Aplikacion
Ekzekutimi i 36-vjeçarit shqiptar Elson Kalaveri në një atentat mafioz mbrëmjen e djeshme në Itali, dyshohet së është bërë për larje hesapesh.
Kalaveri u qëllua me 15 plumba nga 3 autorë, ende të paidentifikuar, duke mbetur i vdekur në vend.
Dëshmitarët në zonë i thanë policisë se autorët u larguan me shpejtësi me një makinë të errët.
I ndjeri ishte një emër i njohur për policinë shqiptare. Ai ka qenë i përfshirë në një ngjarje vite më parë, ku ka plagosur me plumb në kokë Genti Keçin në Mamurras.
“I çoje mesazhe për 3-she Charlottes”/ Ish e dashura i nxjerr “të palarat” Ryan GiggsNë gjykatën e Mançesterit ka vijuar edhe sot seanca gjyqësore që ka për protagonist ish-yllin e Manchester United, Ryan Giggs dhe ish të dashurën e tij, Kate Greville, e cila e ka akuzuar për dhunë dhe agresion seksual.
Në faktet e reja që i janë paraqitur jurisë, bie në sy letra e lamtumirës që ish e dashura i ka dërguar Giggs, ku e akuzon atë si “gënjeshtar dhe mashtrues”, ndërsa liston edhe emrat e vajzave dhe grave, me të cilat ylli uellsian fliste dhe e tradhtonte.
Kate Greville e shkroi letrën pasi dyshohet se gjeti prova në iPad-in e ish-yllit të Manchester United, ku ai kryente sexting me tetë gra të tjera, ndërkohë që ishte në një marrëdhënie dashurie me të.
Në mesin e grave të përmendura në letër ishte edhe një punonjëse e “Giggs Hotel Football”, të cilin ai e zotëron me ish-shokët e skuadrës Gary Neville dhe Paul Scholes, vajzë së cilës ylli uellsian i futbollit i dërgonte mesazhe, ku i kërkonte që të bënin një “treshe”, bashkë me Kate.
Greville akuzon gjithashtu 48 vjeçarin se kishte bërë seks me një grua që është “e martuar me një lojtar të njohur të kriketit” në Britaninë e Madhe dhe se ishte i magjepsur nga një grua tjetër duke detyruar të besuarin e tij në dyqanet e Harrods në Londër për “t’i dërguar asaj këpucë, çanta dhe fustane dhuratë”.
Gjykata dëgjoi edhe se Greville nuk ia dërgoi kurrë letrën që u shkrua në 29 tetor 2020 Giggs-it, tre ditë para se ai dyshohet se e ka sulmuar atë fizikisht.
Në letrën, e lexuar në gjykatë gjatë gjyqit për sulmin e mundshëm nga ana e Giggs (në të cilin ai akuzohet për ‘goditje në kokë’ ndaj zonjës Greville gjatë një grindjeje në rezidencën e tij në Mançester në nëntor 2020) ajo shkruan: “Zemra gjithmonë më tha se nuk mund të të besohej dhe se je një gënjeshtar kompulsiv dhe mashtrues serial. Unë me të vërtetë të kam dashur”.
“Doja të besoja gjërat që më the, por tani e di që të njëjtat gjëra që më thua mua, ua thua shumë grave. Të paktën këto gra të tjera kanë burra, fëmijë, të dashur ose vazhdojnë t’i kenë. Unë nuk jam aq e veçantë. Unë qëndrova besnike dhe e përkushtuar ndaj teje, pavarësisht gjithçkaje. Unë mendoj se nënvlerësove aftësinë time për të zbuluar gjërat. Për pesë vjet nuk kam dashur të di të vërtetën”, thotë ajo.
Greville më pas përmend disa gra (për të cilat dyshohet se kanë qenë të dashurat e Giggs njëkohësisht) me emër, ku përfshihet Helen, për të cilën ajo pretendon se Giggs ishte në një ‘marrëdhënie të plotë”, ndërsa flinte me të në shtëpi.
Ajo pretendon se Giggs ishte në një lidhje edhe me një grua tjetër, të quajtur Zara, për një vit. Ajo shton: “Unë e di për Natalie dhe Susie. Gjithçka ndodhi kur ishe me mua. Kelly dhe Zara po ashtu”.
“Ti ke takuar një grua në Stafford për të cilën më ngatërrove. E di që po dërgonit mesazhe për seks dhe treshe me Charlotte ndërsa flije me mua dhe Helenën. Kur ju pyeta, ju e mohuat të gjithë. Pagove që ajo të qëndronte gjithashtu në Stafford. Unë di gjithçka për Steffin. Ajo është e martuar me atë lojtarin e kriketit tani. E di që ke pasur një lidhje të plotë me të në vitin 2014. Ti bëje seks me të ndërkohë që ishim të lidhur bashkë. Të mos harrojmë XXX (emri i redaktuar). Më jep një buzëqeshje të vetëkënaqur sa herë që e shoh. Mirupafshim! Ti nuk ndryshon kurrë, mirupafshim Ryan”, është mesazhi që përmbyll letrën e Kate.
Njihuni me motrën simpatike të Grida Dumës, dikur ish-spikere lajmesh në televizion
Grida Duma nuk është e vetmja bukuroshe në familjen e saj.
Ajo ka edhe një motër, e cila është e martuar dhe ka një vajzë të vogël të quajtur Illyria, vogëlushja që deputetja e PD-së e postoi së fundmi.
Para se Geris të transferohej në New York ajo ishte spikere lajmesh në televizion ‘Scan’.
Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Mjeti ka marrë flakë, ndërsa ishte në parkimin përpara IEVP-së Berat dhe ishte në pronësi të gardianit të burgut, Kastriot Metaj.
Metaj e kishte parkuar makinën rreth orës 19:30, kur edhe kishte marrë shërbimin.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse, që kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët e zjarrit dhe ta shuajnë atë.
Edhe efektivë policie kanë mbërritur në vendngjarje për të mbikëqyrur vendin e ngjarjes.
Pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë është konfirmuar se zjarri nuk ka qenë i qëllimshëm por i shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Si pasojë e zjarrit, mjeti tip Mercedez Benz, me targa AA 786 DM, pësoi dëme të mëdha, motori dhe pjesa e përparme e mjetit është shkrumbuar totalisht.
Ronela Hajati tregon arsyen pse është akoma beqare
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka paralajmëruar se tanimë ka ardhur koha që të nisë me projektet e reja muzikore.
Por përpos karrierës, vëmendje merr edhe jeta private e këngëtares. Së fundmi ajo ka publikuar disa story në Instagram, ku ka ‘zbuluar arsyen’ përse është ende beqare.
‘Unë kur pyes veten si ka mundësi që një gur i çmuar dhe i rrallë si puna ime është akoma beqare. Xhindet e mia që s’pëlqejnë asnjë human… Ose pëlqejnë frymorin e gabuar… Unë gatuaj shumë mirë, bëj punët e shtëpisë më mirë se gjithë sanitaret e jugut, thjesht s’kam ndër mend t’i bëj për njeri. Në fund jam gruaja perfekte që çdo burrë ëndërron… Po mua më pëlqen krevati vetëm për vete… Imagjino pak nëse ai gërhet (jastëkun në kokë)’.- shprehet ajo.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano ka shkuar mbrëmjen e kësaj të premteje në Komisariatin e Vlorës, pas vrasjes së dyfishtë në Panaja.
Nano ka shkuar së bashku me zëvendës drejtorin për Krimet Neritan Nallbati.
Atentati me dy të vrarë ndodhi mëngjesin e enjtes rreth orës 09:50 në dalje të fshatit Panaja. Të paktën tre persona morën pjesë fizikisht në ekzekutimin e 34-vjeçarit Hakim Xhezo dhe 37-vjeçari Shpati Lena. Mbi 60 plumba u qitën në drejtim të mjetit të tyre që përfundoi në kanal.
“Festoi si e tërbuar në lokal”/Kryeministrja finlandeze bën testin e drogësKryeministrja finlandeze, Sanna Mirella Marin, tha të premten se kishte bërë një test droge.
Kjo vjen pas publikimit të një videoje në fillim të kësaj jave, e cila tregonte festen private të Marin me miqtë e saj.
“Sot kam bërë një test droge dhe rezultatet do të vijnë brenda një jave”, tha ajo në një konferencë për media. “Asnjëherë në jetën time nuk kam përdorur drogë”.
Marin shtoi se natën kur po festonte me miqtë e saj, ajo ishte në gjendje të kryente detyrën dhe se do të largohej nga festa nëse do t’i kërkohej të punonte.
Videot e saj, në të cilat Marin festonte me persona me ndikim dhe artistë të njohur finlandezë filluan të qarkullojnë në rrjetet sociale këtë javë, dhe ato u publikuan shpejt nga disa media në Finlandë dhe jashtë saj.
Marin ishte përballur me thirrjet për të bërë testin e drogës nga politikanët në koalicionin e saj qeveritar si dhe nga opozita, pas publikimit të videove.
Thatësira prek Danubin, dalin në sipërfaqe anijet e Luftës së Dytë BotëroreView this post on Instagram
Thatësira më e madhe e regjistruar në kontinentin europian në vite ka prekur edhe lumin Danub, duke ulur në këtë mënyrë nivelin e këtij lumi.
Ky është niveli më i ulët i regjistruar në një shekull, ndërsa mbetjet e dhjetëra anijeve luftarake gjermane të fundosura pranë qytetit të Prahovës gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë dalë në sipërfaqe.
Thatësira e këtij viti, për të cilën shkencëtarët thonë se është pasojë e ngrohjes globale, ka nxjerrë sërish në dritë më shumë se 20 skelete të këtyre anijeve në një pjesë të Danubit në Serbi.
Disa nga këto anije përmbajnë tonelata municione dhe eksplozivë dhe konsiderohen si rrezik për lundrimin. “Flotilla gjermane la pas një fatkeqësi ekologjike që na kërcënon ne, banorëve të Prahovës”, komentoi 74-vjeçari Velimir Trailovic, një banor në pension i qytetit, i cili ka shkruar një libër për anijet. Ndërkohë në mars, qeveria serbe shpalli një tender për pastrimin e lumit dhe heqjen e municioneve dhe eksplozivëve. Kostoja llogaritet të arrijë në 29 milionë euro.
Vrau për gjakmarrje, Florjani pikturon në burg “përqafimin me babain”Më 24 janar të këtij viti Florjan Përvathi ekzekutoi me armë zjarri fqinjin e tij 65-vjeçar Lek Lekgjonaj. 17-vjeçari e kreu vrasjen për të marrë hakun e babait që i ishte vrarë nga vëllai i viktimës në vitin 2009 pas një konflikti.
Florjani pas vendimit të dhënë nga Gjykata është dërguar në burgun e minorenve në Kavajë për të vuajtur dënimin e tij. Florjani kishte talent për pikturë.
Ai ka bërë një pikturë murale në oborrin e burgut ku shfaqet duke përqafuar të atin, që e la vetëm 4 vjeç ditën kur u vra nga fqinji. Jeta e 17-vjeçarit ka kaluar në sfida të mëdha deri ditën ku dhe kreu aktin e rëndë.
Një përqafim i munguar dhe një jetë e vështirë në një vend të vogël që akoma ekziston gjakmarrja i prenë jetën në mes një adoleshenti që nuk do të jetë më kurrë i njëjti.
Kuvendi i Malit të Zi nuk ka votuar ende për mocionin e mosbesimit të ndërmarë nga Partia Demokratike Socialiste e Milo Gjukanoviç.
Kjo pasi krerët e partive që deri më sot ishin në opozitë me qeverinë, kanë nisur bisdedimet për gjetjen e një zgjidhje.
Përfaqësuesit e partive të mazhorancës së vjetër kanë zhvilluar edhe një takim me kryeministrin Abazoviç ku janë diskutuar mundësitë e krijimit të një qeverie të re.
Pas takimit Abqazoviç doli në një deklaratë për mediat ku prezantoi edhe një dokument konkret të firmosur nga 9 deputetë me anë të së cilës angazhohet të riformatojë kabinetin, i cili do të ketë 6 prioritete, ndermjet të cilave lufta kundër krimit të organizuar dhe përgatitja e zgjedhjeve.
N ë daljen p ër media tai tha se ishin t ë ftuar t ë b ëheshin pejs ë e k ësaj qeverie t ë gjitha partit ë, p ërveç atyre q ë kan ë nd ërmar ë nism ën e mocionit t ë mosbesimit.