Aplikacion
Fidel Ylli ka reaguar ndaj qëndrimit të Erion Braçes, i cili është kundër rihapjes së basteve. Në një reagim të tij pas marrjes së këtij vendimi, Braçe shkroi në rrjetet sociale: “Nga ‘fundi i marrëzisë’ tek ‘marrëzia pa fund’; të njëjtët njerëz- të njëjtët udhëheqës, të njëjtët vendimmarrës; Por edhe të njëjtët palaço që kanë marrë peng sportin, flasin në emër të sportit dhe përdorin sportin për BASTET E TYRE!”
Por Fidel Ylli në emisionin “Open” në News24 i kërkoi Braçes që ti thotë me emra, se kë ai quan palaço. Sipas tij, Braçe ka qenë zv. kryeministër dhe i pari që ka dështuar ka qenë ai, më pas kryeministri dhe qeveria.
Fidel Ylli: Ka qenë zëvendës kryeministër dhe merret me korrupsionin që duhet të ishte i pari që t’i kishte mbyllur. I pari ka dështuar ai, pastaj kryeministri dhe gjithë qeveria. I them Braçes dhe gjithë Braçeve të tjerë dëgjoni ndonjëherë avokatin se avokati muhabetet në studio i ka të drejtpërdrejta, pa i mbuluar të vërteta. I ka gjithë Europa ku ne duam të shkojmë.
Si do t’i themi qytetarit suedez, italian që do vijë në Shqipëri. Ne duhet t’i njehsojmë ligjet shqiptare me ato evropianë. Unë kam qenë relator i ligjit të sportit dhe kemi marrë një specialist të huaj, ai na tha ju minimalja duhet të bëheni 3 orë në javë edukim fizik se ndryshe nuk hyni dot në Europë. Ka debat dhe ku ka debat ka zhvillim.
Me kë e ka Braçe, e ka me qeverinë e tij që e bëri zëvendëskryeministër. Më ke e ka, kujt i thotë palaço ai? T’i thotë emër. Kush janë drejtuesit e sportit.
VIDEO | Napoli trondit Liverpool-in, Barça fiton me manita, Bayern thyen Inter
Napoli mposhti Liverpool-in duke mposhtur nënkampionët e Evropës 4-1 në debutim të Champions League 2022/23.
Në stadiumin Maradona nuk kishte histori me futbollistët e Spallettit, që shpërthyen në shtëpi, me tre gola në pjesën e parë ndërsa prekën një shtyllë dhe humbën penallti me Osimhen.
Zielinski e zhbllokoi ndeshjen me penallti në të 5′, më pas Anguissa dhe Simeone realizuan golat e radhës duke shokuar të kuqtë.
Në fillim të pjesës së dytë, Zielinski kompletoi pokerin pak minuta para golit të Luis Diaz për të kuqtë e Klopp, 4-1.
Në ndeshjet e tjera u regjistruan këto rezultate:
/zoom.al/
Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave rozë.
Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një foto, teksa shfaqet e shtrirë me bikini mbi një dyshek plazhi.
Krahas fotos ajo bën edhe një koment provokues për të pasmet e saja.
“Kjo është b…. prej vërteti”, shkruan Bebe Rexha.
Një lojë fjalësh e gazetarit Lufti Dervishi, i cili ka ironizuar aksionin e IKMT-së në resortin në pronësi të Irfan Hysenbelliut ka ngjallur reagimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Duke marrë shkas nga vendimi i qeverisë për të larguar diplomatët e Iranit nga Shqipëria, Dervishi ka ironizuar duke shkruar se në fakt “Ir(f)ani është armiku publik numër 1”.
Ndaj këtij statusi në tëitter ka replikuar kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili thotë se për iranianët janë ankuar ata të rrugës së Sali Berishës.
Nga Halil Matoshi
Gardianja e Kushtetutës, Vjosa Osmani – me dyja këmbët mbi të!
Me e shpalosë flamurin e nji shteti të huej zyrtarisht, në nji komunë kosovare e me nji Krasniq, dhe në prani të presidentes së Kosovës, asht shkelje e Kushtetutës së Kosovës dhe ligjit për simbolet.
Shkelje e dyanshme: Nga kryetari i komunës së Mamushës dhe nga presidentja e vendit, e cila duket ashiqare që nuk e ka lexu Ligjin kosovar për simbolet!?
Në nji komunë kosovare, sipas Ligjit duhet të ekspozohet vetëm flamuri i Kosovës dhe stema e komunës, kurse flamuri i nji shteti tjetër (entiteti organizate multinaciinale si BE, NATO. Komiteti Olimpik) shpaloset gjatë vizitave të shtetarëve (ambasadorëve) të shtetit tjetër ose përfaqësuesëve të entitetit të caktuem, por jo kurrë në pritje të shefit të shtetit ku përket!
Ky asht skandal protokolar dhe e qet keq presidenten në raport me shtetin që e përfaqëson!
Mosrespektuese të Ligjit dhe jobesnike ndaj Republikës!
Me e ngrit paralelen me komunat në veri të Kosovës (me struktura ende të pashueme paralele) asht dyfish skandal, sepse e pranon pafuqinë dhe joseriozitetin e shtetit edhe në Mamushë!?
Me e krahasu me ndonji folklorist komunal që e ekspozon flamurin e shtetit shqiptar, në ndonjë komunë kosovare, asht naivitet dhe shpërfaqë jojolalitet ndaj shtetit të cilit i je betu dhe nga taksat e shtetasve të te cilit paguhesh!
Presidentja talli sot ligjet e Kosovës!
P.S.
Kryetari i Mamushës Z. Krasniç e ka shkelë nenin 4.3 dhe 9.4 të Ligjit për simbolet të Kosovës kurse Presidentja e ka përligj shkeljën tue shkelë Kushtetutën!
4.3 Flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës përdoret në rastet e takimeve ceremoniale të përfaqësuesve të institucioneve shtetërore me përfaqësues të shteteve të huaja: a) në mënyrë të lirë në tryezat e zyrtarëve dhe nga personat juridikë; b) në ndërtesat dhe automjetet e përfaqësuesve të Republikës së Kosovës, në shtetet e tjera; dhe c) në të gjitha rastet kur përfaqësohet Republika e Kosovës.
9.4 Vendosja në zyrat publike e një ose më shumë flamujve të huaj krahas flamurit shtetëror të Republikës së Kosovës bëhet vetëm në rastet e ceremonive zyrtare ose takimeve dy ose më shumëpalëshe me delegacione të huaja të nivelit të lartë dhe në raste kur nënshkruhen marrëveshje zyrtare.
Shfaqja e presidentes së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani në nji zyrë të shtetit kosovar (komunat janë niveli i dytë i pushtetit shtetnor) me ikonografi kombëtare turke, ku pos flamurit të shtetit turk të vendosun kundërligjshëm shihet edhe fotografia e atit themelues të Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk (ma naltë se vet fotografia e presidentes!?) paraqet thjesht horror konstitucional!
A e di këtë protokoli i shtetit?
Po presidentja???
Po më kahet nga sikleti se n’ç’derexhe asht ra shteti kosovar.
Tym në ajër, flakë dhe prezencë policie! Ç’po ndodh në ambasadën e Iranit në TiranëPrej disa minutash ka nisur në ambasadën e Republikës Islamike në Tiranë zhvendosja e sendeve të diplomatëve, të cilët priten të largohen nga Tirana, pasi qeveria shqiptare shkëputi zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Teheranin zyrtar.
Duke zbatuar ultimatumin 24 orësh që kryeministri Edi Rama u vendosi gjatë paradites, dy oficerë policie, një i repartit “Shqiponja” dhe tjetri i Forcave të Rendit janë paraqitur në zyrat e ambasadës.
Ndërkohë, raportohet se në ambientet e ambasadës që ndodhet në rrugën “Mustafa Matohiti” është duke ndodhur një aktivitet i çuditshëm.
Siç shihet nga pamjet, shquhet një dritë në formë flake në ambientet e brendshme të godinës, ndërkohë sipas raportimeve në ajër ndihet aroma e djegies.
Nuk dihet saktësisht se ç’po ndodh në godinë, por gjatë ditës ka pasur lëvizje të shumta me policë që janë futur brenda Ambasadës dhe kamionçina që besohet se do bëjnë të mundur zbrazjen e ambientit.
A do të marrë pjesë në protestën e së martës? Ja si përgjigjet deputetja e PD, Grida Duma
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka deklaruar se tani ka një dialog më të mirë mes deputetëve të kësaj force politke.
Opozita shqiptare ka thirrur një protestë më 13 shtator në vendin ku është ndërtuar inceneratori i Tiranës. Data dhe ora 18:00 janë konfirmuar nga kreu i Partisë së Lirisë dhe duket se mbështeten edhe nga selia blu, nën drejtimin e Sali Berishës.
Lidhur me protestën e së martës, ka folur edhe deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma.
Ajo u pyet gjatë një intervistë në “ABC” nëse do të jetë prezente apo jo dhe u përgjigj duke thënë se të gjithë duhet të marrin pjesë në protesta, pavarësisht se kush është organizatori i tyre.
“Mendoj se ka ardhur një moment se nuk e di nëse mund ta quajmë tragjike, apo qesharake, por viti i 9 i qeverisjes së Ramës, kush do që i thërret, ne duhet të protestojmë. Mesa të mundem do të jem prezent. Kjo nuk do të thotë se po them diçka në mbrojtje të dikujt. Sot ne duhet të jemi pjesë e protestave sepse nuk ka mënyrë tjetër për të përballuar dëmin e kësaj keqqeverisje. Unë nuk them që pushtetin ta marrim me dhunë. Por rezistenca popullore krijon thyerjen, valën”, tha Duma.
Broja një nga motivet e shkarkimit të Tuchel/Presidenti dhe trajneri, ide të kundërta për lojtarin
Chelsea shkarkoi ditën e sotme trajnerin Tomas Tuchel. Blutë e Londrës vendosën të ndërpresin bashkëpunimin me trajnerin për disa arsye. Humbja e fundit me Dinamon e Zagrebit ishte vetëm një shkak, pasi sipas mediave angleze, situata kishte kohë që nuk ishte pozitive.
The Guardian bën me dije se një nga motivet se përse Tuchel nuk është më në krye të skuadrës ka të bëjë edhe me Armando Brojën. “Timonieri” gjerman u bëri të qartë drejtuesve se Broja nuk është në planet e këtij sezoni, por klubi veproi ndryshe duke i rinovuar kontratën.
“Tuchel ishte i përgatitur të lejonte që Armando Broja të largohej, duke besuar se ai nuk ishte ende gati për ekipin e tij, teksa West Ham që kishte ofruar 30 milionë funte. Por klubi përfundoi duke i dhënë sulmuesit një marrëveshje të re gjashtëvjeçare, me presionin që kalonte te Tuchel për t’i dhënë minutazh” – shkruan The Guardian.
“Obobo! Vdiq ë?”, 63-vjeçari vrau me thikë bashkëfshatarin, familjarët e tij reagojnë të shokuarNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme ku një 65-vjeçar humbi jetën pasi është goditur për vdekje me thikë nga një bashkëfshatar i tij 63-vjeçar në Pogradec.
Bashkëshortja e autorit dhe djali i tij kanë reaguar të shokuar kur kanë marrë dijeni mbi atë që kishte ndodhur.
Bashkëshortja e 63-vjeçarit dëgjohet të thotë e shqetësuar: Ka vdekur? Po si moj ka vdekur? Obobo! Ne nuk e dinim. Vetëm njëri? Vdiq ë?
Ndërkohë i biri po ashtu i tronditur pas veprimit të të atit është dëgjuar të thotë: Tani e mora vesh prej jush. Ku e dija unë?
A kishte konflikte babai juaj?
Djali i autorit: Nuk e dimë fare!
Për çfarë grindeshin?
Bashkëshortja e autorit: Ja për arën atje.
A keni komunikuar me babain?
Djali i autorit: Dola ta kërkoja. Nuk ka as telefon as gjë
Habit Kumbaro: Kam dalë e maskuar në plazhe, plasin memet ne rrjetet socialeMinistrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka zbuluar sot se ka dalë e maskuar në plazhe për të inspektuar problematikat.
Ajo u shpreh teksa ishte e ftuar në emisionin “Ëake Up” se ka inspektuar plazhe, konkretisht në Dhërmi, “e fshehur” nën syze dhe kapele, duke shtuar se asnjë nuk e ka njohur.
“Në mes të Dhërmiut, mes dy plazheve private unë kam bërë inspektime në terren gjatë gjithë sezonit, e fshehur nën syze dhe kapele, anonime. Nuk më ka njohur askush dhe kam lëvizur nëpër territor sa herë që kishte reagime në Facebook, shkoja vetë dhe e verifikoja e maskuar. Kam parë plazhe në Dhërmi, mes dy plalzheve private, plazh publik që ishte përgjysmë bosh, ndërkohë që dy plazhet anash ishin plot. Kjo mania për të shkuar në mëngjes apo për të gjetur një moment që ca shezlongë janë bosh, nuk ia vlen që të zgjatemi”, u shpreh Kumbaro.
Menjëherë pas kësaj deklarate në rrjetet sociale kanë plasur memet ku e paraqesin Kumbaron si burrë duke inspektuar plazhet.