zoom

Day ArchiveVictoria Beckham në telashe, sipërmarrësja e njohur ka një borxh prej 54 milionë paund

Brandi luksoz i veshjeve te Victoria Beckam nuk po arrin rezultatet e dëshiruara dhe është në rënie për shkak të një borxhi të madh që shkon në 54 milionë paundësh.

Sipas “The Mirror”, 34 milionë paundë të borxhit i detyrohen kompanive të tjera që lidhen me ndërmarrje të ndryshme tregtare të familjes Beckham. Sakaq një zëdhënës i Victoria Beckham Holdings dha fakte të brendshme për situatën financiare të kompanisë duke përgënjeshtruar  të përditshmen britanike.

“Ky grup iu përgjigj shpejt efekteve të pandemisë dhe kontrolloi paratë dhe shpenzimet e tij, duke çuar në një reduktim të ndjeshëm të humbjeve operative me 57%, falë efikasitetit të kostos në të gjithë biznesin dhe rikalibrimin e modelit të tij të biznesit për ta bërë atë të qëndrueshëm për afatgjatë”, tha ai.

Edhe Zvicra në errësirë, paralajmëron reduktime të energjisë elektrike 

Ministrja zvicerane e Energjisë, Simonetta Sommaruga ka paralajmëruar një sërë opsionesh për reduktimin e energjisë elektrike.

Kjo vjen mes kritikave se vendi nuk ka krijuar një plan efektiv të kursimit të energjisë.

“Zvicra po bën gjithçka për të parandaluar një mungesë. Por të mos harrojmë se në Evropë ka luftë. Nuk ka siguri”, tha Sommaruga.

Komentet e saj vijnë pasi kreu i komisionit të energjisë elektrike u kritikua pasi i bëri thirrje qytetarëve që të blejnë qirinj dhe dru zjarri përpara dimrit.

Disa media dhe politikanë e morën këtë si një pranim se strategjia e qeverisë për energjinë ishte e papërgatitur për ndërprerje të mundshme të energjisë.

Sommaruga u tërhoq, duke thënë se një fushatë e kursimit të energjisë do të nisë në javët e ardhshme.

Rikthehen temperaturat e larta, çfarë ndodh me motin javën e ardhshme

Pavarësisht reshjeve të shiut të këtyre ditëve të fundit vjeshta ende nuk ka ardhur. Përkundrazi java që presim përpara na rezervon përsëri mot jo vetëm të kthjellët por një tjetër valë të nxehti si dhe temperatura të larta.

Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare kryesisht në relivet kodrinore – malore të territorit. Sipas SHMU këto vranësira në këto zona hera-herës do të jenë deri dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta.

Vlen për tu theksuar se gradualisht me kalimin e ditëve pritet rritja e temperaturave si në vlerat minimale dhe veçanërisht ato të mesditës. Ditët më të nxehta parashikohen ajo e Enjte dhe e Premte dhe temperatura të cilat në mesditë do të prekin vlerat 38-40°C.

ARRIHET MARRËVESHJA/ Pas një muaji patentat shqiptare do të njihen edhe në…

Ministria e Jashtme njofton se janë përmbyllur procedurat e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.

“Pas përfundimit të procedurave të brendshme ligjore fillimisht nga pala jonë, Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka njoftuar përfundimin e procedurave të brendshme ligjore edhe nga pala e tyre”, thuhet në komunikimin më të fundit për mediat të MEPJ.

Marrëveshja, e cila hyn në fuqi 30 ditë pas përfundimit të procedurave, do të lehtësojë lëvizjen reciproke të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve të dy vendeve tona, përmes përdorimit të patentave, si dhe konvertimin e tyre.

Ju bëhet dora ose këmba “miza-miza”? Mësoni shpjegimin mjekësor

Në gjuhën mjekësore, ndjesia e mpirjes, si dhe djegia ose “gjembat” në trupin tuaj, quhet parestezi.

Këtë ndjesi zakonisht e përjetojmë në dorë dhe këmbë, por edhe pjesë të tjera të trupit nuk janë të përjashtuara.

Një studim tregon se kjo mpirje zakonisht shfaqet pa paralajmërim paraprak.

Për më tepër, jo gjithmonë shkakton dhimbje, por kryesisht shqetësim.

Miliona njerëz në të gjithë botën i nënshtrohen këtyre llojeve të shqetësimeve, veçanërisht te ata që punojnë më profesione pa lëvizje fizike, si puna në zyrë ku kalojnë orë të tëra ulur.

Pasi zgjidhën çështjen e kujdestarisë, Pique dhe Shakira përfshihen në një tjetër betejë ligjore

Marrëdhënia mes Shakirës dhe Gerard Pique ishte një nga më të njohurat në botën e të famshmëve. Ajo që Pique ka fituar nga puna e tij në Barcelonë nuk ka asgjë për t’u pasur zili nga shuma stratosferike që këngëtarja e njohur thuhet se merr çdo vit, kryesisht për shkak të emisioneve të saj live.

E vërteta është se ata kanë krijuar me njëri-tjetrin një pasuri që i ka lejuar të kenë edhe një avion privat. Nëse pas ndarjes së tyre problemi më e madh ishte se kush do të mbante kujdestarinë e fëmijëve, tani pasi kjo çështje është zgjidhur, ka ardhur koha të ndahen të mirat materiale që çifti ka grumbulluar në 10 vitet e fundit.

Si shumë prej këtyre historive të të famshmëve, informacioni vjen nga gazetarë që janë të informuar për punët e çiftit. Në këtë rast ka qenë Juan Carlos Ortega nga ‘Prensa Libre’ që ka dhënë informacionin për mosmarrëveshjen e fundit mes ish-çiftit. Me sa duket, diskutimi sillet rreth një Learjet 60XR, një avion privat që mund të strehojë deri në 10 pasagjerë dhe aktualisht vlen rreth 20 milionë dollarë.

Sipas raportimeve të mediave, avioni ka një dhomë gjumi dyshe, një dhomë ngrënie familjare dhe një dhomë ndenjeje me TV, të gjitha lehtësitë për udhëtime familjare. As Shakira dhe as Pique nuk duan të heqin dorë nga ky mjet luksoz, i cili nuk është një shpenzim që nuk mund ta përballojnë.

“A je akoma e lidhur me Ilirin?”, Monika përgjigjet…

Lubonja ka bërë një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale, ku i kanë bërë pyetje nga më të ndryshmet e kryesisht nga Big Brother VIP.

Një ndër to i ka bërë një pyetje të çuditshme. “A është e vërtetë që je akoma e lidhur me Ilirin?”, i ka shkruar ndjekësi.

Monika i është përgjigjur me disa të qeshura, teksa ka shtuar: Akoma?? As akoma, as ende, asnjëherë.

Ertjan Kofsha fenomenal, tri medalje ari në Kampionatin Europian të peshëngritjes

Ertjan Kofsha ka mahnitur me paraqitjen e tij në Kampionatin Europian të peshëngritjes për moshat U-15 dhe U-17 që po mbahet në Raszyn të Polonisë.  Talenti shtërmenas, i cili është prodhimi i radhës i dalë nga duart e trajnerit Leonard Toska, ka shkëlqyer duke fituar plot tri medalje ari në grumpshat U-17.

Kofsha, i cili garoi në peshat 89 kg, realizoi një paraqitje vërtetë fantastike, teksa dominoi ndaj rivalëve, duke nderuar kështu Shqipërinë në këtë eveniment të rëndësishëm të shtangës për moshat. Kofsha regjistroi rezultate të jashtëzakonshme, duke ngritur 145 kg në stilin e shkëputjes, 168 në stilin e shtytjes, për ta mbyllur dygarëshin me plot 308 kg. Gjithçka mbyllet me festën e merituar për Shqipërinë në këtë kompeticion, ndërsa Ertjan Kofsha konsiderohet pa diskutim si e ardhmja e madhe e peshëngritjes kuqezi.

Kështu kombëtarja jonë e shtangës e mbyll me 6 medalje gjithsej Kampionatin Europian, pasi disa ditë më parë siç dihet edhe Enkileda Carja fitoi tri medalje bronzi për moshat U-15. Rezultatet shumë premtuese, të cilat konfirmojnë edhe një herë se peshëngritja mbetet absolutisht sporti më i suksesshëm i vendit në arenën ndërkombëtare.

Lëvizje të bujshme në media, Arjan Çani ikën nga Klan dhe shkon në ABC?

Pas Ben Blushi i cili tashmë ka nisur punë në EëroNeës Albania, një tjetër lëvizje e bujshme flitet në ambientet mediatike ditët e fundit.

Bëhet fjalë për Arjan Çanin dhe emisionin e tij “Zonë e Lirë” që flitet se do të largohet nga ekrani i Klan dhe pritet të shkojë në ABC News.

Nuk dihet nëse ky lajm është i vërtetë, por nëse kjo do të ndodhte, atëherë do të kishim një lëvizje vërtetë bujshme në media, pasi Arjan Çani tashmë është një imazh i njohur në Klan, pasi jep emisionin e tij prej shumë vitesh.

Pak ditë më parë edhe Blendi Fevziu nuk e përjashtoi mundësinë që së bashku me opinionin të lëviz në një ekran tjetër.

“Jam e fiksuar”, Adele flet për lidhjen me menaxherin e VIP-ave

Adele thotë se është “e fiksuar” pas të dashurit të saj Rich Paul dhe “nuk ka qenë kurrë e dashuruar kështu”. Këngëtarja 34-vjeçare ka konfirmuar lidhjen me menaxherin amerikan në shtator të vitit të kaluar, por vetëm së fundmi ajo ka vendosur të flasë për revistën Elle duke shprehur dëshirën për t’u martuar dhe për të pasur shumë fëmijë.

“Nuk kam qenë kurrë e dashuruar kështu. Jam e fiksuar pas tij”, tha Adele.

“Unë patjetër dua më shumë fëmijë. Një jetë e qëndrueshme më ndihmon me muzikën time. Por tani, gjithçka që kam në trurin tim është Las Vegas”, tha ajo.