zoom

Day Archive“Do e rrëzoj qeverinë e Kurtit”, Ali Ahmeti zbardh bisedën e Ohrit: Çfarë deklaroi Rama

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka komentuar deklaratat dhe aludimet që janë bërë në lidhje me kryeministrin Edi Rama, i cili thuhet se gjatë samitit të “Open Balkan” në Ohër ka deklaruar se do ta rrëzojë nga pushteti në shtator Albin Kurtin.

Ahmeti zbuloi për emisionin Pressing detaje nga biseda e zhvilluar pa praninë e kamerave në Ohër. Ai pohon se një temë për rrëzimin e Kurtit, nuk ka qenë kurrsesi bisedë e tavolinës.

“Jo asesi. Kjo s’ka qenë fare bisedë”, tha ai. Në vijim të intervistës ai tregon se me kryeministrin Rama ka biseduar për atë se si duhet t’u bëhet e ditur autoriteteve në Kosovës qëllimet e iniciativës së Ballkanit të Hapur.

“Veç Edi Rama ka shprehur shqetësim para meje se si të afrohemi me autoritet në Kosovë që të shpjegojmë gjërat me mirë dhe të kthjellojmë gjërat ma mirë. Jo të imponueshme, por të sqarueshme. Iniciativa nuk është obliguese për palët. Mali i Zi dhe Bosnja ishin si vëzhguese. U nënshkruan marrëveshje me rëndësi. Ndërtimi i Urës së Bunës. Njohja e diplomave mes Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë. Nuk është punë e vogël. Sa telashe kemi me shqiptarët e Preshevës të cilët përfundojnë universitetin në Kosovë. Po ç’ka humb Kosova nëse e merr pjesë në iniciativë me flamur të vetin. Merr pjesë si e barabartë. E barabartë në mesin e të barabartëve. I pranon marrëveshjet e leverdishme. Nuk i pranon ato që nuk i konvenojnë. Nuk kam dëgjuar asnjë argument të vlefshëm. Thonë se Serbia do ta dominojë tregun. Por në Serbi janë krejt investime të huaja vëlla. Investimet të huaja gjermane, franceze, turke e kështu me radhë”, pohoi Ahmeti.

Ndër të tjera, Ahmeti e cilësoi Edi Ramën si patriot të madh që punon për interes të shqiptarëve. “Edi Rama nuk punon për interesa të Serbisë. Ai punon për interesa të Shqipërisë. Edhe kushtetuta e obligon të punojë për shqiptarët. Ai është patriot i madh. Integrimi i Kosovës është në të mirë të Shqipërisë. Çdo përparim i Kosovës është në të mirë të Shqipërisë. Nuk ka dyshim. Edhe ai që vjen pas do të punojë në interes të mirë të Kosovës dhe shqiptarëve”, përfundon ai.

Grekët kundër çamëve: Aktiviteti në Kuvend, shfaqje e urrejtjes ndëretnike

Partia Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek ka reaguar për aktivitetin e zhvilluar të hënën në sallën e Kuvendit nga përfaqësuesit e komunitetit çam në Shqipëri dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Në një deklaratë për mediat kjo force thotë se aktiviteti është një shfaqje e hapur kundër helenizmit dhe kultivim i urrejtjes ndëretnike në vendin tonë.

Mandaj në deklaratë flitet edhe për pasoja që mund të ketë për autoritetet shqiptare që kanë lëjuar zhvillimin e një aktiviteti të tillë në ambinetet e një institucioni publik, siç është Kuvendit i Shqipëris

 

 

Deklarata

 

Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek dënon publikisht dhe paralajmëron për pasojat e akteve si ato manifestimet e ditës së djeshme të fanatizmit, antihelenizmit, kultivimit të urrejtjes ndëretnike dhe natyrisht në kundërshtim të plotë me nevojat reale për paqe dhe stabilitet në rajon.

 

Përgjegjës janë si organizatorët që janë formacione politike dhe organizata publikisht të njohura nga nxiten dhe financohen, por njëherësh edhe autoritetet e ngarkuara nga ligji dhe kompetenca për mbarëvajtjen e Parlamentit. Vënia në dispozicion e Sallës së Seancave Plenare të Kuvendit të Shqipërisë si edhe publiciteti në mjetet digjitale të informacionit të atashuara në emër të tij, dëshmojnë madje distancën mes retorikës mbi mundësitë e zhvillimit të marrëdhënieve ndërshtetërore mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe mendimesh të dyta që frymëzohen nga nacionalizmi dhe urrejtja ndëretnike.

 

Si kjo shkarje edhe ato që planifikohen të vijojnë ditët në vazhdim natyrisht që përbëjnë shërbimin më të keq ndaj nevojave që realisht ka rajoni ynë, shoqëria Shqiptare që aspiron evropianizimin dhe emancipimin e jetës publike.

 

Ndjenjat reale të popullit Grek, të Helenizmit mbarë i njeh tashmë çdo shqiptar dhe qelizë familjare në komunikim të përditshëm dhe kontribues në përmirësimin e nivelit ekonomik, kulturor dhe arsimor. Kushdo që përpiqet në pretendimin e së kundërtës është spekulant ndaj historisë dhe mohues i realitetit.

Inter-Lukaku “martohen“ sërish, belgu bën çmenduri financiare për t’u rikthyer

Inter-Lukaku, u krye. Negociatat për rikthimin e sulmuesit në Milano, pas transferimit të tij një vit më parë te Chelsea për 115 milionë euro janë në fazën finale.

Operacioni është drejt mbylljes. Interi ka rritur ofertën e tyre nga 7 milionë plus bonuse në tetë + bonuse të tjera për huazimin e rëndë (bonuse të lidhura me fitoret e skuadrës së Inzaghit në sezonin e ardhshëm), blutë e kanë pranuar ofertën dhe tashmë marrëveshja mes dy klubeve është vetëm për t’u zyrtarizuar.

Dokumentat do të shkëmbehen nesër, kontrollet mjekësore të lojtarit duhet të bëhen deri të premten.

Lukaku donte të kthehej në Inter dhe bëri gjithçka për të arritur qëllimin: ai e bindi Chelsea-n që ta linte të largohej dhe paga e tij do të reduktohet ndjeshëm: nga 12 milionë neto që fiton te Chelsea në rreth 8 milionë që do të marrë te Interi.

Operacioni do të zyrtarizohet në ditët në vijim, sigurisht deri më 30 qershor për të përfituar nga taksat e Dekretit të Rritjes për punësimin e sulmuesit belg.

Çështja Dybala. Lojtari, siç e dimë, ka marrëveshje me Marotta-n, e vetmja ofertë konkrete është ajo e Interit (asnjë tjetër nuk ka mbërritur në këto dy muaj), dhe jo më vonë se dy ditë më parë – gjatë pushimeve në Miami – ai diskutoi me Javier Zanettin.

Inter duhet të bëjë vend në buxhetin e tij përpara se të ratifikojë marrëveshjen me Dybala. Marotta  synon ta bëjë këtë para fillimit të fazës përgatitore në mënyrë që ta ketë në dispozicion argjentinasin menjëherë.

Dhe për të lënë vend ai duhet të përcaktojë shitjen e një / dy sulmuesve: Sanchez në fillim dhe më pas Dzeko (më shumë se Correa).

Midis zikaltrve dhe Paulos milionat e komisionit të kërkuar nga Antun janë shqetësim, ndërsa diferenca në pagë mund të kalohet nga bonuset dhe me shtimin e një viti të caktuar të kontratës, duke shkuar nga 3 + 1 në një katërvjeçar.

Dybala sigurisht që mbetet një mundësi për t’u kapur në të cilën Marotta – sipas fjalëve të tij – është hedhur me kokë për t’i dhënë Inzaghit një ekip të plotë për fillimin e fazës përgatitore.

Ndërkaq klubi zikaltr njoftoi edhe rinovimin e kontratës me trajnerin Inzaghi deri në 2024. /zoom.al/

“E futa unë në këto rrethana”! Rrëfimi i babait të Aleksandër Sadikajt: Si e mësova atentatin

Në një rrëfim per mediat babai i 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, Fatmir Sadikaj, tregoi jetën e të birit nga fëmijëria deri tek atentati mafioz me tritol.

Fatmir Sadikaj tha se lajmin tronditës e ka marrë vesh nga lajmet në media, ndërsa shtoi se në lidhje me të kaluarën e Aleksandrit po thuhen shumë gënjeshtra e trillime, pasi sipas tij, 27-vjeçari ishte një djalë i shkëlqyer.

Si e morët vesh lajmin e atentatit?
Babai i Aleksandrit, Fatmir Sadikaj: E mora vesh lajmin nëpërmjet televizorit. Ishte si bombë. Dy ditë më parë kam folur me të në telefon për herë të fundit. Nuk diskutuam asgjë, përvecse kisha ditëlindjen para ca kohësh dhe më nisi lekët e ditëlindjes, kaq. Asgjë tjetër. Nuk m’i nisi dot lekët më datën 2 dhe m’i nisi atëherë. Ishte djalë shumë i mirë. Nuk është e drejtë për baballarët dhe nënat, që hapin televizorin dhe dëgjojnë direkt pas një minute lajme të tilla. Janë shumë rrena, shumë gënjeshtra e trillime, vetëm shpirti im e di.

Çfarë aktiviteti bënte Aleksandri?
Aktiviteti i Aleksandrit, ndoshta e kam fut dhe unë me duart e mia, pasi ai ka krejt rrjedhën e punës sime. Ai ka lindur e rritur me lekë. Jeta e tij ka qenë në emigrim, e kam marr unë në krah 1 vjeç dhe e kam çuar në Greqi. Pastaj, unë kam ikur në Angli, ku i kam dërguar lekë familjes së Aleksandrit. Janë të gjitha me dokumente, është e kotë të hidhem e përdridhem unë. Janë të gjitha të dokumentuara, i ka gjykatësi në Berat. Kur jam ndarë, kam dalë vetëm me një xhaketë dhe isha i detyruar t’ua lija të gjitha fëmijëve. Unë jam divorcuar para tetë vitesh. Nuk mora asgjë, përveçse një xhaketë nga ajo shtëpi. I kishte të tëra djali im, i shtrenjti im që më iku, krahu im i djathtë”.

Po akuza për vjedhje ndaj Aleksandrit?

E di atë gjë, e kam mbyllur unë. Në atë kohë më janë vardisur mua që të më marrin lekë, se kisha ardhur nga Anglia. Le të ballafaqohen me mua. Ata e kanë mbyllur atë çështje, po me lekë. I ka thënë një shokut të tij t’i hedhë një thikë, shoku i tij ja ka hedhur dhe ka prerë një kabull. Aleksandri nuk kishte fare nevojë për lekë. Aleksandri është dënuar, e kam mbyllur unë me lekë. Nuk di që të ketë akuza të tjera ndaj Aleksandrit. Nuk kemi rrjedhur nga këto familje, jemi familje që jetojmë me djersën tonë në majë të malit.

Po për pasurinë e 27-vjeçarit?
Ngriti biznesin, por me mua shteti mund të bëjë gjithçka mund të më hyjë në themel në Greqi apo Angli, por me çunin duhet të më gjejë shkaqet. E quaj veten fajtor për pasurinë që i lashë, e futa në këto rrethana. Shoqërinë nuk e njoh, njoh shumë pak shokë, shumë të mirë të sjellshëm të respektueshëm. Nuk kam ndenjur shumë tek ai, sepse këto 8 vite isha shumë i zënë, sepse duhet të ushqeja dy fëmijët e tjerë.

Si e pritën fëmijët divorcin tuaj?
Fëmijët e mi nuk e vuajtën fare divorcin, më thanë që kam bërë zgjedhjen time dhe se jeta vazhdon. Aspak nuk e vuajtën. Madje, ditën që jam martuar, Aleksandri më ka marrë vesh qw pas një muaji dhe më mori në telefon e më tha që “mirë bëre babi, ne do ta kemi komunikimin. Ne të jemi borxhlinj shumë”. I thashë që nuk më ishte borxhlinj dhe në të vërtetë nuk më ishte. Pas divorcit me nënën e Aleksandrit, i kam ruajtur marrëdhëniet normale. I kam pasur do ti kem sido që të vejë puna marrëdhënie të mira edhe me çupën. Më iku një zemër, kam edhe tre të tjerë, do t’i ruaj se s’bën. Të paktën ato në media mos mi tregoni se nuk i shoh e nuk i dëgjoj dot. Nuk e shoh dot fare as televizorin.

Ju keni qenë te shtëpia e tij në Tiranë?
Po, kam ndenjur një javë. Aleksandri jetonte me bashkëjetuesen. Ajo më ka çuar mua te spitali, madje e kam marrë unë makinën e tij. Kam jetuar një javë me ta, për shkak të problemeve shëndetësore. Aleksandri ishte një djalë i shkëlqyer. Kam udhëtuar me makinën e tij, madje një nga 6 ditët që qëndrova në shtëpinë e tij, erdhi një makinë, me të cilën ai punonte. Unë rrija i lirë në shtëpinë e tij. Atë një javë që kam qëndruar me të, nuk kam parë asnjë lloj shqetësimi. Kam pasur komunikim të mirë edhe me bashkëjetuesen e tij, edhe pas ndarjes së tyre. Nuk doja t’i cenoja asnjëherë fëmijët. Edhe ata të dy kishin marrëdhënie shumë të mira me mua.

 

Vendoste kamera në dhoma e filmonte klientët, hidrauliku pervers kapet “mat” dhe …

Një hidraulik pervers po përballet me akuza që mund ta çojnë në dyert e burgut, pasi u zbulua teksa vendoste kamera sekrete në dhomat e gjumit të grave kliente të tij, për ti filmuar ato në momente intime.

44-vjeçari Leslie Burton kishte fshehur pajisjet në shtëpitë e klientëve teksa ofronte shërbimin si hidraulik për rregullimin e kaldajave të gazit. Ironikisht, babai i martuar i tre fëmijëve u kap në CCTV e një shtëpie teksa kryente aktin kriminal.

Burton ishte filmuar teksa vendoste kamerën e tij në një kabinet pranë shtratit. Aty ai madje gjen një  lodër seksi, ndërsa në një tjetër shtëpi në Sheffield ai dhuron dhe skena të turpshme.

Ai u kap nga një “kamerë dado”, e vendosur nga pronarët e shtëpisë për të mbajtur një sy tek fëmijët e tyre të vegjël pas gjumit.

Policia arrestoi Burton dhe gjeti një larmishmëri videosh shqetësuese në kompjuterin e tij. Burton dha dorëheqjen nga firma e tij hidraulike dhe pranoi vjedhjen e posedimin e pornografisë ekstreme në gjykatën e magjistraturës së Sheffield javën e kaluar.

Çështja e tij u dërgua në Gjykatën e Lartë dhe ata vendosën që dënimi maksimal prej 12 muajsh që mund të vendosnin nuk ishte i mjaftueshëm për ngjarjen në fjalë.

 

“Nipi i ish-deputetit i dënuar me 10 mln dollarë për pastrim parash”, reagon Bllako: Ja e vërteta

Një media britanike publikoi një lajm në lidhje me një të ri shqiptar që ishte dënuar me 10 milionë dollarë për pastrim parash, dhe që thuhej se ishte nipi i ish-deputetit Alqi Bllako.

Pas publikimit të këtij lajmi ka ardhur reagimi I ish-deputetit socialist nëpërmjet avokatit të tij.

Përmes një deklarate avokati Sokol Harizaj, në emër të klientit të tij ka përgënjeshtruar lajmin dhe faktin se Bllako ka lidhje me Bio Bashën. Sipas avokatit të Bllakos, ky i fundit nuk ka lidhje me të riun shqiptar që është hetuar edhe nga FBI-ja.

REAGIMI I AVOKATIT TË BLLAKOS
Përgënjeshtrim

Lajmet e sotme që lidhin klientin tim Alqi Bllako me një shtetas të quajtur Gio Basha janë të pavërteta. Zoti Alqi Bllako nuk ka asnjë lidhje gjaku apo njohje me këtë person. Në vitin 2011 Alqi Bllako ishte student në master, duke u diplomuar me një tjetër medalje të artë për rezultate të shkëlqyera.

E vërteta nuk mund të mbulohet me sajesa të tilla sa të shëmtuara, aq edhe qesharake. Shpreh keqardhje të thellë që mediat, të cilat kanë publikuar lajmin e sajuar nga asgjëja, bëhen pjesë e skemës kundër klientit tim, duke mos respektuar asnjë standard minimal për verifikimin e vërtetësisë së lajmit.
Si përfaqësues ligjor i zotit Bllako, ju informoj se nga hulumtimet tona media burim është një media e huaj, dhe po konsiderojmë të lidhemi me studiot e huaja avokatore, për të ndjekur hapat e duhur, jo vetëm për përgënjeshtrimin e lajmit, por edhe procedurat e mëtejshme ligjore.
Me respekt,
Sokol Hazizaj
Avokat

FOTOLAJM/ Rama lë në parking avionin personal, udhëton pas dy vitesh me “economy class”

Pavarësisht krizës që ka përfshirë ekonominë jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të shumicës së qyrtetarëve, kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur shpenzimet e luksit kur bëhet fjalë për udhëtimet jashtë shtetit.

Në vazhdimësi ai ka përdorur avionin luksoz qeveritar “Ismaili” i cili është marrë në përdorim nëpërmjet një kontrate secrete të arritur me kompaninë “Air Albania”.

Udhëtimi i fundit me këtë avion ishte vetëm para pak ditësh, ku Rama fluturoi drejt Polonisë nga ku vijoi vizitën e tij në Ukrainë së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

I gjendur përballë kritikave të mediave dhe më pak edhe të opozitës për shpenzimet marramëndëse që kërkohen për udhëtimet me avionin luksos, kreu i qeverisë duket se ka vendosur të shfaqet ndryshe, si një njeri i zakonshëm.

Ai ka udhëtuar sot drejt Francës së bashku me djalin e tij Zahon, por kësaj here me një avion të një linje Tiranë-Paris.

Me vete kësaj here kishte marrë edhe djalin e tij, Zahon, ndërsa ishte kujdesur që nëpërmjet “paparacëve të rastësishëm” të përvillte imazhet e tij në media, duke u shfaqur një kryeministër i lirë dhe që mendon për popullin, ndryshe nga sa e paraqesin mediat opozitare.

Rama shihet teksa mban prej dore djalin e tij të vogël, i cili mban në shpinë në çantë sporti.

Në dy vitet e fundit kryeministri Edi Rama ka kryer rreth 100 fluturime me avionin luksoz qeveritar, duke e ngarkuar buxhetin e shtetit me një barrë të madhe financiare.

Zoom.al, referuar agjencive të specializuara, përllogariti një kosto mes 11 dhe 15 mijë eurosh për çdo orë fluturim të avionit TC-ANA, Airbus A319-115.

Një shumë e konsiderueshme kjo për një vend si Shqipëria ku paga mesatare është rreth 400 euro në muaj dhe ku pensioni mesatar nuk i kalon 100 euro.

Aq më shumë që shpenzime të tilla maramëndëse vijnë në një kohë kur, edhe Shqipëria, ashtu si edhe shumë vende të tjera anemban botës, po përballet me një nga krizat më të mëdha të çmimeve të dekadave të fundit.

Media sociale kanë publikuar ditët e fundit një faturë prej 3.3 milionë euro që shteti shqiptar u ka aeroporteve dhe kompanive të mirëmbajtjes për fluturimet që ka bërë kryeministri Edi Rama nëpër botë.

Sipas këtyre mediave detyrimi 3.3 milionë Euro është vetëm për periudhën nëntor 2018- dhjetor 2021 dhe përfshinë taksat e kalimit në hapësirat ajrore të shteteve përkatës, tarifa e uljes dhe parkimit, shërbimet kargo, kontrollet teknike rutinë, shërbime ndaj kryeministrit Rama, ministrave, drejtorëve e gazetarëve që ka marrë me vete, si dhe furnizimi me karburant në aeroportet tranzite e destinacionet fundore. Kryeministria nuk i ka bërë asnjëherë publike faturat. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, që i paguan ato, ka refuzuar kërkesat e mediave dhe të opozitës për transparencë./ Zoom.al

Çfarë nuk u pa nga vizita e kryeministres së Finaldës në Tiranë, Rama zbulon dhuratën që i dha  

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga ceremonina e pritjës së homologes finlandeze Sanna Marin sot në Tiranë.

“Kënaqësi të mikprisja sot Kryeministren finlandeze Sanna Marin”, shkruan ai.

Pas takimit, kryeministri Rama i ka treguar asaj zyrën e tij ndërsa në foto duket edhe momenti kur i dhuron një roman të autores Lea Ypi, “Free”.

Më pas, kreu i qeverisë e ka shoqëruar Marin të vizitojë një ekspozitë pikturash në ambientet e kryeministrisë.

Rama vetëshpallet “Ylli i madh”! I heq presidentit gjysmën e dekoratave, bie “Nderi i Kombit”

“Shqipëria është i vetmi vend në botë ku falë Ilir Metës dekorohen të vdekurit dhe u jepen tituj dëshmorëve dhe heronjve të luftës. Kjo përbën një shkelje edhe më të rëndë se edhe shkelja e Kushtetutës në sensin e antologjikes”.

Kështu do të deklaronte kryeministri Edi Rama në prill të këtij viti përpara nisjes së procesit për përzgjedhjen e pasuesit të Ilir Metës si president i vendit.  Dekorimet nga presidentët e ndryshëm kanë qenë një problem më vete, pasi kishte inflacion medaljesh, dhe se shpeshherë që ato jepeshin për qëllime politike.

Kjo dukuri u rrit dukshëm që nga presidenti Bamir Topi për të vazhduar më pas nga Bujar Nishani dhe Ilir Meta. Këta dy të fundit i shfrytëzuan për qëllime politike, dekorata që u dhanë në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Përplasjeve për dekorimet, Rama duket se do t’u japë fund me miratimin e një ligji të posaçëm për dekorimet duke ia reduktuar në maksimum të drejtën e dhënies së titujve nga ana e presidentit, si dhe përcaktimin e një kancelari të posaçëm që do të fusë në filtër propozimet për dhënien e titujve.

Nga 14 dekorata që presidenti jepte aktualisht, tani me projektligjin e ri të siguruar nga Zoom ai ka të drejtë të japë vetëm shtatë prej tyre.

“Urdhri Suprem i Shqiponjës; Urdhri i Skënderbeut; Urdhri i Lisit Akademik;  Medalja e Meritës Ushtarake; Medalja e Meritës Civile;  Medalja Nënë Tereza; Medalja Pishtar i Demokracisë janë dekoratat që ka të drejtë të japë presidenti.

Nuk do të ekzistojnë dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Titulli “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”. Me draftin e ri të siguruar nga ZOOM.AL janë shkrirë në një duke u cilësuar si Urdhri i Skënderbeut. Gjithashtu është hequr dekorata e famshme “Nderi i Kombit”, që u dha dikur që  koha kur presidenti ishte Sali Berisha. Ndërsa urdhri Naim Frashëri që iu jepej kryesisht akademikëve është zëvendësuar Urdhri i Lisit Akademik.

Meta jep dekoratën “Nderi i Kombit’, xhudistet, Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe trajnerin e tyre Driton Kukaj, pas fitimit të medaljeve të arta në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Rama dekoron veten

Rama ka futur gjithashtu dhe një nderim të posaçëm që në fakt e ka pasur kur me vendim qeverie, VKM. Bëhet fjalë për Yllin e Madh që jepet si pjesë e Urdhrit Suprem të Shqiponjës.

Pikërisht në këtë draft theksohet se Urdhri Suprem i Shqiponjës përbëhet në rend zbritës nga këto shkallë: a) Gjerdani i Madh i Urdhrit; b) Ylli i Madh; c) Oficer i Madh; ç) Komandar; d) Oficer; dh) Kalorës.

Nëse dikur ai sulmonte presidentët për dhënien e dekoratave tani  me anë në një prej neneve të fshehura, Rama ka menduar që t’i japë medalje dhe vetes.

“ Presidenti i Republikës, për shkak të funksionit, është mbajtës i shkallës Ylli i Madh që nga dita e marrjes së detyrës. Shkalla Ylli i Madh i jepet për shkak të funksionit, pas mbarimit të tij, edhe Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit kur kanë ushtruar funksionin për jo më pak se dy vjet”, thuhet në pikën 4 të nenit 6.

Kontrolli i dhënies së dekorimeve do të bëhet nëpërmjet kancelarit që kontrollohet nga një bord që emërohet nga Kryeministri. Ndërsa në vit, përjashto të huajt, nuk do të jepen jo më shumë se 254 dekorata, ndërsa Meta mund të 10 për qind të dekoratave , pa propozim paraprak të autoriteteve përkatëse, deri në 10% të numrit të përcaktuar.

Kujt do t’i hiqen dekoratat

Një nen i ri është propozuar për heqjen e dekoratave që personave që iu është dhënë më parë. Sipas nenit 23,  Heqja e dekoratave bëhet:   a) me vendim të formës së prerë të dhënë nga gjykatat shqiptare, kur është dhënë si dënim plotësues sipas përcaktimeve në Kodin Penal.

Gjithashtu kjo bëhet  me vendim të autoritetit përgjegjës për dhënien e dekoratës, kur mbajtësi i saj: i) është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, ose është shpallur “person i padëshiruar”, sipas përcaktimeve të legjislacionit që rregullon regjimin e hyrjes e të qëndrimit të të huajve në Republikën e Shqipërisë./Zoom.al/

 

 

Propozimi ri me ligj

Dekoratat në Republikën e Shqipërisë, ndahen në urdhra dhe medalje, si vijon:

  1. a) Urdhri Suprem i Shqiponjës;
  2. b) Urdhri i Skënderbeut;
  3. c) Urdhri i Lisit Akademik;

ç) Medalja e Meritës Ushtarake;

  1. d) Medalja e Meritës Civile;
  2. dh) Medalja Nënë Tereza;
  3. e) Medalja Pishtar i Demokracisë;

ë) Medalja e Mirënjohjes Publike;

  1. f) Medaljet përkujtimore ushtarake dhe civile;
  2. g) Medalja e Shërbimit Ushtarak.
  3. gj) Medalja e Shërbimit të Rendit Publik.

Dekoratat e parashikuara në shkronjën “a” deri në shkronjën “e” të nenit 5 të këtij ligji, jepen me dekret të Presidentit të Republikës. Dekreti i Presidentit botohet në Fletoren Zyrtare.

 

14 Nderimet që jep aktualisht jepte presidenti

“Dekorata e flamurit kombëtar”

Dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Dekorata “Nderi i kombit”

Dekorata “Nënë Tereza”

“Dekorata e artë e shqiponjës”

Dekorata “Pishtar i demokracisë”

Titulli “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Titulli “Kalorës i urdhrit të flamurit”

Titulli “Martir i demokracisë”

Titulli “Mjeshtër i madh”

Titulli “Naim Frashëri”

Titulli “Për merita të veçanta civile”

Medalja “Shërbime Ushtarake”

Medalja e Mirënjohjes

Neni 8

Urdhri i Skënderbeut

  1. Urdhri i Skënderbeut jepet për të vlerësuar kontribute dhe merita të dalluara e të qëndrueshme, civile ose ushtarake, në dobi të shtetit e kombit shqiptar, si dhe të shoqërisë dhe vlerave demokratike.
  2. Urdhri i Skënderbeut përbëhet në rend zbritës nga këto shkallë:
  3. a) Ylli i Madh;
  4. b) Oficer i Madh;
  5. c) Komandar;

ç) Oficer;

  1. d) Kalorës.

Numri vjetor i dekorimeve

  1. Numri vjetor i dekoratave që mund të jepen për secilën shkallë, nuk mund të jetë më i madh se:
  2. a) Për Urdhrin Suprem të Shqiponjës:
  3. i) Ylli i Madh – 2 (dy);
  4. ii) Oficer i Madh – 3 (tre);

iii) Komandar – 5 (pesë);

  1. iv) Oficer – 10 (dhjetë);
  2. v) Kalorës – 20 (njëzetë);
  3. b) Për Urdhrin e Skënderbeut:
  4. i) Ylli i Madh – 3 (tre);
  5. ii) Oficer i Madh – 6 (gjashtë);

iii) Komandar – 20 (njëzetë);

  1. iv) Oficer – 40 (dyzetë);
  2. v) Kalorës – 50 (pesëdhjetë);
  3. c) Për Urdhrin e Lisit Akademik:
  4. i) Ylli i Madh – 5 (pesë);
  5. ii) Komandar – 10 (dhjetë);

iii) Kalorës – 80 (tetëdhjetë).

  1. Presidenti i Republikës, në cilësinë e Kryetarit të Urdhrit, mund të dekorojë kryesisht, çdo vit, pa propozim paraprak të autoriteteve përkatëse, deri në 10% të numrit të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni.

 

 

Llojet e dekoratave dhe titujve të nderit sipas ligjit aktual

Dekoratat dhe titujt e nderit në Republikën e Shqipërisë, sipas rëndësisë, janë:

“Dekorata e flamurit kombëtar”, e cila u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për merita

të jashtëzakonshme për lartësimin e shtetit dhe të kombit shqiptar.

Dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, e cila u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja

për ndihmesë të qenësishme ose kontribut madhor në mbrojtjen, forcimin apo përparimin e faktorit shqiptar kudo në botë.

Dekorata “Nderi i kombit”, e cila u jepet personaliteteve shqiptare që, me veprat dhe emrin e tyre, nderojnë kombin shqiptar brenda dhe jashtë vendit.

Dekorata “Nënë Tereza”, e cila u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për akte të shquara humanizmi ndaj kombit shqiptar dhe njerëzimit.

“Dekorata e artë e shqiponjës”, e cila u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për trimëri në luftën e armatosur dhe për veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë paqeje.

Dekorata “Pishtar i demokracisë”, e cila u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për shërbime të shquara dhe sakrifica të kryera për kombin shqiptar dhe demokracinë.

Titulli “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”, i cili u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për akte të veçanta heroike në mbrojtjen, forcimin dhe përparimin e Republikës së Shqipërisë.

Titulli “Kalorës i urdhrit të flamurit”, i cili u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për veprimtarinë e tyre në dobi të shtetit dhe kombit shqiptar.

Titulli “Martir i demokracisë”, i cili u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja, që janë martirizuar për veprimtarinë e tyre të shquar për lirinë, demokracinë dhe përparimin shoqëror të Republikës së Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.

Titulli “Mjeshtër i madh”, i cili u jepet punonjësve të fushave të ndryshme të shkencës, artit, sportit, drejtimit, prodhimit dhe biznesit për punë të shquara dhe kontribut thelbësor në zhvillimin e sektorit.

Titulli “Naim Frashëri”, i cili u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja, punonjësve të shkencës, artit, kulturës dhe arsimit për veprimtari të çmuara dhe lartësimin e Republikës së Shqipërisë në fushën përkatëse.

Titulli “Për merita të veçanta civile”, i cili u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për merita të veçanta civile në Republikën e Shqipërisë.

Luçiano Boçi: Në shtator, rikthehen protestat. I kërkojnë qytetarët

Luçiano Boçi nga Partia Demokratike, ka njoftuar se në shtator, PD do të rikthejë protestat në vend, pasi siç thotë ai është një kërkesë e vazhdueshme nga qytetarët.

“Protesta janë të kërkuara. Ngjarjet janë të tilla që i bëjnë të domosdoshme. Ka zemërim të qytetarëve. Duke parë që është një kërkesë e vazhdueshme, kemi nisur angazhimet tona që në shtator të mos kemi vetëm një betejë vetëm në Parlament, por edhe një betejë tjetër aksioni politik protestues, duke përfshirë të gjithë qytetarët”, theksoi Boçi.

Nënkryetari i ri i Partisë Demokratike tha edhe se do të vazhdojnë të shprehin deri në fund qëndrimet e tyre lidhur me reformat e reja. “Rithemelimi” përfaqësohet vetëm në Komisionin për Reformën Zgjedhore nga Oerd Bylykbashi.

Në studion e ABCneës me Juli Xhokaxhi, Boçi tha se do të zhvillojnë tryeza me ekspertë, ndërsa do të kenë edhe takime me qytetarët për Reformën Territoriale.

“Do vazhdojmë të shprehim qëndrimet tona. Do të zhvillojmë tryeza me ekspertë. Do të bëjmë edhe takime me qytetarët për reformën territoriale”, tha ai./Zoom.al