Aplikacion
Autorja e “Për’puthen”, Olsa Muhameti ka rikujtuar ata që duan të jenë pjesë e këtij programi të aplikojnë.
Muhameti ka paraqitur në Instastoryn e saj një shembull formulari për aplikim, dhe ndërkohë që e shfleton një nga pyetjet ka marrë vëmendje të madhe.
“A je gati të bësh gjithçka për show,” është një ndër pikat e formularit që duhet plotësuar nëse don të bëhesh pjesë e Për’puthen.
Kujtojmë që nuk kanë qenë të pakta rastet kur programi i dashurisë dhe veçanërisht Olsa Muhameti janë akuzuar për skenare të parapërgatitura, vetëm për të bërë show.
I fundit që provoi diçka të tillë ka qenë Xhafer Thaqi një ish-konkurrent, i cili në një intervistë për “Glamour Zone” në Rtv Ora, dy muaj më parë shprehej se ishte autorja e programit që i shtynte konkurrentët të deklarohen.
3 persona hapin makinën e Lewandowskit dhe i vjedhin orën me vlerë 75 mijë euroRobert Lewandowski ka pasur një frikë të tmerrshme këtë të enjte me mbërritjen e tij në Ciutat Esportiva.
Pasi kanë qëndruar në derën e ambienteve për të nënshkruar autografe për tifozët në pritje të ardhjes së lojtarëve, si zakonisht, dy persona kanë shfrytëzuar rastin për të hapur derën e shoferit të makinës së polakut dhe kanë vjedhur një orë, me vlerë 75.000 euro direkt nga kyçi i dorës, shkruan Sport.
Hajdutët kanë marrë orën me një rrip portokalli. Së pari Lewandowski dhe më pas Mossos kanë ndjekur tre hajdutët. Lojtari polak ka pësuar një fatkeqësi të vogël me makinën e tij dhe kanë qenë Mossos ata që më në fund kanë mundur të rikuperojnë orën.
Patrulla e Mossos është paraqitur në Ciutat Esportiva ku kanë qëndruar deri pas orës gjashtë pasdite.
Ballkani “prek” Europën, mposht me përmbysje ShkupinBallkani arriti një fitore sinjifikative me përmbysje ndaj Shkupit, duke triumfuar 2-1 në “Tose Proeski” dhe tani e sheh veten më pranë kalimit në grupet e Conference League.
Verdikti do të jepet të enjten e ardhshme në Prishtinë, por ekipi i Dajës është pranë historisë.
Nën një atmosferë mjaft miqësore mes dy skuadrave shqiptare, ishin vendasit e Shkupit ata që e nisën vrullshëm dhe krijuan disa mundësi, teksa pas kaur goditjesh nga këndi në harkun e pak minutave, zhbllokuan sfidën me anë të Adetunjit në minutën e 17’.
Megjithatë mbrojtja nuk është një nga pikat më të forta të skuadrës nga Çairi dhe kjo u konfirmua edhe mbrëmjen e sotme, kur pas një kundërsulmi, Rrahmani u la i lirë në shtyllën e parë dhe ia doli të rikthejë baraspeshën.
Shkupi kërkoi golin e avantazhit, por hasi disa herë në formën e mrekullueshme të portierit Ljuljanovic, ndërsa nga ana tjetër Ballkani i Ilir Dajës ishte vendosur mirë dhe kujdesej të mos pësojë e të kapë kundërshtarin në kundërsulm.
Pikërisht në një zbritje tjetër në të 67-ën, Meriton Korenica lëshoi një goditje fantastike nga distanca dhe dërgoi topin në trekëndësh, duke i dhënë avantazhin Ballkanit dhe ndezur festën mes “xhebrailëve” të pranishëm në stadium.
Reaguan edhe njëherë vendasit, që goditën traversën me Da Sivlën, ndërsa më pas shënuan me Adetunjin, i cili ishte pak centimetra më i avancuar dhe goli u anulua.
Ballkani e sheh tashmë veten më pranë kalimit në fazën e grupeve, pasi do t’i duhet të menaxhojë në Prishtinë një avantazh minimal, që gjithsesi i jep shpresë Shkupit të provojë përmbysjen e madhe. /zoom.al/
Përplasje me armë mes shqiptarëve në Itali, një i vrarëNjë shqiptar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje në Pisa të Italisë, pas një konflikti me disa bashkëkombës të tij.
Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të saj dhe ndalimin e personave të përfshirë në përplasjen që solli një viktimë.
Ende nuk dihet shkaku i përleshjes, as identiteti i viktimës.
Mbërriti në spital i vdekur, reagon policia: Ja si ka ndodhur ngjarjaPolicia ka sqaruar rethanat e vdekjes së 51-vjeçarit Ylli Tafili mbrëmjen e sotme në Kurbin.
Uniformat blu bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shullaz të Kurbinit, ndersa mesohet se 51-vjeçari ka rënë në një kanal kullues pranë banesës së tij, prej nga është nxjerrë nga familjarët.
Por ai nukë shtë ndjerë mirë dhe është dërguar në spital ku dhe ka ndërruar jetë.
Dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e një infarkti.
Kurbin/Informacion paraprak
Në fshatin Shullaz, Kurbin, shtetasi Y. T., 51 vjeç, dyshohet se ka rënë në një kanal kullues pranë banesës së tij, prej ku është nxjerrë nga të afërmit dhe është dërguar në banesë për t’iu dhënë ndihma e parë.
Në banesë, ai nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Kurbin për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka humbur jetën. Paraprakisht, dyshohet se shtetasi Y. T. ka humbur jetën si pasojë e infarktit. Trupi i 51-vjeçarit do të dërgohet në morgun e IML Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për t’i marrë në pyetje, të gjithë personat që kanë qenë prezentë në momentin që ka rënë në kanal 51-vjeçari.
Ministrja britanike: Krenare që kemi dëbuar 1 mijë shqiptarëMinistrja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Priti Patel, ka paralajmëruar sot shtetasit e huaj ( kriminelët dhe shkelësit e rregullave të emigracionit) se Qeveria britanike nuk do të pushojë derisa ata të largohen.
Patel ka deklaruar se që nga fillim i vitit Britania ka dëbuar 1 mijë e 741 “shkelës” të huaj.
“Pothuajse 1 mijë shqiptarë në total janë kthyer në vendin e tyre”, tha ajo.
Sipas saj, fokusi i ripërtërirë në largimet, pjesë e Planit të Ri për Emigracionin, po përmbush angazhimin e qeverisë.
Vetëm ditën e djeshme Patel ra dakord për një marrëveshje historike me Pakistanin, për të hequr shtetasit pakistanezë pa të drejtë ligjore që qëndrojnë në MB, duke përfshirë kriminelët, azilkërkuesit dhe shkelësit e imigracionit.
“Kjo punë tregon se ne nuk do të ndalemi para asgjëje për të hequr ata që nuk kanë të drejtë të jenë këtu dhe jam krenar që kemi larguar pothuajse 1 mijë ‘shkelës të huaj’ shqiptarë deri më tani, përfshirë disa që kaluan Kanalin ilegalisht për të ardhur në MB”.
Sipas saj, ky është vetëm fillimi.
Lufta në Ukrainë, mediat turke: Putini gati për t’u takuar me Zelenskyn
Vladimir Putin thuhet se ka shprehur gatishmërinë e tij për bisedime të drejtpërdrejta me Volodymyr Zelensky, sipas CNN Turk, duke cituar njerëz me njohuri për këtë çështje. Sipas të njëjtave burime, Putin ngriti mundësinë e një takimi me Zelensky gjatë bisedimeve me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në Soçi më 5 gusht.
Më parë, qëndrimi i palës ruse ishte që të dy presidentët të takoheshin kur të ishte gati “udhërrëfyesi” i një zgjidhjeje të mundshme të konfliktit në territoret ukrainase, zhvillimi i të cilit do të bëhej nga grupe negociatorësh. Tani, Putin “duket i gatshëm të takohet personalisht me Zelenskyn për të diskutuar skicën e një marrëveshjeje paqeje” dhe më pas t’ua japë atë diplomatëve për të punuar, thonë burimet e CNN turk.
Qëndrimi i Kremlinit duket se po “zbutet” pasi përpjekja e tij e tretë për të kapur Donbasin duket se po dështon, viktimat ushtarake po rriten dhe Ukraina po përdor armët e SHBA-së, duke goditur Krimenë dhe linjat ruse të furnizimit të vendosura atje. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov më 20 korrik i quajti të pakuptimta negociatat me Kievin, duke argumentuar se zyrtarët ukrainas “nuk do të jenë kurrë në gjendje të artikulojnë disa gjëra që meritojnë vëmendje serioze nga njerëz seriozë”. Një javë më vonë, Lavrov tha se Moska “nuk ka refuzuar kurrë të negociojë” dhe shtoi se “çdo armiqësi përfundon në tryezën e bisedimeve”.
U përfol se janë ndarë, reagojnë Fifi dhe Adisi
Fifi ka reaguar pas lajmit që qarkulloi në rrjetet sociale, ku u hodhën aludime se është ndarë nga Adisi.
Ajo deklaroi se ata janë bashkë dhe të lumtur, duke mohuar zërat për krisje të marrëdhënies së tyre.
Më pas ka reaguar edhe Adisi, duke postuar një foto të tyre me mbishkrimin “Unë veç kom me i knu dashnisë për ty…”
VIDEO/Elvana Gjata i kërkon puthje në mes të koncertit, fansi nuk ia prish…Janë bërë virale shumë momente ku duken artistët duke u përqafuar, flirtuar, madje dhe puthur me përkrahësit e tyre të zjarrtë.
Së fundmi ka qenë Elvana Gjata që na ka dhuruar një moment të tillë.
Këngëtarja teksa po performonte këngën e saj “Puthe”, është afruar tek një fans duke i drejtuar faqen, në momentin që thotë “1,2,3 puthe”.
Djali nuk e ka humbur rastin sigurisht, duke i dhuruar një puthje Elvanës.
Më pas këngëtarja është larguar duke vazhduar performancën e saj elektrizuese.
Partizani zyrtarizon ish-sulmuesin e Vllaznisë, braziliani nënshkruanë për dy vite
Partizani ka prezantuar përmes faqes zyrtare në “Facebook“ afrimin e sulmuesit Da Silva.
Ish-lojtari i Vllazinsë ka firmosur një kontratë dy vjeçare me “demat e kuq”.
“FK Partizani njofton afrimin e Victor Da Silva në skuadër. Mesfushori me tipare sulmuese është përforcimi më i fundit në këtë sesion të merkatos. 27 vjeçari brazilian pas 2 sezoneve te Vllaznia dhe eksperiencës së shkurtër në Qipro me Olympiacos Nicosia ka firmosur një kontratë dy vjeçare me 16-të herë kampionët e Shqipërisë”, shkruan klubi i Partizanit në njoftimin e tij. /zoom.al/