zoom

Day ArchiveIsh-nëndrejtori i Policisë gënjeu për një fakt që ishte zbuluar nga Zoom.al një vit më parë

Me kërkesë të prokurorisë Gjykata e Elbasanit dha sot masën “arrest në shtëpi” për dy ish-nëndrejtorët e Policisë së Elbasanit që ishin të pranishëm në konfliktin që solli vrasjen e Pjerin Xhuvanit prillin e vitit të shkuar.

Një prej nëndrejtorëve është edhe Nikollaq Palla, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe deklarim të rremë për rrethanat e ngjarjes.

Zoom.al mësohet se ai nuk ka treguar gjatë marrjes në pyetje të një rrethane të rëndë, ku një nga grupet e përfshira në konflikt I ka vendosur atij pistoletën në kokë.

Në fakt ky nuk ishte më një sekret, pasi gati një vit më parë, Zoom.al ka zbuluar se Nikolla Pallës gjatë përplasjes që solli vrasjen e Pjerin Xhuvanit, një nga grupet e armatosura në konflikt I kishte vendosur pistoletën në kokë.

Por pavarësisht kësaj, ish-nëndrejtori i policisë nuk e ka treguar këtë fakt para hetuesve.

 

Aksident në Këlcyrë, i riu me ‘Benz’ përplas kalimtarin 50-vjeçar! Transportohet drejt spitalit

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Këlcyrë ku një 29-vjeçar ka përplasur me mjetin e tij tip ‘Benz’ një kalimtar.

I riu ka përplasur një 50-vjeçar i cili është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Iu vu arma në kokë, ja për çfarë gënjeu ish-nëndrejtori i Policisë së Elbasanit

Ditën e sotme u arrestua ish zv.drejtori i Policisë së Elbasanit për Rendin, Nikollaq Pallës, pasi akuzohet “Shpërdorim detyre” dhe “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, pasi ka qenë i pranishëm në përplasjen me armë zjarri në Elbasan, katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ku u vra Pjerin Xhuvani.

Burime bëjnë të ditur se një nga grupet që u përplasën me armë në Elbasan 4 ditë para zgjedhjeve te 25 prillit 2021, i ka vënë fillimisht pistoletën në kokë nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit për Rendin, Nikollaq Palla.

Këtë veprim e kanë parë të gjithë policët që ishin prezent në ngjarje dhe asnjëri nga policët nuk ka reaguar.

Edhe në dëshminë e tij Nikollaq Palla nuk e ka treguar këtë fakt dhe akuzohet për deklarim të rremë dhe shpërdorim detyre.

Në kufijtë e çmendurisë, ish-pronari i Formula 1 bëhet sërish baba në moshën 91-vjeçare

Në kufijtë e çmendurisë! E çuditshme, por e vërtetë, ish-pronari i Formula 1, Bernie Ekleston, është bërë baba për herë të katërt në moshën 91-vjeçare.

Vetëm gjatë ditëve të fundit, manjati britanik ka publikuar në rrjetet sociale një foto me djalin e tij pak më shumë se 1-vjeç të quajtur Ace. Fëmija më i madh i Eklestone është vajza Deborah sot 67 vjeç. Vlen të theksohet se Ace, erdhi në jetë nga bashkëshortja e 91-vjeçarit, Fabiana Flosi, në vitin 2020, por ky fakt është mbajtur i fshehtë. Edhe formula dhe menyra se si ka ardhur në jetë fëmija, nuk është zbuluar ende në media.

Ekleston ka vendosur kurorë me bukuroshen Fabiana në vitin 2012. Në një intervistë dhënë për “Daily Mail”, ish-bosi i Formula 1 bën të ditur se bashkë me familjen e tij po jeton në një vilë të bollshme në Ibiza.

Majlinda Bregu, gati të kthehet në PD: Berisha ka bërë ftesë publike

Majlinda Bregu e ka konsideruar të mundshëm rikthimin në PD. Ndonëse nuk foli konkretisht për ndonjë hap, ajo tha në “Top Story” se z. Berisha ka bërë një ftesë publike dhe se nuk është anëtare në një parti tjetër politike që ta quaj të mbyllur.

“Më nxorën prej hatllash themi ne këtej nga Tirana. Pa derë fare se as na tha njëri që po dilni, në mes të natës morëm vesh”, tha Bregu.

A morët ftesë për t’u rikthyer?

Po z. Berisha ka bërë një ftesë publike. Jo me letër. Unë nuk kam dyshim fare që z. Berisha do të thoshte se janë të mirëpritur të gjithë ata që u larguan ose që i larguan.

Nuk kam ndonjë dyshim në pjesën e sinqeritetit se në këtë moment duhen të gjithë. Por unë jam në tjetër rrugë, në tjetër pozicion.

A është PD ende partia ime?

Nuk është se unë jam anëtare në një parti tjetër politike që ta quaj të mbyllur. Po nga ana tjetër nuk vuaj nga ndonjë sindromë Stokholmi. Në këtë moshën tonë je gati si ajo që thoshte Antonio Gramshi, ke pesimizmin e intelektit dhe optimizmin e vullnetit. Sigurisht që jam shumë më e qartë se ç’isha dhe në 2016. Kjo më bën të kem një raport pak më të mirë në ato përsiatjet.

Si e pritët atë që i ndodhi Lul Bashës?

Jo për Lul Bashën, por unë kam qenë një nga njerëzit që për shumë kohë dhe ia kam thënë dhe atij që i kam kërkuar të largohet . Kjo situatë ka vetëm një zgjidhje, ik, po flas kur humbet. Nuk është se kam pasur ndonjë emocion për pjesën tjetër. Në momentin kur PD mbërriti në një shpartallim si pas zgjedhjeve të vitit të kaluar… Drama më të mëdha janë të atyre që iu larguan pushtetit për vite me radhë. Misioni është të vish në pushtet jo të blindosh dyert.

PD ka vendosur vetë për fatin dhe lidershipin e saj. Shumica ka vendosur për këtë zgjedhje. Do ishte mirë që në PD të ishte larguar dhe Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Sot realiteti është tjetër.

“Nëse vjen në shtëpinë time do t’i heqësh robat”, arrestohet pedofili italian në Durrës

Pas denoncimit se ngacmonte vajza të mitura, policia ka arrestuar pedofilin italian në Durrës. Sipas policisë, Donato Ascoli 64 vjeç është vënë në pranga, ndërsa materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë që 64-vjecari u denoncua nga emisioni Fiks Fare. I moshuari italian e pyet vajzën për moshën dhe i jep numrin e tij të telefonit duke i thënë se mosha e saj 13 vjeçare nuk është problem. Ai i thotë që të mos i tregojë askujt për takimin dhe bisedat e tyre. Italiani i shkruan  vazhdimisht vajzës në  Ëhatsaap edhe pse ajo ia bën të qartë disa herë që është vetëm 13 vjeçe.

Gjate bisedës, ai i thote vajzës se “nëse vjen te shtëpia ime do t’i heqësh rrobat”. Ndërsa në një tjetër moment, i tregon se do ta mbuloje me para, por nuk duhet te njoftoje policinë.

Njoftimi i policise

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin italian D. A., 64 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, në qytetin e Durrësit.

Për arrestimin e këtij shtetasi është bashkëpunuar me stafin e emisionit “Fiks Fare”.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falënderon mediat që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

FOTOT/Ja kush janë dy ish-nëndrejtorët e policisë të vënë në arrest për vrasjen e Pjerin Xhuvanit

Gjykata e Elbasanit dha sot masat për 8 efektivë policie të Elbasanit si të përfshirë në ngjarjen e prillit të vitit të shkuar ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Për dy ish-nëndrejtorët e policisë së Elbasanit Nikollaq Palla dhe Albert Nushi u dha masa arrest shtëpie, ndërsa për 6 efektivë të tjerë detyrim paraqitje.

Si Nushi, ashtu dhe Palla akuzohen për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Sipas prokurorisë ata kanë dhënë dëshmi të rreme për vrasjen që tronditi vendin 4 ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021.

Urdhrat e arrestit u dhanë sot nga Gjykata e Elbasanit pas kërkesës së Prokurorisë së Rrethit dhe u ekzekutuan nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajonale Elbasan-Korçë. Të dy zyrtarët do të qëndrojnë në arrest shtëpie.

 

Policët në hetim

 

Nikollaq Palla

Albert Nushi

Dedjon Duraku

Pëllumb Bicaku

Erjon Balla

Erjon Meçja

Donald Dedja

Besmir Kadiu

Kthesë e madhe, Varhelyi thotë se negociatat për Shqipërinë dhe RMV-në hapen për pak ditë

Pavarësisht se Samiti i javës së shkuar i Këshillit Europian nuk arriti të marrë një vendim pozitiv për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi është optimist se tryeza e parë ndërqeveritare të për të dyja vendet mund të mbahet shumë shpejt. Gjatë raportimi në komitetet e Përbashkëta në Parlamentin Europian ai tha se kjo është çështje ditësh.

“Tani është momenti që të gjithë aktorët të bëjnë hapin e fundit. Kam shpresa të larta se konferencat ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mund të mbahen brenda pak ditësh. Të dy vendet kanë zbatuar gjithçka që u është kërkuar dhe janë gati. Gati duhet të jemi edhe ne. Tani kemi një zgjidhje në tavolinë, të miratuar nga parlamenti bullgar kështu që të gjitha pengesat janë tejkaluar”, tha Varhelyi.

Por që situatave të ngjashme si ajo e javës së shkuar ku Bullgaria përdorin veton e saj për të bllokuar procesin për Maqedoninë e Veriut t’i jepet fund, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell me anë të një shkrimi në blogun e faqes së Unioni,  shprehet se BE-ja duhet të braktisë parimin e unanimitetit, pasi e pengon atë të marrë vendime të rëndësishme në një periudhë kur zgjerimi i saj është sërish në rend dite.

“Ka arsye bindëse për të sjellë vendet e Ballkanit Perëndimor, për t’i dhënë statusin kandidat Ukrainës dhe Moldavisë, dhe shpresojmë së shpejti edhe Gjeorgjisë. Por në të njëjtën mënyrë, është marrëzi të bësh atë që nuk funksionon me 27 vende, plotësisht të parealizueshme me 30  ose më shumë. Duhet te presim nyjën gordiane”, tha Borrell.

Borell thekson se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të vlerësohen sipas meritave, të përparimit të secilit shtet dhe se zgjerimi nuk duhet kuptuar si një lëshim apo favor, por si një interes strategjik i BE-së.

“Shhhh, do të mbuloj me para”! Zbulohet pedofili italian në Shqipëri, si e fut të miturën në banjo

Një tjetër rast abuzimi me të mitura publikohet në emisionin Fiks Fare. Këtë herë bëhet fjalë për një shtetas italian i vendosur prej një viti në vendin tonë. Shtetasi italian i quajtur Donato Ascoli prezantohet tek të miturat 13 vjeçare si një person që do i mbajë me para nëse ato kryejnë marrëdhënie seksuale me të.

Fillimisht në redaksinë e emisionit Fiks Fare ka mbërritur një informacion se një i moshuar italian ngacmon vajzat e mitura, ku mjafton që një e tillë t’i afrohet ai fillon ta ngacmojë dhe t’i kërkojë takime.

Emisioni Fiks Fare duke marrë parasysh këto informacione ka nisur një investigim disa ditor për ta vërtetuar nëse kemi të bëjmë me një pedofil. Bashkëpunëtorja e Fiksit madhore, por e prezantuar si 13 vjeçare i afrohet shtetasit italian duke i kërkuar telefonin për të marr vëllain e saj, pasi i kishte mbaruar oferta. Këtu nis dhe biseda e parë e të moshuarit me vajzën duke i kërkuar asaj të qëndrojnë bashkë dhe t’i bëjnë masazh njëri- tjetrit .

I moshuari italian e pyet vajzën për moshën dhe i jep numrin e tij të telefonit duke i thënë se mosha e saj 13 vjeçare nuk është problem. Ai i thotë që të mos i tregojë askujt për takimin dhe bisedat e tyre. Italiani i shkruan vazhdimisht vajzës në Whatsaap edhe pse ajo ia bën të qartë disa herë që është vetëm 13 vjeçe.

Ndërkohë i moshuari i thotë se kjo është mosha e duhur për të kryer marrëdhënie seksuale, pasi po te mbushësh 20 vjeç quhesh e plakur. Gjithashtu i thotë të mitures se do ta marrë në apartamentin e tij për ta mësuar si të kryejë marrëdhënie seksuale. Po online italiani i kërkon të miturës që t’i dërgojë foto nudo. Pas bisedave në whatsup bashkëpunëtorja e Fiksit lë takim me të moshuarin në një qendër tregtare në Durrës.

Gazetarët e Fiksit duke parë bisedat, ku i moshuari ja kishte bërë të qartë vajzës qëllimin e tij për t’a marrë në apartament për masazh dhe se do e mbante me lekë, kërkojnë menjëherë bashkëpunimin e Policisë së Durrësit për këtë rast. Në takim Donato Ascoli i thotë vajzës së mitur se do kryejnë marrëdhënie seksuale pavarësisht se vajza këmbëngul se është fëmijë. Madje e fut vajzën në tualetet e qendrës tregtare dhe masturbohet para saj.

Më pas i kërkon që të shkojnë në hotel. Rrugës për në hotel i jep 5 mijë lekë të vjetra duke i thënë se do i jepte para sa herë që të shkonte me të. Vajza vazhdon të këmbëngulë për moshën e mitur . Italiani e orienton vajzën drejt hotelit.

Në momentin që ai është duke bërë pazaret në recepsion për dhomën e hotelit ndërhyjnë forcat e operacionales së Durrësit . Policia ka shoqëruar shtetasin italian në komisariat për procedurat e mëtejshme.

Pas 3 ditësh Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.

EMRI/Fundoset jahti luksoz në Dhërmi, ja kujt i përkiste

Një jaht është fundosur këtë pasdite në Dhërmi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.30, kur është njoftuar SPK Dhërmi se në Drimadhes në një distancë rreth 100 m nga bregu. Mjeti rreth 15 metra i gjate ka qene duke qëndruar prane nje bove dhe me spirancë te leshuar ne dete kur është mbytur.

Mjeti lundrues i mbytur është Jaht i matrikulluar me emrin “BAE” me flamur Panamez, në pronësi të shtetasit Festim Mark Prendi i datëlindjes 1984, lindur në Shkodër banues ne Tiranë.

Në Jaht nuk ka pasur persona dhe mendohet se shkak i fundosjes ka qenë futja e ujit nga poshtë jahtit, në një nga tapat kryesore të tij.

Njoftimi i policisë:

Policia bën me dije se Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:30, në Drimadhes, Dhërmi, mjeti lundrues Jaht, në pronësi të shtetasit F. P., 38 vjeç, banues në Tiranë, është fundosur në det, dyshohet për shkak të një dëmtimi që ka sjellë futjen e ujit në brendësi të tij.

Në mjetin lundrues nuk ka patur njerëz. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale.