësit me look-un që kishte zgjedhur për Halloween.

Ajo rikrijoi një nga paraqitjet më ikonike të Gilit, kur mori pjesë në festivalin e RTSH-së me këngën “Xixëllonja”.

Kjo ka tërhequr vëmendjen e Gilit, e cila është shprehur shumë e lumtur me zgjedhjen e Elvanës.

Teksa ka ndarë disa foto dhe video të Elvanës, Gili ka shkruar: “E bukura Elvanë në fustanin e xixëllonjës”.