Aplikacion
Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare Suela e cila nuk i njihte prindërit e saj biologjikë, ka arritur të flasë me nënën e saj pas 43 vitesh. Për shkak të shëndetit të saj jo të mirë, nëna nuk ishte prezent në emision, por ato kanë folur në telefon ku shkaktuan emocione të forta dhe lot në publik.
Nëna: Faleminderit shumë, nëna ka 43 vite që që e mbaj në shpirt (qan). Falemindeit, Ardit nuk kam mundësi se do kisha ardhur. Jam e sëmurë, jam me aritmi, jam me zemër. Suela ka një vëlla, ka dy motra që e mirëpresin .
Suela Cllini: Ma përshëndetje.
Nëna: Mos qaj biri i nënës, mos jeta ime.
Suela Cllini: Edhe unë të kam pasur gjithmonë në shpirt.
Nëna: O jetë, janë gjurmët e jetës që na copëtuan.
Suela Cllini: Falenderoj Zotin 100 herë që je gjallë sepse më brente kjo brenda shpirtit.
Nëna: Faleminderit bija ime. Do jesh e kënaqur, ke dy motra si drita, ke një vëlla, një ka vdekur. Mos qaj Suela, mos qaj jeta e nënës.
Suela Cllini: Po babi është gjallë?
Nëna: Jo jeta e nënës.
Suela Cllini: Më vjen shumë keq, nuk arrita ta njoh.
Nëna: S’ka gjë është varri, ke edhe vëllain aty, ke dhe babain aty. I kam çuar të dy bashkë. Mos qaj Suela.
FOTOT/ Mosha vetëm një numër…. Valbona Selimllari edhe pse tek të 50-tat duket një yllVitet kalojnë dhe kohë duket se ka ndaluar për Valbona Selimllarin. Ish- Miss Shqipëria në çdo dalje të saj është shfaqur gjithmonë në top formë dhe plot stil. Së fundmi Valbona është parë në koncertin e Rita Orës që u organizua pak ditë më parë në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”.
E buzëqeshur si gjithmonë, ishMissi u shfaq e veshur plot stil dhe ‘comfy’ në të njëjtën kohë, me një kostum të bardhë, me xhaketë dhe pantallona të gjera dhe një kanatiere të zezë. Ajo çka vihet re është se në fytyrën e Valbonës nuk shihet asnjë rrudhë. Tashmë ajo ka hyrë në të 50-tat e saj dhe duket ende si një vajzë e re.
Megjithatë, Valbona e ka zbuluar disa kohë më parë sekretin e ‘bukurisë të përjetshme’ që ajo mban dhe janë padyshim trajtimet e rregullta estetike që kanë bërë të ruajnë freskinë e lëkurës së saj. Sot nënë e tre fëmijëve, ish-missi i parë shqiptar ka bërë karrierë televizive sporadike, pasi ka preferuar të mos ketë angazhime të plota në televizion.
Disa muaj më parë u përfol se ish-Missi do të ishte pjesë e spektaklit të madh “BBVIP2”, por gjatë një interviste ajo i hodhi poshtë këto aludime dhe u shpreh nuk do mund të qëndronte dot në një vend për tre muaj pa fëmijët e saj. “Nuk kam asnjë paragjykim, por nuk mendoj që jam tipi i “BBV”. Nuk qëndroj dot në një vend, tre muaj janë shumë, dhe nuk mund të rri pa fëmijët. Por është një eksperiencë interesante, shumë interesante…”- tha ajo.
Tashmë Valbona do t’i rikthehet ekranit shqiptar pas disa viteve mungesë. Selimllari do të jetë pjesë e jurisë së “Dancing With The Stars” krah Kledi Kadiut. Nga aq sa kemi mundur të mësojmë, ajo ka përgatitur edhe një projekt tjetër, një format me djem e vajza të rinj dhe me gjasa edhe ky emision do të transmetohet në Top Media. Duket se kjo është pika e nisjes së një marrëveshje të re mes Valbonës, që për shumë vite ka qenë pjesë e Klan. Duket se projekti i saj nuk u pranua nga ky televizion, duke e dërguar projektin në zyrat e Top-it ku dhe duket se gjithçka po merr rrugë.
Tuchel me fjalë zemre pas largimit: Chelsea është shtëpia imeChelsea shkarkoi pak ditë më parë trajnerin Tomas Tuchel, për shkak të rezultateve të dobëta. Vetë tekniku gjerman ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku gjen kohë të falenderojë të gjithë për mbështetjen e dhënë gjatë periudhës që qëndroi në pankinën e Bluve të Londrës.
“Ky është një nga komunikimet më të vështira që më është dashur të bëj ndonjëherë dhe që shpresoja të mos e bëja për shumë vite. Jam i shkatërruar që koha ime në Chelsea ka marrë fund. Ky është një klub ku jam ndjerë si në shtëpinë time, si profesionalisht ashtu edhe personalisht. Faleminderit shumë të gjithë stafit, lojtarëve dhe tifozëve që më bënë të ndihem i mirëpritur që në fillim.
Krenaria dhe gëzimi që ndjeva duke ndihmuar ekipin të fitojë Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube do të qëndrojnë me mua përgjithmonë. Jam i nderuar që kam qenë pjesë e historisë së këtij klubi dhe kujtimet e 19 muajve të fundit do të kenë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time” – Tha ai.
Çfarë po ndodh me shëndetin e Mbretit Charles III, gishta të skuqur dhe të fryrëMbreti Charles III i cili mori fronin pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II, është në qendër të medias botërore.
Pas ngjitjes në fron, mediat janë fokusuar tek monarku i ri i Britanisë së Madhe, të cilit i janë vënë re duar të skuqua dhe të fryrë, duke ngritur dyshime mbi shëndetin e tij. Kujtojmë që Charles është 73-vjeç.
Mendimi i mjekut: Dy shkaqe të zakonshme
Për të hedhur dritë mbi këtë histori, një mjek, Dr. Gareth Nye, pedagog i lartë në Universitetin e Chester, shpjegoi për Daily Star shkaqet e mundshme të anomalisë Charles III dhe cilat janë rreziqet për shëndetin e tij. Profesori shpjegoi se ka disa kushte që mund të çojnë në ënjtje të gishtërinjve, por se disa kanë më shumë gjasa se të tjerat në lidhje me mbretin. Këto përfshijnë edemën ose mbajtjen e lëngjeve. Dr Nye shpjegoi: “Edemë është një gjendje në të cilën trupi fillon të mbajë lëngje në gjymtyrë, normalisht në këmbë dhe kyçe, por edhe në gishta, duke i shkaktuar ato të fryhen”. Edema është një gjendje e zakonshme dhe prek kryesisht njerëzit mbi 65 vjeç, pasi aftësia për të kontrolluar lëngjet është e kufizuar.
Artriti
Një tjetër shkak i mundshëm, sipas Dr. Nye, mund të jetë artriti: “Një gjendje tjetër e zakonshme në mbi të 60-at. Ai shpesh prek tre zona kryesore të dorës: nyjen e gishtit të madh ose të dy nyjet e gishtërinjve, të cilët bëhen të ngurtë, të lënduar dhe të fryrë. Edhe pse medikamentet mund të ndihmojnë me dhimbjen, ënjtja mund të mbetet”, shpjegoi ai.
Gjendja shëndetësore e mbretit Charles
Krahas këtyre dy hipotezave mjaft të zakonshme, Dr. Nye përfshin të tjera më specifike: “Shkaqet e pazakonta mund të përfshijnë një dietë të pasur me kripë që çon në mbajtjen e lëngjeve. Disa medikamente gjithashtu mund të shkaktojnë ënjtje si një efekt anësor, të tilla si ilaçet për presionin e gjakut ose medikamentet steroide.’ Por pavarësisht këtyre mundësive, Dr Nye shpejtoi të sqaronte se kjo nuk është një shenjë e një problemi serioz shëndetësor për mbretin e ri të Mbretërisë së Bashkuar. Ai përfundoi: “Sigurisht që nuk ka probleme të menjëhershme shëndetësore që mund të gjurmohen tek gishtat e fryrë dhe ka shumë të ngjarë të jetë një shenjë e moshës”.
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, disa të plagosurNjë aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë.
Sipas policisë në vendin e quajtur “Kthesa e Kabashit” janë përfshirë në aksident rrugor automjetet tip “Audi”, “Volkswagen” dhe “Ford”, automjeti tip “Ford” pas përplasjes ka dalë nga rruga.
Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Ford” dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, të cilët u transportuan për në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:40, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Subashit”, janë përfshirë në aksident rrugor automjetet tip “Audi”, “Volksëagen” dhe “Ford”, automjeti tip “Ford” pas përplasjes ka dalë nga rruga.
Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Ford” dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, të cilët u transportuan për në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Gjashtë mënyra për të qetësuar dhimbjen e kokësKa shumë modele për shfaqjen e dhimbjeve të kokës: stresi, infeksionet, tendosja e shpinës dhe syve, pirja pasive e duhanit, ekspozimi ndaj kimikateve të ndryshme, çekuilibri hormonal, faktorët gjenetikë, por një nga shkaqet më të zakonshme është ndryshimi i motit.
Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndihmojë nëse keni dhimbje koke si pasojë e ndryshimit të motit.
Qafë e ngrirë
Dush – Bëni dush në mënyrë alternative me ujë të nxehtë dhe të ftohtë. Uji i alternuar me temperatura të ndryshme inkurajon enët e gjakut të zgjerohen dhe tkurren.
Aktiviteti fizik – Futni në rutinën tuaj aktivitet fizik intensiv si vrapimi, ecja e shpejtë ose noti. E gjithë kjo rrit rrahjet e zemrës dhe rrjedhjen e gjakut, gjë që çon në zgjerimin e enëve të gjakut. Në fund të stërvitjes, rrjedha e gjakut zvogëlohet dhe enët e gjakut ngushtohen.
Masazh – Nëse rrini ulur për një kohë të gjatë, ka shumë mundësi që shpesh të keni qafë të fortë dhe dhimbje shpine. Masazhi i rregullt i qafës dhe shpinës lehtëson tensionin dhe përmirëson rrjedhjen e gjakut në tru.
Dilni në ajër të pastër – Sa më shumë kohë të kaloni në natyrë. Kur të dilni nga puna, thoni lamtumirë parkut. Në fundjavë, përpiquni të dilni jashtë qytetit për të marrë ajër të pastër.
Rri jashtë
Kujdes dietën tuaj – Të gjithë ata që vuajnë nga migrena këshillohen të hanë ushqime të pasura me magnez. Këto janë fasulet, arrat, brokoli, perimet jeshile dhe ato që përmbajnë vitamina të grupit B.
Pushoni mirë – Pushimi është i rëndësishëm për mirëqenien e përgjithshme të trupit dhe mendjes. Mos e çoni punën në shtëpi, mos punoni në fundjavë. Kaloni kohën tuaj të pushimeve jashtë, me njerëzit që doni, dhe më pak para televizorit dhe telefonit… Mundohuni të shkoni në shtrat deri në orën 23:00 dhe të flini të paktën 7 orë.
VIDEO/ Diplomohet në Angli vajza e ish-presidentit, Kryemadhi nxjerr pamjetDisa dite me pare në media u publikua një video e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në Londër. Enigmen e ka zbuluar sot Monika Kryemadhi, duke shpjeguar se arsyeja e udhetimit ishte vajza e tyre Bora.
Vajza e madhe e çiftit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, Bora mesohet se është diplomuar për Matematike në Exeter në Angli dhe master Financë në UCL.
Monika Kryemadhi ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale momentin emocionues kur emri i Borës është thirrur nga profesorët, të cilët më pas i kanë dhënë edhe diplomën.
Kryemadhi, teksa i uron suksese, thotë se tani vajza e saj është gati për shkollën e vërtetë, e cila është jeta.
“Suksese Bora ime, tani je gati për shkollën e vërtetë, e cila është jeta!”, shkruan Monika Kryemadhi, duke publikuar edhe videon.
Temperatura të larta dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Java që presim përpara parashikohet një javë “e qetë” dhe “tipike” Shtatori. Megjithatë fundi i javës dhe kryesisht fundjava rezervon “luhatje” të motit me temperatura të larta por edhe reshje shiu me intensitet deri të lartë.
Në këtë mënyrë moti për ditën e Hënë dhe atë të Martë parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare dhe kryesisht në relievet kodrinore – malore.
Nga dita e Mërkurë deri ditën e Premte moti parashikohet me diell por edhe me mbulesë vranësirash të cilat do të jenë të larta dhe transparente. Sipas SHMU ditën e Premte përjashtim bën zona e veriut e cila parashikohet me mot të vranët e alternime kthjellimesh.
Për ditën e Shtunë (dt. 17.09.2022) parashikohet një “anomali” e motit. Zona e veriut dhe specifikisht veriperëndimi parashikohen me rënie të theksuar temperaturash dhe reshje shiu me itensitet të lartë. Zona e qendrës dhe jugut fillimisht me kthjellime e më pas vranësira të dendura (përfshi reshje shiu) si dhe temperatura deri në 35-36°C. Gjithashtu në këto zona parashikohet edhe erë intensive me drejtim nga kuadrati i jugut.
Greqia do 12 milje ne det, Mitsotakis kërcënon Shqipërinë: Ne kemi mundësinë…Integrimi evropian i Shqipërisë është në favorin e Greqisë, ka theksuar midis të tjerash në konferencën tradicionale para mediave greke me rastin e Panairit Ndërkombëtar të Selanikut, kryeministri Kyriakos Mitsotakis.
“Pra, jemi plotësisht të vetëdijshëm për kompleksitetin e kësaj marrëdhënieje, por më duket se edhe si nevojë gjeostrategjike dhe gjeopolitike, të mundemi të zgjidhim problemet e pazgjidhura që kemi nga e kaluara. Dhe dua të referohem konkretisht se edhe për përcaktimin e Zonës Eksluzive Ekonomike , ka një marrëveshje paraprake që të shkojmë në Hagë, por pasi ne të kemi zgjeruar kufirin tonë detar me 12 milje. Është diçka e mirë kjo sepse tregon që çështje të tilla, mund të zgjidhen nga një organ ndërkombëtar perëndimor i drejtësisë, një zhvillim i rëndësishëm, në se do të mund ta arrijmë”, tha Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.
“Është një proces që kërkon shumë kohë, dhe për çdo kapitull që hapet gjatë negociatave, kemi mundësinë që me këtë mënyrë të imponojmë mendimet tona dhe të bisedojmë temat të cilat i përkasin karkterit dypalësh të lidhjeve tona. Nga ana tjetër nuk dua të karakterizoj ,kryeministrin shqiptar, personalisht kam një lidhje shumë të mirë me të, dua të jem i sinqertë dhe është në favorin tonë të diskutojmë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe, paralelisht duke njohur faktin se ekziston një minoritet kombëtar grek , i cili duhet të mbrohet. Dhe kjo është një diçka që e kam bërë të qartë tek kryeministri shqiptar dhe kjo do të përcaktojë edhe qëndrimin tonë gjatë periudhës së negociatave integruese”.
Mitsotakis ka sqaruar edhe zërat për rrugën Janinë- Kakavijë ,duke theksuar se nuk do të jetë në nivelin e një autostradë, pasi mungojnë sponsorizimet, por do të jetë gjithsesi një rrugë moderne dhe e sigurt që do të mbulojë nevojat e Greqisë kontinentale dhe të atyre që do të duan të përdorin këtë pikë kufitare dhe të shkojnë në Shqipëri.
Ushqimi që duhet të konsumoni para gjumit
Hormonet ndikojnë në procesin e gjumit.
Nivelet tona të serotoninës, të cilat janë thelbësore për prodhimin e hormonit të gjumit melatonin, mund të rriten nga ushqime të caktuara, përfshirë çokollatën.
“Çokollata është një burim thelbësor për trupin, a nuk mendoni dhe ju kështu?”, thotë Marsden.
“Në të gjitha ditët e mia, në gjithçka që kam mësuar për ushqimin, gjithmonë kam konsumuar çokollatë sepse ajo rrit serotoninën; serotonina ju ndihmon të flini gjumë gjatë natës”.
Por është e rëndësishme të dini që kemi dhe hormone që na bëjnë të zgjohemi në mëngjes. Kortizoli ju bën të zgjoheni në mëngjesi të vazhdoni gjatë ditës dhe pastaj i lë vendin hormonit tjetër i cili na ndihmon të flemë gjumë.