zoom

Day ArchiveI përmendi Dubain, Ermal Mamaqi dhe Arta Nitaj “përballen” në emision: Pse të djeg miza?

Në rrjetet sociale u bë virale një video e Ermal Mamaqit me komentet që ai bëri për Arta Nitajn gjatë natës së parë të “Dance with me”, ku janë respektivisht anëtar jurie dhe konkurrente.

Aktori risolli në vëmendje skandalin e bujshëm “Dubai Porta Potty”, duke aluduar se Arta është pjesë e tij, gjë që solli shumë komente në rrjet, nisur edhe nga vetë reagimi i modeles.

Modelja ka folur gjatë klipit të saj në lidhje me situatën dhe theksoi se nuk është prekur aspak nga kjo gjë. Modelja shtoi se Ermali e bëri këtë deklaratë për klikime.

“Nuk e kuptoj përse duhet që të bjeri në nivelin e komentuesve të Facebook-ut apo Instagramit”- u shpreh konkurrentja duke thumbuar aktorin.

Në puntatën e sotme, Ermali “u sqarua” për deklaratën e bërë duke shkëmbyer batuta me moderatoren Alketa Vejsiu dhe duke “ia hedhur fajin” portaleve për interpretimin e situatës.

Nga ana tjetër Arta, e cila buzëqeshi fillimisht por u tha se qau në prapaskenë, u shpreh se “nuk bëhet nami që përmendet Dubai”, teksa iu drejtua Ermalit duke i thënë që “mund të thotë ç’të dojë.”

Biseda:

Ermali: Do e shpenzoj kohën time për një sqarim për ato tituj që pashë që mendoj se Arta deri diku mund të jetë prekur, por nuk më pëlqeu që është prekur. Me një sqarim që bëmë pak më përpara, besoj se u sqaruam dhe do më pëlqente që atë gjë të ma kishe thënë te ajo darka që hëngrëm te “Padami” direkt pas puntatës së kaluar që ishim të gjithë bashkë, megjithatë po bëj një sqarim për të gjithë portalet ose gjithë njerëzit që u shqetësuan nga ajo fjalë që thashë unë, Dubai. Dubai miq ka shumë miza. Ke qenë në Dubai ti Alketa?

Alketa: Kam qenë disa herë.

Ermal: Edhe unë kam qenë, edhe me gruan time kam qenë, mamin tim do e çoj më vonë. Atje ka miza që kur ne përdorim fjalën Dubai këto mizat ngrihen dhe prekin ca njerëz. Dhe disa nga këta njerëzit që nuk e pëlqejnë Dubain, digjen nga këto miza. Edhe ne kemi shprehjen tonë popullore: Pse të djeg miza? Por në këtë rast nuk do ta përdor shprehjen tonë popullore për asnjërin nga ne këtu sepse nuk ka pse të na djegë miza. E përdor për të gjitha ato portalet që u dogjën nga kjo fjalë. Nuk keni pse t’ju djegë miza.

Pas shakave mes Mamaqit e Vejsiut, Arta Nitaj shtoi komentin e saj ndaj sqarimit të Ermalit.

Arta: Për Ermalin kam një fjalë. Nuk e mora aq keq sa u interpretua në çdo portal, madje kam parë edhe që Arta qau. Jo Ermal, nuk kam qarë, madje kemi qeshur në darkë sepse u kënaqa shumë që ishte nata e parë dhe ju nuk e dini, por ne u kënaqëm shumë atë natë që ishte nata e hapjes.

Ermali: Prandaj edhe unë e sqarova për të gjithë portalet që le t’ju djegë miza kujt t’i djegë.

Arta: Jo, thjesht nuk bëhet nami që përmendet si fjalë, por nga nata e parë, si me thënë, shumë e pritën por unë s’e prita. Kështu qe netëve të tjera, thuaj ç’të duash se për këtë jemi.

Në natën e parë të spektalit, Arta realizoi performancën e saj së bashku me balerinin shoqërues, për të dëgjuar më pas komentet e jurisë së përbërë nga Klaudia Pepa, Ilir Shaqiri dhe Ermal Mamaqi. Ky i fundit u bë viral në rrjetet sociale me një koment të tij, që pasohet nga reagime nga moderatorja Alketa Vejsiu dhe vetë Arta Nitaj.

Biseda nisi nga Ermali dhe vijoi si më poshtë:

Ermali: Doja të dija si ta bëjmë edhe ne trupin si Arta.

Alketa: Duhet të shkosh në Brazil.

Ermali: Brazil apo Dubai?

Alketa: Po me Dubain ç’kishe tani?

Ndërkohë, në atë moment Arta e ka marrë me sportivitet komentin e Ermalit dhe ka qeshur duke mos bërë asnjë reagim tjetër.

Por duket se në prapaskenë gjendja e saj nuk ka qenë e mirë. ‘Kryefjala.com’ raportoi se “komentet e anëtarit të jurisë Ermal Mamaqi (që janë pasuar me buzëqeshjen ironike edhe të Alketës) e kanë bërë për të qarë Nitajn në prapaskenat e programit.”

Nuk dihet se për çfarë e ka pasur fjalën saktësisht Ermali, por vlen të përmendet që vetëm disa muaj më parë kudo në rrjet shpërtheu skandali i ‘Dubai Porta Potty’, ku u lakua edhe emri i modeles.

Iconstyle ishte media e parë që solli në vëmendje fenomenin e shëmtuar të “Dubai Porta Potty”. Prostitucioni dhe eskortat ishin vetëm maja e ajsbergut që diheshin në heshtje nga shqiptarët. Skandali në fakt ishte me i thellë dhe i neveritshëm pasi këto vajza të famshme dhe influencuese përdoreshin si “tualete humane” nga persona të pasur në Dubai. Pas publikimit të videos të famshme nga një infulencere pati mjaft akuza ndaj disa vajzave shqiptare të ekranit dhe disa prej tyre madje u detyruan të bënin postime sqaruese në rrjetet sociale ku shprehën se nuk kishin të bënin asgjë me këto fenomen.

Ndërkohë Arta Nitaj nuk ka bërë asnjë reagim konkret as në lidhje me “Dubai Porta Potty” dhe as në lidhje me skandalin me Youtuber-in britanik.

VIDEO/ “Kaos” pranë stadiumit Wembley, tifozët gjermanë sherr me anglezët pak para ndeshjes

Huliganët anglezë janë shumë të njohur në botën e futbollit për kaosin dhe dhunën që shkaktojnë.

Kjo ka ndodhur dhe ditën e sotme përpara klasikes së kombëtareve, Angli-Gjermani, ndeshje e vlefshme për Ligën e kombeve, e cila luhet në stadiumin Wembley.

Mediat angleze raportojnë se lokalet pranë stadiumit janë sulmuar nga grupimet huligane të tifozëve, duke u përplasur me ata Gjermani dhe duke shkaktuar panik. Në videot që qarkullojnë në internet shfaqen skena të dhunshme ndërsa tifozët “shfryjnë” inatin e rezultateve të dobëta të përfaqësueses së tyre.

Anglia ka bërë paraqitje të dobëta, teksa në grupin 3 të ligës A ndodhet në vend të fundit. Edhe Gjermania nuk ka bërë paraqitje të mira, teksa e fundit ishte humbja kundër Hungarisë.

 

Janë në një lidhje? Zbulohet se çfarë i bëri bashkë Era Istrefin dhe Don Xhonin

Disa ditë më parë një video e dy artistëve kosovarë, Era Istrefit dhe Don Xhonit, pu shpërnda me shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale.

Dy artistat shihen pas një makine të ndaluar në rrugë duke biseduar me njëri-tjetrin dhe më pas përqafohen. Thuhej se dyshja u takuan gjatë orëve të vona në Prishtinë.

Pas shumë aludimeve, artistët më në fund kanë zbuluar arsyen e takimit të tyre. Për herë te parë Era dhe Don Xhoni do të sjellin një bashkëpunim muzikor të cilën do e publikojnë më datë 29 shtator.

Kujtojmë se Don Xhoni i dha fund lidhjes me modelen ruse Ariana Lirey, duke bërë bujë të madhe. Lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”. Pas disa akuzave nga Ariana, reagoi gjithashtu edhe reperi i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë. Reperi gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë. Nga ana tjetër modelja ruse iu kundërpërgjigj duke i thënë se do t’i binte maska e djalit të mirë. Disa ditë më vonë ish-i i Don Xhonit, reagoi sërish në ‘story’ dhe u shpreh se u nda me reperin pasi janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e ka marrë ajo.

Nga ana tjetër Era Istrefi, e cila është shumë e rezervuar sa i përket jetës personale, u pyet disa kohë më parë nëse është në një lidhje.

“E urrej të përgjigjem me po ose jo, por nuk jam në një lidhje, jam single”- tha Era Istrefi, duke u ngacmuar përsëri nga Romeo, i cili tha: “Mos është e komplikuar, prandaj nuk përgjigjesh dot me po ose jo?”

Por këngëtarja e mohoi duke thënë: “Nuk është e komplikuar, përfundimisht nuk jam në një marrëdhënie.”

Kujtojmë se në mediat rozë, vitin e kaluar u përhapën lajmet se këngëtarja kishte nisur lidhje dashurie me djalin e një biznesmeni shqiptar. Sipas raportimeve Era Istrefi ishte parë në disa ambiente në Tiranë nën shoqërinë e partnerit ndërsa po qëndronte në jug në resortin ku jeton i dashuri. Ndërkohë rreth këtyre thashethemeve nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e Era Istrefit.

VIDEO | Anglia barazon ndeshjen e çmendur me Gjermaninë, por bie në Ligën B, Italia avancon

Grupi 3 i Ligës A të Ligës së Kombeve përfundoi në mënyrë spektakolare.

Supersfida mes Anglisë dhe Gjermanisë u mbyll në barazim 3-3.

Në Wembley, lojtarët e Southgate u duk sikur gjetën një rikthim të bujshëm:

Gündoğan zhbllokoi takimin me penallti në minutën e 52′ dhe më pas Havertz (67′) firmosi për 0-2.

Me këtë rezultat u krijua ideja se përgundoi gjithçka, por vendasit e përmbysin lojën me Shaw (72′), Mount (75′) dhe Kane nga pika e bardhë e penalltisë (83′).

Gjithsesi festa nuk zgjat shumë sepse Ende Havertz në minutën e 87′, shmang humbjen për ekipin e Flick.

Në ndeshjen tjetër Itali mundi 2-0 Humgarinë dhe mori kryesimin e grupit 3 me 11 pikë, ndërsa Anglia e fundit bie në Ligën B. /zoom.al/

Analiza e VOA: Si i fitoi zgjedhjet në Itali një parti me rrënjë neofashiste?

Partia Vëllezërit e Italisë ka marrë numrin më të madh të votave në zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën të dielën. Kjo forcë politike i ka rrënjët tek Lëvizja Social Italiane, një parti neofashiste krijuar pas Luftës së Dytë Botërore. Giorgia Meloni arriti t’i shndërrojë Vëllezërit e Italisë, nga një grup periferik i ekstremit të djathtë, në partinë më të madhe të vendit. Ajo pritet të drejtojë qeverinë e parë të udhëhequr nga e djathta ekstreme italiane që nga Lufta e Dytë Botërore, si dhe të bëhet kryeministrja e parë grua e Italisë.

Partia Vëllezërit e Italisë, një forcë politike që fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e përgjithshme, i ka rrënjët tek Lëvizja Social Italiane, një lëvizje neofashiste e pas Luftës së Dytë Botërore. Duke ruajtur simbolin më të fuqishëm të saj, flakën trengjyrëshe, Giorgia Meloni arriti të shndërrojë Vëllezërit e Italisë, nga një grup periferik i ekstremit të djathtë, në partinë më të madhe të Italisë.

Pas një shekulli që prej marshimit të Benito Musolinit në Romë, në vitin 1922, që shënoi ardhjen në pushtet të diktatorit fashist, zonja Meloni është gati të drejtojë qeverinë e parë të udhëhequr nga ekstremi i djathtë që nga Lufta e Dytë Botërore, duke u bërë gjithashtu edhe kryeministrja e parë grua e Italisë.

Postfashizmi në Itali

Lëvizja Social Italiane, u themelua në vitin 1946 nga Giorgio Almirante, i cili shërbente si shef kabineti në qeverinë e fundit të Benito Musolinit. Ajo tërhoqi në radhët e saj simpatizantë dhe zyrtarë fashistë, bazuar në rolin e Italisë në luftë, fillimisht si aleate me nazistët e më pas kur vendi u çlirua nga forcat aleate.

Gjatë gjithë viteve 1950-1980, Lëvizja Social Italiane mbeti një parti e vogël e krahut të djathtë, duke marrë vota me përqindje njëshifrore. Por historiani Paul Ginsborg vë në dukje se mbijetesa e brishtë ndër dekada që prej përfundimit të luftës “ka shërbyer si kujtesë e vazhdueshme e tërheqjes së fuqishme që autoritarizmi dhe nacionalizmi ka ushtruar në mënyrë të vazhduar tek studentët nga jugu, të varfrit në zonat urbane e tek klasa e mesme dhe e varfër (italiane)”.

Vitet 1990 sollën një ndryshim nën drejtimin e Gianfranco Fini-t, një ndjekës i Giorgio Almirante-s, por që projektoi një fytyrë të re, të moderuar të së djathtës italiane. Kur zoti Fini kandidoi për kryebashkiak të Romës në vitin 1993, ai arriti të sigurojë 46.9% të votave, jo mjaftueshëm për të fituar, por mjaftueshëm për ta shndërruar atë në faktor. Brenda një viti, zoti Fini e riemërtoi partinë nga Lëvizja Social Italiane, në Aleanca Kombëtare.

Pikërisht në këto vite Giorgia Meloni, e cila u rrit vetëm nga e ëma në një lagje të klasës punëtore në Romë, iu bashkua, fillimisht degës së të rinjve të Lëvizjes Social Italiane dhe më pas drejtoi degën e rinisë së Aleancës Kombëtare të Gianfranco Fini-t.

A do të thotë kjo që Giorgia Meloni është një neofashiste?

Gianfranco Fini përndiqej nga rrënjët neofashiste të lëvizjes dhe nga një koment i tij se Benito Musolini ishte “burri më i madh i shtetit” i shekullit të 20-të. Ai e hodhi poshtë këtë deklaratë dhe në vitin 2003 vizitoi memorialin e Holokaustit Yad Vashem në Izrael. Atje ai foli mbi ligjet racore të Italisë, të cilat kufizonin të drejtat e hebrenjve, duke i quajtur si pjesë e “të keqes së padiskutueshme” të luftës.

Zonja Meloni, gjithashtu, e cila kishte lavdëruar Benito Musolinin në rininë e saj, vizitoi Yad Vashem në vitin 2009, periudhë gjatë së cilës shërbente si ministre në qeverinë e fundit të Silvio Berlusconit. Në autobiografinë e saj të vitit 2021 me titullin “Unë jam Giorgia”, ajo e përshkroi përvojën si dëshmi të asaj se si “një gjenocid ndodh hap pas hapi, e pak nga pak”. Gjatë fushatës, zonja Meloni u detyrua të përballet me këtë çështje, pasi demokratët paralajmëruan se ajo përfaqësonte një rrezik për demokracinë.

“E djathta italiane ia ka dorëzuar fashizmin historisë, prej dekadash tashmë, duke dënuar pamëdyshje shtypjen e demokracisë dhe ligjet poshtëruese anti-hebreje”, shprehej ajo në një video të fushatës.

Si u shfaqën Vëllezërit e Italisë?

Zonja Meloni, e cila mburret me rrënjët e saj si militante e Lëvizjes Social Italiane, ka thënë se shkëndija e parë e krijimit të Vëllezërve të Italisë erdhi pas dorëheqjes së zotit Berlusconi nga posti i kryeministrit në vitin 2011, detyruar nga kriza financiare për shkak të borxhit në rritje të Italisë dhe problemet e tij ligjore.

Zonja Meloni refuzoi të mbështeste Mario Montin, i cili u ngarkua nga presidenti i Italisë për të formuar një qeveri teknokratësh për të garantuar stabilitetin e tregjeve financiare ndërkombëtare. Ajo ishte kundër asaj që e shihte si trysni e jashtme nga kryeqytetet evropiane për të diktuar politikën e brendshme italiane.

Zonja Meloni bashkëthemeloi partinë në vitin 2012, duke e emërtuar atë bazuar tek fjalët e para të himnit kombëtar italian. “Një parti e re, për një traditë të vjetër” shkruante ajo.

Vëllezërit e Italisë do të merrnin vetëm rezultate njëshifrore në dekadën e parë që nga themelimi. Zgjedhjet për Parlamentin Evropian në 2019 i dhanë Vëllëzërve të Italisë 6.4% të votave, një shifër që siç thotë zonja Meloni, “ndryshoi gjithçka”.

Si udhëheqëse e partisë së vetme në opozitë gjatë qeverisë së unitetit kombëtar të Mario Draghit në vitet 2021-2022, popullariteti i saj u rrit, duke arritur që në zgjedhjet e së dielës të sigurojë 26% të votave.

Sigla e partisë

Partia ka në qendër të siglës së saj flakën në ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe të gjelbër të Lëvizjes Social Italiane, që mbeti edhe kur lëvizja ndroi emrin në Aleanca Kombëtare. Ndonëse më pak e dukshme sesa një tufë shkopinjsh me një teh të prehtë, symboli kryesor i Partisë Nacional Fashiste të Benito Musolinit, flaka trengjyrëshe është megjithatë një imazh i fuqishëm që lidh partinë aktuale, me të kaluarën e saj.

“Siglat politike janë një formë reklamimi dhe nuk ndryshojnë nga ato që kanë në qendër konsumatorët”, thotë profesori i Universitetit Rutgers, T. Corey Brennan.

Zoti Brennan kujton se kur Giorgio Almirante mbajti fjalimin përmbyllës të fushatës së partisë Lëvizja Social Italiane, në zgjedhjet e vitit 1948, në ato që njihen si Shkallët Spanjolle të Romës, ai vendosi simbolin e partisë, flakën, në majë të obeliskut dhe e ndriçoi atë me prozhektorë.

“Të gjithë e kuptuan se Almirante po bënte një thirrje thellësisht emocionale për të mbajtur gjallë frymën e fashizmit”, tha ai.

Si ndihen italianët?

Në përgjithësi, rrënjët neofashiste të partisë duket se janë më shqetësuese jashtë vendit, sesa brenda tij. Por disa historianë e shohin amnezinë historike dhe rehatinë e përgjithshme të italianëve që jetojnë me reliket e fashizmit, si dëshmi se Italia kurrë nuk e hodhi poshtë Partinë Fashiste dhe Benito Musolinin në të njëjtën mënyrë sikurse Gjermania hodhi poshtë nacionalsocializmin dhe Adolf Hitlerin.

Ndërsa Gjermania kaloi përmes një procesi të gjatë dhe të dhimbshëm duke marrë në konsideratë të kaluarën e saj, italianët, në shumë mënyra, thjesht kanë mbyllur qëllimisht sytë ndaj saj.

Historiani David Kertzer i Universitetit Brown vëren se ka 67 institute për studimin e rezistencës ndaj fashizmit në Itali dhe praktikisht asnjë qendër për studimin e fashizmit italian.

Përveç kësaj, arkitektura dhe monumentet e epokës së Benito Musolinit janë kudo, nga lagjja EUR në Romën jugore tek qendra e trajnimit për lojrat olimpike në lumin Tiber, me obeliskun e saj që ende mban emrin e tij (Musolinit).

Kushtetuta italiane e ndalon rithemelimin e partisë fashiste, por zoti Brennan thotë se grupet e ekstremit të djathtë vazhdojnë të shpalosin përshëndetje fashiste e të pranojnë simbolet e tyre.

“Nuk ka vështirësi për të ndeshur në shenja”, thotë zoti Brennan në një intervistë telefonike. “Pothuajse një e katërta e të gjithë kapakëve të pusetave në Romë, kanë simbole të partisë fashiste”.

A do të thotë kjo se italianët mbështesin fashizmin?

Nëse e marrim të mirëqenë se historia është një udhërrëfyes, ajo që nuk ka ndryshuar në zgjedhjet e fundit politike në këtë vend është se italianët votojnë për ndryshim, me një dëshirë për diçka të re, që në dukje kapërcen ideologjinë tradicionale thotë Nathalie Tocci, drejtore e Institutit të Çështjeve Ndërkombëtare me qendër në Romë.

Zonja Tocci thotë se popullariteti i Vëllezërve të Italisë në vitin 2022 ishte dëshmi e kësaj lëvizjeje “të fortë”, që lidhet më shumë me pakënaqësitë e italianëve sesa me ndonjë rritje të ndjenjës neofashiste apo ekstremit të djathtë në vend.

“Arsyeja kryesore se pse një pjesë e madhe e tyre, le të themi 25 apo 30% votuan për këtë parti, është thjesht sepse ata (Vëllezërit e Italisë) janë të rinjtë e terrenit politik”, thotë ajo.

Zonja Meloni flet ende me nderim për Lëvizjes Social Italiane të Giorgio Almirante-s, megjithëse ajo e ndryshon retorikën e saj për t’iu përshtatur audiencës.

Këtë verë, duke folur me një spanjishte të përfekte, në një tubim të partisë spanjolle të djathtë Vox ajo u shpreh me tone të forta duke thënë: “Po familjes natyrale. Jo lobit LGBT. Po identitetit seksual dhe jo ideologjisë gjinore”.

Por në Itali, gjatë fushatë, toni i saj ishte shumë më i moderuar. Zonja Meloni bëri thirrje për unitet në fjalimin e saj të së hënës ku shpalli fitoren.

“Italia na zgjodhi ne. Ne nuk do ta tradhtojmë atë, siç nuk e kemi bërë kurrë”, tha ajo./VOA

Foto/ Meloni publikon mesazhin e së bijës 6-vjeçare: Mami jam shumë e lumtur për ty…

Georgia Meloni do të jetë kryeministrja e re e Italisë, pasi koalicioni i saj i djathtë fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të Italisë.

Ajo ka postuar në rrjetet sociale mesazhin që ka marrë nga vajza e saj 6-vjeçare, me të cilën ka treguar gëzimin, për faktin se partia që drejton nëna e saj ishte e para në zgjedhje.

“E dashur mami! Jam shumë e lumtur që fitove. Të dua shumë”, thuhet në postimin e saj në Facebook dhe citon mesazhin e shkruar me dorë të së bijës.

Në Itali, për herë të parë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore erdhi në pushtet një parti që po konsiderohet pa të drejtë fashiste e naziste.

Artan Hoxha-policisë: Mos bëni “skema” me arrestimin e mjekëve, gjeni personat e humbur

Gazetari Artan Hoxha e cilëson një show të panevojshëm arrestimin e mjekut F.M dhe u bën thirrje organeve të drejtësisë e policisë, që të zbulojnë se çfarë ka ndodhur me fatin e “mbretit të lotove.”

Sipas gazetarit investigativ kjo është një çështje që do përgjigje, pasi ka shumë rëndësi edhe për opinionin publik për shkak të statusit si biznesmen që kishte Martinaj.

Sakaq, Hoxha zbuloi në studion e ABC-së se një person tjetër me kombësi shqiptare i cili banonte në Ekuador është zhdukur.

Artan Hoxha: Edhe nëse e gjejnë, edhe nëse nuk e gjejnë autoritet duhet të komunikojnë. Është një rast që ka shumë interes për shkak të pozicionit që ai ka pasur si biznesmen. A e keni parë se çfarë bën policia apo Prokuroria kur arreston ndonjë hallexhi? E patë se çfarë i bënë atij mjekut atje? Edhe sikur të kishte dalë nga një transplant organesh Shqipëria ka një mungesë shumë të madhe të mjekëve reanimatorë. Nuk bëhet operacioni. Ti ndiqe, provoje që ka bërë korrupsion por mos bëj skema të tilla.

Nëse ti çon njerëz të armatosur me maska, me kamera, për të nxjerrë një mjek. Në fund të fundit ku do shkonte ai mjeku. Nga ana tjetër bën spekulime duke përdorur gjithë entorazhin që ke në media se po fajësohesh për një gjë që se ke bërë. Zotëri ka humbur një person. Ku është? Ka humbur dhe një person tjetër, nuk është bërë zhurmë deri tani.

Më duhet pak kohë të verifikoj. Është një personazh i cili mendohet që ka humbur në Ekuador. Është shqiptar dhe ngjarja është e freskët. Kam bërë verifikimet e mundshme dhe jam interesuar. Ky person ka qenë në Ekuador për herë të fundit, ka hyrë në Shqipëri, është larguar nga Shqipëria dhe nuk ka më informacion. Dihet që ky ka ndërprerë çdo kontakt dhe është zhdukur.

Kjo ngjarje do se s’bën një përgjigje. Vonesa e kësaj përgjigje dhe duke pritur që të ndodhin ngjarje të tjera që ta mbulojnë këtë, nuk do gjejmë kurrë përgjigje. Kur Prokuroria dhe Gjykata nuk ka bërë drejtësi çfarë ndodh? Ndodh ajo që ndodhi në Shkodër ku u vra një 19 vjeçar.

Protesta dhe greva! Paloka “paralajmëron”: Do zhvillojmë shumë shpejt takime me qytetarët

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, deklaroi pas mbledhjes së këtij Këshilli se kanë diskutuar për aksionin opozitar dhe qëndrimet që duhet të mbajë Partia Demokratike.

Edi Paloka deklaroi se kanë rënë dakord që sa më shpejt të organizohen protesta ndërsa bëri me dije se aksioni opozitar do të jetë i shumëllojshëm teksa përmendi edhe grevat.

Sa i përket një date konkrete për nisjen e protestave, Paloka u shpreh se fillimisht duhet të organizohen disa aktivitete dhe të ketë rezultat nga aksioni që do ndërmarrin.

“Diskutuam për qëndrimet që duhet të mbajë Partia Demokratike dhe u ra në dakordësi që sa më shpejt duhet të organizohen jo vetëm protesta, por një shumëllojshmëri aktesh dhe aksionesh opozitare përfshirë grevat e dy grupimeve të mëdha në Shqipëri duke filluar nga sindikatat që funksionojnë në Shqipëri me gjithë grupimet si mësuesit, infermierët, që kanë probleme dhe janë në syrin e ciklonit të keqqeverisjes me qëllim që aksioni opozitar të ketë shumllojshmëri verpimesh, greva, protesta qytetare dhe aktivitete të tjera me takime kokë më kokë me qytetarë. Të shtunën do diskutohet rregullorja e primareve dhe çështje të tjera jashtë rendit të ditës që do duan të diskutojnë anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së”-tha Paloka.

Artan Hoxha: Si e prishi Ervis Martinaj takimin elektoral të Ramës

Ndërkohë që as policia dhe as prokuroria nuk japin detaje në lidhje me fatin e Ervis Martinajt, gazetari Artan Hoxha tha në Abc Live se autoritetet shqiptare duhet të merren me zbardhjen e të zhdukurve apo të krimeve të rënda dhe jo të bëjnë spektakël duke arrestuar mjekë live.

Ndërkohë, Hoxha foli edhe për një rast kur Ervis Martinaj i ka prishur një takim elektoral Ramës në Lezhë, për të cilin sipas tij kryeministri foli pasi u kthye nga andej.

“Një takim elektoral i kryeministrit në qarkun e Lezhës është sabotuar nga Ervis Martinaj dhe njerëzit e këtij të fundit. Kur u kthye, Rama foli për këtë incident duke theksuar se në ato makina që u kishin prishur takimin elektoral ishte drejtori i lojërave të fatit. Madje Rama shtoi: Ne dimë edhe targat, me të cilat lëvizni. Këto nuk i di regjimi, por i di patronazhimi”, tha Hoxha.

Paralajmërimi shqetësues i sizmologut grek: Një tërmet i fuqishëm pritet shumë pranë Shqipërisë

Shqipëria është në një zonë sizmike, teksa ndër vite janë regjistruar tërmete të forta që kanë shkatërruar qindra banesa e kanë marrë qindra jetë njerëzish.

Ndërkohë në mediat greke po qarkullon një paralajmërim shqetësues i sizmologut grek në AUTH Theodoros Tsapanos.

“Probabiliteti që zona e Follorinës të përjetojë një tërmet me magnitudë 6.0, 6.5 ose 6.6 R në 100 vitet e ardhshme është përkatësisht 69%, 30% dhe 25%”, tha ndër të tjera profesori.

Pas tërmetit të 9 janarit 2022 me magnitudë M=5.4, zona e Follorinës iu nënshtrua programit kërkimor “analiza dhe evidentimi i rrezikut lokal sizmik në zonën e Bashkisë Follorinë”.

Tërmeti dhe qindra mikrotërmetet që u regjistruan kishin një thellësi të vogël, nga 6 km deri në maksimum 20 km, ndërsa thellësia nga e ka origjinën tërmeti kryesor ka qenë 8 km.

Zona e Follorinës është shumë afër me Shqipërinë dhe u studiua nga sizmiologët me Departamentin e Gjeofizikës dhe Gjeologjisë të Universitetit Aristoteli të Selanikut.

Tsapanos deklaroi se ka një shans 59.58% për një tërmet me magnitudë 6.0 deri në vitin 2030, dhe se probabiliteti që rajoni të prodhojë një tërmet me magnitudë 6.0, 6.5 ose 6.6 R në 100 vitet e ardhshme është 69%, 30% dhe 25%.