zoom

Day ArchiveVrasja në Shkodër, Artan Hoxha ironizon kreun e Policisë: Me mjekrat, si po shkon brisku?

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar menjëherë pas vrasjes me armë zjarri të 19-vjeçarit Erjon Xhenja, në qytetin e Shkodrës.

Në postimin e tij, Hoxha ironizon kryepolicin Memhmet Rrumbullaku, pas urdhrit që dha sapo mori detyrën, sipas të cilit policët nuk duhet të mbajnë mjekër.

Postimi i Hoxhës:

Respekte nga Ekuadori,…

Por mendjen e kemi në atdhe.

Shkodra nuk te “zhgënjen” kurrë.

Nuk flas për Vllaznine, se ate po e mund dhe Erzeni Shijakut, flas per Kirasin…

Flachscore sapo me njoftoi, se “çunat” e “Rrumbullakosen” skedinen në Kiras të Shkodres…

E paskan luajtur 1-sh….

One shot, one kill….

Me mjekrat, si po shkon brisku???!!!

Planet për zgjerim të familjes, Delinda Disha shpreh dëshirën e madhe!

Aktorja e njohur e humorit, Delinda Disha është shumë e dashur për publikun. Më herët, ajo ndau një moment të trishtë me ndjekësit ku bëri me dije se kishte humbur binjakët e saj.

Por së fundmi ajo i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram

Dikush e pyet se “kur do t’i bëjë një motër Dasantinit”, djalit të saj. Mirëpo, aktorja zbulon edhe planet e saj për zgjerimin e familjes duke shkruar: “Shumë shpejt”

Më herët, Delindën e pyetën ndjekësit për humbjen e binjakëve të saj: “Si e kalove kaq lehtë situatën kur humbe bebushat? Duket sikur çdo gjë shkon shumë mirë”– i shkruan ndjekësi.

Aktorja ka rrëfyer se atë periudhë nuk e ka kaluar mirë. Ajo ka shtuar se dhimbja e humbjes së binjakëve është një dhimbje që jeton me të.

“Nuk e kam kaluar mirë fare vuajta shumë. Është dhimbje që jeton me mua. Ishin 2. Jeta vazhdon kam Dasantinin, Eldon, familjen time, motrat, shumë njerëz që kanë nevojë për mua dhe dashurinë që i fal unë”- shkroi aktorja.

E pyetur nëse Hollywood-i është në planet e saj, aktorja u përgjigj por pa treguar shumë detaje.

19-vjeçari u vra me breshëri plumbash, policia jep detaje mbi atentatin në Shkodër

Policia ka dalë me njoftim zyrtar përe atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas bluve të Shkodrës, 19-vjeçari Etjon Xhenja është qëlluar me breshëri plumbash në lokalin ku po pinte kafe, në bulevardin “Bujar Bishanaku”.

Mësohet se autorët janë larguar me shpejtësi me motorçikletë e cila më pas u gjet e djegur bashkë me një armë zjarri.

Njoftimi zyrtar:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.

Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.

Kushëriri i Taulant Pepës/ Vritet 19-vjeçari në Shkodër, ishte duke pirë kafe në lokal kur u qëllua

Mbrëmja e kësaj të diele ka shënuar një ngjarje kriminale në qytetin e Shkodrës.

Një 19-vjeçar i identifikuar si Erjon Xhenja ka mbetur i vdekur në vend pasi u qëllua me armë teksa ishte duke pirë kafe në një lokal pranë kryqëzimit të Kirasit, në zonën e njohur si ‘Rruga e Gjerë’.

Trupi i viktimës ndodhet ende në brendësi të lokalit. Ende nuk dihet nëse atentati ndaj tij u krye nga 1 apo disa persona, të cilët mund të jenë larguar përmes rrugicave për t’i shpëtuar forcave të policisë.

Menjëherë pas të shtënave me armë, e gjithë zona është e rrethuar nga forcat e policisë ndërsa ka mbërritur edhe grupi hetimor për të mësuar detajet.

Mësohet se Erjon Xhenja është i afërm i Sehar Xhenjës, i cili është në kërkim pasi qëlloi me armë drejt automjetit me të cilin po lëvizte Taulant Pepaj. Kjo ngjarje ka ndodhur në shkurt të vitit 2021.

EMRI/ Kush është i riu që u vra mbrëmjen e sotme në Shkodër

Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasje me armë zjarri në qytetin e Shkodrës mbrëmjen e kësaj të diele. Mësohet se i riu i cili ka mbetur i vdekur është Erjon Xhenjo.

Ndaj Erjon Xhenjos është qëlluar me breshëri plumbash.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë gjetur të paktën 30 plumba. Ngjarja ndodhi në bulevardin ‘Bujar Bishanaku’.

Urimi i Ramës për ditelindjen e Nanos dhe hipokrizia e dy njerëzve që kanë dominuar të majtën

Dy dite me pare ish- kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano festoi 70-vjetorin e lindjes.

Mes shumë urimeve nuk mungoi as ai i kryeministrit Edi Rama, i cili prej 15 vitesh është edhe pasuesi i tij ne krye të Partisë Socialiste.

 “Edhe 100 kryetari ynë dhe vetëm përpara, me shëndet, humor e harmoni në familjen tënde, po edhe me punë të mira e të tjera fitore në këtë familjen e përbashkët politike, që do të ketë gjithnjë nevojë për mbështetjen e këshillat e tua”, thoshte Rama në mesazhin e tij të urimit të bërë publikisht ne rrjetet sociale.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që Rama tregohet kaq miqësor e i afërt me Nanon, pasi prej dy vitesh tashmë ata janë përpjekur që herë pas here të mbështesin njëri tjetrin.

Rama duke treguar se ka nevojë për këshillat e Nanos dhe se takohet me të herë pas here nëpër rezidenca qeveritare dhe ky i fundit duke u bërë thirrje socialistëve që të mbështesin kryeministrin në sfidat elektorale.

Por të gjithë e dinë, të paktën ata që kanë ndjekur zhvillimet politike të 25 viteve të fundit, se marrëdhënia e tyre nuk është vërtetë ajo që përpiqen të tregojnë sot dy prej figurave që kanë dominuar të majtën në gjithë historinë e saj pluraliste në Shqipëri.  

Akuzat

Ata janë dy nga personazhet që asnjëherë nuk e kanë pëlyqer njeri-tjetrin, madje në momente të caktuara kanë qenë edhe kundërshtarët më të mëdhenj politike.

Lufta mes tyre nisi që në momentin që Edi Rama nuk mbështeti Fatos Nanon në betejën e tij brenda Partisë Socialiste me Ilir Metën.

Nano shfrytëzoi lëvizjen e tij për “Katharsis” ku veç Metës sulmoi ashpër edhe Edi Ramën.

Nga ajo lëvizje mbahen mend gjatë deklaratat e Nanos për Ramën se e kishte marrë nga refugjat dhe e kishte bërë ministër e kryetar bashkite.

Edi Rama ka nje problem moral, e kam marrë me thonjë të gjatë e të paprerë si refugjatë nga Parisi dhe e kam bërë pjesë të ekipeve tona qeverisëse”, ka deklaruar Nano në një prej atyre takimeve të zhvilluar në 2001.

“E nxora nga bataku ku ishte dhe shitës ikonash të vjedhura dhe e bëra kryetar të bashkisë më të madhe të Shqipërisë”, është një tjetër deklaratë e Nanos që mbahet mend edhe sot për Edi Ramën.

Lufta mes tyre u bë edhe më e ashpër pas 2005 kur Rama u shfaq si kundërshtari më i madh i Nanos brenda partisë, kjo duke përfituar edhe nga largimi i Ilir Metës i cili kishte krijuar ndërkohë LSI-në.

Edhe pas ardhjes së Ramës në krye të PS-së lufta mes tyre do të vazhdonte, teksa ata nuk do t’i kursesin asnjë lloj fjalori njëri-tjetrit.

Lufta do të qetësohej paksa gjatë viteve 2010-2012 kur Nano u përpoq të bëjë të “mirin” në përpjekje për t’i mbushur mendjen Ramës që ta mbështeste në përpjekjen e tij të disatë për tu bërë president.

“Paqja” mes tyre do të merrete fund në vitin 2012, një ditë pasi Buraj Nishani u zgjodh President i Republikës dhe endrra presidenciale e Nanos do të merrte fund përgjithmonë.

Në një letër publike drejtuar socialistëve Nano do e quante Ramën të keqen më të madhe të socialistëve, ndërsa betohej se do ta largonte nga PS.

“Edi Rama rendi si batakçi nëpër natë me një torbë me ëndrra perverse kryeministrore drejt Gjirit të Lalzit, ku shiti brenda një nate 4 viktimat e 21 janarit, 26 viktimat e Gërdecit, zgjedhjet e 8 majit, zgjedhjet e 2009-ës, grevën e urisë të dhjetëra deputetëve dhe socialistëve, e mijëra e mijëra sakrifica madhore që socialistët e mirë dhe të ndershëm kanë bërë për të. Sot pas 1 viti, me 4 shqiptarë të vrarë dhe të tradhtuar mbi shpinë, Edi Rama kërkon të bëhet Kryeministër, duke i lënë ata në harresë, e duke shmangur garën e Presidentin. Edi Rama nuk e përfaqëson më Partinë Socialiste. Me Fatos Nanon fiton e majta, fitojnë socialistët, fiton edhe Shqipëria”, shkruante Nano në atë letër.

Por si çdo betejë e nisur prej Nanos edhe kjo do të harrohej shpejt dhe ai do të rendte drejt jetës së tij private dhe mbrojtjes së interesave të tij dhe familjarëve të tijë.

Jo vetëm lufta reale në bazën socialiste do të merrte fund, por edhe ai do të “mbyllte” gojën përgjithmonë.

Çfarë ndodhi?

Në fakt të dy proptagonistët e kësaj lufte të gjatë janë të njëjtët, me të njëjta zakone e huqe, por ajo që ndryshoi duket se janë interesat.

Së pari, Nano humbi interesin për politikën aktive dhe vendosi që të bëhej biznesmen dhe nga një kundërshtar të bëhet “mik” me Edi Ramën dhe të përfitojë nga benefitet e pushtetit.

Burime për “Zoom.al” bëjnë të ditur se me firmën e Ramës Nano lejen dhe ka ndërtuar një fshat turistik në një nga zonat më të preferuara në Tiranë, ajo që gjendet pas TEG.

Gjithashtu Rama vendosi që në 2019 të zgjedhë kandidat dhe më pas kryetar bashkie të Kavajës Redjan Kralin që është edhe nipi i Fatos Nanos.

Po ashtu Nano mundi të shpëtojë nga prishja edhe lokalin e djalit të tij që gjendet në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”, ndonëse prej vitesh ngushton në mënyrë brutale rrugën e automjeteve.

Nga ana tjetër Rama arriti të eliminojë një kundërshtar dhe një zë kritik ndaj tij dhe që e përdor sa herë që është përpara zgjedhjeve për të bashkuar socialistët.

Pra me pak fjalë marrëdhënia e tyre është një marrëdhënie e ndërtuar mbi hipokrizi dhe interesa të ulëta personale dhe jo mbi idealet apo interesat e socialistëve siç rëndom përpiqen ta prezantojnë në opinionin public kohët e fundit./Zoom.al

“Tronditet” Shkodra, një person vritet brenda lokalit! Policia rrethon zonën

Një person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e kësaj të diele në Shkodër.

Pamjet nga ku ka ndodhur ngjarja. Siç shihet edhe në pamjet në zonë ndodhet forca policie.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Bujar Bishanaku”, brenda në një lokal ndërsa mësohet se trupi i viktimës ende nuk është nxjerrë nga lokali.

VIDEO/ Vrasje me armë zjarri në Shkodër, pamjet nga vendngjarja

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Shkodër. Raportohet se ka mbetur i vdekur 1 person, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin ‘Bujar Bishanaku’, pranë kryqëzimit të Kirasit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)


Në vendngjarje kanë mbërritur forcat blu për të mësuar detajet e ngjarjes.

Tjetër plagosje në Korçë, detajet e para

Një person i plagosur në këmbë me armë zjarri është paraqitur në spitalin rajonal të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se i plagosuri Romeo Berberi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që rrethanat e ngjarjes mbeten te paqarta.

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, dyshohet një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të diel në Shkodër. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Bujar Bishanaku”.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur informacione të tjera.