Aplikacion
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha në emisionin “Now” se Flamur Noka ka vetë lidhje me oligarkët. Më herët Noka akuzoi Bashën dhe Bardhin për lidhje me oligarkët, duke thënë se ka qenë vetë prezent për të dëshmuar diçka të tillë, gjë që sipas Bardhit vërteton se ai vetë i ka këto lidhje.
“Fakti që nuk i përmendin dot oligarkët, fakti që janë borxhli tyre apo të lidhur me ta nuk do të duhet të bëjë të hedhësh baltë mbi tjetrin,” – u shpreh deputeti.
Bardhi tha se nuk ka asgjë më të shenjtë se integriteti i tij dhe nuk është peng i asnjë biznesmeni apo krimineli.
“Zotërisë i kam thënë në një mbledhje grupi parlamentar se nëse do të bësh debat se kush është i shitur tek Edi Rama dhe kush është i blerë nga Edi Rama hajde ulemi këtu në format grupi parlamentar, ftojmë dhe mediat të vijnë dhe ta bëjmë me transparencë këtë debat sepse unë nuk kam asgjë për të fshehur,” – deklaroi ai.
Vdekja e Lear Kurtit, Klodiana Lala tregon detaje nga aksioni i policisëGazetarja Klodiana Lala thotë se 32-vjeçari, Lear Kurti, i cili humbi jetën pas shoqërimit në komisariatin e “Don Boskos”, ishte përdorues droge.
Sipas gazetares Lala, 32-vjeçari kishte fobi nga efektivët e policisë dhe ndryshonte sjellje sapo i shikonte.
“Leart Kurti duke ecur në rrugë, punonjësit e policisë e pyesin nëse është banor i lagjes. Ai i thotë jam banor i fushës së aviacionit.
Në momentin që i kanë kërkuar shpjegime dhe kartën e identifikimit ai ka filluar të vrapojë. Kur shikonte policë, kishte fobi.
Ai njihej si person me precedent në konsumimin e lëndëve narkotike. Në momentin që ka mbërritur tek marketi, ai ka filluar ti japë shenjat e dridhjes. Ai u ka thënë se kam hedhur një dozë droge, ju shkoni e gjeni. Tani ka mbërritur tek komisariati, sipas punonjësve të policisë nuk ka dashur të dalë nga automjeti.”, tha Lala në emisionin “Opinion”.
“E ndërpres kërcimin e nuk e marr dot veten”, Adelina Tahiri zbulon se çfarë e prek më së shumti
Adelina Tahiri dihet që tashmë është konkurrente e “Dance Albania”.
Mirëpo jetesa e saj mes Tiranës dhe Shkupit e ka bërë këngëtaren që herë pas here të ndjejë mungesën e madhe për bashkëshortin e saj dhe djalin.
Madje, edhe gjatë provave, ajo ka ndërprerë disa herë kërcimin sa herë që i shoqi i tregon djalin.
“Sa herë më vjen një mesazh nga burri, që më tregon për çunin, e ndërpres kërcimin dhe nuk e marr dot veten edhe katër orë të tjera. Më shkon gjithë dita duke qarë”,- ka thënë ajo
Kujtojmë se Adelina është gjykuar së shumti për martesën e saj. Ndjekësit i kanë shkruar më herët se bashkëshorti i saj ishte shumë plak duke i kërkuar të mos e nxjerrë në foto. Adelina nuk u përmbajt në përgjigje duke i thënë se nuk është martuar që burri i saj t’i pëlqejë dikujt tjetër, por u martua sepse e donte.
“Nuk e kuptoj tipin e këtyre njerëzve! Realisht nuk meritojnë vëmendje. Po duhet ta them: Po të ishte martesa sikur zgjedhjet apo partitë, do ju kuptoja plotësisht! Nuk e martova për t’i pëlqyer dikujt burri im! U martova se e deshta! Shumë e thjesht. Pse juve duhet t’ju pëlqejë burri im, s’e kuptoj!”, është përgjigjur Adelina.
Shoku i Lear Kurtit rrëfen skenën në komisariat. Policët thërrisnin: Shpejt se po na ikënEnde mbetet e pazbardhur historia e vdekjes së Lear Kurtit, pas ndalimit të tij nga policia.
Gazetarja Ledjona Xheladinaj në një lidhje në emisionin “Opinion” ka shpjeguar dëshminë e shokut të Learit dhënë në emisionin “Piranjat”.
I riu sipas dëshmisë jetonte në të njëjtën banesë me Kurtin dhe kishte shkuar në vendin ku viktima pak minuta para ndalimit nga policia i kishte lënë takim. Më pas, edhe shoku i Learit është shoqëruar në polici.
“Lear Kurti bashkë me shokun e tij të ngushtë jetonin prej 5 muajsh në të njëjtën banese. Ai ka shkuar për ta marr atje ku e kishte lënë, por sikurse ka dëshmuar e ka gjetur të rrethuar nga punonjësit e policisë dhe në gjendjen e pafuqishme që është publikuar edhe në video. Në atë momëent i ka thënë: O noku, njofto dikë se po më mbysin. Dhe në tën njëjtin moment, policia ka kërkuar edhe arrestimin e shokut të Learit.
Kur ka mbërritur në komisariat e ka parë të shtrirë në në korridor, por ky është çuar në një dhomë tjetër dhe ka dëgjuar punonjës të policisë duke thënë: Shpejt, shpejt se po na ikën”, u shpreh gazetarja. Xheladinaj shtoi se sipas dëshmisë së shokut të tij, dy javë më parë Leari ka qenë i shtruar në spital dhe aty ka marr vesh që vuante nga epilepsia.
Tmerr/ I veshur si grua, burri tenton të kryejë marrëdhënie me një qenNjë burrë është burgosur për 12 javë pasi u kap teksa përpiqej të bënte seks me një qen, ndërsa ishte i veshur si grua.
Peter Lerwill, 30 vjeç, e pranoi aktin e poshtër pasi fillimisht u arrestua dhe u mbajt në paraburgim kur shikuesi i tronditur njoftoi policinë.
Qeni u dërgua te një veteriner, por fatmirësisht mbeti i padëmtuar dhe më vonë iu kthye pronarit të tij, ndërsa u kërkua një adresë garancie ku Lerwill nuk do të kishte akses te kafshët.
Oficerët konfirmuan se incidenti ndodhi në Hurstpierpoint, West Sussex – nga është Lerwill. Atij gjithashtu i është ndaluar të zotërojë ose të ketë ndonjë kontroll mbi një qen për pesë vjet, ndërkohë që është vendosur në regjistrin e shkelësve seksualë për të njëjtën kohë.
“Kthehu se jemi live”, deputeti Dash Sula largohet nga emisioni i Ylli Rakipit
Një incident ka ndodhur emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV të Ylli Rakipit.
Në hyrje të pjesës së dytë të emisionit ku flitej nëse grupi i Alibeajt po e dëmton opozitën, drejtuesi Ylli Rakipi ka marrë një telefonatë nga deputeti Dash Sula.
Deputeti i grupit Basha-Alibeaj ka qenë i ftuar në emision, por ka vendosur të largohet 5 minuta para nisjes së pjesës së dytë të emisionit, pasi është lodhur, duke pritur në kafe, mbarimin e pjesës së parë të emisionit për vdekjen e Lear Kurtit.
“Ai iku nga sikleti i shkreti. Ai të rrinte, bëja dhe bashkimin tuaj këtu unë”, i tha moderatori Rakipi, deputetit tjetër të ftuar, Luan Baçi. Gjatë telefonatës, Rakipi ndërsa i thotë që të kthehej në emision i thotë që po ia thotë këtë live. Por Sula nuk është kthyer, ndërsa gazetari Rakipi ka mbetur i habitur duke thënë se “kjo botë është halle-halle”.
Icardi reagon i nevrikosur pas videos së Wanda Nara-s në shtrat me reperin: La nam para botës
Mauro Icardi e ka cilësuar ish-bashkëshorten e tij Wanda Nara si qesharake pasi ajo u shfaq në një video muzikore duke u puthur me një reper.
Marrëdhënia e Icardit me Narën, e cila gjithashtu vepronte si agjente e tij, më në fund përfundoi muajin e kaluar pas një martese nëntë-vjeçare.
Kjo erdhi pasi Wanda akuzoi ish-kapitenin e Interit se e kishte tradhtuar me modelen dhe aktoren argjentinase China Suarez.
Vetëm disa javë pasi njoftoi ndarjen e saj nga Icardi, Nara u shfaq në videon e reperit argjentinas L-Gante për këngën “El Ultimo Romantico” – që përkthehet në “Romantiku i fundit”.
Videoja, e cila tani ka 5.8 milionë shikime në YouTube, përfshin skena puthjeje dhe përqafimi të çiftit në shtrat së bashku.
Icardi ka reaguar me zemërim pas publikimit të videos muzikore, duke postuar në Instagram: “Ajo është bërë qesharake para gjithë botës me sjelljen e saj, me qëndrimet e saj.
A e njeh Berishën për kryetar të PD? Ja si përgjigjet Gazmend Bardhi
Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi thotë pavarësisht se mendimet e tij nuk përputhen me ato të Sali Berishës për mënyrën si drejtohet PD, kjo nuk i pengon për t’u bashkuar për të fituar zgjedhjet lokale.
Në emisionin Now në Euronews Albania Bardhi u shpreh se qëndrimi i rij për Berishën mbetet i pandryshuar, nuk e njeh si kryetar të PD dhe mendon se me të në krye të PD nuk mundet Edi Rama.
“Ky konflikt që ka nisur në qendër dhe që do të vazhdoj sepse unë kam një mendim ndryshe se si duhet të ishte tani PD. Berisha mendon se ka të drejtë të drejtojë një parti për 32 vite dhe mund të rikthehet përsëri në ’91, në 2021, mendoj se kjo nuk na bën alternativë qeverisëse. Nuk ka asnjë çështje për të cilën kam ndryshuar mendim për Berishën, por kjo s’më pengon të hyj në bashkëpunim me një pjesë që mendon ndryshe nga unë në PD për të zgjedhur kandidatë të përbashkët për të mundur Ramën në zgjedhjet lokale”, tha Bardhi.
Gruaja e tij u gjet e vrarë në banesë, vetëdorëzohet në polici shqiptari Avni MeçjaAvni Meçja i cili dyshohet se vrau bashkëshorten e tij në Itali është vetëdorëzuar sot në policinë e Bolzanos. Sipas mediave italiane, shqiptari dyshohet se kishte udhëtuar drejt Shqipërisë, por në rrethana që nuk dihen ende, është rikthyer në Itali.
35-vjeçarja me origjinë rumune, Elena Mocanu, u gjet e vdekur pasditen e së dielës (23 tetor) në banesën e saj në qytetin e Tirolit.
Alarmin e dha vëllai i bashkëshortit së saj, i cili njoftoi policinë se nuk mund të kontaktonte dot me Avni Meçen. Kjo ka bërë që forcat e zjarrfikëses të hyjnë në shtëpinë e çiftit, ku gjetën gruan e pajetë të mbështjellë me batanije.
Berisha: Basha duhet të regjistrohet pentito dhe të zbardhë të vërtetën për paratë ruse!Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se ish-kryedemokrati Lulzim Basha duhet të shkojë si i penduar para drejtësisë dhe të sqarojë të vërtetën për paratë ruse.
Berisha tha se ka të dhëna të besueshme se Basha ka marrë financime ruse gjatë fushatës.
Nga ana tjetër, sipas Berishës, bashkimi i votave të disa deputetëve demokrat në Kuvend me Edi Ramën është “gjueti shtrigash” ndaj Ilir Metës.
Ai shtoi se për këtë çështje duhet të vendosë gjykata, pasi asnjë ligj nuk mund të rrëzoi dy certifikatat e mëparshme që Meta ka marrë.
“Ky tren nuk ndalet dhe do çojë PD dhe opozitën në fitore. Lulzim Basha duhet të sqarohet pasi raportin ma solli vetë ish-ambasadori amerikan Donald Lu. Raporti që ka gjetur se PD është financuar me para ruse. Basha duhet të shkojë në polici e rë regjistrohet “Pentito”. Vetëm të zbardhë të vërtetën. Sepse askush nuk mund ta besojë më. Eksponentë të diasporës më kanë thënë se ne kemi firmosur për hir të PD-së që kemi dhënë para. Kurse për Metën është gjah shtrigash. Personi që thuhet se është paditur nga Ilir Meta thotë se s’ka pasur asnjë diskutim me të. Dokumentat duhet të çohen në Gjykatë. Qeveria ime ka bërë një gabim. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi, sepse nuk mund të të hiqet ty një e drejtë administrative në bazë të ligjit. Se cila është e vërteta e nxjerr gjykata. Siguria juridike nuk mund të cënohet kurrë në këtë mënyrë. Në këtë kontekst, në qoftë se Edi Rama ka materiale për Ilir Metën, le të shkojë në gjykatë. Ne kemi në Parlament ligjin e Lustracionit. Çfarë bëri Edi Rama bashkë me këta që e votuan ligjin. Bënë një gabim. Të pretendosh se po mbron të drejtat e të përndejurve duke votuar amendament bashkë me Edi Ramën, do të thotë të tallesh me veten. Rama u’a tha në sy: Nuk ka lustracion. Në qoftë se ti do të bësh dekomunistizim, të heqësh nga funksionet të gjithë ata që kanë qenë funksionar të asaj kohe unë jam dakord. Prandaj e përzunë Simon Mirakën. Një dokument që pashë unë që ishte firmosur nga pesë komisioner tregonte çvlerësimin e komisionit dhe atë që ai i bëri vetes së vetë. Demokratët janë për lustracionin dhe dekomunistizimin. Të bashkosh votat me Edi Ramën nuk besoj se tregon opozitarizëm. Ata që besojnë se ligjin e kaluan vetë ata mendojnë se shohin veshin pa pasqyrë. Ata nuk mbrojtën ligjin për lustracionin. Ne kemi patur ligj për lustracionin në vitin 2008, ku çdo qytetar mund të shihte dosjen e tij dhe të merrte vendime të tjera”, theksoi Sali Berisha.