Aplikacion
Deputeti demokrat Agron Shehaj në studion e ‘Opinion’ tha mbrëmjen e kësaj të enjteje se nuk ka ndërmend që të kandidojë për kryetar për Bashkinë e Tiranës.
Blendi Fevziu: A keni konsideruar një ide të mundshme për të kandiduar si kandidat i opozitës për Bashkinë e Tiranës?
Agron Shehaj: Jo.
Blendi Fevziu: As nuk do ta konsideroni?
Agron Shehaj: Jo, nuk do të kandidoj.
Blendi Fevziu: Pati shumë komente që ju mund të ishit një nga kandidatët. E keni menduar dhe vetë?
Agron Shehaj: Jo nuk e kam menduar. Nuk kam patur ndërmend të kandidoj për Bashkinë e Tiranës dhe vazhdoj të mos kem ndërmend të kandidoj.
A keni vërtet nevojë të bëni dush çdo ditë? Ja çfarë thonë mjekët
Në rrjetet sociale gjatë pandemisë së koronavirusit nuk munguan batutat, por edhe diskutime serioze se sa shpesh duhet bërë dush, e disa, duke qëndruar në shtëpi, kanë ndryshuar zakonet e higjienës, duke anashkaluar kështu dushin e përditshëm që iu dukej i panevojshëm.
Edhe pse higjiena është një çështje private për çdo individ, shumë janë ende të interesuar se çfarë mendojnë mjekët për të.
“Nuk keni nevojë të lani të gjithë trupin çdo ditë”, tha dermatologia Rakel Nazarian për mirë dhe mirë, “sidomos kur nuk dilni nga shtëpia, nuk djersitni dhe nuk bini në kontakt me papastërtitë që normalisht do të dëshironit të hiqnit.”
Megjithatë, zakonet e dushit janë individuale dhe nuk ka një rregull që i përshtatet të gjithëve.
“Nëse keni lëkurë të shëndetshme, është mirë të bëni dush një herë në tre ditë, por nëse lëkura juaj është e thatë ose keni vuajtur nga ekzema, është më mirë të bëni një dush të shpejtë çdo ditë për të rimbushur lagështinë dhe për të shkatërruar mikrobet e pranishme”.
Nazarian shtoi se “nëse lëkura juaj nuk është e thatë, mund ta zgjasni atë çdo ditë tjetër”.
Sipas mikrobiologut Jason Tetro, anashkalimi i dushit nuk do të dëmtojë shëndetin tuaj, pavarësisht se sa kohë nuk keni qenë në kontakt me ujin.
“Trupi mund të bëjë pa dush“, thotë Tetro, por shton se në atë rast është mirë të lani zonën intime të paktën çdo disa ditë, për të shmangur ndotjen me baktere fekale që çojnë në infeksione të sistemit urinar.
Ai shton se “nëse ndaloni së bërë dush, shpejt do të filloni të nuhasni për shkak të baktereve që jetojnë në lëkurën tuaj”, dhe shpjegon se falë kombinimit të mikrobeve dhe funksionit imunitar, lëkura jonë “kujdeset për veten” dhe qëndron e pastër.
“Bakteret e shëndetshme që jetojnë në trupin tonë kryejnë proceset më të rëndësishme dhe ruajnë pastërtinë e lëkurës, e cila nuk ka nevojë për asgjë tjetër, dhe varet nga ju nëse dëshironi të laheni me sapun apo të provoni ato aftësi mbresëlënëse vetëpastruese të trupit”, përfundoi mikrobiologu.
“Je fallxhore si Meri Shehu”, plas keq sherri në studio: Ti barazohesh me Kozakun
Një debat i ashpër është zhvilluar ditën e sotme mes analistit Shpend Gashi dhe Milaim Zekës nga Kosova, teksa po diskutonin për vizitën e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në Tiranë
Më konkretisht, kur po flisnin për luftën në Ukrainë, ata e kaluan debatin në personal duke i hedhur akuza nga më të ndryshmet njëri-tjetrit.
Milaim Zeka e konsideroi Shpend Gashin si një fallxhore si Meri Shehu, ndërsa ky i fundit i tha se barazohet me personazhin e TikTok-ut Kozak Braci.
Debati i plotë në EuroNeës Albania:
Zeka: Ti mundesh edhe rrënjët e një lisi me i shiku në hava
Gashi: Sigurisht, kam gjithë të drejtën e botës. Nuk besoj se ti apo ndonjë tjetër ma ndalon dot. Në qoftë se t’i flet për analizë, fol për variabla dhe mos fut në analiza është i çmendur Putini, është i çmendur Biden.
Zeka: Unë të thashë, ti je opinionit, ti je fallxhor si zonja Meri dhe mund të flasësh çfarë të duash, por ti nuk je analist.
Gashi: Ma bone marketingun. Faleminderit, se ti këtë bën.
Zeka: Ti bon përralla
Gashi: Ti ke lidhje me analizën aq sa ka kali me astrofizikën. Nejse, mos e kthejmë në personale. Më lër atë respekt që kam patur për ty..
Zeka: Hiç fare s’ke pse më respektu, une s’du respektin tat
Gashi: Ti bon zhurmuesin. Ti vjen nëpër studio televizive për të bo lajme për t’u shit në Tik Tok, por unë nuk të ndjek dot në atë lloj niveli.
Zeka: O zotëri a e di ça kategorie je ti për mua …
Gashi: Zotëri unë nuk jam bërë meme, ti je bërë meme tek të gjithë. Ti barazohesh me Kozak Bracin. Unë s’bëhem meme. Ti je meme. Në qoftë se do me qesh e do me pa klloune, je ti.
Zeka: Ti s’mundesh fare me u krahasu me mua se unë kam 20 vite në gazetari, 20 vite në mediat e huaja.
Gashi: Ky është i paguar
Zeka: Ti ke frustrime seksuale dhe mendore
Gashi: Mos e vrit fare mendjen për frustrasion seksual, se e ke përjetuar ti në kohën e Jugosllavisë, se unë kam lindur pas ‘90
Gashi: Unë nuk vij më në studio nëse kam këta lloj njerëzish përballë, ky është zhurmues, ky e nxjerr jetesën në këtë lloj forme, ky kapet me çfarë do lloj njeriu. Ky edhe me veten e vet kapet po doli para pasqyrës, sepse aq bagazh ka.
Zeka: Ti prej fillimit ke thënë budallalliqe
Plagosja me armë te Kodra e Diellit, policia jep detajet: Ja si ka ndodhurPolicia e Tiranës ka dalë me një njoftim për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme te Kodra e Diellit në Tiranë ku mbeti i plagosur Jonian Shehu.
Policia thotë se ai është paraqitur me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa uniformat blu janë vënë në ndjekje të autorit Olsi Blaci.
Tiranë/Informacion paraprak
Plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, identifikohet e shpallet në kërkim autori.
Më datë 27.10.2022, rreth orës 21:50, është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, shtetasi J. Sh., 35 vjeç, i plagosur me armë zjarri.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë shkuar në vendngjarje, te Kodra e Diellit, dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar shtetasit O. B.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi O. B., pas një konflikti ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Sh.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes .
Vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.
Janë zbuluar emrat e autorit dhe personit që mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme te Kodra e Diellit në Tiranë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se paraprakisht dyshohet se Olsi Blaci pas nje konflikti ka plagosur me arme zjarri komshiun e tij shtetasin Jonian Shehu.
Ky i fundit është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Sherr mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri një prej tyreNjë person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Kodra e Diellit”, ku ka pasur një konflikt mes dy fqinjëve dhe njëri prej tyre ka plagosur tjetrin me armë zjarri.
Paraprakisht mësohet se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Autori është identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.
Zënka me Bora Zemanin, reagon Megi Pojani: Çmenduria më e madheSë fundmi qarkulloi një video Megi Pojanit dhe Bora Zemanit në “Dancing with the stars”, që u komentua si zënkë mes dy vajzave. Ishte një moment kur Megi iu kthye Borës, teksa kjo e fundit po iu rikujtonte anëtarëve komentet negative që i kishin dhënë javën e shkuar Megit.
“Bora a do që të më shajnë? Pse këmbëngul?”, ishte shprehur Megi.
Megi i hodhi poshtë fjalët për një zënkë mes saj dhe Borës.
“Kur u zgjova të nesërmen dhe e pashë mu duk çmenduria më e madhe. Mbase ka dhe ndonjë që s’e kupton. Ishte me shaka replika që i bëra Borës. Ndërhyrja e saj ishte me vend, unë thjesht atë natë nuk kisha nerva që të debatoja prapë me jurinë. Bora po më mbronte, por kjo gjë do zgjaste debatin me jurinë”, tha Megi.
E rëndë në Elbasan/ Po lëvizte me karrocë me kalë, 75-vjeçari bie dhe vdes në vendNjë aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku një 75-vjeçar ka humbur jetën.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjevor, Peqin, ku i moshuari ka qenë duke lëvizur me një karrocë që tërhiqej nga kali.
Mësohet se ai është rrëzuar aksidentalisht dhe ka humbur jetën në vend.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:50, në fshatin Gjevor, Peqin, dyshohet që shtetasi F. H. , 75 vjeç, duke lëvizur me karrocë që tërhiqej nga një kafshë dore (kalë), dyshohet se ka rënë nga karroca dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Duket sikur keni ndryshuar, pse qëndron e…?”, Ylli Rakipi vë në siklet Topallin, ja reagimi i sajJozefina Topalli ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku u pyet nga Ylli Rakipi se cilat janë pozitat e saj brenda Partisë Demokratike dhe përse qëndron më e tërhequr.
Ylli Rakipi: Përse nuk jeni ju e përfshirë në vendimarrje në PD? Duket sikur Jozefina Topalli ka ndryshuar.
Jozefina Topalli: Unë nuk kam qenë vizive. Pjesa tjetër, nuk ndryshon njeriu.
Ylli Rakipi: Nuk ndryshoni ju, por a kanë ndryshuar të tjerët?
Jozefina Topalli: Hapja e partisë është proçes. Ju doni opozitë të fuqishme, me figura të reja, me autoritete morale. Është e natyrshme. Mendon se kjo arrihet për një vit? Lëri kohën e duhur. Janë tre fushë beteja. Struktura, protestat, primaret.
Më erdhi në zyrë kur isha Kryetare Kuvendi, kryetarja e Dhomës së Lordëve. Unë po i flisja për demokracinë shqiptare. Ajo kishte filluar jetën politike 20 vjeç. Pas më dëgjoi me respekt, më tha kemi 1 mijë vjet demokraci. Në këto 1 mijë vjet, sa koka mbretërish janë prerë?
Ne pretendojmë që për 30 vjet të bëjmë gjithcka. Po përpiqemi të rekuperojmë.
Një makinë tip “Benz” është djegur në parkimin e një pallati në Fier. Policia bën të ditur se automjeti është në pronësi të një 48-vjeçari me inicialet E.B.
Nga pamjet e siguruara nga Zoom.al duket garazhi i përfshirë nga flakët dhe tymi që shkakton djegia e makinës, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse.
Fier / Informacion paraprak
Rreth orës 21:15, në lagjen “Apollonia”, Fier, ka marë flakë automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. B., 48 vjeç, parkur në parkimin e pallatit.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në motorrin e automjetit.