zoom

Day ArchiveKëngëtari i njohur përfundon në spital, si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Ylli latin, Maluma i është nënshtruar një operacioni. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një fotoje që ka publikuar në Instagram, ku shihet në spital. Në postimin e tij, ai zbuloi se do t’i nënshtrohet sërish një operacioni, ndërsa miliona ndjekës i dërguan mesazhe për shërim të shpejtë.

“Po realizoj një operacion të vogël në të njëjtin gju, por me lutjet dhe energjinë tuaj të mirë, me siguri gjithçka do të shkojë mirë. Ju dua dhe më uroni fat”, ka shkruar ai. Për fat të mirë, operacioni ka dalë me sukses dhe ai e ka treguar vetë në InstaStory gjendjen e tij të mirë.

Kapen plantacionet më të mëdha të marijuanës/ Shqiptarët zhvendosin “Lazaratin” në Spanjë

Plantacioni ndodhej në një livadh në malin komunal të famullisë së Pedres në komunën Cerdedo-Cotobade. Agjentët u informuan për lëvizje të dyshimta të dy shtetasve shqiptarë dhe për praninë e tyre të pajustifikuar në Montes de Pedre. Falë bashkëpunimit të publikut, agjentët mundën të gjenin plantacionin dhe kur grupi hetimor mbërriti për të inspektuar zonën, zbuloi një sipërfaqe toke që i kalon 2500 metra katrorë, me 3437 bimë kanabis të kultivuara.

Në të njëjtën kohë, dy shqiptarët kanë mbetur të habitur, pasi ishin duke kryer punë kur ndodhi aksioni policor. Ata konsiderohen si autorë të dyshuar të një krimi kundër shëndetit publik, për trafik droge. Ata jetonin në dy çadra që ishin ngjitur me plantacionin dhe kishin mjetet e nevojshme për të mbijetuar gjatë një sezoni të gjatë. Përveç materialeve të tjera, ata kishin një kuzhinë me sobë dhe shumë ushqime e pije.

Gjithashtu, në një tënd të tretë u gjet dokumentacioni personal i një shtetasi tjetër shqiptar , vendndodhja e të cilit nuk dihet. Në këtë kamp, Garda Civile verifikoi edhe praninë e materialeve të ndryshme ndërtimore për të punuar në tokë si lopata, kazma dhe mjete të tjera bujqësore, plehra kimike dhe produkte kopshtarie. Përveç kësaj, kishte një fuçi plastike me ujë, me të cilën ishin të lidhura disa tubacione për të ujitur të gjithë plantacionin.

Operacioni përfundoi me prerjen dhe peshimin e bimëve. Tashmë ato do të vihen në dispozicion të autoritetit gjyqësor kompetent,, ndërsa të arrestuarit u transferuan në Gjykatën Hetimore numër tre të Pontevedra, e cila i la në burg.

Mos ndoshta Enca na tregoi se po udhëton me partnerin e saj?

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Bukuroshja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

Së fundmi bukuroshja ka ‘trazuar rrjetin’ me videon e fundit që ka qarkulluar. Në video këngëtarja shfaqet e zhveshur në pjesën e sipërme, ku duket prania e një djali misterioz, i cili i mbulon gjoksin me duar, të cilat mund të konsiderohen pamje +18.

Duke kapur ndjenja dhe fluturime

Enca ka trazuar gjithashtu ujërat me postimet më të fundit në Instastory. Artistja jo vetëm që ka bërë një deklaratë shumë të fuqishme, por dhe ka akuzuar rëndë disa nga çunat e showbiz-it duke u shpehur se janë homoseksualë dhe se paguajnë modele për të fshehur seksulitetin e tyre.

Telefoni i fikur prej 6 ditësh, asnjë shenjë jete nga biznesmeni shqiptar i zhdukur në Greqi

Ankthi për zhdukjen e 46-vjeçarit shqiptar në Rodos është në rritje.

Prej 6 ditësh nuk ka asnjë gjurmë të biznesmenit shqiptar, baba i tre fëmijëve të mitur.

Celulari i tij është i fikur dhe makina i është gjetur e braktisur dy kilometra larg shtëpisë.

Familjarët e tij me kalimin e ditëve janë të shqetësuar për fatin e 46-vjeçarit i cili nuk ka dhënë asnjë shenjë jete.

Ndonëse familja nuk dëshiron të aktivizojë alarmin social “Silver Alert” për zhdukjen e 46-vjeçarit, ekipi i shpëtimit të shërbimit social “Silver Alert” po merr pjesë në kërkimin e kontraktorit të ndërtimit në bashkëpunim me policinë lokale të Rodosit.

Sipas kryetarit të shërbimit social “Silver Alert”, Gerasimos Kourouklis, i cili foli për protothema.gr, ai i lë të hapura të gjitha mundësitë, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia e veprës penale.

Sipas informacioneve, 46-vjeçari ka qenë pasditen e së dielës me një grup shokësh dhe në mbrëmjen e së njëjtës ditë do të takohej me një klient në një njësi hoteliere.

Nga kontrolli i bërë në kamerat e sigurisë, u konstatua se 46-vjeçari është drejtuar drejt kësaj zone.

Sipas policisë , të gjitha portat e daljes nga ishulli janë kontrolluar por pa asnjë rezultat, ndërkohë që po kontrollohen personat që kanë pasur marrëdhënie financiare dhe profesionale me shqiptarin 46-vjeçar./

Vali Corleone shkon në motel me 3 vajza, bie në grackën e tyre! I grabisin “Audin” luksoz

Personazhi kontravers nga Gjilani, Princ Valentino Corleone, shumë shpesh di të bëhet kryefjalë e mediave për ndodhitë në jetën e tij. Pak javë më parë ai përfundoi në spital, pasi u plagos me armë zjarri nga vajza me të cilën bashkëjetonte. E së fundi, ai ka rënë pre e një gracke të punuar nga 3 vajza me të cilat deshi ta kalojë natën, raportojnë mediat kosovare.

E e gjithë ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së martës, ku Vali kishte shkuar në një nga motelet në Gjilan, bashkë me dy vajza, njëra e serbe dhe tjetra shqiptare. Por treshja e natës nuk ishte vetëm, pasi atyre iu bashkuan edhe dy vajza tjera nga Maqedonia e Veriut, të cilat siç duket e futën në kurth gjilanasin e njohur.

Pasi kishin shkuar në motel dhe kishin filluar të argëtohen me njëri-tjetrin, njëra nga vajzat kishte dalë nga dhoma gjoja për të marrë pije, por aty filloi drama e vërtetë. Brenda dhomës hynë dy persona të armatosur, njërin prej të cilëve Vali ka arritur ta identifikojë me emër dhe mbiemër.

 

Të dyshuarit me të hyrë në dhomën ku po qëndronte Vali me tri vajzat tjera, nën kërcënimin e armës kishin detyruar atë që para telefonit të cilit i ishte shtypur butoni për incizim, të deklarojë se ka borxh në vlerë të 100 mijë eurove ndaj dy personave në fjalë.

Duke mos lëshuar për asnjë moment të vetëm armën nga dora, të dyshuarit kanë detyruar Valin që bashkë me veturën e tij t’i dërgojë ata në kufirin me Maqedoninë e Veriut.

Me t’i lënë ata aty, të dyshuarit kanë marrë veturën luksoze të markës Audi SQ7 në kompensim të borxhit 100 mijë eurosh dhe janë zhdukur nga sytë e Valit.

Të gjithë ngjarjen që i ka ndodhur, Corleone e ka rrëfyer në Polici tri ditë pas.

Ai para hetuesve ka treguar se kush është njëri nga të dyshuarit, ndërsa për të dyshuarin e dytë ka deklaruar se nuk e njeh.

Njësitet policore me të marrë informatën janë vënë në lëvizje që të kapin personat e dyshuar, teksa me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Grabitje’

“Double” Leao dhe Giroud përmbysin sërish Interin, derbi është i AC Milan | VIDEO

Milani i Stefano Piolit fiton derbin e Madonnina. Kuqezinjtë rikuperojnë avantazhin e Interit, ashtu si në ndeshjen e kthimit shkurtin e kaluar për të fituar 3-2.

Kësaj radhe ndeshja vendoset nga gjuajtja e Leaos në minutën e 29-të – në një top të humbur nga Calhanoglu dhe De Vrij – dhe në minutën e 60-të me një gjuajtje nga brenda zonës.

Në mes është Olivier Giroud i zakonshëm, i cili realizoi në të 54′.

Brozovic hapi ndeshjen në minutën e 21-të, duke shënuar me ftohtësi përballë portierit Maignan.

Golin tjetër të zikaltrve e shënoi Dzeko. Milani nuk e kishte fituar derbin e Serisë A dy herë radhazi që nga viti 2011, kur Allegri ishte në stol. /zoom.al/

Arrestohet 76-vjeçari në Tiranë që preku të miturën në pjesët intime

Policia e Shtetit ka arrestuar të moshuarin që u filmua duke prekur një të mitur në pjesët intime në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas transmetimit të pamjeve, menjëherë kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasin Sh. C., 76 vjeç, banues në Tiranë.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 ndaluan me inicativë shtetasin Sh. C., për veprën penale “Vepra të turpshme”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët, për bashkëpunimin, dhe i fton që të vazhdojnë të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast paligjshmërie që ata evdientojnë.

 

Qëndroi 2 muaj në dhomë presidenciale, si ia doli të paguante Taulant Balla?

“Taulant Balla i pari ka nejt (ka ndenjur) me muaj, e kishte si shtëpinë e vet, i kam bërë yzmet (i kam shërbyer). Ka ndejt dy muaj te dhoma presidenciale. Oho pasha, tani nuk vjen, turp t’i vijë,”-shprehet një ndër punonjëset e “Prestige Resort”, ku IKMT, prej mëngjesit të së ditës së djeshme i vendosi ruspat pishinave të cilave kohë më pare ishin lejuar e firmosur nga vetë Kryeministri Rama.

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Një deklaratë në dukje gati e rëndomtë, por që në fakt tregon shumë për jetën e politikanëve tanë, marrëdhëniet me pushtetin dhe paranë, si në rastin e Taulant Ballës. Me një kërkim të thjeshtë mësohet se rroga si deputet, referuar pagesave të publikuara në faqen zyrtare të Parlamentit shkon rreth 135.262 në muaj.

Përmes një vëzhgimi në faqet e ndryshme ku mund të prenotosh për të qëndruar në “Prestige Resort” shihet qartësisht se një natë në një suitë si ajo që punonjësja shprehet se ka qëndruar Deputeti Taulant Balla është 28.734 mijë lekë për një natë.


Me një llogari të shpejtë, për dy muaj qëndrim, Z. Balla duhet të paguajë rreth 1.7 milionë të reja, ndërkohë që rroga mujore e tij është rreth 135 mijë lekë të reja. Kështu, sipas të ardhurave nga rroga si deputet, duhet që Balla të mos hajë, të mos vishet dhe të mos paguajë asnjë taksë për disa kohë, që të përballojë qëndrimin në këtë resort.

Pyetja që lind është se ku i gjeti Z. Balla paratë për të qëndruar në një suitë të tillë për dy muaj, pasi qartësisht të ardhurat nga rroga si deputet nuk janë aspak të mjaftueshme.

Nga ana tjetër, nëse Z. Balla ka arritur të mundësojë shumën e parave për të qëndruar në resort, atëherë a ka fatura në emër të tij për pagesat e bëra? Si ka paguar ai cash apo me kartë? Apo janë benefite të siguruara nga pushteti i marrë, i cili mesa duket kur e ke mirë me qeverinë siguron suita luksoze pa paguar asgjë e nga ana tjetër, kur del nga rreshti të godasin.

E gjitha kjo s’është çudi të merret si një provë e sigurtë, që tregon se si funksionin pushteti në Shqipëri./Zoom.al/

DiCaprio nuk humb kohë, gjen partneren e re që përmbush “rregullin” e tij të famshëm

Leonardo DiCaprio nuk ka humbur kohë dhe duket se ka gjetur dashurinë e re. Vetëm pak ditë pasi u bë publike ndarja me modelen Camila Morrone, aktori hollivudian është parë nën shoqërinë e një tjetër bukurosheje. Bëhet fjalë për modelen ukrainase Maria Beregova, me të cilën është parë së fundmi.

47 vjeçari ka një “rregull” dhe këtë e ka zbatuar sërish. E dashura e tij nuk duhet të jetë më e madhe se 25 vjeç. Modelja ukrainase, me të cilën thuhet se është lidhur, është vetëm 22 vjeç. Aktori me famë botërore dhe modelja u fotografuan duke festuar së bashku në St. Tropez gjatë verës.

Beregova ka pak kohë që është ndarë nga bashkëshorti i saj Ahmed Masoud Abdelhafid, 30 vjeç. Ky i fundit drejton një shtëpi mode në Monako, ndërsa është nipi i ish-ministrit të Brendshëm në Libi, kur ky shtet drejtohej nga Gaddafi. Beregova u rrit në Zvicër, ndërsa aktualisht jeton në Londër.

Një burrë grabit aeroplanin nga pista dhe kërcënon ta përplasë mbi një qendër tregtare (VIDEO)

Një burrë ka marrë peng një aeroplan të vogël turistik në Mississippi dhe prej atij momenti kërcënon se do ta përplasë me një qendër tregtare të linjës “Walmart”.

Kjo është bërë e ditur nga policia, e cila ka evakuuar dyqanin dhe ka ngritur alarmin në një zonë më të madhe.

Sipas raportimeve nga shtypi vendas, piloti thuhet të jetë një punonjës i një kompanie që operon në aeroportin rajonal të Tupelos.

State law enforcement and emergency managers are closely tracking this dangerous situation. All citizens should be on alert and aware of updates from the Tupelo Police Department. https://t.co/hQ8GxcR8s0

— Governor Tate Reeves (@tatereeves) September 3, 2022

Avioni, një “Beechcraft King Air 90” me peshë mbi 7 tonë, rreth 11 metra i gjatë me një hapje krahësh pak më shumë se 15 metra, ka qëndruar pezull në zonë për disa orë dhe për këtë arsye karburanti pritet t’i mbarojë së shpejti.

Nuk përjashtohet mundësia që avioni të përgjohet dhe të rrëzohet nëse piloti vendos ta rrëzojë atë në zona të banuara.

Pasi fluturoi mbi zonën e Tupelo, avioni është larguar dhe tani po fluturon pranë një fabrike të Toyota-s në Blue Springs.

pic.twitter.com/e7WzkgSGFv

— City King (@CityKing_Gank_) September 3, 2022