Aplikacion
Reperi Kanye West ka pohuar publikisht se afrikano-amerikani që u mbyt për vdekje në Minesota, me një oficer policie të gjunjëzuar në qafë për nëntë minuta, vdiq nga droga.
Vajza e George Floyd ka në plan të ngrejë një padi kundër Kanye West . Nëna e saj, Roxy Washington, ka në plan të ngrejë një padi për shpifje kundër reperit, pasi ai sugjeroi në podkastin “Drink Champs” se Floyd, i cili u vra nga policia në Minesota, vdiq nga një mbidozë me fentanil. Në fakt ai kërkon 250 milionë dollarë.
Roxy akuzon Westin se “i bën këto komente për të promovuar markat e tij dhe për të rritur vlerën dhe të ardhurat e tij për veten, partnerët e tij të biznesit dhe bashkëpunëtorët e tij“. Madje, ai ka theksuar se kjo ka lënë gjurmë tek vajza e tyre, Janna.
George Floyd dha frymën e fundit në asfalt, me një oficer policie i gjunjëzuar në qafë për nëntë minuta dhe duart e tij të lidhura me pranga pas shpine.
Dhe ndërsa vdekja e tij ka shkaktuar protesta të paprecedentë anti-raciste dhe një valë zemërimi për brutalitetin e policisë në mbarë botën, Kanye West po e “anulon” rëndësinë e tij, duke përmendur drogën si arsye.
“Donte të kishte një djalë, ardhja e Nolan ishte shenjë e fortë…”/ Dojna kujton të atin e ndjerëDy vite më parë moderatorja Dojna Mema humbi të atin, me të cilin ishte shumë e lidhur dhe për mungesën e tij foli sot në studion e “Goca dhe Gra”.
Edhe pse duket sikur dhimbjen e fsheh nën buzëqeshjen e saj të bukur, Dojna tregoi se mungesa është shumë reale. Ajo tregoi sesa fort ka ndikuar ikja e të atit nga kjo jetë por vetëm fizikisht, pasi u shpreh e bindur që ai jeton brenda saj.
Dojna tha se ardhja në jetë e Nolan ishte shenjë shumë e fortë pasi është djali i parë në familjen e tyre, të cilin babai i saj e kishte dashur gjithmonë shumë.
“Në raste të tilla do bëhesh e fortë patjetër. Nuk ke zgjidhje të mos jesh e fortë. Ne të treja vajzat e shtëpisë, unë mami dhe motra jemi treguar të forta. Në sy të botës duket sikur e kemi përballuar me këtë karakterin e hekurt dhe me buzëqeshje në fytyrë por dhimbja dhe mungesa është reale.
E vetmja gjë që më ka ngushëlluar gjithmonë, imagjinoja që genet e babait tim jetojnë te unë. Ky vizion i të parit çështjes jetë a vdekje më bën ta jetoj më natyrshëm, Gjithmonë e kam ndjerë që babai është brenda meje. Kur babi iku mua mi ndryshuan prioritetet. Bashkë me ikjen e babit, mu hap dritare tjerët. I shihja gjërat më sy tjetër edhe tani që po flas më duket sikur flas më zërin e tij. Babai donte shumë të kishte një djalë, ardhja e Nolan ishte shenjë shumë e fortë. Më duket sikur i ngjan babait tim”- tregoi Dojna e emocionuar.
Meloni i përgjigjet Berlusconit: Jemi në NATO, kush nuk është dakord nuk hyn në qeveriMe deklaratën e saj, Georgia Meloni iu përgjigj indirekt zbulimeve të reja për atë që thoshte Silvio Berluconi , i cili iu referua Ukrainës dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
“Kam qenë, jam dhe do të jem shumë e qartë . E kam fjalën për të udhëhequr një qeveri me një politikë të jashtme të qartë, e cila nuk mund të keqinterpretohet.
Italia është plotësisht, dhe me kokën lart, pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe Evropës . Nëse dikush nuk është dakord me këtë gur themeli, nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në qeveri, edhe nëse kjo do të thotë se nuk mund të formohet një qeveri.
Italia, me ne në qeveri, nuk do të jetë kurrë lidhja e dobët e Perëndimit , një komb i paaftë që kritikët tanë ta dëshirojnë. Ajo do të forcojë besueshmërinë e saj dhe do të mbrojë interesat e saj.
Në lidhje me këtë pikë, do t’u kërkoj të gjithë ministrave të qeverisë të jenë të qartë. Rregulli i parë i një qeverie politikanësh me mandat të fortë nga italianët është respektimi i programit të votuar nga qytetarët”.
A do të rikthehet në ekran pas lindjes së djalit? Dojna Mema tregon planet e sajPas përfundimit të “Big Brother Fan Club”, Dojna Mema ka qëndruar larg ekranit për t’iu përkushtuar shtatzënisë dhe më pas kujdesit për djalin e saj.
Këtë të mërkurë, Dojna bëri daljen televizive në “Goca dhe Gra”, për herë të parë pasi ka marrë statusin e mëmësisë. Ajo tregon se tashmë që Nolan Sol Sata është dy muajsh, është gati t’i rikthehet punës.
“Unë pa punën e kam shumë të vështirë, jam dhe Bricjap për më tepër. E mora me shumë përkushtim dhe rritjen e Noan Sol, dy muaj ishte mirë që isha 24 orë në 24 në shtëpi, mjaftoi, doli dhe teproi. Nuk kam një datë për rikthimin në ekran, por do të kthehem”.
Teksa vajzat e pyetën me humor se kur ka në plan të bëjë një fëmijë tjetër, Dojna thotë se për momentin nuk e mendon.
“Ma kanë thënë pasi linda, po tani kur do të bëni një fëmijë tjetër. Ta caktojnë dhe gjininë: një gocë tani. 40 ditët e para, thosha sa të bëjë një vjeç djali, do filloj të provoj prapë. Por jo (qesh). 40 ditët e para ishte bukur ta provoje, tani jo më”.
Armina Mevlani në “muaj mjalti“, Dojna Mema “i zë vendin” dhe tregon për mëmësinëDojna Mema, në këtë puntatë të “Goca dhe Gra” qëndron në karrigen e moderatores Armina Mevlani.
Në nisje të emisionit, vajzat thanë se Arminën “e kanë çuar muaj mjalti”. Mesa duket, pas dasmës të zhvilluar pak javë më parë me Shkëlzen Berishën, çifti i sapomartuar po kalon disa ditë relaksi.
Nga ana tjetër, Dojna bën daljen e saj të parë në një studio televizive në statusin e nënës tashmë.
“Unë nuk kam qenë në muaj mjalti, por kam qenë në muaj shumë intensiv. Vjet isha e ftuar në ‘Goca dhe Gra’ me statusin gocë këtë herë vij me statusin grua”, tha Dojna, që përveç faktit që pranoi ftesën, i gëzoi vajzat me një byrek që e kishte përgatitur gjyshja e saj.
Në 20 gusht, Dojna dhe Vlashent Sata u bënë prindër të një djali, që e pagëzuan me emrin Nolan Sata.
Më shumë se gjysma e britanikëve duan që Liz Truss të dorëhiqetMë shumë se gjysma e qytetarëve britanikë mendojnë se Liz Truss duhet të japë dorëheqjen si kryeministre dhe 80% fajësojnë qeverinë për rritjen e kostos së jetesës.
Sipas një sondazhi të ri të kryer gjatë fundjavës, 53% e të anketuarve i thanë institutit Ipsos se kryeministrja britanike duhet të japë dorëheqjen, me vetëm 20% që shprehin të kundërtën.
Problemet e kryeministrit britanik shtohen nga fakti se vetëm 14% e të anketuarve besojnë se ministri i ri i financave do të përmirësojë gjendjen ekonomike të vendit. 35% thanë se nuk do të kishte asnjë ndryshim pas emërimit të Jeremy Hunt, ndërsa 27% thanë se situata do të përkeqësohej. Truss është detyruar të kërkojë shkurtime të thella të shpenzimeve pasi programi ekonomik i kryeministres shkatërroi besimin e investitorëve në qeverinë britanike dhe rriti kostot e huamarrjes. Kryeministrja sfidoi thirrjet e ligjvënësve të opozitës për të dhënë dorëheqjen.
“Unë jam një luftëtare dhe jo një frikacake. Kam vepruar në interesin kombëtar për t’u siguruar që të kemi stabilitet ekonomik.”
Situata ekonomike nuk ka qenë e mirë dhe këtë e tregojnë edhe të dhënat zyrtare . Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar arriti në nivelin më të lartë të 40 viteve këtë shtator, pas kostos në rritje të ushqimeve që nuk ishte parë që nga viti 1980. Kjo situatë, do ta bëjë më të vështirë punën për shefin e ri të Thesarit të qeverisë, i cili mori detyrën më pak se një javë më parë.
Shefi i mbrojtjes britanike: Retorika bërthamore e Putinit, thellësisht e papërgjegjshmeShefi i Shtabit të Mbrojtjes të Britanisë, admirali Tony Radakin, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të qëndrojë i bashkuar, kundër asaj që ai e quajti retorikë “thellësisht të papërgjegjshme” të presidentit rus, Vladimir Putin, sa i përket kërcënimeve për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore.
“Atij [Putinit] i kanë mbetur pak opsione. Prandaj po përdor retorikë bërthamore”, tha ai gjatë një fjalimi.
“Dhe përderisa kjo është shqetësuese dhe thellësisht e papërgjegjshme, është shenjë e dobësisë, dhe kjo është arsyeja kryesore pse komuniteti ndërkombëtar duhet të qëndrojë i fortë dhe i bashkuar”, shtoi Radakin.
Ministri i Mbrojtjes së Britanisë, Ben Wallace, u takua gjatë kësaj jave me homologun e tij amerikan për të diskutuar për shqetësimet e sigurisë lidhur me situatën në Ukrainë, që po përballet me pushtimin rus që nga 24 shkurti.
I pyetur nga gazetarët se sa ka gjasa që Putin po përgatitet të kryejë sulme bërthamore në Ukrainë, Radakin refuzoi që t’i përgjigjej drejtpërdrejt kësaj pyetjeje.
“Unë vetëm dua të theksojë pamaturinë e Rusisë në përdorimin e retorikës lidhur me armët bërthamore, dhe mendoj se kjo tregon dëshpërim… Ne duhet të përqendrohemi në mbështetjen tonë të vazhdueshme për Ukrainën dhe të mos shpërqendrohemi nga kjo retorikë e pamatur”, tha ai.
Britania, së bashku me shtetet e tjera perëndimore po i dërgojnë armë dhe ndihmë tjetër Ukrainës, teksa kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës ndaj Ukrainës.
Më 19 tetor, Putin përshkallëzoi edhe më tej konfliktin duke shpallur gjendje luftenë katër rajone ukrainase, që Moska pretendon se i ka aneksuar.
Rajoni i Luhanskut, Donjeckut, Hersonit dhe Zaporizhjës – që Moska thotë se i ka aneksuar – janë të pushtuara pjesërisht nga forcat ruse.
Escobar: Marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë për çështje javëshI dërguari i Posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se një marrëveshje për një të ardhmee mes Kosovës e Serbisë, është çështje javësh.
Escobar ka thënë se u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesve të vendosin afatet kohore.
“Unë i kam dëgjuar kolegët e mi evropianë të flasin se kjo është çështje javësh dhe jo vitesh. Për një marrëveshje, për rrugën përpara. Prandaj, përtej kësaj u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesit që të vendosin afate kohore, por duhet të jetë e shpejtë.
Duke marrë parasysh kontekstin e asaj që po ndodhë, secili duhet të marrë përgjegjësi për të krijuar stabilitet, jo vetëm në Evropë, por edhe në rajon.”, ka deklaruar ai.
I fiksuar pas Britney Spears, fansi shpenzon 100 mijë paund për t’u dukur si idhulli i tijNjë fans i fiksuar pas këngëtares me famë botërore, Britney Spears ka shpenzuar më shumë se 100 mijë paund për t’u dukur si idhulli i tij. Bryan Ray, nga Los Angeles ka bërë mbi 100 operacione estetike në trup për t’u dukur si mbretëresha e popit dhe është zotuar të mos ndalet kurrë.
31-vjeçari ka bërë ndërhyrje në hundë, ka injektuar botox në fytyrë si dhe ka hequr qimet me lazer. Ai madje ka ngritur qepallat vetëm për t’ju ngjasuar “syve të mëdhenj të bukur të Britney”. Ai gjithashtu pretendon se shpenzon rreth 400 £ në muaj për kremra për një lëkurë më rinore.
“Mendoj se ajo është më e bukur tani sesa unë 20 vjet më parë, sepse rritja ime emocionale është më e fortë dhe ajo do të jetë gjithmonë kulmi i bukurisë në sytë e mi. Unë gjithmonë do të përpiqem për një bukuri si ajo”. Bryan e ka takuar këngëtaren tre herë gjatë gjithë jetës së tij.
“Ishte e mrekullueshme ta takoja. Nuk kam qenë kurrë më nervoz. Isha ballë për ballë me idhullin dhe frymëzimin tim më të madh. Nuk ishte aspak e lyer, shumë reale dhe kaq e mrekullueshme. Doja të bëjë një bisedë të veçantë me të dhe ta falenderoja që ishte një frymëzim i tillë për mua.
Më ndihmoi të gjeja identitetin tim dhe gjithashtu doja t’i them se e dua shumë buzëqeshjen e saj saqë dhe dhëmbët i kam bërë të duken si të sajat. Ajo ka qenë femra më e famshme në planet, por nuk ka vepruar ashtu. Ajo gjeti kohë për të folur me mua dhe tha fjalë të mira që unë do t’i mbaj gjithmonë në zemër.”
Hakerohen të dhënat e kreut të SHISH Helidon Bendo, publikohen hyrje-daljet e tij në pikat kufitareFaqja ‘Homeland Justice’ ka publikuar të dhënat për kreun e SHISH Helidon Bendo. Në të dhënat janë të gjitha hyrje-daljet e tij te regjistruara në sistemin TIMS si dhe fotot e tij ndër vite.
Ndërkohë hakerat kanë publikuar të dhënat personale, pasaportat e tij ndër vite si edhe patenta. Nuk dihet nëse hakerat kane depërtuar dhe në emailet e tij, si në rastet e ish drejtorit të Policisë Gledis Nano.
Kjo mbetet për tu parë nëse do të kemi te bëjme me publikimin e emaileve të Bedos, por nëse një gjë e tillë do ndodhte do shkaktonte skandal të madh, pasi rrezikohet siguria kombëtare, pasi roli i tij si drejtues i SHISH ka të dhëna sekrete për shtetin shqiptar.