zoom

Day ArchivePolicia blindon Fierin, ngre postblloqe në pikat hyrëse e dalëse. Çfarë po ndodh?

Forca të shumta policie kanë blinduar mbrëmjen e sotme qytetin e Fierit, duke kryer kontrolle të befasishme në rrugët e qytetit.

Uniformat blu dhe forcat “Shqiponja” kanë zbritur në terren duke ndaluar pjesën më të madhe të automjeteve në qarkullim e duke kontrolluar imtësisht mjetet, drejtuesit e tyre dhe pasagjerët.

Nuk dihet nëse këto kontrolle vijnë pas ngjarjes së ndodhur në Vlorë, por ato kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve fierakë, ndërsa uniformat blu nuk kanë shmangur kontrollet fizike edhe në qendër të qytetit.

Mësohet se për verifikim janë shoqëruar në komisariatin e Fieri disa automjete dhe drejtuesit e tyre, ndërsa prani e shtuar e policisë është vënë re edhe në hyrje-daljet e qytetit.

VIDEO/Dalin pamjet, kjo është makina, me të cilën udhëtonin dy policit që iu bë atentat

Një atentat me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e sotme në Vlorë, ndaj një automjeti tip “Audi”, me të cilin udhëtonin dy efektivë policie.

Nako Mehmetaj dhe Anxhelo Breshani ndodheshin pranë spitalit të Vlorë, kur nga një automjet tip “Volkswagen”, u qëllua disa herë në drejtim të tyre.

Mesohet se është qëlluar me një armë tip pistoletë dhe disa gëzhoja janë gjetur në vendngjarje, ndërsa makina me autorin është zhdukur në drejtim të rrugës së Lumit të Vlorës.

Ndërkohë, është arritur të sigurohen pamjet nga vendngjarja, ku shihet edhe automjeti “Audi”, ende i ndezur me të cilin udhëtonin dy policët, njëri i Patrullës së Përgjithshme të Vlorës dhe tjetri me detyrë në Policinë Kufitare të Sarandës.

 

 

Dua Lipa ndez rrjetin me fotot nga Spanja

Dua Lipa nuk zhgënjen asnjëherë kur bëhet fjalë për veshjet dhe këtë e vërteton çdo herë.

Ditët e fundit artistja me origjinë shqiptare ndodhet në Spanjë ku po pushon pas turneut të saj “Future Nostalgia” që ende nuk ka përfunduar. Ajo ka postuar disa foto në Instagram ku shfaqet me bikini shumë elegante që nxjerrin në pah format e saj seksi.

Dhe këtë herë ajo ka zgjedhur rrobabanjo stil “body” me printe. Rrobabanjot kanë një dekolte të theksuar që është e çarë deri në pjesën e barkut. Bikinit i ka shoqëruar me një pjesë të njëjtë rreth belit.

Ajo e ka shoqëruar look-un me një çantë të vogël dhe disa byzylykë me perla, unaza dhe vathë. Flokët i ka kapur bisht teksa ka vendosur mos të bëjë makeup. “E puthur nga dielli spanjoll”- ka shkruar ajo krah fotove.

Pas performancës në “Sunny Hill” në Kosovë dhe  në një festival në Rumani, Dua Lipa ndodhet në Spanjë, ku fillimisht festoi ditëlindjen  e saj. Më pas bëri një dalje të guximshme e të bujshme në dasmën e stilistit Jacquemus në Francë. Tani është rikthyer në Spanjë ku festoi edhe ditëlindjen e një mikeshe së fundmi.

Shumë shpejt Dua pritet të rinisë turneun e saj “Future Nostalgia” me koncertet në disa vende të botës dhe në nëntor pritet të rikthehet në Shqipëri.

G7 vendos kufirin e çmimit ndaj naftës ruse, do të ndihmojë në uljen e çmimeve të energjisë

Anëtarët e G7 kanë rënë dakord të vendosin një kufi çmimi për naftën ruse në një përpjekje për të goditur aftësinë e Moskës për të financuar luftën në Ukrainë.

Ministrat e Financave thanë se kufiri ndaj naftës së papërpunuar dhe produkteve të naftës do të ndihmonte gjithashtu në uljen e çmimeve globale të energjisë. Kufiri do të vendoset në një nivel të bazuar në një sërë të dhënash teknike, raporton BBC.

“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa të duhet”, tha G7. Rusia tha se do të ndalonte shitjen e naftës për vendet që vendosën kufij çmimesh.

“Kompanitë që vendosin një kufi çmimi nuk do të jenë ndër marrësit e naftës ruse”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

G7 përbëhet nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Kanada, Francë, Gjermani, Itali dhe Japoni. Grupi është një organizatë e shtatë ekonomive më të mëdha “të avancuara” në botë, të cilat dominojnë tregtinë globale dhe sistemin financiar ndërkombëtar.

Në takimin e tyre virtual, ministrat e financave thanë se plani i kufirit të çmimit të naftës ishte “projektuar në mënyrë specifike” për të reduktuar të ardhurat ruse dhe aftësinë e saj për të “financuar luftën e saj të agresionit”. Ata thanë gjithashtu se donin të minimizonin pasojat e dëmshme ekonomike të konfliktit, “veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”.

Futja e një kufiri të çmimit për naftën ruse do të thotë se vendet që nënshkruajnë politikën do të lejohen të blejnë vetëm naftë dhe produkte nafte ruse të transportuara përmes detit që shiten me ose nën kufirin e çmimit.

Zbulohet një tjetër konkurrent i “Dancing With the Stars”

Teksa “Dancing With The Stars” pritet të fillojë së shpejti, nga dita ditës po zbulohen detaje të reja.

Ditën e djeshme u zbuluan emrat e dy konkurrenteve Irini Qirjako dhe Mihrije Braha, ndërsa sot është zbuluar një tjetër.

Bëhet fjalë për solistin e grupit “Asgjë sikur dielli”, Alban Nimani.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë faqja zyrtare e “Dancing With The Stars” në Instagram.

“Për të treguar se sa do të shkëlqejë ylli i tij në kërcim, i bashkohet kastit të #DWTS, solisti i grupit “Asgjë sikur dielli””, shkruhet në postim.

 

Aleksandër Vuçiç “bëhet tapë” me verë, këshilltarja i merr gotën: Ka frikë mos dehem, Rama …

Aleksandër Vuçiç duket se i ka shijuar shumë verërat e shfaqura dje në Beograd që vinin kryesisht nga Shqipëria.

Ai ka pirë aq shumë sa edhe këshilltarja e tij është përpjekur që t’i marrë gotën nga dora për të mos vijuar më, pasi po shfaqej dje në gjendje të dehur.

Këshilltarja e tij i mori fillimisht gotën me takt duke shijuar fillimisht verën në gotën të cilën po pinte Vuçiç dhe ia ktheu sërish shitësit në panair.

Por Vuçiç nuk e lejoi që ajo ta kthente gotën mbrapsht dhe duke vijuar të pinte. “Ajo ka frikë mos dehem”, u shpreh Vuçiç.

Ndërsa këshilltarja ia ktheu se nuk ishte kjo frika e saj por se kryeministri Edi Rama ishte duke i pritur.

Duke iu referuar kreut të qeverisë shqiptare Vuçiç tha se Rama nuk ka pirë asnjë gotë deri në ato momente.

Dhe në fakt Rama anashkaloi të provonte verën serbe në një moment, dhe vetëm sa ngriti dolli por pa pirë asgjë. Ndërkaq këshilltarja e Vuçiç e mori presidentin serb për krahu në mënyrë që ai të mos rrëzohej pasi ishte në gjendje te dehur.

http://

Gjenden në fund të detit trupi i nënës emigrante përqafuar me djalin

Largohen për një jetë të mirë, i ikin varfërisë, duke çarë detet, ndërsa shumë nuk mbërrijnë në destinacion. E tillë është edhe historia e nënës dhe një djali të vogël, kufomat e të cilëve janë gjetur nga autoritetet libaneze në det.

Fëmijë i mitur është gjetur në fund të detit i përqafuar me nënën e tij pas përmbytjes së varkës me të cilën ata udhëtonin.

Në një operacion të nisur nga Roja Bregdetare u gjetën rreth 30 trupa të njerëzve që kishin humbur jetë katër muaj më parë sërish duke u munduar të kalojnë kufirin. Mes shumë viktimasdh ata që dominonin ishin gratë dhe fëmijët.

“Ishte një grua poshtë, në fund, ndërsa mbante djalin e saj …na theu zemrat”, tha Tom Zreika, një nga shpëtimtarët për mediat libaneze.

Më 24 prill, anija me më shumë se 85 emigrantë u mbyt në rrethana ende të paqarta pas kontaktit me një varkë patrullimi të marinës libaneze. Rreth dyzet njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, mbetën të bllokuar në varkë dhe nuk mundën të shpëtonin.

Atentati ndaj 2 policëve/ Autori qëlloi me pistoletë. Pyeten 10 persona, ja çfarë deklaruan

Kanë dalë në dritë të tjera detaje për atentatin e dështuar që iu bë mbrëmjen e sotme dy efektivëve të policisë, Nako Mehmetaj dhe Anxhelo Breshani.

Nga të dhënat paraprake mësohet se njëri nga policët ka qënë me detyrë në Vlorë dhe tjetri në Sarandë.

Ngjarja është shënuar në derën e spitalit të Vlorës, ndërsa mësohet se po hetohen dy pista, sulmi për shkak të detyrës por edhe prej konflikteve personale që mund të mos lidhen me detyrën e dy efektivëve.

Policia ka marrë në pyetje 10 persona, dëshmitar të ngjarjes që kanë treguar llojin e automjetit ku kanë qenë personat që kanë goditur me pistoletë.

Fakti që autorët kanë qelluar dhe janë larguar pa u siguruar për obbjektivin e tyre, bën që hetuesit të besojnë se kemi të bëjmë me një paralajmërim dhe jo një tentativë vrasje.

Babait i prishën hotelin/Fatmir Hysenbelliu i jep fund beqarisë, kush është bukuroshja që …

Ish-futbollisti Fatmir Hysenbelliu, ose ndryshe i njohur me emrin Oni, i ka dhënë fund beqarisë.

Fatmiri është i njohur për karrierën e tij në futboll, por edhe për lidhjet e shumta me vajzat e njohura të shoëbizzit.

Mirëpo si duket ish-futbollisti i ka dhënë fund aventuarave. Së fundmi ai ka postuar foto me partnere e tij, Margarita Hysenbelliu.

Nga mbiemri kuptojmë se kjo nuk është vetëm një lidhje, por çifti i ka bërë gjërat serioze dhe janë martuar.

Duke i hedhur një “sy” rrjeteve sociale kuptojmë që Margarita nuk është shqiptare dhe se merret me shitjen e pasurive të patundshme.

Vrau vëllanë dhe kunatën/ Flet gruaja e Arsen Muskurtit: Ja pse ndodhi vrasja, edhe ne gratë kemi …

Erisa Haspepa, bashkëjetuesja e Arsen Muskurtit, i cili vrau pak sitë më parë vëllanë dhe kunatën pas konflikteve të vazhdueshme lidhur me çështje pronësie, ka treguar se përplasjet mes vëllezërve kanë zgjatur prej 5-6 vjetësh.

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tha se viktima, vëllai i bashkëshortit të saj ishte shumë konfliktual dhe kishte një temperament të vështirë, ndërsa shtoi se ajo dhe 6 fëmijët e saj ndihen të rrezikuar.

“Kemi pasur vazhdimisht konflikte, prej 5-6 vjetësh. Por që do të arrinte deri këtu s’ma merrte mendja. Një herë kërcënoheshin, pastaj rriheshin, i ndjeri kishte një temperament shumë të vështirë, e kërcënonte vazhdimisht. Im shoq ka qenë më i qetë, por mesa duket edhe qetësia ka një limit. Edhe ne gratë kemi ngrënë ndonjë grusht kur jemi futur në mes të sherrit të vëllezërve. Edhe viktima, bashkëshortja ka qenë shumë konfliktuale.

Ndihem shumë e rrezikuar për veten dhe fëmijët, ndihem e pambrojtur. Kam shkuar në një vend që nuk e di se ku jam, me 6 fëmijë me një bebe. Fëmijët e mi janë nevojë për psikologë, kërkoj mbrojtje për vete dhe fëmijët që të kthehem në shtëpi”, ka thene Erisa Haspepa.