zoom

Day ArchiveQeveria fshehu për dy vjet zgjatjen e afatit për Rrugën e Arbrit!

Më 2 gusht, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku njoftoi shtyrjen me 17 muaj të afatit të punimeve për rrugën e Arbrit – një projekt koncesionar që pritet t’u kushtojë taksapaguesve rreth 40 miliardë lekë [330 milionë euro].

E parashikuar për t’u dorëzuar në prill 2022, kontrata e rrugës së Arbrit pritet tashmë të përfundojë në shtator të vitit 2023. Sipas Ballukut, shkak i shtyrjes së afatit ishin bërë problemet gjeologjike.

“Mbetet për t’u dorëzuar tuneli i Murrizit, i cili na ka vendosur përpara një vështirësie shumë të madhe përsa i përket gjeologjisë dhe na është dashur të shikohet i gjithë projekti…,” deklaroi Balluku në një aktivitet publik.

Por të dhënat e siguruara nga Ministria e Infrastrukturës tregojnë se projekti teknik për tunelin e Murrizit dhe afati i dorëzimit të rrugës u ndryshuan që në vitin 2020; por ato iu mbajtën të fshehura për gati 2 vjet publikut.

Për më tepër, në një ceremoni inaugurimi të mbajtur thuajse një vit pas ndryshimit të afatit, ministrja Balluku deklaroi në prani të kryeministrit Edi Rama se rruga pritej të përfundonte në prill 2022 – një deklaratë kjo jo vetëm e pabazuar, por në dukje edhe qëllimisht e pavërtetë.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, ndryshimi teknik i projekt-zbatimit për tunelin e Murrizit u miratua më 20 tetor 2020, pas rekomandimit të supervizorit të rrugës.

“Me miratimin e projekt- zbatimit të ndryshuar është miratuar dhe shtesa e afatit,” tha Ministria, ndërsa theksoi se vendimi është marrë bazuar në vlerësimet e një inxhinieri të pavarur, Institutit të Ndërtimit, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Rama dhe Balluku u pritën me tupanë dhe me fëmijë të veshur me kostume popullore në hyrje të tunelit të Murrizit më 29 nëntor 2021, ndërsa një tra prej betoni u ngrit në ajër në mënyrë simbolike.

“Kontrata ka afat dorëzimi fundin e prillit 2022 dhe do të bëjmë të pamundurën për të dorëzuar gjithçka në kohën e duhur,” premtoi Balluku.

E pyetur nga BIRN, Balluku tha përmes zëdhënësit se deklarata e saj ishte pjesë e vullnetit “për të ecur me ritme sa më të shpejta”.

“Ky deklarim është pjesë e vullnetit dhe përpjekjes së Ministrisë së Infrastrukturës për të ecur me ritme sa më të shpejta dhe për të përfunduar sa më shpejt rrugën, duke u bazuar në mundësinë që formacionet gjeologjike të ishin më të përshtatshme se ato të ndeshura deri në këtë fazë të ndërtimit,” tha Balluku.

Ndërtimi i rrugës 54 kilometra që lidh Tiranën me Dibrën nëpërmjet një kontrate koncesionare për kompaninë ‘Gjoka Konstruksion’, filloi në vitin 2018. Projekti parashikon ndërtimin e një rruge me dy korsi, e cila kalon në një seri me gjashtë tunele dhe dy ura të larta.

Ndërtimi i saj është përdorur si një kalë beteje elektoralesh në qarkun e Dibrës prej vitit 2013. Pavarësisht problemeve në disa segmente, rruga është funksionale nëpërmjet bypassit të Qafës së Murrizit, në një lartësi mbi 1000 metra, ku kalohet me vështirësi kryesisht në dimër.

I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë

Sokol Bode, ish-shefi i Policisë së Dhërmiut është arrestuar në Berat nga Forca e Posaçme Operacionale. Bode po dërgohet drejt Tiranës.

Ai ishte dënuar me 8 vjet burg, pasi akuzohet nga SPAK për implikim në trafikun e narkotikëve të kryer nga organizata kriminale e drejtuar prej vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj.

Kush është Sokol Bode?

Bode, ish-drejtori i Postës në Dhërmi, ka qenë prej kohësh në vëmendje të publikut dhe medias, pas publikimit të një foto ku shihej përkrah Florian dhe Moisi Habilajt, (ky i fundit i arrestuar pak kohë më parë në Itali për trafik droge).

Bode, bashkë me ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela si dhe Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar, kanë drejtuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë gjatë viteve 2015-2016, ndërsa akuzohen si të përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit. Akuza që qëndron mbi këta zyrtarë është ajo e mosveprimit ndaj kultivimit të kanabis sattivës në këtë qark.

Në 3 shkurt 2019, Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi në Gjykatën e Krimeve të Rënda dosjen për gjykimin e të pandehurve Saimir Tahiri, Jaled Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode, nën akuzën “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Në 10 korrik 2019, gjykata vendosi pezullimin e gjykimit për të pandehurit Sokol Bode dhe Gjergji Kohila pasi nuk ishin gjetur, ndërsa ndau çështjen e tyre nga çështja nga Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela. Prokuroria kërkoi 12 vite burg për ish ministrin Tahiri.

Benzi lë me “gisht në gojë” makinën e policisë në rrugë, luajnë si “macja me miun” mes Tiranës

Një skenë e pazakontë ka ndodhur në mes të Tiranës, pranë sheshit “Nënë Tereza”, ku një makinë benz i bën disa herë xhiro mjetit të policisë e cila i ishte vënë nga pas.

 

Video e cila është bërë virale në rrjete tregon momentin epik, kur makina e policisë detyrohet që të bëjë rrethin disa herë, ndërsa ndjek benzin.

Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja që mjeti i policisë i ëhstë vënë nga pas makinës tjetër, por duket sikur luajnë si “macja me miun”.

 

 

 

 

Prag tragjedie në Gjermani, 31 të plagosur

Dy slita rrëshqitëse janë përplasur sot në një park gjigant argëtimi në qytetin jugor të Gjermanisë, Gunzburg, duke lënë të plagosur të paktën 31 persona .

Sipas raportimeve, slita e parë u ndal në mënyrë të menjëhershme dhe e dyta pas saj vinte me shpejtësi, duke u përplasur fuqishëm me të.

Zjarrfikësit, ambulancat dhe tre helikopterë u gjendën brenda pak minutash në parkun “Legoland”. Të plagosurit janë dhjetë fëmijë, një adoleshent dhe 20 të rritur.

Sipas Kryqit të Kuq të Bavarisë (BRK), një pasagjer madje është në rrezik serioz për jetën pasi ka marrë plagë në zonën e kraharorit. Edhe 15 persona të tjerë u plagosën aq rëndë sa u dërguan në spital për trajtim të specializuar.

“I vetmi tren që ndaloi siç duhet nuk ndaloi në zonën e stacionit ku njerëzit normalisht hipnin apo zbrisnin, por pak a shumë në katin e parë, si të thuash, dhe si rrjedhojë treni i dytë u ngjit nga pas. Fat i madh është që treni nuk doli nga shinat dhe asnjë person nuk ra nga lartësia”, tha zëdhënësi i policisë Geissler.

Parku argëtues fillimisht mbeti i hapur pavarësisht aksidentit, madje shumë vizitorë as që ishin në dijeni të aksidentit.

Një baba që ndodhej në parkun argëtues në momentin e aksidentit tha për mediat se “ne nuk vumë re asgjë, por morëm një e-mail që na pyeste nëse ishim të përfshirë në ngjarje”.

Një familje nga Bambergu në Frankoninë e Epërme u informua gjithashtu nga miq të shqetësuar që kishin dëgjuar për aksidentin nga media. “Ne e morëm vesh vetëm kur na thirrën për të parë nëse ishim mirë. Nuk pamë asgjë, ishim në anën tjetër”.

Ka pasur ndalim për hyrjen e gazetarëve dhe aksidenti mund të raportohej vetëm nga larg. Javën e kaluar, një grua 57-vjeçare vdiq pasi u rrëzua nga një slitë në Kloten, Gjermania jugperëndimore.

Nga burgjet te hyrja fuqishëm në muzikë, kush është Cllevio, reperi që po “çmend” fansat

Tashmë të gjithë e njohin atë. Bëhet fjalë për Cllevion, reperi rebel i cili sot po “çmend” fansat me hitet e tij, ndërsa 2022 mund të quhet viti i tij për sa i përket famës, muzikës, sherreve dhe burgjeve.

Po kush është Cllevio?

Cllevio ka lindur në Lushnjë në vitin 1986 dhe emrin e vërtetë e ka Kleviol Ahmeti. Ka jetuar për 11 vite në Bronx, New York, AMERIKË. Aty Cllevio u bashkua me Grupin TBA The Bloody Alboz grupi i këngetarve të njohur si Unikkatil, Don Phenom, Klepto, Kobra. Kleviol njihej gjithashtu edhe me emrin Hudra Aka problemi.

Në vendin tonë njihet si shoku më i ngushtë i Stresit, por që së fundmi kanë pasur përplasje herë pas here me të.

Arrestimi në 2014

Por Cllevio ka dhe një të kaluar të vështirë, Në vitin 2014 ai u arrestua nga policia e shtetit pas rrëzimit të avionit në plazhin e Divjakës të pilotit italian, Giorgio Riformato. Ai ka kryer denimin e tij prej 6 vitesh me burg, doli nga burgu ne vitin 2020 dhe vazhdon me projektet muzikore.

Nje nder rap Artistet me i degjuar i momentit ne Shqiperi, kenget e tij flasin realitetin e jetes se tij ate qe jeton dhe ate qe ka jetuar.

Arrestohet sërish më datë 19 Mars 2021 në Shqiperi

Lirohet nga Burgu me 19 Prill 2022 mbas kryerjes së dënimit prej 13 muajsh. Momentalisht është një ndër rreperat me të preferuar në shqiperi. Po ashtu ai vazhdon te thyeje rekorde ne rrjetin social instagram dhe Tik-Tok.

Bën sërish 1 muaj burg pasi theu arrestin shtëpiak

Duket se burgu nuk po le të qetë artistin të vazhdojë projektet muzikore. Ai bëri 1 muaj burg, pasi sipas policisë ai theu arrestin shtëpiak gjatë kohës kur u përplas me Noizy-n. Me këtë të fundit, i cili i gjuajti me grusht pranë banesës së tij. Por ai u lirua pak javë më parë dhe tashmë vijon arrestin shtëpiak në pritje të lirimit përfundimar. Përplasjet me Noizy në fakt kishin kohë që kishin nisur rrjetet sociale. Së fundmi ka pasur përplasje me Med Isenin, i cili dhe ky merret me muzikë në Zvicër po që kanë shok bashkë.

Hyrja fuqishëm në muzikë pas daljes nga burgu

Kënga “Paridi” u kthyer në hitin e verës. Ajo u bë virale në Clubet shqiptare dhe sidomos në Tik-Tok dhe Instagram. Ai njihet edhe për stilin e të vecantë teksa këngët i publikon pa videoklip. “Buzëqeshje cinike” e publikuar reth 1 vit më parë, numëron reth 5 milion klikime.

Në muajin e fundit ai ka publikuar 3 hite të cilat janë bërë virale: “1 ëndërr e gjatë”, “44 Buza”, dhe “Ironi Kirurgu”. Po ashtu është në pritje të publikimit të një tjetër kënge në bashkëpunim me Grazia. Cllevio ka dhe një tjetë stil të veçantë në muzikë. Pothuajse në çdo këngë ai përmend emra të njohur të estradës.

Qeni i policisë u prish “ëndrrën” angleze familjes shqiptare

Janë të shumtë qytetarët shqiptarë të cilët shohin Britaninë e Madhe si ‘tokën e premtuar”, prandaj ata shesh edhe rrezikojnë shumë për të arritur në destinacion.

Një familje shqiptare është kapur e fshehur në një kamion që ishte nisur nga Holanda me destinacion Anglinë.

Gjatë kontrollit të kamionit një qenë nuhati diçka të pazakontë dhe filloi të lehë.

Menjëherë forcat e policës holandeze bënë kontrolle dhe zbuluan se brenda në mjet fshiheshin dy burra një grua dhe një vajzë 4-vjeçare.

Ata u ndaluan, ndërkohë që u arrestua dhe shoferi i kamionit i cili ishte nga Polonia.

Aksident i frikshëm pranë TEG, makina bëhet “copë”

Tiranë- Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Tiranë, pranë Saukut.


Zoom.al ka siguruar pamjet ku shihet një makinë e bardhë që është përfshirë në aksident e cila është copëtuar nga forca e përplasjes. Ende nuk dihet nëse ka viktima apo të plagosur në këtë aksident.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet një reagim sqarues se çfarë ka ndodhur. /Zoom.al

Nga denoncimi i familjes te dëshmia e Dumanit që e çoi në kërkim, detaje nga ‘zhdukja’ Martinajt

Familja e Ervis Martinaj ka vënë alarmin dje në polici pasi pretendon se ka humbur kontaktet me 40-vjeçarin e shumëkërkuar.

Ka qenë pikërisht xhaxhai, Faik Martinaj, ai që ka bërë kallëzimin në polici se ata kishin humbur familjarisht kontaktet me Martinajn, ky i fundit i shpallur në kërkim policor. Deri më tani nuk dihet nëse ky është një inskenim nga ana e familjarëve të tij për të favorizuar situatën në të cilën ndodhet Martinaj, apo nëse bëhet fjalë për një ngjarje kriminale, ndërkohë që policia po heton. Kallëzimi në fjalë vjen pak kohë pas masakrës së ndodhur te mbikalimi i Fushës Krujës ku u ekzekutua kushëriri i tij Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

Denoncimi i xhaxhait të tij është një ngjarje e rrallë në llojin e saj sepse nuk bëhet fjalë për një largim nga banesa, as nuk kanë dyshime apo të dhëna për një rrëmbim mundshëm, por kanë vetëm dyshimet e humbjes së kontakteve me të. “Janë duke u pyetur persona që mendohet se kanë pasur kontakte me Ervis Martinaj ndonëse ai ishte në arrati dhe janë persona në periferi të Tiranës, në zonën e Fushë-Krujës, por edhe në zonën e Durrësit. Ngjarja është plot me mister, po të kemi parasysh që bosë të krimit shpeshherë inskenojnë ngjarje të rënda për të zhdukur kontakte por nga ana tjetër ata janë më lehtësisht të arritshëm nga kundërshtarët e tyre për t’u eliminuar. Ky është një rast që e ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policine.

Kujtojmë se Martinaj është në kërkim pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua. Policia ka dështuar në disa aksione për arrestimin e Ervis Martinaj.

DËSHMIA E DUMANIT
Në një prej dëshmive të Nuredin Dumanit, i cilësuar si i penduar i drejtësisë, Ervis Martinaj akuzohet se ka porositur vrasjen e Indrit Dokles. Sipas tij, ishte Ervis Martinaj ai që porositi vrasjen e Dokles, i cilësuar edhe si numri 2 i Bandës së Durrësit, të drejtuar nga Lulzim Berisha. Ai kishte lënë qelinë më janar të vitit 2020, me vendim të ish-gjyqtares të Krujës Enkelejda Hoxha. Pikërisht koha kur ndaj tij, sipas rrëfimit të Dumanit, porositet eliminimi. Nga kjo dëshmi e Dumanit, Ervis Martinaj u shpall në kërkim ndërkombëtar, pasi nuk u gjet në banesë gjatë kontrollit policor, në kuadër të operacionit ‘Plumbi i Artë’.

“Unë kam marrë porosi nga Ervis Martinaj për të vrarë Indrit Doklen. Kam rënë dakord që Ervisi të më jepte për vrasjen e Indritit, shumën prej 500 mijë euro. Dhe se për të kryer këtë vrasje, kam marrë paradhënie 100 mijë euro.”, tha Nuredin Dumani. Po sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, në emër të Ervis Martinaj, për të siguruar mjetet për të ekzekutuar Indrit Doklen, ai ka shkuar edhe në Kosovë. “Në emër të Ervisit kam vajtur dhe kam takuar në Kosovë dy shtetas, një i thirrur Eli dhe një tjetër që është vëllai i Besian Xhixhës. Gjatë takimit Eli komunikoi me Ervisin dhe më tej me telefonin e Elit, komunikova me Ervisin i cili më propozoi vrasjen e Indrit Dokle.”, tha Dumani para oficerëve të SPAK.

Sipas hetimit, personi me emrin Eli që përmend Dumani, është pikërisht Elvin Merlika. Kurse vëllai i Besianit është Alket Xhixha. Të cilët kanë udhëtuar drejt Kosovës me automjetin tip Hummer të cilin e identifikon Nuredin Dumani. Ku gjatë këtij takimi, Nuredin Dumani ka marrë edhe shumën prej 100 mijë euro nga Ervis Martinaj.

Detaje të cilat konfirmohen edhe nga dëshmia përpara hetuesve e Henrik Hoxhaj. “Nuredini më ka dhënë porosi për vrasjen e Indrit Dokles. Në një nga bisedat që në bënin në telefon ai më thotë do gjetur ku është Indrit Dokle dhe duhet të merrnin masa për ta bërë. Çmimi ishte mbi 500 000 euro, pasi sipas Nuredinit personi nga i cili kishte marrë porosinë i kishte thënë kërko sa të duash para. Pasi i kishte lënë dorë të lirë tek çmimi. Nuredini kishte informacion se Indriti jetonte tek një vilë në një kompleks luksoz.”, tha Henrik Hoxhaj. Henrik Hoxhaj shpjegon se vëzhgoi lëvizjet e ish –kreut të njërit prej dy fraksioneve të bandës së Durrësit, por nga mënyra sesi ruhej dhe zona nga ai banonte, për bashkëpunëtorin e drejtësisë, bënin që Indrit Dokle të ishte një “objektiv” jo i lehtë. “Me makinë me qira kam shkuar deri tek një qendër tregtare për të vënë re nëse mund ta shihja Indritin, por nuk e kam parë. Nga muhabete lart e poshtë kisha dëgjuar se Indriti lëvizte me një fuoristradë të blinduar ‘Toyota’. Në një nga këto lëvizje tek TEG unë e kam parë këtë makinë tek rrotondo që ndodhet tek diga e Liqenit Artificial afër Kopshtit Zoologjik. Thjesht e kam parë por nuk kam bërë asnjë ndjekje. Ky objektiv nuk ishte i lehtë dhe kjo porosi ngeli vetëm me fjalë dhe nuk kam kryer asnjë veprim. Nga bisedat në celular me Nuredinin e kemi lënë pezull dhe kemi biseduar për gjëra të tjera.”, tha Hoxhaj. Lidhur mbi dëshminë e Nuredin Dumanit mbi lëvizjen drejt Kosovës të Alket Xhixhës dhe Elvin Merlikës, sipas hetuesve ato rezultuan të besueshme pas verifikimit të kryer nga ana e tyre.

EMRI/ Sherr me thika në Elbasan, plagoset 23-vjeçari

Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e stome në qytetin e Elbasanit ku ka mbetur një person i plagosur.

Burime bëjnë me dije se sherri ka ndodhur pranë stadiumit “Elbasan Arena”. I plagosur ka mbetur Amarildo Ademi 23-vjeç, i cili është goditur me thikë.

Ndërkohë që policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, Enver Buzhani 19-vjeç. Sherri ka ndodhur pas një debati momental mes dy të rinjve.

Denoncimi te Berisha: Kryetarja e bashkisë mbyti në Seman 14 vjeçarin nga Rroskoveci

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka publikuar denoncimin në lidhje me ngjarjen tragjike në lumin e Semanit, ku u mbyt i mituri 14 vjeçar.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha thotë se denoncuesi akuzon kryetaren e bashkisë, Majlinda Bufin për mbytjen e 14 vjeçarit nga Rroskoveci, pasi i ka hequr ndihmën ekonomike.

Postimi i plotë:

Akuzon kryetaren e Bashkise per mbytjen ne lumë te 14 vjeçarit ne Roskovec.

Ajo i hoqi ndihmen ekonomike.

 

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje

Jam nje banor i fshatit Suk-1 ne bashkine e Roskovecit. Dua te denoncoj kryetaren e bashkise Majlinda Bufi si njeriu qe mbyti djaloshin 14 vjec te Novrus Sakes qe u mvyt ne Lum. Pse e them kete. Familjen e Novruzit te shkret e njojm te gjith ne fshat. Jane hadhexhinj ne kulmit. Skane buk te han. Novrusi vet ka 4 vjet qe ka vdekur. Asnje person nuk kujdes per ata kalamaj. Ca kalamaj kane dhe probleme te tjera. Vetem ky djali qe ishte i sakt punonte ne sera per te ushqyer te tjeret. Leker qe mirrte ia jepte mamas se tij. Shkonte dhe gjuante per peshk per te siguruar nje vakt ushqim. Tani kur kjo familje me 100 hadhe ska buk te haj, Majlinda Bufi si kryetare bashkie i heq ndimen ekonomike. Nga ajo qe Majlinda i hoqi ndihmen ekonomike ky flori djale shkonte ne lum per peshk se nuk ushqeeshin dot. Kjo bashki ka sy ka zemer te mendoj kur i heq ndihmen ekonomike. Prandaj them qe majlinda bufi e mbyti ne lum se eshte katile ne shpirt. Sic vrau ate djalin ne tiran Erjon Velija, ate Ardit Gjoklajn ashtu mbyti ne lum edhe majlinda cuni e Novruzit te shkret. Majlinda eshte kriminele nga shpirti. Qo eshte e verteta. Faleminderit.