Aplikacion
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin antidrogë të zhvilluar mbrëmjen e sotme në Portin e Durrësit, ku u kap një sasi e madhe me kokainë.
Droga ishte fshehur në pako të mbështjella me figurën e personazhit vizatimor të Gokut.
Në njoftim thuhet se Task Forca e përbashkët e përbërë nga Policia Kriminale e DVP Durrës, Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të Portit ka ushtruar kontroll të detajuar në një kontenier të ngarkuar me mish pule, që ishte nisur tranzit nga Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut.
Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenier, në brendësi të ngarkesës me mish pule u gjetën 40 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të cilat mbanin përsipër personazhin për fëmijë Goku.
Pas peshimit të drogës ka rezultuar se ajo kishte një peshë prej 45 kg e 500 gramë.
Një aksion antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e sotme në Portin e Durrësit.
Mësohet se në një kontejner me mish të ardhur nga Brazili është kapur një sasi e madhe kokaine.
Dyshohet se bëhet fjalë për një sasi prej 40 kilogramë kokainë, megjithatë pesha e saktë nuk është përcaktuar ende, pasi aksioni është në zhvillim e sipër.
Mësohet se autoritetet shqiptare kanë ushtruar kontroll pas sinjalizimit nga partnerët ndërkombëtarë./ Zoom.al
“Më kanë vrarë babanë”, i riu njofton policinë se i kanë qëlluar të atin me armë në ShkodërLulash Qepuri, 75-vjeccari që u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër është ende në jetë.
Burime nga spitali i Shkodrës konfirmojnë se Qepuri është në gjëndje kritike për jetën, pasi ka marrë plagë në organet jetike.
Më parë u raportua se ai kishte ndërruar jetë.
Mësohet se ka qënë djali i tij ai që ka njoftuar policinë se i kishin vrarë babanë, ccka bëri që të përhapej lajmi se 75-vjeccari kishte ndërruar jetë.
“Bazohen në teorinë e budallait”, Bill Gates: Kriptomonedhat dhe NFT janë mashtrimMultimiliarderi Bill Gates duket se nuk është adhurues i kriptomonedhave apo aseteve digjitale të njohura si NFT.
Në një konferencë të TechCrunch, Gates tha se tendenca e aseteve digjitale, janë të bazuara 100% në teorinë e budallait të madh.
Sipas tij, investitorët mund të fitojnë para përmes aseteve që nuk kanë vlerë, përsa kohë ka njerëz që janë të gatshëm t’i blejnë me vlera të majme.
Gates ironizoi dhe NFT-të që kanë figurat e majmunëve, për të cilët tha se ato do të kenë një ndikim jashtëzakonisht të madh në botën tonë.
Bashkëkrijuesi i Microsoft tha se ai preferon investimin e modës së vjetër.
“Unë jam mësuar me klasat e aseteve, si një fermë ku ata kanë prodhim, ose si një kompani ku prodhojnë produkte,” tha ai.
Komentet e tij vijnë teksa bitcoin dhe kriptovalutat e tjera po bien. Bitcoin arriti nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 69,000 dollarë në nëntor 2021. Që atëherë, kriptomonedha më e vlefshme në botë ka humbur dy të tretat e vlerës së saj, duke rënë nën 23,000 dollarë të martën. Ajo ka humbur rreth 25% të vlerës së saj që nga e premtja.
LAJM I FUNDIT/ Vrasje me armë zjarri në ShkodërNjë ngjarje e rëndë ka nddohur para pak minutash në Shkodër, teksa një person raportohet se ka mbetur i vrarë me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Stomgolem në zonën e Hotit në rrethana ende të paqrta.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa ende nuk bëhet e ditur emri i viktimës.
Ekzekutimi i Sadikajt, ish-prokurori: Në kufijtë e një akti terrorist, e vështirë të zbardhetVrasja e Aleksandër Sadikajt të shtunën që lamë pas ishte një ngjarje që tronditi opinionin publik.
I ftuar në emisionin “Shënjestër” ish-prokurori Eugen Beçi thotë se mënyra e ekzekutimit të tij me eksploziv në makinë, është një akt në kufijtë e një akti terrorist. Ai shton se këto mënyra vrasjeje janë shumë të vështira për t’u zbardhur nga hetuesit sepse është tepër e vështirë mbledhja e provave nga vendi i ngjarjes.
“Tregon se viktima ka qenë objekt jo lehtë i goditshëm dhe mënyra që është bërë ekzekutimi në kufij të një akti terrorist, nënkupton që ekzekutorët kanë treguar kujdes për të ekzekutuar patjetër.
Sa i përket ekzekutimeve me eksploziv, janë më të vështirat që tu hetuar dhe gjetur provë. Do të detyrojë policinë shkencore të kërkojnë çdo detaj sepse ka vështirësi për grumbullim provash.
Edhe një copë karte SIM do ndihmonte dhe do çelë një pistë shumë të mirë”, tha ai.
Sipas Beçit autoritetet shqiptare duhet të bashkëpunojnë me autoritet e huaja, për të krijuar një skedë për të gjithë shqiptarët e skeduar jashtë, në mënyrë që të parandalohen disa ngjarje kriminale.
“Ka shumë njerëz me njerëz në Shqipëri me background të panjohur përsa i përket veprimtarisë së tyre kriminale. Janë skeduar jashtë vendit, kanë ardhur vitet e fundit në Shqipëri dhe skeda e tyre nuk është e plotë, prandaj lind nevoja që bashkëpunimi me organet ligj zbatuese në vendin tonë me organet ligj zbatuese të vendeve të tjera, ku është përqendruar kriminaliteti shqiptarë, dhe kjo nuk do na sjellë para këtyre surprizave.
Duhen update-ar emrat e kriminelëve ne tërë Evropën që kanë lidhje me shtetësi, apo lidhje me Shqipërinë, sepse do na vijnë njerëz që do kryejnë vepra penale shumë të rënda dhe do çuditemi. Duhet të fillojnë të skedohen, sepse dhe vizitat e tyre në Shqipëri për të bërë plazh të sjell ngjaje kriminale”, u shpreh ai.
Ndërkohë, gazetari Armand Bajrami, tha se Sadikjan nuk ishte një objektiv i lehtë për t’u vrarë, dhe se përpos dëshmive të familjarëve se ai nuk ruhej, rezulton se ai e ruante veten dhe ishte i kujdesshëm edhe për vendet ku parkonte makinën.
“Përpos pohimit të familjarëve, më rezulton se Sadikaj nuk ishte një objektiv i lehtë sepse ka treguar një siguri të tepruar ndaj vetes. Një person që lëvizte me armë me vete, ndërkohë që në banesë u gjetën të tjera pajime të sofistikuara, po ashtu ishte i kujdesshëm dhe në vendin ku linte automjetin”, tha ai.
Sherri me Noizyn, avokati i Cllevios tregon gjithë ngjarjen deri te …Fenomeni i rrjeteve sociale, njëherësh reperi Kleviol Ahmeti në javën e kaluar është arrestuar nga policia në Lushnje, pasi e ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpiak”.
Një ditë para arrestimit, ai ishte përfshirë në një përleshje fizike me reperin Noizy në Durrës, prandaj u vendos në pranga pasi në momentin e ngjarjes duhej të ishte në arrest shtëpie.
Ai ka qenë i arrestuar për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve të ftohta’, ndërsa arrestimi i 36–vjeçarit ka ndodhur për shkak të “largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Për gjithë situatën e krijuar, në emisionin ‘Ditë pas dite’ në RTSH ka qenë i ftuar avokati i reperit, Ndue Pjetra, për të shpjeguar se veprat penale për të cilat akuzohet janë – sipas tij – “një gram hashash” (‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’) dhe “dy thika që i ka blerë në dyqan” (‘Mbajtja pa leje e armëve të ftohta’).
Gjithmonë sipas avokatit, për këtë Gjykata e Lushnjës e ka lënë në burg deri në përfundimin e hetimeve dhe Gjykata e Apelit pasi kanë mbaruar hetimet e ka kthyer në arrest shtëpie.
“Nga arresti i shtëpisë ky vuan… ka kaluar në gjendje depresive. I ka rënë të fikët dhe i ka kërkuar ndihmë prokurorisë, i ka thënë se është në gjendje të keqe dhe i ka thënë se duhet të shkojë të vizitohet dhe t’i marrë ilaçet që duhen marrë. Prokuroria normalisht, pothuajse e ka pranuar, gjysmë pranimi një fakt dhe ka shkuar. Duke u kthyer, ka ndodhur ajo që ka ndodhur…”.
Lidhur me incidentin me Noizyn dhe pse kishte shkuar te lokali i tij, avokati ka thënë se kishte shkuar t’i kërkonte falje për ato që kishte thënë dhe më pas është sulmuar nga Rigels Rajku dhe ekipi i tij.
“Duke u kthyer, sipas atyre bisedave, sepse ne nuk kemi një fakt të mirëfilltë, ai ka kaluar aty dhe për t’i kërkuar falje lidhur me një sharje që i ka bërë… Në atë moment, ata nuk kanë pretenduar fare, mezi kanë pritur dhe e kanë goditur”, ka thënë Pjetra duke shtuar se çështja me Noizyn tashmë është e mbyllur.
Tutje, sipas avokatit, Cllevio është i rënduar nga keqtrajtimi në burg dhe se para incidentit, i kishin mbetur vetëm edhe disa ditë për t’u liruar. Dhe se arrestimi për largim nga vendi i qëndrimit ka pasur të bëjë me largimin e tij drejt spitalit dhe prokurorisë.
“Unë po ju them po jua deklaroj se vepra penale për të cilën ai sot është në burg, është zero. S’ka asnjë lidhje me qëndrimin e tij në burg. Se kush investon, atëherë na duhet më mirë që të merren informacionet e tjera”, ka deklaruar Pjetra.
Avokati ka përsëritur edhe një herë se çështja me Noizyn është e mbyllur dhe se nuk ka denoncim ndërmjet palëve, ndërsa për pamjet, sipas avokatit, mund të thonë “se ishte një skenë filmike”.
Stresi rigjen dashurinë pas ndarjes nga Keisi, konfirmon lidhjen e re. Kush është vajza krah tij?Javët e fundit Arkimed Lushaj i njohur ndryshe edhe si Stresi është përfolur disa herë për lidhje të cilat ai i ka mohuar. Mirëpo, postimi i tij i fundit në Instagram duket si një konfirmim i romancës së re.
Reperi ka publikuar në Instagram një video ku shihet me dorën e kapur me një vajzë, identitetin e të cilës nuk e ka zbuluar. Por duke qenë se i ka kapur dorën, duket se me këtë postim kërkon të tregojë se aktualisht është në një lidhje.
Kjo vjen në një ditë të veçantë pasi Stresi feston sot 35-vjetorin. Jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë të rrethuar plot me vajza të bukura mirëpo ajo ç’ka u vu re ishte se festën e ditëlindjes së reperit të pranishëm ishin vetëm meshkuj (miqtë e tij) dhe nuk u pa asnjë vajzë në postimet e këngëtarit.
Vetëm disa javë më parë, reperi publikoi një video në Instastory ku shihej në makinë me një vajzë identitetin e të cilës e kishtë mbuluar me një emoji. Më pas u zbulua se vajza në fjalë ishte modelja me emrin Megi e cila kishte marrë pjesë edhe në videoklipin e tij.
Pas kësaj Stresi u shpreh se nuk është i lidhur me vajzën me të cilën postoi videon, por “është i lidhur me shumë femra.” Stresi e mbylli videon duke përshëndetur të gjitha ish-të dashurat e tij.
“Kam parë shumë spekulime, shumë fjalë shumë media rozë duke shkruar për atë videon që kam hedhur unë dje. Desha t’ju them që unë nuk jam i lidhur me askënd as me vajzën në fjalë që keni parë te video. Unë jam i lidhur me shumë femra realisht, kështu që ti heqim këto aludimet. Çdokush e bën jetën personale siç do vetë, edhe të fala të gjitha ex-ave të mia, edhe këto që kam do t’ju çoj të fala vitin tjetër. Kështu që mos të spekulojmë më që “është kjo, është ajo.”- shprehej Stresi.
Nuk dihet nëse vajza në fjalë është Megi apo ndonjë ‘nga shumë të dashurat e tij’.
“I dhashë 15.5 mijë euro para se ta vrisnin”, Flet negociatori i borxhit që Peqja i kishte SadikajtTë tjera detaje tronditëse dalin në dritë nga atentati mafioz ndaj 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, i cili u hodh në erë me tritol, teksa po lëvizte me makinë zonën e Saukit, pranë TEG-ut.
Emisioni “Në Shënjestër”, ka publikuar dëshminë ekskluzive të negociatorit të borxhit, që “Peqja” nga Kuçova i kishte viktimës.
Për kthimin e borxhit po negocionte një tjetër person i njohur si Robert Gj., cili rrëfeu dy takimet me Aleksandrin, para se ai të ekzekutohej në mënyrë makabre.
Robert Gj: Me datë 9 qershor jam takuar me Aleksandrin jashtë një qendre tregtare. I kërkova të pinim kafe, por ai nuk pranoi. Na tha se s’kishte kohë se është në ditëlindje. I thashë që kam ardhur për problemin me Peqen dhe i kërkova zgjidhje, duke i thënë që Peqja ja kishte vonuar lekët, por kërkonte ta mbyllte si problem. I thashë që do ja dërgoja unë lekët. Aleksandri m’u përgjigj që s’do të kishin më konflikte. Të nesërmen e kam takuar bashkë me Gerin te lokali i tij në Astir. I kam dhënë 15.500 euro. Aleksandri më tha që Peqja i kishte borxh 19.500, por unë iu përgjigja se aq lekë më kishte dhënë. Aleksandri u kujtua dhe ramë dakord. U futëm në makinë dhe i dhashë lekët. I kërkova t’i numëronte.”
Në lidhje me ngjarjen Prokuroria po heton në disa pista, të cilat janë vrasje për larje hesapesh që lidhen me trafikun e drogës, për shkak të njohjes së tij me pjesëtarin e një grupi kriminal që vepron në Holandë, ose hakmarrje për shkak të së kaluarës së tij, si i përfshirë në një ngjarje në Greqi. si dhe mosmarrëveshje për pasurinë.
Hetuesit kanë dyshime se Aleksandër Sadikaj nuk ishte një objektiv i lehtë për t’u ekzekutuar, për nga mënyra sesi vepruan ekzekutorët, por edhe sepse ruhej, ndonëse njerëzit pranë tij nuk e pranuan. Kjo sepse në banesë iu gjetën antiplumb e dylbi. Ndërsa në vendin e ngjarjes u zbulua një pistoletë.
Ekzekutorët mendohet të kenë pasur përgatitje ushtarake, ndërsa ende nuk është zbuluar vendi se ku i është vendosur lënda eksplozive.
Hetimet për ekzekutimin mafioz vazhdojnë, policia shqiptare, sipas deklarimit të ministrit të Brendshëm Bledi Cuci do të kërkojë dhe ndihmën e partnerëve të huaj.
Dëshmia e plotë e të dashurës së Sadikajt/ Nga detaji i pazakontë në makinë tek telefonata e fundit
Bashkëjetuesja e të ndjerit Aleksandër Sadikaj që mbeti i vdekur nga shpërthimi i makinës pranë TEG, ka dhënë dëshminë e saj.
Ajo ka treguar se Aleksi, siç i referohet, nuk ka patur konflikte dhe se bizneset po i ecnin mirë. Pak orë para ngjarjes tragjike, nga celulari ajo kishte lënë takimin e drekës me të dashurin e saj, pa e ditur se do të ishte hera e fundit që i dëgjonte zërin.
Dëshmia e bashkëjetueses së Aleksandër Sadikajt:
“Zakonisht Aleksandri rrinte në Tiranë ku ka një bar-kafe në zonën e Komunës së Parisit, por shkonte dhe në Memaliaj ku ka një fermë kuajsh dhe disa shtëpi druri të cilat i përdor për turistë. Ai shkonte çdo javë ne Memaliaj pasi interesohej për fermën. Në dijeninë time as Aleksandri, as familjarët e tij nuk kanë patur konflikte apo probleme me ndokënd”.
Por gjithsesi, policia njoftoi se Sadikaj kishte disa akuza mbi shpinë, përfshirë lidhjet me trafikun e drogës.
Në vitin 2019 ai ishte përfshirë në një ngjarje të rëndë në Sarandë, ku tentoi të vriste me thikë 40-vjeçarin nga Vlora, Berti Tahiraj, pranë Kanalit të Cukës në Sarandë.
Ndërkohë që krahas akuzave si autor i disa vjedhjeve, disa vite më parë ai dyshohej se kishte kryer një vrasje, në kryeqytetin grek Athinë, vrasje e cila mendohet se është kryer për prishje të pazareve të drogës.
Qëndrimi i Sadikajt në Greqi konfirmohet edhe nga bashkëjetuesja e tij, përgjatë deponimit në polici.
Bashkëjetuesja e Aleksandër Sadikaj:
“Aleksandri përpara ka jetuar në shtetin grek dhe para gjashtë viteve ka ardhur në Shqipëri. Nuk kam vënë re asgjë të dyshimtë ose shqetësim tek Aleksi. Përkundrazi ai ka qenë shumë i lumtur kohët e fundit pasi edhe bizneset po i ecnin mirë. Çdo ditë Aleksandri kur zgjohej shkonte tek lokali dhe shkëputej që atje vetëm për të ngrënë bukë, ku frekuentonte restorantet afër lokalit.”
Bashkëjetuesja e viktimës rrëfeu për hetuesit edhe lëvizjet e tij të fundit, midis Memaliaj dhe Tiranës, tri ditë përpara se të ndodhte atentati.
Madje ajo tregon se si konstatoi diçka të pazakontë ne serbatorin e makinës, por që Aleksandri, sipas saj, nuk i kushtoi rëndësi.
Bashkëjetuesja e Aleksandër Sadikaj:
“Në datë 08.06.2022. Aleksandri ka qenë në Memaliaj ku ka qëndruar deri më datë 9 Qershor ku ka ardhur në Tiranë rreth drekës. Rreth orës 20.00 kemi parkuar makinën te parkingu i qendrës ‘Kristal’ në zonën e Komunës së Parisit dhe kemi shkuar për të ngrënë darkë tek një restorant. Kur jemi kthyer rreth orës 23.30 kam vënë re se ishte hapur kapaku i llamarinës së sebratorit dhe i kam thënë Aleksit. Ai nuk e vrau mendjen fare. Më pas mbylla kapakun dhe kemi shkuar në shtëpi. Të nesërmen kam dalë rreth orës 10:00 për punë ndërsa Aleksandri ka qenë në gjumë. Rreth orës 20.20 kam shkuar tek lokali ku kam qëndruar rreth dy orë dhe më pas jam larguar për në banesë. Aleksandri ka qëndruar dhe pak.”
Ditën e ngjarjes, e dashura rrëfen se ata u ndanë si zakonisht, pa e kuptuar se ky do të ishte takimi i tyre i fundit në këtë jetë.
Bashkëjetuesja e Aleksandër Sadikaj:
“Ditën e ngjarjes dalë rreth orës 08:30 kam dalë për punë. Rreth orës 11:00 kam folur me Aleksandrin dhe e kemi lënë të takoheshim në drekë. Aleksandri nuk ndihej as i frikësuar dhe nuk e shqetësonte gjë. Rreth orës 14:15 me ka telefonuar shoku i Aleksit dhe më ka pyetur se ku ishte ai sepse kishte parë një lajm. Më pas kam marrë menaxherin e lokalit dhe pas këmbënguljes time më ka thënë se është djegur një makinë tek TEG-u, por nuk e dinte nëse ishte ai. Jam nisur për atje por kishte shumë trafik. Më pas kam folur me kunatin e Aleksit dhe më ka thënë që ishte në spital dhe kam shkuar drejt tij.”