zoom

Day ArchiveDritë për Shqipërinë në fund të tunelit, propozimi francez kalon pengesën në Kuvendin bullgar

Propozimi francez me 11 vota pro u miratua në Komisionin Parlamentar të Punëve të Jashtme në Kuvendin e Bullgarisë dhe së shpejti do të jetë në seancë plenare.

Propozimi i presidentit Makron do t’u paraqitet deputetëve vetëm me një amendament, të propozuar nga deputeti Hristo Ivanov.

Partitë që tashmë kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin propozimin francez, thonë se është e panevojshme që Sofja të deklarohet.

Debati në Komision filloi me dëgjimin e ministres së Jashtme në dorëheqje, Teodora Gençovska. Ajo tha se Protokolli dypalësh ndërmjet dy vendeve devijon nga qëndrimi Kornizë i Bullgarisë, prandaj janë kërkuar garanci nga Bashkimi Evropian, ka raportuar Telegraf.

Duke ndarë detaje, ajo shtoi se Sofja nuk mund ta njohë gjuhën maqedonase, ndaj do të japë deklaratën e saj të njëanshme për gjuhën, sepse në kuadër të negociatave nuk ka standarde shtesë për gjuhën maqedonase, e cila gjithashtu nuk është në përputhje me qëndrimet bullgare.

Seanca e radhës plenare e Kuvendit të Bullgarisë është caktuar për në orën nëntë të mëngjesit, ku pritet të hidhet në votim propozimi francez. Partitë që thanë se do të votojnë “pro” kanë gjithsej 176 deputetë.

Nese ky propozim miratohet edhe ne seance atehere qeveria ne detyre bullgare mund te votoje pro hapjes se negociatave per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut.

 

Juventus bën “gol” në merkato, afron në Torino yllin e Premier League

Paul Pogba do të nënshkruajë për Juventusin në korrik, pasi ylli francez i mesfushës ra dakord për një marrëveshje në parim për t’u bashkuar me gjigantët italianë në një transferim të lirë.

Pogba i dha fund periudhës së dytë për të ardhur keq në Manchester United dhe do të ribashkohet me “Zonjën”.

Francezu u largua nga Juventusi për 89 milionë sterlina në vitin 2016 dhe tani do të rikthehet në korrik, pasi avokatja e tij Rafaela Pimenta zgjidhi detajet e kontratës.

Kohëzgjatjea e kontratës së tij të re, do të jetë katër vjet, ose tre me opsionin e një viti tjetër – me italianët.

Pogba, 29 vjeç, i vendosur për ta bërë transferimin e tij të fundit të madh, potencialisht atë të duhurin, mendoi një lëvizje te kampionët e Pep Guardiolës, Manchester City, por arriti në përfundimin se një kalim te rivalët e hidhur të United nuk do t’ia vlente, pasi do ngjallte urrejtje. /zoom.al/

“Zot, na mbro nga këta lloje njerëzish!”, ironizon Monika Lubonja, kujt i adresohet mesazhi?

Monika Lubonja ka ironizuar në rrjetet sociale, ndonëse nuk mund të themi se kujt i adresohet mesazhi i saj.

Ajo ka shpërndarë një postim në Instastory ku shkruan: “Zoti im, na mbro nga katër lloje njerëzish: 1.Nga ai që dëgjon një të mirë nga ne dhe e fsheh. 2. Nga ai që dëgjon një të keqe për ne dhe e përhap. 3. Nga ai që përgojon dhe shpis pas shpine. 4. Dhe nga ai që vëzhgon jetën tonë me xhelozi dhe urrejtje.”

Të jetë një ioni me ish-banorët e ‘Big Brother VIP’ apo dikë tjetër? E ftuar në ‘Goca dhe Gra’ mbrëmjen e djeshme, Monika bëri një rrëfim të rrallë për jetën e saj pas divorcit. Lidhur me marrëdhënien e vajzës së saj, Tea, me partnerët e saj, aktorja tha se ka gjetur gjithnjë ekuilibrin dhe se ajo e ka kuptuar duke qenë shumë e hapur.

“Unë isha rritur me një familje shumë të emancipuar. Divorci im nga familja nuk u prit keq. Më përkrahën. Tea ishte 4 vjeç kur u divorcova dhe isha në kulmin tim dhe opinioni ishte i frikshëm. Vitet e para zgjodha të jem edhe grua edhe baba por nuk u largova nga familja ime sepse doja që Tea të kishte prezencën e një mashkulli. Nuk doja të rrinim vetëm në një shtëpi. Këtu isha pak fanatike. Për shumë kohë nuk solla partner në jetën e Teas sepse nuk arrita të gjeja atë që nesër pasnesër të ishte prap me ne. I kam prezantuar partnerë Teas. Ka qenë ekuilibër shumë i mirë, sepse ajo në fund ka dashur që të jem unë e lumtur. Më ka thënë “Bujrum, hajde, por bëje për veten tënde jo për mua”. Më ka ardhur keq që Tea ka parë lot në sytë e mi në kohën e një lidhjeje dhe ajo e vuante këtë. Dhe më thoshte se ‘nëse ti mendon se jam unë pengesa nuk jam’. Lotët e mi kanë qenë nga rrethana të ndryshëm.” -tha ajo.

Pak ditë më parë, Monika tregoi në një intervistë rreth njohjeve të saj dhe arsyes pse ka vendosur t’i mbajë kaq sekret. “Kur kam dalë kam lexuar lajme të tmerrshme sepse harrojnë që jeta ime nuk ishte vetëm një martesë. Mbaroi ajo me respekt në maksimim nga të dyja palët, dhe unë kisha të drejtë të kisha një njohje tjetër. Jeta ime vazhdoi sepse unë jam divorcuar në moshën 27 vjeç, dhe s’mund të mbyllja dyert e zemrës. Unë kam pasur ato dashuritë e mia por i kam mbajtur pak sepse gjërat e mia personale nuk kam dashur t’i bëj kurrë publike sepse janë vetëm të Monikës.”– tha ajo në “Natë me Aulonën”./Panorama Plus

 

Çmimet në stratosferë, ish-kryeministri Aleksandër Meksi ka dy propozime për qeverinë

Ish-kryeministri demokrat, Aleksandër Meksi ka vite tashmë që është tërhequr nga jeta aktive politike, por duket se kriza e çmimeve që po vuajnë prej muajsh shqiptarët e ka prekur edhe atë.

Në një koment të rallë në rrjetet sociale ai ka analizuar situatën që po kalojnë shqiptarët, ndërsa i ka bërë edhe disa propozime konkrete qeverisë.

Ai thotë se në kushtet kur qeveria ka rritur të ardhurat si pasojë e rritjes së çmimeve, ajo një pjesë të këtij fitimi duhet ta shpërndajë për qytetarët.

Ndaj ai thotë se duhet të ulë akcizën dhe TVSH-në për karburantin dhe lëndët e tjera djegëse, si dhe të mbrojë qytetarët nga rritja e çmimit të energjisë.

Gjithashtu ai thotë se qeveria duhet të mbrojë edhe shtresat në nevojë.

 

Statusi i Meksit

 

Jashtë çdo diskutimi kriza ekonomike që po trondit jo vetëm Evropën, rezultat i agresionit rus në Ukrainë, rëndon ekonomin shqiptare duke ulur ritmet e zhvillimit të saj, por rëndon dhe jetën e familjeve shqiptare, shtresat më të varfëra të së cilës nuk mund ta përballojnë.

Po ndjek për ditë çfarë masash merr BE apo dhe vende të veçanta të saj, për tu dëmtuar sa më pak që të jetë e mundur, ekonomia në tërësi dhe familjet në veçanti. Masat kryesore janë në drejtim të mos rritjes, brenda mundësive, të çmimeve të produkteve djegëse (nafta, benzina dhe gazi) dhe energjisë elektrike, ashtu dhe duke ndihmuar  familjet ne vështirësi  në forma të ndryshme e të vazhdueshme.

Si rritja e çmimeve pra dhe fitimet ekstra për shtetin dhe tregtuesit e lëndëve djegëse e jo vetëm të tyre janë rezultat i Luftës dhe sanksioneve, ashtu dhe inflacion si pasoj. Pra nuk janë dukuri të zhvillimit apo ecjes së ekonomisë. Mund të jenë të përkohshme, por edhe afat gjatë…koha do ta tregojë.

Shikoj që pak po behët  ndër ne në këtë drejtim, prandaj mbi bazën e përvojave të mësipërme po them se Qeveria përderisa ka të ardhura suplementare të pa parashikuara në buxhetin e miratuar për viti 2022, duhet detyrimisht që një pjesë të tyre ta përdori për të ulur çmimet e rritura të këtyre lëndëve të para.

Mendoj apo propozoj se duhet të zvogëlohet fillimisht akciza dhe tvsh e lëndëve djegëse së paku me 30-40 Lekë (të reja) për litër për karburantet dhe të mbrohet Çmimi i energjisë. Njëherazi dhe ndihma për shtresat e varfëra dhe pensionistët. Po ashtu dhe masa të tjera kundra fitimeve ekstra sipas shembullit të vendeve të BE

“Basha, erdhi një këlysh e bë buçe”, lëshon gojën Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaroi se numëruesit e Lulzim Bashës në zgjedhjet e 25 Prillit kanë shitur katër mandate të LSI-së duke ia dhënë socialistëve.

Ajo deklaroi në MCN se Lulzim Basha ka bërë pazar me gjakun e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“A e dini që 4 mandate të LSI i kanë shitur numëruesit e Bashës. Kanë ndërruar fletët e votimit në kuti. Numëruesi, kryekomisioneri i PD në KZAZ e Beratit ishte djali i tezes së Engjëll Agaçit, kushëri i Bashës. Katër mandate ia vodhi PD-ja LSI-së dhe ia dha PS-së.

I vodhi në tavolinë fletët e votimit. Ti shkon për të bërë një gjë të mirë dhe njerëzit ta fusin sa krahu. Ka bërë pazar me gjakun e LSI. Sali Berishës ia futi këlyshi i vet. Këlyshi u bë buçe, e shqeu”, tha Kryemadhi.

Arrestohet bosi famëkeq i mafies italiane, ishte arratisur më parë nga burgu

Bosi famëkeq i mafias italiane ‘Ndrangheta’, Vittorio Raso është arrestuar pas një jete në arrati që prej dy vitesh pasi u lirua gabimisht në atë kohë. Ai u vendos në pranga pas një kontrolli rutinë të policisë.

Bosi famëkeq Vittorio Raso u lirua gabimisht dy vjet më parë, pasi u arrestua në Spanjë me urdhër të policisë italiane, e cila e kërkonte për krim të organizuar, zhvatje dhe trafik droge.

Raso pjesë e rangut të lartë të strukturën mafioze të ‘Ndranghetas’ ishte zhdukur pa lënë gjurmë menjëherë pas arrestimit të tij në vitin 2020, kur Gjykata Kombëtare e Spanjës e liroi atë për një ngatërrim urdhër-arresti.

Megjithatë, liria e 43-vjeçarit Raso zgjati vetëm deri të martën më 21 qershor, kur makina e tij u ndalua në Castelldefels gjatë një kontrolli rutinë nga policia spanjolle. Dokumentet e falsifikuara të Rasos u zbuluan shpejt si false, dhe ai u arrestua dhe iu morën shenjat e gishtërinjve për të konfirmuar identitetin e tij të vërtetë.  Raso akuzohet për shantazh, trafik droge, huamarrje, trafik armësh, pastrim parash, mashtrim, zhvatje, vrasje, grabitje dhe rrëmbim.

Dorëhiqet Papa Françesku se është sëmurë? Vjen reagimi publik i tij

Papa Françesku ka hedhur poshtë fjalët për një dorëheqje, për shkak të gjendjes shëndetësore. “The Times” shkruan se Papa ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, pas spekulimeve se ai po planifikon të largohet, pasi ka probleme shëndetësore.

Gjatë një takimi me peshkopët brazilianë në Vatikan, 85-vjeçari ka thënë se do të vazhdojë punën “derisa Zoti ta lejonte”, duke shtuar shkurtër dhe prerë “Dhe kaq”.

Thashethemet për dorëheqjen e Papës u shtuan, kur ai u shfaq duke ndjekur ngjarjet në një karrige me rrota, muajin e kaluar, ku u fol se ai vuante nga një sëmundje e ligamentit të gjurit.

Kamberi rikthet në Zvicër, sulmuesi shqiptar firmos me Winterthur

Sulmuesi shqiptar Florian Kamberi, ndryshon ambient në dritaren e transferimit të verës.

27-vjeçari është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i skuadrës së Winterthur që militon në kampionatin zvicerian.

Kamberi nis kështu një aventurë të re pas përfundimit të huazimit në Angli te Shefilld, ku luajti përgjatë sezonit të shkuar.

Ka qenë vetë klubi zviceran që e ka bërë publik lajmin për tifozët me anë të një postimi në “Facebook” ku ka treguar eksperiencat e mëparshme të sulmuesit kuqezi dhe i kanë uruar atij mirëseardhjen në skuadër. /zoom.al/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gjendet i vdekur 67-vjeçari te Komuna e Parisit, dyshimet e para të policisë

Një 67-vjeçar me inicialet E.I është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Trupi i tij është gjetur në lagjen “Komuna e Parisit” dhe sipas policisë ai dyshohet se ka vdekur nga tensioni.

Blutë e kryesytetit nëpërmjet një njoftimi për mediat kanë bërë të ditur se nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk ka shenja dhune dhe nga veprimet e para hetimore është konstatuar se ky shtetas është rrëzuar në rrugë, dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Juventus i mbyll derën mesfushorit Di Maria, kjo është arsyeja e vërtetë

Juventusit i ka mbaruar durimi: siç shkruan Gazzetta dello Sport, klubi bardhezi ka vendosur të largohet nga pista Angel Di Maria.

Ish-lojtari i Real, United dhe PSG nuk i është përgjigjur ende ofertës kontraktuale të Zonjës së Vjetër.

Juve kishte shkuar në 7 milionë euro duke i nisur një ultimatum Fideo-s, i cili megjithatë rezultoi edhe një herë hezitues.

Është e mundur që interesat e Barcelonës dhe Rosario Central të peshojnë shumë në sfond, me trajnerin Carlitos Tevez, që e ka thirrur vërtet mikun e tij të dashur në Argjentinë. /zoom.al/