zoom

Day ArchiveSa lekë ka mbledhur në dasmën me Shkëlzenin? Rrëfehet Armina Mevlani

Pas dasmës me Shkëlzen Berishën, Armina Mevlani e ftuar në ‘Goca dhe Gra’ ka treguar detaje nga ceremonia duke u ndalur edhe tek paratë.

E ngacmuar nga gazetaret në studio se dasma I ka nxjerrë paratë, Armina tha se ende s’i ka hapur zarfet.

“Kanë kalua vetëm tri ditë dhe unë s’ka arritur akoma…Mir që duhen hapur avash-avash edhe dhuratat por nuk më latë kohë. Dasma të dielën të hënën mora veten. Sot e mërkurë në emision kur do t’i kisha bërë. Zarfet i kishim rregulluar të ishin në një kuti në hyrje. Ka pasur shumë forma bashkëpunimi. Tani e nxori veten…”, tha ajo.

Përplasen dy avionë pasagjerësh në aeroport në Angli

Përplasen dy avionë pasagjerësh ndërkohë që po lëviznin në pistë në aeroportin Heathrow në Londër. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme ndërkohë që besohet se aeroplani i Korean Air 777 ‘përplasi’ një avion të Icelandair 767.

Mënyra se si ndodhi aksidenti në fillim ishte e paqartë, por mediat angleze kanë raportuar se dy avionët janë goditur në zonën e krahëve, por incidenti nuk raportohet të jetë i rëndë.

Avioni i Korean Air do të nisej nga Londra në orën 19:35 për në Seul, Kore.

“Jam i sigurt se ‘gërvishtëm’ një avion tjetër. Na është thënë se do të kthehemi në gate për shkak të një problemi teknik. Por kjo ishte 15 minuta më parë dhe ne ende nuk kemi lëvizur”, shkroi në Twitter një nga pasagjerët.

Në vend të përrallës “Ali Baba me 40 hajdutë”
Rreth 10-11 vite me pare per Shqiperine filloi nje ere e re ne futboll. Per merite padyshim te trajnerit DeBiasi, ekipet kombetare te Shqiperise hapen dyert per shume djem te talentuar qe po “mbinin” ne kampionatet e Europes.
Perveç djemve te Kosoves shume prej te cileve kishim vite qe i mohonim, ne horizont u shfaqen edhe ata te emigracionit nga Shqiperia tashme te rritur dhe trajnuar ne vende elite te futbollit Europian.
Me kujtohet qe ne neper media atehere kam thene i ngazelluar dhe sigurisht me naivitet qe futbolli shqiptar ka nje te ardhme te garantuar. Se se paku 15-20 vitet e ardhshem ekipeve tona kombetare s’do t’i mungojne asnjehere lojtaret e talentuar dhe alternativat cilesore per çdo pozicion.
Sidomos optimist ne ate kontekst te bente puna qe kishte filluar trajneri De Biasi. Jo sepse nuk kishim patur me pare trajnere profesionalisht cilesore. Perkundrazi.
Por sepse ai fillloi te kristalizoje elementet e pare te nje shkolle shqiptare te futbollit kombetar te mbeshtetur dhe pershtatur sipas psikollogjise, tipollogjise se futbollisteve tane dhe sipas karakteristikave te grupit dhe te individit shqiptar.
Besoj qe opinioni nuk ka harruar se paku perpjekjet e tij per te krijuar frymen e nevojeshme ne skuader por edhe tek publiku gje qe na mungon aqe shume sot.
Gjeste te tilla si letrat e hapura drejtuar lojtareve, promovimi i “Xhamadani vija-vija” ne rolin e nje “himni” te dyte te kombetares si dhe mjaft veprime te tjera te benin te mendoje se ai njeri kishte nje plan dhe per here te pare dikush ne FSHF e dinte se ç’po bente dhe se ku do shkonte ekipi kombetar.
Po nuk qe e thene qe endrra te vazhdonte. Me sa duket “Haxhi Qamilizmi” nuk paska qene vetem nje ngjarje e veçuar ne historine tone por nje mallkim qe po na ndjek kembe pas kembe. Dhe fati i keq e paska dashur qe “Haxhi Qamilet” te bejne fole edhe ne futboll.
De Biasin e larguam. Ai duhet te ikte sepse guxoi te mendoje se suksesi i Europianit te Frances ishte i tij. Çfare mosmirenjohesi?! E hoqem qafe me marifet dhe u kthyem te bejme ajme “business as usual”.
Perzgjodhem per strateg te kombetares nje aspirant-trajner te cilit i dhame stolin e Shqiperise ku duhet te perpiqej me te gjitha forcat qe te behej trajner.
Dhe ai ja doli qe ne shume pak kohe te zhbente çfare kishte bere “mosmirenjohesi” ne kater vjet dhe nisi menjehere nga puna “ndertimtare”.
Per kete i dhame ne dispozicion tre, kater apo pese kompeticione (kush doli ti numeroje xhanem?!) te cilat i quajtem periudha testimi per ndertimin e skuadres se ardheshme.
Kuptohet qe kjo mori disa vite kohe por ishte pjese e strategjise shume te “studjuar” te ndertimit te nje super skuadre, tip Milan i kohes Sacchi.
Dhe na erdhi shume çudi kur kuptuam qe aspiranti jo vetem qe nuk e mbante mend si ndertohej nje Milan tip Sacchi po ai malukat nuk dinte as ç’te bente me copat e kombetares qe kishte ç’montuar.
Atehere, ne filozofine e kenges “Dashurine e pare dhurova per te njohur nje njeri”, vendosem ta heqim qafe dhe te nisemi per nje fillim te ri, me nje strategji te re. “Bom gabim o Bab. Milani tip Sacchi nuk behet dot pa treshen hollandeze” Keshtu qe vendosem te synojme nje Napoli tip Reya.
Dhe u nisem prape per udhe. Sakrifikuam prape disa vite dhe disa kompeticione. Ne po plakemi por ama femijet tane do te gezojne nje ekip kombetar fantastik.
Sepse kesaj radhe nuk ka shans qe trajneri te kete harruar si behet nje Napoli tip Reya. Jo per gje po sepse e kemi zgjedhur qe trainer te jete vete i madhi Reya.
Ne fakt ca njerez disi te ditur te tipit Ferguson apo Wenger qe ashtu si Reya u plaken ne futboll kane thene se qe te ndertosh nje ekip kombetar eshte nje pune krejt tjeter nga ajo e te ndertuarit te nje ekipi klubi.
Per vehten e tyre ata refuzuan shume oferta fantastike per te drejtuar skuadra te medha kombetare. Po ne nuk e kishim lexuar ate liber. E ku na lene punet te lexojme xhanem!!
Dhe per dreq ndodhi qe i madhi Reya u ngaterrua diku rruges dhe nuk arriti dot ne “kasabah”. Po ç’na bere keshtu?! Je dhe burre i vjeter! Epo paske qene trajner koti pra! Ç’do bejme tani? Ndoshta edhe Napolin tip Reya s’e ndertojme dot.
Nuk kemi lojtare per ate nivel. Mbase duhet te ndertojme nje Breschia tip Mazzone?! Si thua ti o Bab?! Pyesni nje here a eshte mire me shendet Mazzone?! Sa leke do me ardh te ne ai? Dhe historia vazhdon …
Nuk mund te rrihet pa qeshur po ne fakt eshte per te qare. Eshte tashme e sigurte qe “Haxhi Qamilizmi” ne FSHF i humbi Shqiperise rastin e arte qe nderkohe te kishim ndertuar nje skuader se paku te rangut te mesem, me profil te veçante, qe ta donim dhe ta mbeshtesnim te gjithe ne humbje e fitore.
Po kjo nuk eshte me e keqja. Une kam frike se 10 vjeçari qe shkoi nuk i vjen me Shqiperise.
Ai ishte momenti yne i arte ne futboll. Ate fryme e ngrine tek e preken me gishta te pista dhe ndoshta s’do te mund ta rikthejme me kurre.
Kam frike se tani e tutje do shohim thjesht nje rutine me lojtare qe vijne dhe ikin, me ulje ngritje sipas rastit dhe aq, asgje me shume.
Gjynah dhe turp! Per te ditur çfare eshte “Haxhi Qamilizmi” nuk ka nevoje te shkoni ne muze. Shkoni ne FSHF.
Të gjithë duan “kokën” e Reja-s, por Rei Manaj del kundër

Edi Reja është në qendër të vëmendjes këtë periudhë. Trajneri i Shqipërisë u afrua në pankinë për të dërguar kuqezinjtë drejt rrugës së suksesit, por rezultatet po tregojnë krejt të kundërtën.

Të shumtë janë ata që janë të pakënaqur me punën e “timonierit” italian, por ka nga ata që vijojnë ta mbështestin. Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruan: “Je më e miri”.

“E la pa ndjenja”/ E shkuara e errët e truprojës së princit Harry, tentoi të mbyste gruan e tij…

Teksa princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markel janë rikthyer në SHBA pas funeralit të Mbretëreshës Elizabeth, vëmendjen duket se e ka tërhequr truproja i tyre dhe kjo, për një arsye.

Sipas mediave të huasja, thuhet se ai është një ish-polic i MET, i cili ka tentuar të mbysë gruan e tij derisa e la atë pa ndjenja.

Pere Daobry, i cili punoi për MET Police për 12 vjet, u dënua për sulmin ndaj ish- gruas së tij, gjithashtu kolege, Sarah Jay.

Ai u fotografua me Meghan dhe Harry teksa ata u larguan nga Frogmore Cottage në Ëindsor në fillim të këtij muaji për në London Euston. Truproja u pa duke qëndruar pranë një Range Rover në pritje ndërsa çifti u ftu në makinë në 5 shtator.

Nuk është e qartë nëse shërbimet e Daobry janë paguar nga Sussexes, të cilët janë të përfshirë në një mosmarrëveshje të vazhdueshme me qeverinë për sigurinë e tyre, apo nëse ata janë vënë në dijeni për të kaluarën e tij të zymtë.

Por emërimi i tij ka të ngjarë të shkaktojë polemika pasi Meghan është një aktiviste e fortë për të drejtat e grave.

Ajo diskuton rregullisht abuzimin në familje dhe fondacioni Archeëell i çiftit vitin e kaluar i bëri bamirësi për dhunën në familje.

Një burim i tha Mail Online : “Kur mendoni se sa e sinqertë është Meghan për çështjet e grave, është mjaft e mahnitshme që është punësuar një truprojë me atë lloj sfondi.

“Gruaja e tij Sarah kaloi një kohë vërtet traumatike me të dhe jam i sigurt se nëse Meghan dhe Harry do ta dinin historinë e plotë, nuk do të ishin aspak rehat që ai të punësohej si truproja e tyre”- treguan burimet.

“Pere e trajtoi Sarën në mënyrë të tmerrshme dhe asaj iu desh të ikte nga dritarja dy herë për t’u larguar prej tij. Unë me të vërtetë nuk mendoj se Harry dhe Meghan do të donin që dikush si ai t’i ruante.”- theksuan më pas.

Daobry filloi të dhunonte Sarën në 2015 pasi ajo i sugjeroi të shkonte në palestër për t’u qetësuar pas një grindjeje. Ai tentoi ta mbyste atë derisa ajo ra pa ndjenja duke e lënë atë vetëm disa sekonda larg vdekjes. Sarah u zgjua dhe gjeti Daobry-n në telefon në 999 duke u thënë atyre: “Po, u përpoqa ta mbytja”

Ai u kursye nga burgu në vitin 2016 pasi magjistratët thanë se ai thërriti menjëherë urgjencën. Sarah më vonë rrëfeu të gjithë historinë:

“Kam vuajtur nga duart e këtij të çmenduri për dy vjet. Jam e shkatërruar që ai nuk është pas hekurave. Ai e meriton të jetë.

“Për çdo njeri që ta bëjë këtë është e tmerrshme – për një polic të bëjë atë që ka bërë është e egër. Ai për pak më vrau mua. Gjithçka që mori ishte një ‘shuplakë’ të lehtë. Çfarë pengesë është kjo për burrat e tjerë?”

Ajo më parë i tha gjykatës se si marrëdhëniet ishin acaruar rreth gjashtë muaj para tmerrit me Daobry që të largohej për në Australi.

Por ai u kthye në shtëpinë e çiftit në Thorpe-le-Soken, Essex, kur u kthye në Angli.

Duke kujtuar kalvarin, ajo tha: “Kur ai u kthye, nuk ishte më i njëjti person.I thashë që nuk e doja dhe nuk e njoha si personin me të cilin u martova. Ai po zemërohej dhe u ngrit nga shtrati dhe shkoi në fund të dhomës dhe po shqetësohej shumë dhe më kujtohet që tha: ‘Shko në palestër’. Ai po më bërtiste dhe erdhi drejt meje rreth shtratit dhe unë po largohesha u përpoqa të ikja. Ai më kapi dhe nuk e di nëse më shtyu apo rashë, por gjëja tjetër që mbaj mend ishte që ndodhesha midis shtratit dhe murit”.

 

EMRAT/ “Kafe ose në komisariat”, Policia e Shtetit përjashton policët që u kërkuan para qytetarëve

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me denoncimin e dy punonjësve të policisë për shpërdorim detyre, pas pamjeve filmike të transmetuara nga emisioni investigativ ‘Stop’.

Policia sqaron se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar përjashtimin përfundimtar nga radhët e Policisë së Shtetit, të dy punonjësve të Patrullës së Përgjithshme, inspektorëve Shamet Kuqo dhe Elton Gjedia.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur menjëherë hetimin e thelluar disiplinor, për shkelje të rëndë disiplinore, ndaj specialistit të Seksionit të Patrullës së Përgjithshme, Nënkomisar A. K., si dhe ndaj shefit të Seksionit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Komisariatin e Policisë Nr. 6, Komisar V. I.

Njëkohësisht, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal në lidhje me këtë rast.

Reagim i Policisë së Shtetit

Menjëherë pas transmetimit të pamjeve filmike, në emisionin investigativ “STOP”, ku u shfaqën dy punonjës policie të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në shpërdorim të plotë të detyrës dhe në shkelje të hapur të etikës dhe të komunikimit, duke i marrë një shumë parash, me anë të akteve korruptive, drejtuesit të një automjeti që kishte ndaluar në anë të rrugës, në Kashar, sqarojmë opinonin publik se:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar menjëherë përjashtimin përfundimtar nga radhët e Policisë së Shtetit, të dy punonjësve të Patrullës së Përgjithshme, inspektorëve Shamet Kuqo dhe Elton Gjedia.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur menjëherë hetimin e thelluar disiplinor, për shkelje të rëndë disiplinore, ndaj specialistit të Seksionit të Patrullës së Përgjithshme, Nënkomisar A. K., si dhe ndaj shefit të Seksionit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Komisariatin e Policisë Nr. 6, Komisar V. I.

Njëkohësisht, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal në lidhje me këtë rast.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon drejtuesit e emisionit “STOP” dhe inkurajon median dhe qytetarët që të denoncojnë çdo rast të korrupsionit, të abuzimit me detyrën apo shkelje të kodit të etikës dhe sjelljes me qytetarët, duke iu garantuar se është shumë i vendosur për të reaguar me ashpërsinë e ligjit që të largojë nga radhët e Policisë së Shtetit, punonjës të tillë që njollosin emrin dhe uniformën e Policisë së Shtetit.

 

 

Paga maksimale rritet në 149.9 mijë lekë, rriten edhe tatimet

Paralelisht me pagën minimale, nga shtatori do të rritet edhe paga maksimale, e cila do të jetë 149,954, nga 141,134 lekë që është aktualisht.

Tatimet kanë njoftuar se duke filluar nga periudha Shtator 2022, paga bazë minimale mujore, në shkallë vendi për punonjësit, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik apo fizik, vendas apo i huaj, është 34,000 lekë. (VKM nr. 604, datë 14.09.2022)

Për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, paga bruto mujore, do të jetë:

  1. Jo më pak se sa paga minimale mujore, e barabartë me 34,000 (tridhjetë e katër mijë) lekë dhe deri në 149,954 (njëqind e dyzetë e nëntë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e katër) lekë, për personat e punësuar;
  2. Jo më pak se paga minimale, e barabartë me 34,000 (tridhjetë e katër mijë)lekë dhe sipas përcaktimit të vetë personit, deri në 149,954 (njëqind e dyzetë e nëntë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e katër) lekë, për personat e vetëpunësuar;
  3. E barabartë me pagën minimale mujore prej 34,000 (tridhjetë e katër mijë) lekë, për punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuari punon e bashkëjeton ligjërisht.

Gjithashtu, për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimit shëndetësor, paga mujore do të jetë:

  1. Jo më pak se sa paga minimale mujore në shkallë vendi, prej 34,000 (tridhjetë e katër mijë) lekë dhe deri në shumën e pagës bruto, sipas deklaratës së listëpagesës, për personat e punësuar;
  2. Sa dyfishi i pagës minimale në shkallë vendi, prej 68,000 (gjashtëdhjetë e tetë mijë) lekë, për personat e vetëpunësuar dhe punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuari punon e bashkëjeton.

 

Rritja e pagave, ja sa lekë përfiton çdo kategori nga vendimi i qeverisë

Qeveria miratoi sot vendimin për rritjen e pagave për një sërë kategrish, duke filluar nga policët, punonjësit e Gardës së Republikës, zjarrfikësit dhe administratës.

Rritjet variojnë nga 7 deri në 15 për qind, ndërsa qeveria ka publikuar edhe tabelën me rritjen konkrete në lekë që përfitojnë secila kategori.

 

Paga minimale

Rritet përsëri paga minimale, nga 32 mijë lekë në 34 mijë lekë.

Përfitojnë në total 34 mijë punonjës.

 

Pagat në sektorin publik

Rritje e pagës me 7%.

Nga vendimi i qeverisë përmes paketës së re të rezistenës sociale, përfitojnë  41 mijë punonjës.

– Policia e Shtetit: +5,560 Lekë/Muaj për 10,800 punonjës.

– Policia e Burgjeve : +10,548 Lekë/Muaj për 3,600 punonjës.

– Administrata: +5,000 Lekë/Muaj për 20 mijë punonjës.

Doktoresha “ekzotike” burgoset 6 vjet në Mianmar prej fotove sensuale

Një ish-doktoreshë është dënuar me gjashtë vjet burg në Mianmar për “dëmtim të kulturës e dinjitetit” me fotot e saj erotike në rrjetet me pagesë.

Nang Mwe San, modele dhe ish-mjeke, u dënua javës që shkoi nga autoritetet ushtarake në vend.

Ajo u shpall fajtore për përdorimin e rrjetit në shpërndarjen e fotove e videove në këmbim të pagesës, duke shkelur kështu seksionin 33 të ligjit vendas për Transaksionet elektronike.

Zonja San jeton në qytezën Yangon, në veri të Dagon ku është në fuqi ligji ushtarak, dhe njerëzit që kryejnë krime gjykohen në gjykatat ushtarake.

Modelja është dërguar tashmë në burgun e Insein, nga më të mëdhenjtë në Mianmar, ku mbahen dhe të burgosurit politike, sipas britanikes Daily Mail.

Për arsye të ngjashme San ka humbur dhe liçencën e saj mjekësore në 2019 teksa postonte foto erotike të vetes në rrjetet sociale, megjithë disa paralajëmrime që kishte marrë nga autoritetet atje.

Madje ajo postonte dhe imazhe të vetes në një protestë anti-ushtarake pas grushtit të shtetit në 2021.

San ishte diplomuar si mjeke kur ishte 22 vjeçe, por ndaloi praktikën në 2017 për t’u bërë modele. Edhe kjo iu ndalua në 2019 kur iu komunikua se sjellja e saj ishte kundër traditës burmeze të vendit

Sulm bërthamor, kibernetik apo ndërprerje e…?/ Perëndimi presin në ankth lëvizjen e Putinit

Udhëheqësit perëndimorë po përgatiten për një përshkallëzim masiv të Kremlinit në luftën kundër Ukrainës pasi qytetarët amerikanë po tërhiqen urgjentisht nga Rusia.

Ata kanë frikë se presidenti rus Vladimir Putin po përgatitet për një sulm brenda Ukrainës ose një sulm kundër interesave perëndimore si kabllot e komunikimit detar dhe lufta kibernetike.

Spiunët në Britaninë e Madhe dhe Amerikë besojnë se ka shumë “informacione të besueshme” që Putini po përgatitet të përshkallëzojë situatën në përpjekje për ta kthyer luftën në favor të Rusisë.

Ambasada amerikane në Moskë ka paralajmëruar të gjithë qytetarët që të largohen menjëherë nga Rusia me çdo mjet të nevojshëm dhe tha se shtetësia e dyfishtë nuk do të respektohet nga zyrtarët e Putinit.

Putin synon të pushtojë të katër rajonet e kontestuara pas zgjedhjeve të tij të rreme në Ukrainën lindore, por po i mbarojnë opsionet ushtarake në luftën e tij të dështuar.

Një skenar i mundshëm është një sulm taktik bërthamor në perëndim të katër rajoneve të Kherson, Donetsk, Luhansk dhe Zaporizhzhia, duke krijuar një zonë të vdekur nga rrezatimi për të ndaluar kundërsulmin e Ukrainës.

Por është e mundur që Putini të ketë përdorur mobilizimin e tij të diskutueshëm të trupave prej 300,000 rezervistësh të trajnuar keq si një shpërqendrim për të shtyrë Perëndimin të përqendrohet në Ukrainë.

Çarjet masive në tubacionet e gazit Nord 1 dhe Nord 2 në Detin Baltik mund të kenë qenë një tregues më i madh i lëvizjes së tij të radhës për të provuar dhe për të ndikuar kundër mbështetjes perëndimore për Kievin.

Burimet thonë se dy rrjedhjet masive pranë ishullit danez të Bornholm ishin ndoshta rezultat i spiunazhit rus të kryer nga flota sekrete e nëndetëseve të Moskës.