Aplikacion
Sipas një sondazhi, 83% e ukrainasve do të donin që vendi i tyre të anëtarësohej në NATO.
Sondazhi i 2,000 të anketuarve nga Rating Group u krye pasi Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi të premten se Ukraina kishte paraqitur një aplikim të shpejtë për t’u anëtarësuar në NATO.
Grupi i Vlerësimit tha se përqindja e atyre që mbështesin anëtarësimin në NATO ishte më e larta e regjistruar ndonjëherë nga një sondazh në Ukrainë. Vetëm 4% thanë se do të votonin kundër anëtarësimit në bllok dhe 9% thanë se nuk do të votonin.
Në të kundërt, në nëntor, 55% shprehën mbështetje për anëtarësimin në bllok, duke treguar se sa ashpër ka ndryshuar opinioni publik për çështjen e NATO-s që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Rusia prej vitesh e ka kundërshtuar fuqishëm zgjerimin e aleancës, të cilën e konsideron si një kërcënim sigurie dhe armiqësore.
Sondazhi i ri tregoi se mbështetja për anëtarësimin në NATO ishte rritur shtatë pikë përqindje që nga qershori, sipas Reuters.
Mbretëresha e Danimarkës: Më vjen keq që i hoqa titujt princërorë nipërve të miMbretëresha e Danimarkës Margarita ka shprehur keqardhje për kthesën e ngjarjeve pas vendimit të saj për të hequr titujt princëror për nipërit e saj , fëmijët e djalit të saj të dytë.
“Si nënë dhe gjyshe, e nënvlerësova se sa do të prekej djali im i dytë dhe familja e tij. Vendimi kishte implikime të mëdha dhe më vjen keq për këtë”, tha ajo në një deklaratë në lidhje me lëvizjen që shkaktoi bujë në familjen mbretërore daneze .
Të mërkurën e kaluar, Margarita njoftoi se katër fëmijët e Princit Joachim, 23-vjeçari Nikolai dhe 20-vjeçari Felix (nga martesa e tij e parë), Henrik 13-vjeçar dhe Athena 10-vjeçare, nuk do të quhen princa prej 1 janarit .
Ata do të ruajnë vetëm titullin “Comte de Montbessa”, që mban emrin e gjyshit të tyre me origjinë franceze, bashkëshortit mbretëror Henrik, i cili gjashtë muaj para vdekjes shkaktoi skandal duke deklaruar se nuk donte të varrosej me Mbretëreshën.
Henri, i cili vuante nga çmenduria në fund të jetës, kishte shprehur shpesh pakënaqësinë e tij që Margaret nuk i dha titullin mbret.
“Është detyra ime dhe dëshira ime të kujdesem që monarkia të jetë gjithmonë në hap me kohën e saj. Kjo ndonjëherë do të thotë se duhet të merren vendime të vështira dhe gjithmonë do të jetë e vështirë të gjesh momentin e duhur”, vazhdoi njoftimi i Margaret, e cila së fundi ka mbushur gjysmë shekulli në fron.
Sipas pallatit, heqja e titujve nga nipërit e Mbretëreshës u bë për t’u dhënë atyre më shumë liri për të krijuar jetën e tyre sipas dëshirës.
“Nuk është aspak qesharake të shohësh fëmijët e tu të trajtohen kështu ,” tha Princi Joachim javën e kaluar. Në një intervistë që ka dhënë të shtunën ai madje tha se “për fat të keq” nuk ka asnjë lajm nga nëna e tij, as nga vëllai i tij, princi i kurorës Frederick.
“Shpresoj që tani si familje do të gjejmë një mënyrë për ta kapërcyer këtë situatë”, tha mbretëresha të hënën.
Këto janë 5 ndryshimet e mëdha që po përgatit “WhatsApp”Drejtuesit e WhatsApp janë duke punuar për të sjellë 5 ndryshime të rëndësishme në aplikacion dhe këto tashmë janë në fazë testimi.
Aplikacioni ka nisur testimet e ndryshimeve të rëndësishme në versionin e tij Beta dhe ato mund të aktivizohen në një periudhë jo të largët.
WhatsApp do të sjellë disa ndryshime, të cilat do ta bëjnë shumë më të lehtë përdorimin e këtij aplikacioni në përditshmërinë tuaj.
Një nga ndryshimet kryesore është mundësia për të krijuar një link thirrjeje. Nëpërmjet linkut mund t’i bashkoheni thirrjes në çdo kohë..
Mundësia për të mos u dukur kur jeni online.
Një veçori e cila të lejon të krijosh dhe të shpërndash “polle” në grupet e komunikimit.
Edhe kamera e vetë WhatApp do të ndryshojë në mënyrën sesi i filmon videot.
Nëse keni përzgjedhur opsionin e mesazheve që zhduken, WhatsApp do të sjellë mundësinë për t’i ruajtur një pjesë të tyre.
Shkon në 88 numri i viktimave nga uragani Ian në FloridaShkon në 88 numri i viktimave të shkaktuara nga uragani Ian në Florida. Këtë e bën të ditur CNN duke cituar burime zyrtare.
Ndërkohë po shtohen polemika kundër autoriteteve të qarkut Lee, ku kanë ndodhur më shumë se gjysma e vdekjeve, për vonesën me të cilën do të kishin urdhëruar evakuimin e banorëve pavarësisht alarmit.
Guvernatori i shtetit Ron DeSantis mbrojti vendimin e zyrtarëve për të lëshuar urdhrin e evakuimit të martën, që është më pak se 24 orë përpara se uragani të godiste tokën dhe një ditë pasi disa qarqe fqinje urdhëruan banorët e tyre të largoheshin menjëherë.
Rama: Do godasim me dronë turq, koha është e paparashikueshmeKryeministri Edi Rama deklaroi se dronët e blerë nga Turqia, mund të përdoren edhe për goditje, në rast se do të jetë e nevojshme.
Në një intervistë për emisionin “Now’ në Euronews Albania, Rama u shpreh se koha që jetojmë është e paparashikueshme.
“Fillimisht do blejmë tre, pastaj tre të tjerë. Na duhet për gjithçka. Na duhen për luftën kundër krimit, për mbrojtjen e mjedisit, zjarret, bujqësinë, ndërtimet pa leje, për ruajtjen e gjithë burimeve. Na duhen edhe në rast se do të jetë nevoja, edhe për goditje. Koha që jetojmë është e paparashikueshme, tanimë”, theksoi kreu i qeverisë.
“Byraktar Diha” dhe “Bayraktar TB2” janë 2 modelet e dronëve që pritet të marrë Shqipëria. I pari shërben për përdorim civil, është super-inteligjent, i ndërtuar dhe specializuar për misione zbulimi.
Ky dron ka aftësi të lëvizë me shpejtësi 80 kilometra në orë, të komandohet në një distancë deri në 150 kilometra, të qëndrojë në ajër në lartësi të mëdha për disa orë dhe të përcjellë pamje me rezolucion të lartë në kohë reale.
Rama: E pamundur të pastrohen para te kullat, janë të gjitha në lupëKryeministri Edi Rama, deklaroi se vetëm te kullat që janë ndërtuar në Tiranë nuk pastrohen para.
Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, Rama tha se është e pamundur që të pastrohen para te kullat pasi të gjitha bëhen me transaksione bankare.
“Pikërisht te kullat nuk pastrohen para. Është e pamundur të pastrohen para te kullat, sepse janë të gjitha transaksione bankare. Të gjitha kullat e Tiranës kanë njerëz me emër dhe mbiemër që janë realizuesit e tyre. Janë njerëz të sipërmarrjes që hyjnë te taksapaguesit më të mëdhenj të Shqipërisë. Të gjitha kullat e Tiranës bëhen në toka private”- tha kreu i qeverisë.
Rama ndër të tjera nënvizoi: Të gjitha kullat janë në lupë. Çdo transaksion që bëhet shkon nëpërmjet Drejtorisë së Pastrimit të Parasë.
Rama i përgjigjet Kim: Refuzoj gjuhën e përdorur, po krijohet mjegull për kriminelëtKryeministri, Edi Rama ka refuzuar të japë një përgjigje në lidhje me deklaratën e bërë pak ditë më parë nga ana e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila u shpreh se udhëheqësit duhet të zgjedhin se kush e ka në dorë këtë vend, qytetarët apo kriminelët dhe se paratë e pista bëhen pallate e resorte turistike.
Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, Rama u shpreh se nuk mund të hidhet baltë për 99% të shqiptarëve, për faktin se 1% është e lidhur me botën e krimit.
“E para, unë e refuzoj kategorikisht këtë gjuhë që udhëheqësit duhet të zgjedhin kush duhet ta qeverisë këtë vend, qytetarët apo kriminelët. Për sa më takon, si udhëheqës i këtij vendi, e kam bërë zgjedhjen me kohë. E kam bërë zgjedhjen kur kam dalë kundër regjimit komunist, e kam bërë zgjedhjen kur kam hyrë në politikën shqiptare dhe e bëj zgjedhjen time çdo ditë, nuk kam asnjë dilemë për këtë.
Nga ana tjetër, të akuzosh unblock, nuk ndihmon fare qytetarët, nuk ndihmon fare luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave, por përkundrazi, krijon një mjegull të madhe ku të vetmit përfitues janë kriminelët dhe pastruesit e parave. Për 1% të shqiptarëve që janë të lidhur me botën e krimit, nuk mund të hidhet baltë mbi 99% të tyre, as jashtë dhe as brenda”, theksoi ai.
Rama: Ndërkombëtarët nuk janë kundër amnistisë fiskale“Ne s’kemi kundër asnjë institucion ndërkombëtar dhe asnjë partner ndërkombëtar.”
Kështu u shpreh kryeministri, Edi Rama në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, në lidhje me projektligjin për amnistinë fiskale.
Sipas tij, ndërkombëtarët kanë rezervat e tyre, por nuk janë shprehur kundër.
” Asnjë nuk është kundër, të gjithë kanë rezervat e tyre. Janë dy gjëra të ndryshme. Ne jemi duke diskutuar me ta dhe ata kur ulen në tavolinë me ne, nuk thonë që ne jemi kundër, nuk diskutojmë dhe po ikim. Ata ulen në tavolinë me ne dhe thonë kemi këto rezerva, janë çështje të natyrës teknike.
Ne mundohemi të adresojmë ato rezervat e tyre. Unë e kam thënë shumë qartë, ne jemi gati të adresojmë të gjitha rezervat, por nuk do pranojmë kurrë një kundërshtim, që Shqipëria, shqiptarët nuk e bëjnë dot prej krimit”, theksoi ai.
Rama për Erdoganin: Nuk jep dot urdhra në ShqipëriKryeministri, Edi Rama deklaroi se presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan nuk ka ndikuar në vendimin e qeverisë për mbylljen e kolegjit dhe kopshtit turk, teksa shtoi se ai nuk mund të japë urdhra në një vend sovran.
Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, Rama u shpreh se Erdogan ka bërë një kërkesë dhe në rastet konkrete, është vepruar sipas ligjeve në vend.
“Këtu në Shqipëri ka shumë institucione që i përkasin të gjithë këtij zinxhiri. Presidenti Erdogan nuk ka dhënë asnjë urdhër dhe nuk jep asnjë urdhër. Nuk e jep dot në një vend sovran. Nuk është urdhër, por një kërkesë, historike.
Nga ana tjetër, ka qenë një kërkesë që është bërë gjithmonë dhe ne ndërkohë, kemi vepruar sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Nuk kemi vepruar sipas opinioneve apo spekulimeve që bëhen këtu, por si pas ligjeve të Republikës së Shqipërisë”, theksoi ai.
Rama: Arsyet që mund t’i rikthehemi fashës së çmimeve të energjisëKryeministri Edi Rama, ka treguar arsyet që mund t’i rikthehemi sërish fashës së çmimeve të energjisë.
Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, Rama theksoi se në momentin që konsumi i energjisë kalon përtej një niveli të caktuar atëherë nevoja për subvencionim rritet, e për pasojë është e nevojshme t’i rikthehemi dhe fashës së çmimeve.
“Ne kemi bërë të gjitha analizat dhe konsultimet e nevojshme. Duke marrë parasysh se në të gjitha rastet çmimi i energjisë që shkon te familjarët dhe te bizneset e vogla është i subvencionuar, e kemi shumë të qartë se çka duhet të bëjmë ne për ta subvencionuar. Në momentin kur konsumi kalon përtej një niveli të caktuar dhe nevoja për subvencionim rritet atëherë është e nevojshme që t’i rikthehemi fashës.
Nuk është një shpikje e jona, Kosova fashën 800 KW e ka prej kohësh. Kjo është një çështje që lidhet me domosdoshmërinë për kursim dhe domosdoshmërinë për të balancuar nga njëra anë nevojën për t’i ndenjur pranë të gjitha familjeve me domosdoshmërinë që kush konsumon më shumë duhet të paguajë më shumë”- tha Rama.