zoom

Day ArchiveGazetarja nxjerr paralajmërimin e ish-diplomatit: Shumë shpejt zyrtarë të qeverisë, non-grata

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar një bisedë me ish-ambasadorin britanik Nuncan Norman, i cili sipas saj ka pohuar se shumë shpejt do ketë zyrtarë të tjere qe do shpallen non grata edhe nga Anglia.

Sipas Lalës Norman i ka bërë të ditur se personat që do të shpallen non grata do jenë nga të dyja krahët e politikës.

Ish-ambasadori britanik Duncan Norman, i cili është kthyer në Shqipëri me një projekt të qeverisë britanike në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit la të nënkuptohej në një intervistë që do kishte non-grata, por nuk do të shpalleshin publikisht siç kanë bërë SHBA-të, por do t’iu komunikohet personave. Që do të thotë shumë shpejt ne do të mësojmë që zyrtarë të lartë të qeverisë apo të opozitës mund të mos shkelin më në tokën e Mbretërisë së Bashkuar për shkak të këtyre masave. Problemi është i tillë, krushqia mes krimit dhe politikës lidhet për një arsye, për zgjedhjet.

Plagosje me thikë në Berat. Autori nxori armën, por nuk i shkrepi

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Çlirim” në Berat. Një 44-vjeçar ka qenë duke udhëtuar me një mjet tip Volswagen me targa AB 362 BS, kur është konfliktuar në ecje përgjatë rrugës së re me një automjet Volswagen Passat.

Mjetet kanë qëndruar në mes të rrugës dhe dy drejtuesit e mjeteve janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe më pas 44-vjeçari është qëlluar me thikë në këmbë.

I plagosuri Erjon Daja është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin mjekëve. Autori i plagosjes, i identifikuar si Arsen Bitri mësohet se është larguar nga vendngjarja dhe policia po punon për kapjen e tij.

Konflikti mes Bitrit dhe Dajës mësohet se ka filluar që në mesditë, kur dy të rinjtë janë konfliktuar në një lagje tjetër të qytetit, por janë ndarë.

Sipas burimeve në vendngjarje,mësohet se autori i plagosjes ka pretenduar se i plagosuri Daja kishte shkuar për t’i qëlluar me pistoletë por pasi pistoleta nuk i kishte shkrepur, ai e kishte qëlluar me thikë.

Mësohet se policia është duke kërkuar rreth shkurreve e ferrave përgjatë rrugës për të gjetur armën që pretendohet se e kishte me vete i plagosuri Erjon Daja.

U prehsh në paqe vëlla! Reperi i njohur reagon për vrasjen e Aleksandër Sadikajt me foton prekëse

Të afërmit dhe shokët e Aleksandër Sadikajt kanë shprehur dhimbjen, por edhe ngushëllimet për ekzekutimin mafioz të të riut mesditën e të shtunës në Tiranë.

Pas motrës së të riut dhe shokëve që ai kishte në Memaliaj ka reaguar edhe reperi i njohur Finem.

Në një postim në instastory Finem shkruan: “U prehsh në paqe vëlla!”, shoqëruar me një foto të 27-vjeçarit me kalë, pas të cilëve ai ishte i apasionuar.

Aleksandër Sadikaj u vra në një shpërthim të fuqishëm, pasi në automjetin që ai udhëtonte u vendos 500 gram C4. 27-vjeçari ishte mik i shumë vipave nw Shqipëri. Ai kishte ngritur një biznes në memaliaj dhe atje shkonin shumë personazhe të njohur.

Edhe në varrimin e Sadikajt, morën pjesë shumë reperë dhe personazhe publikë.

Shqipëria pa busull, mbrojtja e Serie A fut ujë. A duhet të vazhdohet me Rejën?!

Shqipëria i mbylli me zhgënjim kualifikueset e qershorit dhe ngriti shumë pikëpyetje për të ardhmen.

A mund të shkojmë larg me këtë ekipi? Përse nuk funksionojnë repartet. Po pika jonë më e fortë, mbrojtja, përse fut ujë nga të gjitha anët?!

Këto janë pyetjet që ngre çdo tifoz dhe që Edi Reja, nuk po arrin t’ju jap zgjidhje.

Barazimi 1-1 me Islandën në Rejkjavik në premierë të Ligës së Kombeve, ishte shumë pak për aspiratat e kuqezinjve, por më e keqja erdhi nga Izraeli, që fitoi 2-1 në “Air Albania”.

Por për të zbutur trishtimin, që lanë këto paraqitje, kuqezinjtë kishin një shans të shkëlqyer për të hedhur pas gabimet, me Estoninë në miqësore, por dështuan edhe këtu. Madje shumë.

Sërish kaotik, pa ide, pa fantazi, lojtarë që nuk ndihen komod në pozicionet ku luajnë, por ka edhe nga ata që nuk sakrifikojnë.

Në 8 ndeshjet e fundit, Kombëtarja ka regjistruar vetëm 1 fitore, ndaj Andorrës më 15 nëntor të vitit 2021 me rezultatin 1-0 me Çekiçin, që shënoi me penallti.

Në 7 ndeshjet e tjera, 3 janë mbyllur në barazim dhe në 4 kuqezinjtë janë mposhtur.

Mbrojtja, e cila ishte pika jonë e fortë nën drejtimin e De Biasit, tani ka zhgënjyer totalisht.

Në 8 ndeshjet e fundit kemi pësuar plotë 11 gola, ndërsa kemi shënuar vetëm 4. Kjo statistikë tregon qartë se nuk kemi kimi mes reparteve.


Edi Reja është një “dashnor” i skemës 3-5-2, por mbase ky modul nuk përshtatet me karakteristikat e lojtarëve.

Këto statistika tregojnë qartë se në kombëtare ky rreshtim nuk funksionon. Tani është detyrë e Rejës, të gjejë recetën e suksesit.

Specialistët e futbollit shqiptar janë të pakënaqur me të, ndërsa tifozët kërkojnë largimin e tij.

Një fushatë e frikshme me komente ka nisur në profilet zyrtare të FSHF-së në rrjtet sociale, ku shkruhet RejaOut.

A duhet të vazhdohet më me Rejën?! Kjo është pyetja që troket në mendimet e presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

Për momentin Reja, ka bekimin e tij, por pushimet nuk do të jenë të qeta për teknikun italian… /zoom.al/

8 NDESHJET E FUNDIT TË KOMBËTARES

13.06.2022| Shqipëri-Estoni 0-0 (miqësore)

10.06.2022| Shqipëri-Izrael 1-2 (zyrtare)

06.06.2022| Islandë-Shqipëri 1-1 (zyrtare)

29.03.2022| Shqipëri-Gjeorgji 0-0 (miqësore)

26.03.2022| Spanjë-Shqipëri 2-1 (miqësore)

15.11.2021| Shqipëri-Andorrë 1-0 (zyrtare)

12.11.2021| Angli-Shqipëri 5-0 (zyrtare)

12.10.2021| Shqipëri-Poloni 0-1 (zyrtare)

Vrasja e Aleksandër Sadikajt, para ekzekutimit me tritol mori 15 mijë euro nga …

Është ende herët për të folur mbi autorësinë e ekzekutimit me tritol të 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, ngjarje që tronditi Tiranën pasditen e së shtunës, por pazëllit të kësaj vrasje i shtohen të tjera detaje.

Gazetarja Gildona Daci, ka treguar se menjëherë pas shpërthimit, një automjet dhe një motor ishin pranë vendngjarjes. Daci thotë se policia dyshon që ata mund të kenë qenë duke monitoruar lëvizjet e të riut.

“Shpresa e vetme që ka në dorë grupi hetimor janë kamerat e sigurisë për të përcaktuar lëvizjet me kohë të saktë, ku e ka lënë makinë, me kë është shoqëruar. A ka pasur persona të tjerë që mund ta kenë ndjekur. Sipas dyshimeve të hetuesve në momentin që ka ndodhur shpërthimi ka qenë aty pranë një motor dhe një automjet. Ka dyshime për këto dy mjete nga ana e grupit të hetimit, pasi dyshohet se kanë qenë aty për të vëzhguar, për të parë shpërthimin, gjithë skenën dhe ndoshta dhe për t’u siguruar nëse shënjestra do të humbte jetën.

Për t’u ndalur te detajet e tjera, disa orë para atentatit, 27-vjeçari është takuar me një djalë nga Kuçova dhe i ka marrë një shumë prej 15 mijë eurosh atij personi, i cili kishte rolin e ndërmjetësit midis tij dhe një personazhi tjetër të njohur me pseudonimin “Peçja” për një çështjes borxhi. Në fakt hetuesit, pistën e borxheve e kanë lënë pak më në anë, janë përqendruar tek droga dhe aktiviteti i tij në fushën e narkotikëve, pasi ka dyshime se ai mund t’i ketë bërë një gol një grupi kriminal shumë të fuqishëm, të cilët kanë dëshiruar ekzekutimin e tij. Kjo do të thotë që Aleksandër Sadikaj mund të ketë marrë lëndën narkotike, nuk ka bërë pagesën, ose lënda narkotike nuk ka shkuar në destinacionin final”, tha gazetarja Daci.

Gazetarja theksoi më tej se dyshohet se autori ka qenë i njohur me Sadikajn dhe me njohuri të mira ushtarake, nisur nga mënyra si është vendosur eksplozivi.

“Kjo lloj ngjarje me kaq shumë pista, kaq shumë prapavijë kriminale që ka 27-vjeçari, nisur dhe nga fakti që është përfshirë në botën e krimit në një moshë relativisht të re dhe pasuria e tij është marramendëse për moshën që ka. Të krijon dyshimin se është përfshirë në aktivitete të paligjshme në një moshë të vogël. I dënuar në Shqipëri për vrasje. Dyshohet që ekzekutorët ose personi që i ka vendosur sasinë e eksplozivit, të jetë mes të njohurve të tij dhe gjithashtu të ketë njohuri të mira ushtarake, nisur nga mënyra se si është vendosur lënda plasëse.

Të paktën një personazh i cili që ruhej, ishte i armatosur apo lëvizte me njerëz që i njihte, me një itinerar të përcaktuar. Dyshohet që autori është një person që e ka njohur shumë mirë dhe i ka ditur me detaje lëvizjet e tij”, tha Daci.

 

Ironia e Kryemadhit: Edhe Agim Kajmaku do ishte ne konferencën e Ramës për korrupsionin nëse …

Konferenca Antikorrupsion e mbajtur sot nga kryeministri Edi Rama ka sjellë reagime nga opozita.

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku e quajti një spektakël të Edi Ramës, që u përpoq t’i tregojë qytetarëve shqiptarë se reforma në drejtësi ka dhënë fryte dhe se Shqipëria nuk është ndër vendet me të korruptuar në Europë, por sipas saj vendi ynë nuk ka bërë hapa në këtë drejtim.

Ironik ka qenë reagimi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila shkruan se edhe ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku do e drejtonte një panel në konferencën antikorrupsion nëse nuk do e kishin arrestuar autoritetet italiane.

Këto reagime vijnë pas konferencës së parë Antikorrupsion, ku kryeministri Edi Rama pasqyroi arritjet e Reformës në Drejtësi, teksa tha se mbetet ende problem tenderat jo transparentë në shkelje të ligjit. E për këtë tha se do të ngrihet një strukturë e posaçme me ekspertizë të jashtme dhe pse jo edhe jashtë vendit që të mos hasen më problematika të tilla.

“Më jep pak ujë”, gazetarja zbardh fjalët e fundit të Aleksandër Sadikajt para se të vdiste

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me atentatin me tritol, ku mbeti i vrarë 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj.

Gazetarja Klodiana Lala tregon të gjithë itinerarin që ka ndjekur Sadikaj deri në momentin kur ndodhi ngjarja. Referuar hetimeve, Lala tregon se nga momenti kur i riu ka dalë nga shtëpia deri tek shpërthimi kanë kaluar vetëm 5 minuta e 30 sekonda.

“Ndër të paktat ngjarje që personalisht më kanë tronditur. Kam parë ngjarje të rënda për shkak të këtij profesioni. Kam një video të asaj ngjarjeje që është shumë e rëndë, jo vetëm për familjarët, por edhe qytetarët. Një njeri që përpëlitet për ndihmë në grahmat e fundit të jetës për ndihmë dhe që askush nuk i shkonte. Aty ka qenë dëshmitar dhe një nënë me fëmijë, e cila ka mbetur e lënduar lehtë nga kjo ngjarje. E kam lexuar dëshminë e një personi që e ka shoqëruar në spital, prokurori e ka pyetur nëse i ka thënë gjë, ai i kishte thënë se Aleksandri i ka kërkuar vetëm ujë. Ai është gjetur duke qarë në derën e spitalit”, tha Lala.

Çekiçi: Nuk luaj në rolin tim, na mungon qartësia në sulm

Mesfushori  Endri Çekiçi, tregoi përse nuk funksionoi repartini sulmit në miqësoren me Estoninë, ndërsa u ndal edhe te roli i tij i preferuar në fushë

ESTONIA – “E kemi parë që dhe në dy ndeshjet e fundit ka ndodhur e njëjta gjë. Shkojmë te zona, rrotullohemi aty por nuk mund të finalizojmë. Një arsye më të pastër nuk mund të jap. Shpresoj që pas rikthimit me skuadrat në kampionate mund ta heqim këtë ngërç psikologjik dhe mund të bëjmë më mirë në shtator me Kombëtaren”.

MUNGESA E GOLIT – “Këtë ndeshje kemi parë që Estonia ishte në një bllok mbrapa. Ata qëndronin 8-9 lojtarë mbrapa. Nuk e besoj se ka të bëjë me skemën.

POZICIONI NË FUSHË – “Unë e ndjej më mirë veten në numër 10. Këtu luajmë me 3 mesfushorë, edhe kjo është gjë e mirë. mendoj se po të luaja si ‘winger’ do të ishte akoma dhe më mirë”, tha Çekiçi. /zoom.al/

 

 

 

E rëndë në Kosovë! Babai vret djalin për pronat

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Kosovën. Babai ka qëlluar të birin pas një sherri për pronat.

Ngjarja ndodhi në fshatin Peran të Podujevës.

Policia e Kosovës njoftoi se rreth orës 18:00 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës.

Efektivët, pasi shkuan në vendin e ngjarjes, bënë të ditur se një person kishte humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjentë./ Zoom.al

Golashënues në Austri, por vuan në Kombëtare/ Vrioni tregon çfarë u mungon

Giacomo Vrioni analizoi paraqitjen e kuqezinjve në barazimin 0-0 që Shqipëria regjistroi në miqësoren ndaj Estonisë në “Air Albania”.

Sulmuesi i cili u shpall golashënuesi më i mirë i Superligës austriake, tregoi çfarë nuk funksionoi sot.

ESTONIA – “Kërkuam të fitonim këtë ndeshje, patëm raste. Në pjesën e parë unë me kokë. Duhet të pushojmë të mbledhim forcat dhe të bëhemi gati për ndeshjet e shtatorit. Unë besoj shumë të ky grupi. Do të kërkojmë maksimumin e pikëve në ndeshjet e Ligës së Kombeve”.

KIMIA NË SULM – “Me Izraelin në minutat e fundit u bënë 3 sulmuesë. Ne në stërvitje punuam të gjithë së bashku për të kërkuar golin. Ne sulmuesët do të kërkojmë të shënojmë që Shqipëria dhe tifozët të fitojnë. Mesfushorët na kërkojnë, duhet të jemi më agresivë kur sulmojnë portën. Duhet të japim maksimumin dhe të bëjmë gola, kjo është ajo që trajneri na kërkon”, u shpreh Vrioni. /zoom.al/