Aplikacion
Policia e Lezhës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrrëmjen e sotme ku mbetën të vrarë dy persona.
Blutë e lezhës bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një kriom familjar ku ish-dhëndri ka vrarë me armë zjarri vjehrrin dhe kunatin pas ndarjes nga gruaja.
Lezhë / Informacion paraprak
Rreth orës 23:00, në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, ka ndodhur një krim në familje, ku dyshohet që shtetasi B.P., ka vrarë me armë zjarri shtetasit P.P. dhe G.P. ( babë e bir), tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar.
Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit B.P.
LAJM I FUNDIT/Vrasje e dyfishtë në Lezhë, ish-dhëndri vret ish-vjehrrin dhe ish-kunatinNjë ngjarje e rëndë është shënuar para pak minutash në Lezhë, teksa dy persona janë vrarë me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grykë e Zezë dhe nga burime paraprake mësohet se ish-dhëndri ka vrarë ish-vjehrrin dhe ish-kunatin.
Mësohet se të vdekur kanë mbetur Pjeter Perjaku dhe Gent Perjaku, ndërsa autori është Besnik Pjetri.
U kap me drogë në makinë, arrestohet ish-polici në Kuçovë
Një ish-polic është kapur me drogë gjatë një aksioni policor në lagjen “1 Maji” të qytetit të Kuçovës.
Policia ishte njoftuar në rrugë operative për veprimtarinë e tregtimit të lëndëve narkotike që 49-vjeçari Sokol Dardha ushtronte prej disa kohësh në qytet.
Në automjetin e Dardhës u sekuestruan 10 doza lënde narkotike dhe vaj hashashi.
49-vjeçari ka punuar në Policinë e Shtetit deri në vitin 1997.
Puthja e duarve të Luiza Gegës bëhet “trend”, kryebashkiaku i Bulqizës “kopjon” Ramën“Puthja” e duarve të kampiones më të re të Europës, Luiza Gega duket se është bërë trend nga përfaqësuesit e mazhorancës.
Vetëm pak ditë pasi kryeministri Edi Rama u përkul dhe i puthi duart kampiones së garës 3000 metra gjatë ceremonisë për nder të suksesit të arritur prej saj, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, skena është përsëritur edhe në Bulqizë.
Ka qenë kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ai që ka “kopjuar” kryeministrin Rama, duke i puthur duart kampiones së Europës, teksa e priti Luiza Gegën në nisje të ceremonisë për shpalljen e saj “Qytetare Nderi” në vendlindje.
Të pranishmit e vlerësuan kampionen shqiptare si një nga emrat më të rëndësishëm të sportit të dalë nga Bulqiza, dhe si një burim frymëzimi për shumë të rinj e të reja që dëshirojnë të arrijnë majat e suksesit.
Ylli komunist në “Sunny Hill”, një provokim kriminal ndaj viktimave të diktaturës dhe shoqërisëNdonëse kanë 31 vjet që kanë ndryshuar emrin e partisë, nga Partia e Punës në Partinë Socialiste, socialistët vijojnë të jenë nostalgjik ndaj origjinës së tyre.
Këtë e kanë treguar thuajse në çdo 16 shtator kur kujtojnë Ditën e Konferencës së Pezës, ashtu edhe në çdo 29 nëntor kur, ndryshe nga pjesa tjetër e shqiptarëve, festojnë ditën e çlirimit.
Nuk kanë munguar në këto ditë të shënuara për ta edhe shfaqja e simboleve komuniste, siç është flamuri i kuq me yll e drapër apo edhe portetet e ish-diktatorit Enver Hoxha.
Në të gjitha këto raste socialistët janë përpjekur të shfajësohen se këto veprime janë shfaqje disa ish-komunistëve nostalgjik, por nuk i kanë dënuar kurrë këto shfaqje, aq më pak të kenë ndërmarrë nisma politike e ligjore për t’i ndaluar ato, pavarësisht se shumë nga ata që kanë vuajtur regjimin komunist janë ndjerë të provokuar dhe të fyer.
Kështu ndodhi edhe në mbrëmjen e 28 gushtit, teksa nata e tretë e “Sunny Hill Festival” në Tiranë u shoqëruar me një skandal të madh, siç ishte ai i shfaqjes së flamurit kombëtar me yllin komunist.
Ndërsa kjo shfaqje shkaktoi një reagim të fortë publik dhe politikë, socialistët në pushtet, me anë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shfajësuan se ajo nuk ishte pjesë e organizimit, por një satirë artistike e grupit “Asgjë sikur dielli”, kundër regjimit komunist.
Madje sikur të mos kishte asnjë përgjegjësi që në një aktivitet të organizuar prej tij shfaqej një prej simboleve të diktaturës, Veliaj gjeti kohën të bëjë edhe ironi me drejtuesit e opozitës, njërin prej të cilit e quajti ish-sekretar të PPSH-së dhe tjetrin ish-sigurims.
Por se si mund të bëhet satirë me simbolet e regjimit komunist, duke i promovuar para mijërave të rinjve e jo vetëm, këtë vetëm Veliaj mund ta dijë.
Për t’ia bërë më të thjeshtë që të kuptojë se nuk mund të bëhet satirë me simbolet që kanë lënë shumë plagë në shoqërinë tonë, po i japim një shembull lehtësisht të perceptueshëm.
Shafqja e yllit komunist në “Sunny Hill” është njësoj sikur në “October Fest” në Gjermani të shfaqej në ekranë gjigantë simboli i nazizmit, svastika.
Imagjinojeni këtë simbol të Hitlerit të shfaqej në një koncert në Tel Aviv apo Jeruzalem.
Edhe sikur të shfqqej në “Sunny Hill” svastika hitleriane, nuk ka pikë dyshimi që atij dhe organitorëve do t’u mbërrinin nota proteste si nga ambasada gjermane dhe ajo izraelite.
Nuk ka asgjë për të qeshur kur atyre që kanë vuajtur nga regjimi i egër komunist i Enver Hoxhës u serviret simboli i dhimbjeve e torturave, anipse i shoqëruar me gota birre e muzikë rock apo hip-hop.
Nuk ka birrë gjermane që do e përtypte zvastikën naziste në një koncert në Berlin!
Për t’i dhënë Veliajt, apo grupeve muzikore që për kulturë njohin veç paranë, që të kuptojnë komunizmin, po ju kujtojmë krimet monstruoze që u kryen ndaj shoqërisë shqiptare nën yllin e kuq:
1. Rreth 6800 persona u vranë gjatë diktaturës komuniste. 1 mijë humbën jetën nëpër burgjet famëkeqe, ndërsa rreth 6 mijë të tjerë vdiqën në kampet e internimot.
2. 34 mijë persona vuajtën dënimet politike, me një total prej 1 milion vite burg.
3. Mbi 59 mijë qytetarë u internuan dhe bënë punë të detyruar.
4. 100 burgje, kampe me tela me gjemba, kampe internimi, kampe pune të detyruar u ngritën për t’i shëbyer komunizmit me yll të kuq.
Shqipëria njohu komunizmin më të egër të Europës Lindore, por askush nuk u dënua për krimet e kryera.
Ndoshta kjo është edhe arsyeja që viktimat e regjimit vijojnë të tallen në çdo rast të mundshëm, në një vend që ka një bunker gjigant e modern në qendër të tij për të kujtuar komunistët dhe një mini-bunker kur mezi rri një person i vetëm, i instaluar me këmbënguljen e një ish -të dënuari si Fatos Lubonja, që dëmtohet dita – ditës.
Nëse mund të bëhet satirë më të tilla monstruozitete dhe nëse këto marrëzi kriminale justifikohen publikisht nga vetē i pari i qytetit të Tiranës, çfarë tjetër mund të merret seriozisht në këtë vend?
Le ta provojë Veliaj të bëjë satirë me svastikën e Hitlerit nëse do t’i bjerë rasti të takojë kryebashkiaken e Berlinit apo atë të Tel Avivit.
Pasi të marrë reagimet e tyre, le ta përsërisë mbrojtjen e yllit të kuq komunist në Tiranë.
Në çdo vend të botës perëndimore diçka e tillë do të ngjallte protesta të forta.
Në Shqipëri, ku shoqëria po bëhet gjithnjë e më e nështruar, provokatorët duartrokiten si heronj, teksa në të vërtetë janë fati i keq i një kombi. /Zoom.al
Partizani mund Laçin dhe udhëheq Abissnet SuperiorePartizani mposhti Laçin në stadiumin “Elbasan Arena” me shifrat 1-0.
Një penallti në minutat e fundit të pjesës së parë përcaktoi edhe fituesin e kësaj sfide të rëndësishme ndaj dy rivalëve të drejtpërdrejtë për titullin kampion.
Skuka u rrëzua në zonë pas një kontakti me lojtarin e Laçit dhe gjyqtari kërkon ndihmën e VAR-it.
Pas rishikimit të pamjeve, arbitri kryesor akordon penallti, e cilë shndërrohet në gol nga Skuka në minutën e 44-t.
Rezultati mbeti i pandryshuar përgjatë gjithë ndeshjes, pavarësisht përpjekjeve të skuadrave.
Partizani i Kolelës mer kështu një fitore të rëndësishme dhe bëhet i vetmi ekip që ka grumbulluar pikë të plota në këto dy javë të para të Abissnet Superiore. /zoom.al/
Ky është një nga të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares në PrishtinëËshtë publikuar në media dhe në rrjetet sociale fotoja e një nga pesë të dyshuarve për perdhunimin e vajzës 11-vjeçe në Prishtinë.
Gjykata Themelore e Prishtinës, i ka caktuar nga një muaj paraburgim Ekrem Rexhepit (26 vjeç) dhe vëllait të tij të mitur, nën dyshimet për veprën penale “perdhunimi”.
Pas një dite qëndrimi në arrati, është bërë arrestimi edhe i dy të dyshuarve të tjerë, duke e çuar në katër numrin e personave të arrestuar nën dyshimet për perdhunimin e 11-vjeçares në parkun e lagjes “Arbëria” në Prishtinë.
“Doni luftë, luftë do keni”/ Bashkia e Himarës fut në konflikt banorët e BorshitBashkia e Himarës ka futur në konflikt banorët e lagjes “Shkallë” në Borsh. Kryetari i Bashkisë, Jorgo Goro, i ka dhënë një punonjësi të bashkisë një leje për të kryer punime private në rrugë dhe në përrua.
Por, pa asnjë studim apo plan urbanistik, teksa pas dhënies së këtij miratimi, banorët janë konfliktuar me njëri tjetrin. Resuli, një nga banorët e kësaj lagje, kërkoi ndihmë nga emisioni “Fiks Fare”, pasi punimet e kryera në mënyrë private i rrezikojnë banesën, të cilën e ka poshtë vendit ku janë kryer punime. Ai thotë se disa persona, me në krye Ibrahim Dafën, i cili është punonjës i tatim taksave të Bashkisë së Himarës, kanë kryer punime pa asnjë plan të mirëfilltë. Madje, thotë Resuli, punimet janë kryer në rrugë dhe në përrua.
“Unë e kam shtëpinë poshtë këtyre. Ky është një përrua shekullor. Po t`i ndryshosh rrjedhën, do të dalë nga shtrati dhe ai që e pëson jam unë atje poshtë. Se këta nuk kanë asnjë dëm. I kam pyetur nëse kanë apo jo leje dhe më kanë thënë se kanë. Kam shkuar në Bashkinë e Himarës dhe më kanë dhënë një shkresë” thotë Resuli.
Në fakt, sipas dokumentit, nuk bëhet fjalë për një leje, por për një kthim përgjigje nga Bashkia e Himarës drejtuar punonjësit të saj, Ibrahim Dafa. Dokumenti mban datën 27 prill 2022, ku kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, i shkruan punonjësit se “ju mund të kryeni punimet e riparimit të segmentit të dëmtuar të përroit dhe të segmentit rrugor që është i degraduar përgjatë përroit”. Pra, vetëm një kthim përgjigjeje! Por, si e tek do ndërhyhej, nga Bashkia e Himarës nuk është dhënë asnjë miratim, madje as nga Urbanistika.
Fiksi shkoi te vendi që ishin bërë punimet, teksa konstatoi se një pjesë e përroit ishte vendosur në tuba të mëdhenj. Por, në momentin që grupi i Fiksit shkoi atje, një pjesë të banorëve të tjerë, u mblodhën te ai vend dhe filluan të konfliktohen me njëri tjetrin. “Luftë do keni”, “do e shikoni se kush jam unë”, “mos filmoni”. Këto dhe të tjera ishin disa nga frazat e banorëve. Gazetarët intervistuan një prej banorëve, i cili thotë se në pamundësi që të ndërhynte Bashkia e Himarës, ata kanë investuar vetë. Por, i pyetur nëse të gjithë banorët kanë qenë dakort, ai shprehet se “u bë për të mirën e komunitetit”. Sipas tij, lejet kishin dalë në emër të z.Ibrahim Dafës.
Gazetarët e “Fiks Fare” shkuan më pas në Bashkinë e Himarës, fillimisht te Urbanistika për të pyetur nëse kishte apo jo një plan për ndërhyrjen në rrugë dhe në përroin në lagjen “Shkallë” në Borsh, pasi vendi është shumë afër me bregun e detit. Specialistja e Urbanistikës tha se të gjitha dokumentet janë në arkivë dhe te Urbanistika nuk është dhënë asnjë miratim. Fiksi pyeti te Arkiva e Bashkisë Himarë, ku punonjëset iu servirën të gjithë praktikën. Nga këqyrja e dokumenteve rezulton se nuk bëhet fjalë për ndonjë leje, por vetëm për dokumentin e datës 27 prill të kryetarit Jorgo Goro. Në të gjitha dokumentet nuk kishte një studim, një plan për zonën, për rrugën apo edhe për përroin. Por, “mjaftonte” vetëm emri, vula dhe firma e kryetarit Goro.
Ndërkohë, gazetarët kontaktuan nëpërmjet telefonit me Ibrahim Dafën. Ai tha se lejet kanë dalë në emrin e tij, pasi është banor i asaj lagje. I pyetur nëse kishin qenë apo jo dakord të gjithë banorët, tha se “mbi 80 %”. Ndërkohë, ai tha se kishin bërë kërkesa në Bashkinë e Himarës, pasi kjo bashki i kishte braktisur dhe s’kishte ndërhyrë prej shumë vitesh në atë lagje. Megjithatë, pranoi se ata si banorë nuk kishin asnjë plan të mirëfilltë për rrugën apo përroin.
Përdhunimi i 11-vjeçares, Kurti, kërkon dënimin më të rëndë për autorëtKryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar dënim e merituar për dhunuesit e vajzës 11-vjeçare në Prishtinë.
Në një reagim të fundit, Kurti ka kërkuar nga organet e rendit dhe të hetuesisë që të vënë personat e dyshuar sa më shpejtë para drejtësisë dhe, siç ka shkruar ai, që autorët të marrin dënimin merituar për këtë vepër kaq të rëndë e tronditëse, të dënueshme e të papranueshme.
“Akte të këtilla brutale të dhunës ndaj fëmijëve, duhet të trajtohen me seriozitet të lartë, në nivel institucional por dhe në atë shoqëror e kulturor. Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private, por çështje e sigurisë dhe mirëqenies, publike e sociale. Vajza e mitur duhet të marrë përkrahje institucionale dhe shoqërore, përkujdesje maksimale dhe adekuate, shëndetësore e psikologjike. Nuk duhet lejuar që asaj t’i vidhet fëmijëria e t’i rrënohet jeta. As asaj, e asnjë vajze tjetër”, ka shkruar Kryeministri Kurti.
Ai ka thënë se duhet angazhim maksimal i të gjitha institucioneve “si dhe çdo njërit nga ne, për të çuar përpara përpjekjet tona për ta çrrënjosur dhunën në bazë gjinore. Eliminimi i dhunës është detyrim i secilit veç e veç dhe i të gjithëve së bashku.”
Loja e pabalancuar Vuçiç –Rama i sjell përfitime vetëm SerbisëNga Fron Nahzi
Nën shqetësimin se kërcënimi i Rusisë mund ta zgjerojë konfliktin e Ukrainës në Ballkan, kryeministri pro amerikan i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti pro rus i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë zhvilluar një çudi ballkanike –një partneritet që shumë njerëz në Perëndim shpresojnë se mund të krijojë një bazë për stabilitet rajonal.
Megjithatë, një vështrim më i afërt i marrëdhënies së tyre e rrëzon këtë mendim të dëshirueshëm dhe zbulon atë që në fakt nuk është asgjë më shumë se një lojë politike e Vuçiç, që i lejon atij të kapërcejë ndarjen mes Lindjes dhe Perëndimit.
Ruajtja e pushtetit në Ballkan kërkon një lojë shahu me tre nivele që luhet njëkohësisht në nivel ndërkombëtar, rajonal dhe lokal. Vuçiç është “Mjeshtri i madh” ndërsa Rama një “ushtar”.
Pavarësisht nga historitë e tyre jashtëzakonisht të ndryshme të origjinës ideologjike – Vuçiç si një ultranacionalist dhe bashkëpunëtor i regjimit të Slobodan Milosheviç, ndërsa Rama si një socialist dhe ish-artist – të dy ndajnë pjesë të së njëjtit libër të pakëndshëm.
Të dy e kuptojnë se lëvizjet e këqija në nivel lokal janë më të tolerueshme për Perëndimin se sa ato në nivel rajonal, sa kohë që ata sillen mirë me fqinjët; të dy i udhëheqin vendet e tyre me grusht të hekurt – Vuçiç haptazi, ndërsa Rama i fshehur pas një dorashke kadifeje.
Miqtë e Vuçiç kanë përdorur dhumë ekstreme kundër liderëve të opozitës, protestuesve dhe gazetarëve kritikë si dhe kanë përqafuar korrupsionin e gjithëpërhapur. Departamenti amerikan i Shtetit ka kritikuar gjithashtu sistemin e dobët gjyqësor si dhe mungesën e lirisë së medias.
Gjatë mandatit të Ramës – sundimtari i dytë më jetëgjatë në historinë shqiptare,
organizata vendase dhe ndërkombëtare kanë ngritur akuza për korrupsion qeveritar, klientelizëm dhe intimidim të gazetarëve dhe kritikëve. Raportet e fundit të Departamentit të Shtetit dhe Bashkimit Europian fajësojnë qeverinë e tij për minimin e gjyqësorit dhe ushtrimin e presionit politik dhe ekonomik për të heshtur kritikët si dhe për masa të pakëta kundër korrupsionit.
Këto prirje të përbashkëta u kanë dhënë vendeve të tyre një vlerësim të ngjashëm nga Freedom House – “regjime hibride” që po rrëshqasin nga demokracia drejt autokracisë.
Rama si ushtar i Vuçiç. Për fat të keq, marrëveshjet e dyshimta dhe raportet kanë pasur ndikim të paktë në mbajtjen e tyre në pushtet si dhe në marrëdhëniet me Uashingtonin dhe Brukselin, ku dyshja dinamike ka marrë vlerësime të larta për përpjekjet për të “stabilizuar” rajonin, kryesisht në formën e inisiativës së Ballkanit të Hapur, që bën thirrje për një zonë të lirë ekonomike dhe politike të ashtuquajtur “mini-Schengen”.
Inisiativa Ballkani i Hapur – dolli e festave me kokteile të frekuentuara nga diplomatët perëndimorë – shihet me dyshim në rajon si një lojë e shkathët e Vuçiç, duke përdorur Ramën si “ushtar” për të avancuar interesat serbe.
Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina kanë refuzuar të bashkohen nga frika se kjo nismë i shërben vetëm axhendës nacionaliste të Serbisë si dhe është një zëvendësim i anëtarësimit në BE.
Mbështetja e zhurmshme e Ramës ka antagonizuar Kosovën dhe kryeministrin e saj, Albin Kurti. Deklarata naïve të tipit “Ne duhet të rritemi dhe të harrojmë të gjitha problemet që i kemi krijuar njëri-tjetrit” mund të lavdërohen në Serbi dhe Rusi, por nuk i rrinë mirë një kombi që po përpiqet ende të gjejë eshtrat e mbi 1 mijë njerëzve të listuar sit ë zhdukur që nga lufta e Kosovës së viteve 1998-1999.
Pra, çfarë po arrin Rama përmes kësaj? Një rritje të numrit të qytetarëve serbë që vizitojnë Shqipërinë dhe lavdërime nga Perëndimi. Por përparimi real ekonomik dhe politik është i Vuçiçit.
Ai vazhdon ta përdorë minoritetin serb që jeton në vendet fqinje si burim për influencë gjeopolitike. Ashtu si paraardhësit e tij, ai ofron mbështetje të vazhdueshme politike dhe financiare për këto pakica në rajon, veçanërisht në Kosovë dhe në Republikën Srpska në Bosnje.
Përgjigja e Beogradit ndaj shpërthimit të fundit në qytetin e Kosovës veriore, Mitrovicë, ndaj kërkesës së Prishtinës që serbët etnikë të ndërrojnë targat e makinave të lëshuara nga Serbia me ato kosovare bëri pak për të promovuar nismën e Ballkanit të Hapur. Beogradi vendosi tanke, avionë luftarakë dhe automjete të blinduara në kufi.
Tensionet u shfrynë vetëm pas ndërhyrjes së NATO-s dhe Vuçiç dhe serbët etnikë në Kosovë pranuan shtyrjen e ndryshimeve nga Prishtina me një muaj. Për shumë njerëz, përgjigja e ashpër e Beogradit nuk ishte befasi dhe ishte një tjetër shembull i rritjes së militantizmit të qeverisë serbe ndaj rajonit.
Nisma Ballkani i Hapur i ka rrënjët në besimin se rajoni i Ballkanit mund të bashkohet në ndjekjen e prosperitetit ekonomik. Por lind një pyetje: a munden regjimet hibride në Shqipëri dhe Serbi të lejojnë rrotat e tregut që të rrotullohen lirisht dhe në mënyrë të drejtë?
Më e rëndësishmja, a do t’i braktisë Serbia politikat e saj nacionaliste? Nëse raportet e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit për Shqipërinë dhe Serbinë janë tregues, të dy janë shumë të dyshimtë.
Kështu, të gjitha rrugët edhe një tjetër herë të çojnë në Beograd. Nisma Ballkani i Hapur mbetet dhurata që vazhdon të prodhojë fryte – për Vuçiç.
Vuçiç përfiton sa kohë që kërcënimi i luftës dhe i destabilitetit qëndron mbi rajon. Kërcënimi i pakëndshëm i Moskës se do ta zgjerojë konfliktin ukrainas në Ballkan e forcon pozicionin e tij, në rajon dhe ndërkombëtarisht, dhe Vuçiç do të mbajë fuqi të mjaftueshme mbi Perëndimin nga shpresat e varura në një sjellje të tij më pro-Perëndimore.
Ku është pika e kthesës së Vuçiç?
Përgjatë mandatit të tij, Vuçiç ka kërkuar që të forcojë lidhjet vëllazërore të Serbisë me Rusinë. Moska i është përgjigjur reciprokisht duke i dhënë Vuçiç shitjen e armëve dhe gaz të lirë si dhe duke mbështetur pozicionin e Beogradit për Kosovën dhe përpjekjet për ndarje të Republikës serbe në Bosnje.
Rrjedhimisht, nuk është për t’u habitur që Beogradi ka refuzuar të rreshtohet plotësisht me Perëndimin për luftën në Ukrainë. Air Serbia, linja shtetërore ajrore, vazhdon t’i shërbejë Moskës.
Brukseli dhe Uashingtoni do të preferonin ta kishin Vuçiçin në kampin e tyre, jo vetëm për ta izoluar më tej Rusinë, por edhe për të parandaluar përpjekjet luftarake të Putinit. Megjithatë, çarjet në aleancën perëndimore e forcojnë më tej pozitën gjeopolitike të Vuçiç.
Në kundërshtim me Perëndimin, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, një figurë “kumbari” si për Ramën ashtu edhe për Vuçiç, mban marrëdhënie të mira me Putinin dhe ra dakord së fundmi që të rrisë lidhjet ekonomike me Moskën, çka ka rritur frikën në Perëndim se një anëtar kyç i NATO-s mund të ndihmojë Rusinë që të shmangë sanksionet.
Shumë udhëheqës dhe ekspertë të Ballkanit paralajmërojnë se Putini do të kërkojë të zgjerojë konfliktin e Ukrainës në Ballkanin Perëndimor, por për ta bërë këtë atij i nevojitet Vuçiç.
Pyetja mbetet: çfarë do t’i nevojitet Vuçiçit për t’u shkëputur nga vëllai i tij rus? A mund t’i mjaftojë një rrugë e shpejtë drejt anëtarësimit në BE apo një rritje e financimeve? Këtë vit, Bashkimi Europian i ka dhënë Serbisë 223.7 milionë euro.
Ndoshta një zgjidhje e favorshme për Kosovën mund të jetë pika e kthesës së Serbisë për t’iu bashkuar aleancës Perëndimore? Apo Vuçiç do të preferonte që të ruante status quo-në – duke punuar për të siguruar mbështetje për Beogradin nga të gjitha anët përmes mbajtjes së paqes dhe konfliktit mbi tavolinë, si rezultate njësoj të mundshme.
Nëse Perëndimi nuk gjen një qasje alternative ndaj Beogradit dhe rajonit, Vuçiç do të vazhdojë ta mbajë peng Ballkanin dhe komunitetin ndërkombëtar, ndërkohë që do t’i kufizojë liderët lokalë dhe ndërkombëtarë në rolin aktual të Ramës – si një nxitës tifozësh sa herë që Beogradi flet për stabilitet rajonal.
Fron Nahzi është Drejtori i Lartë i Zhvillimit Global në Institutin McCain për Lidership Ndërkombëtar në Universitetin Shtetëror të Arizonës.