zoom

Day ArchiveGjenerali izraelit: SHBA ka kontakt me UFO-t, alienët ndaluan Donald Trump të thoshte të vërtetën

Një debat i nxehtë është hapur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhur me ekzistencën e UFO-ve.

Një ish-gjeneral izraelit, Haim Eshed, në një intervistë të fundit ka theksuar se Izraeli dhe SHBA kanë qenë prej kohësh në kontakt me alienët ose me të ashtuquajturën “Federatë Galaktikësh”.

87-vjeçari ka theksuar se tashmë është e kotë të mbajë më sekrete, duke shtuar se SHBA-të dhe Izraeli kanë patur vazhdimisht kontakte me jashtëtokësorët, të cilët po monitorojnë jetën në Tokë, por nuk kanë folur asgjë, pasi njerëzimi nuk është ende gati.

Ai theksoi se në një moment ish-Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ishte gati të tregonte gjithçka për takimet me alienët, por u ndal pas “urdhrave” të ardhura nga “Federata Galaktike”.

“Ka një marrëveshje mes qeverisë së SHBA dhe alienëve. Ata kanë nënshkruar një kontratë për të bërë eksperimentet e tyre këtu. Ashtu si ne edhe ata po përpiqen të zbulojnë si, dhe nga se është i përbërë universi, dhe duan që ne të jemi ndihmësat e tyre”, shpjegon Eshed./ Zoom.al

BMW-ja përfundon brenda gjykatës së Dibrës, lëndohet punonjësi i sigurimit

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Peshkopi. Burime nga policia bëjnë të ditur se F.S., duke drejtuar automjetin tip ‘BMW’, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përfunduar në ambientin e jashtëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, duke shkaktuar dëme materiale.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur mbetur i lënduar lehtë G.D, punonjës i shërbimit të sigurisë private që ishte në shërbim pranë Gjykatës.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit pas marrjes së ndihmës mjekësore do të shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Qëndruan për 72 orë në aeroportin e Rinasit/ Antiterrori u ndalon hyrjen në Shqipëri dy iranianëve

Një burrë dhe një grua pasi kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit u është ndaluar hyrja në Shqipëri. Bëhet fjalë për në burrë dhe një grua të lindur në Iran, me shtetësi gjermane.

BalkanWeb mëson se Afshin Kalantarit bashkë me Soltani Batool u është refuzuar hyrja. Gjithashtu nga autoritetet u është kërkuar kthimi nga kishin udhëtuar për në Gjermani.

Por kjo kërkesë është refuzuar nga personat në fjalë dhe më pas janë mbajtur për 72 orë në aeroport, duke u depërtuar më pas në Gjermani.

Policia e kufirit ka njoftuar Drejtorinë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit menjëherë sapo dy iranianët kanë paraqitur një ftesë nga shoqata ASILA e krijuar për të ndihmuar iranian që jetojnë në Shqipëri.

 

 

Ndërkohë nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb shihet personi i shtrirë dhe në gjendje jo të mirë.

Ndërkaq rreth shoqatës ASILA janë bashkuar ata të cilët kanë dezertuar MEK. Në ftesë thuhej se Afshin Kalantari dhe Soltani Batool do të merrnin pjesë një ceremoni të mikut të tyre Iranian, ardhur në Shqipëri nga Gjermania.

Dy javë më parë me urdhër të prokurorëve të SPAK zyrat e ASILA u kontrolluan prej oficerëve të BKH. Shoqata ASILA është vënë nën hetim për lidhje me regjimin e Iranit dhe veprimeve që synojnë cënimin e sigurisë të anëtarëve të MEK strehuar në vendin tonë.

Ndalimi i dy iranianëve me shtetësi gjermane vjen një javë më pas nga anullumi samitit vjetor të opozitës Iraniane për arsye sigurie.

Ky  nuk është rasti i parë që nga Shqipëria dëbohen iranianë me pasaporta gjermane.

Grenell: Joe Biden nuk e di se çfarë ndodh në Kosovë

Ish-emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, anëtari i Partisë Republikane në SHBA, Richard Grenell, ka thënë se ka informata brenda Shtëpisë së Bardhë, bazuar në të cilat, presidenti Joe Biden ende është i pa njoftuar për zhvillimet në Kosovë.

Duke cituar një zyrtar brenda Këshillit për Siguri Nacionale të Shtëpisë së Bardhë (NSC), Grenell tha se edhe shefi i NSC-së, Jake Sullivan, nuk është i interesuar të trajtojë ngjarjet e tensionuara të cilat ngjanë të dielën në veri.

Sipas Grenellit, vetëm disa zyrtarë të nivelit të ulët në Shtëpinë e Bardhë janë duke e trajtuar situatën në veri të Kosovës.

“Një zyrtar karriere i Zyrës së Këshillit për Siguri Kombëtare (NSC), sapo më tha që Joe Biden nuk është informuar ende për zhvillimet Kosovë-Serbi dhe Jake Sullivan nuk ka kohë për t’u angazhuar plotësisht në këto zhvillime – kështu që ai po e lë trajtimin e kësaj çështje në dorë të nivelit më të ulët të zyrtarëve”, tha Grenell.

Menaxhimin e situatës në veri të Kosovës, Grenell e quajti “një tjetër gabim” të administratës së Joe Biden.

“Gabimi” fatal i çiftit shqiptar në aksidentin që u mori jetën në Greqi

Detaje të reja kanë dalë nga aksident tragjik që u mori jetën një çifti shqiptarësh në rrugët e Greqisë. Mediat greke raportojnë se ka qenë një gabim fatal nga drejtuesi dhe pasagjeri i makinës që herët në mëngjes u përplas me një tjetër mjet në Ionia Odos,

Sipas informacioneve në mediat greke, pak pas orës 6:30 të mëngjesit, makina në të cilën udhëtonte 58-vjeçari shqiptar dhe bashkëshortja e tij 50-vjeçare, teksa lëviznin në Ionia Odos në drejtim të Janinës, ka ngadalësuar për shkak të problemi mekanik.

Shoferi 58-vjeçar ka parkuar makinën në korsinë e Urgjencës dhe ka fikur motorin në kilometrin e 171, pak para traut të tarifës së Terovës. Më pas ai hapi derën dhe doli në këmbë për të hapur kapakun e makinës dhe për të parë se çfarë po ndodhte me makinën e tij.

Gruaja e tij 50-vjeçare, e cila ishte ulur në sediljen e pasme të majtë, zbriti me të për ta ndihmuar. Dy fëmijët e tyre, përkatësisht 26 dhe 10 vjeç, mbetën në pozicionet e tyre.

Ndonëse makina blu ishte e parkuar në një zonë të sigurt, çifti ka gabuar duke qëndruar pas dyerve, të cilat dilnin nga korsia e emergjencës.

Kështu, shoferi i makinës tjetër është përplasur me dyert që shtriheshin përtej vijës së korsisë së emergjencës, duke tërhequr zvarrë çiftin fatkeq. 58-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa gruaja e tij 50-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë pak kohë më vonë gjatë transportit për në spital.

Tensionet në veri të Kosovës, Berisha: Me heshtjen e tij Rama u rreshtua me Putinin dhe Vuçiç

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me situatën në veri të Kosovës dhe ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Sipas Berishës, kreu i qeverisë me heshtjen dhe deklaratat e tij është rreshtuar me “Putinin dhe serbomadhin Vuçiç”. Berisha, shprehet se me deklaratën e tij ditën e stome, Rama doli në mbrojtje të politikës luftënxitëse të Putinit dhe Vuçiçit.

“Edi Rama me heshtjen dhe deklaratat e tij rreshtohet me Putinin dhe serbomadhin Vuçiç!

Kështu, Rama sot në konferencë shtypi deklaroi: ‘’Unë i bëj thirrje autoriteteve në Beograd, Presidentit të Serbisë që të mos ushqejnë më asnjë lloj justifikimi apo alibie për grupe të caktuara në Veriun e Kosovës që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshje që jo vetëm duhet zbatuar por është e vlefshme për t’u zbatuar për t’i dhënë më shumë besueshmëri dialogut”.

Me një deklaratë të tillë Edi Rama, duke vlerësuar se gjendja nuk erdhi pas deklaratave të Kremlinit për destabilizimin e Ballkanit dhe ultimatumeve të padronit të tij Vuçiç për përgjigje vdekësore ndaj Kosovës dhe kërcënimit për konflikt ndaj Perëndimit në rast se qeveria e Kosovës do të zbatonte marrëveshjen për reciprocitet, ai i del haptas në mbrojtje politikes luftënxitëse të Putinit dhe Vuçiçit.

Me këtë deklaratë ky tradhëtar inkurajon konfliktin në Kosove dhe njëlloj siç justifikon refuzimin nga padroni i tij Vuçiç për zbatimin e sanksioneve të BE ndaj Rusisë, ai i thotë komunitetit ndërkombëtar se nuk është Putini dhe Vuçiçi që nxisin konfliktin por janë disa fshatarë të pagdhendur serbë që nuk duan Albin Kurtin dhe nuk zbatojnë vendimet e qeverisë së tij.

Po kështu, me këtë deklaratë, ky puthador i shpifur i Beogradit i thotë Aleancës së Atlantikut të Veriut se u nxitua me deklaratën e KFOR-it për gadishmërinë për të vendosur stabilitetin në Kosovë, se atë nuk po e kërcënonte Beogradi i nxitur nga Moska, por disa fshatarë nacionalistë serbë që nuk duan marrëveshjen dhe vendimet e qeverisë së Albin Kurtit.

Me këtë rast, duke mbështetur plotësisht qeverinë e Kosovës, qëndrimin e NATO-s, BE dhe SHBA dënoj me forcën më të madhe provokacionet e ulëta të serbomadhit Vuçiç dhe qëndrimet e deklaratat e argatit të tij, tradhtarit të kombit shqiptar Edi Rama”, shkruan Berisha

Ndër të tjera, Berisha thotë se situata konfliktuale në veri të Kosovës u krijua nga “Putini i vogël” duke iu referuar këtu Aleksandër Vuçiç. Por kjo gjendje, sipas tij, ka hasur në një reagim të fuqishëm ndërkombëtar, në radhë të parë të NATO-s, e cila ka në mbrojtje direkte Kosovën dhe nëpërmjet KFOR-it deklaroi se ishte e gatshme të ndërhynte në rast se rrezikohej stabiliteti i Kosovës.

FOTOT/ Të shoqëruar nga vëllezërit e tyre, Bora Zemani dhe Donald Veshaj kapen ‘mat’ në jug

Bora Zemani dhe Donald Veshaj po i shijojnë këto ditë së bashku me vëllezërit e tyre në jug të vendit. Ata kanë treguar të dy në rrjetet sociale se ndodhen në jug dhe siç pritej nuk i kanë shpëtuar syrit të njerëzve që i kanë fotografuar bashkë.

‘JOQ’ ka publikuar dy foto ku në njërën shihet moderatorja e ulur pranë vëllait të saj, Lisienit, dhe vëllait të vogël të Donaldit, Marios. Në foton tjetër ata shihetn së bashku në një gomone. Bora ka veshur një palë pantallona të shkurtëra të zeza, bluzë gjithashtu të zezë, teksa mban në kokë një kapele.

Kjo nuk është hera e parë që ata kapen bashkë më pushime. Muaj më parë Bora dhe Donaldin u fotografuan jashtë shtetit, konkretisht në Itali, duke bërë pazar.

Me të dalë nga ‘Big Brother VIP’, Donaldi i dha fund menjëherë lidhjes me Beatrix Ramosajn duke mos folur asnjëherë publikisht lidhur me atë që ka ndodhur mes tyre. Ai i kërkoi publikisht falje Borës teksa shkroi edhe një dedikim për të duke shprehur ndjenjat e tij e duke kërkuar rikthimin.

 

 

Gjithçka u duk se u konfirmua në një event të përbashkët ku ata morën pjesë. Aty Bora dhe Donaldin qëndruan krah njëri-tjetrit duke lënë të nënkuptohet se kanë lënë gjithçka pas. Më pas ata u kapën mat jashtë Shqipërisë bashkë.

Megjithatë asnjëri prej tyre nuk ka folur hapur publikisht për thashethemet se janë ribashkuar. Vëmendje mori gjithashtu veshja e Donaldit gjatë puntatës së fundit të emisionit të tij “Më lër të flas.” Si zakonisht aktori i humorit ishte veshur sportiv, me pantallona dhe një bluze të zezë.

Është pikërisht ky detjai që nuk iu shpëtoi fansave. Bluzja e veshur nga Donaldi në puntatën e mbrëmshme, është parë edhe më herët e veshur pikërisht nga moderatorja. Vetë ajo kishte publikuar në Instastory një video teksa mbante veshur këtë bluze.

Vrau me thikë gruan në Greqi, shqiptari: E bëra se më tradhtoi

GREQI – Komuniteti i Zakynthos mbeti i tronditur kur një burrë shqiptar 51-vjeçar vrau gruan e tij 41-vjeçare në shtëpinë e tyre në Tsilivi, Zakynthos.

Autori i vrasjes mizore do të nxirret në prokurori mëngjesin e së martës. Ndërsa mediat greke raportojnë se shqiptari u ka thënë policëve që e kanë arrestuar se “e vrava se po më mashtronte”.

Autori pasi vrau gruan e tij u largua nga shtëpia, ndërsa policia nisi kërkimet për ta gjetur.

Më në fund ai është gjetur në zonën e Marathisë, në Keri, ndërsa është gjetur edhe thika e vrasjes.

Momentet para se ta vriste, ajo e paditi për rrahjen mizore

Vrasësi shqiptar vrau gruan e tij në momentin që ishte në kërkim nga Policia, pasi viktima e paditi për rrahje, një orë para vrasjes së saj.

E pabesueshme është se më 18 qershor “kasapi i Zakynthos” u arrestua sërish për dhunë në familje pasi rrahu gruaja e tij, u dërgua në prokurori dhe u la i lirë me kushtin shtrëngues të mos afrimit të gruas dhe në shtëpi bashkëshortore në 100 metra.

Por gruas i erdhi keq, e pranoi sërish në shtëpi dhe më në fund e pagoi me jetë këtë vendim. Dje herët pasdite ka nisur sërish tortura për 40-vjeçaren fatkeqe, nënë e tre fëmijëve, dy prej të cilëve të mitur.

Burri, rreth orës 20:00, filloi ta rrihte pa mëshirë, duke lëshuar mbi të tërbimin e tij të sëmurë. Gruaja në gjendje të mjerueshme dhe pasi ai ishte zhdukur, arriti të mblidhte veten dhe të kalonte pragun e Policisë për herë të dytë dhe të ngrinte padi kundër torturuesit të saj.

Autoritetet ishin në kërkim të tij dhe në orën 22:30 kur viktima kthehet në katin përdhesë të dupleksit në zonën e Tsilivit, e gjen përballë. Sipas një dëshmitari okular, një fqinje, shqiptari e ka kapur nga flokët dhe e ka tërhequr zvarrë në ballkon duke thirrur “do të të vras”.

Ai e rreh ashpër dhe kur gruaja lufton për të shpëtuar jetën. 49-vjeçari merr thikën e kuzhinës, fillon ta godasë me furi në qafë dhe gjoks dhe i merr jetën. Pas aktit të tij ai zhduket dhe pak para orës 10 të mëngjesit të sotëm arrestohet.

(FOTO) Bora dhe Donaldi kapen mat në Jug, xhiro me gomone

Nuk ka më dyshime; Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë rikthyer bashkë!

Dy fotografi të publikuara nga JOQ tregojnë se dyshja po kalon pushimet bashkë, ku nuk mungojnë as familjarët.
Bora shihet në kafe me vëllanë e saj dhe vëllanë e vogël të Donaldit. Po ashtu fansat i kanë fotografuar edhe në det, kur largohen me gomone në ndonjë nga plazhet e Jugut.

Kastrioti përforcohet në mbrojtje dhe në sulm me dy lojtarë të prespektivës

Kastrioti vazhdon me përforcimin e skuadrës për sezonin e ri sportiv. Brajan Selmani dhe Franc Marinaj, janë dy futbollistët e rinj që nënshkruajnë me krutanët.

“Klubi i Kastriotit njofton për lëvizjet I pari është mbrojtësi 18-vjeçar, Brajan Selmani, i cili ishte pjesë e Akademisë së Futbollit. Gjithashtu ai është aktivizuar dhe te të rinjtë e Teutës e Laçit. Lojtari tjetër i afruar nga krutanët është sulmuesi 21-vjeçar, Franc Marinaj. Ai është produkt i Dinamos, ndërsa ka luajtur dhe për NK Jarun të Zagrebit, por dhe me Partizanin në Shqipëri”, thuhet në njoftimin për shtyp të klubit.

Kastroti është spostuar drejt Maqedonisë së Veriut për të zhvilluar fazën përgatitore. Trajneri Emiljano Çela po u jep ngarkesën e duhur futbollistëve, ndërsa ka pret nga klubi përforcime edhe në repartin e mesfushës e sulmit. /zoom.al/