Aplikacion
Forcat Operacionale dhe ato “Shqiponja” të policisë së shtetit, kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme një aksion “blic” në Burrel.
Mësohet se policia ka zhvilluar kontrolle në lokale ku dyshohet se zhvillohet aktiviteti i lojërave të fatit, e po ashtu frekuentohen nga persona të shpallur në kërkim. Po ashtu kërkime janë zhvilluar edhe për persona që lëvizin të armatosur e që shpërndajnë lëndë narkotike.
Mësohet se deri më tani ka pasur disa të shoqëruar.
Njoftimi i policisë:
Operacionalja dhe Shqiponjat e Drejtorisë së Policisë Dibër zbresin në Burrel.
Në sitë makina e lokale.
Kontrolle për armë, drogë e persona në kërkim.
Disa të shoqëruar.
Burrel – Bulqizë
Kontrolle të befasishme mbështetur me inteligjencë informative, për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo shpërndajnë lëndë narkotike.
Kontrollet nga forcat Operacionale dhe forca e Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, mbështetur dhe nga shërbimet e Komisariateve të Policisë Mat dhe Bulqizë.
Kontrolle po ushtrohen në lokale ku dyshohet se ushtrohet veprimtari e kundraligjshme e lojrave të fatit, që frekuentohen nga persona që janë në kërkim apo shpërndajnë lëndë narkotike e mbajnë armë zjarri.
Kontrollet e befasishme në gjithë qarkun nga shërbimet operacionale dhe të rendit, si dhe monitorimi i akseve rrugore nga Policia Rrugore, vijojnë, me qëllim goditjen e paligjshmërive dhe rritjen e parametrave të sigurisë publike dhe asaj rrugore.
Detaje nga ngjarja e rëndë në Elbasan, endacaku i preu fytin me thikë 21-vjeçarit pasi…Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku u plagos me thikë një 21-vjeçar.
Mësohet se i riu që u godit me thikë në qafë është Fabio Shybehja,ndërsa autori i ngjarjes është shtetasi Petrit.R 54 vjeç, endacak që mbledh kanoçe në qytet. Ai po ashtu dyshohet se është një person i alkoolizuar.
Gjithçka ka ndodhur në lokalin e 21-vjeçarit, ku autori ka hyrë dhe ka nisur të ofendojë familjarët e të riut. Ky i fundit ka ndërhyrë dhe e ka nxjerrë jashtë ambienteve të lokalit.
Por pasi e nxori jashtë, 54-vjeçari shkoi te tek karroca ku kishte kanoçet, mori një thikë dhe e goditi mbas shpine drejt në fyt Fabio Shyben.
I plagosuri ndodhet në spital, ndërsa autori është vënë në prangat e policisë 10 minuta pas ngjarjes.
Ju vjetërohen xhinset shpesh? Ja mënyrat si t’i mbani më gjatë si të rejaCilat janë gabimet më të shpeshta që bëjmë me xhinset, të cilat shkatërrojnë ngjyrën dhe formën e tyre? A mund të na jetojnë pak më gjatë
xhinset, nëse i mirëmbajmë ato?
Fusni gjithçka në xhep
Xhepat janë ideuar për të futur diçka të imët, për shembull facoleta apo para. Mirëpo, shumë njerëz i përdorin xhepat e xhinseve si zëvendësim për çanta prandaj në to fusin çdo gjë: celularë, çelësa, buzëkuq, cigare, çakmakë etj.
Larja shumë e shpeshtë
Sa më shpesh që t’i lani xhinset, aq më shumë do të zbehet ngjyra e tyre dhe materiali do të bëhet gjithnjë e më i hollë dhe do të grisen, posaçërisht në pjesët të cilat janë nën presion të caktuar: në gjunjë apo në pjesën e të pasmeve.
Këshillohet t’i lani njëherë në dy ose tri javë, natyrisht nëse nuk janë dukshëm të ndotura.
Temperatura shumë e lartë e larjes
Temperatura e lartë shkatërron strukturën e fijeve prandaj xhinset bëhen më të ndjeshme ndaj grisjes por edhe ndryshojnë formën. Për t’i ruajtur më gjatë, lajini me temperatura më të ulëta dhe në më pak centrifuga. Ideale do të ishte t’i lani me dorë.
Tharja në makinën tharëse
Tharja e xhinseve me makinën tharëse, apo edhe nxjerrja e tyre në diell të fortë, shkatërron strukturën dhe ngjyrën e xhinseve.
Fërkim agresiv i njollave
Ky është një gabim i madh, sepse në vendet e fërkimit, përveç njollës do të zhduket edhe ngjyra. Në vend të kësaj, hiqni njollat butësisht me një produkt të veçantë ose një përzierje të bërë në shtëpi.
I vendosni në një varëse rrobash
Nëse dëshironi të ruajnë formën e tyre, pasi t’i keni larë dhe tharë, palosni dhe vendosini në dollap. Shmangni vendosjen e tyre në varëse, sepse pesha e tyre e shoqëruar me gravitetin, do t’i zgjasë, duke ndryshuar kështu formën e tyre.
Mos e pastroni KURRË kuzhinën me këtë detergjent, mund të shkaktojë kancer të mushkërivePastrimi i shtëpisë është një proces sa i thjeshtë, aq edhe i vështirë. Përveç lodhjes fizike, jo gjithmonë është e lehtë të gjesh produktet larëse të duhura. Kjo është arsyeja që shpeshherë disa zonja zgjedhin të përdorin të njëjtin detergjent për funksione të ndryshme. Një prej tyre është zbardhuesi i rrobave, i njohur për efektin e tij të menjëhershëm mbi veshje. Ky produkt përdoret gjerësisht, por shpeshherë në mënyrë të gabuar duke rrezikuar seriozisht shëndetin.
Përdorimi i tij në kuzhinë ka tërhequr vëmendjen e Occupational Safety and Health Administration duke ndaluar kategorikisht përdorimin e tij në ambiente specifike, siç është p.sh kuzhina.
Zakonisht zbardhuesin e përdorim të hequr mykun, njollat në dysheme dhe pllakat e banakut, por ky produkt është një ndër më të rrezikshmit pasi ka efekte gërryese dhe krijon irritim për sytë, lëkurën dhe traktin e frymëmarrjes. Por nuk mjafton me kaq, zbardhuesi dëmton mushkëritë dhe ekzofagun duke sjellë kancer të tyre.
Edhe kur e holloni në ujë, efekti i tij gërryes është i fuqishëm aq sa të shkaktojë djegie dhe acarim. Zbardhuesi bëhet dyfish i rrezikshëm kur kombinohet me uthull molle, lëng limoni dhe produkte të tjera me përmbajtje acide duke sjellë vapë toksike të emetuar në ajër që mund të rezultojë fatale në disa raste.
Paralajmëron Facebook: Kujdes! Këto aplikacione vjedhin të dhënat tuajaMeta ka paralajmëruar miliona përdorues të Facebook-ut, se informacionet për llogaritë e tyre mund të jenë kompromentuar nga ana e aplikacioneve të jashtme që shkarkohen në dyqanet e Google dhe Apple.
Në raportin më të fundit, hetuesit e sigurisë të kompanisë Meta kanë identifikuar mbi 400 aplikacione të rrezikshme, të dizajnuar të vjedhin kredencialet e llogarive të përdoruesve të Facebookut.
Aplikacionet janë të dizajnuar “për argëtime dhe të dobishme”, siç janë programet për fotografi, aplikacione për kamera, servisët VPN, horoskop dhe për fitnes.
Aplikacionet shpesh nga përdoruesi kërkojnë që të kyçen në llogarinë e tyre në Facebook, para se të kyçen në funksionet e premtuara.
Megjithatë, kjo është vetëm një prej metodave të vjedhjes së informacioneve të përdoruesve të Facebookut, përkatësisht fjalëkalimeve.
Plagosi me thikë në fyt të riun, arrestohet menjëherë 54-vjeçari në ElbasanPolicia e Elbasanit ka zbuluar detaje nga plagosja që ndodhi pasditen e sotme në lagjen “28 Nëntori” të qytetit, ku një 21-vjeçar u plagos me thikë teksa u godit në pjesën e fytit.
Uniformat Blu gjithashtu sqarojnë se brenda pak minutash është bërë i mundur arrestimi i autorit të sulmit me thikë ndaj të riut Fabjo Shubeja.
Ndërkohë, i lënduari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi P. R. 54 vjeç, banues në Elbasan, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. Sh., 21 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.
Autori i dyshuar, shtetasi P. R. është lokalizuar dhe kapur brenda pak minutash, pas ngjarjes. Aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Tragjike/ Përmbyset varka me 14 persona, gruaja shtatzënë dhe dy turistët nxirren të pajetëTre persona kanë humbur jetën pasi një varkë prej druri u përmbys në qytetin verior polak të Gdansk.
Zyrtarët deklaruan se varka mendohet të përmbysur për shkak të valëve të krijuara nga një rimorkiator aty pranë. Gjithsej në bord ishin katërmbëdhjetë persona, ndërsa deri më tani janë shënuar tre viktima.
Një 60-vjeçar u shpall i vdekur në vendngjarje dhe dy të tjerë humbën jetën më pas në spital. Sipas BBC në mes të viktimave ishte një grua shtatzënë, por ende nuk janë dhënë më shumë detaje.
Më shumë se 20 zjarrfikës, njësi kërkim-shpëtimi dhe roje kufitare u përfshinë në operacionin për gjetjen e personave të tjerë. Kryetarja e bashkisë së Gdanskut, Aleksandra Dulkiewicz e përshkroi incidentin si një “tragjedi të madhe”.
Varkat si ajo që u përmbys janë zakonisht rreth nëntë metra të gjata dhe mund të marrin deri në 12 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Ato janë kopje të një anijeje polake të njohur në shekullin e 18-të e përdorur për transportimin e mallrave poshtë lumit.
Tom Cruise do të bëhet aktori i parë që xhiron një film në hapësirëTom Cruise ka dëshmuar përtej asnjë dyshimi se mund të bëjë gjithçka për industrinë e filmit, nga “marifetet” deri te fluturimi me helikopter.
Aktori 60-vjeçar, i cili shënoi edhe një herë një sukses të madh me vazhdimin e “Top Gun”, bashkëpunoi me regjisorin Doug Lyman për një projekt të ri, në… hapësirë!
Aktori filloi përgatitjen e projektit në fjalë pak para pandemisë Covid-19. Sipas New York Post, ai dhe regjisori kontaktuan me Universal Filmed Entertainment Group (UFEG) për të paraqitur idenë e tyre për një raketë që do ta dërgonte aktorin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Unë mendoj se Tom Cruise është personi ideal për të çuar botën në hapësirë ,” thotë presidentja e UFEG Donna Langley, duke shtuar: “Ky është plani. Ne kemi një projekt të madh me Tomin. Ne do të sjellim një raketë në stacionin hapësinor.
Ajo madje zbuloi se pjesa më e madhe e filmit do të xhirohet në Tokë. Megjithatë, aksioni arrin kulmin kur personazhi i Cruise do të duhet të ngjitet në hapësirë.
“Ai po shkon në hapësirë për të shpëtuar botën. Do të ishte mirë nëse Tom Cruise do të bëhej civili i parë që do të bënte një shëtitje hapësinore jashtë stacionit hapësinor” , thotë ajo.
Nëse projekti miratohet përfundimisht, Tom Cruise do të jetë ylli i parë i filmit që xhiron një film në hapësirë.
E njihni vogëlushen në foto? Sot është një nga moderatoret më të përfolura të momentitModeratorja shumë e dashur nga publiku, Einxhel Shkira i ka dhënë mundësinë fansave të saj në Instagram, të bëjnë pyetjet që dëshirojnë.
Mirëpo, dikush i ka kërkuar një foto nga fëmijëria dhe ajo nuk ka nguruar ta postoj. Einxhel shfaqet e qeshur mes luleve dhe duket se tiparet i ruan ende në ditët e sotme, edhe pse vitet kanë kaluar.
Një skandal ka përfshirë policinë në Brazil, pas publikimit të një video-kasete ku dy efektivë, shfaqen nën shoqërinë e një aktoreje filmash për të rritur, ndërsa janë me uniformë dhe në detyrë.
Pamjet nga klipi tregojnë yllin e filmave për të rritur, e njohur si Patricia Alves, ose Patty UPP, e shtrirë në sediljen e pasme të një makine policie, e veshur vetëm me të brendshme, raporton “Daily Star”.
Pamjet komprometuese dolën në dritë pasi ish e dashura e njërit prej oficerëve të përfshirë zbuloi një video në telefonin e tij në fund të muajit të kaluar. Në video Alves shihet duke pozuar gjysmë nudo me një armë dhe një orë të shtrenjtë të mbështetur në trupin e saj, dhe pranë saj shihet ajo që duket si një distinktiv i këmishës së policisë.
Në fotot dhe videon e prodhuar nga vetë efektivët, agjentët me uniformë shfaqen duke bërë seks me gruan. Një tjetër foto e tregon atë të veshur me një këmishë të ngjashme me atë që kanë veshur policët nën uniformën e tyre.
Alves thuhet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dy oficerë të paidentifikuar ndërsa ata ishin në detyrë me Njësinë e Pacifikimit të Policisë (UPP) në Lins de Vasconcelos, Rio de Janeiro.